Edhe këtë verë nuk mungoi në qarkullim libri për jetën e Enver Hoxhës. Nuk mungoi as përshkallëzimi logjikisht i shpërpjestuar i nivelit dement të librit, kundrejt jehonës gjithëpërfshirëse në mediat e përditshme. Enveri dhe këtë herë vinte në versionin aq shumë të vlerësuar nga publiku post modern i blogjeve dhe i gazetave në letër, si pervers i nivelit youporn, kanal me material të censurueshëm nën moshën 18 vjeç. Autori (ç’rëndësi ka emri) na servirte ngjarje si çdo autor i letërsisë së re, duke treguar gojëdhëna të dëgjuara lart e poshtë nëpër atdhe. Enveri për shembull, nuk është larguar nga liceu i Korcës për shkak të ideve të veta komuniste, por për shkak të një komenti të tij, se vajza X nga “5 dyqanet” ishte e kolme. Paskësh qenë ky vlerësim për kilet e tepërta të një zonjushe të asaj kohe, arsyeja e vërtetë e degdisjes nga puna. 

Jemi përballë një prove gozhduese që Enverin nuk e prishi komunizmi, por vetja dhe veset e tij të çuditshme. Sigurisht që lutjet e mia, pas leximit të përciptë të titujve të bujshëm nëpër gazeta vërdallë, shkojnë të gjitha për Zotin e pornos, që të mos qëndrojë në heshtje, por të flasë për klikimet e përditshme nga Shqipëria, që të mund të ulen me këmbë në tokë autorët dementë të librave për maskilistë të përbetuar. Megjithatë, meqë kjo nuk do të ndodhë edhe për ca kohë, m’u desh të kujtoja kohët para-erotike kur në Tiranë shiteshin ditën për diell letra bixhozi me femra të zhveshura, lexoheshin gazeta për bëmat e Mata Harit, e ndërkohë, me siguri askujt nuk i binte në mend për misionet politike të agjentes së famshme. 

Tirana para-fetare jetoi edhe videot me celuar të një këngëtareje. U eksitua edhe me oralin e një vajze të mitur pa iu dridhur qerpiku për etikë qytetare. Megjithatë për autorin, komenti për vajzën e kolme ishte “tradhëti” që i kish’ bërë vetes diktatori. Enveri faktikisht ka kaluar disa stade vlerësimi në përceptimin popullor për seksualitetin e tij. Demokracia e gjeti homoseksual të sigurtë. Fëmijët ishin të Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit. Kjo nuk pengoi ndërkohë autorë të tjerë, në libra po aq të famshëm, që t’i faturonin vrasjen e Qemal Stafës, për motive xhelozie frenetike ndaj Nexhmije Hoxhës. Ngatërresa nuk është vetëm e tipit, nëse ishte gej pse duhet të vriste Qemalin dhe jo Nexhmijen, apo pse një njeri që shfaqej si feministi që hutoi Edit Piafin, nuk mund të fitonte dot njëkohësisht “duelin” me Qemalin pa futur në mes ushtrinë e fashistëve. Detaje që dhe mund të anashkalohen derisa problemi nuk qëndron në fakt te idiotësia e këtyre tezave, më shumsë se sa te trajtimi hiper seksist në çdo publikim anti-hoxhist, kjo e shtrirë dhe ndaj komunistëve çlirimtarë në përgjithësi. 

Ideja se femra partizane ishte e përdalë, funksiononte në vitet ‘30 dhe e njëjtë vjen edhe në ditët tona. Nexhmija dhe shoqet e saj ishin sende në duart e komunistëve. E njëjta gjë edhe sot. Trashëgimtarët e këtij mentaliteti botojnë libra ku sensi është i njëjtë. Periudha nacional-çlirimtare ishte njëfarë kohe ekstra për orgji kolektive. Luftë nuk ka patur, kësisoj kush vritej e kishte nga dëshpërimi seksual. Kjo teori vjen e suksesshme se ambalazhohet si sulm ndaj një diktatori që fajtor në fakt është për vrasje dhe dhunë ndaj popullsisë dhe jo për mospërdorim prezervativi në moshën e rinisë. Por kush do të kishte kurajo të mbronte lirinë seksuale të dikujt që ka vrarë për vite me rradhë? Një njeri që në lindje pervers? 

Botimet nuk sulmojnë vrasjet në thelb por modelin e jetës më liberale, duke e gjetur shkakun te egërsia e romanticizmit të trazuar. Nëse nuk je stabël në jetën seksuale, tregon se mund të jesh dhe një Enver i maskuar si njeri normal. Hej dreq, kur mendoj se unë do ta kisha akuzuar krejtësisht për për të kundërtën diktatorin. Në fakt, duke ndërtuar komunizëm me vlera katolike, ai pengoi mundësinë për emancipim të mëtejshëm. Atë që vinte pas shkollimit dhe heqjes së perçes kolektive, që na pengonte të shihnim femrën si qenie njerëzore prej shekujsh. 
... 

Enveri si diktator i vdekur është figurë e shkëlqyer për misionin e instituteve parazite të luftës kundër komunizmit, që duke mos patur asnjë aftësi për të prodhuar mendim, përfitojnë nga fakti se diktatori s’po del nga moda e thashethemeve vip. Sa herë ka një botim (rozë) kundër tij, sa herë që dikush del me dëshmi dhe pa prova, fiton sakaq lavdi prej disidenti, ndërkohë që maksimumi duhej paguar si paparac këngëtarësh turbo folk. Asnjë ngjarje tjetër nuk i ka rezistuar kaq gjatë vëmendjes publike. As viti ‘97, as shpërthimi i Gërdecit, as goli i Aliajt kundër Greqisë, as vrasja e Gaz Muçës, as ikja në stadiumin e Barit, apo çiftëzimi kitch i ish mbretit Zog. Fama e Hoxhës po kalon në kohë edhe dashurinë për byrekun, bamjet dhe djathin kaçkavall të shqiptarit normal nëpër botë.

