Transaksioni që ka përfunduar me humbjen e pronësisë së Rezart Taçit mbi kompaninë e përbashkët ARMO shtron një numër pikëpyetjesh. Këto janë sa të karakterit financiar, që kanë të bëjnë me rezultatin e dhënies së ARMO-s një menaxheri si Taçi, ashtu sikurse krijojnë terren për një hipotezë të re korrupsioni.

VLERA
Më 2008-ën, 85 për qind e aksioneve të kompanisë së rafinimit të naftës iu shit konsorciumit që përbëhej nga Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises SA and Mercuria Energy Group. Oferta të tjera u paraqitën nga subjektet Petrofac, Penta Investments dhe Vitol. Kompania e parë në konsorcium sot e kësaj dite është dhe do të mbetet aksionere me 20 për qind e ARMO, kompanisë që zotëron 85% të aksioneve private, ndërkohë që 15% i mban shteti. Sipas llogaritjeve, vetë Taçi ka paguar për privatizimin 80% të 128.7 milionëve, fiks 103 milionë euro. 

Me shitjen e kësaj pakete aksionare vetëm 35 milionë euro, vlera e aksionit duket se ka rënë shumë. Themi 35 milionë dhe jo 50 milionë, sa përmendet në kontratën e shitblerjes nga Heaney Assets Corporation, pasi 15 milionë do të jepen për pjesëmarrje në kompanitë e tjera private të Taçit. Nga 103 milionë, në 35 milionë, vlera e paketës aksionare është ulur gati tri herë. Kjo, në rradhë të parë, tregon një dështim jo vetëm për Taçin, që mori përsipër mirëfunksionimin dhe modernizimin teknologjik të ARMO-s, por edhe të qeverisë berisha, që ja besoi një detyrë të tillë atij, pa u siguruar mirë në se ishte apo jo i zoti të përmbushte premtimet e bujshme.

Kështu, kompania ARMO aktualisht ka një vlerë tregu 68 milionë euro më pak se sa kishte në vitin 2008, kur u privatizua, ndonëse sipas ekspertëve dhe opozitës atëhere çmimi u konsiderua qesharak, nisur nga ekskluziviteti i këtij subjekti në ekonominë e vendit dhe perspektivat e nxjerrjes së naftës bruto.

BORXHET
Në këtë mes, luajnë një rol të rëndësishëm borxhet që ka krijuar Rezart Taçi me shpenzimet e tij joproduktive për sponsorizime pompoze. Sipas disa të dhënave jozyrtare, llogaritet në 70 milionë euro detyrimi i tij vetëm për arkën e shtetit. Kjo solli edhe vendimin për bllokimin e ARMO-s nga Task Force e ministrit Bode, që praktikisht e çoi Taçin në një shteg me një rrugëdalje të vetme: largimin nga ARMO.
Sipas zv.ministrit Bozdo, kompania blerëse ka marrë përsipër të shlyerjë gjithë borxhet, por një gjë e tillë nuk është vënë re në kontratën e nënshkruar midis palëve.

MANOVRIMI
Por, i gjithë ky operacion të bën të mendosh edhe se pas gjithë këtij zhvlerësimi mund të fshihet dora e pushtetarëve që po lenë karriget. Ndërkohë që Taçi e bleu me 103 milionë, ata po e marrin ARMO-n, nën maskën e kompanive off-shore, për një shifër tri herë më të ulët. Taç ka dalë me një humbje të jashtëzakonshme, por ata dalin fituar. Në rast se qeveria e re nuk do të hedhë dritë mbi të gjitha hijet e një transaksioni që ka përfshirë gjithë botën, nga Azerbajxhani, në Shtetet e Bashkuara, në Ishujt Virgjin Britanikë, për të përfunduar në Ballsh. 

 (Foto: Rezart Taçi dhe Silvio Berlusconi)
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com.

22 Komente

Kur Rrumpallat Qeverisin , Kjo do te ndodhe.

Thone qe e ka ble ,nje kompani Azere, dhe ne kontraten e shitjes nuk eshte keshtu. thone qe kjo kompani do te marr persiper te gjitha detyrimet qe ka armo duke futur edhe pagesen e punetoreve per 6 muaj. dhe ne kontrate asnje rresht

 

Plehra dhe qeveri Plehre ,, 

Te qeverisur nga Bandite dhe Ndyeresira , nuk mund te presesh me shume,

 

Ndonese i turbullt si shkrim, une mendoj se e rendesishme per qeverine e re eshte te arije qe ti vjele kompanise Armo detyrimet qe ka ndaj shtetit dhe qe thuhet se jane ne nje vlere prej 70 milion Euro. Sukseset e qeverise duhet te maten me mbushjen e arkes se shtetit. Une uroj qe Armo te rimare vehten se keshtu ndihmon jo vetem pronaret e saj dhe te punesuarit por edhe arken e boshatisur te shtetit.

