Qeveria del sërish në tregun e brendshëm financiar, duke kërkuar 15 milionë euro nëpërmjet bonove të thesarit në valutë. Ministria e Financave njoftoi se do të nxjerrë për shitje në ankand përmes Bankës së Shqipërisë 15 milionë euro bono thesari në euro, me afat maturimi 1 vjeçar. Nga kjo shumë, pjesa që i takon Bankës së Shqipërisë është zero, duke e lënë ankandin në “dorën” e bankave tregtare, që janë blerësit kryesorë të bonove, apo dhe të individëve. Ankandi është planifikuar të zhvillohet në 22 gusht.

Ky është ankandi i dytë për shitje të eurobonove brenda një harku të shkurtër kohor. Ankandi i mëparshëm u zhvillua në fund të korrikut, ku u shitën 9.3 milionë euro eurobono, nga 11 milionë euro që kishin planifikuar financat, teksa bankat kërkuan interesa të larta, duke e detyruar Bankën e Shqipërisë të pranojë vetëm ofertat që kanë interes të ulët.

Në ankandin e korrikut, interesi mesatar i pranuar ishte 3.9%, nga 5% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të zhvilluar në 24 dhjetor 2012.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky është ankandi i nëntë që realizohet në euro, që kur filluan të shiten eurobono ne maj 2010. Përgjithësisht interesi i eurobonove është më i lartë se ai i depozitave në euro, duke përbërë një shans të mirë investimi dhe për individët.

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e bonove te thesarit nëpërmjet subjekteve të liçensuara nga a Ministria e Financave, që janë: Banka Raiffeisen, Banka Intesa SanPaolo, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka e Tiranës, Banka Credins, Alpha Bank dhe Banka e Parë e Investimeve (FIB). 

Borxhi publik është rritur në 62.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, bënë të ditur dje burime zyrtare të ministrisë së Financave. Rritja është e lartë, duke pasur parasysh që plani i këtij dikasteri ishte që niveli i tij do të arrinte në 62.6% të PBB-së vetëm në fund të vitit dhe, për më tepër, duke planifikuar një rritje ekonomike vjetore prej 3%. Ndërkohë, për tremujorin e parë të vitit, rritja ekonomike ishte vetëm 1.7%.

Ky rezultat ishtë i pritshëm, duke patur parasysh faktin që situata e deficitit buxhetor sa vjen e bëhet më shqetësuese, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave dhe rritjes së lartë të shpenzimeve në pjesën e parë të vitit. Në pesë muajt e parë të 2013-s, të ardhurat totale ranë me 0.2% me bazë vjetore, ndërkohë që të ardhurat nga taksat zbritën me 2.7%. Të ardhurat e kombinuara nga taksat indirekte ranë me 5.2% me bazë vjetore, ku TVSH, të ardhurat nga doganat dhe taksa e akcizës regjistruan të gjitha tkurrje të rëndësishme, duke reflektuar kërkesën e brishtë të brendshme, importet më të ulëta dhe efektin nga përjashtimi i TVSH-së i disa makinerive dhe lëndëve të para.

Shpenzimet buxhetore totale në janar-maj u rritën me 13.3% me bazë vjetore, duke tejkaluar planet buxhetore me 6.1%. Shpenzimet operative u rritën me 7.1% me bazë vjetore, ndërsa ato kapitale u zgjeruan me 41.4% dhe e kaluan shumën e planifikuar në buxhet me rreth 23%.
 
DEFICITI 
Deficiti buxhetor në pesë muajt e fundit e kaloi nivelin e vitit të kaluar me rreth 114% dhe ishte pothuajse 50% më i lartë se ai i planifikuari. Ai ka arritur në rreth 2.7% të PBB-së vjetore, ndërkohë që qeveria synonte 3.5% të PBB-së për të gjithë vitin.

10 Komente

Borxhi publik është rritur në 62.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, bënë të ditur dje burime zyrtare të ministrisë së Financave. Rritja është e lartë, duke pasur parasysh që plani i këtij dikasteri ishte që niveli i tij do të arrinte në 62.6% të PBB-së vetëm në fund të vitit dhe, për më tepër, duke planifikuar një rritje ekonomike vjetore prej 3%. Ndërkohë, për tremujorin e parë të vitit, rritja ekonomike ishte vetëm 1.7%.

Sido që është e shkruar e zeza mbi të bardhë duket e pabesueshme që rritja ekonomike të jetë 1.7%. Kjo shifër duhet të jetë e ekzagjeruar si të gjitha të tjerat për ekonominë tonë 

Rendesi eshte qe ka rritje. Dhe çdo rritje e GDP, sfumon borxhin e brendeshem. 