227 Komente

te tallesh ne kte menyre rrugaçe punen e nje autori sepse nuk ke prova per ta kundershtuar eshte e ulet. pikerisht kete gje ben anarkisti i pubit "Radio" ne kte shkrim. ky don kishot i bllokut, qe cuditerisht i ngjan per nga fiziku don kishotit te mançes, fshikullon me nota humori "naçush" e me referenca 2.0,(megjithse adoleshencen e ka kaluar me karroce me guzhinjeta), punen e vertete te nje autori per tu respektuar, i cili ka sjelle me deshmi dhe arsyetime logjike pikepamje te reja per monstren Enver. te mbulosh pederastllikun e provuar te monstres me batuta youporni eshte njesoj sikur te perqiqesh te besh seks oral me veten. po anarkisti i te shtunes mbrema e di mire kte praktike te veshtire akrobatike si nje njeri pa shtylle kurrizore qe eshte.

batuta youporni

carpe diem lefti: o peshk, o youporn smiley

idea se femra partizane ishte  e perdale funksiononte ne vite 30!!!Pse kishte partizane qe ne tridhjeten,per kusurin ,Kanan tu prish bukuria ,pra shkrime Kananesh

shkrimi i shkelqyer

shkrim sexy.

smileygrande ,percaktimi me adapt

Nuk behemi ne . Ne lepijme te vjellat tona duke na shijuar dhe muhabeti i "vipave" . Pavarsisht

O nje mortje per byrekun dhe Enverin tend

mire enveri s'te pelqen, po me byrekun ca ke?

hic asgje , te krahasosh shijen e byrekut me enverin pak si deshperuese

enveri eshte afrodiziak.dhe shkon me byrekun.po te kete dhe pak dhalle, akoma me mire.

me byrek, enver dhe mish koke, mundet me e shty gjith jeten ne ishull ne shoqni me napolon buenaparten.

Enver पाई नेपोलियन dashni सेक्स Shoqni smiley

Ky, djali i kananajve, ndjen se coc ka ne kete mes, qe permendet kaqe shume Enveri, nga ata qe edhe nuk e duan, por nuk i ka rene tamam ne koke.Eshte vazhdimesi tradite e cila vjen qe prej shoqerise pellazgjike e gjer sot.Ishte nje referim ndaj Zojsit Pellazg, i stabilizuar ne besimin Ilir, si "ZOJSI- Diell".Tipi Diell duket se ka pake lidhje me fjalen e greqishtes se vjeter " Dheili" qe eshte perjudha( koha) e nxehtesise me te madhe te drites, pra dhe te nxehtesise me te madhe mbi gjithcka.dmth " Dheilos= ora e Diellit.
Pra perdorimi i shpeshte i nje figure, me mbresa te shumta ne jeten e tyre, sipas mitologjise ilire, e bente ate nje pike referimi me diellin.Mjafton te sjellim ne vemendje kengen shumeshume t e vjeter Came, bindemi se eshte jo urrejtja, por dashuria qe figura te tilla i va prezente ne hete te jeteve ne memorien e popujve:
" Diello- o, Diell- o
Ama buck e miell-0
Sa te hame preme
Bashke me time eme
Sa te hame prape
Bashke me tim ate...."
Pra ashtu sikurse ka ndrruar opinioni helen se Zeus nuk do te thoshte qiell,mendim qe mbisundoi plot 10 shekuj, por Diell, perseritja e shpeshte e nje emri nuk ka lidhje me byrekun e Andit e as te atyre qe nuk duan as ti degjojne emrin Kananit, se u permend ate te kohes, me diellin me te nxehte, pervelonjesin, nxehtesi e cila te shumtet i ka ngrihur, por ca te pakte i ka perveluar.Megjithate qe te dyja palet e kane deshiren ta kujtojne ate..." Diellin" per arresyet perkatese...

Ideja se femra partizane ishte e përdalë, funksiononte në vitet ‘30 dhe e njëjtë vjen edhe në ditët tona. Nexhmija dhe shoqet e saj ishin sende në duart e komunistëve. E njëjta gjë edhe sot. Trashëgimtarët e këtij mentaliteti botojnë libra ku sensi është i njëjtë.

 

cne partizane ne vitet 30?  

nejse,  sipas meje  kjo  ''ide''   e  kishte burimin  nga kultura  dhe  emancipimi  i  popullit tone  ne ate periudhe..      (se cdo femra ne mal te kam rixha?   ta them une, pune te pista ben..)    mirepo keshtu mendonte edhe ai qe kishte djalin partizan..  pra djali ne mal.. -po, ne rregull!   por vajzen partizane ama, nuk e imagjinonte..

ndersa, pas clirimit  dhe me pas , kishim fenomenin tjeter, te kundert me kete qe po thua ti Kanan djali...  ata qe morren pushtetin, komunistat pra,  me te gjitha menyrat, sistematikisht,  perfshire ketu letersine dhe artin, na dhane  idene se ''klasa e permbysur''  ishte nder te tjera imorale.  per femren e kesaj klase, per te na dhene idene qe ishte imorale dhe e perdale,  u kujdesen ne menyre vecante natyrisht.. shembulli me tipik, eshte zonja Klea te filmi Perballimi..  por qe natyrisht,  ka me dhjtera shembuj  te tjere, qofte nga  filmat por edhe ne letersine e kohes se real-socit.

Jane te Moralit te nje shoqerie tjeter Belul . Mos u navas .Goditet VESI jo Borgjezia as klasa epermbysur , po kestu do te kete thene Sekretari Partise TY .Psh Kadares nukja kishte thene per Markun smiley .Se psh cdo te thoje ti per Shoten ? Ke fillu i leshon pa mejtu shume smiley Pena jote .....jo jo shaqo Bregu ...Ka plot ketu qe e mbulojne kete Sektor , prej Kanadje e dei ne Alemanie ....Ti sikur nuk ke qene Pjese e Tufes se LefJOPESE ! 

respekte Belul !

instituteve parazite të luftës kundër komunizmit

Cilan qekan keto institute?

I di kanani  ato pune - Me vjen inat qe s'di te flas (tafili)

thone qe dulla hante byrek 3 here ne dite, i pelqente shume. sigurisht qe u shendosh shume dhe ju cfaq diabeti dhe doktori ia ndaloi.

Me ca e kishte qef? 

ah kete s'e di , s'i hapja veshet aq mire kur beheshin keto muhabete.

Byrek me lepjete kishte me shume qejf. megjithate, me mire duhet ta di doktor berisha

edhe mua me pelqen po ketej s'ka lepjeta.

E dike ti me mire se doktor Berisha.

berisha s'ka qene kurre doktor i dulles. berisha ka qene mjeku i Kapos. kaq!

mos i ngaterro gjerat ti ballist.

Ku ku...ku ku smiley

po c'pate o ku ku ku-je. vete ke thene qe je ballist, krenar dhe i lumtur ...

smileyBallistet dikur kane pas qejf pulastrenet. ndersa keta ballistat e rinj, pra te sotmit kane qejf hot dog. 

Se pari ju pergjigja ketij karagjozit e jo ty me komentin e pare.  Se dyti s'thash kund qe Berisha ka qene doktor i Enverit.  Se treti c'lidhje kane ballistet ne kete bisede? 

