"Misioni i çuditshëm i Shkupit për të ndryshuar historinë përmes skulpturave" është titulli i artikullit të botuar së fundmi në revistën amerikane Atlantic City, një artikull ku ngrihem pikëpyetje mbi projektin e qeverisë maqedonase për të krijuar një histori që nuk e kziston. Ky shkrim fillon me fjalinë "Shpërthimi i objekteve të reja nën regjisurën e qeverisë maqedonase në Qendër të Shkupit i njohur si projekti `Shkupi 2014` është mjaft agresiv...”

Sipas autorit, është problematike se vetëm 64 për qind e Maqedonisë është etnikisht dhe gjuhësisht maqedonase, por në qendër të Shkupit siç thuhet Qeveria është duke u përpjekur për të ringritur historinë që ka ndodhur në këtë vend, duke nisur nga periudhat e ndryshme historike, kur nuk ka ekzistuar gjuha dhe identiteti i krijuar në fund të shekullit 19.

Artikulli origjinal: Skopje's strange quest to rewrite its history ... through public sculpture

91 Komente

Siq duket maqedonasit po mësojnë nga grekët në kurriz të shqiptarëve, sidoqoftë kjo mes shqipove dhe grekërve mbetet në kuadrin e hipotezave për mendimin tim. Ndoshta më vonë historia do e tregojë..

Qellimin s'po di ca me than,po statujat e merekullueshme,nryshe nga kto shmturinat qe mollen neper Tr, kto trangujt tone per 100 vjetor.Flliqen venin me ato shtatore e buste pa asnje lloj vlere estetike.

smiley ça ka, arke domatesh poshte komve?

smileysmiley

statuja te mrekullushme keto ? 

duken si kukulla MONGOLE te teatrit te kukullave ose si te bera me plasteline. dhe kinezet sot kane shije me te europianizuar. bejne art me permari se keta meqedonet. aq me keq per ta, do rrejne me to veç kaqolet, te pakten sa i perket shijes artistike. 

si dhe ajo skulptura jone, te pakten eshte me kembet mbi dhe, kur thone, pa pretendim qiellor.

shume kitsch si monumente por pune e tyne e kryjne

Ehhh nuk bejne dot te gjithe monumente si kuti kepucesh per 100 vjetor te shtetit. Meqe ra llafi, a ka ndonje skulpture te Nolit, Faik Konices, Fishtes, apo Koliqit ne Shqypni? S'po them te Sander Prosit apo Onufrit.

Sa i qeka bo barku Fishtes! 

Më kujtove barkun e Fishtës..Tregojnë që:

Një fëmijë e pyet Atin, ça ka mrena barku yt i madh?
mut i gjegjet Fishta; 
Dhe fëmija; Ohh sa shumë paske hangër

Qeverris se re i del detyre urgjente te ngrehe statuja nga ato me nji cic perjashta.

Shife pak kte me cica qe ka bo italiani ne shekullin e djeshem. Ne shekullin e sotem shkon shqiptari i pavarur dhe ia lyn heshten e kuqe dhe karrigen e verdhe. Shyqyr zotit qe s'e kan bo edhe me buzkuq.smiley

 

Duket si Teuta smiley

Zot çfarë cicash

Esht antiruxhio ajo e kuçja PF-jo smiley

Aaaaaaaa! Une thash mos ja kishin ly kumunistat.

Po t'u ndryshk arma ,t'asht nryshk nergjegja,kan pas than komunistat,kshtu dhe antiruzhen komunistat ja kane dhan shingjetes.

e shemtute eshte dhe kjo.

nuk ja kalon, shume tonave te realizmit socialist qe jane me te mira nga pikepamja e kompozimit.

Honestisht: do e donit nje projekt te tille ne Shqipni? 

nje projekt i tille, vetem ne teater ose ndonje film mund te realizohet (si filmat fantastiko-shkencore amerikane), po jo jasht kohes qe jetojme, se eshte e pamundur te pretendosh te besh ART.

nje mozaik si toni, te muzeu, eshte shume me i mire (se te pakten me diskret) se tere keto shemtiresira monumentale.

nuance : vetem ne filmat e keqinj !

filmi eshte art i vogel. 

kjo e ben te vjterohet shpejt, edhe kur eshte diçka e bukur fillimisht, si moda e veshjeve. 

ndersa nje skulpture e bukur sot, ngelet e bukur dhe mot. ngaqe behet fjale per art te madh. tjeter kategori dmth.

nuk po hap kurrsesi debat por:  nuk ka arte te medhenj dhe arte te vegjel (prej nga dhe keqkuptimi me 'vjeterimin' e filmave... ). 

