LAMTUMIRË FËMIJËRI

 

Shokut tim të ngushtë, Marios,

i pëlqente të hidhte mace

nga kati i gjashtë,

t'u vinte flakën,

t'i lëshonte natën nëpër rrugica

si flakadanë shëtitës,

të mblidhte kaçole nëpër lokale,

t'i shtypte me gurë dhe t'ua fitonte

gjithë kaçolet e tjera në lojë

djemve të lagjes,

pastaj të hypte në tarracën e pallatit

dhe t'i vërviste që andej

me sa fuqi kishte,

ato binin si shi florinjsh nëpër rrugë,

të lagte njerëz me pistoletën me ujë,

të vriste me shpata si tre mosketjerët,

të rrihej me ndonjë që s'ia pëlqente fytyrën,

të tallte në rrugë atë që i dilte përpara.

Derisa dikush na lajmëroi

që po iknin me anije, varka,

rimorkiatorë e trape, drejt Italisë.

Atëherë u lamë lamtumirën

shakave, lojërave, ia mbathëm.

Por Marioja s'i harroi kurrë shakatë,

ndërsa kthehej nga qyteti ynë i lindjes

për në Bari, e kapën me disa kile bar të ndaluar

fshehur në astarin e palltos.

Tani, kur e marr ndonjëherë në telefon,

më thotë duke qeshur: "Shoku im i ngushtë,

këtu në burg, është një maçok i zi!"

 

SHTËPIA E MADHE

 

I vogël, shtëpia më dukej e madhe,

i madh, shtëpia më ngjan e vogël.

Muret më njohin,

rrinë seriozë,

nuk vishen më gaztorë

duke më argëtuar si dikur.

Nuk është më drethkla

që më përqafonte shpesh

me degëzat e saj të holla

dhe gjethet e mëndafshta,

tani gjelbëron dhomën e kujtimeve të mia.

Nuk është më bufeja

ku pjatat dhe filxhanët kinezë

bënin paradë mode,

tani zbukurojnë

tavolinën e madhe të kujtesës.

As divanet dhe kolltukët e kadifenjtë

që ua kisha dërrmuar brinjët me shqelma

nuk janë më,

tani të dashurit e mi ulen në ta

kur i kujtoj.

As biblioteka e vjetër

që nxinte një mal me libra

e që i lexoja fshehurazi

nuk qenka më,

tani ato libra m'i lexojnë gjyshërit

duke tymosur çibukë në qoshe të kujtesës.

Po ai portreti im biond i fëminisë

ku të jetë zhdukur kështu?!

Tani padyshim rri varur

në murin më të bardhë të kujtesës.

Po nëna e dashur që më donte pafundësisht

ku të ketë shkuar vallë?!

Tani patjetër është këtu me mua,

duke kujtuar shtëpinë tonë të madhe.

 

 

 

61 Komente

E  para  sigurisht nuk mund te jete poezi, kurse e dyta nese  i hiqen ujerat e teperta dhe nese  pasketaj fiton  ndonje element tjeter poetik pertej  atij emocional, edhe mundet. Shume mund  per  te arritur  deri te  kater  vargjet e fundit. Ndofta  dikush duhej t'i kish folur me takt  autorit dicka per ritmin/ritmiken.

e para shume e bukur

faleminderit per komentet: takeiteasy dhe Bota!

 "Shoku im i ngushtë,

këtu në burg, është një maçok i zi!"

kjo me pelqen, por mund ta poetizoje paksa si shprehje se ngjan si fjali e shkeputur nga nje pjese ne proze

 

dhe here tjeter pervec poezive na sill edhe disa nga pikturat e tua

Faleminderit flo per komentin! (eshte nje shprehje popullore: kaq e dita, kaq e thashe.)

Sa per pikturat, ka disa ne internet, po tani preferoj fjalen...

e para eshte tronditese edhe pse do dicka me teper ne fund... urime Andi.

Faleminderit Av per komentin!

Si gjithmone kenaqesi. E para shume e bukur.

Ndersa per sa i perket komentit te pare ne kete teme, sigurisht qe nuk eshte kritike. Ajo lloj kritike qe pretendon se e di cfare eshte poezia eshte injorance. Dikush ndoshta duhet ti kishte folur komentuesit me takt ne lidhje me arrogancen dhe pompozitetin.

