Champions League, nxemje....

Është mbajtur në Nion të Zvicrës shorti i “play-off” i Champions League, ku spikasin supersfidat PSV Eindhoven-Milan dhe Fenerbahçe-Arsenal. 

Me 22 skuadra të kualifikuara për në fazën e grupeve, 20 ekipet e mbetura do të diskutojnë dhjetë biletat në lojë, ndërsa dhjetë skuadrat e eliminuara, vazhdojnë aventurën e tyre europiane në fazën e grupeve të Europa League.

Si çdo vit, përsëri shorti u realizua në dy faza, për ekipet kampione dhe jokampione në kampionatet e tyre, me secilin grup që do të kualifikojë nga pesë përfaqësuese.

Shorti i Champions League, grupi i skuadrave jokampione

Lyon (Francë)-Real Sociedad (Spanjë)
Schalke 04 (Gjermani)-Metalist Kharkiv (Ukrainë)
Pacos Ferreira (Portugali)-Zenit (Rusi)
PSV Eindhoven (Holandë)-Milan (Itali)
Arsenal (Angli)-Fenerbahçe (Turqi)

Shorti i Champions League, grupi i skuadrave kampione

Dinamo Zagreb (Kroaci)-Austrain Wien (Austri)
Ludogorets Razgrad (Bullgari)-Bazel (Zvicër)
Victoria Plzen (Çeki)-Maribor (Slloveni)
Shakhtar Karaganda (Kazakistan)-Celtic (Skoci)
Steaua Bucurest (Rumani)-Legia Warszawa (Poloni)
 

 

Europa League

Kukësi dhe Skëndërbeu u kursyen nga rivalët “bombë”, në shortin e “play-off” të Europa League i mbajtur në orën 13:00 në Nion, Zvicër.

Kështu, goglat vendosen se korçarët do të përballen me Chernomoretsin e Odesës ukrainas, ndërsa verilindorët me skuadrën turke të Trabzonsporit.

Dy rivalë dukshëm superiorë dhe me më shumë emër se skuadrat tona në Europë, por që lejojnë ekzistencën e një shprese sado të vogël, pasi rivalët e secilit ekip mund të kishin qenë shumë më të fortë.

Kështu, Skëndërbeu, i ndodhur në grupin e katërt të shorteut, do të luante më një nga Stuttgart (Gjermani), Betis (Spanjë), Spartak Moskë (Rusi), PAOK (Greqi) e Chernomorets Odesa (Ukrainë).

Ndërsa Kukësi, i ndodhur në grupin e pestë të shorteut, kishte të përcaktuar si rivalë një nga: Fiorentina (Itali), St-Etien (Francë), Rubin Kazan (Rusi), Trabzonspor (Turqi), Sherif Tiraspol (Moldavi)

Ndeshjet e turit të katërt të Europa League do të luhen në datat 22 dhe 29 gusht. Të dy skuadrat tona luajnë ndeshjet e kthimit brenda.

 

Ky është shorti i plotë i raundit të play-off të Europa League

Kuban Krasnodar (Rusi)-Feyenoord (Holandë)
Zulte Waregem (Belgjikë)-APOEL Nicosia (Qipro)
Rapid Wien (Austri)-Dila Gori (Gjeorgji)
Tromso (Norvegji)-Besiktas (Turqi)
Pandurii Targu (Rumani)-Braga (Portugali)
Apollon Limassol (Qipro)-Nice (Francë)
Aktobe (Kazakistan)-Dynamo Kyiv (Ukrainë)
Swansea (Angli)-Petrolul (Rumani)
Atromitos (Greqi)-AZ Alkmar (Holandë)
FH (Islandë)-Genk (Belgjikë)
Elfsborg (Suedi)-Nordsjaelland (Danimarkë)
Slask Wroclaw (Poloni)-Sevilla (Spanjë)
Red Bull Salcburg (Austri)-Zalgiris Vilnus (Lituani)
Qarabag (Kazakistan)-Eintrach Frankfurt (Gjermani)
Minsk (Bjellorusi)-Standart Liege (Belgjikë)
Jablonec (Çeki)-Real Betis (Spanjë)
Rijeka (Kroaci)-Stuttgart (Gjermani)
Chernomorets (Ukrainë)-Skënderbeu (SHQIPERI)
Maccabi Tel Aviv (Izrael)-Paok Selanik (Greqi)
St. Gallan (Zvicër)-Spartak Moskë (Rusi)
Molde (Norvegji)-Rubin Kazan (Rusi)
Vojvodina (Serbi)-Sheriff Tiraspol (Moldavi)
Trabzonspor (Turqi)-KUKESI (SHQIPERI)
Esbjerg (Danimarkë)-St. Etienne (Francë)
Grasshopers (Zvicër)-Fiorentina (Itali)
Maccabi Haifa (Izrael)-Astra Giurgiu (Rumani)
Udinese (Itali)-Slovan Liberec (Çeki)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)-Tottenham (Angli)
Estoril (Portugali)-Pasching (Austri)
Nomme Kalju (Estoni)-Dnipro (Ukrainë)
Partizan Beograd (Serbi)-Thun (Zvicër)
 

