Kjo protestë është organizuar në Facebook nga një grup qytetarësh të Tiranës, të shqetësuar për qindra rastet e shkeljes së ligjit dhe zaptimit të pronës publike në Kryeqytet

PROTESTË KUNDËR NDËRTIMEVE PA LEJE NË TIRANË

Gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 në Tiranë nisi një fushatë e shfrenuar e ndërtimeve pa leje e toleruar haptazi nga Bashkia e Tiranës. Ndërtimtaria pa leje në Tiranë vijon me intensitet të lartë. Nëse banoni në Tiranë mjafton të ngrini kokën kur ecni nëpër rrugë dhe do vini re se në së paku 1 në 10 pallate është bërë së fundmi ose po bëhet një ndërtim pa leje.

Ditën e Premte, dt. 2 Gusht 2013, ora 19.00 ftohen të gjithë qytetarët joabuzivë të Tiranës të protestojnë para Bashkisë së Tiranës duke ngritur aty simbolikisht ndërtime pa leje, për ti kërkuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës të bëjë detyrën për të cilën është zgjedhur nga qytetarët e Tiranës ose të largohet nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë.

Nëse keni foto të ndërtimeve pa leje që janë ngritur së fundmi apo po ngrihen në zonën ku ju banoni postojini në murin e këtij eventi.

Kjo është një protestë e qytetarëve të lirë të Tiranës, politike, jopartiake.

69 Komente

Tek foto e pare 'ishte me eshte' ja merr 'eshte' mendimi im gjithsesi.

ishtja per dor suva kish nevoje, jo per suva ene 2000 m^2 shtese... smiley 

ore per kuriozitet, ku e dini ju qe jane (te gjitha) ndertimet pa leje?smiley.

I guess technically, ne shumicen e rasteve nuk duken si mbi prone publike, por mbi pallate... keshtu qe pyetja ime, eshte kush i nderton, ai tek kati me i lart per veten e tij? Kthehet prap ndertuesi ne rast se eshte pas 90's dhe e nderton? Po te tjeret pse nuk hidhen perpjet kur ndertohen? Dhe cfare behet me fucit e ujit e antenat?

katastrofe 

I kam parë dhe më parë disa nga këto shtesa që më s'shumti janë mbi taracat e pallateve dhe për mendimin tim s'është ndonjë hata e madhe kjo të paktën jo aq sa trumbetohet. Po të vëreni ndërtimet apo riparimet s'janë në qendër, s'janë afër objekteve kulturore me rëndësi të veçantë, askujt s'i prishin ndonjë punë. Aty ka edhe individë në katet e sipërme që nga tarracë betoni kanë vendosur tjegulla, pra çati, ky psh është ndërtim pa leje? Individi nga që i pikon taraca detyrohet të bëjë veprime të tilla?

Ndërtim pa lejë për mua është kur zaptohen lulishte, rrugë apo kur ngrihen godina të larta në prona shtetërore e jo shtesa 2 x 2m në objekte ekzistuese dhe në shumë raste si përmenda më lart të nevojshme për arsye objektive. 

Shoqëria civile? Zot sa kam qesh..

Po prishet Tirana, Tirana e pjerdhur është që me Enverin..smiley

Tirana s'ka kene kurre asgja,nuk ka fe tradite te nje qendre urbane...nje katund kot qe kot pa identitet te asnje llojiee qe enver iia perforcoi kotllekun me zbarkimin e gur kusarsve...Pra tradita vazhdon....

Mister, per ty nuk eshte hata ... ndoshta di ndonje gje me shume.

po une po te them qe eshte hata, me injorantet shqiptare qe i bejne keto veprime.

se pari atje eshte ndertuar pa nje miratim, pra ke genjyer shtetin dhe sistemin e taksimit per banese dhe ka te tjera te dhena ne regjistra nga sa eshte ne teren ai pallat. pra projekti mbi kerkesat sigurin etc etc eshte i pavlefshem per ate pallat.

ata tipat qe ndertojne aty nuk paguajne ashensor sepse mendojne qe nuk aplikohet per ta mqs nuk iu vjen deri tek dera.