Qarte tashme ku ku? smiley

Kujt I thua lepjeta? lol. 

ca gjethe te gjata dhe te holla qe jane te tharta. po flas per lepjetat e egra.

Moza, fjalia mbijeton dhe pa 'lol', te jesh e qete fare.

leri njerzit te shprehen lirshem bredhsmiley

Po dhe ti, te eshte bere fiksim! Get over man. Ja dhe 1here. lolololololololololololol. 

Me lepjete po se po, po ai me hisllaaaaaa akoma ma i mire smiley

me pras i kishte qef... e thone qe i donte pras Kashari

Po me spinaq ? Ma merr mendja se po. 

me ka zhgenjy Kanani! 

Si ka mundesi ka lene pa permend "faktin" se Enveri ne te vertete ish djali i bimbashit te gjirokastres. Dhe kur daja i Enverit mori vesh per bemat e se motres me bimbashin pagoi me flori ne dore Cerciz Topullin qe ta vriste ate.

Vetem 30 vjet nga vdekja dhe gati po mbushet nje ungjill per Enverin. Me ket ritem, per 100 vjet e kap Krishtin! 

Demokracia e gjeti homoseksual të sigurtë. Fëmijët ishin të Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit. Kjo nuk pengoi ndërkohë autorë të tjerë, në libra po aq të famshëm, që t’i faturonin vrasjen e Qemal Stafës, për motive xhelozie frenetike ndaj Nexhmije Hoxhës. Ngatërresa nuk është vetëm e tipit, nëse ishte gej pse duhet të vriste Qemalin dhe jo Nexhmijen, apo pse një njeri që shfaqej si feministi që hutoi Edit Piafin, nuk mund të fitonte dot njëkohësisht “duelin” me Qemalin pa futur në mes ushtrinë e fashistëve. 

smiley

hej, ka pas i duel me te shame me Ypin ky. Nuk di kush fitoi. Nejse, po kananaj eshte te lista e autoreve lexohen,  ka kohe.

Kananaj lexohet kur e mban frekuencen, pak a shume,  ne kete nivel si ky shkrim. pra gjysserioz.  kur  perpiqet te bej satire, apo humor pastaj.....smiley  shume i sforcuar.

Eeeeh, cfare burri! Nuk mund te bej premtime te rreme, thoshte gjithnji.

2 here te tjera tha populli ma dha mundesine qe te vija ne pushtet. Nuk e pranova! Nuk e pranova seepse nuk qe momenti i duhur. Sot ju them momenti ka ardhur te marrim pushtetin!

the born womanizer... qe kurre nuk e shfrytezoi kte dhunti per perfitime vetjake... oooh, Monsieur Daladier, vielleicht werden Sie meine Ostmärker kennenlernen.

smiley

e preferumja ka qene strudel molle me caj menteje

qemal stafen e cofi ai, kjo dihet. motrat e qemalit te rruga e durrsit nuk e hapen kurre shtepine per 5 maj. midis miqsh fajesonin dullen per vrasjen e tij.

-Shoku Kanan, t'iu bej nje poze ?

-Ik ore mbushu ti !

-Ta bejme Kanan, ta bejme. T'iua tregojme femijeve kur te rriten.- tha ajo.

 

nje kadro Qemal

po ti Bredho, ''fotografon aksionet e Kananit''?

 

korrekt, **kadro

epo e kam nga ana ime mo Belul Kajo Karafilin. Ky kacaku qe thua ti Belul, u arratis ne jugosllavi pasi vrau nje per hakmarrje. Historia thote qe ishte kundershtar i mbretit Zog nderkohe qe ky ka qene adoleshent kur u arratis pas vrasjes. Atje u strehuan e u sterviten nga serbet me myslymin dhe xhiken. Nga mbreti e, jo nga kamunistat jugosllave! Bab Myslymit ja ndau dhe mbesen partizone, Myrveten prej nji katnari tjeter partizon. Kjo Myrvetja eshte ajo qe do me bo kadro per t'ja tregu kalamojve

pse mo nga Pogradeci je ti?  te dija nga Korca..  apo gjysem andej gjysem ketej..smiley

e di, kam lexuar dicka per historine e Kajos.. une di qe  ka vrare dy veta per hasmeri (por mund ta kem gabim)   dhe ishte i ri fare, 17 vjec.. pastaj iku ne drejtim te paditursmiley, ne Mal te zi. atje ishte  njohur me Myslym Pezen,  i cili gjithashtu kerkohej nga xhandameria e Zogut..    nejse,  Baba kur  e pa kshu Kajon, dmth tip qe sta pertonte,  e mbajti afer...  me pas pastaj kur ra regjimi i Zogut   u kthyen ne Peze etj..  

  keshtu e di une historine e Kajos..   te filmi ''shtigje lufte'' ne fakt,  oficeri italjan,  kur ben nje ekspoze per   Kajon, aka Kanani,  e thote tamam historikun e tij, pervec pjeses  ''delikate'' kur thote.. ne moshe fare te re ka bere ''dy atentate''  dhe u largua nga Shqiperia.. ne fakt ishin dy vrasje!smiley

hibrid Belul, hibrid

Kur Baben e zu pleqeria filloi te shkruante kujtimet ku tregonte se si merrte pare nga serbet.Needless to say i gjithe KQ i partise me shokun enver ne krye u alarmuan kur i lexuan.Baba kishte fol me teper se sa duhej.Qatipet e KQ ia korrektuan duke e paraqitur si trim tribun i vegjelise.

qeka bo Andi me nerva se i kane shajte baben.

po e ke kollaj more Andi mos e lexo librin dhe flej rehat

Djema dhe vajza smiley me duket se nuk e kapet thelbin e artikullit, autori do te thote, qe kaq shum budalliqe fliten per Enverin, partizanet, per kete e ate, per seksin dhe homoseksualitetin e budalliqe te tjera (qe autori i ironizon) dhe nuk flitet per kryesoren, per vrasjet qe kane ndodhur gjate regjimit te tij. Ky eshte thelbi i artikullit. 

Pjer, Kananaj eshte mbrojtes paekuivok i regjimit komunist, perfshi dhe vrasjet e tij.  Kete gje e ka shprehur disa here.

I Pakapshem, mos u nis se çfar ka qene , por çfar shkruan tani, se po u nise se çfar ka qene, fillon direkt paragjykimi dhe kjo te pengon te kuptosh edhe seç thote autori sot, tani. 

E kuptoj mese miri Pjer se cfare thot por ne te njejten kohe kuptoj dhe qellimet mbas shkrimit te tij.  

Ketu behet fjale per qendrimit e tij te tanishem Pjer e jo cfare ka qene.

