Vizitë në një fermë që prodhon luleshtrydhe “bio” dhe i tregton ato në vend. Drejtuesi Astrit Mero tregon investimin e kryer dhe planet për 5-fishimin e sipërfaqes së mbjellë vitin e ardhshëm.

Investimi në bujqësi dhe përkushtimi në këtë sektor as që i kishte shkuar ndër mend Astrit Meros vite më parë. Por sot, ai duket se është një nga shembujt tipikë të viteve të fundit, pas krizës, ku sipërmarrës dhe individë të ndryshëm po i kthehen bujqësisë, si një nga sektorët më potencialë në vend për rritje në vitet e ardhshme,

I përfshirë në investime të ndryshme private në jetën që ndante mes Shqipërisë dhe Italisë, rastësia do të sillte të takonte një nga ekspertët më të njohur në botë për kultivimin e luleshtrydhes.

Eksperti italian do të nxiste atë të ndërmerrte investimin e tij të parë në bujqësi, pikërisht në ngritjen e një sere dhe sipërfaqeje që kultivon luleshtrydhe.

Z. Mero hapi fermën e tij të parë në fshatin Hamallaj të qytetit të Durrësit duke mbjellë 2 hektarë me luleshtrydhe dhe duke punësuar disa fermerë të zonës më pak se dy vjet më parë. Ferma shtrihet në një zonë të gjelbër dhe e gjithë rruga nga Tirana deri në të është e asfaltuar, çka lehtëson ndjeshëm edhe transportin e luleshtrydheve drejt tregjeve të kryeqytetit. Vetëm pak kilometra më larg shtrihet edhe deti.

Ka qenë i kujdesshëm në çdo detaj të fermës së tij, që nga farat që ka përdorur, teknologjia dhe makineritë.

Farat janë importuar nga Spanja, që është tregu më i madh i rritjes dhe kultivimit të luleshtrydheve dhe farave të tyre. Ato janë të kontrolluara nga universiteti më i rëndësishëm në botë që analizon dhe zhvillon fara e fidanë, Universiteti i Kalifornisë, duke i dërguar ato më pas kryesisht në Spanjë.

Kjo ka bërë që prodhimi të jetë cilësor dhe të tërhiqet nga supermarkete të mëdha në vend si dhe dyqane apo pastiçeri të ndryshme.

“Prodhimi aktual arrin në 200 kv/ha dhe zakonisht zgjat deri në tre muaj në vit, me përjashtim të këtij sezoni ku për shkak të motit ka kultivimi ka qenë më i madh. Ne aktualisht furnizojmë rrjete supermarketesh në vend, ndërkohë që kemi edhe një kërkesë të madhe nga pastiçeri të mëdha në Tiranë, që e kanë zgjeruar përdorimin e këtij produkti në artikujt e tyre”, thotë z. Mero.

Këtë vit ka pasur shtim të prodhimit sepse zakonisht prodhimi i luleshtrydheve nuk zgjat më shumë se dy-tre muaj, kryesisht gjatë mars-prill-maj. Por për shkak të klimës më të favorshme, luleshtrydhet ende po prodhohen, duke arritur një periudhë kultivimi prej afro 5 muajsh.

 

Vështirësitë

Por me gjithë kënaqësinë që të fal puna në bujqësi, falë edhe afërsisë me natyrën, ajo ka ende shumë vështirësi.

“Bujqësia është vërtet një sektor i vështirë, dhe këtë e zbuloj çdo ditë e më shumë në përfshirjen time në këtë sektor. Vështirësia nis që nga copëzimi i madh i fermave, çka na e bën shumë të vështirë gjetjen e sipërfaqeve të mëdha për kultivimin e produkteve”, thotë z. Mero.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, rreth 90% e fermave bujqësore në vend nuk janë më të mëdha se 1.2 hektarë, shifër që tregon copëzimin shumë të madh të tokave në këtë sektor.

Edhe prodhimi i luleshtrydheve në vetvete është i vështirë, sepse kërkon njohuri të mirë të farës, terrenit, kushteve klimatike, etj., ndaj është një investim që nuk mund të ndërmerret nga fermerë të thjeshtë.