me keq akoma bllokojne oxhake ventilimi ne tarace sepse iu vijne ererat e gatimeve te pallatit ?! po oxhaku per ate pune ehste nxjere ne tarace, dhe taraca ate funksion ka. pra ata sjane me te mire se te tjeret kane okupuar nje hapesire funksionale publike qe iu takon dhe ka nje funksion per tere ata qe jetojne ne ate pallat.

kane mare "pronesi" mbi taracen dhe nuk duan tia dine per komunitetin qe jeton nen te njejten cati.

po te besoj sidoqofte mqs jeton aty dhe ndoshta i di me mire gjerat, nderkohe qe une mundohem te shmang njeres me kete mendesi.

Peshku kuq, kush zakonisht I zapton taracat? Ai qe eshte ne kat te fundit? that's not fair. Ziliqarllik, do thoshte ustai ketu. 

me sa kuptoj ketu perpiqet qe te jepet nje ide. se aq shume ndertime ka pa leje sa sta merr mendja, dhe qe pjesa me e madhe jane ne trotuar apo hapesira publike mes pallatesh pa respektuar asnje norme urbanistike.

keto ndetime jane duke ja marre Tiranes edhe ate pak fryme qe i ka mbetur. ( pjesen tjeter e ka plani i ndryshuar urbanistik i bashes , ndryshime nga plani i rames ne luslishte e hapesira publike nejse) 

Rreziku qe i kanoset qytetit te Tiranes , qe disa njerez nuk e marrin parasysh, eshte ai i kthimit te qytetit ne nje zone informale, ta zeme bathore apo kenete, e qe per mendimin tim ka kohe qe ka filluar qe pas 1996-1997.nje proces qe pati  disi si nje ndalim e zbythje kur ishte Rama kryetar. Shnderrim i Tiranes ne nje hapesire informale qe s'ka asnje lidhje me fjalen qytet, urbanizem , e qe per me teper do ta ktheje kete qytet ne nje qytet te pajetueshem duke i detyruar banoret e tij te pranojne me dhune ligjit e me te fortit e duke i nenshtruar ata ndaj paligjshmerise e rrjedhimisht drejt pasigurise se jetes ,prones, biznesit etj.

 

Teorikisht keni të drejtë. Praktikisht i bie që të shembet çereku i qytetit...

peshk i kuq, 

une kam lindur dhe jam rritur  dhe vazhdoj te jetoj ne Tirane.  Ndjej keqardhje kur e shoh te bastardizohet cdo dite nga cfaredolloj legeni qe i teket me bo shtese a me ngrejt nje kat a me zon lulishte a me zon hapesirat para pallateve per parkim privat etj etj ,cfaredolloj legeni qe i teket te perdhunoje publikisht nje bashkesi njerezish qe jetojne ne ate zone duke i thon te gjitheve qe une e boj dhe sme plas trapi per askend, qe merr guximin te dhunoje cfaredolloj norme qytetare ne interes te vogel vetjak. me nje fjale cfaredolloj legeni me pak leke ben cfare ti doje rrota e k@r|t..... mjafton ti jape parate atje ku duhet : tek florenc hoxha e vullnet topallaj.... , futi dhe nje rilegalizim dhe mori fund e bathorizuam edhe kryeqytetin e Shqiperise,  apo sic thoshte Naltmaidhimi i Tij Z.SRB, kryeqytetin e gjithe shqiptareve. 

nuk i kam numeruar qe te them qe jane cereku apo trecereku i qytetit.  sado qe te jene, qofte edhe cereku qe thua ti,  nje e nga nje i vjen radha te gjitheve. ketu behet fjale per menaxhim te qytetit, bashkejetese, norma qytetare, urbanizstike, zbatim ligji etj etj. Nuk behet fjale per teori apo per idealizem . nuk kerkon njeri qiqra ne hell, ajo qe duan qytetaret e Tiranes , eshte shume e thjeshte : ndal masakres se ndertimeve pa leje ne Tirane. 

