"Numri i fletëve të votimit të pavlefshme në 2013 është sipas KQZ-së, 24.181 ose 1.3 % e totalit të fletëve të votimit. Në vitin 2009, numri i fletëve të votimit të pavlefshme ka qenë 42 mijë ose 2.7 për qind e numrit të fletëve të hedhura në kuti."

Për herë të parë, veç fushatës pro njërës apo tjetrës palë në Shqipëri, pati edhe një fushatë të paktën virtuale dhe në pak raste edhe mediatike për një votë kundër të gjithëve, por ndërsa vota e palëve është tashmë e numëruar, ajo e bardhë është futur në të njëjtin thes me votat e pavlefshme dhe askush nuk e di se cili ka qenë efekti i fushatës që përfshiu personazhe si Fatos Lubonja apo Shinasi Rama. Në një shikim automatik të shifrave të votave të pavlefshme në tri zgjedhjet e fundit të publikuara nga KQZ, rezulton se numri i votave të pavlefshme ka rënë ndjeshëm dhe thuajse është përgjysmuar nga 42 mijë në 2009, 44 mijë në 2011 në rreth 24 mijë në 2013. Sidoqoftë, mjaft prej atyre që u rreshtuan për votën e bardhë apo të protestës thonë se kjo nuk është tregues se nuk ka pasur një numër të konsiderueshëm votash të kësaj natyre, problemi është që ajo deri tani është e panumërueshme.

Gjergj Erebara, një nga personat që u përfshinë në fushatën për të vendosur një kryq në votë, thotë se është teorikisht e pamundur të merret vesh realisht sa vota proteste janë hedhur më 23 qershor. Sipas tij nuk është vetëm fakti që zakonisht në tavolinat e numërimit komisionerët i ndajnë herë pas here 50 me 50 këto vota për dy partitë e mëdha, por edhe sepse KQZ e kishte bërë shumë të vështirë votimin si të pavlefshëm. Rregullat që ja linin në dorë komisionerëve ta lexonin votën bënin të mundur që në mjaft raste edhe nëse kishte më shumë se një kryq apo edhe ndonjë shenjë tjetër që do ta bënte realisht jo të vlefshme votën kjo të numërohej si e vlefshme. Nga ana tjetër nuk ka një llogari të mirëfilltë se sa prej votave të regjistruara si të pavlefshme janë të vullnetshme dhe sa janë bërë të tilla gabimisht prej votuesve. Alida Karakushi po ashtu aktive të promovonte këtë formë të protestës thotë se do i kërkojnë KQZ-s CD ku është regjistruar numërimi për Tiranën, në mënyrë që mes votave të numërohet ato që janë shënuar me kryq apo fjalë si vota proteste. Deri më tani vetëm një e tillë është bërë publike e fotografuar bashkë me një shënim fyes për politikanët dhe postuar në faqen e Facebook-ut që shërbeu për të nxitur këtë lloj proteste.

Nga njëra anë edhe pse shifrat nuk mund të jenë korrekte rënia e numrit të votës së pavlefshme është një lloj shenje edhe se numri në total i votave të protestës është i vogël. Karakushi thotë se edhe pse për herë të parë në mënyrë spontane u organizua një grup njerëzish për të protestuar me votë, nga ana tjetër palët qenë të gatshme dhe e sulmuan menjëherë këtë. Sipas saj ata përdorën kryesisht etiketimet; majtas vota e bardhë u sulmua si votë që i shërbente kryeministrit Berisha dhe djathtas si një votë e nxitur nga e majta për të tërhequr votues të pakënaqur të djathtë që sidoqoftë nuk do të votonin majtas.