Lexoje dhe nje here, por ngadale, dhe kur te filloje mendja te te dali jashte leximit, kthehu dhe nje here e lexoje perseri pasazhin. Se qellon qe fluturon nganjehere mendja gjate leximit smiley dhe humbet kuptueshmeria e asaj qe ka dashur te thote autori. Kjo gje ndodh me shum lexues dhe autore. 

amon o Pjer po boll i her ta lexosh dhe e kupton qe nuk ja vlen

Pjer une nuk jam as nen menge pa arsye apo jo?  E lexova mire e qarte heren e pare.  Te lutem.

i_pakapshem, mbaje mire me p.th sepse me çpash une ai te ka futur ne qeverrin e tij smiley

ps ça u bo mer jahuuu per ate titullin 'anetar i nderuar i ketij blogu'? a ta kan akorduar ty? une po pres 'pf' qe vjen here pas here me dekorata e i hedh nga tribuna peshqve smiley

Jam asi nen menge i Pjerit, sepse jam i rrembyeshem dhe shkaktoj reaksion tek kuqot e peshkut. smiley

'reaksion tek kuqot'

s,ka kuqo ketu, te jesh kuqo ehu..... ka dava Janina.

keta qe ti i qun kuqo jan nje grusht morrash qe zvarriten neper forume.

Falemnderit, Pjer.

Vje i moment qe skjarimi behet i nevojshem.

Faleminderit perseri!

Fleminderit Pjer per kete sqarim. Ne fakt une e kisha kuptuar ate qe ti quan thelbi i artikullit por shume peshq e kane arsyen e erresuar prej urrejtjes dhe mllefit dhe mjafton te lexojne emrin Enver dhe fillon e u del shkume e bardhe nga goja.  

shi shi , po c'taksirat kemi ne me verna enverna qe kan ber histori !

Elba te kjo teme po diskutohet per figura historike...me vjen keq, por kjo eshte tema, dhe ne duhet ti permbahemi asaj. 

kam frike se Pjeri i ra icik anash e anash, halle me te medha kemi vertet, po kjo sdo te thote se s'kane lidhje me enverin

esht i keq Pjeri , do icik marifet t'a KUPTOSH smiley

Elba librin e Pjerit e ke?

Mund ta lexojme bashke, se une e kam.

pse ka shkru gja per biologjine smiley

Roni po i ben xheloze peshqit kot, pse t'a lexojne bashke keta dy , po ne me ke do t'a lexojme smiley than ata smiley

Nejse çdo gje ka nevoje per sensin e masës (perfshi shkrimin dhe sjellet tona)

Por, si mund tja kerkosh ket vdekatarit kur vete Perenia nuk e ka?! Ja urdhno: Dy enë me uje, deti dhe liqeni; detin e ka myt në krypë kurse ke liqeni ka harru fare.

hahah fiqo pikes i ke ra

byrek byrek o usta murat

Eshte ora 2 ketu. Na hahet byrek tani!! 

bobo sa te mira i bejne aty , o emigrant o i poshter

E mbajta shenim, po m'ra rruga andej. Boze shesin? smiley 

Shyqyr qe s'e kam dhe aq qef , te jete ndonje byrek i pjekur ne sac edhe ben vaki e dua me nje gote dhalle mbrapa ne fshat te tezja mamit qe i ka duart flori , po byrek me peta te gatshme aha s'ma tjek shume

une i bera qoftet per dreke smiley po te doni urdhnoni

qoftet haji vet. dum byrek smiley

si te dush po do bahesh pishman smiley

a t thash qe "enver" eshte afrodiziak.ja shif si u hapen orekset per byrek, qofte, boze, pjeshke smiley

po pra hic menja , prit kur t'vi nonji  t'kerkoje gjylac ime smiley

gjylac jot? ca o ky ? smiley

Jo me jo m'ke kuptu gabim

ime ime- tani tani smiley

aha, se na natarrove fantazine keq ti, fol me standart smiley

ne vend , do flas transparente qe sot e tutje smiley

nuk 'vijne' peshqit pa i cik enver....

Ça i bone Xhibit o Kananaj smiley

E kane mesu mire vjershen edhe neomarksistet e bllokut. Ne pergjithesi marksistet e vjeter e te rinje, kur sfidohen ne debat, i shmangen, ose bejne llogje Kavaje dhe llogje kafeneshe ku mblidhen shemtaraqet e lagjes dhe kompensojne kompleksin e shemtise fizike me llafe revolucionare ose medemek tallin ate qe kerkon debat. Ti mund te ju thuash ketyre se komunizmi nuk funksionon o njeri i mire (ne shpirt), pervec mjerimit (Churchilli) nuk shprendan ne menyre te barabarte tjeter gje, keta fillojne e te tregojne per nje film te viteve 60 qe e kane degjuar aksidentalisht diku si titull dhe mezi e kane gjetur me gugell subjektin te na e tregojne ne. Mlund te jua thuash edhe qe E. Hoxha ishte nje pervers qe eshte larguar nga puna se kishte marredhenie me nxenesit e tij, keta te permendin byrekun. Po prape mund te ju thuash qe Rama e Meta ndaj korrupsionit te te cilit ju dolet e u lyet me boje do na qeverisin bashke, keta flasin per humorin e demokrateve. Eshte nje cen i vjeter i marksisteve, qe ne fakt keta e quajne inteligjence e marifet te madh, qe kur sfidoheshin ne debat, ishin te porositur per te mus u futur ne debat, por per te tallur kundershtaret.

pi nai gote dhalle se dukesh qe je nxef keq sigurimso.a raportove gje bazen sot?

gjera qe ngjasin jane po he .

me pas sigurims ne bord prishet avioni smiley

i vetmi sigurims qe  e lexoj me qejfsmiley

Nuk merret vesh pse, por bota eshte nje vend i mbushur me specialiste youporni dhe byreku, mirepo te gjithe kerkojne me insistim t'i konsiderosh specialiste marksizmi.

e ke gabim ti, thelbi marksizmit ky eshte. robi para se te merret me art, shkence, filozofi, duhet te haje byrek, te pije dhalle dhe te konsumoje ndonje frut. byreku dhe revolucioni jane binom i pandashem.

si tha ai: paskemi folur gjithe jeten proze, dhe s'e paskemi ditur

bleva i byrek sot

aman

sikur e kishin bo me kome

kome me lesh a pa lesh? big difference smiley

cdo qe blen byrek ven e pa ven ti , byrek ban vetem furra xhevatit  smiley

po perton me gatu vete ene i fut i byrek me dhalle te thartume. E masanej ankohet se osht fry shume.

ose: Kanani po ngaterron kekun me byrekun..smiley

Nga sot, te gjith ata qe sërçin per "enema" ne juporn te cileve, automatikisht, qysh ke germa e dyte iu sygjerohet "enver", duhet te falenderojne Kananajn smiley

O Fiqkë, mua më sugjeroi " byreçka"

Pse, per cfar po kerkoje?