Nje minister grek ja kishte 10re bukur nje gazetari maqedonas, qe po e pyeste per ceshtjen e emrit te Maqedonise.
I kishte thene, - A je maqedonas? Pse nuk me flet greqisht atehere?

hahaha ja paska lli bukur, si ja tha kete ne anglisht? paska qene anglez se ato njifen edhe per humor.

nuk kane pas fol ndonjehere greqisht maqedonasit. aleksandri e fliste greqishten keq sipas biografeve, kjo tregon qe gjuhe nene kishte tjeter. mos harrojme se greqishtja ne ate kohe ishte vetem gjuha e salloneve te kohes. siç u be dhe latinishtja me vone, prej fuqise KULTURORE qe pati Roma. por edhe frengjshtja ne kohen e romantizmit, ku edhe ne rusi, ne zona krejt te humbura, njerezit me kulture flisnin vetem frengjisht me njeri-tjetrin. (po a mund te pretendojne se te gjithe jo vetem flisnin po ishin dhe franceze ?)

populli i zonerave bile dhe mbrenda asaj qe quhet sot greqi, fliste secli gjuhen ose DIALEKTIN e tij. po mos qe keshtu, gjuha greke dhe latine, nuk do qene zhdukur sot. 

o hunter o huntur!!!!! po si ore greku ga dhe ti na. edhe ty te genjen greku? maqedonasit nuk flisnin greqisht, dhe aleksandri e kish greqishten te mesuar dhe i thonin barbar. c'greqishte kerkon greku ne maqedoni?????

hunter, po pse, ti kujton se ministri grek, dhe neogreket ne pergjithsi,  flasin greqisht?smiley    e kam  llafin per greqishten e Perikliut dhe Platonit, te kuptohemi..smiley

shiko hunter,  ''ta arqea'' , dmth  ''greqishtja antike'',  eshte lende  ne shkollat greke qe fillon, ne mos gaboj, nga klasa e 5-te deri ne  mature..  eshte provim shteteror dhe eshte lende nga me te veshtirat.. nxenesit grek kane shume veshtiresi ta mesojne..  nese pyet  nxenesit grek  se cilat provime  i duken te veshtira,  99% pergjigjet:  matematika dhe ''greqishtja klasike''.  nuk u hyn ne koke fare!!  te pakte jane ata qe mesojne dicka..

pooor,  kemi nje konstatim interesant...   femijet shqiptar qe kane bere ciklin normal shkollor, 8-vjecar+gjinaz, ne Greqi,  e mesojne dhe jane goxha mire  me ''greqishten klasike''.smiley

Ok, maqedonishtja dhe greqishtja e vjeter kane pak te bejne me greqishten moderne, por ne fund te fundit eshte e njejta dege gjuhesore.
Kurse gjuha serbo-kroate apo bullgare e Maqedonise sot, nuk ka asnje lidhje.

Une isha ne Shkup para 1 viti dhe gje me te shumtute se kto skulpturat nuk kam pa ndonjehere. Fotografia nuk i tregon plotesisht se cfare llahtari jane, vetem kur i sheh nga afer e kupton. 

smiley   dmth edhe me keq se kaq ë ?? pupupuu, nuk thone kot, e keqja s'ka fund

Nuk e di a ke qene ndonjehere ne Las Vegas, qendra e Shkupit eshte origjinal Las Vegas!

jo nuk kam qene, por "kam qene" (zere se kam qene me i fjale).

Ne fakt, dikush e ka permendur me lart: te tanet nuk kane patur ndofta takat financiar, por po ti futeshin, i qinin nenen! ato te 100 vjetorit edhe shume shume larg nga keto nuk jane.

Ato te 100 vjetorit nuk i kam pa, por nuk ma merr menja se ka dicka qe mund ti afrohet ketyre skulpturave maqedone. Me e bukura eshte nepermjet skulpturave kan dash me paraqit historine maqedone. Problemi eshte se nga viti 330 para krishtit kalojne ne 900 pas krishtit. Pastaj nga 900 pas krishtit kalojne ne 1900-tat. Dmth populli maqedonas ka nja 2000 vjet skleroze historike. 

dmth Rono, po te mos i kishin von skulpturat do ishte mo mire se do kishin edhe ca vjet me shume skleroze e?

