Teoria klasike e ciklit ekonomik dhe politik thotë se qeveritë premtojnë ulje taksash e rritje shpenzimesh kur garojnë për të marrë pushtetin, i harrojnë premtimet në dy vitet e para dhe bëjnë pikërisht të kundërtën, duke rritur taksat dhe duke ulur shpenzimet dhe në vitin e tretë fillojnë të ndërrojnë rrugë me shpresë se lirimet do të ngrohin popullsinë në vitin e katërt dhe do t’i japin sërish votën për një mandat të dytë.

Situata e buxhetit është e tillë: gjatë gjashtëmujorit të parë është marrë borxh për të paguar të gjitha investimet publike, si dhe për të paguar 70 milionë dollarë shpenzime korrente, pra shpenzimet e domosdoshme për paga, pensione, karburant e interesa borxhi. Situata nuk pritet të jetë e ndryshme në gjashtëmujorin e dytë apo në vitin e ardhshëm.

Politika “pa bërë asgjë”, nënkupton që borxhi publik vetëm të rritet. Asgjë e tmerrshme nuk ndodh me përjashtim të faktit që kursimet e shqiptarëve përfundojnë për të paguar pagat dhe pensionet e shtetit në vend që të shkojnë për investime. Dara mbi financat publike do të shtrëngohet më shumë dhe shpresa për rimëkëmbje ekonomike do të largohet.

Politika e uljes së shpenzimeve, që kalon drejtpërsëdrejti nga ulja e pagave dhe pensioneve, është e paprecedentë në Shqipëri dhe vështirë se do të kapërdihet politikisht nga mazhoranca e re.

Politika e rritjes së taksave është ajo që ka më shumë gjasa të ndodhë. Pyetja është se çfarë taksash do të rriten. Hapësira për të rritur taksa është shumë e kufizuar, sidomos nëse synohet të mos preken të ardhurat e popullsisë. Lufta kundër evazionit fiskal si një rrugë që nuk kërkon rritje taksash kërkon disa kushte, vullnet politik dhe aftësi administrative, që zor se japin efekt menjëherë.

Në thelb, rrugët nga duhet të kalojë qeveria janë dy: të mosbërit asgjë me shpresë se ekonomia do të fillojë të rimëkëmbet dhe të ardhurat fiskale do të rriten, dhe kryerja e një operacioni të dhimbshëm rritje taksash dhe shkurtim shpenzimesh.

Aktualisht Shqipëria gjendet në disa kushte të cilat mund të bllokojnë zhvillimin ekonomik për shumë dhe shumë vite.

Problemi i parë është që bankat po vegjetojnë duke investuar kursimet e bollshme të shqiptarëve te borxhi publik pa pasur nevojë të rrezikojnë duke financuar sektorin privat. Bankat po vegjetojnë gjithashtu edhe nga detyrimi ligjor i sektorit shtetëror dhe privat për të kryer veprimet e tyre të pagesave përmes sistemit bankar, gjë që krijon një bazë klientësh me detyrim dhe një bazë të ardhurash të sigurta. Të dyja këto vegjetime lidhen drejtpërsëdrejti me shtetin. Heqja e detyrimit të bizneseve për të vepruar përmes bankave mund të lehtësojë disi, por heqja e fitimeve të bankave nga bonot e thesarit kërkon asgjë tjetër veçse ulje të huamarrjes publike dhe kjo gjë nuk është e lehtë.

Investimet janë shumë të pakta, vërejtur kjo te stoku i kredive në stanjacion prej shumë muajsh. Eficenca e shqiptarëve në punë nuk po përmirësohet. Në sektorë tashmë tradicionalë si manifaktura, ndoshta është arritur maksimumi i mundshëm. Shqipëria gjendet në pikën kur duhet të kalojë nga një ekonomi me intensitet të lartë pune, në një ekonomi me intensitet të lartë kapitali. Por rritja e intensitetit të kapitalit kërkon treg krediti më të mirë. Kjo kërkon para së gjithash mirëfunksionim të sistemit të ekzekutimit të kolateralit për kreditë e falimentuara, pra zbatim kontratash. Edhe kjo është një lloj pune që kërkon kohë që të realizohet, sepse kontratat kalojnë nga sistemi gjyqësor. Dhe që të reformosh sistemin gjyqësor do të thotë të ndëshkosh gjykatësit për çfarë bëjnë dhe çfarë nuk bëjnë.