Ajo qe bashkia duhet te beje, te ndale kete zullum te ri qe i po behet kryeqytetit. me thjesht te beje detyren per te cilen paguhet nga taksat e qytetareve te saj. 

po ndersa po shkruaja, mu kujtua  nje dash kurban para bashkise, e ca pret te bejne ateher??? hajde gjeje lidhjen me qytetin midis dashit , kryetarit , bashkise dhe qytetareve. rezultantja e vetme jane legenat qe bejne ndertime pa leje .

 

 

Ndoshta më keqkuptuat, unë si qytetar jam për ligjin, e respektoj atë dhe do ta respektoj gjithmonë.

Po pres nje proteste per zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor.

Finis..Ndoshta ju bëni ironi por realisht është nga gjërat e rëndësishme që ky vend ka nevojë. Deri më tani kemi paguar një kosto tmerrësisht të lartë.

Nuk po bej ironi. Po zgjedh me ironi, mes nje kauze dhe nje tjetre. Opinioni im (dhe jo vetem) eshte qe shoqeria civile ka per detyre te zgjedhe kauza te paperkrahura nga autoriteti*, se ndryshe s'ka asnje kuptim fjala "proteste". Pervec rastit kur jemi duke kerkuar nje projektor per egon tone. Tashti, per ndertimet pa leje, jo me larg se dje degjova nje deklarate te Bashes qe thoshte: "Tolerance zero per ndertimet pa leje". Cka don te thote qe nga autoriteti ka nje qendrim, qofte edhe formal. Kurse rregullat e qarkullimit rrugor jane jetime, si nga trajtimi prej autoritetit, ashtu edhe nga ndjeshmeria publike.

* ose edhe ne kundershtim me te

tolerance 0 . fjale e njohur por aspak e vene ne zbatim.....

jane show. pasi ne mendimin tim ai eshte njeri show shume bosh . kryetar show i Tiranes, kryetar show i PD-s, etj etj etj etj. 

Ho me, kane fillu me ju ra ne sy kto shtesat tani qe nuk e keni me bashkine e? 

me mungojne favelat e mija!!!!

1) A jeni te sigurte qe te gjitha nuk kane leje?

2) Ene u do ta nis nji papafingo prej druni; me leje kuptohet...

tek ajo " ishte "  dhe " eshte " pune e paqme " eshte " , per te tjerat hahet diskutim hahet .....

ajo pune e paqme  qe thu ti brado ka zon rrugen komplet, eshte tek tregu cam ,e pasha para 2 javeve kur kalova atje. Aty  ska nga hyjne mo as autombulanca as zjarrfikese, as i gjo vetem autoveturat mund te hyjne cik m' cik. gjynof per ata njerez si jetojne aty.

ore brad sikur e kishim lon me nga nje birre per rezultatin e tirones doli 19-13 , kur do e pijem ate birren e fitores???

Sigurisht qe do e pijme , nga e Hena vij ne Tirane dhe flasim.

Nje pyetje, a mos valle ky bum ndertimesh eshte pjeserisht i motivuar edhe nga premtimi i shume perseritur se cdo ndertim me funksion banimi do legalizohet falas nga qeveria e re? Cimi si ekonometrist jam i sigurt qe po e mendon nje model vleresimi qe tani.

Qenka mbushe Tirana me penthouses mer! Lol

ej, po ku e kuptoni se jane pa leje, apo thjesht sepse jane ndertIme relativisht te reja dhe thoni se nuk jane dhene leje ndertimimketo 2-3vitet e fundit?

Duken ato pa leje se njerezia flasin me njeri-tjetrin, komshia, gjitonia, lagja i merr vesh te gjitha..smiley

Jo, seriozisht. Njerzia do te jetoje, dhe jo perhere mjaftohet me ndertesat dhe apartamentet ekzistuese. Kerkohet mire e me mire, dhe per kete lejet e ndertimit duhet te jepen qe te kete nje vazhdimesi ne ndertimtari e ne zhvillim infrastukturor. Ama, cilesi dhe plotesimi i kushteve nga zhvilluesi/ndertuesi duhet kontrollu deri ne detaj. Ndalimi i dhenies se lejeve te ndertimit padallim, eshte shkelje e lirive qe bazohen mbi konkurrencen, deshiren, shpresen, mirqenien. smiley mos mendoni se jam duke u talle eee. Palaço ju!