Pasi e konsultuam  pjesen e dyte te  komentit tuaj me dike qe merret  profesionalisht me crregullimet e personalitetit, me  shume takt vendosem  te mos ia bejme  repliken e rastit.

Profesionistet vuajne nga semundjet e profesionit, nje prej te cilave eshte edhe gjeneralizmi i nxituar, si ai gjahtari i arinjve qe vete dhe i shtie mikut te vet, nga qe cdo gje i duket si ari.

Gjithsesi ne, pasi e konsultuam repliken tuaj jo-replike, vendosem thjesht ate qe kishim vendosur edhe me pare: qe cfaredolloj diskursi qe perpiqet te perkufizoje poezine, deshton duke mos faktorizuar deshtimin si pjese e perpjekjes, por duke e projektuar kete deshtim tek tjetri, ku tjetri mund te jete vete poezia, si ne rastin e komentit te pare, apo mund te jete bashkebiseduesi, ku si ne rastin e kesaj replike jo-replike, perdoret nje argument ad personaem.

Mos repliko me mua, por me pyetjen. Eshte shume kollaj te thuash kjo nuk eshte X, por ne baze te cfare perkufizimi te X dole ne kete konkluzion?

Mendojme se dhe nje okulist nuk do ishte keq. Ne jo  gjithmone  mund te dime se cfare eshte  poezi, dhe nuk e kemi thene kete ndokund ne komentet tona, por (edhe me kontributin tuaj  ne nje  sprove  krijuese te paradokoheshme te cilesuar me  shume dashamiresi  eshke pa  strall  nga  ne)  e dime  fare mire se  cfare  NUK  eshte poezi.

Megjithate, per t'ju ndihmuar sadopak  dhe meqe na gjetet  ne momente  zemergjeresie  mund t'ju ofrojme pa  pagese  linkun e meposhtem:

http://www.dummies.com/store/product/Poetry-For-Dummies.productCd-0764552724.html

 

Takeiteasy ''je i madh'', do thoshte ndonje. smiley

E fillova leximimin e "shkrimit"/postimit

me idene se do te kishte vertete dy poezi, 

("Dy poezi nga Andi Meçaj"); 

por e lash ate, me ankth, 

diku tek rreshti i peste, a i gjashte, 

pak nga frika se mos me ishte rritur mendja 

dhe e lexoja "poezine" me idene e njohesit te saj, 

pak nga frika se vapa kishte tjetersuar disi gjykimin tim, 

sado amatorial, mbi poezine... 

dy poezi nuk ishin, kurrsesi;

kushedi, keto pak rreshta medioker

me dalin, pra, si vegime pas Kodres.. poezi

 

Awesome!!!

Shume e qarte. Kisha pershtypjen se operoje me nje perkufizim pak me te sofistikuar te poezise. Ta dija qe po operoje me nje perkufizim per "dummies" te poezise, do e kisha bere muhabetin ndryshe. Ndjese. 

Ama interesante eshte. Te mos dish se cfare eshte X, por te dish me siguri se cfare nuk eshte X. Nuk besoj kam edhe aq faj qe me vjen era fodullek kjo. Po nje otolaringolog, si mendoni, do ishte keq?

Faleminderit Lulian per komentin!

e para mos o zot me ato "shakarat" me hedhje maceje nga kati 6-te smiley

E para smu duk si poezi. Po te kesh icik dell me te nxehte mund ta latosh ne poezi. Kurse e dyta me e pranueshme. (Ca eshte kacolja?)

''kaçolja'',   ''tapa'' e shishes se birres.

p.s,  Andi duhet te jet nga Vlora.

Se kisha degjuar ndonjehere. Tapa i kemi pas thene po sa te rrosh do mesosh. Mos e ka per kaqolin me?

....

po shprehejen fyese:  ''ik mer kaqol'', e ke degjuar?   nga kaçolja e ka prejardhjen..smiley

 

p.s. eshte nje ndryshim midis tapes dhe kaçoles...  kaçolja eshte metalike, ndersa tapa jo..

