Kryeministri në ikje, Sali Berisha në ditët e tij të fundit të qeverisjes ka firmosur dy vendime me përmbajtje nga më të kundërshtuarat gjatë qeverisjes së tij; atë të importit të mbetjeve.
 
Pikërisht sot Berisha në vendimet e qeverisë ka miratuar dhe autorizuar dy firma “për importin e mbetjeve për qëllim riciklimi”; shoqërinë “V.A.L.E. Recycling” për importin e 2000 ton mbetjeve në vit nga Italia në rrugë detare dhe tokësore, si dhe “Plastica Albania”-n për importin e 600 tonë mbetjeve në vit me qëllim riciklimi nga Greqia.
 
“V.A.L.E. Recycling” është autorizuar për mbetje dhe kthime të gizës, çeliqeve, aluminit,bakrit, zinkut, plumbit, por edhe qelqit dhe mbetjeve dhe kthimeve plastike të etilenit, stirenit, vinil-kloridit apo letër dhe karton i rikuperueshëm, tallash dhe kthime të drurit, si dhe veshje të përdorura.
 
Shoqëria "Plastika Albania” sh.p.k. është autorizuar për importin e mbetjeve të polietilenit në rrugë tokësore dhe detare nga Greqia.
 
Këtë vendim Berisha e ka mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave.
 
VENDIMI I QEVERISË PËR AUTORIZIMIN E SHOQËRISË  “V.A.L.E. RECYCLING” PËR IMPORTIN E MBETJEVE PËR QËLLIME RICIKLIMI
 
   Autorizimin e shoqërisë “V.A.L.E. RECYCLING” sh.p.k. për importin e mbetjeve për qëllime riciklimi, me kodet e mëposhtme tarifore:
 
•           GA 040 72 04 10 00           Mbetje dhe kthime të gizës së derdhur;
•           GA 050 72 04 21                Mbetje dhe kthime të çeliqeve të lidhura;
•           GA 070 72.04 30 00           Mbetje dhe kthime të gizës dhe çelikut të    
                                                     kallajisur;                  
•           GA 120 74 04 00                Mbetje dhe kthime të bakrit;
•           GA 140 76 02.00                Mbetje dhe kthime të aluminit;
•           GA  160 79 02 00 00           Mbetje dhe kthime zinku;
•           GA  150  78 02 00 00          Mbetje dhe kthime të plumbit;
•           GE 010  7001 00                Qelq i thyer dhe mbetje të tjera qelqi;
•           GH 010  3915                    Mbetjet, prerjet dhe kthimet prej plastike:
                                                     etilenit, stirenit, vinil - kloridit;     
•           GI 010  4707                      Letër apo karton i rikuperueshëm (mbetje
                                                     dhe kthime);                        
•           GL 010   44 0131 00           Tallash, mbetje dhe kthime të drurit, nëse
                                                     janë apo jo të aglomeruara në kërcunj,
                                                     briketa, sfera apo në forma të
                                                     ngjashme: sfera prej druri;       
•           GJ 120 63090000                Veshje të përdorura dhe artikuj të tjerë veshjeje dhe kodet e listës së Bazelit: B1010, B1020, B3010, B3020, B3030, B3040, bazuar              në aneksin 1, “Mbetjet e listës së gjelbër”, referuar vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen                           të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.
 
2. Sasia e mbetjeve që importohet,  sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 2000 (dy mijë) tonë në vit.
 
3. Mbetjet importohen nga shteti i Italisë. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të jetë plotësuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin        ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për qëllime përdorimi, përpunimi dhe riciklimi”.
 
4. Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, shoqëria “V.A.L.E. RECYCLING”, sh.p.k., dorëzon të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, sipas formatit të dhënë në anekset III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe  monitorimi i tyre të kryhet nga strukturat përkatëse të doganave. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me raport - analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit.
 
VENDIMI I QEVERISË PËR AUTORIZIMIN E SHOQËRISË “PLASTIKA - ALBANIA”, SH.P.K., PËR IMPORTIN E MBETJEVE TË POLIETILENIT PËR QËLLIME RICIKLIMI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 22, të  ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.  Autorizimin e shoqërisë “Plastika - Albania”, sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, me kodet e mëposhtme tarifore:
 
•    GH 011 ex 39 15 10 00;
•    B3010,
 
    të Konventës së Bazelit, sipas aneksit 1, “Mbetjet e listës së gjelbër”, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.
 
