Pas pamjeve të transmetuara në televizionin “News24”, që tregonin “dyndjen” e punëtorëve drejt Lazaratit, Policia e Gjirokastrës ka nisur një aksion prej orës 6:00 të mëngjesit, për bllokimin e punëtorëve, makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit. 

Mësohet se deri tani policia ka arritur të bllokojë 5 kamionë me pleh dhe ujë, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit, të cilët mendohet se punojnë për kultivimin e kanabisit. Ndërkohë aksioni i policisë vijon ende. 

“Prej orës 06.00 të mëngjesit të sotëm, efektivët e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Gjirokastër kanë nisur aksionin për bllokimin e boteve me ujë e pleh që hyjnë në Lazarat për të kultivuar kanabis. Gjithashtu edhe për të bllokuar punëtorët që hyjnë në Lazarat që nga informacionet tona që disponojmë këta shtetas punojnë për të kultivuar kanabis. Operacioni vijon ende”,- bëri të ditur Policia e Gjirokastrës. 

I njohur si bastioni më i “nxehtë” i kultivimit të drogës, Lazarati, i cili ka sfiduar shtetin në kultivimin e bimëve narkotike, është kthyer në një ndërmarrje gjigante punësimi për mijëra banorë të fshatrave dhe qyteteve të qarkut. Çdo mëngjes, prej orës 6:00 deri në orën 7:00, dhjetëra furgonë të Lazaratit presin punëtorët në hyrje të Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Ura e Lumit” apo edhe në stacione të autobusëve. Për këta banorë, puna në Lazarat është një punë luksi, duke marrë parasysh faktin se aty nuk ka ‘vizë’ për të hyrë askush tjetër. Ky vit në Lazarat ka thyer edhe rekordin e mbjelljes së lëndës narkotike, duke u shtuar qindra plantacione e madje për herë të parë lazaratasit kanë sjellë edhe farën e re të kanabisit, me afat kohor rritjen në dyzet ditë. Vlera e saj arrin në 2500 euro për farë, e siguruar nga banorët në Holandë apo Zvicër. Kjo farë u sjell banorëve dy herë fitime marramendëse, pasi karshi saj, banorët mbjellin edhe bimën normale të kanabisit, që e ka ciklin 4-5 muaj. 

Punëtorët e ‘uritur’ për të punuar në këtë fshat paguhen me shifra të cilat u japin në fund të muajit një rrogë të majme, pagesa e të cilëve arrin në 1500–2000 lekë të reja në ditë. Edhe pse policia nisi një fushatë të gjerë për goditjen me çdo kusht të kultivimit të lëndëve narkotike, kjo nuk e pengon aspak fshatin Lazarat të thyejë rregullat e të dalë mbi ligjin. Të njohur me punësimin dhe pagesat në këtë fshat, dhjetëra furgonë vijnë çdo mëngjes nga Tepelena apo edhe Përmeti, të cilët, sapo zbresin, priten nga furgonët transportues drejt fshatit-shtet. 

(er.nu/BalkanWeb)

37 Komente

Çdo mëngjes, prej orës 6:00 deri në orën 7:00, dhjetëra furgonë të Lazaratit presin punëtorët në hyrje të Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Ura e Lumit” apo edhe në stacione të autobusëve. Për këta banorë, puna në Lazarat është një punë luksi, duke marrë parasysh faktin se aty nuk ka ‘vizë’ për të hyrë askush tjetër.

Hë më ju lumtë..Jetojmë në kohra krize..smiley 

Rama, si progressiv dhe liberal qe eshte, duhet ta beje te ligjshem kultivimin e kanabisit. Per veriun, kemi ish fabriken e duhanit "Tarabosh", qe mund te futet ne prodhim me kapacitet te plote.

E gjithe zotsija qendron te perpjekja e ruajtjes se njatyne vendeve te punes, se per problemib qe ka ky ska pse bahet marak se ja gjej une te fresket direkt prej kolumbiet... ashtu sikur ja gjeshim purot Fatosit e ja dergoshim ne burg.

Gjynah me u mbylle ate biznes, ato punetor tashma jane trajnu dhe e kane mesu zanatin.

.....Lazarati me vertet nje qytet qe duhet vizituar....kureshtja mbi mitin duhet shuar  smiley 

Po keta trimat e policis shtetit, s'kane ca ti bejne gomarit dhe i bien samarit....edhe si pula qe jane cojne shtetas te pafajshem ne rajon sepse dyshojne qe futen ne Lazarat per te punuar....

