"Cavaliere" u tërbua nga zemërimi. "Sulm i dhunshëm" e cilësoi ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi vendimin e Gjykatës së Kasacionit. Por kundërshtarët festuan me shampanjë para gjykatës.

Ishte hera e parë në një karrierë berlusconiane të shtruar me skandale që ish-kryeministri italian dënohet dhe dënimi hyn në fuqi.  Gjykata e Kasacionit konfirmoi në Romë dënimin për Berlusconin, - në instancën e fundit të reduktuar me 12 muaj burg, - për evazion fiskal në lidhje me koncernin e madh mediatik të Berlusconit, Mediaset dhe konto jashtë Italisë me para të patatuara.

Arrest shtëpiak apo punë sociale?

Në instancën e parë Berlusconi u dënua me katër vjet burg dhe pesë vjet mosushtrim të profesionit si politikan, por për shkak të një rregulloreje amnistie, dënimi u reduktua në 12 muaj. Ende nuk është konfirmuar nëse Gjykata e Kasacionit do të japë përfundimisht edhe vendimin për ndalimin e marrjes së posteve publike. Për këtë sipas njoftimeve të mediave, duhet që gjykatësit në Milano të rinegociojnë sërish. Në këtë proces bëhej fjalë edhe për manipulimin e çmimeve për të drejtat e transmentimit të filmit. Sipas aktakuzës, firma fiktive i siguronin këto drejta për t'ia rishitur pastaj Mediaset-it. Shtetit italian i janë shkaktuar dëme në 7 milionë euro. Berlusconi sipas gjykatësve ka qenë plotësisht i informuar për këtë.

Por Berlusconi për shkak të moshës 76 vjeçare nuk duhet të qëndrojë në burg. Nëse ish-kryeminstri do t'i kalojë të 12 muajt në arrest shtëpiak apo do të kryejë punë sociale, këtë Gjykata e Kasacionit e la të hapur. Fillimisht duhet hequr imuniteti i tij parlamentar. Votimi për këtë senat pritet të zgjasë javë dhe muaj, pavarësisht nëse konfirmohet vendimi për mosushtrimin e profesionit.

Reagimi i Berlusconit

"Cavaliere", siç thirret Berlusconi, u tërbua nga zemërimi. "Sulm i dhunshëm" e cilësoi ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi vendimin e Gjykatës së Kasacionit. Përmes një videoje të transmentuar në televizion të drejtuar kombit Berlusconi mjaft i irrituar theksoi se "në fund të një karriere, 20 vite të angazhimit tim për këtë vend shpërblehen me fajësime dhe me një dënim që nuk ka asnjë bazë". Një pjesë e gjykatësve italianë është "e papërgjegjshme". Ai ka kontribuar shumë më tepër për "pasurimin e vendit." Edhe në të shkuarën, Berlusoni e kishte shprehur se ai është viktimë e "gjykatësve komunistë". Avokatët e tij do të apelojnë vendimin në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë që ithtarët e Berlusconit janë të zemëruar, kundërshtarët e tij hapën shishet e shampanjës dhe lëshuan brohorima para gjykatës.

Kërkohet qetësi

Pas shpalljes fajtor të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano dhe kryeministri Enrico Letta kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje. Socialcemokrati Letta bëri thirrje se është në të mirën e vendit të ruajmë qetësinë. Por proceset për Berlusconin ende nuk kanë marrë fund. Dy procese të tjera janë në vazhdim e sipër. Procesi "Ruby" për skandalin me minorene dhe një proces tjetër për shpërdorim posti në rastin "Unipol" dhe thyerje të ruajtjes së sekretit zyrtar. Një proces i tretë për shkak të korrumpimit të një senatori pret radhën në gjykatë.

102 Komente

E megjithatë mjerë Italia. Një vndim i tillë do nxisë reagimet e menjëhershmë në fillim të shtatorit, Italia do ketë patjetër krizë politike të thellë në vazhdim. Berlusconi edhe pse i dënuar me të drejtë është Berlusconi.

Nuk e kuptoj pse duhet te sillet ketu nga nje gazete gjermane.....Me kete vendim vendosen fitoren ne zgjedhjet eardhshme te Berlusconit.Eshte nje humbje e madhe per drejtesine ne pergjithesi kuy vendim .Nuk kishte menyre tjeter per ta larguar nga skena politike...evzion fiscal per tre milion ,kur ai ne ate vit kish paguar 500 e ca milion!!Berlusconi duhej mundur me zgjedhje te lira....jo me sentenza te tipit Al Capone.