Ndërkohë nga ana tjetër fakti që një numër i madh njerëzish u angazhuan të mbronin këtë lloj votimi mund të mos ketë dhënë efektet e dëshiruara edhe për shkak arsyeve të tjera. E para ndër këto ishte një fushatë “për jetë e vdekje” e palëve që u përpoqën ta ndanin zgjedhësin në me mua dhe kundër meje gjë që ka mobilizuar mjaft palët dhe lënë në pakicë apo minorancë abstenuesit. Pjesëmarrja e lartë, më e larta në tre zgjedhjet e fundit është tregues i këtij mobilizimi. Më tej format e marrjes së votës prej dhënies së ndihmave në ushqime e deri te presionet me të fortë duket se po ashtu ndihmuan në një votë për palët dhe jo proteste. Në fakt me protestë us hpjegua vota masive kundër mazhorancës, që sipas mjaft analistëve shpjegon edhe arsyen e humbjes së thellë të kësaj të fundit në zgjedhje. Një pjesë e mirë e kanë analizuar këtë më shumë si një votë kundër qeverisë se sa një votë për ata që do vijnë të qeverisin. Një votë pakënaqësie sidoqoftë duhej të prodhonte edhe një numër të madh votash të pavlefshme duke qenë se në të dy koalicionet kishte segmente të qeverisë së fundit, në mos merret në konsideratë fakti që vota ka qenë më shumë si votë kundër kryeministrit Berisha (dhe vetëm kundër tij) ashtu siç e paraqesin analistë të së majtës.

Nga ana tjetër arsyeja e numërimit të më pak votave të pavlefshme mund të jetë edhe rezultati i thellë i arritur e që u bë i ditur për palët mjaft herët. Në 2009 rezultatet e ngushta për pak deputetë apo që rrezikonin mandatin e njërit apo tjetrit shtuan numrin e votave të pavlefshme në mënyrë automatike. Një nga arsyet pse kryesocialisti kërkonte hapje kutish ishte pikërisht shpallja si të pavlefshme e një numri votash të Partisë Socialiste. Në ato zgjedhje në mjaft raste u fol edhe për konsensus mes komisionerëve të dy partive të mëdha për të shpallur të pavlefshme një numër jo të vogël votash të partive aleate në mënyrë që ato të mos merrnin prej mandateve të partive të mëdha. Më shumë një luftë mes palëve për të shpallur sa më shumë vota të pavlefshme ishte po ashtu e efektshme dhe ndikoi në rezultatin final të tyre. E gjithë kjo e bën ndërkohë të palexueshme numrin e votave të bardha të hedhura në formë proteste dhe po ashtu të pakuptueshme sasinë e vërtetë të votave të pavlefshme. Organizatorët e protestës thonë se vetëm një numërim më vete do të mundësonte edhe sa ka qenë realisht masa e atyre që nuk kanë votuar qëllimisht për asnjë nga palët, kjo është arsyeja pse kërkojnë përfshirjen në fletën e votimit të: “Asnjë nga të mësipërmit” që do ta bënte votën e protestës të matshme.

Numri i fletëve të votimit të pavlefshme në zgjedhjet e vitit 2013 është sipas KQZ-së, 24 181 ose     1.3 % e totalit të fletëve të votimit të përdorura dhe të gjetura në kuti. Në vitin 2009, numri i fletëve të votimit të pavlefshme ka qenë 42 mijë ose 2.7 për qind e numrit të fletëve të hedhura në kuti.

48 Komente

Te kishin krijuar partine e votes se bardhe... me premtimin qe nje vote per ne nuk eshte asgje me shume se nje jo-vote per ata.... mesazhi elektoral: voto per ne to show the finger to them.

 

ky eshte ideali i cdo partie...voto per ne, dhe ne nuk bejme asnje gje

Mendoj se ky eshte vecse fillimi i nje levizjeje qe mund te finalizohet (natyrshem) ne nje parti politike. Jo vetem sepse kjo eshte menyra me e thjeshte per te kapercyer burokracite deri ne arritjen e vendosjes se opcionit ne flete per te mos votuar asnje parti, jo vetem sepse vetem keshtu mund te numerohen votat e protestes dhe distancimit nga politika aktuale, por edhe sepse vecse nje parti e perfshire ne politike mund te ofroje me te vertete nje alternative te ndryshme dhe me te mire nga ajo aktuale.