Shqipëria është gjithashtu nën varësinë e disa importeve të detyrueshme nga kontrata afatgjata të nënshkruara nga qeveria në ikje apo nga ajo para saj, të cilat po thajnë vendin nga burimet ekonomike të domosdoshme për zhvillim. Këto importe të detyrueshme, fjala vjen, pasaporta biometrike, pulla fiskale, energji elektrike apo shërbime të tjera, funksionojnë edhe në formën e monopolit ligjor. Kemi pastaj bllokimin e mundësisë për investime në hidroenergjetikë, pasi kontratat koncesionare i janë dhënë në masë njerëzve që nuk kanë kapacitetet t’i ndërtojnë hidrocentralet. Kontrata të tilla vështirë se mund të zhbëhen.

Në thelb, lajmi i mirë është që të gjitha problemet aktuale të Shqipërisë janë në dorë të qeverisjes. Pyetja është nëse qeveria do të zgjedhë rrugën e të mosbërit asgjë, apo do t’i hyjë rrugës së vendimeve të ashpra, të cilat kanë njëkohësisht edhe të mira edhe të këqija, që më së shumti krijojnë vështirësi shtesë për popullatën në dy vitet e para për të sjellë potencial për rritje në të ardhmen.

28 Komente

Artikulli nuk ishte keq, ne parim qendrojne ato qe autori thote, veç nuk jane vetem dy rruge per rimekembjen e ekonomise, jane me shume se dy, por a eshte i gatshem kryeministri i ardhshem te ndigjoje. Se ai po ndigjon lloj-lloj politikanesh, por s'po ndigjon akome ekspertet e ekonomise. 

 Pjer  -nuk di ç`a mendimi ka Beluli, por them se ...te ka ardh dita...Se sipas meje asnjera nga ato rruget qe thote autori,...nuk kane sy per QABE

Jo i dashur, ajo rruga qe autori thot, per rritjen e taksave, shterngimin e rripit Thanas smiley jep vertet rezultat, por pakez vone, siç e thote dhe vete Erebara. Ndersa rruga tjeter qe thote, qe qeveria te mos beje asigjo, nuk eshte rruge, eshte; rri te rrijme ne vend numuro. Rruget e mija jane me efikase dhe me rezultative, por Ed Palloshi eshte i zene, dhe gjersa te lirohet, une po pres. 

te ka ardh dita

Po he pra grave shyqyr qe e pranove. Fol pra me ata miqte e tu ne PS per nje takim te mundshem me Pjerin!

Duam te shohim vepra nga ana jote grave, jo vetem fjale! 

Ja kam hap cdo rruge Roni dhe esht i mirprit.Pyte si e priti Lame kur e cova Pjerin!Por kadal se jane hala tu prit.
Ne fakt un do doja te perfshihej ne grupin e keshilluesave, por ata qeratejt kerkojne , jo CV, mos u ngatro Roni, por nje soj platforme konkuruese....Ja kam thene Pjerit por nuk na la rehat alidemsi te mund te ma spegonte disi...ne vija te pergjitheshme.Mbase ju duket humor, por mos u hsabisni Ron, nuk kane thes shume te madh atje....
Une po pres platformen e Pjerit dhe them se ja mundesoj takimin ne rangun qe ai vete do pretendoje.Platforma te diasporisteve do te jene te mirepritura por ne gjith kete basen ....vetem nje peshk ka dale...
Nuk mund te jem optimist........

Une po pres platformen e Pjerit dhe them se ja mundesoj takimin ne rangun qe ai vete do pretendoje.

Me sa di une Pjeri sikur e ka gati platformen. Po me habit qe nuk ta paska dhene. Mos eshte duke e perpunuar.

Po prisni njehere ta marre Rama qeverisjen duhet edhe nje muaj dhe .......ku i dihet . Cfare nuk pret nga krimineli sali.

Si e ka CV-n Pjerini kur e ka qene dita e fundit qe ka mbaruar shkollen studimet,experienca, vendi i punes, referencat ect.. ka ? .smiley  se me nje liber (dallandyshe ) nuk vjen behari! 

grave, po pse akoma vazhdon ajo metaoda e vjeter  e sekserit,"ja kam hap rrugen" smileysmiley ditke dhe thesin sa eshte! smiley si ka mundesi? 

Jepi Pjer e na thuaj rruget e tjera.