2.  Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 600 (gjashtëqind) tonë në vit.
 
3.  Mbetjet importohen nga shteti i Greqisë. Transporti të bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të jetë plotësuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim dhe riciklim”, dhe anekseve III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
 
4.  Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, shoqëria “Plastika - Albania”, sh.p.k., dorëzon të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, sipas formatit të dhënë në anekset III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe  monitorimi i tyre të kryhet nga strukturat përkatëse të doganave. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me raport - analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit. 

91 Komente

shtoji dhe Armon si aset te funit te vellezerve azere...

Ky eshte kriminel fare mor burre!!! Ky sikur do me i gropos te gjithe para se te iki vete!!!

Berisha po punon @PF

Prit se do vine nja 2 loqe qe do bejne be e rruge qe mbetjen jane pikerisht keto te listes, te cmontuara e paketuara krejt bile... qar i joni qe nuk dime ta vlersojme etj etj... 

Ky eshte kriminel fare mor burre!!! Ky sikur do me i gropos te gjithe para se te iki vete!!!

Prej 1997 mor burre! smiley

C'fare gjeje tjeter mund te presesh nga nje KRYE PLEHRE ! 

-Te baraslargumit jane te lutur te vendosin piken e mesit smiley

Nuk jane aq mendje lehte, nuk mund te prononcohen pa u shprehur mjegullisht, por rreptesisht Lubonja...

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 22, të  ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

 

Ku është prapësia e kësaj qeverie kur qenka edhe në Kushtetutë, atë (Kushtetutën) e kanë bërë majtistë e të qendres së djathtë mesa di unë? 

Kushtetuten e ka fut per mjergull ai.. lexoje se c'thote neni 100 i kushtetues i here smiley , Eshte ligji i ndryshuar ne  2011 qe na sjell plehra pa hesap '  Edhe njehere peshko..

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 22, të  ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

tek ajo me bold fshihet lepuri.. c'lepur them une  aty  fshihet elefanti. 

PS.; "kushtetuta e majte " eshte pika e mesit? 

Kuptoj, smiley...Por se marr vesh se ç'dreqin donte Berisha? Përse s'la pasardhësin të merte vendime kësisojit..

Peshko qenke me te vertet Peshk.  Nuk te ndihmoj dot nqs nuk e kupton dot c'dreqin donte Berisha qe dha kete autorizim per import PLEHRASH.

ASGJE  nuk e ndalon Pasardhsin e KryPlehres te marri vendime te ngjashme. E kupton dot kete. 

Dallimi do te jete nqs Ai do te marr vendime te ngjashme apo do ta heqi ligjin qe lejon importin e Plehrave te bere dhurate nga krye plehra

Epo galile, unë sigurisht që jam peshk si edhe ju, por me ndryshimin e vetëm se jam i kuq, por nuk notoj në detin e galilese..Preferoj ujrat e Adriatikut. Fyerjet s'më pëlqejnë ashtu si edhe të gjithëve ne i dashur, s'e kuptoj se nga u nise, unë s'ju dhashë shkas po të lexoni më mirë, pastaj o byrazer; kujt i plasi se sa herë ndërrojnë baballarët e kombit Kushtetutën, deomas ai i gjati ngjalëngrënës smiley

Ore Prap me Kushtetuten ti???

 C'hun kushtetuta ketu?? , Ta thash qe ne pergjigjen e pare . qe ajo eshte per te hedhur hi syve.. Nuk thote kushtetuta importo Plehra.. kaq e thjeshte eshte.  Eshte ligji i bere ne funksion te interesit te pasurimit me c'do menyre edhe me Plehrat..

Ore Peshk i kuq.. une u mundova te kisha nje diskutim konstruktiv.. Por kur fillo bo se Pck e squt duke bo pyetje gjasme retorike ca te beje une ty , qe me dashje e kanalizon diskutimin ne ujra te tilla ?

Sigurisht..Ndryshe si do quhej debat, unë si i ri, normalisht se do mas pulset e veteranëve..Kupton o galileas smiley

e vertete Bame smiley nuk mund te lundrojne pa u shfaqur ylli polar 

fotoja perfekte, K-ryeministri me 2 zarat ngjitur... vetem se nuk po i rrikan te dy ne nje krah...

o kafshet e Rames, po keto jane mbetje per riciklim, nuk ka as ndotje e as depozitim te tyre ne Shqiperi. Do merren per tu perpunuar dhe ricikluar. E di une si e doni ju.