Sipas shifrave krahasuese qe dalin ketu, i bika qe grupi i Votes se Bardhe, nuk ka bere dhe aq sensibilim tek votuesi shqiptar. Partite politike kan qene me bindese, dhe mbi te gjitha, del konkluzioni, se ata qe nuk paskan votuar ne 2009, paskan qene pak me shum te zhgenjyer nga qeveria, gjersa kesaj rradhe e kane marr mundimin te shkojne e te votojne kundra qeverise. 

konkluzione te qarta! 1+1=2.

faleminderit Pjero se me kurseve te lexuarit e shkrimit...smiley

1 minute se nuk ja hedh lumit aq kollaj Pjero. Ti vete e ndjen veten pak fajtor per deshtimin e inisiatives apo jo? kur u takove me Alidean, ca keshille i dhe per ket gje? nuk du me besu se u dhe pas qejfit dhe thjesht hengret qofte e pive birrat qe i pagoi ajo

Votuesi shqiptar vjen duke u kulturuar dhe gjithmone e me pak ben gabime ne mbushjen e fletes se votimit.

Nuk qendron, pasi sipas studimeve aktuale numri i analfabeteve funksional ne Shqiperi eshte rritur dhe jo pakesuar. Keshtu qe une mendoj se perpara 4 vitesh ka pasur me shume dizidente ndaj politikes se aktualisht.

Se ku eshte fshehur ajo Alidea ???? kur duhet nuk del....... vetem ajo ka te drejten e oponences per kete shkrim.......

Nuk jam fshehur more alidems,  shkrimi eshte shume objektiv, por sic i thashe Ladit, kjo nisme pati shume sulme jo thjesht ne numer por dhe nga menyra e percimit te sulmit, mjetet pra ato konvencionalet (mediatike) ishin kryekeput kunder votes se bardhe sikurse dihet qe jane zgjatime te interesave partiake, pozite apo opozite. Perfundimisht identifikimi  i nismes, artikulimi i saj pertej arsyeve te tjera kontekstuale shkon me njefare sakrifikimi ne vendin tone. 

dmth mund te kete rezultuar kunderproduktive duke qene se mobilizimi juaj i ka dhene votes se bardhe peshe politike.

PO pra, ta pata thone diku, dikur...... Po te beheni fryme, dro boni diçka, por me mire behuni shume dhe perkrahni nje parti te re me fytyra te reja, se sa te shkoni dem te vetmen fuqi qe ke ne dore, voten...... eshte njesoj sikur te shkosh ne lufte me pahir, dhe kur je perballe armikut, plumbat te mos ja zbrazesh atij, por ta zbrazesh koburen ne hi, dhe ta perqafosh armikun tend.... e ai eshte me thiken gati....... me vjen keq qe ende nuk e keni kuptuar kotesine e vote blanc.......

 e persa i perket asaj luftes kunder jush, mos u boni dhe ju si Don Kishoti.... Propoganda ishte e thjeshte.... o popull....VOTONI.... dhe kur ta kom thone shembullin e grillos, kete kisha parasysh per kundervotenebardhe.....

Ke shume te drejte Alidems, por cdo gje e shendetshme kerkon kohen e saj, personalisht do te synoja nje levizje te sinqerte e cila nuk ka synim karriket por emancipimin e shoqerise, zgjimin nga apatia  etj etj. Vota e bardhe nuk ishte e kote, dhe kete do ta vertetoje vete koha, duhet nje ekzaminim perpara nje terapie, duhet te bertasesh kur te dhemb ne menyre qe pastaj te shkosh tek doktori!  Jam kunder krijimit te nje partie te re ne keto kohe,por jam pro nje levizjeje te sinqerte qe synon te sjelle shprese edhe pse fillimisht do quhet donkishoteske. 

 

Nejse, nje fjale e urte popullore thote...... me mire ec kot, se rri kot......smiley

Un ju them te gjithe juve qe nuk keni marr lek per vote "turp" te keni!!

Per me shume ku eshte bursa mo Pjer, ec aty shikoni pak kete studimin qe tregon sa shtrenjt ka ik vota kesaj radhe!

https://docs.google.com/file/d/0B_0ceySq...

Ka vajtur aq sa kam thene une prej kohesh: 100 Eur.
Mire, nuk eshte keq.