I ke tek VQ i Pakapshem, lexoi. 

Nuk e kam VQ-ne.  Mos u be kaq kurrnac.  Hidhe nje nga idete ketu ne peshk.  Po e hodhe ti nje, e hedh dhe une nje.

Po e hodhe ti nje, e hedh dhe une nje.

 

o bilbil te dua shumë,

hidhu ti të hidhem unë,

Po e hodhe ti nje, e hedh dhe une nje.

Me kujtoi kohet e forumeve (fsh) kur thoshin ca tipa, hudh nje reputacion mer mos u bej kurrnac, se ta kthej mbrapsh lol

Kurse me Pjerin kujdes, ai eshte tashme monument historik ketu tek PPU, bile flitet qe Unesko do e shpalle pasuri nderkombetare, por problemi i kesaj nisme eshte qe do t'i kerkojne te mos ndryshoje...

Sa per autorin e artikullit, s'ja vlen ta marresh seriozisht se nuk lexoj kurkund qe ta shaje Berishen me pathos ne kete artikull.

 

Pjer,

 

 ja kshu, duke me thene "i ke tek VQ, lexoi!", me detyrove me e ble librin. Kur fillova ra shfletoi, skishte asigjo! Ja lash fajin shtypshkronjes dhe departamentit qe kontrollon cilesine (turn i trete, mbase kane qellu du bo sekse e u falet). Po tashi se lejoj dot me qe te ndodhi kjo qe me ndodhi mua. Ti e ke shkru per biznes e dollaro apo per te na ndihmu neve qe nuk kemi mendt e tua...???

Kjo kërkon para së gjithash mirëfunksionim të sistemit të ekzekutimit të kolateralit për kreditë e falimentuara, pra zbatim kontratash.

Po prandaj vegjetojne bankat kur vjen te huadhenia private.  Duhet ndertuar shteti ligjor qe te tentohet rimekembja e ekonomise.

Qeveria e re ka vetem nje rruge: S E K U E S T R I M E

Rono, mbreme zbulova diçka interessante. Ato te noltit, dikur, kishin sherbetore 24/7. Kete nuk e dija, une kam mendu se Nexhi me grate e tjera i bonin vete specat e mbushun, apo taven e krapit (keto te shkodres). Ky lajm me ka tronditur ndergjegjen dhe gjykimin, s'di se si i kam mbijetu atij moment.

Tashi, meqe mbijetova, pytja ime osht kjo: ne, do na jepen sherbetore? Se qelloj gruja prezente kur po ma tregonte njoni (i brendshem) kete punen e sherbetoreve dhe s'kam nga tja mbaj... o sherbertore. O s'ka ndryshe!

Hoppa, me shume vonese i "zbuloke" ca gjojna. Sa per librin, nese e ke aty, me cito diçka nga faqja 218 duke filluar nga rreshti i dyte siper, dhe me shkruaj 10 rreshtat vijues ketu, ose me shkruaj 11 rreshtat e fundit te faqes 206, kjo gje do te sherbeje jo vetem si vertetim qe e ke blere librin (qe dyshoj se e ke lexuar plotesisht) por edhe do sherbeje per te tjeret ketu si i Pakapshmi , qe kerkon diçka si zgjidhje per ekonomine shqiptare. Shkruaji te lutem. 

Sekuestrimi i pare besoj do jete vila e Metes e ndertuar me para korrupsioni ne Lalz.

Meta nuk e ka blere, ja kon fale babes se Metes dhe ai ja dhuroj niperve dhe mbesave, pra femijeve te djalit.

Dhe babes se Metes ja fali Argita besoj.

Nuk e di, kete po e thua ti.

Apo ja fali Meta babes se vet dhe baba e vet ja fali niperve dhe mbesave?

po pallatin e lindes? ta shesim dhe leket tja shperndajme popullit?

Pjerin th, ti thua ka m shume se dy rruge per rimekembjen e ekonomise. Mund ti zbulosh ketu alternativat e tua shkurt? Flm. 

Ky gjergji duket ekonomist i zoti. Rama duhet ta marre prane. 

Po Gjergjin e PPU-se a e mori? Ne mos gaboj hiqej si staticien i zoti, a po e kam gabim? Nejse, per mua me mire do ishte te mirte Hopa, kuptohet nese ai pranon.

Gjekja ne mos gaboj eshte piketu per shef i ri i Tatimeve. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).