C'fare diznilendi i fukarave!

Ne njeren ane Porta Triumfale,ne anen tjeter kavanozi i ajvarit dhe pagat mesatare prej 200 eurosh.Qe projekti te jete komplet ,mungojne vetem Piramida e Keopsit dhe statuja e Aristotel Gumes.

Shkurt e shqip:

-Nga ana arkitektonike,projektin e shoh si diçka ne mes te Kazakistanit dhe Korese Veriore.

-Nga ana morale, komplekset e njeriut vertet bejne çudine.

Fundja,me 270 mil.euro gips dhe bronze nuk ndertohet identiteti ,e as nuk ndryshohet historia.

p.s.

Projekti "Shkupi 2014" ka kushtuar 271 mil.euro,qe eshte vetem 1/4 e cmimit te autoudhes "Dalton Brothers Gang" te ndertuar ne Kosove.

dakort me komentin tend. 

por jo sa i perket pareve dhe rrogave, por veç EKSPRESIONIT ARTISTIK. duket si art mongol. koreano verioret jane shume me te mire, se ta pret koken partia po bere karlliqe si keto. te pakten do e besh ushtarin qe t'i ngjaje, jo si majmun. 

 

kane kopjuar shtervanet dhe harkun e parisit. as francezet nuk jane me ne gjendje te bejne njesoj, jo me maqedonet. 

kane dhi qytetin carat.

luftetari mbi kale 

Harku. 

Nuk ka ndonje mision per te ndryshuar historine, thjeshte per ta vene ne pah.

Shyqyr qe shqiptaret nuk e kane nje projekt te tille, se po ta kishin dhe ta zbatonin, skulpturat do ishin pa koke te nesermen e inaugurimit te tyre, dhe shatervanet do ishin bere shurrtore.

Sidoqe te jete, Shkupi duket shume bukur, ku e ku me ate Tiranen lara lara.

maqedonet e sotshem jane SLLAVE ! e di dhe bufi. kete duan te vene ne pah ?

Mua me duket sikur e prishen Shkupin me gjithe keto statuja, dhe jo vetem aq, por ja futen vetes me nje kosto prej euro 270 milion. Bota e shikon kete eksperiment si nje dinsey-land, te ngjashme me kinezet kur ndertojne kopjo te parisit apo las vegas, jo si dicka autentike.

Gjithashtu, shije shume te keqe. Gjera pa lidhje me njera tjetren, e shume te ekzagjeruara, si superstaret e rap-it kur perdorin dhembe me diamand e flori. As qe nuk krahasohet me disa nga statujat ne shqiperi, sidomos, me e preferuara time, ajo e gjigandit pa krah. Po ka ndonjeri link, I would appreciate it.

Cfare flet o Roland, Shkupi eshte qytet koti.

Tirana ja merr ne kthese Shkupit.

shume shemtuar, si pa kuptim, me  duken..   keta me kujtojne kengetaret e lindjes (Rumani, Bullgari,  Estoni etj)  ne fillim vitet  90 kur morren pjese per here te pare ne festivalin Eurovizion..  vinin pra kengetare me model flokesh, bile edhe syzet tipike, alla John Lenon..smiley    apo grupe rock qe imitonin ''deep purple'' etj.  se u kish mbetur ora ne vitet 70-80 ketyre..    

.....edhe maqedonasit,  tani, bejne skulptura   te stilit  mesjetar...smiley   dmth meqense slulptura te tilla gjenden ne ''Rome, Paris, Vjene merr vesht''.smiley,  art ky i bere 400- 500 vjet me pare mos me shume,  ne harmoni me arkitekturen dhe stilin e kohes, bejne edhe keta sot  pa pike  kuptimi.  ballkanas  te trashe! evgjiteri hesapi thuaj...

Yep, cdo gje fallco... po ironia eshte se Shkupi me perpara kishte nje trashegimi te mire arkitekturore fal gjigandit Kenzo Tange.

