Dakaj i gegërishtes ideale

Nga Violeta Murati

Se kush është Nikollë Dakaj e thonë dy libra pak të njohur nga publiku; botimi antologjik me poezi të autorëve antikë, grekë, romakë dhe italianë të përkthyer nga ai, si dhe “Koineja e gjuhës shqipe”, ku përmblidhet gjithë veprimtaria letrare, poezi, prozë, shënime letrare, kritikë, të cilin e prezanton At Zef Pllumi qysh në hyrje të librit. Për pjesën e parë të botimit, pra përkthimet ekziston një letërkëmbim midis Norbert Joklit dhe Karl Gurakuqit, ku ky i fundit i prezanton të riut 21-vjeçar, guximin që ka marrë për të përkthyer Homerin në hekzametër, duke bërë të mundur burimin e shqipes si masë klasike, që, ashtu si edhe Horacin, ishte sfidë për shqipen e deriatëhershme. Jokli kthen menjëherë përgjigje, duke mbetur i befasuar nga ky zbulim i përkthyesit të ri që lëvron shqipen e gegërishtes, duke i dhënë shpresë gjuhës si test për masë klasike. Letërkëmbimet mes Gurakuqit dhe Joklit i prezanton për herë të parë një tjetër studiues i albanologjisë, prof. dr. Jup Kastrati, duke ridimensionuar përkthyesin që shkruante me pseudonimin Basho Jona (Basho Jona, personazh i njohur i këngëve legjendare të ciklit të kreshnikëve të Mujit dhe Halilit. Është i urtë, i zgjuar, i matur dhe i respektueshëm. Sipas folkloristëve tanë, plaku Basho Jona paraqitet si një i motshëm me autoritet, që di të vërë rregull, kur ndodhin mosmarrëveshje në kuvendin e Agëve). Por çfarë do të mbahet mend prej këtij njeriu erudit, që u nda nga jeta në vitin 1988, është polemika që ka pasur me At Mark Harapin në lidhje me dr. Kolë Ashtën dhe “Gjuhën e mesme” (të cilën e botojmë të plotë më poshtë). Kjo polemikë mund të shihet edhe sot aktuale, kur shpesh herë ndizet debati dhe rezistenca për gegërishten, pa hyrë në problematikën se, cila gegërishte është përfaqësuese. Gjon Shllaku është ndër të parët që na jep një paraqitje të shkurtër për këtë personalitet të letrave shqipe, duke kujtuar njohjen që ka pasur me të qysh në fëmijëri. Prej Shllakut marrim informacionin se Dakaj ka kryer filloren dhe gjimnazin në liceun Ilyrikum të Françeskanëve me vëllain e tij, Lec Shllakun.

Kanë qenë vitet ’40 kur spikatën një grup intelektualësh të rinj shkodranë, që u bënë letrarë të fuqishëm si Arshi Pipa, Kolë Ashta, Qemal Draçini, Pashko Gjeçi etj, ku ndër ta shquhej Nikollë Dakaj, edhe pse në atë kohë ai ishte 21 vjeç, tregohet se pati një krijimtari të begatë si kritik letrar, përkthyes, poet etj. Ai ishte shumë aktiv dhe i preferuar nga organet botuese të atyre viteve si “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Shkëndia”, “Cirka”, “Jeta Kristiane”, “Vatra shqiptare” etj. dhe rrallëherë shkruante me emrin e vet, duke përdorur siç e thamë më lart, pseudonimin Basho Jona, Melibeu, N. D. etj., pasi në një gazetë mund të kishte raste të shkruante 2 apo 3 artikuj. “Kisha një kënaqësi të madhe të rrija me të me orë të tana, të dëgjoja bisedën e tij të qetë e të rrjedhshme me nji za depërtues,me gjuhën rapsodike të malsorit të kulturuem. Mahnitesha për njohunitë e gjalla e të freskëta që kishte për autorët klasikë grekë e latinë, për kujtesën e tij të kthjellët të vargjeve të Iliadës, të Safos etj., në origjinalin grek; të Horacit, Ovidit, Virgjilit, Katulit etj., në origjinalin latin”, – shkruan prof. Gjon Shllaku në vitin 1999. Shllaku sjell një episod nga jeta e këtij personaliteti, duke kujtuar gjendjen e jetesës së tij, që përballonte vuajtjet dhe lodhjet më sfilitëse në fabrikën e tullave.

