Organizata për të drejtat e njeriut, "Amnesty International" i ka bërë thirrje autoritete shqiptare të marrin masa për romët.  AI thekson sërish se "as qeveria dhe as bashkia nuk kanë bërë asgjë për t'i ndihmuar apo strehuar përkohësisht’.

Në thirrjen e saj drejtuar autoriteteve shqiptare dje, më 9 gusht, Amnesty International nënvizon:

"Familje rome u dëbuan më 7 gusht dhe tani janë të pastrehë. As pushteti vendor i Tiranës dhe as ai Qeveria nuk kanë bërë asgjë për t'i ndihmuar apo për t'iu afruar strehim alternativ. Familjet rome, disa prej të cilave kanë jetuar për 10 vjet pranë qendrës së kryeqytetit janë dëbuar me dhunë më 7 gusht. Atë mëngjes, firma e ndërtimit ka prishur shtatë ose tetë shtëpi të improvizuara, para se policia t'iu përgjigjet thirrjeve të zyrës së Avokatit të Popullit dhe OSBE-së në Tiranë dhe ndalur dëbimin e tyre dhe shembjen e banesave. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi kompaninë për të ndaluar punën në vend dhe kërkoi që ndërtimi të ndalet deri sa të gjendet një strehim për to. Pas shkatërrimit të banesave, shumë romë kanë fjetur në rrugë. Ata nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë ku të mbrohen nga të nxehtit e verës prej rreth 37 gradë Celsius."

"Disa romë kanë propozuar që të marrin të gjitha sendet e tyre dhe të protestojnë para Bashkisë së Tiranës. Edhe 30 familje të tjera u larguan nga zona në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, pasi ishin kërcënuar nga punëtorët e kompanisë se shtëpitë e tyre do të shkatërrohen. Pas njoftimit se ata po gërmonin në koshat e mbeturinave për të gjetur diçka për të ngrënë, tani janë duke u ndihmuar me ujë e ushqim nga një shoqatë."

_____

Top Channel: Avokati i Popullit padi bashkisë dhe policisë 

Mosreagimi i Bashkisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit për çështjen e romëve detyrojnë Avokatin e Popullit që t’i ndjekë penalisht këto institucione. Përfaqësuesi i Avokatit, përveçse bëri thirrje për zgjidhjen e çështjes së strehimit të tyre, tha se një problem serioz është kujdesi shëndetësor ndaj tyre. 

“I bëj thirrje zotit Burgaj dhe Policisë së Shtetit që të marrë masat për të ndjekur penalisht ata që persekutojnë qytetarët romë. Policia duhet të jetë e pranishme në këtë zonë për të mbrojtur popullsinë. Avokati i Popullit do të çojë në gjykatë të gjithë ata që nuk zbatojnë ligjin. Edhe Bashkisë së Tiranës i kërkojmë të marrë masa për strehimin e këtyre banorëve”, deklaroi Besnik Deda. 

Ndërkohë, vetë banorët romë të dëbuar shprehen të indinjuar për këtë padrejtësi që po bëhet ndaj tyre, duke i lënë në qiell të hapur. “Kemi 10 ditë kështu, foshnjat në krahë, ca sëmurë e ca jo. Ikim andej këtej”, thotë një prej tyre. 

“Kemi vënë një tendë përjashta ku është shtrirë burri që ka pasur dy herë infarkt. Si mund të rrimë kështu”, shprehet një tjetër. 

Dy ditë më parë, përfaqësues të OSBE-së dhe BE në Tiranë takuan Avokatin e Popullit, Igli Totozani lidhur me këtë problem. Përfaqësuesi i OSBE-së deklaroi se në mbrojtje të të drejtave të njeriut duhet të sundojë ligji dhe jo betoni.  “Shpresoj që institucionet t’i përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë: A duhet të jetë sundimi i betonit, apo sundimi i ligjit”, tha Robert Willton. 

15 Komente

Shume mire ja kan bere. Me baraket e romeve u nis puna ? Me kete group qe kane qene jane dhe ishalla nuk do jene me te diskriminuar ?

E kuptoj qe o pune besimi apo whatever, por keto romet kerkojne nje nga trojet me me vlere ne real estate, ate ke bregu lumit. Lol very smart dhe vizionare jane. smiley

Kjo pune rregullohet me apartamente sociali dhe dhoma sociali. 

po kanakari e pushtoi bashkine e tirones jo per bo pune dhe sherbime sociale, por per te mbush xhepat e oborrit te saliut o Pierre. Ky kyebashkiak hajdut dhe kriminel shume shpejt do ti rihapet dosja penale dhe burgun e ka hak.

apartamente sociali buze ujit qe rrjedh, pra buze nje lumi. kur smundi tu bonte derman enveri, eheee, leje fare at muabet.

Nuk duan apartamente ato. Nuk eshte nr natyren e tyre. Duan barake, kasolle, cadra. Femijet qe zhgrryhen ne balte, pleqte qe 10sin pas shkurreve, jevgu qe ja ben jevges dhe e merr vesh gjithe lagja. Te lire si zogjte e pyllit smiley

Liberal mer, liberal si pushteti... smiley

Mos smiley sa lajm trondites. Paskan prishur barakat e jevgjve ne qender qyteti. 

Sdq te shohin anen pozitive. Nje shqetesim i tille i Avokatit te Popullit dhe Amnesty International eshte garanci per azil politik ndoshta pikerisht ne Belgjike, ndoshta pikerisht ne apartamente sociali prane Pjer smiley Komshi te rinj Pjer, ja klm smiley nderro bravat e shpise, ve me te forta. Dy familje do qendrojne ne Shqiperi ama, sheme berberi do ti strehoje personalisht ne shtepine e vet. Te lumte sheme smiley

Te rroje Enveri te rroje Partia ...O qe na beri ne me shpia ...Knonin Romet smiley Megjithse tek Kulla e Hirit ne Korce u bene shtepi tre katshe me duket , pas nje muaji gjeten qe ndiznin zjarr ne mes te dhomes .Nje mikun tim e kapen duke fut kalin e vjedhur smiley Pastaj u detyrun me URDHER ne cdo pallat pese katesh qe ndertohej kati Pare dhe i Peste te kishte familje te tyre kudo qe ndertohej !

Ata vertet kane nje gen te habithem per te mos jetuar ne banesa por ky lloj shteti i konsideron Plehra .Kjo eshte e verteta sepse ka shume prej tyre qe jane integruar ne menyre te mrekullueshmene ate kohe deri edhe Ministra ashtu si nuk u perbuzen edhe fshataret e Vucidolit po u bene mjeke dhe u Graduan edhe Sekretare Partie Institucionesh !

eh, ato ishin kohra... Te na rroje Partia!

Me ka pelqyer ne sjelljen e tij Totozani.

Pse duhet ti strehoje bashkia romet perpara familjeve tjera te pastrehe? Cfare ka me pak nje familje tjeter e pastrehe? Le qe pse nuk aktivizoheni ne vete te pare ju. Mblidhuni, formoni nje komitet pro-rom dhe strehojini ne shtepite tuaj ose paguani qerate me fonde tuaja. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).