E di une si e doni ju.

smiley

Nuk ke faj o sigurims, garda mer garda i vje hakut ktyne!!!

jakamoni paskish qen hazer... mer po jo 4 e 5 tha, po 40 e 50 periher, nuk i paske mshtjell hala...

eh ta lumsha, o jakomono.... Neshtina do shofin tym kavaje komunistat...

Ju doni me na e bo Shqipnin si dyqon cifut'sh. Pranej qaheni, se s'do keni mo pare per fustona ene kaisha per grate e juja. Naaa, tepsi do ua lejme syrtaret.

 

smiley

Sigurimso.. sa tipa/legena si puna jote me : e di une si e doni ju .. I mbaj mend shuuuume mire ne 1997 .. kur filluan te nxirrnin pashaporta me vendlindje : LUSHNJE.  dhe kur perpiqeshin te flisnit me theks jugu te 10-snit se Qeshuri..

Sa e thelle eshte urrejtja... ne tere qenien e ketij njeriu...Per popullin e vet, per krejt vendin?Ç`a meraku ka ky, per te firmosur  importe ...plehrash?

Litarin ..... jashte varri

@ # Trustit Te Geshtenjave Te Tropojes..

Plehra vetem Plehra Pjell. Plehres vetem Plehrat i vene pas!

Qe Berisha o shkerdhate, kete e dime qe kur shume nga ju ishin 6 apo 7 vjeç. Ama, pasi u rritem me shume veshtiresi, te beheni kaq rrota *arash sa te merreni me kete fletushken e asaj bundres mashtruso-zhvatese, osht haram! Plehrat sikur i solli dhe para nja dy muajsh, nja dy-tre anija plot, sipas po kesaj fletushkes, dhe ja beme dhe atehere gjyqin.

 

Per te fitu, fituam. Berishen mashkull legen e beme me kohe, jo sot. Berluskonin e futem ne burg, brenda nje viti do fusim edhe Berishen; tani, çkerkoni tjeter?

Ne pronesi te kujt jane keto VALE Recycling dhe Plastika Albania?

Ilir Beqjes ndoshta smiley

Nuk do ishte ndonje surprize.

Kete te paren, flitet qe e ka Vali Corleone. Ate tjetren nuk e sdi.

ju xhellez...

Ok, apsollut.  Edhe Vali i eshte bashkuar LSI-se?

krimineli kerkon te beje te fortin edhe ne ditet e fundit te shkerdhatllikut te tij makaber. O te q. kina e tere o i paudhe, tu zhdukte vari pa nam e nishan o kryepleher e botes! 

Cfare ka anetarii ri i LeftKopese ? Pse me kaq axhele ? Mbetje per riciklim ? Po kush ka nevoje ? Vetem Imami  minister i Berishes eshte barazi me kete shifer mbetjesh qe do riciklohet , le me ti shtosh edhe vuvuzelet e LefKOPESE smiley Po vete Berisha sa peshon ?

B1010, B1020, B3010, B3020, B3030, B3040,...gjithe keta agjente te infiltruar dhe Sigurimi hic ? Asnje informim popullit Ramist po vetem per popullin Berishist qe i njeh ! Thuhet sipas nje info te sigurimsit se   ....   Kete Vendim berisha e ka marre sipas  Planit C , pa Grusht shteti " S'me donit mua per Mbeturine ? Hapni gropa tani per mbeturina Gjermanie e Italje .Nje grope Haleje me Financat ua lashe , po e di une ç'doni JU : smiley

ne shqiptareve na pelqejne shume plehrat, dhe Kryeministri yne na i plotesoi deshiren!

smiley

plehrat te plehrat do vene, normal!smiley

po nuk e shef o kryeminister, qe ky vend eshte i mbushur me plehra, dhe nuk i riciklon dot keto qe ka e jo me ato qe s'ka! smiley

Nejse, qeveria re ta shofi si mundesi per te dale nga kriza. Popullit i thote qe skam ca boj se e firmosi sula kontraten e nga ana tjeter te fusi burgaxhinjte ne pune per 5 lek. Ka sa duash qe kane denime perjete e dun me ndihmu familjen.

po ç'burgaxhinj  mo patrioto,  do ta  kryejne dy firma private kete pune, thote..smiley

Hmmm, se kisha lexu. Maloku po dashka me la borxhet edhe pasi te thyj qafen, gjithsesi po te doje qeviriu i ri ja gjen anen.