“Për Nikollën dhe për shumë si Nikolla, shoqnia e atëhershme ka qenë e pashpirt, meskine dhe shtypëse. Në nji vend tjetër të lirë ai burrë intelektual do të kishte ndritë e do të ishte nderue, dhe do të kishte lanë vepra kolosal. Por me gjithë humbjet e shkrimeve nga konfiskimet gjatë dy burgimeve të tij dhe djegies së banesës ku ma vonë u ba klubi Vllaznia, prap se prap ka lanë punime me vlera të mëdha, me të cilat do të mbetet modelisti pas ekscellence i autorëve të mëdhenj klasikë”, – kujton dhe tërhiqet mbrame, profesori Gjon Shllaku.

---------------------------------------------------

 

Kështu i do mushka drutë

Nga Nikollë Dakaj

 

At Mark Harapi, i cili e nderoi letërsin shqipe me përkthimin e burkut të romanit italjan (Të fejuemit), mori shkas nga kritikuesit e vet të fyejë personalisht zotin Dr. Kolë Ashtën, dhe të sulmojë gjuhën e mesme dhe shkrimtarët e saj.

Ndër sa fjalë fyese kundra zotit Dr. Kolë Ashta, po paraqes ato që e karakterizojnë ma mirë frymën e pastër dhe njerzore t’artikullistit: (Kritikuesit (z.Ashta)… nuk din me i shkrue si duhet as tri faqe të shkret, e na ngrehet gjyqtar mbi tjerë! Ulu, more, prej fikut se del ndonji mustakoç e të zdrypë për veshit. -… çka lëshon shkruesalec i (Shkëndis) – Ky nuk ua ka pa as kartuçat ma të mëdhajve filolog të shqipes e na kokorisë filologji! (siç!)

Tue arsyetuem me gjakftoftësi, z. Dr. Kolë Ashta asht nji shkrimtar i ri dhe nuk ka shkruem ende aq shumë sa me dhanë nji gjykim përmbi të. Ai tash sa ka filluem të shkrueje. Pastaj ata profesorë universiteti qi i kanë dhanun titullin doktor në letërsi, me nënshkrimin e vet kanë tregue se z. Ashta din të shkruejë më shumë se tri faqe si duhet, dhe i asht dashun të japë provime filologjije, prandej nuk ka nevojë aspak At Harapi të përmendë kartuça.

Sa pse thotë At Harapi dy herë n’artikullin e vet se zoti Ashta kokorisë, unë e dij se kokorisin pulat dhe jo njerëzit, prandej me këtë fjalë At Harapi ka, nderuem gojën edhe pendën e vet.

Së fundi sado i zoti të jetë At Harapi, atij i mungon, me sa dij unë, titulli doktor në letërsi, që gëzon zoti Ashta. E me këtë fjalë nuk due të thom se këtij do t’i përkulen të gjithë ata që nuk e kanë ket titull, por due t’i thom se ai që gëzon nji titull të tillë ka të drejtë të shkruejë dhe të gjykojë mbi vepra letrare pa pasun, nevojë At Harapi me i marrun nderin përpara letërsis me shamje.

Më të vjetrit dhe ma të praktikuemit, nga panda mund t’a këshillojnë, mund t’i japin zemër, por jo t’a shajmë si At Harapi vetëm pse nuk i ka pipat mirë me të.

Deri dje zoti Dr. Kolë Ashta ka shkruem shkodranisht, dhe mund të jetë që nuk i ka hym në pale gjuhës së mesme.

