PO. Edhe populli, si çdo qe nie individuale apo kolektive, duhet të vihet para përgjegjshmërisë morale. Klientelizmi elektoral, etja për pushtet duke mikluar popullin, na ka rrënjosur klishenë sipas së cilës populli nuk ka asnjëherë faj, sikur të ishte një i çmendur i papërgjegjshëm, dhe gjithë fajet i kanë udhëheqësit dhe intelektualët që nuk mungojnë t’u vihen një mijë epitete: tradhtarë, të korruptuar, të pabesë, mizorë etj populli nuk ka asnjëherë faj, sikur të ishte një i çmendur i papërgjegjshëm, dhe gjithë fajet i kanë udhëheqësit dhe intelektualët që nuk mungojnë t’u vihen një mijë epitete: tradhtarë, të korruptuar, të pabesë, mizorë etj.

E quajnë popullin të papërgjegjshëm dhe të pafajshëm jo se e respektojnë, përkundrazi, sepse e urrejnë, sepse e përbuzin. Si mund të quhet me faj një kafshë, një shkëmb që bie nga mali, një i çmendur që nuk ka arsye? Popullin e pafajshëm e shohim në tekste idiote të historisë për fëmijët e shkollave, ku populli vetëm bën heroizma, vetëm kupton sensin e historisë, vetëm bën sakrifica, vetëm pëson padrejtësi dhe nuk bën kurrë të tilla.

Gënjeshtra të poshtra, që fyejnë popullin kolektivisht. Që na fyejnë ne kokë për kokë dhe kokërr për kokërr. Si është e mundur që të jemi të fajshëm individualisht kurse kur mblidhemi në turmën që quhet popull nuk kemi asnjë faj?

Jo, thonë, populli kur nuk ka prirje gjenocidiste ndaj popujve të tjerë, vetëm ka dashur liri dhe kurrë nuk ka pranuar robërinë, ka luftuar dhe asnjëherë nuk e ka ulur kokën si frikacak duke tradhtuar trimat që kanë dashur t’i dalin zot, populli s’paska dashur të pushtojë territore të diskutueshme etj.

Gënjeshtra me bisht. Shihni popullin shofer në rrugët e qyteteve tona. Nuk respektojnë vizat e bardha, nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë, parakalojnë në krah të kundërt, nuk respektojnë kalimtarin, semaforët i djegin duke kaluar në të kuqe, shajnë, ofendojnë kalimtarin, vrasin dhe ikin pa ndaluar, të gjitha poshtërsitë e mundshme po i bëjnë në mënyrë masive. Populli po vret popullin.

Thonë se e kanë fajin rrugët, policët etj. Patjetër përgjegjësia është e shtrirë. Por, edhe populli ka faj që ç’ke me të, se nuk mund t’i vihet një shoferi një polic pas koke, duhet kulturë qytetare. Barbarët që janë mësuar thjesht të ngasin ndonjë zetor kooperative, të lëvrojnë qetë e fshatit, të hipin e shumta në ndonjë gomar gjysmë të ngordhur që tërhiqet në rrugën me pluhur drejt qytetit për të shitur ndonjë koqe ve, tani janë mbi BMW, Peugeot, Fiat, dhe me shpejtësinë e dritës, pa pikë përgjegjshmërie po bëjnë kërdinë. Dhe ne tekstet e historisë më vonë do të flitet për të vrarët në rrugë, por asnjëherë për vrasësit, për popullin që vret veten, për këtë vetëvrasje masive, për popullin që vret gra e fëmijë rrugëve të kombit.

Ne po sillemi si barbarë, dhe për të gjitha konsiderohemi të papërgjegjshëm. Ne e hodhëm votën në kuti, kaq është detyra jonë, tani ne jemi si bebet, jeni ju që duhet të mbani gjithë përgjegjësitë. Ja, kjo është ideja që kemi rrënjosur në tru. Jemi të qetë e të përgjumur me të, duke i besuar asaj. Ne s’mbajmë asnjë përgjegjësi, ne jemi popull.

Po kush mban përgjegjësi në këtë Shqipëri? Deputetët jo, e ka kushtetuta, gjyqtarët jo, verdikti i tyre është i papërlyeshëm në fund të procesit, të sëmurët mendorë jo, se e ndalon Aristoteli, qeveritë jo sepse marrin vendime kolektive dhe pastaj ikin e largohen duke ua lënë përgjegjësitë qeverive që vijnë e ato atyre që do të vijnë. Ne populli njëherë jemi të pafajshëm. Dhe “guuuup”, një goditje parakolpi dhe qytetari rrezohet përtokë. Hajde gjeje fajin… të gjithë dalin të pafajshëm. Jemi një popull që po humbin ndjenjën e vetëfajësisë.