Jo te kuptojme shume mire po nuk te marrim vesh pse na shan? smiley

Po kapeni problemin prej koke. Kush jep leje per ndertimet pa leje ?

Te behen disa kerkesa ne qeveri pas protestes gjithashtu firmosur nga protestuesit.

Problemi eshte se si gjithmone sulmohen me te dobetit qofshin edhe te paligjshem. Po ndertimet pa leje e pronareve te mediave, investitoret e medhenj, financuesit e partive? Sa beton e sa kate pertej lejes se ndertimit, jane bere ne kohen e kryebashkiakut piktor? Sa leje ndertimi abuzive, pa asnje respekt distancave e kritereve jane leshuar? Tha Dashamir Shehi, me telekomanden e tv nga kuzhia ime, i nderroj kanalin e televizorit komshise perballe? 

ja ta them une nje rast qe me ka bere pershtypje per te pare sa keq i fryhet mashtrimit ne kete vend e sa te paverteta thuhen...

Mori leje Dulaku per ETC nga Bashkia Tirane. E i beri 4 kate pa leje ETC dhe nderroi objektin duke e bere dhe per banim. Doli jashte lejes se dhene nga RAMA.   Nuk kishte inspektoriat ndertimor urbanistik prane bashkive. 

Erdhi legalizimi i 2006 i Sali Berishes me Shaban Memia a Tapia dhe guess what?  iu legalizu te parit. te gjithe katet shtese

ca ti thush tani ketij muhabeti. Njeri kishte ne dore lejen, e dha, doli jashte leje tjetri , nuk ja kaloi njoni dosjen ne hipoteke, vjen sala ja legalizon.
 

megjithate, problemki nuk eshte tek Gener 2 apo Dulaku, problemi eshte qe cfaredolloj personi qe do me bo nje ndertim pa leje e bo, se nuk e ndal kush. jep leket dhe mbaroi puna. kaq o ky muhabet. 

tani eshte tu u bo pallat pa leje tek zona ku do behej kampusi i Universitetit te Tiranes.....

Pallat hunter jo shtese!!!

 

 

Te gjithe bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh. Gjithe pallatet kane nga 2 ose 3 kate pa leje, jo vetem ne shpresen e legalizimit, por sepse kane rrahur lekun ne fillim kur kane marre lejet edhe disi do ti nxjerrin ato shpenzime per rryshfet. 

T'forte jane shqipot. Guxim budallai kane. lol. 

Po pse jeni kunder iniciatives se lire mor zoteri?

Kjo tregon zhvillim do thosh Genc Ruli

Ne fakt ishte avokati qe ne 2003 e akuzoi Ramen se duke pastruar Lanen kishte shkaterruar Stock Marketin e Tiranes. Ruli nuk eshte shume ideolog si tip, qypat e tjere te PD pastaj besojne se e djathta=berishizem.

Dakort!

Bashkia: Mos u mashtroni për legalizim, çdo ndërtim pa leje do të prishet

TIRANE- Inspektoriati Ndërtimor ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Sot ky aksion ka vijuar gjatë paradites me prishjen e një shtesë pa leje në katin e sipërm të një pallati, në rrugën “Mihal Grameno”, në Njësinë Bashkiake Nr. 2. Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha ka përsëritur thirrjen e tij ndaj qytetarëve të Tiranës të mos ndërtojnë pa leje dhe të mos bien pre e mashtrimeve të eksponentëve të lartë socialist për legalizimin e tyre, se të gjitha ndërtimet pa leje do të prishen.

“Inspektorati Ndërtimor Urbanistikë i Bashkisë Tiranës sot po vijon punën e tij në lidhje me ndërtimet pa leje. Pra për të goditur çdo ndërtim pa leje në qytetin e Tiranës. Këtu pas meje shikohet që në mënyrë abuzive ka lulëzuar një ndërtim pa leje, shtesë kati, të cilën ne do ta vendosim përpara kushteve të ligjshmërisë duke e kthyer në gjendjen e mëparshme”- u shpreh Hoxha.