“Edhe në vendet e tjera të Europës, si Itali, Spanjë, janë njerëz me nivel të lartë shoqëror që kultivojnë luleshtrydhe, kjo sepse edhe investimi që duhet të bëhet është relativisht i madh. Në Itali janë avokatë, bankierë, etj., ata që kultivojnë luleshtrydhe dhe e kanë shndërruar këtë në një biznes të suksesshëm”, thotë drejtuesi i fermës në Hamallaj.

Sot në Shqipëri janë ndërmarrë disa investime në kultivimin e luleshtrydheve në vend, në Fier, Berat, Gjirokastër, Durrës, etj., por sipas ekspertëve, shumë prej tyre çalojnë në cilësinë që ofrojnë për shkak të mungesës së ‘know-how’.

 

Mungesë kulture

Me gjithë investimet e ndërmarra në këtë fushë, konsumi i luleshtrydheve në Shqipëri mbetet ende i limituar. Shqiptarët kanë një kulturë të cunguar në njohjen, konsumin dhe vlerat e këtij fruti.

Kjo vjen edhe për shkak të historisë. Luleshtrydhet u “prezantuan” tek konsumatorët vendas vetëm pas viteve ‘90 dhe për shumë vite me radhë ato janë konsideruar një frut luksi, për shkak të çmimit shumë të shtrenjtë.

Çmimi i luleshtrydheve në treg pak vite më parë luhatej në 700-800 lekë/kg, një nivel i lartë edhe për familjet me të ardhura të mesme. Por gjatë vitit të fundit, sidomos këtë sezon, është shënuar thuajse një “revolucion” në tregun e luleshtrydheve.

Prodhimi dhe kultivimi i këtij fruti edhe brenda vendit, kryesisht në Durrës, Fier e Berat ka shtuar sasinë e luleshtrydhes vendase në treg çka ka sjellë edhe uljen e shpejtë të çmimeve. Tepër i favorizuar ka qenë prodhimi edhe nga klima e ngrohtë që ka sjellë thuajse një mbiprodhim të këtij fruti.

Sipas të dhënave nga tregtarët vendas të produkteve bujqësore, çmimi i luleshtrydhes në treg sot luhatet në kufijtë e 300-350 lekë/kg, thuajse gjysma e çmimit që kishin pak vite më parë.

Ulja e çmimeve ka rritur si pasojë konsumin e këtij fruti në vend dhe ka shtuar shitjet duke rritur parashikimet për ecuri pozitive për vitet në vazhdim.

 

Planet

Megjithatë, z. Mero nuk do të ndalet me kaq. Tashmë është në bisedime për të marrë me qira edhe 10 hektarë tokë të tjera për kultivimin e luleshtrydheve, duke e çuar në 12 hektarë sipërfaqen totale të prodhimit.

Investimi do të ndërmerret në bashkëpunim me një financier të lartë vendas, i cili mesa duket po ndjek shembullin e kolegëve të tij në Europë.

“Përmes këtij investimi që do të nisë vitin që vjen, parashikojmë të rrisim ndjeshëm prodhimin dhe të fillojmë eksportin në Itali. Në këtë shtet ka një kërkesë shumë të madhe për luleshtrydhe, sepse edhe kultura e konsumit për të është tepër e lartë dhe vjen në rritje”, thotë Astrit Mero.

 

Luleshtrydhet, tregu botëror, 3.3 miliardë tonë

Tregu global i luleshtrydheve i ka kaluar 3.3 miliardë tonë prodhim në vit. Ky produkt, që gjithnjë e më shumë po konsumohet i përpunuar, në industrinë e ëmbëlsirave ka një rritje vjetore mesatare prej 4% në vitet e fundit. Struktura e tregut ka pothuajse të njëjtat “ngjyra” të disa viteve më parë. Prodhuesi kryesor është Amerika, ndërsa në eksporte kryeson Spanja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurojnë mbi 30% të totalit të prodhimit global të luleshtrydhes. Sipas të dhënave zyrtare, luleshtrydhet janë fruti i katërt më i rëndësishëm i prodhuar në SHBA, për nga vlera e prodhimit, pas rrushit, portokajve dhe mollës. Prodhimi amerikan i luleshtrydheve është i përqendruar mbi të gjitha në zonat jugore dhe bregdetare të Kalifornisë, për shkak të klimës së përshtatshme. Florida dhe Oregoni janë dy shtetet e tjera më të mëdha prodhuese. I gjithë prodhimi i Floridës është për tregun e freskët. Florida është prodhuesi më i madh në SHBA për stinën e dimrit.