Une e di qe kaqol I thone zar. Mbase jam dhe gabim. smiley 

kaqol i thoshim zarit t'modh

Kaqol, zar, sacme, te tera jane nje familje. Thonin "ja qerrebythosa ter zarat". Ka pas ca zara te vegjel fare qe ja kam harru emrin. 

"kaqol" nuk ka të bëjë fare me "kaçole".

Kaqol do të thotë zar.

ok ok. sorry terhiqem!smiley   

 

p.s   se mos ka te bej me Kaq Islamin?smiley   konsiderojeni njeher..smiley

I ke rene ne koke, Belul...

BELULI:

p.s,  Andi duhet te jet nga Vlora.

kacule i themi ne , leckamane smiley xhol

shiko, ''kaçolja'' e birres ne Vlore ka qene objekt  shume i rendesishem loje per djemt only!smiley  luanim pra lojen me ''xhenem'', trekendesh  barabrinjes..smiley   kaçolja shtypej, mundesisht poshte ndonje gome makine.. mbushej me plasteline..   godisje nga largesia,  nje vize nja 3-4 metra nga xhenemi kjo...  goditja behej  me shume teknike me dy gishtat, kryesisht me gishtin tregues nderthurur me gishtin e madh te dores..  duhet te zoteroje sensin e forces/shtytjes  dhe nishanit, kur leshoje kaçolen..   ehuu, loje fantastike me kaçole, megjithse na beheshin gishtat kallo..smiley

Mbase keto poezi jane per ata qe kane luajtur me kacole, dhe mace qe hidhen e digjen (jo une), (nganjehere sinqeriteti demton)... smiley

kjo eshte loje tjeter Bredho, me ''vollta''..  shiko  tani kur te thone: ca jane volltat..smiley   

keto volltat/komçat/kopsatsmiley   ndaheshin sipas madhesise.. .. dyshe, treshe.......gjashteshja ishte me e madhja..   i godisnim me nje guricke ose plumçe te vogel per ti kthyer seprapthi...

ka nji liber rregulloresh mas ksaj loje o Belul; thujse aq e detajume sa rregullat e baseballit.

Po qe duhet t'folshe para se t'gjunte ai tjetri me kopac, e di? psh:
- t'levizi, t'kercasi, "puf" t'ja boj kopaci! - ka qene nji prej ktyne qe rekomandohej ne raste ekstreme kur kundershtari kishte shans t'na fitonte lojen

po keshtu jane keto lojerat, imitime  primitive te lojerave te njohura..  p.sh loja me kaçole, qe thash une,  i ngjan disi lojes se  bilardos  dhe curling...

 

p.s me qe permende baseballin.  loja me ''cingla'' i afrohej pak..smiley

Ju paskeni pas lojra parahistorike. Un i vogel kom lumt me nje videogame nga kina me duket, platforme kineze e zeze, nje tip avjoni ne mes qe shkonte drejt dhe i gjunte me predha ter helikoptereve qe i zinin rrugen. Loje perendimore. Vetem se u prishte cdo tre dite xhoistiku. Vras mendjen pjeri me ca ka lujt i vogel. 

Po tani me ca luan? old habits die hard. Xbox ? 

Dmth ju ne Vlore i paskeni pas kacolet si kane qene kopacat (me c-e pa kacurrela) ne Tirane. Ndryshimi i vetem ka qene se lojen me kopaca e vuanin prienderit, qe edhe nje pardesy qe kishin te ruajtur per nje dite te mire, kur ajo dite vinte vetem kur c'te shihnin, pardesyse i mungonin te gjitha kopsat. Me thuaj c'femijesh ke, te te them... Se ka pas keq ai poeti qe tha "ti je pardesy." 

jo jo,  Julian.. loja e ''xhenemit''  me kaçole, e luanim vetem me kaçole ne Vlore..  ndersa loja me vollta/kopsa ishte tjeter.. dhe  me ato benim koleksion sepse ja fitonim njeri tjetrit..