I njëanshëm mik kuazimondo, tashi që e morët Ju, s'ka gjë, të mbushim arkat e shtetit, më zhgënjeve sot..

Nuk te kuptova. Behu me i qarte qe te te mund te te kthej xhevap.

Varianti A - Taci shet aksionet. Pronaret e rinj administrojne mire. Paguajne taksa, paguajne rrogen punetoreve, ekonomia zhvillohet. Qeveria socialiste shpall lulezim ekonomik smiley 

Varianti B - Taci falimeton. Gjykata sekuestron aksionet. Aksionet i kalojne shtetit shqiptar ne kembim te taksave te papaguara. Armo administrohet nga drejtore socialiste. Punesohen militante. Armo nis e punon me mire se me Tacin. Shteti ka ne dore nje aset te mire. Qeveria shpall lulezim ekonomik smiley 

Cilin variant zgjedh? A apo B?

smiley

Variani B 1000 here.

Po te ishte se shteti e lulezonte ate ndermarrje o galile, do e kishte beri me tani. Nje shtet si i yni ku gjithcka varet nga lidhjet politike nuk i lihet ne dore nje komunale e jo me sektori i naftes. 

Endrit Ai qe e ka blere (duke u nisur nga kontrata (sipas erion braces))  Nuk i dihen RRenjet. 

Shteti (megjithese rrumpall shtet) e menaxhonte 1000 here me mire se Taci.

Shteti qe vjen ( me shprese se do te jete me i mire se ai qe iku) do ta menagoje 1000 here me mire nga keta MAFIOZE qe nuk kane ASNJEGJE  te perbashket me kete lloje bisnesi , Ata jane ketu per te pastruar parate dhe kaq.

Te shoh te turbulluar sheme. Deri sa te shprehet partia, as vete nuk e di nese ky eshte lajm i mire apo i keq smiley

une mendoj se e rendesishme per qeverine e re eshte te arije qe ti vjele kompanise Armo detyrimet qe ka ndaj shtetit dhe qe thuhet se jane ne nje vlere prej 70 milion Euro.

 

 Mesa di unë detyrimet janë paguar ose kompania që e ka blerë e ka bërë marrëveshjen për çka ai (lexo Armo) ka patur ndaj shtetit ti paguajë..

 

Artikulli, nuk e sqaron se kujt iu shit ARMO. Mesa kemi kuptuar dhe nga artikujt e tjere, firma ne fjale ka marre 70 milion euro apo dollar (sipas nje artikulli qe kemi hasur ketu me perpara) nga azeret, per te kapercyer veshtersite. Ky borxh, siduket i ka vene litarin ne fyt firmes, e cila s'ka ditur si te dali nga gjendja e rende. 

Po Taçua do blinte Milanin e kur s'i eci edhe Bolonjën? Si s'paskesh patur lek ky toç?

Artikulli nuk e sqaron dot sepse edhe kontrata nuk e sqaron cila kompani do ta bleje.. Thone qe eshte Azere.. dhe ne realitet eshte regjistruar ne virgin islands. 

 Eshte nje moot i madh ky transaksion. Shqiperia eshte kthyer qender e qelbesirave te Botes per te lare parate e tyre te ndyra.

Artikull kot. S'ka as 10% info te sakte. Habitem si marrin persiper robt me shkrujt artikull keshtu qesim. Ben njeriu pak research para se te marri persiper te hedhi ne publik c'i vjen ne mendje.

Artikulli është mëse i qartë. Jep tre info të mjaftueshme edhe për individë me koefiçientë të ulët intelekti:

• U shit nga 103 milion euro në 35 milion euro ose 70 % më pak.

• Borxhet që i ka shtetit, tre bankave në Tiranë, etj. nuk thuhet se kush do i likujdojë.

• Kjo e treta bën Muuuuuu...mungesa e transparencës për publikun. Tymi i hedhur në hapsirën mes publikut dhe Taçit për të bërë sa më të vështirë përçimin e shikimit, u shërbën përpos se gangstreve për mbulimin e veprimeve mafioze. E gjithë historia e këtij provinciali të ndyrë, që nga anonim u shndrrua në yllin udhëheqës të biznesit shqiptar, është në të vërtetë historia e rrumpallës kapitaliste me pronën publike. As që ja vlen të humb kohë më tepër me financat e një shteti të dështuar.

