Pas shqyrtimit të më shumë se 9000 filmave nga anembanë bota, Festivali i Ndërkombëtar Filmit në Venedik përfshin filmin “BALLKONI” të regjizores Lendita Zeqiraj në mesin e 14 filmave të programit të seksionit “Orizzonti”, i cili u dedikohet vetëm trendeve më të reja të kinematografisë botërore, ku kriter rigoroz i përzgjedhjes është origjinaliteti dhe inovacioni.

Filmi “BALLKONI” i regjizores kosovare Lendita Zeqiraj, i prodhuar nga shtëpia filmike n’Art, është filmi i parë shqiptar që merr pjesë në programin zyrtar të festivalit më të madh dhe më të vjetër në botë.

Pas shqyrtimit të më shumë se 9000 filmave nga anembanë bota, Festivali i Ndërkombëtar Filmit në Venedik përfshin filmin “BALLKONI” të regjizores Lendita Zeqiraj në mesin e 14 filmave të programit të seksionit “Orizzonti”, i cili u dedikohet vetëm trendeve më të reja të kinematografisë botërore, ku kriter rigoroz i përzgjedhjes është origjinaliteti dhe inovacioni.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venedik është festivali më i vjetër i filmit në botë, i themeluar në vitin 1932 nga konti Giuseppe Volpi. Ky festival ishte edhe pikënisje e disa prej regjizorëve më të njohur botërorë, si Michelangelo Antonioni, Frederico Fellini, Akira Kurosawa, Roberto Rossellini, Andrei Tarkovsky, Wim Wenders, Jean-Luc Godard e shumë të tjerë. Edicioni i 70-të do të mbahet prej 28 gusht -7 shtator 2013.

Me rastin e marrjes së lajmit “më të gëzueshëm që e ka pasur kinematografia kosovare”, Bujar Kabashi, producenti i filmit thotë: “Kjo është një shtytje dhe rast i mrekullueshëm për afirmimin e filmit shqiptar dhe kosovar”.

Z. Kabashi e merr këtë lajm në kohën kur filmi “ZIBIDI” i kësaj shtëpie filmike, prezentohet anembanë nëpër festivale botërore, si FLICKERS: Rhode Island International Film Festival, një nga 10 festivalet më prestigjioze të filmit të shkurtër në SHBA.

Për regjizoren Lendita Zeqiraj, kjo nuk është hera e parë që paraqitet në skenën botërore të filmit, pasi që filmat e saj kanë marrë pjesë në mbi 40 festivale ndërkombëtare të filmit, ku edhe janë shpërblyer shumë herë.

“BALLKONI” është një vëzhgim i mentalitetit autentik të shoqërisë sonë, i cili shumë shpejt mund të shndërrohet në një situatë absurde. Teknika e filmit që ka aplikuar regjizorja është teknika më e vështirë në kinematografi, ajo e xhirimit me një plan të vetëm. Regjizorë që kanë pasur guxim të punojnë në këtë teknikë janë Alfred Hitchcock, Michelangelo Antonioni, Jean Luck Godard, Michael Haneke, Stanley Kubrick, Martin Scorsese, Andrei Tarkovsky, Werner Herzog, i cili ishte pjesëmarrës në seksionin “Orizzonti” të Edicionit 69-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venedik.

“BALLKONI” është xhiruar vetëm në një plan sekuencë, që dmth me një plan të vetëm dhe pa montazh. Sekuenca fillon në perëndim të diellit dhe mbaron në muzg, si shprehje kinematografike që përforcon zhytjen në një situatë absurde, duke zbuluar realitetin e jetës së përditshme në shoqërinë e Kosovës së sotme.

Filmi flet për një djalë 10 vjeqar, i cili është i ulur në skaj të ballkonit në katin e katërt të një ndërtese. Fqinjët dhe kalimtarët e rrugës, të tmerruar nga kjo, thërrasin policinë dhe zjarrfikësit për ndihmë, por e tërë situata shumë shpejt eskalon dhe bëhet e vështirë për tu menagjuar.

 

Më shumë për filmin "Ballkoni" Këtu

12 Komente

nga trailer-i duket gallate. 

suksese regjizores!

10 vjeqar...eskalon...menagjuar.. smiley

Suksese!

normal. Kosovaret kane nje jete qe flasin ashtu, eshte gjuha e tyre.
Frengjishtja e Québec-ut flitet nga kanadezet frankofone te atjeshem me po aq lirshmeri sa ç'flitet, nga disa prej tyre, frengjishtja klasike (ajo e Frances).

“BALLKONI” është xhiruar vetëm në një plan sekuencë, që dmth me një plan të vetëm dhe pa montazh.

Kshu ne teori, nje gje e tille eshte per tu pergezuar (edhe pse plan-sekuenca nuk eshte detyre shtepie, ë ?) por kam pershtypjen se behet fjale per nje film te shkurter* , apo jo ??

* ne trailer, qysh ne fillim shkruhet : short films competition

ku e lexove " 20 min" , te zeze ne te bardhe ? (jam kurioz, edhe pse isha pothuaj i sigurte qe ishte short )

u zgjidh misteri smiley i krijuar nga artikulli vk i tipit "filmi shkon ne venedik". 

ta pret mendja qe kaq gje artikulli mund dhe ta thonte. edhe nje kronike televizive para do ditesh te jepte idene se behet fjale per film me metrazh te gjate.

Me siguri, Dozhi i Venedikut, dora vete do jete ne festival. smiley

Luka dhe  Nesta te ky filmi? smiley

 

Urime dhe suksese!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).