Ditën e djeshme: 

[...] anëtarët e komunitetit rom janë zhvendosur pranë lulishtes ku qëndron stoik heroi ynë, Gjergj Kastriot Skënderbeu… Punonjës të Policisë Bashkiake fillimisht kanë ndalur romët të shtrojnë batanijet në zemër të qytetit, por, pavarësisht kësaj dhe konfrontimit mes dy palëve, romët kanë fituar dhe janë ngujuar rreth mesditës në qendër të Tiranës, deri në zgjidhje të problemit të tyre të strehimit.

Komuniteti rom, i larguar nga vendbanimi i tyre pranë ish-Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, është vendosur në sheshin “Skënderbej”, ku pritet të ngrejë strehë deri në momentin që do të marrë përgjigje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjatë protestës të organizuar paradite, romët thonë se kanë pasur përplasje me Policinë Bashkiake. Të gjendur prej ditësh në rrugë të madhe, ata kërkojnë që shteti të tregojë së paku interesim për çështjen e tyre.

Ministria e Punës deklaroi dje zyrtarisht se zgjidhja për ta është gjetur në Sharrë, do të jetë e përkohshme, por të paktën komuniteti nuk do të mbetet pa strehë, por, nga ana tjetër, romët kanë deklaruar se ata nuk kanë pasur asnjë takim dhe komunikim me përfaqësues të Ministrisë së Punës. Për më shumë, sipas tyre askush nuk u ka dhënë një lajm të tillë për çështjen e strehimit, detaje apo njoftime të dobishme për kauzën e tyre, gjithçka e kanë dëgjuar në televizor. (Shqip)

Mbrëmë, ndërmarrja e Gjelbërimit pranë Bashkisë së Tiranës ishte në krye të detyrës të gjelbërimit të lulishtes së monumentit të Skënderbeut:

Ndermarrja e gjelberimit prane Bashkise duke mos respektuar as te moshuarit dhe femijet qe ndodhen ne ate vend, ka hapur ujin per te ujitur barin. (Historia Ime)

Sot, në takimin me Avokatin e Popullit, ambasadorët e OSBE-së dhe BE-së kanë bërë apel për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të strehimit të romëve.  Ambasadori i BE-s, Ettore Equi u shpreh se:

Arsyeja është se ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nje nga 12 prioritete që vendi duhet të përmbushë është mbrojtja e të drejtave të komunitetit rom. Ne kemi investuar së tepërmi në mbrojtjen e të drejtave të tyre, në shumë qytete me 3 milionë euro.  Si do të vihet në zbatim ky prioritet është tregues për seriozitetin e vendit dhe ne inkurajojmë institucionet që të bashkëpunojnë për një zgjidhje për këtë problem. (Panorama)

(3 milionë eurove të BE-së duhet t'u shtohen dhe miliona nga OJQ-të e huaja për OJQ-të tona.) 

Për Bashkinë e Tiranës çështja është e vaditur/zgjidhur:

Familjet rome qe kane qendruar pa asnje pergjigje nga autoritetet ne lulishten e Skenderbeut, mendojne te largohen nga vendi ku po protestojne. Lulishtja eshte lagur nga uji i vaditjes, nderkohe qe nje aktiviste per te drejtat e njeriut tregon se gjate gjithe dites policia ka nisur te bllokoje bicikletat dhe triciklat e djemve te tyre te rinj teksa keta kane qene duke grumbulluar plehrat ne Tirane... (Historia Ime)

3 Komente

Nuk jane vec 3 milion ne fakt, ne total jane qindra milion euro donacione te huaja per zhvillimin social, nga keto besoj nje pjese e mire jane per te rehabilituar dhe ndihmuar romet. 

Pervec faktit qe romet ne Shqiperi, ashtu si gjithe nenshtetasit, jane pergjegjsi e shtetit shqiptar, jo e botes, eshte skandaloze situata e (mos)progresit te ceshtjes se tyre pas kaq shume donacionesh te huaja. Ku mootin shkojne gjithe ato miliona donacione?

 

On a political rome-side note, edngjalisti Zaloshnja thote qe LSI i fitoi zgjedhjet ne Korce pjesekryesisht prej votave te blera te jevgjpopullates se qytetit:

Së pari, pothuaj gjysma e kësaj epërsie ka ardhur prej votave të LSI-së, e cila i mori votat kryesisht në lagjet 6, 7, dhe 8 (ku jetojnë rreth 9 mijë pjestarë të komunitetit egjyptian, i njohur në gjuhën popullore me emrin jevgjit).

 

Ku mootin shkojne gjithe ato miliona donacione?

I ke pare vilat e politikaneve?

Keshtu ndodh kur ngaterohen Romen me Egjyptianet. Ja psh edhe gjibi i konfondon me dashje. Per mua ky eshte racizem i paster i ushtruar nga te bardhet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).