Rast i rrallë për të prekur veprën e skulptorit të shekullit XX. 86 gravura, vizatime, skulptura në miniaturë ekspozohen javën e dytë të shtatorit në Galerinë Kombëtare, ekspozitë shëtitëse e ndërtuar nga koleksioni që artisti i dhuroi më 1984 British Council. 

Janë temat e preferuara të Henri Moore mbi të cilat ai ka punuar gjithë jetën. “Format e jashtme dhe format e brendshme” është njëra nga këto.

Udhëtimet në Itali dhe Francë, e njohën me artin klasik e neoklasik po edhe me koleksionet e artit prekolumbian e të fiseve maja prej nga ai përpunoi dhe bëri të vetën një formë njerëzore e ngjashme me Chac Mool që çojnë në krijimin e ciklit figura e shtrirë.

Është era e surrealizmit, abstraksionizmit, modernizmit që influencojnë skulpturën e Moor-it, por ai ndihet në rrugën e vet me gjetjen e temave që nisur nga një pasiguri pozitive e çojnë në gjetjen e formave të reja shprehur në kompozimet “Nëna dhe fëmija” që e filloi në vitet dyzet me lindjen e vajzës Meri.

Me ciklet e “Kafkës së elefantit” në vitet ’60 dhe “Dhentë para qethjes” i viteve 70, ekspozita zbulon një mjeshtër të gravurës, litografisë, grafikës, edhe këto pjesë e procesit të një skulpture të ardhshme. 

Shembulli i Henri Moor-it me vendin që zuri të ketë në vitet 50 arti i tij në hapësirat publike të qyteteve të Britanisë, tregoi se skulptura moderniste i përshtatet nevojave zyrtare. 

ABC News

10 Komente

gud njuz

don't miss it. na sill edhe ndonjë foto po shkove. 

 

kshu them, pastaj e maj frymen ke nai mejhane smiley

ne te semes them megjithe ekspo

nuk shkon arti me shqiprine or zog

S'paske shku ?

skulptura në miniaturë ekspozohen javën e dytë të shtatorit në Galerinë Kombëtare

mër Brad smiley

Po kete te kishe thone me perpara smiley

po ti lexo naihere dhe temen or burre, sidomos kur nuk eshte e gjate smiley

Dhe kaq e shkurter nuk po me duket kjo tema smiley

s'habisem po s'shkove jo lol. mejahnet me qofte ene birra janë më tunduese se ekspot smiley

si perfundim a ju pelqeu ekspozita? apo paskam shkuar vetem une smiley

keni kohe deri me 23 Shtator, hyrja falas*

 

*detaj prej Pjeri

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).