Po "byrazerka" de.

Ik o i shfrenuar. Naten.

Naten gjithashtu.

Pike e vule made in Kananaj.  

Kanan pene e Arte ...Duket qe i lexon komentet tek PPU . Do te rekomandoja ta lexoje Prurjen me Ngjelen . I ke pa BREKE dhe disa i heqin nga Koka smiley Do e pasuroje shkrimin !

Ta kishe krahasuar edhe me djepin qe i perkundin deri ne gjum hyjnor , si simbol i ShiFtarit te ditur qe nanuriset .  Po si duket ka dale fare kur zbuloi Barutin . I plasi Jeta smiley Te kishe fute dhe Fasulen si bime Etnike sepse Gruri eshte Vone . Eshte dhe Batha , po eshte monokoqe !

Gjithsesi edhe Byreku nuku keq . Ka krirtike nga LefGOPEJA pse nuk ka linde ne ate kohe meqe Enveri e kishte qejf *opin ...smiley E c'na lexojne syte !Mire moj LefKOPE se edhe me babasqapin nuk dole keq besoj ? Apo tani qe ra nga Kali Babasqapi , oh ai  Enveri !!!

Mos Ju ndaj PPU se eshte shkolle i nderuar Andi smiley

hahaha po per ca te flasin autoret e shkrete smiley historite e medha ja kan shkruar njerez si Oliver schmitt smiley 

Botimet nuk sulmojnë vrasjet në thelb por modelin e jetës më liberale, 

muve m'pelqeu ky shkrim i andit.i ka ra n'kok

Botimet nuk sulmojnë vrasjet ...

Per kete ka te drejte. Por ja nje prej Amerike, qe mbase e kompeson pak kete mangesi, jo per Verin, por aty afer, per trimat e tij syshqiponje.  Zyrtarët përdhunojnë të internuarat.  Kuptohet Veri s'dinte gje per keto shaka, i autorizonte Mehmet poliagjenti ne koke te vet. 

 

Ai raporti qeka me "thuhet" dhe "mesohet"  smiley  Nuk paska referenca te Kohes me Linqe sic ulerin nje Ulerims ..Linkun zotrij smiley

Shif forever . Me shume per te te qene prane , se e lexoj qe ke shpirt gazetaresk dhe pakez humor .dmth nuk je qesharak ! Ke gjalle drejtorin e kampit te Burgut Te KOSOVES ( grave ) 

Gjeje , me qe je ne Tirane dhe shko merri nje Interviste Reale pa "thuhet"e "mesohet" . Hap dhe ndonje dokument shqiptar arkivi !

Dhe nxite te tregoje ndonje Histori  se si Hakmereshin Grate " borgjeze " duke perdhunuar Ushtaret Roje . Them se  ne ate kohe nuk kishte Kamera per Gardianet burre e Grua si i perdornin te Burgosurit te xhveshur lakuriq dhe kapule mbi njeri tjetrin si gardianet amerikane ! Larg ketyre pelivanlleqeve idioteske "gjysmake " te paragjykuara jashte cdo Kontesti , qe mendoj se jane produkt i vlere per mendjet e semura dhe te vrara ! 

Eshte Dokumenti për Shqipërinë në OKB, Raporti i SHBA në 1955. 

Ti thu te kthehem une ne 1955, te marr me vehte dhe ate drejtorin qe thua ti  e t'i prishim menjen US. Puna eshte qe kjo do te ishte arratisje e do hanim te dy nga nje koqe plumbi. Po deshe ta jap ty makinen e kohes e te qofte e hajrit, vec mendo dhe per fisin qe do merrje ne qafe. smiley

 

Me vjen cudi qe more mundimin ti pergjigjesh e per me teper seriozisht pislleqeve si ajo qe ka shkruar ky me siper.

Kurse une nuk cuditem fare me cudine tende, si antifetar qe je. Rruget e zotit jane te mistershme. smiley

Ne tone me serioze. Ketu komunikimi eshte fshatce, per te gjithe. 

E kisha per dokumente me te fresketa jo per keta qe ka lene lene Kurvat e Italise mbrapa . Mos e mer per keq po ne ate kohe llogariteshin edhe 20 mije roberit Italiane . Plus se mos e keq kuptosh qe 15 mije kurvat Italaine lane pjella . Absolutisht me ty per makinen e Kohes pavaresisht cfare lloj makine perdorim , por perjashtuar Familjes e Fisit  qe ti leme ku jane . Dhe biles me dashamiresi them se nuk e ke pas me ndonje qellim , por nga zakoni " me ma fut " e " me ma dhi "  sikur dikush te te thoshte te njeten gje per Fisin e Familjen tuaj !

Mbase kushedi arrini te kuptoni ndonjehere ne jeten TUAJ ....qe drejtimi ndaj tjetrit mund te jete ne veten e Pare ose te dyte po problemi eshte gjithmone ne Veten e trete .

 

Te siguroj qe nuk kisha asgje me qellim te keq per fisin. Thash vec nje fakt qe kush arratisej apo bente ndonje faj tjeter politik, merrte ne qafe gjithe fisin. Si thoshte teto Softa, vec me politike ne biografi te mos jete. (Se e pashe keto dite Zonjen nga Qyteti).

Ne se me lejo desheroj te te bej nje pyetje ,pasi isha dakord me pergjigjen ose humbjen e kohes qe i dhe nje kalamani qurrash qe vertitet faqeve te Blogut si mize kali .me "kush je ti ? pse nje po sa 'lexome me lart , do e theme me poshte " ...e nje sira kalamanlleqesh a thu se ja ka lene baba trashegim cdo komentues ,per ta marre ne provim !Dava kalamajsh qe eshte merite e admin qe lejojne handikapate mendore te pjesmerren .Une e vleresoj!

Perse nuk mund te quhen Fakte te te njejtes Linje njesoj te vleresueshme , ato te ndodhive dhe njerezve Jetesore Shqipetare ? Dhe me kete doja te thoja se Sjellje BURGU eshte sjellje ne te Gjithe BURGJET e Botes pervec tonave ku Halimi ha supe si oficer roje qe provon ushqimet para se ta hane Ushtaret smiley Pra kemi te dhena per nje  krahasim teknik ! Njerez qe vuajne denimet . Dhe perpjekjet per ti zbutur sa me shume Vuajtjet e te denuarve neper Burgje dhe Ju e dini qe ndryshojne nga viti ne VIT !