Eksportet e SHBA-së janë të drejtuara kryesisht në Amerikën e Veriut dhe pjesa më e madhe e tyre shkon në Kanada. Meksika është furnizuesi (eksportuesi) kryesor në Amerikë.

Tregtinë ndërkombëtare të këtij produkti e kryeson Spanja. Në pesë vitet e fundit, luleshtrydhet spanjolle kanë mbushur tregjet e huaja. Në vitin 2010, industria spanjolle e “arit të kuq”, siç e quajnë ekspertët, solli 396.7 milionë euro nga shitjet jashtë vendit. Spanja e ka pozicionuar veten si burimi kryesor i këtij prodhimi për pesë kontinente. Që nga viti 2007, ajo është eksportuesi kryesor në botë i luleshtrydheve.

Përmes procesit të kultivimit intensiv, Spanja mbledh disa të lashta në vit, duke mbuluar kërkesën globale. Shitja e luleshtrydhes së prodhuar në Spanjë llogaritet si një burim i mirë të ardhurash jo vetëm për prodhuesit, por edhe për shpërndarësit, supermarkete dhe logjistikë, ku llogariten më shumë se 50 mijë të punësuar.

Në Spanjë, nëntë të dhjetat e prodhimit lënë vendin për t’u tregtuar në supermarketet e disa vendeve të BE-së. Që nga 2007, Gjermania ka marrë më shumë se një të tretën e prodhimit. Pas saj vjen menjëherë Franca.

Fushat jugore spanjolle, veçanërisht në provincën e Huelva, janë aktorët kryesorë në këtë treg. Për më tepër, edhe 50% të luleshtrydheve që Maroku eksporton në Europë janë të prodhuara nga kompanitë spanjolle, të cilat operojnë në mbretërinë e Alawite.

Në botë ka më shumë se një mijë lloje luleshtrydhesh, por ato të cilat kanë etiketën spanjolle janë liderët në eksportet botërore.

 

81 Komente

Eh,dikur femije ne fshat,gruaja e xhajes me qe lut te shkoje me te ne mal,ndersa kulloste lopet e fshatit.Beh,ja pata kthyer une, shume pertac per gjera te tilla.Hajde se atje ka manadredhes(luleshtrydhe),me tha, dhe qeshe bindur.Nje lendine ploteperplot.

Ato kane qene luleshtrydhe bio,servirur nga vete dora e Zotit!

e njejta gje me mua . kur shkoja ne fshat tek tezja mamase rruges kishte luleshtrydhe qe ne krahasim me kto te sotmet kane nje ndryshim te madh. madhesia . ato natyralet ishin shume te vogla kurse keto te fermave sot jane shume here me te medhaja .

frutat natyrale te dikurshme prisheshin  si fillim nga jasht pastaj nga brenda

ndersa keto te sotmet jane te bukura nga jasht  po brenda jan kalbesira .

me te marr malli per prodhim natyral

ato natyralet ishin shume te vogla kurse keto te fermave sot jane shume here me te medhaja .