Belulo, shiko se dhe Maqedonasit nuk eshte se jane te gjithe dakort me keto karagjozlliqet e Gruevskit (nje ish boksier). Kur isha ne Shkup po pinim kafe me nje prej redaktoreve te televizionit shtetrore maqedonas. Ne nje maj mali ne Shkup kan vene nje kryq supergjigand. E pyes ate maqedonasin po ceshte ky kryq? Ky kryq me thot eshte kryqi varri. Varrit te kujt i them une. Varrit te Shkupit me thote. 

patjeter Rono, njerezit me dy fije mend, apo me nje kulture mesatare, skane si te pelqejne karagjozlleqe te tilla!!

ate thote dhe artikulli ne fjale qe opozita i ben oponence ketij projekti dhe madje duke fituar pike ne bursen politike te shkupit

ne mesjete s'eshte bere gje me vlere. 

stili i ketyre eshte me shume renaissance po e shijes keqe. 

as ne propocione te vogla, nuk jane te bukura keto figurinat, jo me ne nje gjigantizem te tille. pa shku larg, po vetem tek realiteti te bazohemi, pra tek natyra, nje njeri i vertete eshte i bukur vetem kur ka permasa te caktuara. nuk eshte i bukur as kur eshte xhuxhmaxhuxh fare por as kur i kalon caqet. nje dymetrosh nuk eshte me i bukur, imagjino te ishte 3 e me shume metra i larte. ça llahtare behet.

prandaj per figura te stermedhaja, qe te rrine, estetikisht, duhet STILIZUAR, thjeshtuar ne maksimun, por duke mos i vrare jeten statujes. 

mikelanxhelo eshte i paperseritshem, se eshte i vetmi deri sot, qe nje njeri gjigand prej mermeri e ka bere te bukur, pa stilizim. pranej eshte gjeni. te tjeret duhet te stilizojne per te mos 10-re ate çfare bejne, sidomos kur kjo i kalon permasat reale.

ne mesjete s'eshte bere gje me vlere. smiley

ouuu?!    ndersa cik me poshte thua:

 

mikelanxhelo eshte i paperseritshem, se eshte i vetmi deri sot, qe nje njeri gjigand prej mermeri e ka bere te bukur, pa stilizim. pranej eshte gjeni.

tashi ky Mikelanxhelo, apo Da Vinci ,   Rembrandi e tjetri e  tjetri.., artin e tyre  kur e bene?   a nuk e bene ne mesjete?

nuk jam  ndonje njohes arti kushedi, por  hiç, pa pasur parasysh permasat e ketyre skulpturave, thjesht stonojne me kohen  dhe vendin (hapesirensmiley).    nje skulpture e tille ne Rome, bie llafi, eshte teresisht ne harmoni me ndertesat  prane saj. pra me arkitekturen rrotull saj ne pergjithsi. qe eshte e te njejtes periudhe   pak a shume..   pa  analizuar fare  artisitkisht  keto skulpturat shkupjane ,  pare vetem, kshu estetikisht, eshte nje detaj qe te ben te dhembin syte!

u quajt rilindja italiane ajo epoke.

mesjeta ishte periudha pas romes e deri tek rilindja italiane (400 - 1200). nga rilindja e ma pas konsiderohet si periudha moderne.

franca rilindjen e pati me vone nga italia, 1500 - 1600. 

ne mesjete, arti gotik ishte mbizoterues.

Duket shume groteske. Statujat ne vetvete (nja 2 prej tyre) mund te jene te kendshme por jane pa lidhje me ambientin qe i rrethon (arkitekturen) dhe kohen. Nese statujat origjinale nuk i kane mbijetuar shekujve, nuk ka kuptim te ndertosh te reja tani. Eshte njesoj sikur ne Tirane te mbillen gjithandej statuja me ilire.

eshte njesoj sikur ne Itali mos te ndertoheshin me godina apo vepra sepse nuk do ishin më të stilit rilindas apo klasik

ato statuja ate kerkojne te nxjerrin ne pah, pikerisht kohen se ciles i perkasin.

Dhe Justiniani ka qene me origjine ilire, jo maqedonas smiley

qeka pa perkthim. varja. gjithsesi mund te gjehet ne piratebay me perkthim anglisht. 

po ta kishe lene 'kryeveprat' pa mbiemrin 'maqedone' nga prapa... hem... do na kishe hap pune smiley

 

Regjisori eshte maqedonas mer Stalker!

po pra po; por dhe 'kryevepra', mbetet ne stadin maqedonas*, desha te thesha

*maqedonas=skulptor

zogu ka qene nje mbret karagjoz,po dy gjera i ka bere mire.