Sa pse e ka shkruem fjalën (smuetore)me (ue), asht nji gabim me të vërtetë, por a nuk asht nji gabim dhe fjala shumës filolog (për filologë a filologj) dhe bashkimi i njëjsit me shumës në frazën (mos me ja (ia) pasë aspak lakmi kombeve të hueja), si vrehet n’artikullin e At Harapit. Atë botë, kur vetë At Harapi nuk qënka i pagabueshëm në gramatike dhe n’orthografi, pse bërtet me të kotë kundra të tjerëvet? Ma mirë të hapë syt e të shofë se mustakoçavet tashma u ka kaluem koha.

Porpika ma me rëndësi n’artikullin në fjalë t’At Harapit asht sulmi kundra gjuhës së mesme dhe kundra shkrimtarëvet të saj, si i ndjemi Luigj Gurakuqi, z. Aleksandër Xhuvani, Karl Gurakuqi, Ndue Paluca, Kostaq Cipo, Ernest Koliqi, Shpend Bardhi, Kolë Kamsi dhe sa e sa të tjerë.

Dhe me të vërtetë, po të lexohet me vëmendje gjymsa e dytë e t’artikullit në fjalë t’At Harapi, del në shesh se shkrimtarët e gjuhës së mesme – zyrtarishtes – dijnë në pikëpamje gjuhësore vetëm të pasunohen me ar dhe të grumbullojnë qifliqe. Por këtu Zotnija e tij mos të kujtojë se ideali asht ndrym vetëm në pallatet e bukura dhe në kopshtet e hapta të Jezuitëvet në Shkodër. Ka idealista dhe përjashta. I ndjemi Luigj Gurakuqi, kur u vra në Bari, u gjet me këmishë t’arnueme dhe me çarapë të shkyem, e pra a kishte në dorë ai të grumbullojë të holla satë donte, a kurrkush tjetër. Pastaj nuk asht nevoja me përmendun sa e sa të gjallë mbas gjurmëvet të Luigj Gurakuqit ndjekin gjuhën e mesme, të cilët mbas ma shumë se njizet e pesë vjetësh shërbimi nëpër zyra e nalta shtetnore, sot banojnë ndër shtëpija t’ulta qerpiçësh, dhe marrin uha nga të tjerët pse nuk u del rroga të përballojnë jetesën. U djersitën dhe u plakën pa kohë të shkretët, tue punuem, ndokush edhe natën, për gjuhën shqipe, dhe prap se prap del ndonj mustakoç që t’i hudhë në baltë, si njerëz që punojnë për bark dhe jo për ideal. Por këta puntorë të mirë dhe të ndërgjegjshëm mos të ligështohen, pse Shqipnija nuk mbahët vetëm n’At Mark Harapin. E nesërmja do t’i qesë faqe-bardhë.

Le të shikojë pastaj At Harapi se shkrimet toske kanë të njëjtën orthografi dhe paraqesin pothuejse krejtësisht nji mënyrë të vetme të djalektit të vet.

Po nga ana tjetër gegët, po të vrehen në shkrimet e tyne të shumta dhe të bukura, përdorin tri a katër mënyrë të ndryshme shkrimi. Pastaj trajtat e gjuhës së shkrimtarëvet gegë të veriut, janë të gjymtueme dhe të hangruna shumë. Mungon shumë herë grupi mb, dhe Ë, gja e cila nuk lejon të shifet rranja e fjalës dhe e ban gjuhën të vrashtë. Përkundrazi, po të shkruejshin të gjithë gegët nji orthografi dhe nji trajtë të vetme gjuhë, toska do të mund ta zënte ma lehtazi gegënishten, dhe ndryshimet e dy kryedialektevet do t’ishin shumë ma të pakta.