....na plasi per Hollanden ne, ne kemi Lazaratin smiley 

akoma nuk e ke marr vesh zgjidhjen e propozuar per te ulur numrin e aksidenteve? Te ndalohen makinat smiley

"Çdo mëngjes, prej orës 6:00 deri në orën 7:00, dhjetëra furgonë të Lazaratit presin punëtorët në hyrje të Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”

keta edhe vendin e takimit, paskan si te koduar: parulla: Ura e lumit! kondraparulla: -Sa me gezim po shkoj ne pune!smiley

6 milion vete ndoqen dje ne Amerike premieren e sezonit te fundit te serialit TV "Braking Bad". Serial i bazuar mbi fantazine se si nje rob normal i 'suburbia'-s amerikane kthehet ne prodhues metamfetamine (droge e njohur dhe si "crystal" ose "glass").

Ne kemi gjithe kete material te bollshem jetesor ne fushat e Lazos dhe maezallah se nje producent TV ben ndonje soap opera te bukur. Popull qe don ta jetoje artin ne realitet!

I kam pare sezonin tre, kur vrane ate zezakun me bomben te karroca paralitike e atij plakut. Shume serial i bukur. Ne ca sezoni mbaroi?

Eshte duke perfunduar sezoni i peste, dhe me kete mbyllet. Kane mbetur dhe 7 seri. Personazhi droge-prodhues kujtoi se ia hodhi pasi doli nga loja me nje kale me leke. Mirepo tani i kunati, qe besoj e mban mend se eshte shefi i antidroges ne ate qytet, e ka zbuluar. Tani fillon arratisja e tij. Pikepyetja eshte a do mbijetoje ne fund, apo do ta fusin ne burg, apo do vdese. 

Eshte serial fantastik, por me shume dhimbje dhe vdekje te shkaktuara nga droga, strumbullari i gjithckaje aty.

Ishte edhe dje? Bo e paskam humbur...

Jo, eshte cdo te djele ne fakt, ne ora 9 pm tek AMC.

Dhe, meqe u gjenda, personazhi kryesor aty i futet rruges se droges pasi zbulon se ka kancer dhe se kostoja e trajtimit mjekesor kap qindra mijera dollare. Ky eshte nje realitet i shemtuar i mjekesise amerikane qe seriali TV ne fjale e mbulon shume mire. Ne po kete prizem, shteti yne nuk mundet ta frenoje sic duhet fenomenin Lazarat pa siguruar njekohesisht hapje te vendeve te tjera te punes, perspektive, mireqenie etj. Njerezit qe jane ne situata te pashpresa financiare shkojne e gjejne vete "shtigje" te reja, nganjehere te rrezikshme, per te siguruar jetesen. Si ne Shqiperi, si ne Kolumbi, si ne Amerike.

Te dielen e pashe une, premieren...por ngaqe the "dje" mendova mos ishte dhene edhe dje...e nejse smiley

Lereni popullin te ushqehet. smiley

Po te shkonin te populli ato 4 miliarde euro prodhim, sipas italianeve, ia beje hallall, apo s'jane 4 miliarde me shume se gjusma e gjithe GDP-s se shqiperise si shtet. Po ato leke s'ushqejne popullin.

Trimat e xha Jahos, ata policët dersimenë, merren me punëtorët mëditës e nuk ua mban suma të merren me kultivuesit.

Po mire, nuk kane turp keta police qe e tregojne qe s'ua mban te futen ne fshat e vetem ndalojne botet me uje e punetoret e shkrete? Me mire te mos ndihen

Edhe sulltani dikur keshtu e bente me Skenderbeun. E rrethonte duke i ndaluar ujin si dhe furnizimin e me ushqime. Eshte tamam koha/momenti kur bima ka nevoje per uje, prashitje dhe pleh ndryshe venitet. Nderhyrja e policise me bllokimin e fuqise punetore dhe lendet e para eshte mjaft e sakte dhe efikase. Megjithate, do te duhet edhe nderhyrje asgjesuese pasi shiu qe ra perpara disa ditesh nese ka rene edhe ne Lazarat u ka bere shume mire bimeve te florinjta. Dhe sigurisht qe asgjesimi do te behet vetem per nje pjese te bimeve, te tjerat do te jene te lira te thahen dhe te tregetohen.

Per mua ne krye te protestuesve lazaratas per "dhunen Policore " duhet te jete Sali Berisha .Por si i pabese qe eshte i la ne mes te rruges edhe keta... "do vi une te pshati zotrie " " se nuk e doni pshatarin jue , po po ja u them une jue " smiley ."  Mbillni cfare te doni jue se diktatura zotrie " ... i mesoi ,pastaj  u gjeti fara te zgjedhura , u gjeti treg , i mbeshteti per shtigje kufiri  i futi ne Polici e Dogana dhe tani qe po iken nga Pushteti i Braktisi .