E ke gabim ka vajt ene ma nalt, mos perto shikoje attachin smiley

Po mire mi Alid, si s'erdhi njeri te ma blente mua?! Shkoj dhe e shperdoroj une me ju pabuksat e votes se bardhe! smiley

Alidea, ai personi votakryqs tek fotoja lart duket se eshte duke shtyre ne humnere dhe ate miletin mbi derrase, bashke me politikanin. Dhe nisma juaj keshtu rrezultoi, me perjashtim qe politikani s'ra ne humnere lol

Ajo attachment qe ke vene ca eshte, kush e ka bere ate pyetesor, si qysh tek?

Gjithsesi, te gjitha keto justifikimet hipotetike qe paraqesni juve tani per deshtimin e nismes tuaj (numeruan votat me kryq per partite e tyre etj) po ta mbash mend ti kemi thene ketu me kohe, po ku degjoje ti, jo thoshe, s'ka mundesi te manipulohet vota me kryq, do ta bej voten me kryq une smiley 

Keshtu rezultoi me syzet xhibiane por jo per mua xhibo. Sulmi ndaj kesaj nisme verteton friken dhe rritjen e cmimit per vote. 

Ate attachement qe kam vene bera share nga nje miku im i cili ben studime serioze, autoresine e institucionit do e kesh qe neser meqe nuk dua te spekulloj aspak.  Nuk eshte deshtim nje nisme qe nuk pretendon karrike por ty amerikanit me duket se pragmatizmin e paske me te rrenjosur. Nuk pendohem ne asnje moment qe i vura kryq votes sime smiley 

Dhe duke marre parasysh raste te tilla manipulimesh (ku mund te kene numeruar disa vota me kryq per votat e partive te tyre), fakti qe ne keto zgjedhje pati kaq me pak vota te pavlefshme ne krahasim me zgjedhjet e kaluara tregon per nje deshtim e dashur, bile nje deshtim spektakolar fare. (Xhanem a nuk e pate nje tregues te tille juve me sa pak veta ju erdhen per protste tek parku, p.sh.?)

Ajo qe do ju bente mire (juve dhe kujtdo qe mund te mendoje te beje gjera te ngjashme ne te ardhmen) eshte nje fare analize joemocionale se pse deshtoi dhe si mund te behet dicka tjeter me mire heren tjeter.

Nuk ju ben hic mire donkishotizmi apo cirku i logjikes (tip 'ne me humbjen tone treguam qe fituam felle') as kreshnikspahizmi, degjo mua qe ja dua te miren ketyre levizjeve smiley

P.sh. mund te hapesh nje teme tek Peshku tip "Pse mendoni se deshtoi vota e bardhe" dhe besoj se midis thumbave do kesh dhe ca komente (input) serioze. Jo se duhet ta besh patjeter ketu, po diku duhet bere, se te jetuarit ne bubble si ka bere mire njeriu qe tju beje mire juve votebardhisteve.

O Xhibo me shume se FRD-ja jote kemi marre vota, mos u shqeteso per individet e pavarur qe reaguan si elektorat me te drejten e tyre, dhe per nje nisme POLIENDRIKE krejtesisht te pa organizuar dhe pa pretendime. Analizat i perkasin PARTIVE smiley hajt naten tashti, sleep well!

Une me buke ti me gure lol

Ta kam thene disa here, nuk ben te keqparaqitsh argumentat si ngjalistet. FRD s'eshte e imja, une e mbeshteta si parti te trete per kunderalance te pushtetit aktual; nga ato parti qe ishin me shanse per vota (FRD e AKZ) FRD mu duk me e qenshmja per ta mbeshtetur, dhe s'jam bere aspak pishman. Bile votat e tyre padyshim kane kontribuar per humbjen e Berishes.

