Presidenca e Egjiptit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas masakrës që ndodhi kur forcat e sigurisë bastisën kampet e protestuesve në Kajro.

Në kampe qëndronin mbështetësit e ish-presidentit Mohamed Morsi, që u rrëzua nga pushteti në fillim të korrikut. Forcat e sigurisë deklarojnë se 100 persona janë vrarë, por lëvizja Vëllazëria Myslimane thotë se viktimat janë shumë më tepër.

Gjendja e jashtëzakonshme fillon në 16:00 me orën lokale dhe do të zgjasë për një muaj. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, buldozerë të armatosur hynë thellë në kampin kryesor të protestuesve që ishte ngritur jashtë xhamisë Raba al Adawiya, në lindje të Kajros.

Autoritetet deklarojnë se edhe kampet e tjera të protestuesve, në Sheshin Nahda, tani janë boshatisur. Të dhëna për një gjakderdhje masive dolën nga kampet e protestuesve, me gazetarët që raportonin se të plagosurit po trajtoheshin pranë të vdekurve në tenda spitalore.

Vajza 17-vjeçare e një lideri të Vëllazërisë Myslimane ishte mes viktimave, thonë gazetarët. Asmaa el Beltagy u qëllua në kurriz dhe në gjoks, tha vëllai i saj.

Ndërkohë, një kameraman që punonte për “Sky News”, Mick Deane, është vrarë gjithashtu gjatë akteve të dhunës dhe po ashtu edhe një reportere vendase. Së fundmi vijnë të dhëna edhe për manifestime në zona të tjera të Egjiptit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bilanci zyrtar i viktimave është ngjitur në 95, ndërsa Ministria e Brendshme ka mohuar që vdekjet të jenë shkaktuar nga forcat e sigurisë duke qëlluar me armë zjarri.

14 gusht 2013

520 Komente

Pse Godo, ke pat dyshime ndonjehere se Mosadi eshte prapa cdo loje ne Lindjen e Mesme?

Përse vlejnë idealet?

Fituesi i Cmimit Nobel për Letërsinë 2006, Orhan Pamuk,  shprehet për gazetën gjermane „Süddeutsche Zeitung“ se në rastin e Egjiptit Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tradhtuar vlerat e veta.

Megjithëse grushti i shtetit kundër qeverisë egjiptiane u shpall dhe u pranua si i tillë, e gjithë bota bëri sikur nuk e vuri re – thotë Pamuk. Ushtria egjiptiane vrau civilë të pafajshëm, ndërsa mendimi publik i vendeve të perëndimit ishte i tillë, sikur ata nuk kishin asnjë përgjegjësi për të. Që prej të ashtuquajturës pranverë arabe, ndikimi i perëndimit në vendet arabe ka ardhur duke u ulur – thotë shkrimtari. Të paktën t’i ishte thënë „jo“ grushtit të shtetit, sepse ai nuk mund të jetë mjet i luftës politike. Gjithashtu Pamuk shton se: „Vlerat perëndimore, të tilla si: demokracia, liria e mendimit etj, ose janë, ose nuk janë, sepse ato po i nënshtrohen gjithnjë e më shumë kalkulimeve politike dhe ekonomike.“

 

Këtë problem shkrimtari e ka shtruar në romanin e tij “Bora”, kur shkruante për marrëdhëniet turke. Por, sipas tij, tanimë është një problem global “shpërpjestimi i idealeve demokratike nga njëra anë dhe interesat perëndimore nga ana tjetër“. Pyetja shtrohet: a vlejnë më idealet e demokracisë dhe lirisë së shprehjes edhe në rastin kur popullsia e një vendi vendos kundër     afërsisë politike me vendet perëndimore.