Ai tha se ka një kontakt të vazhdueshëm me ALUIZN-in për të vendosur në kushtet e ligjshmërisë çdo objekt të ndërtuar pa leje, i cili mund të ketë aplikuar pranë ALUIZN-it. Asnjë prej këtyre objekteve nuk mund dhe nuk do të përfitojë nga legalizimi.

“Po verifikojmë dhe po konstatojmë çdo ndërtim pa leje që është bërë gjatë këtyre muajve të fundit. Kemi pasur një korrespondencë me zyrat e ALUIZN-it për të përcaktuar kushtet e ligjshmërisë dhe për të përcaktuar çdo objekt pa leje, i cili mund të ketë aplikuar pranë ALUIZN-it pikësëpari duke e përjashtuar atë nga legalizimi dhe më pas për të vepruar me forcën e ligjit. Garantojmë edhe njëherë qytetarët e Tiranës, që do të veprojmë ndaj çdo objekti të paligjshëm që është ndërtuar në mënyrë abuzive gjatë këtyre kohëve në qytetin e Tiranës.

Kreu i Inspektoratit Ndërtimorë i ka bërë thirrje eksponentëve të PS-së të mos ndërtojnë pa leje dhe kërkoi nga PS të mos e politizojë çështjen e ndërtimeve pa leje për të mbrojtur eksponentët e saj.

me ca do ti prishin, me leket e taksapaguesve?

sdi si ta mar kte pyetjen tende. shteti me taksa mbahet, me cfare tjeter. ti preferon qe te zaptohet qyteti e te behet xhungel vetem sepse vendosja e rregullit harxhon parate e taksave?! ftillohu or ti

duhen gjetur menyra qe ti prishin vete, te krijohen incentivat e nevojshme

me shkop magjik! ne fund me duket se kosto e prishjes se ndertimit i shkon "pronarit" ne forme gjobe. mos e vrit mendjen se s'eshte problemi tek parate, por tek vullneti i zbatimit te ligjit. po te doje shteti e kap leprin me qerresmiley

ti gjobisim ne keto tani? hajde ide hajde! nga nje problem social te kalojme ne nje tjeter.

Shume inisiative e bukur, do e perhapim lajmin ne cdo skaj. Por duhet nje sulm frontal tek te gjitha bashkite e republikes, sepse halli dhe njerezit jane njelloj ane e kend.

Po per ç'fare do te protestohet xhanem? Keto ndertime kryhen ne funksion te permiresimit te kushteve te jetes se qytetare tiranas. Ato jane te domosdoshme sepse ose i sherbejne permiresimit te kushteve te banimit, ose krijimit te hapsirave per business qe sjellin rritje te punesimit dhe te mireqenies.

A nuk ju duket ne kete rast se kemi te bejme me ziliqarllek? Vetem nje ziliqar qe nuk e deshiron perparimin dhe pasurimin e fqinjit, shokut, ose mikut do te donte te protestonte. Keto lloje protestash jane kunder zhvillimit dhe perparimit te vendit.

Thuhet se do te krijohen zona informale. Ketu nuk ka asgje te keqe, sot ato do te jene zona informale, neser do te formalizohen edhe ato. E rendesishme eshte plotesimi i nevojave te njerezve nga vete njerezit, pa pritur qeverine qe t'ju plotesoje nevoja.

Bashkia dhe qeveria qendrore ne kete menyre do te kene mundesi te mbledhin me shume taksa mbi pronesine e paluajtshme. Keshtu sot kerkohet te paguhet 100 Leke takse pronesie e paluajtshme sepse shtepine e ke me nje kat. Neser do te paguash 200 Leke sepse ke bere edhe nje kat shtese.

Ne vend qe te xhelozoheni per shtesen qe ben tjetri, perpiquni te beni vete dicka te tille sepse ne kete menyre do te perfitoni diçka me shume per vete por do te krijoni kushtet qe edhe te tjeret te perfitojne diçka me shume ne te ardhmen.