Veper kriminale qe kerkon hetim te menjehershem! Ky njeri e urren Shqiperine! 

Me mire kshu pa hetim, se po i hyne thelle ke per te hase ne emra qe do ta trondisin boten tende psiko-emotive. Degjo lalin ktu, dhe me mire vazhdo kshu duke shajt Berishen. smiley

Ty te faleminderit per kujdesin, por s'besoj se ka ndonje emer qe mund te me trondise "boten psiko-emotive". 

Djema, milioneret e rinj te globit tone, tashme vijne nga fusha/biznesi i riciklimeve smiley keshtu qe le te shpresojme se do investojne milionat e tyre ne token shqiptare smiley

qe te jemi te sinqerte, per kete  ceshtje, dmth riciklimin e plastikes,  nuk ke folur te VQ,  por as ne artikujt e tu Pjero.. por tani thua qe qenka biznes milionash dhe milioneresh....smiley

....ndersa une jam akoma duke pritur  te perfitoj dicka nga investimet e mia  te obligacionet e CO2..smiley

ndersa une jam akoma duke pritur  te perfitoj dicka nga investimet e mia  te obligacionet e CO2.

Eh mor Belul qe nuk ja the kurre per ekonomi!!!

Po obligacionet e CO2 jane te lidhura ngushte me riciklimin e plastikes!

 

bern beibi bern!!!!!

Roni, obligacionet e CO2 , nuk jane te lidhura vetem me riciklimin e plastikes, por me riciklimin e shum produkteve, te tera qe permban nje shtepi dhe te tera qe perdorim ne njerzit. 

Dakort, por plastika ze vendin me te madh ne mbetjet. 

metalet Ron

Berisha si murinjo mi ben gropen cdo ekipi qe ka para se te iki. Plak i keq. 

Nqs nuk jane mbetje te "gjelbra" qeveria e #rilindjes do i bllokoj mbas nje muaji. Ca ka ketu per tu shqetesuar?

Min. e Mjedisit e ka PS apo LSI?

Nuk ka rendesi individi pra, sistemi i Rames do i rilinde te gjithe. A e ke patur mendjen ne mesim ti apo jo?

Btw une jam pro importit e do e votoja ne referendum. I vetmi argument qe makes sense to me eshte se nuk i kontrollojme dot ne doganat tona. Po sipas atij argumenti ne nuk duhet te importonim asgje - ushqime, lende djegese e ndertimore, makina - sepse nuk mund ti kontrollonim dot. Nese problemi eshte doganat, atehere hajde flasim per doganat. Pjesa tjeter ka sens te madh ekonomik, eshte nje industri e lehte, ku kerkohet krah i lire pune. Jo vetem kaq po jep edhe nje stimul qe shqiptaret te ruajne plehrat pasi kane perfitime ekonomike, meqe me ligj nuk e rregullon dot kush. 

Jo mo per kuriozitet, por e gjeta. LSI

16. Ministria e Mjedisit: Lefter Koka

Sidoqofte leverdia them, nuk eshte vetem te krahu i lire, por edhe te fakti qe tek ne ka me pak rregulla dhe kontrolle per norma mbrojtje mjedisi qe ne Europe i kushtojne me teper.

Sistemi pra, jo individi. Nuk ta thash kot. 

p.s ketij Mjedisit i kane q... robt, njehere me Mediun tani me Lefter Koken nderkohe qe perflitej ai Frroku. Vallaj tere kriminelat-gangsteret atje i rrasin. 

Huffington Post, nje media amerikane me nje staf te perkushtuar, kishte botuar nje analize te thelle e te detajuar qe shprehte pikerisht kete qe Rama dhe zgjedhjet e tij keqkuptohen ose nuk kuptohen nga publiku vendas

ate qe kish shkrujt ai shqipja nga columbia? 