@Zana Gjermania fundja po paguan për Italinë dhe më tej gjithë Europën..Berlusconi është mundur edhe me zgjedhje të lira..

Gjithsesi unë mendoj se s'ka lidhje Gjermania për sa ju komentoni.

nuk eshte hiç ashtu...Gjermania po fiton luften e trete boterore,ka gjunjezuar gjithe evropen.Kur ka humbur Berlusconi me zgjedhje te lira?Nuk e pata me Gjermanine ,komentin e pata pse nje lajm i tille ketu vjen nga nje gazete gjermane...

Ok znj..Edhe Finis ju spjegoj..Mos u nxeh naqe smiley

Berlusconi ne keta vjet ka perdorur gjithe c'i lejonte sistemi demokratik per te perfituar per vete dhe per familjen e tij. Tani, aktore te tjere, perdorin gjithe c'ka ne dore sistemi demokratik per ta nxjerre nga skena politike italiane, ku demet qe ka shkaktuar jane veshtiresisht te riparueshme.

Lajmi merret nga nje media gjermane, sepse shkrimet ne mediat shqiptare ishin me pak te qarta.

Hajt mo shyqyr thuaj se ju hap rruga e burgut ketij tonit qe mos e past kerkush mbi krye ne ket bote.

Nuk duhet harruar asnjehere e ne fakt ky eshte problemi i madh qe Berlusconin e votojne mesatarisht 10 milion persona,.Pra me vote te lire me gjithe ç'thuhet ,edhe ne momentin me me pak popullaritet 10 milion e votojne sistematikisht....Mbase vota demokratike nuk eshte sistem perfekt po eshte ai qe eshte pranuar...

Prandaj dhe amerikanet thone dy here president e pastaj ne shtepi, edhe perendi te jesh.

cilido nazion vendos vete formen e qeverisjes,amerikanet thone ashtu ok per ta....por edhe aty ke ç'te thuash.psh,kur ishte Klinton ishte mekat qe iku ne baze te ketij ligji...Ligjet e bejne njerezit ...ketu eshte mungesa e perfeksionit....

Italia ka 50.731.312 votues..10 milionët e Berlusconit s'janë asgjë, le që ai i kishte kur i kishte..

pikerisht se eshte pranuar ky sistem 50milion italin i thane jo imoralitetit qe benjamini yt po ju nguliste ne tru dynjase.

"n'arrest , n"arrest...", tha gjykatesi..smiley. ska problem jooo, tha Berluska, atje do organizoj burga-burga party...smiley

ose denim me pune sociale.. p.sh, gjithe diten te skuq patate te Mc Donald... merr ate eren e poshter te vajit qe ste shqitet kurresmiley, ky po eshte denim!

Ose te pastroje banjot e metrose ne Milano!!

turp! kush do na e drejtoje Milanin tani?? sdo blejne asnje lojtar, vl

smiley

Qajini hallin Berlusconit...uu te shkretet zhele...Ai eshte pronar i gjithe Italise....hahaha

Ju po fyeni e dashur..S'është aspak mirë kështu.

Edhe ju po me fyeni duke me thene e dashur...eshte mungese edukate...kush ju lejoi,kush ua dha keto konfidenca...

Burgun e ka pak. 

berluskoni nje cope maskara......nje pleher , nje jashteqitje italiane e qelbur nje njeri qe pervec  demeve nuk ka ndonje merite askurrkund per asgje ne itali

nje hic nje zero nje nul nje mut muti. 

Berluskoni ky pedofil alabak, plakaruq i pompum me operacione plastike per te zbutur sadopak shemtine fizike dhe shpirterore. Vecse perbuzje per ket zhgaravine dhe njekohesisht funderine e kombit Italian.

Shih car thote ky sheme, po permbahu ee, se je shume i ndjeshem ti...

Dinner was followed by erotic dancing, dubbed "bunga, bunga". During this phase, the women were either masked, did a striptease or erotic dance. The evening ended when Mr Berlusconi chose "one or more girls with whom to spend a night of intimate relations, people who were paid sums of cash, or other compensation beyond what was given to the other participants".