Na del tash përpara problemi se cila gjuhë e gegëvet do të mirret porsi letrare prej të gjithëve. Sigurisht ajo që kuptohet ma tepër në përgjithësi. Dhe kjo asht – me sa dij unë dhe sikurse asht mendimi i shumë e shumë të tjerëvet shqiptarë dhe të huej albanologë – gjuha e Shqipnisë së Mesme. Mirëpo, tue qenë se kjo gjuhë ka të meta dhe me të vërtetë nuk ka dhanë deri më sot ndonji kryevepër, duhet që vështrimi i mbiemnit (i mesëm) mos të mirret aq fort në kuptimin gjeografik, por ma tepër të mirret porsi trajtë e mesme gramatikore dhe syntaktike e fjalëvet. Mbas këtij mendimi punon Instituti Mbretnuer i Studimevet Shqiptare, dhe kanë shkruem shumë vetë, si u tha dhe ma nalt, dhe nuk asht nevoja të vrasim vehten na tash me kërkime. Librat shkollorë që botuem Ministrija e Arsimit janë përgjithësisht në këtë gjuhë të mesme. Pastaj kemi shkrimet e të ndjemit Luigj Gurakuqi – që ma i pari nisjativën – dhe, midis të tjerëvet, shkrimet e shumta (përkthime) të ndjekësit të tij ma të përpikët dhe ma puntuer z. Prof. Karl Gurakuqi.

E në qoftë se At Harapi don të ngulë kambë në fjalën e vet se kjo gjuhë e mesme nuk kuptohet, pa kurrnji mbështetje, (letrën zyrtare që tregon Zotnija e tij na nuk e kemi pam se si ka qenë e shkrueme) e pyesim. Kush asht ai që nuk e kupton gjuhën e bukur të romanit “Lule” (prej Fabjan Barkatës – përkthim nga Prof. K. Gurakuqi) ndër gegë dhe ndër toskë? Ishim ende fëmijë në klasën e parë të liceut kur e këndojshim në shkollë faqe për faqe librin (Zemra) dhe kuptojshim porsi gjuhën e nanës, përveç ndonjij fjalë së rrallë, që profesori na e shpjegonte menjiherë. Prandej, më duket se nuk gënjehem në qoftë se thom se po t’ishin shkruem në gjuhën e këtyne dy librave shembullorë, veprat e Fishtës, të Prenushit dhe vetë romani i përkthyem nga At Harapi me titullin (Të fejuemit), nuk do t’i mirrte vesht vetëm Shkodra me rrethet, por e gjithë Shqipnija, pa përjashtuem as toskët. E gjuha e mesme nuk i urren frazat e stilin e bukur si i duket At Harapit.

Sa pse At Harapi ankohet se toskët nuk shkruejnë në gjuhën e mesme, duhet t’a dijë se sicilit i pëlqen gjuha e nanës së vet, pa ndryshime themelore. Pastaj toskët e kanë kryem- si u tha edhe ma nalt – nji detyrë në këtë pikë: e kanë unjisuem gjuhën e vet mjaft.

T’a bajmë kaq edhe na gegët dhe atë botë sa ndryshime do të mbeteshin midis dy krye – djalektevet? Rotaçizma, zbutja e zanores hundore n’,ë, gjatësija e zanorevet dhe ndonji tjetër i pa rëndësi. Gjuha kështu do ishte e bashkueme mjaft, pa u përziem djalektet.

Të përdorej athere nëpër zyra e shkolla gjuha e mesme, sot zyrtare. Nuk do të prishej gja. Shkrimtarët do t’ishin të lirë me shkrue si në njënin si në tjetrin nga dy kry- djalektet pa u bam kurrnji dhunë as shkrimtarëvet të mdhej gegë, as shkrimtarëvet të mdhej toskë.

Me kaq- kush don të marrë vesht dhe të çveshet nga regjonalizma- nuk duhet t ‘a shajë zotin Dr. Kolë Ashta, pse paska dishruem që (Të fejuemit) t’ishin shkruem në gjuhën e mesme. E në qoftë se Fishta tallej me satyfat e veta me këtë gjuhë, poezija e tij satyrike dhe polemikat e tija i tregojnë kujdo se sa pasjoni ka vluem në zemrën e tij. Ai asht poeti më i madh që ka pjellë toka jonë shqiptare, por kjo nuk don me thanë se fjala e tij asht nji dogëm kritike. Dhe në qoftë se këtij ajo tallje sarkastike i ka hijë në satirë, nuk i bjen për shtat aspak At Harapit në nji artikull kritike.

