Realizëm emocional, kështu e quan stilin e tij piktori Steve Hanks.

Po ju prezantoj disa nga punët e tij; (disa kanë në sfond shiun dhe tematikë nisjen për diku; klishe e vjetër sa bota ndoshta, por ai është rritur pranë oqeanit ndaj nuk e ndan ujin nga veprat e tij).

Sidoqoftë hidhini një sy se edhe mund t'iu pëlqejë (gjithmonë nëse nuk ka aderuar në ndonjë parti që ju s'e keni me qejf).

A.

100 Komente

Interesante parë në këndvështrimin tim m'u duk: Taking Their Time..Pjesa tjetër përveçse trishtim asgjë tjetër për t'u shënuar. Pa jetë e madje fare të ftohta..,në thatësirën e gushtit e vapën çoroditëse të ktyre ditëve..

sic e kam thene me lart, ka shume klishe neper veprat e tij, por sidoqofte disa pune te tij me pelqejne (sidomos portretet e femijeve nen cader)

per mendimin tim eshte me teper realist se realiteti vete (por per thatesiren e ketij te fundit nuk me duket se eshte pergjegjes smiley )

I ka shume perfekte modelet,(nuk eshte se me pelqen shume kjo gje)

ndonjehere pikturat e tij me ngjajne thjesht si disa foto te Vogue smiley

Deomos, Ai është modern smiley

Me mire realizem ne pikture, se video art, instalacion, apo pop art, apo hedhje ngjyrash me kova, apo laterzhyerje duarsh e kembesh mbi kanavace...smiley

pervec kembeve dhe duarve perdoret edhe i gjo tjeter si penel...smiley gugell pricasso....

Lol 

andvlo-si te duken?

tre vajzat me cader dhe cifti i pleqve me duken me mire, por... piktura duhet pare "LIVE"... Flo...

edhe mua te njejtat, pleqte sidomos

te bukura por pak  te trishtueshme , ndoshta ngaqe shiu nuk eshte aq prezantues si gezim ne foto , as si shprese, shiu ka hije te rende

Elba mua ato vogelushet nen cader me duken te hareshme (eshte shi vere)

sorry my bad , eshte heret ktu eshte mengjes , my bad smiley

dhe shpesh dhenie opinionesh ka lidhje me shije personale ( mu ka merzit shiu smiley)  dhe nuk e shoh dot ne art si optimizem

dmth edhe pse po punoj qe gjerat te mos i shoh vetem ne aspektin personal , prap gaboj dhe pergjithesoj,  ndjese

Arti kete "detyre" ka "Te cliroje ndjesi", gezim, trishtim, kurajo, shprese, nostalgji, dhimbje etj... Pa permbushur kete do te ishte si ato letrat me (pa)vlere...smiley

mire mo mire po pak si heret , korja cerebrale para ores 8 te mengjesit pak si veshtire t'a percoje procesin te sukesshem deri ne fund

ndaj...

Shume te bukura te gjitha..ndoshta ngaqe jam adhuruese e shiut me pelqejne..

derisa te zgjojne emocione... ky eshte art-i... mund te perdoret edhe ne vend te kafese per te te zgjuar nga pergjumja e mengjesit... ose futi ca komente ketu te peshku e zgjohesh tak-faksmiley

Mire deri ke komentet te peshku n'rregull, po ajo  e shtrimja n'toke me goje hap ca qeka

Nuk thote asgje, po absolutisht asgje fare.

c*duhet te thote? 

duhet te flase per Boten dhe te na trazoje ne nje menyre ose ne nje tjeter, pozitivisht ose negativisht

ty dmth; nuk "te thote" asgje ty...

po po te duash ta kontestualizosh edhe "mua". mirepo s'duhet te jem e vetmja, nese veren cmimin e puneve te tij.

Të përballueshme për një adhurues artesh shqiptar të mesëm, aty ke edhe punë 75 $ smiley

Gjithsesi postimi i Flo ishte si një relax i kandshëm!

