Kur tre arkitektë të huaj prezantuan dy vite më parë në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës projektin për ngritjen e një muzeu të Luftës së Ftohtë në Porto-Palermo, shumë menduan se ky propozim do të mbetej aty. Por në fakt, Elisabetta Terragni, Jeffreu Schanpp dhe Daniele Ledda i shkuan deri në fund kësaj ideje. Vetëm pak ditë më parë kryeministri Berisha i dha udhë projektit të tyre, ku me një vendim të posaçëm i ka dhënë në përdorim të përkohshëm (për 20 vjet) Ministrisë së Kulturës të ashtuquajturin “Tunel të nëndetëseve” për ta përdorur për realizimin e projektit të muzeut “Panorama e Luftë së Ftohtë”. Paradoksi qëndron në faktin se janë shumë zona ushtarake, pjesa më e madhe e tyre në qytete me peizazhe të bukura, por që kjo strukturë duket shqetësuese në mes të bregdetit shqiptar. Por si mund t’i kthejmë edhe këto struktura problematike, aq më tepër kërcënuese, siç mund të jenë p.sh bunkerët e diktaturës apo tunelet dhe zonat ushtarake në zona turistike, dhe njëkohësisht që të përshtaten me peizazhin që ofron bregdeti shqiptar.

Përgjigjen për këtë na e jep Elisabetta Terragni, që bashkë me dy kolegët e saj e kanë gjetur mënyrën sesi të sjellin të shkuarën në të tashmen dhe ta përshtatin me të. Tashmë që ky objekt i kaloi në varësi Ministrisë së Kulturës (e kishte Ministria e Mbrojtjes), ai do mbyllet brenda vitit që do të jepet ‘Ok’ për të filluar punë për zbatimin e projektit nga ky institucion. Ajo shpreson që ky projekt të mund të realizohet në vitin 2014. Të tre arkitektët kanë punuar mbi këtë projekt të veçantë muzeal, analog me atë që arritën të realizonin disa vite më parë në Trento, ku një tunel lufte e kthyen në një vend turistik dhe të vizitueshëm për turistët. I ashtuquajturi “Tuneli i nëndetëseve” është 650 metra i gjatë e 12 metra i lartë dhe ndodhet në pjesën veriore të Porto-Palermos, ku njëherë e një kohë ankoroheshin nëndetëset tona, ndërsa tani mirëpret anije, jahte apo skafe. Porta e tunelit, e tëra beton, peshon rreth 32 tonë. Pikërisht këtë tunel grupi i arkitektëve ka menduar ta kthejë në një muze, por jo në një muze të zakonshëm kur vizitori hyn dhe e vetmja gjë që i ofrohet është përshkrimi i atyre pak kilometrave tunel. Projekti ka një tjetër qëllim, atë që panorama që ofron ai vend i jashtëzakonshëm në mes të ujit dhe ajrit do të tërheqë shumë vizitorë. Muzeu do të jetë një reflektim përmes dokumenteve që përcjellin ngjarjet e Luftës së Ftohtë.

“Në Shqipëri ka me qindra struktura të braktisura të Luftës së Ftohtë, siç është edhe tuneli në një zonë mjaft të bukur në jug të Shqipërisë. Ka shumë struktura të tilla që prishin në njëfarë mënyre panoramën, që i përkasin së kaluarës dhe për të cilat ministria nuk di se çfarë të bëjë. Ne, me eksperiencën tonë botërore kemi nisur këtë aventurë, që është në fakt një projekt për ta kthyer këtë tunel në një muze të Luftës së Ftohtë. Një muze për të gjithë, por që nuk do të ketë karakteristikat e një muzeu të zakonshëm, po do të përshtatet me strukturën e tunelit. Do të punohet me një sistem projeksionesh dhe materialesh të dala nga arkivat. Na është dashur shumë punë në fakt. Aty do të shfaqen filmime origjinale, fotografi, grafika dhe do të hapet një web për ta përfshirë edhe këtë pjesë të izoluar në perspektivën që ajo zonë ka për zhvillimin e turizmit”, – u shpreh ideatorja e projektit, Elisabetta Terragni.

12 Komente

shume ide e bukur! bravo qeverise per kte vendim, shpresojme qe piktori kur ti hipi kalit te mos i hipi dhe deshira per ta ngjyrosur vete tunelin.

bunkeret jane me te vertete nje potencial i madh turistik, se kuptoj c'bejne gjithe ata studente te akademise se arteve qe si shkon mendja per projekte te tilla.

mire e ke Lefti.. ku jane djemte dhe vashat e  ''Uniteti Mendo Pozitiv'',   me ngjyrat e tyresmiley kur te duhen?!

 

jane bere disa projekte me  bunkeret  ne fakt..  pervcse aty ketu i kane ngjyrosur,   nje grup studentesh gjermane pati  idene ti kthejne bunkeret ne hotele..smiley    ke parasysh, Bed&Breakfast...,  keta  bene Bed&Bunker..smiley

 

ky muzeu i luftes se ftohte eshte ide shume e mire.. ka per te terhequr  ne vazhdimesi shume vizitore..

une di qe ka qene Eliani qe ka pase si teze te dipllomes Concrete Mushrooms Project. Behet fjale per 2006-2007, mos u gabofsha. Kto gjermanet jane ca fmi t'llastum qe i dergo mami dhe babi per t'ba orgji ne shqipni. smiley

cili Elian? Tanini? Ai sdi te lidhe brekushet dhe e mban veten per filozof populllor, ka shkruar edhe liber me parathenia a prapathenie me te nje filozofi tjeter, Fuges, qe ka bere edhe parathenien e librit te shenjetores Eleonore.

Ka ndonje lidhje farefisnore me Terragni-n kjo zonja, Hoppa?

farefisnore? How about, bash mbesa!!! Lol

Dmth do e paska dhe Edi nji tunel per te peruru.

nuk kane te sosur...

Vetem me kete ky perben nje precedent Penal per lidhje me Krimin e Organizuar .As i rruhet Italianeve per Luften e Ftohte e as te Ngrohte .Si gjithnje fshehin Bosset mbrapa tyre ose ne jane te drejteperdrejte Hetoini perse e duan Per mua jane vazhdimi projektit Berluskoni per Groposjen e mbetjeve nukleare !

Vetem Naivet mashtrohen nga keto "dashuri Ujore " dhe ky Funderrine qe po i shton vitet e vuajtjes vetes .Mjaft e shiti Shqiperine kryendyresira ! Duhet me cdo kusht nje deklarate paralajmeruese e dhe per 'biznesmenet " Italiane ne se me te vertet e kane marre seriozisht Jam kurioz te mesoj sesi do ti veje FATI ketyre Mafiozeve te Lidhur me Krimin e shtetit te Berishes ! Nje gazetar investigativ mund te zbuloje mrekullira si mbi Uje ashtu dhe nen Uje qe do e shfrytezojne per kerkime dhe minimalja Vjedhje Koralesh !

Rama nuk duhet te lejoje KURRE qe objekte te tilla strategjike tu jepen te Huajve Ordinere me propogande Ordinere qe si vlen as Bathores !Imama Bajalldia nuk eshte aq naiv sa shitet megjithe oh sa te perndjekurin per kete Shqiperi ...Zhitin !

valute je per zotin!! armet shoke, te mbrojme atdheun nga feçistet italiane! je bunkerizuar ne tru o idrizzzzz. ctu desh amerika o mavi, je paradoks i gjallesmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).