Dhe jo, keni marre lesht e currit me shume se FRD juve, se FRD kishte rreth 30 mije vota (e votat per nje parti jane me kollaj per tu manipuluar sesa nje vote me kryq tejpertej fletes, per ate pune), nderkohe qe votat e pavlefshme ne total sivjet ishin rreth 24 mije, e duke e pare kete ne krahasim me votat e pavlefshme te zgjedhjeve te kaluara (42 mije) i bie qe votat tuaja me kryq midis atyre te pavlefshme kane qene aq pak sa jane komplet insignifikante. Per te mos thene qe publiciteti rreth nismes tuaj mund te kete patur efekt te kundert tek njerzit e pavendosur, nje pjese e te cileve mund te kene prishur voten ne zgjedhjet e kaluara por jo kete here smiley

Ja kam thene xhibo, ke tendenca diktatoriale, por s'me degjon. Te pakten me ka premtuar qe mua nuk do me bej sapun kur te vije ne pushtet. smiley

Ca me  buk ore smiley ik anej, shifi mire rezultatet xhibo, nejse sic ia thashe dhe Ladit do i numerojme votat me kryq per Tajronen, flasim pasi ti verifikojme vete. Ne rang vendi e kemi kalu 1% po FRDja jote sa ka marre?

Paske perpire Kreshnik Spahiun o goce...shpresoj mos ja kesh marre dhe prangat Spahiut lol

Lexoje dhe nje here komentin me lart, hidhi dhe nje here syte shifrave se mos i ke lexuar anapulla (ne total kishte 24 mije vota te pavlefshme sivjet, nderkohe qe ne zgjedhjet e 2009, kur s'ishit juve si nisme dhe kur kishte me pak votues ne total, kishte 42 mije vota te pavlefshme) dhe mos fluturo me vote te bardhe.

Thashe, nderkohe qe eshte kejt spekulative, kjo renie drastike e shifrave te votave te pavlefshme ka te ngjare te kete ardhur midis te tjerash nga nje efekt i kundert qe ka patur publiciteti i nismes tuaj me qellimin e saj. Po gjithsesi vetem nje gje eshte e pakontestueshme nga keto shifra: deshtimi spektakolar i kesaj nisme.

Nejse, e shoh qe argumentat jane akoma komplet nul ne debat me ty rreth kesaj, dhe tani pas zgjedhjeve. Mos caj koke pra, keni fituar smiley

Ore se eshte dhe vone e nuk kam fuqi me lexu tamam, po mos harro nje nder thirrjet e votbardhisteve ishte :Grise fleten" pikerisht nga frika e manipulimit, nuk dua te them me garanci por mbase dhe fletet e demtuara qellimshem duhet te numerohen. Nejse po te lexoj me me vemendje neser, ketu ne albania eshte ora 2:35am. 

Sa per mua dhe argumentat e mija qe sipas teje jane te pafuqishem to be judged.  Un per vete ndjej se kam bere ate qe duhej dhe kjo mua me ben te marr fryme lirshem, Naten e mire xhibo 

Ose mbase i kane bere cicin fletes disa prej votebardhisteve dhe ato jane lene jashte kategorise ngaqe binin ere lol

Te gjitha bashke ato jane numeruar tek votat e pavlefshme, s'ka rendesi se eshte e pavlefshme se eshte bosh apo eshte me kryq apo me pikture erotike apo e grisur, apo ngaqe shumica e tyre jane me gjase te pavlefshme per te njejtat arsye si me pare, qe pleqeria s'di si te votoje.

Naten, gjume te embel. Dite e re alibi e re neser smiley

Xhib, nuk mund te thuhet me siguri qe kane te deshtuar. Ato shifrat qe ke sjell me siper mund te jene te interpretueshme. Fjala vjen, ulja e numrit te votave te pavlefshme mund te interpretohet edhe si rritje e tranparences dhe rregullesise se zgjedhjeve. Ne vitin 2009 mund te ket patur me teper vota te pavlefshme si pasoje e manipulimeve. Kot, nje interpretim ky. Per nje gje ka te drejte Alidea: nuk mund te kuantifikohet sakte per momentin. Ka nevoje per analize? Po.

Sido qe te interpretosh uljen drastike te votave te pavlefshme ne keto zgjedhje, nje gje tregojne ato: qe ka me pak vota te pavlefshme (NN) smiley

Pra qe votat e bardha kane bere nje vrime ne uje, dhe i njejti konkluzion mund te qitej edhe sikur votat e pavlefshme sivjet te ishin diku tek te njejtat shifra si ne zgjedhjet e kaluara.