I soldi non fanno la classe,

fatkeqesisht disa njerez nuk do ndryshojne kurre ketu ne peshk

Do preferoja paratë para klasit, fundja paratë ma japin atë klas no?  smiley  smiley

Te jesh apo te kesh kjo eshte se c'eshte smiley

''me mire te dish se te kesh''

Yes my dear - ! smiley

Une i kepus nje not a nje gjume dreke kur dua te relaksohem, mirepo edhe kjo eshte personale.

p. s. Flo-se ia publikova une temen, meqe jemi tek personalja.

ate punen e cmimit e rrumbullakosi ai artisti qe hengri mengjesin, kreu punen dhe e futi ne nje kuti sardelesh, a spam-i... (origjinalet e ketij shkojne 2-3k gjithsesi, printimet 60-100 etc)

nejse, varet se c'kerkon dhe ku e kerkon... Pak a shume ai e pershkruan punen e tij si momente te bukura jete; jeten e shikoj te femijet dhe gruaja dhe perpiqem ta kap ne momente neutrale etj

 

Ai rrumbullakosi ceshtjen e artit ne pergjithesi (ne kuptimin qe s'mund te besh me art pa marre parasysh te pegerat e P. Manzonit), por sidoqofte ka nje autoritet ne kuotimin e puneve, pervec mecenateve (ose/dhe kritikes mbeshtetese, si autoritete te tjera) ne rastin e autoreve bashekohore.

Ne pergjithesi une s'kerkoj, ose me sakte kerkoj ne nje kuptim te gjere te fjales. Emocionimi eshte nje akt qe kultivohet. 

Realizem edhe mundet por Emocional , ncuq...hic fare.

yuck thoni ju anglofonet?

ashtu dé !

sigurisht qe eshte realizem. bie shi dhe vertet qe bie, kete s'e mohojme dot, eshte realitet. 

po emocioni ku eshte??????

thjesht bie shi , thjesht, fare fare ...

keshtu e ka quajtur vete autori stilin e tij

e mora vesh, e mora. po ti mos e merr personale. s'jane per ty komentet por per te. 

mua s'me emocionojne  fare fare. thjesht bie shi, asgje tjeter. dike tjeter e emocionojne.

thjesht bie shi

po ca duhet te bjere qe ti te emocionohesh? te cuditshem ca njerez, sa shume kerkojne nga qielli!

ahhhhhhhhhh, duhet te bjere shi si ne tregimet e heminguejt qe te me emocionoje mua.

si ne poezite e kadarese, por dhe ne prozen e tij. lexo ate "ca pika shiu rane ne xham" smiley

sigurisht sigurisht, se dhe kadare heminguejin kopjonte.

ne fakt, nuk eshte realizem

por aman... ç'rendesi ka ç'eshte

Shume te kendshme jane Flo. Thanks for sharing smiley

sh te bukura.motive me shi.shiu eshte emocionues.

Autori duhet ta kishte vene keshtu titullin : Realizem Emocional Personal ose shkurt REP .

Varet xhanem se une sapo u ngrita nga gjumi dhe emocionet mund te me shperthejne nga darka .

Jemi ne pritje.

shi nuk parashikohet ne darke.ndoshta mund te emocionohesh me nai krikell smiley

ku i dihet , ne Munchen mbreme ne darke kishte rene shi pershembull smiley

ose R.I.P  smiley

smiley  Pjesën e parë të komentit dua ta hedh në facebook por si t'vendos autorin, inicialet s'paku smiley  

te komentit tim???

Po zonjë/ushe !

Nqs me lejohet.........   AMG   smiley

Arlinda Guma, ose neper shkrime mund te me gjesh si Arlinda G. 

Piktura perfekte per ti vene ne cottage. Pite me maple syrup ne mengjes, shiu qe bie mbi gjethet e pemeve...qeni i shtrire ne verande... dhe duket sikur there is no tomorrow. smiley

po ti shiun dhe pitet aty i paske, c'te duhet edhe piktura me shi qe duket fiks si shi? smiley

"realizem emocinonal" do ti shkonte me shume mendoj pikturave te Edward Hopper . 

Contemporary Painters, por jane thjesht dicka me shume se fotografia. Biles ne disa raste jane te pandershem, sepse perdorin fotografi dhe e ngjyrosin siper. 

Nuk ka kreativitet, as emocion. 