Po pse mor shoku Sali keshtu i mba premtimet e lefKOPESE ti ? Apo tani qe tu shtuan sigurimsat tek PPU smiley dhe vuuuuuu , futja Popullit . " Po ,po zotri .ma ka thane baba mue .Ai qe del prej shpie e shkatrron ate " smiley

Eshte Komplet rrjedhoje e nje te cakerdisuri e te cekuilibruari psikik si Berisha , qe sot njerzit gjenden ne Udhekryqe .Ekipi i Ri e ka dhe kete Detyre te veshtire te ktheje ne teresi dhe " se fermeret tane zotrie " ne Normalitet !

Me duken farsa keto aksionet policore qe perseriten cdo vit apo cdo dy vjet. Eshte absurde qe nje shtet (sado i dobet si i yni) nuk arrin te vendose ligjin ne nje territor kaq te vogel.

Qartesisht ketu behet fjale per nje bashkepunim shtet-krim, nje lloj legalizimi i kultivimit te kanabisit ne ate zone te caktuar. Duke qene se ky fenomen ka tashme dekada qe vazhdon te praktikohet, pothuajse i pashqetesuar, nuk do hezitoja te mendoja se behet fjale per nje bashkepunim politike-krim, pra nje bashkepunim i krimit me politiken pertej forces politike kryesore qe drejton vendin.

Me siguri bosat e Lazaratit, (apo dikush tjeter nese te paret jane vecse hyzmeqare), financojne jo vetem xhepat e korruptuar te politikaneve tane, por pse jo, edhe arken e shtetit.

Keto aksione apo edhe bashkepunimet me forcat e rendit te huaja (si ne rastin e vezhgimit te koheve te fundit te plantacioneve nga pala italiane) i shoh me teper si levizje te shtetit tone sa per sy e faqe, ndaj partnereve tane.

Le te shohim se si do te veproje qeveria e re.

Natyrisht që janë farsë, Olso. Askush nuk guxon të ndermarri një veprim sepse nuk njohin shtetin ligjor. Bëjnë sikur njohin demokracinë, por s'ka demokraci që të funksionojë jashtë ligjit. Me siguri peshqit e dinë pse gjeneral Bonaparti, nga një anonim u bë i famshëm brenda një nate? Sepse i gjuajti turmës së protestuesve apo kryengritësve, me top. Drejt e mbi turmë i vuri artilieri Bonapart grykat e topave dhe...rroi e trashëgoi 20 vjet. Këtu tek ne askush nuk don të marri një vendim, nga kryeministri, ministri, drejtori i përgjithshëm e deri shefi i policisë qarkut, sepse druhen që do akuzohen se po dhunojnë një fshat...demokrat. Hahaha...këta, që nga kryetari i komunës e deri tek plakat e fshatit, janë kriminelë. Askush nuk bën llogari se sa veta fut në burg Lazarati gjatë një viti, S'duan, thjesht s'duan ta kontrollojnë territorin. Po të donin, futnin tani ushtrinë dhe e krifnin fshatin para e mbrapa, pa vrarë kend, por me dru dhe arrestime.

Po të donin, futnin tani ushtrinë dhe e krifnin fshatin para e mbrapa, pa vrarë kend, por me dru dhe arrestime.

Une ve bast o Petro se po futi Ben pedja ushtrine, Lazaratasit do ta shpartallojne. Ne ata 5 ushtare qe kemi i kemi cuar 3 ne Afgahnistan dhe 2 ne Irak.

Nuk vë bast se nuk jam i sigurtë, madje më duket se argumentet që ju sillni për ushtrinë e skrapistit Ben, janë më plota se oferta ime. Në të vërtetë unë nuk kisha parasysh këta pedet e Benit. Lere fare, veç se më vjen keq për mijra të mjerë që janë burg se kapen sapo dalin me "mall" nga Lazarati, shumica të spinuar nga shitsit e mallit tek policia e Gjirakastrës. Mesa më kanë thënë, policia nuk e lë "mallin" të prishet, por e rifreskon

ne skemi ushtri me u kap me shtete tjera, po sa per nje fshat kemi, por nuk mund te fusesh ushtrine pa shpall gjendje te jashtzakonshe ose gjendje lufte se dha ata jan qytetare te shqiprise.

Xhiron e kanabisit qe rritet aty, di gjo njeri se kush e llogarit, italianet apo shqiptaret, se kam pershtypjen qe e llogarisin italianet per interesat e tyre, vlera e se ciles pasqyrohet ne burse, dhe qe zgjohet nga "fjetja" ne momentin e investimit ne boten e trete, sepse bota e pare e di qe bota e trete nuk e di se si kthehen ne investime keto Bono/Obligacione te "fjetura" . 