17 Komente

PSV Eindhoven (Holandë)-Milan (Itali)

keq per Milanin. smiley

pjeter, PSV ka bere nje ekip te mrekullueshen me djem te rinj, ku nja 3- 4 syresh jane 18 vjec. 

 besoj e ke ndjekur kampionatin hollandes...  PSV keto 3 sezonet e fundit ka deshtuar totalisht.. bente nje fillim te mire ne kampionat, por nuk kishte vazhdimesi.. kete vit kane bere riorganizim total duke ndertuar ekip  te ri, kryesisht me te rinj te akademise se tyre, por edhe disa talente qe blene nga ekipet e tjera.  gjithashtu trajner vendosen Philip Cocu, djal i PSV ky.    me pak fjale, ndoqen modelin Ajax te ketyre viteve te fundit.. vecse asnjeri nuk e priste qe ekipi do te ngjizej  dhe do te jepte rezultate  kaq shpejt.smiley   opinioni ketu ne Hollande eshte i impresionuar nga  ky ekip!   kane luajtur 3 ndeshje zyrtare, 2 paraeleminatore  ne CL dhe 1 per kampionat, dhe i kane fituar bindshem, edhe me loje te bukur, te treja...

Milani do ta kete shume veshtire me PSV!

Qe te jem i vertete,mua me han meraku vetem per Ajaksin.Me zi pres qe ta shoh si nje here qemoti,t'u thyeje turinjte te gjitheve ne Evrope.smiley

mire mo mire, e di!smiley     por solla cik atmosferen qe mbizoteron ketu, ngaqe PSV ka terhequr vemendjen, eshte surprize!

Chelsea ka per te bo nomin !!

Llogje...Sivjet Juventusi s'ka për ta lëshuar nga dora këtë kompeticion të madh por të sakatosur me do skuadra made in PSV, Estoril etj - etj

Tek 'Odessa luajne dhe dy shqiptar, Vangjeli me Bakaj. Di njeri pse keta nuk jane thirrur ne kombetare kohet e fundit? Te demtuar apo jo me aq te mire?

te demtuar. vangjeli kaloi nje demtim te rende gati nje vit pa loz, tani esht rikuperuar, po spo loz rregullisht me skuadren e tij.

ajo odesa e ka gjo ate olldashin ?

Aha, s'ka gje Milani sivjet. 

goxha ekip PSV..   Milani dukshem ka veshtiresi te ndjek  ritmin e PSV.

nuk me duket keq grupi i Ajaksit..  Milan dhe Celtic jane te perballueshme..

 

Groep A:
Manchester United (Eng)
Sjachtar (Oek)
Leverkusen (Dui)
Sociedad (Spa)
   
Groep B:
Real Madrid (Spa) 
Juventus (Ita)
Galatasaray (Tur)
Kopenhagen (Den)
   
Groep C:
Benfica (Por)
Paris Saint Germain (Fra)
Olympiakos (Gri) 
Anderlecht (Bel)
   
Groep D:
Bayern München (Dui) 
CSKA Moskou (Rus)
Manchester City (Eng)
Pilzen (Tsj)
   
Groep E:
Chelsea (Eng) 
Schalke (Dui) 
Basel (Zwi)
Steaua Boekarest (Roe)
   
Groep F:
Arsenal (Eng)
Marseille (Fra)
Borussia Dortmund (Dui)
Napoli (Ita)
   
Groep G:
Porto (Por)
Atletico Madrid (Spa) 
Zenit (Rus)
Austria Wien (Oos)
   
Groep H:
Barcelona (Spa)
AC Milan (Ita)
AJAX (NED)
Celtic (Sch)

Prape Barcelona?! Ueeeee, po ikni mer se na u bete rodhe!! smiley

Tashi...Celtic e kemi shans. 1-0 ne 2007 (O Kaka, o yll, o drite, o bukuri!) smileydhe dolem kampione. Duhet vetem te blejme prape Ricky-n dhe ka mbaruar ky muhabet! smiley

Duket sikur Milan eshte abonuar me Barcelonen

Vetem grupi H eshte i perbere nga skuadra qe te pakten nje here e kane fituar Ligen e Kampioneve/Champions league smiley

Belul ,ti je kaq optimist per Ajaxin me Milan?

pse jo Zana?smiley   sigurisht, Milani ka shance me shume,  por e pashe Milanin 2 ndeshje me PSV. 1-1 ne Hollande,  madje edhe pse fitoi 3-0 dje Milano, nuk me bindi si ekip qe eshte veshtire te fitosh ndaj tyre..  bie llafi si,  Bajerni, Barcelona, Reali..   besoj e pe dje, edhe pse fitoi bindshem, PSV  ndoqi ritmin e lojes dhe kishte shance..  diferencen ne te dyja ndeshjet e beri eksperienca  dhe eficenca e Milanit..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).