Komplet tjeter gje jane ato te Hooper qe ka vene lefti.

eh hopper!!!! na cove shume larg o hunter. hopper eshte vetem nje, dhe vetem nje ne kete boten tone te vogel

ah "des connaisseurs"! ca rradhe eshte mbajt ne paris kur u be ekzpozita e hopper kete vit, pritje e papare.

ehhhhhhhhhh, mos me thuaj se e pashe kur ishte ketu. nje mrekulli. e kisha dhe pa pare se e kisha bileten nga puna.

rradhe e madhe dhe ketej.

hopper ... nje mrekulli. kur u largova kisha nje trishtim dhe nje lehtesim te trupit dhe mendjes gjithashtu. 

ishte si nje mrekulli qe zgjati nja nje jave. ca grimca i kam dhe sot ne mendje dhe shpirt ...

ej, te pakten 60% e studenteve te vitit te trete ne universitetin e arteve ne tirone, dine te kopjojne nje kartoline/fotografi ne çdo detaj te saj. Kaq. Lol

Nuk kane faj qe ankohen komunistet me siper per keto fotografi se nuk plotesojne kushtin themelor dhe vendimtar per ta, nuk jane fotografi te realizmit socialist. Jane sic po i quajne realiste emocionale por jo tjeter, nuk pasqyrojne kushtet e renda te proletariatit, nuk jane kunder strukturave dhe superstrukturave e keshtu me rradhe. Keto fotografi jane jashte vijes ideologjike se pasqyrojne vajza e femra ne relaks e udhetime, ndersa keta duan ne mos kooperativistet ne are, cupat e vogla ne fabrikat e borzhezise.

Keto fotografi jane 100 here me mire se edhe i ashtuquajturi art kontemporan qe disa e kane si zevendesim per realizmin socialist, ku merren dy shapka e nje kepuce e behet art i madh.

smiley 

Ti duhet te jesh ai qe sekuestroi dhe dogji 250vepra te Maks Velos, me siguri. Sigurims ti!!!

ti, hoppa lexo mire. ai po thote qe ti, une, ai , ajo jemi ata grisesit. ai eshte ruajtesi i vlerave te verteta te artit te vertete dhe prej verteti.

dhe une po te them qe ky lloj arti, nuk ka vlere persa kohe eshte lehtesisht i realizueshem dhe i replikushem. Ky art nuk ka intimitet, nuk eshte personal. Nuk eshte subjekti çdo gje, por vete artisti. Kush e di sa e sa burra qe kane dite te shkruajne, kane shku me femrat qe ka shkerdhy Bukowski, por vetem ai i transformoi ato kurva ne ikona!

 

Hey, do thush ti qe çdo gje varet nga kendveshtrimi dhe momenti!; dhe une do te them: Yes. smiley

plotesisht jam dakort me ty. po c'thote sigurimsi pa? ja ai thote qe ti je komunist. do me per sigurimsin???

oh, ti ishe duke thene se sigurimso osht legen? Ate nuk e di une... smiley

E di sa e ka shitur njeri nje pikture me nje partizan te Kel Kodhelit? 

p.s. Jo si kjo poshte e sigurimsit eeh, ajo eshte nje pikture e shpifur.

ato ku t'i gjesh po sigurimsi i fut te gjitha ne nje thes. 

apo dhe ti hunter je komunist. ndoshta jo, po ke miqesi me komunistet. ( beluli spjegon me tej)

Nuk e di, por njoh njonin ketu qe ka pagu $5000.00 per nje nate me nji femen ne Tirane. Tashi, mbase ka qene femer e realizmit socialist, as kete nuk di.