Sepse te parat jane mana toke, dhe te tjerat jane luleshtrydhe. Jane lloje te ndryshme. Edhe luleshtrydhet bio behen te medhaja.

jo jo e di une mana toke qe thu ti  , manaferra i thone ke ne  , jane te zeza dhe te qukej dora kur i kepusje se kishte dhe gjemba ( jo mana ne peme ato jane tjeter gje ), keto ishin si shkurre me gjemba

kurse luleshtrydhet ishin me gjethe pa gjemba dhe shume te vogla , ishin ne toke dhe tek tuk te rralla , nuk i gjeje kollaj, dhe ne shije ishin ashtu si thote br3dhi te athta , kurse keto te sotmet jane shume te medhaja dhe pa pike shije sikur ha kastravec

Mbase zona te ndryshme i thone ndryshe. Manaferrat jane manaferra, mana toke di qe jane luleshtrydhe te egra. Kam ngrene mana toke ne razem te shkodres kur shkuam per pushime, dhe jane si keto qe thua ti. Mjaftonte te dilje ne livadhe, i gjeje ne toke te perhapura, dhe i mblidhje. Gjyshja ime ne Elbasan mbillte luleshtrydhe qe beheshin te medha sa nje top ping pongu, dhe kane vetine qe rriten si dredhka nen toke. E mbjell nje ketu, tjetra mbin vete dy metra me andej, pastaj njej tjeter, e me kalimin madje shkon edhe tek komshiu.

vertet ? cudi s'mbaj mend , mbase dhe ka pasur , sepse ne bacen e gjyshes time  vetem trendafila te llojeve te ndryshme kishte, karajfila , hurma ,  dardhe dimri , rrush , limona, nje peme lajthie dhe kaq mbja mend , dhe kur erdhi demokracia e betonuan gjithe bacen e shemtuan ate bukuri smiley

idem; kam humb ne pyll me fmije te tjere njihere ne qershor. Na zuri nji rrebesh mbaj mend me rrufe qe binin aty afer. I kam mbush pantallonat po aty kam provu dhe luleshtrydhe per here te pare. Nuk kam per t'ja harru shijen e athet qe nuk krahasohet me shijen prej kashte te ktyre qe ble sot ne dyqan. Dhe per nga madhsia, ishin sa gjysma e mollzes se gishtit

Kete e kam ndigjuar dhe une Pjeter, qe ne Shqiperi beheshin vete luleshtrydhet, jo se kultivoheshin. Nese ke ndonje foto nga ato manadredhes/luleshtrydhes , sille ketu tek Peshku. 

Pjero,per kohen qe flas une,5-6 aparate fotogrifik do ket pas i gjithe rrethi.smiley

Po sot mo, nuk i ben dot nje foto me telefon dhe e fut ne kompjuter ketu tek Peshku. 

smiley

Pjero, sot ka shume kamera dhe aparate fotografike, po nuk ka luleshtrydhe ne mal..smiley

Ka o Belul por s'është stina, kur të jetë e tyre unë të premtoj se do të sjell tek PPU një foto me luleshtrydhe të egra në lëndinë !

faleminderit peshkakuq,  une dhe Pjeri do ta dime per nder!smiley

Nje pyetje prej amatori kisha une o peshku i kuq ;  Nese merr luleshtrydhen e eger, koker apo faren e saj,  a mund ta mbjellesh/kultivosh ne fushe apo sera kete koker/fare te eger, me qellim qe te besh nje lloj luleshtrydhe me te mire a me me shum vitamina se ato luleshtrydhet e jashteme. 

po pra, si mund te thuash:  prodhojme luleshtrydhe ''bio'',  kur i prodhon ato ne sera  dhe farat apo fidanet  kontrollohen dhe manipulohen.. me sakt, jane produkt i laboratoreve..smiley

shume e drejte Belul . nuk u besohet ketyre fermave fare.

domatet e mia ne ballkon akoma jan jeshile qe 2 muaj , po rriten shume ngadale dhe kur na u bene dy te kuqe , shija  e tyre i dha arome shtepise dhe duarve te mia qe i keputa , nuk ikte era domates gjall n'bot smiley

Tregtinë ndërkombëtare të këtij produkti e kryeson Spanja. Në pesë vitet e fundit, luleshtrydhet spanjolle kanë mbushur tregjet e huaja. Në vitin 2010, industria spanjolle e “arit të kuq”, siç e quajnë ekspertët, solli 396.7 milionë euro nga shitjet jashtë vendit

lol, mburet Spanja me fermeret e saj qe mezi arrijne te sigurojne 0.4 miliard Euro nga eksporti i arit te kuq, ndersa nje bithe Lazarat siguron 4.5 miliar Euro nga gjethet e thara te kanabisit. Po si nuk keni turp o spanjolle!!