 Ndersa ajo qe Ju i referoheni duhet te Kuptojme se ne ate Kohe nuk ka pas Raporte te tilla nga SHBA per OKB por Info nga te dy Kampet qe sulmonin Politikisht njeri tjetrin .Besoj me kupton se cfare dua te them .Dhe ne kete PIKE jane tearsyeshmeBallafaqimet per te mos anuar .Por kjo eshte e drejta Juaj !

Ndersa prurja nuk qe fare ne kete Linje !Flm  

Enveri legen , byreku ta shpif , na ler rehat o Kanan .

kjo e permenmja e pederastllikut te enverit,i ngjan jargeve te te atyne qe skane shanse me filanen dhe shfryjne deshperimin jargavites duke than anej knej:he kurva !

Pse edhe per Enverin kane thone qe eshte pederast pjetro ?

pederast Enver!? se paskam dite

po t'mos kishim ramizin(megjitse ky s'asht qemtu tamam se kush e di) dhe nanon do thosha se na njek si parti kjo pune. smiley

Brado, nuk e kuptoj pse adminesha nuk po na lejon te hapim horizontin. Sidoqofte ka nje dallim esencial midis pederastise dhe pedofilise. E para eshyte nje mardhenje midis nje mashkulli madhor dhe nje djaloshi 10 deri ne 19 vjec, ndersa e dyta eshte nje mani seksuale e nje madhori (mashkull ose femer) ndaj femijeve deri ne 12 vjec qofshin meshkuj apo femra.

It is important to understand that the primary difference between pederasty and pedophilia is that pederasty applies specifically to homosexual relationships between older man and young boys, whereas pedophilia simply applies to sexual desire for children of either sex by either gender. 

kuazimo,ne partine tuaj ça aplikohet me shume?

heteroseksualiteti eshte me preferuara, por nuk perjashtohet edhe homoseksualiteti ne raste te vecanta. Por me shtimin apo rritjen e perqindjes se femrave ne parti, ky i fundit po venitet. 

nuk e kisha per seksin o ,kuazimo ,por per pozicionin smiley

Ah pozicioni eshte sekret Altino, hyn tek e drejta e privatesise. Me vjen keq qe nuk te ndihmoje dot. 

pozicionin partiak mer kuazimo,jo seksual se me çmene smiley

Ndegjo, ka per te te censuruar admini se je jashte teme more vesh?

mund te jem pozicion jasht teme,por admini osh shoku im.

e shumta mund te vij shoqja lenka me fshese ne dore...

Sa e ke rregullu me keta adminet mer Altin , mu mi fshijne pa pushim , spo e kuptoj pse smiley

te gjitha rruget te çojne ne Bruksel ,brado smiley

Po mire e nga Muncheni si bika njeri kshu ?

brado, ndersa mardhenja seksuale midis dy madhoreve te te njejtit seks quhet homoseksualitet. 

Nje i afermi im e ka varrin afer Enver Hoxhes ne kombinat. Kur isha ne varreza heren e fundit ish nje grua te varri Enverit qe shante e mallkonte. Skene surreale. Gjith kjo mahnitje me Enver Hoxhen mendoj se vjen nga mungesa e asaj qe ne anglisht quhet "closure". Denimi i Nexhmijes & Co per kafe ishte tallja me e madhe qe Berisha beri me viktimat e diktatures. 

 

Kananaj, une te lexoj shpesh, nuk jam dakort me cdo gje qe shkruan ama e vleresoj sinqeritetin tend shume, patjeter edhe punen qe ben gjetke.

Me vjen keq qe nuk e ke zgjeruar fushepamjen ketu. Se pari, them se byreku ka dale keq nga moda, zevendesuar heret nga sufllaqja tani sanduicet me proshutokrudo dhe krepat. Se dyti, qasja pornografike nuk i rezervohet vetem Hoxhes, nuk eshte folur pak per homoseksualitetin e Rames, impotencen e Berishes, motrat e njerit dhe dashnoret e tjetres. Qasja pornografike eshte gjithandej, porno ne videoklipe, porno ne studio televizive, porno ne rruge (ti i ke permendur ne dy fjali). Madje lulezon edhe lloji i ri, ai i porno-dashurise, ku personazhet veteshpalosen neper rubrika revistash shtypi a televizive njekohesisht si dashnore te mire e te perkushtuar dhe si rob qe ia lujne fene - kujto studion ku ke pas qene i ftuar rregullisht. E si mund te shpetonte Hoxha nga kjo, Hoxha, hiperseksi, baba dhe nena jone, ky diktator i veshur si ashik?

Shkurt i ke prere drute edhe me kujtesen e diktatures. Se ne nuk i kemi vene veshin gjeje, se fikim televizorin kur shfaqen telat me gjemba (kronika e kronika te tera per vite me radhe), se nuk lexojme librat e botuar, nuk e kane fajin institutet. Ne zgjedhim te shohim e degjojme vetem porno, e me tej te komentojme vetem porno, duke i qendruar larg zise.

Per kontekst historik, mos harro se ne filmat e Kinostudios "borgjezkat" paraqiteshin si kurva, armiku i klases perhere eshte ndertuar dhe sulmuar seksualisht. Edhe po e harrove ti ta kujton oidriso i peshkut.

nuk eshte e vertete qe ne filmat e kinostudios 'borgjezkat' paraqiteshin si kurva apo se armiku i klases eshte sulmuar seksualisht. Shpullat qe kane pas henger ne filmat shqiptare personazhet meshkujt nga personazhet femra, yyyyyyyy, nuk e ke idene! Seksualisht sulmohej VETEM ne planin e maskilizmit (permes asaj qe quhej "emacipim i gruas" ). Keto qe thua i ke à priori

Nuk i harroj dot skenat me Pllatonin tek Perballimi. Nuk kam kohe te germoj gjetke. Por kjo eshte bisede e bere me pare. Kot per sherr po te ngacmoj me Markun tek Dimri, ai qe i prishi "mendjen" Zanes. Ju i dini me mire po nuk na i thoni...

po si i bëhet të thuhet nje pergjigje kur ajo nuk pranohet sepse nuk "pëlqehet".

'krizë besimi' & 'kontradikta brezash' smiley

Pardon ndërhyrjen.

 

Idriz ne ndertim e siper je.

Edhe kur komentohet per komentues/shkruesit e Enverit i jepet rendesi Enverit... heu or ti kur do vdese ajo katharme!! Ah marketing o marketing ma shpif fare qe te njoh do te doja te mos te njihja dhe nderkohe mu kujtua postimi i dikujt qe tallej me Panoramen qe ne faqe te pare kishte vene nje titull me Mehmet Shehun! 