Tung

Sa kot e ka thone ai: Liria ime perfundon aty ku fillon liria tjetrit

Provo te shtosh nje kat apo te zgjerosh nje gardh atje ku je, dhe na thuaj si dole me ziliqarllikun?! Usta qenke vertete. Paske idera brilliante. Can I hang out with you?! Pls?! smiley 

Per ata qe kane mundesi te vijne ne kete proteste:

Si jeni në dijeni protesta e sotme nuk ka nga mbrapa parti, shoqata apo projekte. Për këtë arsye secilit i mbetet të kontribuojë në organizimin e protestës duke sjellë çfarë të mundet nga materialet e nevojshme.

Konkretisht kush të mundet të ketë me vete 1 çekan (për veten), thumba, kartonë (sa më të mëdhenj) dhe imazhe të ndërtimeve pa leje (me rrugën shkruar mbi të) të printuara me ngjyra ose bardhë e zi në format A3.

 

 

respekte Alidea smiley

Alidea, Bashkia a ruhet nga garda???

ne shume nga keto ndertime pa leje nuk respektohen rregullat e sigurimit teknik ne pune

e di plako e di. 
eshte per te ardh keq. gjynaf ti shifshe me lopata tu bo themelet..... skishte siguri fare 

hahahahah

Konkretisht kush të mundet të ketë me vete 1 çekan (për veten), thumba,

Alidea me duket paska menje me e gozhdu Bashen si Krishtin ne kryq!!!

Republike bananash...

/cer tjeter mund te ndodhe...

Paska nji pjesmarres te spikatur protesta  smiley

Rreth protestes, BRAVO JU QOFTE, per vendin se per kohen... Me ne fund nje protest perpara institucionit perkates ( e jo nga kodrat e liqenit) qe duhet te merret me problemin ne fjale!!!

Bame nuk jane te gjithe QOFTE, per ca rrjedh per ca piko

 proteste per ndertime pa leje... pse a ka ngel njeri pa bo ndertime pa leje ne Tirone!?

per menimin tim boni proteste po anej nga tetori me mir se tani eshte vap e modhe e po ju bi damllaja n'kok

Ne shtator fillon pune qeveria. Ne tetor prishen te gjitha ndertimet me rastin e zgjedhjeve ne te gjithe Shqiperine. Kaq!

Nje habi e madhe! Kur isha ne atdhe, shuume rastesisht me zuri syri nje proteste solidarizimi me protestat per mbrotjen e Gezi Parkut ne Turqi. Which is fine! Por si dreqin s´hidhen rrobte per te mbrotjur parkun qe u sakrifikuan ne emer te xhami /qender tregtare tek Parlamenti?!

pse nuk dolet ne proteste ju qytetaret "politike paparti" kur nen hunden e bashkiakeve socialiste, vershuan ndertimet pa leje ne bregdet? Te gjitha ndertimet te lena me qellim para zgjedhjeve.

Edhe i lene edhe thone sdo tolerohen. Pse i lane? Se skan byc ti ndaloj e se jane dhjaksa, te paafte dhe te korruptuar. 

Barakopoli.

Ore pyeta me perpara, dhe mbase behem i merzitshem, por nuk mora pergjigje e do mundohem perseri. Shumica e ndertesave/shtesave duken si mbi pallate.

Kthehet ndertuesi e i nderton? I bene ai tek kati i fundit i pallatit dhe e mere per prone te vete? Te tjeret nuk flasin?

 

Alidea, kemi nevoje per haber. Si u be puna? I shembet ato penthouset?

Pse po e gerget,Alidea ka tane n'jetin e mire...rendesi ai ka...me u shemb ..mah ,kurre

Zana, une e di se ti e ke ba njet me shti miletin ne ngatrrese, por lodhesh kot se mu nuk me prish kush me Alidean. Asihere!!!

Terhiqem ,Battaglia persa in partenza..nuk me dukeshin kaq te fuqishme le affinità smiley

Rasti me skandaloz me duket apratamenti i Fatos Nanos!

3 kate informale ne qender te Tiranes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).