300 leke kilja, shko ere pirdhu, 1 - 1.2Euro bojne n'kosove, bile kur ishte panairi i luleshtrydheve kete vit gjeje edhe me 90 cent.

swed, tek tregu i kam parë vetë me sytë e mi 650l kg..

Hajdute me, masnej thone qe populli s'ka kulture luleshtrydhore

Fruti i luleshtrydhes, sipas eksperteve te frutave, ka dale nje nga frutat me te mira per organizmin e njeriut. Biles edhe doktor OZ e ka cilesuar si nje nga frutat me interesante dhe te te ushqyeshme per organizmin e njeriut, ngaqe permban jo vetem antioksidant por edhe vitamina te veçanta qe frutat e tjera nuk i kane. 

Sa per çmimin, une i pashe me 200-250 leke kg dhe jo 300-350 leke kg siç thoshte artikulli. 

Pjer tani je bere edhe doktor! smiley

Ketlina moj vajze, a e ndjek doktor OZ qe jep çdo dite, çdo jave program mbi shendetin. 

Fruti i luleshtrydhes, sipas eksperteve te frutave, ka dale nje nga frutat me te mira per organizmin e njeriut. 

!!!

smiley

Roni, e ke kete mangesi, mos njohjen e vitaminave dhe substancave natyrale tek frutat. Kur te hidhesh ne Europe, kalo tek mua, te te dhuroj nje karton plot me fletushka/faqe te prera nga gazeta Telegraf, Republika e ndonje gazete tjeter, ku flitet vetem per mjeksine, vitaminat, frutat, perimet, semundjet, sherimin e tyre, etj. Duke lexuar keto, perfiton shume. 

Ose u thuaj atyre te shtepise te te blejne gazeten Telegraf dhe Republika qe kane çdo dite rubriken Mjeksia, ku meson shume mbi vetit e ndryshme te frutave te ndryshme. Ke dhe ketu ne internet, site/faqe ku flitet vetem per vetit kuruese te frutave te ndryshme. Shif gazeten Metropol . 

Tashti per luleshtrydhe te kultivuara behet fjala, jo per "luleshtrydhe pylli" (qe jane te ndryshme ne madhesi, shije dhe cmim, kur blihen flasim), por e para ky s'flet per sera por per fruta te stines, e dyta kultivohen fare afer Tiranes, dmth ne tregun kryeqytetas mberrijne fruta "me kilometer pothuaj zero", dhe e treta eshte mire qe nje sipermarres bujqesor shqiptar prodhon dhe nuk ankohet qe i prishen produktet ne are, sikurse kam pare ne tv.

Me gjithë investimet e ndërmarra në këtë fushë, konsumi i luleshtrydheve në Shqipëri mbetet ende i limituar. Shqiptarët kanë një kulturë të cunguar në njohjen, konsumin dhe vlerat e këtij frut

 

Kush e tha këtë? Qesharake, s'ka shqiptar që s'ka ngrënë dhe s'ja di vlerën manadredhëzave ose luleshtrydheve, tjetër pastaj se s'ja kanë ngenë në një vend që nuk stimulon dhe nuk ka asnjë lloj subvencioni apo lehtësie për kulturat bujqësore..

Shqiptarët kanë një kulturë të cunguar në njohjen

smiley

eeeeee

E kush dreqin se njeh kulturën e ngrënjes në 2013..Pastaj tjetër puna e xhepit..