                      

Perendimi e ka strumbullar te politikes " pragmatizmin" ne raport me parimet baze, me idealet.A nuk eshte rasti i zgjedhjeve( vjedhjeve te njepsnjeshme ) tek neve, kur benin njerin sy qorr dhe shpiknin termin absurd " nje hap me te mira se radhen e shkuar"? Dhe ketu po i vihej kazma atij parimi prej te cilit buron liria, demokracia...Ne rastin e Egjiptit, perendimi doli aut fare.Por kjo do ti behet bumerang....
Al Kaeda nuk doli ashtu per qejf, kot fare.Tjeter pune menyra qe perdor, terrori, por nje forme kundervenieje, nje forme lufte ndaj qendrimeve shperfillese, agresive, shfrytezuese, mbeshtetese e klikave te korruptuara, shtypese, vrasese, te popujve arabe, pra kunder tere mentalitetit te perendimit ka qene kredoja e kesaj organizate muslimane.Kurse perendimi gjer sot nuk ka ofruar asnje, absolutisht asnje zgjidhje vec ....bresherit te bombave, thene me shkurt terrorizmit ...me terrorrizem

Eh, Lindja eshte Jeshile, po thote dhe Armiri. Po deri tek kufiri kinez. Se pastaj behet prape e Kuqe.

gave me duket se me shume arabe jane vra nga vete arabet se sa nga europianet.

 

Eshte shtuar shume popullsia, e kaluam 7 miljardeshin dhe po i afrohemi 10miljardeshit ne dekaden tjeter.... edhe kaq eshte pak smiley

pa rene ne maltuzianizem, eshte e vertete qe Egjipti eshte tmerresisht i mbipopulluar... . Po te heqesh 95% te vendit (gur gur gur dhe vetem gur), dhe te marresh ne konsiderate ate qe mbetet ( ne te dyja anet e Nilit) i bie te jete vendi me i mbipopulluar i planetit.
Por ama eshte dhe me i bukuri, me attaching. Me siguri sepse edhe me i vjetri...  smiley

 

ps: e dini se dialiekti egjiptian konsiderohet si me i embli nder te follmet e vendeve arabe?
 

Jam ca kurjoz per dialektin antik se ky i shkretetirave nuk me terheq fare te them te drejten...Vendi ne fakt po tegon se nuk funksjonon pa Mubaraker ose me mire AKA versjoni Kinez do te ishte ideali. E para e punes te vendosej kriminalizimi i fese dhe nje revolucjon kulturor....Dikush e quajti "llokum me arra" Komunizmin ne keto vnde kur e permenda pak me lart kurse une personalisht e shikoj si faza e evolimit te shoqerive islamike smiley

ne fakt, po ta shikosh nga brenda Egjiptit (dhe jo 'nga jasht', pra ne menyre post-koloniale, dmth oksidentale) Egjipti s'ka fare probleme fetare. Siç i thoja armirit, egjiptianet e zakonshem jane po aq fetare sa ata te vellazerise. Keta te fundit e kthyen ne biznes, e prej andej edhe ne politikë shoqaten e tyre, por kjo nuk do te thote se perfaqesojne ndonje ideal te shoqerise egjiptiane (ironia eshte se mbahen per mbrojtes te flakte te ekonomise liberale, psh !!).  Keshtu qe eshte krejt bosh e pabuke debati se 'egjipti nuk funksionon pa mubaraker'. Edhe vete zgjedhjet presidenciale, vellazeria i fitoi pasi votat e kandidateve te tjere (te sekulareve, te liberaleve, te komunisteve) u deleguan per kandidatin e VM, meqe konkurenti i tij ne turin e dyte shihej si perfaqesues i regjimit te vjeter. Dua te them se ishin rrethanat te tilla (rrezimi i regjimit te Mubarakut) ato qe sollen Morsin ne pushtet, por jo se ky i fundit perbente ndonje shprese programore, ideologjike per egjiptianin e 'rruges' . Qe nga momenti qe Mubaraku ra dhe VM e perdoren pushtetin si plaçke te tyre, shoqeria egjiptiane doli prap ne rruge dhe u tregoi vendin (keta qe mbrojne vellezerit muslimane, jane gati te te thone : "po sikur mos ishte Ushtria, nje mut do fitonin manifestuesit"     smiley   
Pra, a thua se e deshironin me gjithe zemer qe manifestuesit mos e fitonin kauzen e tyre. Dhe te thone  "jemi demokrate", "jemi zgjedh demokratikisht" ! E kupton sa qejf e kane dy-gjuhesine kur vjen puna tek demokracia ??