monedhen e pare shqiptare me koken e Lekes se Madh dhe emertimin e monedhes sone si LEK ,plus edhe trashegimtaret e tij si princ LEKA.  tani nese maqedonet e sotem ose greket e sotem do te na i kerkojne edhe keto le tja japim se ne jemi evropiane klasi dhe nuk merremi me vogelsira te tilla. sheshet e tiranes  mund te quhen italia,mancester junaitid ose peskara,por jo teuta,leka i madh apo justiniani.  jemi nje model i pelqyer nga ambasadat dhe sorrosi por fqinjet na tregojne me gisht si puna e ''romeve''.  edhe nene terezen si e lindur ne shkup do ta maqedonizojne.  skenderbeun pastaj do jua japim serbeve se helbete ivan kastriotovic ishte thone ca arixhinjofilesmiley.  dhe dalim te bismarku pastaj-ku shqiptari!!!!!

zogu nuk ishte gje karagjoz, enveri gjithashtu.

karagjoz e ben te duket, vetem mentaliteti i sotshem, qe regjimin mbreteror nuk e pranon si forme qeverisese. mbreteresha e anglise, e familjet mbreterore te vendeve te tjera, po karagjozllik (teatral, artificial) u duket shume veteve sot.

ne foto, zogu ishte alamet burri. (ke motrat e tija me shpata ne brez, fillon e dhitet muhabeti) po ça t'ju besh femrave, kur dun te drejtat si burrat. smiley 

tashi, gjith lezetin monarkia te princeshat e ka pas. Zogu vete hajt mo, po nje ngamotrat dhe gruan i ka pas yje.

zogu mund te kete patur te gjithe te metat perveç se karagjoz,ishte madje fin troppo serio,i vendosur,koherent.i shkonte gjerave deri ne fund ,i ftohte,llogarites,makiavelist.

Ndryshimi i madh i arkitektures dhe fizionomise se Shkupit qe ia shnderroi qytetit karakterin krejtesisht shqiptar ne ate gjithmone e me teper sllav ndodhi pas termetit te vitit 1963

http://shenja.mk/http://shenja.mk/index....

Zogu karagjoz ehste perceptuar fale propagandes komuniste por ne te vertete ka qeene shtetar serioz.e prishi pak nga fundi kur ja mbathi duke permbushur profecine e  Hymnit Kombetar .Ama ne ate bir kaos e turqillek vuri themelet e nje shteti oksidental. Me karagjoz nga shtetaret me rezulton Saliu. Aq karagjoz ishte  saqe sa  here  e shikoja, me dukej sikur ishte personazhi Portokallise.

nuk eshte ikja qe e ben karragjoz, enveri do kish ik njesoj po ta sulmonin. zogu iku qe te mos perfundonte si Kadafi (ose ai i irakut), ta kapnin si mi halesh ne nje ulluk vaditjeje. 

per me shume, ai mendoi se lufta nuk do vazhdonte gjate, e do te kish mundesine te kthehej. 

karagjoz u be, kur per te EMANCIPUAR femren shqiptare, veshi motrat me uniforme, shpate e grada. dmth kur filloi e beri prapagande, po ashtu siç dhe enveri filloj te behej karagjoz, kur na tregonte vlerat e patates.

Nuk thashe pra qe ikja e beri karagjoz.Ne asgje nuk ka qene karagjoz Zogu. Edhe ato salltanetet e oborrit, motrat pozante me veshje allafrenga apo uniforme ushtarake, gjithcka eshte konform konceptit te mbreterise.Jane perqeshjet e filmave shqiptare qe e perceptojme si karagjoz. Perpjekjet e tij, qofte dhe formale per oksidentalizimin e Shqiperise injorante dhe morracake duken karagjozllek pikerisht ne ate sfond dhe ne gjykimin e castit.Ne perspektiven historike gjithcka qe beri per oksidentalizimin e vendit la gjurme, qofte dhe te zbehta. 

filmat shqiptare nuk e tallnin kot. po te kemi parasysh mentalitetin e rinise se sotme ne lidhje me figuren e zogut, kjo tregon se filmat shqiptare nuk ishin bazime ne ere, por mbeshtetur mbi diçka te vertete, te prekshme. se ndryshe nuk ngjit, siç nuk ngjiten ato te tjerat qe beri partia si "Kala e pamposhtur buze adriatikut" "Bar ham e komunizmin nuk e tradhetojme" etj, etj.

pra propaganda ben efekt vetem kur mbeshtetet ne gjera te prekshme, te thena me lezet, e qe kane nje baze te vertete, sado minimale.