Art i vleresueshem sidomos pas shteses " emocional " Mbreslenes .Them se mund te shtrihet edhe ne fushen e Letersise .Imagjinoni psh se cfare emocionesh do kishte KOPEJA kur te merrte ne dore nje Liber Emocional .Kater(4) Qershor .Nje vit perpara festes se pavaresise se shtetit me Demokratik te Sotem USA...Lindi Left me .....IIIIIII ne fund .Fati i parathene i Shqipetareve Lindi, dhe sot krenohemi si Shqiptare qe mund te vleresojme me dinjitet veprat e Artit Boteror nga zonja LefGOPE ! Koken lart PPU ....ne gjirin tene kemi RIPA sipas emocioneve ose VIPA sipas artit emocional smiley

I nderuar Hoppa LefKOPEJA nuk djeg vepra arti Keni adrese te gabuar ! Ajo i xeberthen ato !

vetem shiu mungon.smileysmileysmiley

Eh artdashesja Lefkope / te shoh ne kokerdhok te siut sic me sheh / cice fryre  ballelart / hedhur xhaketen mbi shtat

Eh Shqiperi ç'të lindi fati  Fati ...për së gjëri e për së gjati

ç'lote duhet te kesh derdhur ti shoku idrizzzzzzzz kur te shemben Artin e vertete nga piedestali ku rrinte ngehur, bustin e idhullit Enver! ti me siguri ke qene nder ata qe rendnin me qen kufiri drejt turmes Art-vrasese. sa deshire ke pasur zotrote ti fshije nga faqja e dheut, ti shqyeje, ti haje me dhembe ata injorante qe çnderuan Artin e vertete! por historia te dha te drejte shoku drizzzzzzz, erdhi 23 qershori dita e rimekembjes se partise se punes ne pushtet, erdhi dhe dita e Artisteve te "popullit" te prire nga Piktori lakuriq! Oyé oyé!

Nje gje nuk kuptova une, ky eshte pikturist apo fotograf, se une pashe foto, jo piktura. 

''ai kujton se eshte piktor'',  Pjero..smiley

po pra, si pikturist m'u duk dhe mu

Ndofta materializmi makut nuk eshte edhe aq shenje e koheve qe jetojme : ja, mua edhe sikur te me falesh ndonje nga pikturat ne fjale, nuk do pranoja kurrsesi te dekoroja me to hapsiren ku jetoj (thene ndryshe, ti shihja perdite). Biles do paguaja nes do te mi 'impononin' !!

Qe te jem politikisht korrekt, s'me thote gje.

Pashe qe po perpiqeshin ta krahasonin Hanks me Hooper. Aman se pastaj do krahasojme Hooper me Sezan dhe pastaj Sezan me Raphael e keshtu me rradhe, e do benemi lemsh.

Mua Hanksi me pelqen. Kaqe.

Ti finiSterë me kujton nje debat qe ka bere perpara disa koheve Lubonja me Grida Dumen

-Ti je shembulli me i qarte pse PD-ja nuk fiton- i tha ai

Te njejten gje do thoja dhe une, per ty dhe per faktin perse peshku, gjithmone e me shume, ka me pak e me pak, lexues dhe komentues cilesore...

prej nga dhe ulja drastike e rruges se Finit!!

* e rroges

Me kujtohet vagullt ai debat, dhe me kujtohet disi edhe pergjigjja e Dumes, dicka e tipit qe nga Lubonja s'mund te dilte asgje e mire, pune ligesie e frustrimi, e me the e te thashe. Kam kaluar nje dite shume te mire ne plazh dhe kam lexuar nje roman edhe me te mire. Cka me predispozon ne menyren e duhur karshi komentit tend. Po buzeqesh dhe po hyj ne dush. Mbremje te gezuar edhe ty! smiley 

kam lexuar nje roman edhe me te mire

?

?

Se mos me thua qe nuk eshte Roman! Roman e shkuar romanit eshte!

Midis banoreve te ketyre krahinave e ndjejme veten si ne shtepine tone..

Ejani shoke mblidhuni sa me afer..

Do ta marr dhe do ta ruaj ne raftin tim...

Veseli ka nje mbiemer te bukur: "Molla". Molla behet ketu, prandaj mbiemrin "fute nen toke" qe te celin filiza te rinj mollesh te kuqe.. 

 

P.s. "...prandaj mbiemrin "fute ne toke" qe te celin filiza te rinj mollesh te kuqe."

smiley

Veseli me sa duket paska qene beqare. 

 

smiley

ahahahahahaaa.... 

e paska pas Kole. S'di pse e dija Ndue.

jo, se ti kujton qe ulliri nje vit ben e nje vit s'ben. po ja ta them une qe e di gabim.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).