Se ku do të dalë kjo çetë shkrimtarësh me këso shkrimesh, unë nuk e dij. Shof vetëm se prej tyne kujtohet se vetëm ata do të vrajnë e do kthiellin qiellin kritik të letërsisë sonë.

 

 

32 Komente

Mos na shtini ne lexime ihere, na leni rahat! 

verej nji fare gjunjezimi para presionit te kuq! 

Kane 70 vjet Kudher. Eshte normale qe duhet ca kohe sa te behen prape Cekan sic kane qene.

Rama kishte thene qe ne Shkoder edhe bilbilat do i bejme te kendojne me "ë" te zgjatur si iso labe.

nuk ka force ne bote ta thyj at bastion. ai ia hongri kryt kulcedres se kuqe me barcaleta te ndalume.

Eh ishin kohe te tjera ato. Ate diktaturen e pare e perballuan me sukses. Po kjo e dyta e theu susten fare. Shkodra votoi per na. Edhe Kuksin qe nuk e morem dot me sulm frontal, po e marrim na brëna. Le te themi qe kryeministri i zgjedhur po kujdeset personalisht per sukseset e ekipit te Kukesit.  Operacioni quhet "Portieri ben gol". 

ah, ti do me thene se tek na edhe femijet jane ushtare te revolucionit qe letren e cojne tek nendaja? 

Si i tha K.H. atij divjaksit "Dy femije ke te tute, tre jane te mite".

Jo z.Hoppa, eshte nje lajm shume shume i mire, perkthimi ne gegnisht i kryeveprave botrore.Per kete duhen pergezuar sepse plotesojne boshlleqe per te cilat nuk ja u ka pat fajin....standartja...

GEGNISHTJA jo GEGERISHTJA se ska pik kuptimi mos me e qujt nji djalekt ne emen te vet.

smiley

"djalekt" eshte fjale dialektore? Vjen nga rrenja "djal"?  

Citoj nga Dakaj:

Pastaj trajtat e gjuhës së shkrimtarëvet gegë të veriut, janë të gjymtueme dhe të hangruna shumë. Mungon shumë herë grupi mb, dhe Ë, gja e cila nuk lejon të shifet rranja e fjalës dhe e ban gjuhën të vrashtë.

Persa i perket fjales "gegërishja" qe s'mund te ndahet nga simotra e vet "toskërishtja", artikulli i Muratit eshte shkruar ne gjuhen standarde ose sic e cileson Dakaj "ne zyrtarishte".  Per kete arsye, nuk ka pse pretendohet qe "gegërishtja" te shkruhet ne dialekt. 

Por meqe diskutohet njesimi i dialektit, atehere nqs gegerishtja do perdoret ekskluzivisht si "gegnishtja" atehere le te shohim mundesite e fjaleformimeve:

-gegët

-dialekti gegë

-dialekti i gegëve

-flet gegërisht 

Rrenja eshte "geg".  Me shtimin e 'n-s" kemi

- "gegnët", "gegnit", "gegët"? 

- Dialekti "geg"

- dialekti i "gegnëve", "gegnve", "gegëvet" (Dakaj) "gegve"?

- flet gegnisht

O Monda po ka ec pota ti mbete ne ven(d). po a u zevendesu i me j, jo Italian  por italjan .parimi fonetik. vetem ajo spiun me spjun s'ban. 

Persa i perket fjales "gegërishja" qe s'mund te ndahet nga simotra e vet "toskërishtja"

Pikerisht se nuk mund te ndahet, dhe asht e te njejtes randsi thirret ne emen te vet. ose perndryshe i bjen me than GEGERISHT E TOSKENISHT.

Ti mund te thuash pse i thua vezës "vezë" e "voe" (varet ku jam, ne Malesi te Jugut  a te Veriut) e s'i thua me emrin e vet "vë."  Kjo eshte pune per ty.  Por kur shkruaj e flas gjuhen standarde ashtu do i them.  Dhe ashtu do i thone.  