 

Gjithe kjo histori me kujtoi monumentomanine qe na kapi dhe ne ne prag te 100 vjetorit te pavaresise. Mire qe u ndal kjo histori dhe nuk ka me konkurse te hapura per vepra arti publike. Te vendosesh vepra arti publike, eshte nje pergjegjesi kaq e madhe dhe mendo kur keto vendosen gati me aksion se sa mision i arrire mund te jene.Nuk di per Shkupin nese ky mision eshte i tille.

Nje veper arti publike komunikon me njerezit, me te gjithe qe kane rastin te kalojne prane tyre. Tani une po vras mendjen si do mund te komunikonte nje veper arti me ne ketu ne Tirane psh, kur ne kemi veshtire te komunikojme mes njerezish. Cfare vepre arti publike mund te permbushte kete mision  gati biblik qe te  komunikonte me ne?

Prandaj nuk na shkojne keto vepra ne mesa duket dhe i kemi qytetet e zbrazura prej tyre. Do jete problem genetik komunikimi te artistet te cilet e percojne kete te veprat e tyre duke i bere te pakomunikueshme dhe ato me publikun

.

tu tu paska ngulos n'tru komunikimi. ZBUKURON nje veper arti, asigjo nuk ben me shume. 

Mardhenia artistike qe nje veper arti duhet te kete me mjedisin ku rri, qytetin, njerezit etj etj, une e quajta komunikim. Po jo se do bejne muhabet (dashuri dmth smiley ) me ne. Por nuk eshte aq fiksim ajo fjale sepse ketu ka ca skulptura psh, qe as ta ndjen se ekzistojne apo jo. Dhe kjo mbase nuk ka lidhje me zbukurimin,se ambientin mund ta zbukuroje, por nuk percon asgje ndonjehere, po asgje fare.

fjala ZBUKURON, i permbledh te gjitha ato qe thua ti. pa u lidh me ambjentin, nje veper arti e ka te veshtire ta zbukuroje ate. 

dmth nje pikture e VanGogut, nuk e zbukuron dot dhomen tende, pa u lidh me te. ose nuk mjafton per ta zbukuruar. 

nuk jam kundra asaj qe ti thua, vetem desha ta qartesoj (perkatesoj) idene tende. smiley

Po ta kisha nje pikture te Van Gogut ne dhomen time do zbukuronte aq shume sa do me bente dhe mua veper arti smiley

Por OK,  edhe qartesimi yt e zbukuron idene time po ashtu.

Monumente me kot zorr se shef gjekundi. Sidomos ajo e aleksadrit me kale eshte  komplet jo-proporcionale me sheshin ku ndodhet dhe ngado te hysh ne shesh ngre koken te shikosh kush eshte ... dhe me pare shikon bolet e kalit sesa ate loqen siper. Masnej jane ca ne ane te ures, ku thrret qameti, masnej kane nje tip hark triumfi dhe ne anet e tij dy presora fakulteti nga vitet 50, qe jo vetem si njef njeri, po i kane bere aq te medhenj sa te sjellim zorret ne gryke. Ka dhe nja dy ndertesa qe kane dale lezecem per hir te se vertetes. 

Fiset apo principatat Ilire te periudhes 300 apo 200 vjecare para eres sone, per fat te keq, nuk kane me asnje lidhje antropologjike me banoret e sotem te Shqiperise, Maqedonise apo te Ballkanit qendroro-jugor ne pergjithesi. Raca e tyre (bjond e sy bojqiell, kafke ne forme veze etj) eshte zhdukur duke u zevendesuar nga krijesat e sotme pjelle e spermatozoiteve gjithfaresh qe mbartesit e tyre pushtuan kohe mbas kohe kete teritor. Ne te gjithe pa perjashtim nuk jemi autoktone. 

dmth as un blondi me sy bojqielli ? 

berbero fol per vete.. ne fakt ti  je vlleh  ke thene,  keshtuqe nuk je autokton ne Shqiperi..smiley

tani, kush u ka thene ju qe  banoret  e dikurshem te Ballkanit, greket dhe iliret,  kane qene bjond me sy bojeqielli.. mund te kete pasur bjond, por  nuk ishin absolutisht bjond  te gjithe banoret e ketyre viseve...  Homeri p.sh,  vetem Helenen  pershkruan si bjonde me sy bojeqielli, te  Iliada..