P.S Po un .. why the hell komentova, komentuesit e komentuesit te komenteve te komentatoreve per fantazmen per te cilen si pionere jemi betuar se rron ne zemrat tona!!!

Enveri eshte sexy.Ata qe e urrejne me shume jane adhurues te heshtur te tij. ja shif Zanen smiley

Ate qe e ka pas , e ka pas , nuk ja mohojme .

Shiko Lul Bashen sikur eshte ngjallur Enveri i ri..smiley

Ca Enver leshi eshte ky qe s'ja prish menjen njeriu. smiley

ashtu te duket ty..pyet njehere verdalle..smiley

Keshtu me kokrra thua ti me? Ai ustai ia beri mendjen dhalle gjithe dynjaze moj, vinin m-l-stat(steshat)  nga gjithe bota si ne Meke. smiley Apo thua dhe ai me kokra filloi? Mbase, mbase, kur mblidhen shume kokrra, u del dhe era. 

Po genjejne o derebardhe, genjejne qe shoku Enver ishte i tille. Pse nuk ka dale nje njeri ta thote hapur qe po  eshte e vertete?..hero do e kishim bere..smiley

Kishte petulla ky shkrimi?

Me pelqen leximi i Dulles nen nje celes seksual, qofte edhe me humor. Ideja ime eshte qe Dulla kishte hyre deri tek krevati i shqiptare. Ishte ai, ajo dhe Dulla midis tyre.

Edhe orgazma arrihej per ideal te Partise, pse jo edhe per te care bllokaden e sdq. fale dhe per shokun Enver.

Ai: oh zemer sa e mire qe je , per ideal te partise
Ajo: Caje bllokaden shpyrt
Te dy bashke: rrofte shoku Enver

Pas 9 muajsh... lindte Njeriu i Ri, i pllenuar ne emer te Partise dhe shokut Dulle.

"Per ideal te partise" vetem komunistat betoheshin..

Varet, sipas vendit edhe kuvendi.
Psh. Nga anet tuaja Ketline ne momentin pak perpara orgazmes:

Ai: oh zemer a do ta tejkalojme planin e prodhimit te kastravecave me 250% kete vit?
Ajo: Po, patjer 500% edhe pjeshkat...

Te dy bashke: do ta shqyejme bllokaden, ah oh uh, aaaaahhhhh... Ooo shoku Enver...

Pas 9 muajsh... Perpikshmerisht, lindte njeriu i ri...

Mos bej si ata cunaket qe i kane pergjuar nga vrima e celesit..smiley

Po jo mo lal. Thjesht refleksione filozofike. Kur je plazmuar ti, une s'kisha lind akoma. smiley

smiley  I madh  Devole.

Me kujtohen rrefimet e nje bashkekohesi te Kohes se Arte te Pushtimit Italian qe beri Ndetime dhe la Trashegimtare nga Putanat !Ne  hyrje te Korces ka qene nje ndertese nje kateshe jashte rretimit te kombinatit , deri vone ne 85 , pervec dhomave tek Panda ,e hyrjes te Hani kur vjen nga Voskopoja , ku ushtrohej kurveria e Ligjeruar .Tani nukja di fatin .Mund ti kete dalepronar ndonje ish antar i Partise Fashiste . Putanat tregonte ky ...Dilnin tek dera dhe na therrisnin

Rrofte Partia Fashiste e Duces qe po jetoni kaq mire .Plot dafllak ua ka mbushur ! Hajde shijoni Jeten !

Dhe c'te benim thoshte ..fitonim ndonje lek dhe atje i linim po prape , per te miren e Partise !

Dulla kishte vecse nje difekt te keq: burrave iu priste topat dhe i fuste edhe nje hu pas bithe. Just in case, se mos i hypte vetja shume ne qejf.

Ama siguronte besnikeri te perjetshme.

Flm qe ua kujtove..

Nje linje tjeter mendimi thote se Dulla pallohej me meshkuj ne Paris, per te fitu lek kuptohet.

Ah po, Ramizi ishte dashnorja e Enverit. Nuk e di nese Adil Carcani kishte ndonje lidhje.

Por sigurisht Mehemetine e vrau sepse e kishte me te gjate.

Po per Pali Misken cfare thuhet?

Hante jashte mase Fiqte.

Fiqirinjte?

jo , Skraparllinjte , Fiq jane kokrra qe behen nga pema e Fikut .

Apo s'kane dale dhe fiqt e dyte apo 1.5 Kam gjet sot ca fiq per te cilet ia vle me ardhe ne Albanie. 

Goja lenk per fiqte e bahces sime...Te lene te sjellesh fiq me vete ne USA?

Vec te thate. Mos tento t'i fshehesh te njomet se nuk i shpetojne atij dreq qeni. Dhe po hyre ne liste, e di ti, s'del me edhe sikur te rilindesh. 

ncncncnc

fiq dhe misra keni ma shume se ne se te tjerat ua kemi vjellajdut smiley

heh mos harroj ate dreq gjel deti , edhe si tha Fadili ash icik i shtrenjte se kur ka shku ne mitingje e ka marr buken me vete smiley

Ho me, e mytet e grite Enverin!

Hallall

edhe per Enverin te vjen keq mer Rono ?

Enveri nuk eshte figure tragjike. Enverin mund ta urresh ose mund ta dashurosh por kurrsesi nuk e meshiron dot.

Mu me vje keq per energjite e harxhume dom duke dashuru apo urry Enverin. 

eshte mllef qe nuk u shkarku kurre. 

"nje gjuhe e huaj eshte nje arme ne luften e jetes."

marx

ah medet, kshu kishte per te jetu dhe 100 vjet te tjera po e vuni poshte ai djathi i bardhe qe mallkuar qofte!

Nuk thu shyqyr qe s'e kishte shume qef dhe fiskulturen, se ketu do e kishim duke komentu te peshku.  

do ishte i zene duke shkrujt kujtimet.

Merpo kujtimet do i shkruanin te tjeret, sic dhe i kane shkruar. Them qe do ishte tip i kendeshem. As do merrej me politike. Si tha ai i barcaletes ne vaktit, ke keshtu ti (duke ferkuar gishtin e madh me ate tregues) se me ashtu jemi ngopur. 

dollaro mo?

E mo, nga ato te 1940 qe i kerkonte hesap Vitos se shkrete. Per lesh kishte shku, por dollarot s'i kishte harru. 

Isha i bindur se për diktaturën enveriane, për rënimin shpirtëror të një populli të tërë, për prapambetjen e llahtarshme ekonomike, do të kishim edhe ne një Nyrenberg tonin. Dikush do të dilte para këtij gjyqi, të jepte llogari e të merrte ndëshkim.