27 Komente

smiley

osh i modh

nona osh nonaaaa

Fajet dhe fatet s'qikshin njesoj, tha Ajnshtajni kur e tradhetoi dashnorja me te dashurin e te shoqes.

Ndaj milidelet kane me pak faj se terroristet por me shume se taksidermistet.

Rizbulim i ujit  te ngrohte nga "filozofi" Fuga.

si thoni ju, rreth e qark botes, uji i ngrohte eshte zbuluar vetem nje here?

Ne folem per uje  te ngrohte, por meqenese pyetja  juaj  i ngjan avullit, druajme  se  pergjigja jone mund te  ndikohej nga nje kondensim imediat.

Mos e druani, ju lutemi!

Nuk mund ta  fshehim qe  "mos e druani" e  vleresojme jo vetem  si nje deshmi par excellence te  aftesise  tuaj orale, por edhe  si shprehje te  pavullnetshme te  dashurise suaj per gezofet.

Njerezit tane s'donin te hynin ne debate kaq chic, donin vetem te dinin nese edhe njerezit tuaj e kane vene re qe cdo komunitet ka kohen e vet te zbulimit te ujit te ngrohte, dhe qe ky ri-zbulim s'perben ndonje faj ne vetvete.  

 papapa çar pytje

Haj faj iher ketu

Fuga per kryetar te akademise se shkencave. E meriton. Ishalla nuk na fut ndonje sterkembsh akademia franceze. Shkruan me shume stil, plus qe tema vete te le gojhapur. Ajo po-ja ne fillim njehere vlen sa njemije fjale. Filozofi e gjalle..

Per cilet grupe apo individe behet fjale , se fjala populli eshte i madh ne perberje dhe zberthim , dhe fajet jane te ndryshme ne varesi te mundesive apo koshiencave te individeve me karaktere dhe fuqi te ndryshme.

Po qe populli ka faj , ka qe c'ke me te.

Babai rreh nenen se nena ka bere faj. Po qe babai eshte gabim s'ka problem se meqenese eshte burri i shtepise do bahet si thote ai.

Po kush ja dha kete te drejte ketij babai ?

Aaaaa po, prindet  e  ketij qe e rriten me edukaten se burri eshte i pari dhe gruja do drru nje here ne jave , qe kur te kujtoje fundin e javes te rrije drejt ! Bile edhe t'a lej ne vend se e meriton qelbesira !!

Po mire keta prinder ku e gjeten kete edukate qe rriten kete djale zombi ?

Cuditerisht edhe keta prinder na qeken rritur nga ca prinder ku nderi i familjes eshte gruaja te rri  drejt! dhe po nuk uli koken bjeri t'i biem. Edhe mire e kane pas !!- thone prinderit e Zombit - femra fut shejtanin ne shishe dhe te merr ftyren , ndaj nderi duhet vene ne vend !!

Po mire po femijet llogariten ketu qe do dalin zombi gjithashtu ?

E eeee, jak , aty tani faji eshte jetim. Hajde gjeje fajtorin , t'a mban ?

Tani kjo kulture dhune ardhur nga familja  i ngjan shume politikes dhune ne historine e shtetit shqiptar vitesh .

tradhti, shitje, vrasje,presje,  diktature, korrupsion, tani kemi edhe mafie !!

Gjithe keto Zomba ne pushtet rritur nga zombat e tjere , qe sjane te zote t'ja mbledhin nje populli te haperdare e caperlyer pa ligje , pa rregulla, pa polici, pa rend, pa komunitet, PA UNITET, votohen nga zombit e vegjel-popull  qe krahas shtepise qe po i ze catia brenda , pafuqise se tyre , i japin jete Zombit te madh-pushtet dhune.

Tashi nje sygjerim kisha , nqs do kapet zombi i pare  dhe t'i bejme kritika, ta denojme , dhe te premtojme qe ne nuk do ndjekim rrugen e tij qe mbolli kete fare edukate, dhune, kolere, malarje, bashke me krimbin e  drurit mbase dhe do t'a gjenim ku qendron , ku ka ngec faji

edhe si te heqim dore nga faji

si thu ??

smiley

 

Nese do te kishte mundesi ju personalisht si mendoni, e fut apo nuk e fut femra shejtanin ne shishe?

e lem se, e fut!

çojeni tek nenpunesi i vulave... per vulen.