nderkaq,  keni pare filma me teme lashtesine, Greqine e lashte bie llafi?  si i zgjedhin aktoret qe luajne karakteret e kesaj kohe, te gjithe bjonde??   p.sh, pse per te luajtur Odisene zgjodhen Bekim Femiun,nje shqiptar?smiley    po Pinelopin... pse zgjodhen Irene Papas, gjithashtu shqiptare,arvanitase?  hë berber, hëëë...??smiley     do te thote pra, qe ne shqiptaret, u afrohemi goxha  karakteristikave  te banoreve te hershem ne keto troje berbero.. Ok, jo te gjithe natyrisht.

+ 1

I dashur berber, idea Juaj shembellen me ndjekesit e fese proto-kristiane, te cilet synonin nje largim prej atyre qe fetishizonin "fene greke", te cilet hodhen plot ide e duke vepruar me plot menyra te tjera duke u bazuar ne soditjen , pershkrimin e dukurive te jashtme.
Keshtu, nisur nga i njejti qellim, ata sundimtarin e ferrit, qe na qe nga stergjyshrit tane, iliret e kemi te quajtur " kryeshejtani", e quajten cuditerisht "Eosforo". Pse cuditerisht? Sepse " Eosforo" quhet ai ylli i ndritur qe sjell agimin, harakalisjen( shfaqjen) e sabahut.Pra ata e kishin llafin per nje vaftisje ( ne kete rast per nje emertim te ri) te planetit Aferdita...Dhe tek grekerit e vjeter, dua te them ne greqishten e vjeter kuptimi ishte i fjales puro shqip AFRON DITA.
Ne qe nuk jemi as te gjithe bjonde e as te gjithe me sy boje qielli, sot pas 200 - 300 vjetesh para eres se re, po ashtu e ndjellim...AFERDITA...
Nje rast mora....mo ma merr per keq, se nuk e kam per te keq!

shqipot ne pergjithesi jane te celet shumica. ka dhe zeshkane plot. keta vllehet, keq me vjen po shumica jane si jevgj, por ka dhe ca te fisem ama.

ne skrapar jane shumica te bardhe bore, prandaj ju thone skoceze. mokraret plot bionda dhe bardhoshe. e plot e plot te tjere.

ne male shumica jane te fisem, njesoj si western, te bardhe bore. kjo tregon qe rraca ishte e bardhe po u prish, se ne fushe ka mjaft kokorrocer. 

Për këta të fushës alba1(madje dhe zona malore) u kujdes Turqia, duke vendosur një kajmekam nga Anadolli për krahinë, me detyrën e shtimit të racës së padishahut. Them se ja mbritën si në ngjyrë, ashtu dhe në menalitet.

krijesat e sotme pjelle e spermatozoiteve gjithfaresh

ka ra shum cilsia e spermatoizoideve kto kohe smiley  po thuhet se iliret erdhen bjond ktu, por dy mije vjet ne mesdhe ose do marresh pigment, ose do ishim shu si rrace prej kancerit te lekures.

Akademiket meqedonas, qe ne fakt jane " truri" i ketyre tendencave per nje " Histori te realitetit Maqedon" te nxitin te besoshe por dhe te keshe respektin me te madh ndaj dijetareve te vjeter " analfabete", te cilet ishin vezhgues te holle te botes se jashtme dhe te brendshme, ishin realiste e te pagabushem, se sa ndaj filozofeve "profesioniste" e te shkolluar.Pse valle? Po se te paret ishin dijetare te vertete, kurse te dytet...vetem miq te dijes, jo gjithnje ... dijetare.
Historianet maqedonas nuk perfshihen as tek te paret as tek te dytet.Ti kesh miq...te prishin miqesine , duke i patur armiq nuk te .....

kompleksi i te voglit, me mire moot sesa i vogelsmiley

Keto jan prova te marrezise qe ka kapluar ate shoqeri. Te ngrihesh nje dite te bukur me diell e te ndertosh momumente kuture qe i pekasin nje kohe te larget me te cilen ti si shoqeri nuk ke asnje lidhje fizike, kulturore apo shpirterore eshte marrezi!

Shkupit i mungojn edhe disa casinos dhe dote behet Las vegas i balkanit dota ndertojn edhe piramiden e egjyptit kullen e parisit 

kta jane fqinjet tane pra

Qesharake.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).