(ose arkeologji amatore në mungesë të asaj profesionale)

Ndonëse është një nga zonat më të pasura sa u përket vlerave historike dhe arkeologjike, krahina e Cidhnës në rrethin e Dibrës është lënë në harresë të plotë nga Instituti i Kërkimeve Arkeologjike. 

“Kepi i qytetit”, një portë natyrale që të con drejt kësaj krahine e që vendasit e quajnë Çidhna e Madhe është i cilësuar si zonë arkeologjike dhe në të mund të gjesh me lehtësi mbetje qeramike dhe metalike që datojnë shumë shekuj të shkuara. 

“Gjetjet sipërfaqësore janë shumë të rëndësishme, ndonëse të pavlerësuara dhe të pastudiuara deri më tani. Kazma e arkeologut ka munguar në këtë zonë. Këtu kemi shenja muri, shenja të qeramikës që daton që në kohët e lashta. Pra mendoj që këtu ka shërbyer si pikë kontrolli për gjithë zonën për t’u ruajtu nga ardhjet e ushtrive të huaja, kryesisht osmane”, thotë historiani Haki Përnezha. 

Halit Xheçi është banor i kësaj zone i apasionuar pas kërkimeve arkeologjike. Me mbetjet arkeologjike të gjetura në 'Kepin e Qytetit' ai ka hapur një muze personal në shtëpinë e tij. 

“Kjo koka e shigjetës, sipas mendimit tim ka patur një copë dru të zgjatur. Kemi një material tjetër zbukurimi, apo medalje, kemi një mjet tjetër luftarak, shpatë, mjete pune, këmbana, gurë ku luftëtarët mprehnin shpatat dhe monedha të shekullit të pestë”, thotë Halit Xheçi. 

Zoti Xheçi i kërkon Institutit të Kërkimeve Arkeologjike të sjellë specialistë për të vlerësuar pasurinë arkeologjike që mbart zona e Çidhnës.

7 Komente

Qysh kur Dibra eshte "nje nga zonat me ta pasura me vlera arkeologjike" ?

Eshte - nje nga -  nejse une mendoj se e gjithe Shqiperia eshte vlere arkeologjike ne Ballkan.

Shumica e gjetjeve arkeologjike ne keto zona jane bere rastesisht. Njoh disa raste qe kane gjetur objekte shume interesante (koke ushtari ilir punuar ne bronx, monedha, etj.) thjesht duke punuar token. Nderkohe, zona per te cilen flitet ne kronike ka shume histori te fshehur qe duhet zbuluar, pasi eshte prejardhja e Kastrioteve (cit."Historia e Dibres", Prof.Dr.Kristo Frasheri).

FYI, ne Diber gjendet gjithashtu kalaja me e madhe ne Shqiperi e mbase edhe ne Ballkan, ajo e Grazhdanit, qe daton ne periudhen romake. Ende sot zonat e rrethuara nga muret e lashte te kalase quhen nga vendasit "xhitet" (qyteti). Rreth kalase, por jo vetem, jane gjetur shpesh objekte arkeologjike. Jane dhene ndonjehere fonde per studimin dhe ruajtjen e mureve dhe kullave te shumta qe ka, por nje objekt i ketyre permasave kerkon shume me teper financim dhe eksperte. (http://www.balkanweb.com/gazetav5/newsad...)

Sa mire nuk hapen gojen kur ishte Sala, por e ruajten arkeologjine per tashi qe o LSI? Qafirat!

Halit Xheçi është banor i kësaj zone i apasionuar pas kërkimeve arkeologjike. Me mbetjet arkeologjike të gjetura në 'Kepin e Qytetit' ai ka hapur një muze personal në shtëpinë e tij. 

“Kjo koka e shigjetës, sipas mendimit tim ka patur një copë dru të zgjatur. Kemi një material tjetër zbukurimi, apo medalje, kemi një mjet tjetër luftarak, shpatë, mjete pune, këmbana, gurë ku luftëtarët mprehnin shpatat dhe monedha të shekullit të pestë”, thotë Halit Xheçi.

 

me pelqen entuziazmi dhe pasioni i z. Xheçi,  po ne fakt per te spjguar dhe percaktuar prejardhjen e objekteve duhen  specialiste, arkeologe te mirfillte!    kjo  menyra e te spjeguarit  te objekteve, sipas  z. Xheci, me kujton nje skice satirike te Qamil Buxhelit titulluar: ''Ne muzeun e qytetit''.smiley      (ku eshte ai Kaviri kur te duhet?)

Xheçi i kerkon Insitutit te Kerkimeve Arkeologjike ndihme, te vijne, por ai i shkreti nuk e di se vet Insituti kerkon ndihme smiley se s'ka para. 

Keta arkeologet amatore bejne shume deme me kete pune qe i kane gjetur vetes. Me mire t'i lejne aty ku jane per arkeologet profesionale (kur te kujtohen). Pasi i heqin sendet nga vendi ku i kane gjetur kane prishur nje pjese te mire te zbulimit. Nuk eshte vetem sendi qe permban informacion por edhe ku u gjet, si ishte i vendosur, cfare kishte prane, etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).