....por u bënë disa vite që Enver Hoxha, nga shkrimet e nuses së djalit, po njihet me tërë hiret e tij, me tërë madhështinë, si prind, si burrë shteti dhe si njeri vazhdimisht i mashtruar dhe i tradhëtuar nga bashkëpuntorët dhe …njerëz të familjes!

Përse gjellbërës, peshkatarë, karrocierë e shoferë na tregojnë Byronë Politike dhe Komitetin Qendror, rreshtojnë virtutet e ca kriminelëve si Feçor e Mehmet Shehu, cilësitë e vyera të Petrit Dumes e Beqir Ballukut, e publikojnë ditarë që bien erë bojë të freskët, të patharë? Ç’janë këto media të mbushura me piktura dhe kujtime të përpunuara, perverse dhe amorale?

Është një mori gazetash dhe kanalesh televizive, ku një tabor studjuesish faqepadirsur, merren me historinë e shtetit komunist duke iu lutur byroistëve të thinjur nga hallet, të na i tregojnë se si ka qenë ajo. U luten sigurimsave fisnikë, hetuesve zemërdhemshur, policëve të devotshëm, dhe gjykatësve të drejtë e parimorë…

Ku shkoi, pra, diktatura? Ajo nuk ka ekzistuar thonë me vendosmëri disa. Ose ajo nuk ka ikur gjëkundi, thonë ca të tjerë, është ende aty, nën forma të reja, të pashfaqura më parë në historitë e popujve. Ku dihet?! E kujtoni atëhere? Edhe atëhere ne nuk thoshim që ishim nën diktaturë. Ai që ne, ca pak dhe gabimisht, në këto kohëra i themi me gjysëm zëri diktator, tani, i riderdhur në bronx, mund të kthehet në sheshin qendror të Tiranës. E kjo pritet të ndodhë në ndonjë nga 20 shkurtat këtyre viteve që po na vijnë!…

                                                                                                   Pellumb Kulla 

 

e paska dhjere Pellumbi ktu. Ja le te flasin shoket dhe ta gjykojne!

Tek tema e fundit per Enverin deri tashi Idrizi ka komentuar 8 here, Spiritus 10 here, Roni 20 here.

Ja pra qe i bini kot ne qafe Xakes si kryeEnveristi i Peshkut.

Po armiqt Xhibole i numurove smiley Ja Elba dul "me te gjithe " ...I tredhuri vetem kunder " mua " ti po dihesh mo ...resume...gjithperfshirese ,kemi te barazlarguarit , votbardhistet xhibonjistet , derstilistet , rrenjasijte ....Nuk eshte e drejte keshtu te besh Po..lle te njeaneshme .Shife dhe njehere smiley mase e kerren te plote !

me te gjithe jam se hallet njesoj i kemi pavarsisht se jemi kokforte ,qafderr,ze trashe apo gjysme fshatit smiley  nuk na nderron njeri

smiley

Ate dite qe erdh haberi

dilni more se erdhi Enveri

Populli 

Ju keni bere cudira

Enveri

Seksi armiku i klases !!

Partia

Me armikun do perleshemi dhemb per dhemb !

Mos more... si kishte vdekur shoku Ndue Marashi?

 Ron, nuk di per te emen e bimbashin e ku di une c'thone ata arshinjte me pipi, po me bir kurve nuk e ben nena smiley

ahahahaha... smiley

 

Ju te dy kur hyni si pilafi mos na injoroni ne tjeret medemek

moj po ju graria kush dreqi ju thirri ktu sonte.

Per na ftuar nuk na ftoi njeri , epo ne erdhem vetem Jemi gjysme fshatit ne emigrantooooooo smiley

Perballimi.

skenari dhe romani me te njejtin titull nga Teodor Laco (kavrr i lezecem, meqe ra fjala)

s'qeket ne humor sonte smiley

nuk e diskutoj qe e dije smiley

c'humor-ziu. na kujtuan enverin. dua te komentoj deri ne mengjes tani... dhe do e kisha bere, po te mos kisha pune neser...

Ja nje duartrokitje si qemoti, me ritem kater-rroksh: smiley

me ze malli edhe per buke misri taze me djathe gjirokastre...

smiley  mos ma kujto smiley  apo s'eshte e mire virania se s'te shendosh

 naten smiley

Shqiperia eshte bere nje kopesht me lule.

Enveri duke treguar perralla..smiley

Hajde se shaka po bejm , kur ma kan tregu at barsalet per zotin kam qesh me lot

sa per br3dharakun , juve , apo edhe shumices ketu e kam kenaqsi te kur bejme shaka , sidomos kur shpetojne gafat n'ajer smiley

po tifozllikun e kam te forte  per shqiptaret , sado dhe sido qe te jene une i perkas atyre kudo qe te jene smiley

Çoç kerkon graria o emigrant!

Ti Roni kot levdohesh ,se pa grarine ngelesh si shkop i thate ti smiley

ps sorry me ka hyp nje e qeshme sonte , shaka bej

Rrofshin grate e bukura o Elba!

Thashe une qe je e mire ti Elba...smiley  i ke te gjithe xhan . Me ke ngja mua smiley

Roni edhe gentleman's emporium !! smiley

hajde naten guys smiley

Lakrori, petaniku, petanik me zorrka, petanik me fasule,  byreku, byrek me hithka, byrek me qep e domate, byrek me gjize dhe qepka,syltiashi,terhan i tharte, terhan i embel, dromka, petka, paluze, kuzhina shqiptare pak a shume, po enverin se mora vesh pse hyn ketu?

Varja enverit tafuto po shiko se ke harru poparen, dhe bukvalen.

Sa shume shet ky Enveri, 227 komente!

 

Komenti 228 

S'eshte puna se shet... Enveri komandoi me dore te hekurt gati 45 vjet. Ato 45 vjet na lan aq mbrapa botes e na percane, na hoqen forcen e arsyes e gati na kthyen ne kafshe...

Dhe sot jemi si jemi prej mbeturinave te atyre 45 vjeteve... 

Fakti eshte qe Enveri ka qene pervers ne shume askpekte. Ne rradhe te pare si sadist e tiran qe i vrau, preu, e burgosi nje komb te tere.... dhe nje njeri i tille nuk eshte se si te mos jete pervers dhe ne aspekte te tjera... pak rendesi ka, homo, hetero, apo dy-seksual...

Enveri do te mbetet homo-perversus ne historine e shqiperise... tamam si Caligula per romen e lashte.

Pervers ne cdo kuptim te fjales... 

Edhe cuditem se sa kurajo kane disa te thone te kunderten apo te te kundershtojne ty , mua apo kedo qe flet per faktet 45-vjecare qe na cuan ne grope

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).