 

o berber po sikur Rama yt i dashur e takoi me gezim te madh berluskonin para ca javesh. jargavitej i teri teksa i shtrengonte "doren".  e tregoi dhe me mburrje neper mediat komuniste sesi ky i fundit e kishte pritur si mik! megjithese berluskoni nuk bene miq "frroço" si puna e ramessmiley

Sheme pse eshte pedofil Berluskoni?

se ka perdhunuar vajza minorene.

Minorene qenkan marshalla.smiley

Ore une nuk di a bera mire qe ja paraqita keto fakte tronditese sheme-berberit? smiley Kam frike mos i ka rene te fiket apo ndonje tronditje tjeter... se nuk po behet i gjalle. Si thua ti, mos u nxitova?

Veronica e la Silvio duke u ankuar publikisht se shkonte me vajza minorene. Ja ka dhuruar/shitur i jati minorenen gjenialit Silvio. Ndryshe nga Baltazar Cossa qe kishte me dhjetra te dashura qe e adhuronin dhe i jepnin para dhe i shkonin ne burg nga dashuria per karizmen e tij kriminale, Silvio nuk besoj kurre qe te mund te kishte kaq femra perreth po te mos ti paguante. Ai paguan 40 vajza me 2500€ ne muaj secilen. Vajza qe nuk duan te punojne...

Berluska qe paguan qindra miliona taksa, s'ka nevoje te merret me evazion per tre milion. Dhe as ka kohe te merret personalisht. Nje denim i tille vjen sepse ligji quan pergjegjes presidentin per veprimet e biznesit apo bashkpunetoreve tij. Si dhe ligjeve me shternguese pas krizes ne kuadrin e luftes ndaj evazionit fiskal.

Edhe Al Caponen per nje budallik e denuan

Berluskonin e denuan se me evazion fiskal i ka vjedhur shtetit 3 milion Euro. 

Po shteti qe te vjedhe 50-60% te fitimeve cfare eshte? 

Berluskoni, sipas deklaratave i ka paguar shtetit 500 milion Euro.

Ndonje koment nga "se miku im i familjes , se Berlusconi zotrie " nuk ka smiley ..se "gjykatat kamuniste e denuen ate per te thane qe dhe ty po dume me te denue " Ku eshte fut Meluni apo deshtoi projekti Nuklear smiley Per mikun tim te familjes Erdogan ...sikur i nxorri ca ne shesh .Po per kete te berthamorit dhe mullijve te eres ? 

Vetem vuvuzeleria ka dale ne mbrojtje te tij ? Zane ta marsha c'ka ke ? Mos u merr me cdo kend qe kalon ketej pari ...Qetsu!

Pastaj ...le te denohet pak Berlusconi se asht edhe kristian qe njeh sakrificen per te mire te nierit ! Ti po mujte me binde Jozefajnen me shku vet me u denue si shembull katalikesh , se Berisha nuk e ben kete se asht mazllem . Asht armatos vete , ka armatos Lirine , Xenin ...ka thirre krushkun e ka instalue do mitraloza e topa , kallashe e gjithfare xhephanesh me ju pergjigj me ZJARR Bllokmeneve te rij . Zjarr e flake ka per ta ba. Deri ne Hage kane me u digjue Krismat e tij ! . ....E c'kemi per te pa or tie ...Njajo kulle ka per te mbete ne Histori si Kala qe nuk JU dorezu komunisteve .Jo si Berlusconi qe "kercente " dhe tani e detyrojne " komunistet " te marre valle me daulle !

Qetsu shtojzovalle smiley Ket pune kane kreret Den baba Den .Hiqja Lenes futja Prenes ne forme rrethore dhe spirale !

Faleminderit Itali!

tesh Idriz...Jozefina si thone italianet ha gia dato,pra ka dhene boll ...s'ka ça denohet ma...sepse si thu ti jeta na kenka rrethoree.Tesh si zoje e madhe asht ne parlament e shumta ne ia marrte mendja ta po kthehet te pasioni i saj i gjthmonshen matematika e te gezojne gjithçka ka ...Ndej si desh i madhi Zot per tete vjet.ne nje post qe ish  pas kene eshe gjyshi i saj smileyKurse Berishes i bajne roje trimat e Edit,ne istikame jane ata....se Berisha ka pergjegjesi morale te tjerat jane antikitete....smiley