A ka nje konflikt real?Ahere cila eshte zgjidhja qe ofron perendimi? Pese me hic! Uluni e merruni vesh! Kur ushtria kreu nje grusht te paster shteti duke rrezuar dhe arrestuar Presidentin i cili mori 52 perqind te votave...! Nuk ka kandar ta mbaje pergjegjesine e perendimit, por ja, me ne fund....ju pezulluan ca municione qe i ishin caktuar si ndihme ushtarae Egjyptit...Karagjozllek komplet!

po pse e kerkojne zgjidhjen nga perendimi kta njehere? ja ka fajin perendimi pse nuk jane te afte me e gjet zgjidhjen vete?

jo jo, nuk e kerkojne FARE, po FARE ama zgjidhjen nga perendimi. Ate e kerkon grava

Grave, kur Perendimi ua gjente zgjidhjet ketyre, keta thoshin "USA go home". Tani qe Usa ka shku ne shpi, ka myll deren dhe merret me punet e veta, keta thone pse nuk i jep dum punve tona. Ca te boje amerikani i shkrete. Se kjo eshte si puna e asaj qe thote "hem s'do me u *i, po hem s'te leshon!"

por dhe ata nuk dun hiç tua "zgjidhe perendimi" !! (ti e di qe ne shqiptaret e kemi qamet te forte opinionin se "ashtu jane punet", "e di perendimi ate pune"... etj etj;  sindromi i "ambasades amerikane" me i llaf)

Ktyne i duhet nji fe e re, islami nuk i bo mo pune! 

po kot o burre, edhe bojn si fanatike (ne sensin religjioz). Vellezerit jane thjesht fanatike te pushtetit dhe kaq. E moren dhe e bene si placke te tyre, jo per nje vit, por... per 3 muaj pune! Bej hesap!!

Kam takuar me dhjetra egjiptiane ne Egjipt qe s'kane te bejne fare (po fare fare ama) me VM dhe jane po aq fetare, besimtare sa dhe ata. Egjiptianet jane popull thellesisht besimtar (asgje te keqe e te veçante ne kete mes)  ; sikur vetem Kajron te shikosh, eshte qyteti ne bote me më shume minaré.

Por per fat te mire te egjiptianeve, Vellezerve u ngeci sharra ne gozhde, ku gozhda ne kete rast eshte Ushtria (strukture fort e strukturuar, nje entreprise më vete, me terrene, pika karburanti etj etj te sajat). Prandaj edhe valevisin rrezikun e Mubarakut keta (si tha armiri: hehe, doje Ramizin ne 92-shin ti ëë ?? (nderkohe qe une vete kam votu per PD pikerisht ne 92, dhe shume mire kam bere !!). Por ngaqe nuk kane asgje per te propozu (ndaj te thosha ne fillim se, per fetarë, te gjithe jane fetare ne Egjipt, e ça pastaj???), u ka ngel karta e anti-Mubarakut

Perendimi ne fakt grava me 1001 problemet e veta qe ka e ka kuptuar se nderhyrjet ne keto vende vetem e kane perkeqesuar situaten (shembulli Irakian Afgan,Somalez,etj). Jemi ne nje perjudhe ku gjithe bota arabe eshte e paqendrueshme ne ne situate kaotike. Revolucjonet e gjelbra vetem e perkeqesuan situaten  dhe i kthyen keto vende ne cerdhe islamike. Arabet fatkqesisht ne fakt po theksojne cdo dite dhe me teper faktin se nuk mund te funksonojne jashte regjimeve autokratike

Dhe dolem tek ai paragrafi qe permenda me lart per te cilin po ve alarmin per dekada me radhe OKB-ja.... smiley

Kam pershtypjen se ketu luhet komplet dicka tjeter :

Rrota rrotullohet thote shqiptari pra dhe ne keto vendet pranvero revolucionare arabe nuk e kane shume fajin te hujat por disa ex apo new politikane qe kane pare se si gedafo-mubaraket vidhnin floririn popullit te shkrete.

Prandaj per sa kohe te kete dollaros dhe flori e byzylyke faraonash banka nacionale egjyptjane do te kete gjithmone ngaterrime politiko-sociale.

Troc muhabeti jane te brendeshmit qe duan lekun qyl si ke ne dhe thone pastaj po e na fusin te jashtmit  !!!

Kot nuk thone leku ben dhe ujin te kercej

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).