Kjo shprehje ka dal si pasoje e perpjekjes maskiliste per te shtyp femren.

psh, ka njerez ( fut ketu edhe gra qe shtypin femra )  qe besojne se femra nuk ka nevoje te shkollohet- se fut shejtanin ne shishe !!

ose femra s'ka nevoje te vishet e mbahet se fut shejtanin ne shishe!

ose femra s'ka nevoje te shkoje ne pune se fut shejtanin ne shishe dhe i merr koka ere!!

ose femra s'ka nevoje per shoqe se e mesojne si te fuse , te nxjerre dhe t'a fuse prap shejtanin ne shishe!!

ose femra s'ka te drejte te kete parane ne duar ose pasuri se i fut me gjithe shejtan ne shishe!

etj etj

"shejtani " tani hidhet e pritet sic mund t'a imagjinosh per nevoja personale ku barazia e gjinive as mos te diskutohet fare .

Une qe thu ti kam ca shishe bosh ne shtepi , bej boze ndonjeher dhe i fus ne frigorifer, po me "shejtan" s'me ka bere vaki t'i mbush se nuk e di ku rri shejtani. Une di zotesine time . Kaq.

   Ky eshte nje neo .. "Peripateticien " si ai, Diogjen Ciniku,  qe jetoi brenda nje kadeje dhe thoshte:"  ata  te gjithe jane turme", te gjithe jane fajtore, nuk dua te kem te bej me ta ...!"

 Me nje ndryshim te vogel.Se ai jetoi ne skamjen e vullnetshme.Ky,  i biri i Myqos, Jo 

smileysmileysmiley ohhoo ç'u kenaqa, mu hoq stresi i dites smiley rrofsh Fuga, qe ka diçka te vertet per popullin dhe nga populli smiley kjo nuk diskutohet. 

pse s'me ngjit kjo 'filozofi' e fuges mua?

Lejeni rehat popllin e shkrete, sa i zu suma içik makinë, se ka gjith jeten nkome gati-tu, populli im popullor plot me variçe.

mire , populli fugon, sa me makina, sa me furgon, kjo eshte fuga e jetes apo e vdekjes, merre si ta duash, nuk ka ndonje kufi te ndare.jeta permban vdekjen, vdekja permbaron jeten. po a  eshte Fuga popull? 

Ky Fuga qeka bo si Hapsirat e gjelberta qe lane Komunistet se nuk dinin c'ti benin smiley Po Gazeten Panorama gjen per teshtjellu ndonje mendim ? Gazeten e YP Xhixhit ? 

E di kur vijne keto analiza i nderuari Fuga ? Nje shembull vetem . Dikur me nje te njohur pas Postit te Ministrit po bonim muhabet per Patriotizmin. Dhe argumenti qe 

Une femijet vertet i shkollova Jashte po do kerkoj te vijne keteu perseri ?? ???? ..Beje dhe Popullin Minister leje te vjedhe sa keta ministrat dhe shihe sa patriotdo jete smiley

Po mire mre kush i dha aq pare Popllit me ty si gazetar , qe te msos shtype njeri ? Po te tjetereve kush u dha aq pare qe te mos kene kokcarje per jeten por ta kene te sigurte ate ne vendin e VET . Po kush u tha Qenerise Berishiane se duheshin Fut makina pa kritere e hapur rruge ku nuk kalon as mushka jo te ecet me 100 km ne ore ? Po kush u tha qenerise Berishiane qe cdo gje ta lidhnin me "se diktatura zotrie " dhe yta kalonin ne anarshi ? Kush i beri keto Ligje apo POPULLI !

Si kategori shoqerore ose Palca nga burojne te gjitha analizat "POPULLI" ....shikoni me thelle dhe jo me patetizem niveli Juaj ! Shikojeni tek Euforia qe u nxit duke u Futur preshin ne Bythe "se Mirakulli Fridomiut zotrie  " dhe keshtu do keni mundesi te ecni me kembe ne TOKE pa britma Histerike ! Eshte koha ta rishikoni Plotesisht kete Barbari artificiale te Nxitur !

Ose ndryshe perseri do kete varremihes per te gjetur edukaten qe dha Skenderbeu !

Une jam djeg njehere me Fugen, duhet te kaloje pak kohe perpara se t'i jap nje tjeter shanc.

Hoppa, ku je djeg dhe si je djeg me Fugen ? 

Pjer, e kam thene disa here. Mos me boj t'ja filloj perseri. Ka te bej me librin e tij, "Renia e qytetit".

Qekan nxef keq Peshqit me variantin laik te mekatit origjinal.

smiley

pagane mo... ca pret ti? Thuj ishalla nuk po bejne kurban nja 5 femra prej inatit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).