Farat e ketyre luleshtrydheve qe importohen nga Spanja por qe kane marre bekimin e shkencareve amerikane me 99% gjase jane OMGJ. Jo se ka ndonje gje te keqe, por vetem BIO nuk jane qe ne gjeneze. lol

“Edhe në vendet e tjera të Europës, si Itali, Spanjë, janë njerëz me nivel të lartë shoqëror që kultivojnë luleshtrydhe, kjo sepse edhe investimi që duhet të bëhet është relativisht i madh. Në Itali janë avokatë, bankierë, etj., ata që kultivojnë luleshtrydhe dhe e kanë shndërruar këtë në një biznes të suksesshëm”, thotë drejtuesi i fermës në Hamallaj.

smileysmileysmiley

 

smileysmiley

dhe në vendet e tjera të Europës, si Itali, Spanjë, janë njerëz me nivel të lartë shoqëror që kultivojnë luleshtrydhe.

do e kendoni kengen "triste domenica" kam degjuar se ne oksident shume vete kan vrare veten prej kesaj kenge, po ju mos u shqetesoni, ketu nuk vret veten njeri se jane fshatare te pa kulture smiley.

belulo je i lire te me korrigjosh smiley

Luleshtrydhet ne shqiperi jane shume te vogla, por shume me shije. Ne usa jane te medhaja si gomar, te athta dhe ndahen ne mes si arre kokosi. Po qe se fara ka ardhur nga spanja me bekim ne amerike e ke te mushme. Se di po luleshtrydhja endemike ne shqiperi a ka ndonje fare nga Instituti i Farerave? Nese po atehere eshte 100 here me e mire se kjo amerikanja.

ne amerike fruta/perimet jane te nje cilesie jashtezakonisht te keqe....

qe ta cilesoj, pervecse ndoshta ne zona ku eshte krijuar nje tradite e forte e prodhimeve organike dhe lokale

Edhe preshi nuk ka shijen e preshit shqiptar..eshte edhe goxha i shtrenjte..

ne fakt dhe ne angli...ndoshta ngaqe nuk konsumohet shume

p.s. preshi shqiptar as ne shqiperi nuk gjendet smiley si psh domatet zemerkau, te cilat ne fakt i gjeta ne jug te portugalise 

Ça thu o mik? Ka n'Shkodër për tan Ballkanin smiley

presh? apo domate zemerkau?

Domate, prasin do ta hamë nga shtatori e mbrapa smiley

1 here kam qene ne shkoder kalimthi. po ne tirane s'kam pare keto vitet e fundit

>> prasin do ta hamë nga shtatori e mbrapa

smiley

Si mer sdoli njoni per te shkrujt per pjeshket?

 

Ç'i do? Hajde këtej se ka tregu i bllokut plot, të kuqe nga brenda e nga jashtë, mishtake e nga ata që ndahen gjysmë, por pjeshkët e Tiranës janë rralluar..

.

Lum si yt ate. Une nuk guxoj ta coj neper mend, ma lexojne direkt mendimin ne sy, dhe fillon furtuna. 

p.s. Po pse e hoqe? Per mua, meriton statusin e Heroit. 

smiley

E hoqa se kisha frike se mos e lexonte mamaja ..smiley

sidoqoftë kjo ishte batutë e bukur ketlina

Aha, pse fshehurazi mamase qenka? S'qenka gje atehere. Edhe une mendoj per plantacione te tera kur mbyll syte si Gjinua (vetem se mendoj pa ze).

ça o ajo pike moj?

Djema, kisha pare s'kisha pare, tek Carrefouri/Karrfurri pashe domate te verdha, tamam si disa speca te verdha. Kisha pare domate te kuqe, jeshile, te ndermjetme n'mes t'kuqes dhe t'jeshiles, por te verdha s'kisha pare ndonjehere. Ishin nje varietet i çuditshem. 

Mos kane qene domate vietnameze? Se ato jane te vogla, te verdha dhe te lengshme.

Jane domate belge ato.

Po per pjeshket Pjero, ç'preferenca ke?

me 1000% se midis bananes dhe pjeshkes, Pjeri pereferon pjeshken

Qerratenj jeni, qerratenj. Ku e kemi muhabetin ne, e ku e hidhni llafin ju.

te frutat mo Kavir, ku tjeter?

Nori e ka perjetu me shume emocion kontaktin me bananen. Jam i sigurt se sot nuk do gabonte ne krahasim. Mgjte une them se i njof shijet ushqimore Pjerit (pervec qofteve)

Po cdo majmum do i bonte kenge bananes mer.

