Ca të marrë mblidhen rreth një varri dhe i shpallin luftë Shqipërisë dhe ky është lajm i parë në të gjitha mediat [Greece Elections] kryesore në Tiranë (Top-Channel, News24, Balkanweb, sa për të cituar disa) përfshi edhe Mapo-n. Veç blogut të Respublica (që e quan patetizëm), askush nuk ka vënë qoftë edhe një fije ironie në atë që raportohet si të ishte “kataklizma” (jo më kot një fjalë greke) e radhës mes dy vendeve.  “Ne do të vazhdojmë luftën”, thoshte deklarata e njeriut me bluzë të zezë sintetike që i rri ngjitur pas trupit. Ai me shumë gjasa e thotë këtë sepse e di që asgjë nuk ka për të ndodhur, përndryshe nuk do të kishte ardhur aty.

Në fakt Athina dhe Tirana e kanë përdorur jo rrallë Himarën si një vend për të ndezur tensionet mes tyre dhe jo rrallë i kanë përdorur tensionet në Himarë për të tërhequr vëmendjen nga ajo që ka qenë duke ndodhur realisht në Athinë apo Tiranë dhe që mund t’i kishte vënë politikanët në vështirësi. Por ndërsa më herët tensionet janë provokuar pikërisht për të tërhequr vëmendje nga probleme reale të dy vendeve, këtë herë ngjarja nuk duket se është e rëndësishme për asnjë prej kryeqyteteve.

Sigurisht ka një skandal. Është ai i oficerëve të policisë shqiptare që duhej të kishin ndaluar menjëherë një person që kërcënoi gazetarin e Top-Channel dhe kameramanin dhe po ashtu duhej t’u kishte mundësuar këtyre të drejtën të bënin punën e tyre pa pasur asnjë problem. Fakti që polici mezi lëvizi nga vendi ku ishte dhe fakti që grupi i xhirimit u detyrua të largohej edhe pas mbërritjes së policisë, tregoi se kjo e fundit dështoi të kryente punën e saj dhe ky sigurisht mund të ishte lajm. Në ana tjetër të kthyerit lajm, megjithë justifikimin e ditëve shterpë të gushtit, të një deklarate qesharake dhe vendosjen e gjithë kësaj lajm të parë, na bënë ne (gazetarëve) ashtu si grupi të cilit po i referohemi, po kaq qesharakë. Qesharakë në mënyrë të llahtarshme.

Sigurisht, ‘Agimi i Artë’ nuk është qesharak. Në vetvete ata janë një grup ekstremistësh dhe qëndrimet e tyre duhet të dënohen publikisht. Në fillim, andej kufijve. Gjë që ka ndodhur dhe me gjasa do të jetë më e ashpër sapo Athina të qetësohet prej krizës që po i merr frymën. Mundësitë janë që çunat me bluza të ngushta të zeza që duken më shumë si “ndjekës/e” të çmendur të ndonjë grupi rroku sesa përfaqësues të ndonjë politike, të kthehen shumë shpejt në të jashtëligjshëm andej kufirit. Jo për deklaratën qesharake mbi varrin e të ndjerit Aristotel Guma, por me shumë gjasa për dhunën që ushtrojnë ndaj emigrantëve, njerëzve me ngjyrë dhe të huajve në vendin e tyre. Një numër jo i vogël (për të mos thënë të gjithë) i zërave të mediave në Greqi, jo vetëm i ka denoncuar ata, por edhe i ka përçmuar. Pavarësisht se falë krizës ia dolën mbanë të kishin vende edhe në Parlamentin grek, ata nuk janë as zë serioz dhe as zë i frikshëm siç mëtojnë të jenë.