Nuk eshte e rastesishme apo jo, qe Ramen e "kuptojne" ata te huajt se keta te brendshmit e njohin mire. 

o endrit, 

Se nuk me the; ca me shume te sqarosh xhibin qe i ngeli ngjala ne dore, dhe ata qe e aprovojne nga prapa... si mund te tallesh me shprehjen e Rames se fajin nuk e ka individi po sistemi, e nga ana tjeter te me thush qe Rama bo mire mos ti preki fare, po fare fare (nderkohe qe kane kryer krime, kane mbrojt e mbulu krime) dhe nderkohe qe lubonja kerko ndryshim sistemi? Sqaroi o burr, se pas Lubonjes, ty ne nigjojne ne peshk smiley Po dilni me i menje me Ramen mer, e Ramen po e qisni me i menje me Lubonjen mer, e po ta marr vesh Lubonja, bo vaki i hik menja.  Po ti ket ngel noi far burrerie, ti var per loqesh, po kam frike se nuk eshte aq burre. Ashtu bohet shteti, duke djeg mitin e pandershkueshmerise. 

Po pertoja me shku ke tema tjeter....

Si behet shteti nuk besoj se ka mbetur ne doren e ketij forumi te nderuar per tu vendosur. per te tjerat flasin arkeologet

mkei

Sepse ajo qe kerkon ti krijon ndeshkimin e berishisteve nga njera ane po mitin a pandeshkueshmerise se Rames & co. nga ana tjeter. Te pakten per aq kohe sa jane ne pushtet, qe kuptohet politikanet shqiptare e mendojne te perhershem. Sepse sic ta thashe te tema, kush do ti kundervihet Rames nese e di qe ky mund ta spastroj menjehere nga pozicioni i tij sic beri me "berishistet"? 

Pastaj dhe dicka se mbase jemi keqkuptuar. Une nuk po them te mos ndjekesh ata qe kane kryer krime, po ti sulesh gjykate e prokurori vetem se kane mbuluar krime kur vete thua qe jane ne presione politike eshte nonsense. Leri pa presione te shohesh sa te afte jane ta kryejne punen njehere. Sic thote muhametali te tema tjeter, detyrimi per te punuar me insititucione qe nuk i kontrollon eshte vlera e demokracise. Pushteti i kufizuar qe lind si rrjedhoje krijon friken e shendetshme qe duhet te kete cdo politikan. 

p.s une e kam thene qe shprehjen se sistemi eshte me i rendesishem se individi e besoj, biles besoj dhe ate shembullin e Rames kur thote se edhe danezi ne Shqiperi do filloj te sillet si shqiptar. Po Rama nuk ka bere asgje per ta fortesuar sistemin, perkundrazi me kushtetuten dhe kodin elektoral (qe refuzon te ndryshoj) ka fortesuar pikerisht problemin kryesor te sistemit, perqendrimin e pushtetit ne pak duar. Pa thene pastaj ca ka bere ne partine e tij. 

Te lexova vetem fjaline e pare dhe aq. Nese do vazhdosh te me shpjegosh mua se cfare kerkoj une, vazhdo, pa problem.  Nese me ke keqkuptuar, ja te ta them edhe njehere: " te ndeshkohen ata qe vodhen e vrane nen mburojen e per llogari te Berishes" Po nuk u be kjo, do te lindin nga ata qe do mendojne se mund te vjedhin e te vrasin nen mburojen e Rames. Kaq. Nuk ka problem nese nuk je dakort. Shnet. 

kush mo bama? se mos i ndodh gje atyre me bllok se prishet plani

ti ndodhte edhe 7% do ishte optimalja, "po nuk behet shteti ashtu"

Po te them cfare efekti krijon e jo se cfare do te doje ti, une e shume te tjere.

Pandeshkueshmeria lind kur individet mendojne se nen mbrojtjen e nje politikani jane te sigurte, sepse politikani eshte me i madh se shteti. Dhe spastrimi i shtetit nga Rama do vertetonte pikerisht kete pushtet te tijin, sepse ashtu sic do kishte pushtet te spastronte berishistet ashtu do kishte dhe pushtet per te spastruar kedo tjeter qe e shqeteson. Eshte pak e cuditshme ne fakt qe vazhdoni e besoni ne teorine e dores se forte, fillimit nga zero etj. Mbas gjithe kesaj kohe kaq e veshtire eshte per te kuptuar se njeriu qe ka pushtetin te vendos gjithcka vete, rralle do e perdor kete pushtet vetem per te miren publike e asnjehere per te miren personale?  