35 eshte shitur AMRA jo ARMO. Perben ndryshim te madh ky. Kush merr vesh paksa e kupton smiley

Pyetje: AMRA e ka brenda ARMO-n ? dmth ARMO Eshte pjese e AMRA apo jo.?smiley 

Pra  qe ta kuptoje une "ndryshimin e madh" : e blene ARMO-n me 103 milion dhe  me pas Shiten ARMO + Pjese te tjera te bisnesit te tacit (pikat e karburantit etj.) 35 milion..   Po ndryshim i madh eshte vallahi  plot 68 milion. 

Ka nje Lajm qe eshte plot drite e shprese .Gjithshka do dal ne drite se shpejti ! Sipas Planit C...Hundderri Drejtor i Ri i Pergjithshem i bartur si Lidhje midis Partive bija te memes Parti dhe bijezave me propogandiste Ferrash nga zyra e LefGOPESE !

Se cfare kerkojne nga Shteti Babsqapit te dijne nje zot i merr vesh Shqiptaret !!!!!

Po eshte HAJDUT , HAJN , BANDIT , VJEDHES , i KAPUR nga Krimi Nderkombetar per KOQESH dhe ne cdo Vendim te Qeverise ku eshte dhe Imam Bajlldia nuk ka vecse "shperblim Bossesh " qe mbajten ne karrike ! Ata vodhen Rrugen e Kombit qe kenaqte Jozefine se i cane kodrat , qe ishte dhe eshte ne mes te dites me Diell , ata hodhen ne ere Gerdecin dhe tha "nuk e dija qe kishte Gerdec .   " ..o kuje o kuje K/minister ...ai i vrau ne mes te dites njerzit para k/ministrise dhe tha "I vrau Rama " Ju doni me e gjet se cfare ka mshef ke Puset e Naftes ?

Po pse ore nuk tha tani se fundi "Po nuk u bae Transparenca une nuk i njof zgjedhjet or tie " smiley Ai per transparence po Le jeten ju doni me dite Transparencen e babasqapit ????

Forca Hundderr shpalose Planin C smiley

Dua te shtroj disa pyetje :

1-Sa jane detyrimet  e Tacit ndaj te treteve(kompani private,individe dhe paga)

2-E dini se vec Armos jane edhe KUID,TV albania screen,Shkolla NOBEL me te gjitha detyrimet e pa paguara ?

3-Kush do ti paguaj keto detyrime se aq sa u shit Armo,nuk del vetem per ta vene ne pune rafinerite,pra per te paguar detyrimet e prapambetura te dy rafinerive ne Ballsh dhe Fier.

4-Nen logon e Tacit ka filluar shitja me pakice ne rreth 70 pika shitje qe u furnizuan brenda nates ne gjithe Shqiperine.Shitjet i ben firma KUARTA.Data e fillimit te punes dhe regjistrimi ne QKR. eshte pak dite para kontrates se shitjes.Te 70 pikat e shitjes u hoqen nga firma KUID e Rezartit dhe kaluan tek firma e Irgi Selfos- bodigart i Rezartit.Administrata dhe punetoret 100% te KUIDIT. Nga Artur Balla ish drejtor dhe kunati i Rezartit deri tek te gjithe kusherit dhe spiunet e firmes.Sa shpejt u organizuan dhe gjeten leket per blerje e karburantit !!!!!???? 

Por 230 pikat e tjera rine ne meshire te fatit.

Nuk dine a i ka blere Azeri apo jo.As nje pronar i pikave nuk ka mare qirane prej 5-6 muajsh (ne total rreth 2 miljon euro},as nje punetor nuk ka mare rrogen per 6 muajt e fundit edhe pse shitjet kane vetem nje muaj qe jane bllokuar(ne total rreth 162 000 000 lek te reja ose 1,2 miljon euro).Po te shtosh  edhe energjine elektrike te pa pagur edhe taksa te pushtetit lokal dhe tatimet ?Po sigurimet e pa paguara nga tetori 2012?

Ketyre 1000 punetoreve te mbetur pa pune dhe qe ne fakt ne kete moment vazhdojne te jene duke qendruar si rroje prane pikave dhe 200 pronareve te pikave po ju them troc:

KUID shpk eshte akoma e Rezartit ! Po te jeni te zote dilni dhe merjani leket me dhune .Ai dhe administrata ju kane tradhetuar dhe po punojne rehat nen siglat e KUARTA .Shteti e di mire dallaveren.Opozita eshte me pushime ne plazh!

Kush nuk beson shikon ekstraktet e regjistrimit tregtar te dites se sotme ne QKR per KUID

dhe KUARTA  on line    Mos pertoni klikoni dhe lexhoni historikun.

NGRIHUNI DHE KERKONI LEKET TUAJA SA NUK ESHTE VONE !

ARMO U SHIT . SHPETOI PER MOMENTIN DHE PUNETORET KANE KU QAHEN .

PO TE TJERET ?????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).