Do iki dhe kokën nuk do ta kthej

të shikoj Dajtin plak të trishtuar,

të shoh kafetë mbushur me pleq,

të shoh gazetat në rrugë shtruar.

Pse ta kthej kokën? Këtu çdo cep

një gjë të hidhur më kujton.

Një fëmini që iku për lesh,

sa për rininë, si erdhi shkoi!

Do iki! Borxhe më kujt s’i kam.

Të lehtë në trup e kam ndërgjegjen.

Dhe që mos kthehem më kurrë pas

do marr me vete vetëm vdekjen.

Ndoshta do ketë për mua globi

një pëllëmbë vend me paqe, jetë,

një pëllëmbë vend ku nuk është hobi

mos lesh njeri të jetë i qetë.

Një Zot e di në do kem fat,

por, sidoqoftë, do jetë më mirë.

Një zë më thotë: “Mbathja me vrap!”,

dhe tjetri shton: “Ik me dëshirë!

5 Komente

Megjithse une e vura autorin, do kete humb rruges !!! Kjo eshte shkruar nga Teodor Keko ( Rest In Peace) ,Qemoli vetem e postoji. Dori kishte pervjetorin e vdekjes jo shume kohe me pare. 

Melankoli e bukur...

U prehte ne paqe

/Nuk di a kish femije? Nga se vdiq?

e trishtuar

Nuk po e gjej dot te teren por kjo eshte nje poezi e Dorit e shkruar pas 1997.

 

Po nga do t'ia mbajme tani

nuk po dime as nga fryn era

hengrem m.., deshem liri

e te tjera, e te tjera

Kishim dhe nje gjoja shtet

xhungel mbushur me derra

si supost na u tret 

e te tjera, e te tjera

Kishim dhe nje parlament

me njeqind e ca halera

qen, gomere dhe impotente

e te tjera, e te tjera

Nga cdo ane zhvat e vidh 

ngelem si kopile ne ferra

na e q... nenen mu ne p... 

s'ka nevoje per te tjera

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).