Ju i referoheni më s'shumti Monitor o Pjer, kjo e ka një domethënje, ju është krijuar bindja se ata janë të pagabueshëm dhe t'paanshëm..S'e mar vesh përse e solle smiley

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/15...

Kush tha qe me eshte krijuar pershtypja se ata jane te pagabueshem dhe t'paanshem, pastaj ata nuk bejne analiza, thjesht vetem sjellin lajmin siç e marrin edhe nga te tjeret. Ata kane nje te mire, se sjellin lajm te fresket, jo te vjeter, çfar ndodh e sjellin menjehere. Ja shif lajmin per daljen nga reçensioni te disa vendeve te Europes, une sapo e ndigjova tek lajmet e mengjezit. Mundej qe ky lajm te ishte dhene dje, por dje une nuk i ndoqa dot lajmet, keshtu qe i ndoqa sot ne mengjez. Nderkoh qe kete lajm e gjeta tek revista ekonomike prestigjioze MONITOR. Biles shum lajme te fresketa qe ndjek tek kanali Z (tv me lajme dhe reportazhe ekonomike) i shoh edhe tek MONITOR. Mundet qe keta i marrin lajmet nga Bloombergu ose ndonje tjeter agjensi ekonomike. Por kjo nuk ka rendesi shume, para asaj qe lajmet ekonomike keta i nxjerrin para gazetave shqiptare. Si duket duhet te kene ndonje staf te pregatitur. 

Lajmi i daljes nga recensioni është dhënë dje nga mediat botërore dhe shqiptare online

 "Trusti i Geshtnjave" po ben levizjet e fundit deshperuese por borxhe nuk ka per tju dhene kerkush nje muaj perpara se te ikin smiley ......Ky ka qene  sistemi i "Trustit" te marrim borxhe edhe keto borxhe shenohen si rritje ekonomike

E kishte vene ca alarmin e borxhit ambasadori gjerman ne nje intervite para pak ditesh

Turizëm, 30,000 maqedonas pushuan në brigjet shqiptare  15/08/2013  MONITOR 

Gjithnjë e më shumë maqedonas po preferojnë të pushojnë në brigjet shqiptare, duke e kthyer vendin tonë në një destinacion të rëndësishëm, natyrisht pas Greqisë. Për të nxitur shkëmbimet e ndërsjella turistike, por edhe ekonomike në Durrës u hap edhe konsullata e Maqedonisë.

Burimet zyrtare nga institucionet maqedonase flasin për rreth 30,000 maqedonas që kanë preferuar Shqipërinë gjatë këtij sezoni.

“Durrësi është një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët maqedonas, më pas vjen Vlora dhe Saranda, kjo për shkak të çmimeve më të ulëta dhe afërsisë me detin Adriatik” thotë Petko Kutanoski, drejtues i “Balkan Tours”, një agjenci udhëtimesh në Strugë.

Kutanoski thotë se trajtimi i turistëve shqiptarë është shumë i mirë dhe ata nuk kanë paraqitur asnjë problem.

“ Hapja e konsullatës mund të kontribuojë më shumë për turizmin dhe për sigurinë. Shumë maqedonas nuk kanë pasur mundësi për të vizituar këtë vend, ndaj është shumë mirë që ata do të kenë një institucion ku mund të drejtohen në rast nevojash”, thotë Kutanoski.

Sipas tij edhe numri i investitorëve maqedonas që investojnë në Shqipëri është në rritje. Ata kanë filluar të blejnë prona, hotele, restorante, dyqane etj, veçanërisht në zonën e plazhit në Durrës.

“ Ja pse hapja e një konsullate është një veprim i duhur, pasi do të ofrojë në çdo rast ndihmë logjistike, thotë ai. Konsullata do të ndihmojë në mbrojtjen e këtyre investime. Do të ndihmojë në promovimin ekonomik dhe turistik të bizneseve shqiptarë”, thotë Mendres Kuci, presidenti i Dhomës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë.

“Ky është një sinjal i mirë se marrëdhëniet politike mes Shkupit dhe Tiranës po përmirësohen. Është më mirë të bësh diçka se asgjë”, thotë Kuci.

Nga shërbimet e kësaj konsullate pritet të përfitojnë edhe maqedonasit që jetojnë në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Durrësit, thotë Nikola Gjurgjaj, president i shoqatës maqedonase “Ilinden” në Tiranë. “ Ata nuk do të kenë më nevojë që të udhëtojnë në Tiranë, pasi mund ta marrin në konsullatë gjithë informacionin e nevojshëm. Një gjë e tillë padyshim do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe do të ndikojë në klimën e rajonit”, thotë Gjurgjaj. 

 

Te mblidhemi te tere, toke, shoke e shoqe, them une, dhe mbase ia dalim nese cojme te tere nga sa mundemi, kush me pak e kush me shume...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).