Te vetmen alibi suksesi votebardhistet do ta kishin sikur te kishte nje rritje te votave te pavlefshme, dhe ne ate rast duke spekuluar qe kjo rritje ka ardhur vetme nga votat e shtuara (ne grupin e te pavlefshmeve) si rrjedhoje e kesaj nisme.

Eshte aritmetike e thjeshte mer Ols, s'ka nevoje per shume filozofira, aq me pak me shifra te tilla drastike smiley

Pastaj kjo situate catch 22 me kete nisme ka qene nje nga kritikat e mia ndaj tyre: i kam thene disa here Alideas ketu qe jo vetem se jane duke e shperdoruar voten thjesht per nje proteste, por as kane per ta marre vesh se sa vota ishin, dmth nuk do kene keto vota efektin e protestes, se s'jane vota per nje parti p.sh. qe te numerohen vecmas dhe te trumbetohet kjo si shenje proteste (ne rast se do kishin sukses); ato vota  shkojne tek koshi i plehrave bashke me votat e tjera te pavlefshme.

Te lutem xhib, te gjithe e dime shume mire qe ne zgjedhjet shqiptare edhe aritmetika eshte opinion.
Fakt eshte qe une personalisht nuk do kisha votuar me kryq te madh nqs. Alida & Co s'do ma kishin kujtuar.
Ja pra nje vote me shume ja paska arrit kjo levizje. Ca te te them une. smiley

Gjykimi qe "perkundrazi kjo levizje ka ulur votat e pavlefshme" me duket jo real sepse nuk kishte ate lloj impakti mediatik sa te arrinte kete. Madje as te kunderten ne do te dish mendimin tim.

Kjo eshte thjesht gjeneza e dickaje qe ndoshta vetem ne zgjedhjet e ardhshme do ta shohim ca eshte ne te vertete.

Olsi, logjika matematike eshte si vijon, dy pika

- Faktoret e tjere qe cojne tek votat e pavlefshme ne cdo zgjedhje kane se bashku nje X efekt.

- Votat e kryqbardha kishin ne keto zgjedhje nje + Y efekt tek votat e pavlefshme.

- Persa X2013 + Y < goxha me pak se X2009, i bie qe faktori Y eshte nul, cado qe te kene qene nenfaktoret X qe kane ulur numrin e votave te pavlefshme sivjet (manipulime me shume, vota me te lexueshme, etj etj. per te cilet nenfaktore, duke mos patur info konkrete s'kemi se si te spekulojme qe ishin kaq gjikande sa te permbysnin +Y rezultatin e votave me kryq.

Nese do kemi prova per te kunderten, e revizionojme arsyetimin. Deri atehere ecim me probabilitetin e shifrave, i cili per cdo realitet (shqiptar ose jo) eshte, per nga natyra dhe vazhdueshmeria e ngjarjeve dhe shifrave, me i gjasshem afer realitetit sesa aritmetike e fluturimit me presh thjesht sepse ashtu na intereson. 

 

Sa i perket spekulimit se nisma vota e bardhe mund te kete pasur efekt te kundert, eshte thjesht nje spekulim, i cili mund te vertetohet vetem nese nenfaktoret e X s'kane ndryshuar shume ne keto zgjedhje nga 2009. 

Ama si nisme kjo pati mjaftueshem publicitet ne media, nga Lubonja dhe Shenasiu qe e mbeshteten, dhe me pas nga opinionistet e tjere ne media qe shkruan kunder kesaj nisme, duke cituar Lubonjen dhe Shenasiun. Keshtu qe s'mund te themi se s'pati publicitet fare rreth kesaj nisme, packa se padrejtesisht Lubonja dhe shume te tjere qe ishin pro apo kunder kesaj nisme nuk citonin faktin qe kjo inisiative ishte nga filan grup votebardhist por flisnin vetem ne pergjithesi per te.