Xhiron e kanabisit qe rritet aty, di gjo njeri se kush e llogarit, italianet apo shqiptaret, se kam pershtypjen qe e llogarisin italianet per interesat e tyre, vlera e se ciles pasqyrohet ne burse, dhe qe zgjohet nga "fjetja" ne momentin e investimit ne boten e trete, sepse bota e pare e di qe bota e trete nuk e di se si kthehen ne investime keto Bono/Obligacione te "fjetura" . 

.smiley

po ''bota e dyte'',  ca roli  luan  ne burse Pjero?smiley

 

p.s,  Pjero, po  nuk e mesuan qe nuk  mesuan  se si funksjonon  bursa atje ne Albanie...smiley

Nuk e mesuan Belulo , per te keqen e tyre, se per keto probleme une flas me teper seç duhet tek VQ. 

Pierre, a mos ka ardhur koha qe te nxjerresh ne drite nje liber tjeter ose volumin e dyte te VQ-se? Se i pari sado i arrire tashme eshte konsumuar qofte edhe moralisht. 

PS. : Moralisht e kam ne konteksin e amortizimit moral, besoj se si ekonomist qe je me mirekupton.

Ne cilen burse tregetohet hashashi si commodity smiley

   O si Lazarati, te gjithe  o dhe Lazarati, me te gjithe.Ky eshte problemi  dhe jo te pengohen puntoret qytetas   te punsuar ne prodhimtarine  e arave, baçeve dhe kopshteve lazaratase.Burgaj, po duket se..." ne  te prishur te pazarit', po nsi te beje pazarin.. Por.. dhe  diçka ..

   Ore bimet narkotike  ishin te njohura  edhe nga sherbyesit e kultit te  Mistereve te Elefsines, qe siç mendohet ata i perdornin  qe te arrinin  objektivin e tyre  me ane te sugjestionit, duke  i bindur ithtaret  se nje forme pavdekshmerie, ose  nje fat i mire pas vdekjes, mundet  realizohej me nje menyre  te caktuar jetese, e me pjesmarrjen ne mistere..

Gje, qe duket se e dine mire edhe "myhipet" lazaratas

Sala sapo deklaroi se ne jemi komb i lumtur.Nje pjese e madhe e kesaj lumturie i detyrohet  hashashit te lazaratit.Si tha ai komediani .marijuahana ka nje nje perbeje kimike qe quhet :fuck it!Ke gjithe ato halle je ne stress se si do t'ia dalesh mbane.Tymos nja dy here marijuahanen e gjithcka te duket ne rregull.smiley

time out, per CDO krim. fut trupat speciale, kush kundershton, burg

E ku na qenkerka aksioni ketu ?

For every action there's a reaction. Nese ndalojne botet, ndizen pompat. Ne vjeshte bari do jete i shkelqyer edhe kete vit.

“Kryengritja” e banorëve të Lazaratit ka arritur kulmin këtë verë, ku veç kundërshtimeve të policisë me armë që kanë ndodhur çdo vit, duke i kthyer mbrapsht forcat e rendit, sivjet ata kanë minuar çdo shteg që të çon në fshat, me qëllim që bimët narkotike të mos cenohen, raporton gazeta “Shqip”. Informacioni konfidencial vjen nga brenda fshatit, nga i cili mësohet se janë grosistët e trafikut të drogës, ata që kanë vënë mina, me qëllim për të parandaluar ndonjë sulm të befasishëm të policisë, por edhe vjedhje të mundshme të lëndës narkotike.

Kjo veprimtari nuk është konfirmuar nga policia, por mësohet se çdo natë, qielli mbi Lazarat skuqet nga gjurmëlënës dhe predha mitralozi, që dëgjohen në të gjithë Gjirokastrën. Nga ana tjetër, pavarësisht përpjekjeve të policisë me postblloqe të ndryshme, Lazarati vazhdon të furnizohet me punëtorë, pleh dhe ujë për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas informacioneve të besueshme, vendosja e minave në shtigje që të çojnë drejt zonave, ku kultivohet masivisht kjo bimë e ndaluar narkotike, është realizuar pas operacionit të ndërmarrë nga policia lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të bllokuar çdo rrugëdalje të Lazaratit, me qëllim minimizimin e trafikut të drogës.

Tema online

Lazarati,fshati me i pasur ne boten rurale....Eh mos u cudisni,policia i bie anes e anes,se ne qender jane te tjere burra ata qe hyne.Ata jane me pushtet,me foristrada me xhama te zinj,kane pashaporta diplomatike,ju hapet trau i doganes sa here qe kalojne,mbasi ngarkesa e pare e kanabis satives ju shkon dhurate per krishtlindje doganierve e te dy kraheve...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).