Ata qe kane kryer krime duhen hetuar sipas ligjeve dhe rregullave normale. E nqs Rama e ka seriozisht sic do doje ti, well, le ta filloj njehere me Liken apo jo? Se c'drejtesi qenka ajo ku denoheshke vetem se nuk e ktheve rroten me 23 qershor? Nuk po permend fare Ramen e vete e pislliqet qe mban mbi supe se nuk ja vlen kur ke videon e Metes sa per te gjitha. 

 

Endrit Meta vete do kerkoje rigjykim te vetes se vete per videon.  Do ta beje burgun me gjithe qejf per te treguar qe eshte rilindur.  Monika nga ana tjeter do dorezoje me deshire vilen ne Lalz.

Sic thote muhametali ...

pejgameri muhamet

smiley

Si pas nje muaji,po pre nje muaji car behet... uje radioaktiv cezme?smileysmileysmiley

Plastica Albania me duket se eshte nje qe ka hapur ne Fier, per perpunim plastike.

V.A.L.E. Recycling ka qe ne 2002 qe merren me perpunim kartoni, mbetje letre etj.

Leja mjedisore - http://www.riciklimi.al/uploads/events/2...

Ne ekstrakt QKR, jane dy ortake, nje shqiptar dhe nje italian, me emer Paolo Volpato. Ne internet me ate emer del nje shoqeri riciklimi, perpunimi mbetje urbane ne Padova.

hajt se kto marrveshje zhbehen me nje te rene te lapsit....

MONITOR 

Shqipëri, plazhet më të ndotur që nuk duhen frekuentuar           07/08/2013 

Instituti i Shëndetit Publik, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë ka monitoruar ujërat e plazheve në pikat kryesore që preferohen nga pushuesit. Këtë vit plazhet me ujë të pastër janë Velipoja dhe Shëngjini, pasi analizat laboratorike të bëra nga specialistët kanë rezultuar pa ndotje. Është vënë re përmirësimi i ujit në Currila në Durrës, në plazhin nga Ura e Dajlanit në Plepa. Problematike dhe që nuk duhet frekuentuar është zona ku derdhen ujërat e zeza dhe ujërat urbane të plazhit të Shkallnuerit, ndërkohe që vërehen shumë të ndotura ujërat tek Përroi i Agait, si dhe tek Mali i Robit. Në plazhin e Vlorës, analizat laboratorike tregojnë për ndotje të ujit në plazhin e vjetër, ndërkohë që pas ujit të ftohtë deri në Sarandë pushuesit mund të frekuentojnë të qetë të gjitha plazhet e tjerë. 

 

Çfarë thua o Pjer?

 Në plazhin e Vlorës, analizat laboratorike tregojnë për ndotje të ujit në plazhin e vjetër, ndërkohë që pas ujit të ftohtë deri në Sarandë pushuesit mund të frekuentojnë të qetë të gjitha plazhet e tjerë. 

smiley

Peshku i kuq, nuk flas une ketu, por ministria, lexoje me kujdes artikullin e MONITOR-it. 

I mblodhet plenat e juja ju qe do pastroni plenat e botes. zot er zot , jepja atij qe rri kot smiley

A ju kujtohet Lana, kapitalizmi i kjoskave te Berishes prej 1992 deri ne 1997 ? nji ashtu jane bo edhe Plazhet! Atu hajn aty pine aty dhijn, turistet kosovar, maqedonas ect...! smiley 

edhe injorantet tane s'jan me pak , vlerat njerezore ne 0

Kosovaret  i kane fajet te tera...

 

ajo s'ishte firmë, ajo ishte vetetimë...

ore se u kujtova , ku do i fusi ky kto plena ??

Me falni por sepse mu bllokua llogaria rradhen e kaluar nuk e di.Shpresoj qe kete rradhe te mos bllokohem per thjesht dhenie opinioni.
 

je i sigurt qe nuk ke lidhje me Snowdenin smiley

komunistet jane mesuar te censurojne mendimin e lire

ashtu eshte komunistet nuk e kan qef fare riciklimin, jane anti ekollogjikesmiley

Plehrat ti fus Ne tokat qe I ka lene baba.... 

Ore nese fitonen para nga riciklimi e nuk ka dem shqiperia cte keqe ka?

Po pse ne na gjeten te na bejne kosh plehrash ata? Te gjendet njehere ku dhe si kan hyre mbetje kanceroze ne shqiperi kto 22 vjet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).