Se cfare them a kendoj a recitoj kur pres flin ta pjekin ne sac (a s'un u kujtojshe per tjeter sen mori Mond) eshte tjeter pune.  

O Monda po ka ec pota (bota?) ti mbete ne ven(d). po a u zevendesu i me j, jo Italian  por italjan .parimi fonetik. vetem ajo spiun me spjun s'ban. 

Kur doli ajo bota a pota dhe leshoi ato shashkat te i-se ne j, kam thene tekstualisht keshtu:

Mallkuar qofshin bijte e shqepjes*

*shqipe, sipas rregullave te reja te drejtshkrimit.

Dialekt, dioqeze, ullinj (jo ullij) akuarium, aksion, italian do i shkruaj une.  Por gjithesesi, them se mund te kesh ecur ti pak para, a pak anash, sepse ai komision-forum-keshill nderakademik si i painstitucionalizuar qe eshte thjesht hodhi shashken e radhes dhe s'ka gje te shkruar ne gur e as tagrin.  Me aq sa di une qe mund te kem mbetur dhe ne vend.  Ndryshe, "mallkuar qofshin bijte e shqepjes" e une ne timen. 

pota( se di se i paskam shkrujt kshu, se p me b qenkan larg ne tastiere) dhe djalekt jan gabime drejtshkrimore. tashi ti mund ti thuash si te duash por nuk e kuptoj pse me u tremb prej ktij dialekti deri sa me i tjetersu edhe emrin. asht pjese e shqipes dhe ky qendrim refuzues ndaj tij vetem sa do e forcoje deri ne ndarje. ka kerkesa per ket gje ne shq. dhe ks. shpresoj shum qe kjo te mos ndodhe, po po ndodhi shumica e gegve do i kthehen gjuhes t'vet ku kan mundesi me u shpreh e artikuli, ne nje mnyre qe nuk i ban me u duk gjysmak(sidomos shqiptaret e kosoves) si standarti.

sa per ato ndryshimet qesharake jan ne pamje te pare por nuk jan gja tjeter vecse zgjatim i standartit, pra parimi fonetik. po ju permbajtem ktij parimi, ashtu do shkoje gjuha.

qujeni si te doni, vetem aman mos na internoni e pushkatoni!

Mendimet e Dakaj-t per unifikimin e gegenishtes, duke marre per baze gjuhen e Shqiperise se mesme, paskan qene mendime brilante, por shqiptaret duke qene se njeri i bie patkoit e tjetri gozhdes, e paskan dashur nje lloj diktati per unifikimin e gjuhes. Pastaj a eshte drejte apo jo, se pse u morre gjuha e Permetit si standarte, kjo eshte teme me vehte. 

Mbi njesimin e gegerishtes.  Se pari, nga pikepamja dialektore ose ne gjuhen e folur as toskerishtja nuk eshte aq e njesuar sa mendohet. 

Por ne gegerisht si mund te behet standardizimi i dialekteve kaq te ndryshem, te larmishem, sic jane dialekti i Shkodres (Malesia e Madhe), i Malesise se Gjakoves (Rrethi i Tropojes dhe shtrirja pertej ne Kosove) Dibra e Vogel dhe e Madhe, apo dhe Shqiperise se Mesme?  Cili dialekt, sidomos kur e mendojme Veriun e Shqiperise edhe pertej kufijeve aktuale, eshte i "mesem"?  A eshte e nevojshme nje "gjuhe e mesme"?  

Jam e mendimit qe standardizimi i gegerishtes si atehere, si tani eshte i pamundur e mbi te gjitha i panevojshem.  

E aq më tepër që tashi sapo vjen në pushtet një toskë-qeveri edhe me atributet e vazhdimësisë 50 vjeçare të sajë.. smiley

Paj mos m'shti me fol marrina.  As po due e as po muj.