Por mediat në Shqipëri, qoftë edhe për shkak të “krizës” së gushtit me pak lajme dhe krizës së përhershme të mungesës së stafeve, duket se janë njëfarësoj të detyruara të zmadhojnë qimen. Përtej skandalit të dënueshëm të kërcënimit të një gazetari dhe kameramanit për të cilin duhej të ishte marrë ndonjë masë, gjithë pjesa tjetër e historisë që iu bë jehonë, vështirë se ka ndonjë motiv më të mirë se mungesa e diçkaje më serioze për t’u marrë. Përbetimi i çunave të “Agimit të Artë” nuk skandalizon më askënd. Ata dihet kush janë, çfarë mendojnë dhe çfarë besojnë dhe për shqiptarët nuk ka ndonjë gjë të re në deklarimet e tyre. Sigurisht është shqetësues që një grup i tillë imituesish në tentativë të Ku Klus Klanit apo kujtdo grupi tjetër racist, ekziston. Sidoqoftë kjo, fati i tyre në ditët tona është i përcaktuar drejt zhdukjes dhe përbuzjes prej shumicave. Ndoshta është pikërisht fakti që askush nuk i merr më seriozisht në Greqi, që duket se i ka shtyrë ata bashkë me bluzat sintetike dhe bashkë me nofullat që shtrëngohen fort për të ruajtur poza kërcënuese ndërsa mbllaçitin çamçakëzë më në Veri. Këtë herë ia dolën. Ndoshta as vetë nuk do ta kishin menduar se në këto ditë gushti dhe në mungesë të lajmeve më të mira mediat në vend do të kishin prodhuar prej deklaratës së tyre qesharake një kërcënim lufte. As vetë s’do ta kishin ëndërruar të ishin në faqe të para dhe madje edhe që të kishte kërkesë që t’i shpallte të jashtëligjshëm. Sigurisht do të jenë krenarë për këtë dhe do ta tregojnë si histori në mbledhjet e tyre në bare të pista me shumë alkool dhe ëndërrime epike. “Ata duhen injoruar dhe izoluar”, shkruan Mero Baze, që po ashtu nuk e sheh të arsyeshëm qëndrimin e medias dhe hapësirën publike që ata zunë pa u munduar fare.

4 Komente

Kind of liked it... what I always thought... much ado about nothing.

Sigurisht ka një skandal. Është ai i oficerëve të policisë shqiptare që duhej të kishin ndaluar menjëherë një person që kërcënoi gazetarin e Top-Channel dhe kameramanin dhe po ashtu duhej t’u kishte mundësuar këtyre të drejtën të bënin punën e tyre pa pasur asnjë problem. Fakti që polici mezi lëvizi nga vendi ku ishte dhe fakti që grupi i xhirimit u detyrua të largohej edhe pas mbërritjes së policisë, tregoi se kjo e fundit dështoi të kryente punën e saj dhe ky sigurisht mund të ishte lajm. Në ana tjetër të kthyerit lajm, megjithë justifikimin e ditëve shterpë të gushtit, të një deklarate qesharake dhe vendosjen e gjithë kësaj lajm të parë, na bënë ne (gazetarëve) ashtu si grupi të cilit po i referohemi, po kaq qesharakë. Qesharakë në mënyrë të llahtarshme.

Qe pakez privat kjo mbledhja, keshtu qe media nuk qe komplet pa faj ketu.

smiley

Ne qofte se dikush mund te na sqaroje:

Banoret e Himares duan te jene greke apo jane greke?

Tani cilado qofte e verteta pra ata duan te jene greke apo jane greke, ç'pune kane dhe ç'dreqin duan banoret e Arnavutistatit se ç'fare jane apo ç'fare duan te jene banore e Himares?

A nuk do te ishte me mire qe banoret e Arnavutistanit te shikon hallet e tyre?

 

sa te lodhur qe jane ''globalistet'' shqiptare!.  ata mor xhan kane 12%te votave nderkohe qe qeveria dhe opozita kane nga 27%.  juve jeni si puna e perralles se gomarit me ujkun.  ai i biri i botes te vjen ne mes te shqiperise dhe kercenon punonjesit shqiptare te stacioneve shqiptare bashke me policine e sali bollanos,dhe ti derrdellit teorira sorrosiste per ''patetizem''.

e imagjinoni dot nje rast te tille ne ndonje vend tjerer te botes?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).