Mire mej mire  le ta gzoje , se asht femer Joyefajna dhe s'po duhet me i ra hasha kanues . Po vetem shkruj me i tregu ku i ka fut tytat e Herojve te Vigut qe i pat per qejf te vet ,  dhe ... nera me ner lahet ..tha G.Kruja .Ne paste zorr me i tregu fizikisht vete , le ti postoje Foto si te njat atij  Rames qe ja kishte Pae "lakuriç , lakuriç "

Po njat Berishne duhet me e dergu pak sa me pamun si asht ATJE . Me i cu dhe nji Padium dhe do mitingashe nga te PPU , shoqen Lefteri ne krah me thike ne goje e pistolete ne brez , dhe me i kercenu persemari njata kamunistet e Bllokut qe u rikthyn dhe po lajne hak ne te ! A thu po bahet anderr !!!!!

cilado kohe (moshe) ka andrrat e veta...po andrrat komuniste njato mbetem prangat...vone Idriz...Si krajl midis Tiranes...Zot e mbret...tu qesh me lot....po kjo ishte loja.smiley

o drize si ja ke çu si ja ke shpu... eshef o Drize Berluskoni eshte tu vujt arrest shtepie me tre turtullesha afer...po Edi Rama kur do ja rruj leshin Berishes a di gjo ti si sigurims i vjeter qe je?

 

Per Milanin, mos u merzisni. Ja ku e kemi Taçi OIL...

 Berisha ka pergjegjesi morale smiley ...te tjerat jane antikitetesmiley.

keto nuk i them une i ka thane Rama e Meta.....

Akoma s'e kane marre vesh ata te dy qe Sala s'eshte as i pergjegjshem dhe as i moralshem?

Po ne i mbajme per burra te mençur qe te dy, sidomos ate te shkurtrin.

Cfare kane thene Rama e Meta per njeri tjetrin? Gjera me te renda nga çka kane thene te dy se bashku per BErishen? Apo jo?

Per 7 milion qenka bere gjith kjo zhurme. Me mire te mos ishte hapur fare ky proçes, qe siç kuptohet paska qene politik, per ti ulur piket ne bursen politike. 

Pjer ,flori nxjerr nga tastiera kur don...trrak i bjen ne keke problemit...Grande

Sipas teje, duhej t'i vidhte 7 milionet e s'duhej te ishte hapur procesi? lol

ca s'degjon ketu

ika, se duke ndenjur me budallenjte pale ca ndodh

Po ik ere p....! Si pak e kane denuar. Ai duhet te behej shembull, per cdo kryeminister abuzues qe ha ne kurriz te popullit.

@Zane - Berlusconi asht gjaja ma e keqe qe mund ti kishte ndodhe Italise kto 20 vitet e fundit. Me manipulim nepermjet dominances se Mediaset ka nxjerre ne pah dhe forcu vlerat ma te kqija te shoqnise italiane. Ato 10M qe e votojne jane veriore qe kane iluzione per nje Padania te pavarun, jugore qe jetojne me subvencione te shtetit, katoliket qe i tregon prifti i katundit per ke me votu dhe pse jo grupe ma te vogla si raciste, tifoze te Milanit, fashiste, e cdo burre qe fantazon macho-ismin e tij nepermjet jetes se shthurun te Berlusconit.

Emisionet denigruese ku burrat me kostum dhe vajzat me bikini qe rrin si idiote pa fole e si cope prosciouto te varuna i kane ba teper aq keq Italise dhe grave te atij vendit sa me habit fakti qe ti si femen nuk e ven re kyt gja. Ne Europen Veriore ose Ameriken e veriut veprimet e tij e kishin fute ne burg si pedofil me kohe. Mundesh me lexu kyt artikull per ma teper:

http://www.thedailybeast.com/witw/articl...

"One in three Italian women admit to being physically abused by their partners on a regular basis, and that figure is likely under-reported according to Rashida Manjoo, the UN Human Rights Council’s special reporter on Violence whose 2012 report on Italy (PDF) is shameful at best."