Mondaaa, nuk ka gjo qe s'bohet n'kte bot, t'gjitha bohen, por duhen vullnet ene tru. Ju te pertejskajshmit , fare mire mund te mesoni gjuhen tone te Shqipris se mesme, gjuhen e tironsve, por jo te katnarve t'Tirones smiley

Ahera shkruhemi njëditëzaj në tjetër jetë...

njëdizaj.

indizaj sometimes

nga pikepamja dialektore ose ne gjuhen e folur as toskerishtja nuk eshte aq e njesuar sa mendohet. 

smiley.

ka dhe njenazaj..smiley

sabah ile

NjenaZot o Gjenomadh..Themi ne këtej

Epoo dhe me aq mirë jam gjene, unë i përkas që me Krishtin veriut ashtu si edhe jugu i harruar e i ndryshuar por që s'don dhe ora i ka mbetur në Kuç, Tërbaç e baba Çenin..

mos u merrni me keta katoliket e mnelit qe duan te hiqen si perfqsues te veriut. keta jane shqiptare nga halli.po u degjuan me shume se c'duhet do ta bejne shqiperine si libani.veriu i shqiperise dhe me gjere kosova jane per nje komb-nje gjuhe.keta duan ta ndajne shqiperine ne principata fetare e krahinore.  ndaj kembngulin per gjuhen ''ndryshe'' si element principatformues. i ashtuquajturi ''antikomunizem'' i katolikeve te shkodres eshte thjesht nje antishqiptarizem qe tashme duket ashiqari. keta probleme me shqipen e njesuar kane patur edhe ne kohen e zogut.  ndaj edhe e dorezuan me vrap kuroren shqiptare te italianet .

njelloj si poturo-trecekshit qe kane vellezer sirianet edhe katalikt kane vellezer filipinasit.

mos u merrni me keta katoliket e mnelit qe duan te hiqen si perfqsues te veriut. keta jane shqiptare nga halli 

zot rujna ment e kres, i themi na ktej.

1-katoliket kan qene shpesh shqiptare nga halli, jo se nuk kan dasht me qan, po se kan qan te vetmit te identifikum si shqiptar, kur te tjeret rrifshin gjoksin si turq e grek.

2-katolik nuk ka vetem ne shkoder.

3- po ti qe je fut te peshku, a nuk di me u fut ne google e me e pa se kush ja dorezoi kuroren italianeve?

4- gegnishtja nuk asht gjuha e katolikeve, po gjuha (dialekti) i 2/3 te shqiptareve, e ska te baje as me komunizmin, as me antikomunizmin, por me te drejten e komunikimit ndershqiptar, dhe antishqiptare jan ato qe vjellin vrer kundra gjuhes se 2/3 te bashkombasve te vet, e kundra vet bashkombasve.

5- nuk ma merr menja se ke ndegju naj here nje katolik te cilsoje si vlla nje komb tjeter duke u bazu ke perkatesija vetare. ktu ja ke fut kot, si ne te gjitha argumetat e tjere gjanem.

 

 

Ky vend eshte bere qe te qeveriset prej pellazgeve te Zhulatit dhe pike. Gjithe te tjeret jane rob shtese. Perpara Zhulati! (Evropa t'i vere gishtin kokes).

"Shkolla e Dakes" nga fisi ketij  Dakut e ka marr emrin ? Kush di ndonje gje ? Z.Primo e ka kush afer apo ka dek !

Në nji vend tjetër të lirë ai burrë intelektual do të kishte ndritë e do të ishte nderue, dhe do të kishte lanë vepra kolosal

Me keta kolosalet si duket nuk jemi keq .E kishim nje KOLLOS ne Amerike si Pipa . Nje ne Itali si Koliqi dhe nje ne France si Zogu .Po kete kush e pengoi te ikte me Jermenet ose Italanet per tu bere Kollos ? E bera pyetje se kemi me qindra mijra antikomuniste te oreve te Para neper Bote dhe s'kemi gjet ndonje Kollos ! Biles as tek PPU nuk po del ndonje Kollos po te perjashtojme LefKOPENE , po ajo eshte femer  dhe nuk quhet !

Pa sharje "komunist " smiley drejtepersedrejti nga "antikomunistet " ka ndonje mejtim mendje ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).