Bredharak, ajo kuptohet mer se bananja do zotesi dhe pune; pjeshken thjesht e kap e ja ngul faaaaaapppp nje kafshat, pastaj lengu vuuu qe ti lag buzet (une per vete e le qe te me pikoje poshte mjekres deri ke qafa, po nejse se une doja te dija se cmendim ka Pjeri?)

Djema, kisha pare s'kisha pare, tek Carrefouri/Karrfurri pashe domate te verdha

 

ca ceshte  ky Pjero,  dyqan me furre pjekes?

 

p.s   dhe ste falet, pikerisht ty, si studjues i tregut dhe cmimeve te habitesh  qe pe domate te verdha..  ky lloj domatesh ka shume vite qe shitet ne Perendim..smiley

 

mire vlla mire, shko dhe ti studio tregjet, shkruaj liber per makroekonomi dhe pastaj te dali koha t'u kushtosh vemendje ngjyres se domateve

Bredharako, ti e di shum mire se tregjet, jane puna dhe studimi im. 

pikerisht Pjer, prandaj i them Belulit qe habitet me ty. Ti studion luhatjet e cmimeve, jo ngjyrat e domateve!
Kjo nuk i falet Belulit!

mire Bredho, pyetje rrufe per Pjerin:  sa ishte cmimi per kg i domateve te verdha?   ose nese kane qene te paketuara ne kuti plastike 500 gr, sa ishte cmimi i nje kutie te tille?

Kilja ishte 1,39 Belulo, por une bleva tek LIDL me 0,69 per kilo, te kuqe smiley

smiley

 

0, 69 smiley

Rren kjo 0.69 smiley

Belul dhe Peshku i kuq, pse habiteni, sot domatet ishin 0,69 , pra as 70 cent. Normalisht kaq jane edhe tek turku, por duke qene se LIDL i kishte ulur, i bleva aty. Serat me domate jane plot kendej. 

Djema, e çuditeshmja qe, se njerzit/blersit me karroca, afroheshin i veshtronin, dhe largoheshin smiley asnjeri nuk i prekte me dore sikur kishin zgjeben smiley ndoshta kujtonin se ishin nga ato te manipuluarat neper laboratore. 

Karrefurri/Carrefour eshte nje nga supermarketet me te medhaja ketu ne Belgjike. E kane francezet. 

Me gjithë investimet e ndërmarra në këtë fushë, konsumi i luleshtrydheve në Shqipëri mbetet ende i limituar. Shqiptarët kanë një kulturë të cunguar në njohjen, konsumin dhe vlerat e këtij fruti.

Sipas lidhjes gura popullore-frutikulture, ku frutat zene vend te konsiderueshem, c'eshte e verteta "dredhezat" nuk jane perdorur si figura letrare dhe frutdhenese. Ky besoj eshte nje tregues i rendesishem.  

Rrushi, molla, dardha, hurma, portokallja, pjeshka, zerdeli, qershi, kumbulla, jane perdorur qamet. 

permend qenin, ban gati shkopin... smiley

Keto jane boronica, ne mos gaboj, dhe jane te shtrenjta ketu, 250 gram = 1,89 deri 2 euro, me te lirat, se ka paketa edhe 100-150 gram qe kushtojne po kaq. 

Ata që thua ti duhet të jenë boronica të kultivuara..Unë po thoja për ato boronica nga anët e Saliut psh..

Pjetermustakuqi ka thene nje gje shume te sakte.Ka dhe sot shume zona me pyje qe kane luleshtrydhe natyrale.Me vlera shume te larta acidesh organike shume te asimilushem, por....rendiment te vogel.Mirepo keto te kultivuarat, per qellime komerciale u fusin stimulante dhe i bejne per te keqen e brezit...
Megjithkete vertetohet roli i sipermarresit, sipermarrjes, domozdoshmeria absolute e prodhimit tek neve

Shyqyr qe skam neps per fruta per kaq shume sa keni fol , po te jete ndonje mish qengji i pjekur ne hell edhe do me rrinte menja aty

Elba, ka radhe ...per mish keci, se pari, por edhe qengji...ne hell.Prit radhen, sipas zonave!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).