Paska shkrujt Lubonja?! Po kete thuj ti! Do kishte pat me teper fat sikur te kishte kalu nje mace e zeze ne mes te rruges. smiley

Alidea, une e kuptoj qe entuziazmi dhe deshira per te treguar fruta per punen qe keni bere eshte e madhe - dhe s'te ve faj. Le te jemi realiste: ashtu sic e kane thene dhe te tjere me pare nuk e dime sa vota jane realisht me kryq si pjese e fushates tuaj. 24 mije ishte nr. qe KQZ thote jane te pavlefshme, por 1. nuk do te thote automatikisht qe te gjitha jane votat me kryq te fushates tuaj. 2. mund te kete patur edhe me teper por jane vjedhur nga partite e jane quajtur te vlefshme.

E vetmja menyre eshte qe te kerkoni #kutihapje e te numeroni votat qe jane me kruq. xhibi mund te dale vullnetar se atij i pelqen #kutihapja smiley

Xhib, xhib, xhib..

po fol nje here me zemer ne dore dhe thuaj dhe ti qe si une e shume e tjere si ne e si ti e as une as ata ti jo e jo:

 

"U bënë kaq ditë, por të them të drejtën, këtë radhë nuk po marr vesh asgjë…"

http://www.panorama.com.al/2013/07/06/i-...

 

Fiks si Rama ke fol. smiley

Alid, lexo cfare kam shkruajtur ne fillim fare. Une mendoj se ky ishte vetem fillimi. Nqs. politika shqiptare vazhdon te jete kjo qe eshte, kjo levizje mund te transformohet natyrshem ne dicka akoma me interesante, pse jo edhe ne nje alternative konkrete. Degjojini edhe zerat kunder, fjala vjen zerat si ai i xhibit qe nuk besoj se ja u ka me te keq, por vazhdoni ne rrugen qe keni nis. Me duket me e sinqerta nga cfare shoh deri me tani.

Olsi e pashe, un uroj qe kjo nisme te mund te krijoje sinergjine e duhur, jo parti kurrsesi te pakten per  2 vitet e ardhshme ! Duhet te krijohet ajo pjese e shoqerise qe mendon, mundet dhe beson se me mire ia vlen mendimi afatgjate sesa ai afatshkurter, ky proces kerkon kohen e vet. Xhibi ka te drejten e vet, dhe te tjeret qe na kritikojne por per mua ka rendesi substanca duhet te krijohet ajo mase qe  nuk eshte klienteliste, qe beson vertet ne te miren e ketij vendi, dhe qe demokracine e ka ne thelb. Nuk besoj tek mikrovala besoj tek reagimet pa premtime karrikesh !

Po pra dakord. Prandaj them qe eshte vetem fillimi. Nga ana tjeter kur dikush te thote se duhet te beni ndonjelloj analize, nuk besoj se e ka me te keq.

Analiza vjen kur identifikohesh si subjekt te pakten, jo kur Alidea vendos me i vu kryq votes si alidea dhe Olsi si olsi .. si thu ti smiley  me sakte reagimi ishte ne perspektiven e elektoratit, dmth un nuk du asnjonin prej jush, ca reflektimi duhet te bej un ? 

Shiko lal, une s'kam ndermend te te jap mesime se nuk me duket korrekte per aq kohe sa nuk dua te pershihem. Just for muhabet edhe keto. Nga ana ime, duke te njof, vecse te uroj sukses. smiley

Na bej zile kur te vish ket pune bej smiley Notte amico!

Me ke premtu nje darke per voten time me kryq te madh. Mezi po pres. smiley Notte amica. smiley

Shi mos abuzo se ketu e besojne smiley ta kam premtu per arsye tjeter, nejse ika notte

Iku tashi. Mori lajmi dhene. Neser e ke tek "shqiptarja" me firme te Aniles qe vdes per skupe: "levizja vota e bardhe e zbardh voten me darka!" smiley Naten

E zbardh apo e blen?

Ne fakt "e shtron" do ishte fjala me e sakte.

Skupi i Aniles do jete me afer te vertetes:

Dreka me Pjerin kompromentoi voten e bardhe, i cili ja shiti informacionet Bradit, i cili ja shiti per nje shume me te madhe eurosh Metes dhe tani bredh Bradi neper evrope me parate qe fitoi nga sabotimi i votes se bardhe.

VQ 2: Futja e duarve ne politike eshte e vetmja alternative pragmatiste. Te perveshim menget si Arvizu me shpejt!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).