Ne ne Tepelene kemi pas loz me zhola. Kapakun e bojes se kepuces e mbushnim me zift, ose prisnim shollen e shapkave ne mase te ngjashme me kapakun e kutise se bojes se kepucve, dhe kopsat i vinim ne vije te drejte, sa veta luanin, aq kopsa, dhe kopsat e mblidhnim.

jo, kete loje nuk e di Julian.

Ska pas loj me volta vetem me treleksh gjashtleksh sumkapuc, frrujts. 

Alarmet e qytetit Sdikuisht.

Bedri Dedja smiley

Mu kujtua nga kopacat.

te dyja peezite jane shume te bukura

. e para  e kush ne jete nuk ka nje mik qe ngelet gjithmone Peter Pan

e dyta e mrekullueshme shtepia ime qe me duket e madhe nga malli qe kam per te dhe e vogel kur e shikoj sepse nuk me mjafton kurre te rri aty por ja qe duhet te largohem

ky poet i ndershem i thjeshte i kendshem me pelqen jasht mase

Ajo me macok te zi me ka ngelur ne mendje gjithe diten..smiley

LAMTUMIRË FËMIJËRI

Shokut tim të ngushtë, Marios, i pëlqente të hidhte mace nga kati i gjashtë, t'u vinte flakën, t'i lëshonte natën nëpër rrugica si flakadanë shëtitës, të mblidhte kaçole nëpër lokale, t'i shtypte me gurë dhe t'ua fitonte gjithë kaçolet e tjera në lojë djemve të lagjes, pastaj të hypte në tarracën e pallatit dhe t'i vërviste që andej me sa fuqi kishte, (ato binin si shi florinjsh nëpër rrugë,) të lagte njerëz me pistoletën me ujë, të vriste me shpata si tre mosketjerët, të rrihej me ndonjë që s'ia pëlqente fytyrën, të tallte në rrugë atë që i dilte përpara. Derisa dikush na lajmëroi që po iknin me anije, varka, rimorkiatorë e trape, drejt Italisë. Atëherë u lamë lamtumirën shakave, lojërave, (ia mbathëm.) Por Marioja s'i harroi kurrë shakatë, ndërsa kthehej nga qyteti ynë i lindjes për në Bari, e kapën me disa kile bar të ndaluar fshehur në astarin e palltos. Tani, kur e marr donjëherë në telefon, më thotë duke qeshur: "Shoku im i ngushtë, këtu në burg, është një maçok i zi!"

 

Eshte stil,i ri ky, hibrid, po e quaj 'proezi'. Sic thoshte Rama ' pertej se majtes e se djethtes'. 

kjo nuk eshte nje proze me dy kllapa poetike, do thoshte magritte

Pertej se majtes dhe se djathtes nuk ishte hibrid, por brand me vete, ashtu sic eshte dhe #rilindja.

Ne pamundesi per te permendur gjithe emrat e komentuesve, nje flm te gjitheve!

''kaçolja'',   ''tapa'' e shishes se birres. (keshtu i themi ne Vlore)

Po tapes kavanozit recelit si i thoni?

kapak i themi.  ne Vlore, thuajse nuk perdoret fjala ''tape'' kur kjo eshte metalike..   tape e perdornim per mbylljet ishin plastike, ose tape per shishet e veres..smiley

Kronike.

Dmth renditja sipas Finit e ben te duket kronike smiley.

ndersa mua me tingelloi edhe poezi ashtu siç e shkruajti fini

Prandaj une s'jam stalkersmiley

Loja me gaxhole, poezi e papjekur mire. loja me kopace, interesante.

Po macoku te pelqeu? smiley

macoku eshte poezi me vete. aq i zi, i bukur si nje djall smiley

Doni me me mace:

 

poezi nga Andi Meçaj

 

 

MËNGJES QË QAN

 

Macet presin shitësin

t’ua ndajë thërrime shpirtin,

një pulëbardhë mbjell ajrit aromë peshku,

e murrmja kutulaç... bën ftohtë,

e zeza, ka veshur padurimin,

laramania, anijen e ikjeve kundron,

shitësi me cigare në gojë,

hedh diç të ngrënshme

dhe macet turren vrik

dhe pulëbardha hidhet shigjetë,

ndërsa biçikleta,

robinjë e shtyllës,

nxjerr vrap shaminë

fshin ngashërimin.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).