Po ajo qe ndoshta ti edhe tifozet e tjere te Berlusconit nuk doni me dite asht se ekonomia italiane ka performu teper keq nen qeverisjen e tij e pame kjo prej cdo indikatori ekonomik. Si sipermarres dhe ideolog i djathte i tregut te lire ka deshtu me ba reforma me cliru ekonomine nga problemet e shumta strukturore. Per ma teper:

http://www.economist.com/node/21538180

"Mr Berlusconi had become a problem for two reasons. First, his personal aversion to reform. Though he came into politics 17 years ago depicting himself as a free-market crusader and always called himself a liberal, he did not act like either. "

"Mr Berlusconi's resistance to structural reform appeared to harden as the country's problems deepened."

"One of Italy's peculiarities is that, in recent years, the centre-left has done more for the cause of reform than the centre-right. The only concerted programme of liberalisation in recent years was fostered by Pierluigi Bersani, the leader of the Democratic Party..."

 

 

 

 

"Berlusconi asht gjaja ma e keqe qe mund ti kishte ndodhe Italise kto 20 vitet e fundit. Me manipulim nepermjet dominances se Mediaset ka nxjerre ne pah dhe forcu vlerat ma te kqija te shoqnise italiane". e lane 20 vjet te bente si te donte dhe tani si i thone fjales duan te mbulojne m.... me sh....

 

Mendoj se sentenca eshte politike,berlusconi nuk eleminohej dot politikisht.Identikit i atyre qe e votojne eshte i sakte por eshte mekanizmi i demokracise,shumica fiton.Votat ai i merr prej njezet vjetesh.. Ky denim eshte per evazion fiskal prej 3 miljon euro kurre i vertetuar e sidomos absurditeti eshte se ate vit jane paguar 500 milione euro nga Mediaset.Eshte paguesi i pare ne Itali.Metoda eshte si e Ak Capone,nuk hidhej dot me vota ,duhej me çdo kusht eleminuaar.Nuk e di se a  eshte gjeja me e keqe e Italise ...Dyshoj ,ti nuk jeton ne Italiperceptimi nga gazetat e se ç'thone mediat ,nga kush jeton prej vitesh ne Itali(23 )eshte i ndryshem.

po dihet qe eshte politike po edhe Berlusca si ka lon gjo mongut e ka kerku vet i dukej vetja  "dio onnipotente"

Berlusconi nuk do te eleminohej me vote thjesht se italianet besojne tek Furbizia/Hilja dhe ky eshte shkaku i vetem qe vendi eshte ne krize shume te thelle.

Berlusconi nuk do te ishte kuuuurre ne kete pozite ne nje vend ku eshte Korrektesa dhe jo Hilja feja ne te cilen besojne ne menyre masive.

Italia nuk do te dale kurre nga kriza gjersa italianet nuk do te kuptojne si popull i tere qe duhet te dalin te gjithe ne mase nga keneta ku kane rene thjesht per vendimin e pazgjuar qe te besojne tek Furbizia/Hilja dhe jo Korrektesa... si popull.

 

Sa endrra projektohen tek Berluskoni...kazanova modern , normal.

berlusca,hale eshte, dhe nga ato allaturka. endrra deshtakesh projektohen.

model i mashkullit me pushtet para dhe piktura .italiani mesem kur thote i have a dream, projketon veten aty.plus dhe femrat adhuruese te macos.

berluskonianet me te flakte qe njoh jane zvarraniket me te medhenj qe kom pa n'jeten time.e cuditshme se ka shum ngjashmeri me shqiprin si sjellje.ata qe i jane me afer dhe i bejne me shume temena jane te gjithe ish kamunist per karrier .kta t'vegjlit fare jan qenie amorfe,deshtake dhe inteligjence teper t'kufizume.

po normal, ata jane humusi ku rriten trendafila te tipit berlusca.eshte e perjetshme kjo.

Mashkulli qe blen Mish te BArdhe me para te vjedhura dhe e shet si Dashuri mbasi ka bere nje operacion te rende ne organet qe dihet...

Laura,mendoj se ne nje vend me demokraci te konsoliduar ,nje sentence politike per te eleminuar nje lider te nje forcee ka te rendesishme eshte precedent i rende.Berlusconi hiqej me vota.Po e majta kur nuk fitoi ne shkurt nuk ka per te fituar kurre.Edhe sot dridhen se kane hall se Berlusconi i heq prizen qeverise e te perçare si ja i ha dreqi me keq.Problem nuk ishte te hiqej Berlusconi,problem ishte se e majta eshe e mbaruar nuk di as pozite e as opozite,nuk ka lidership,njeqind korrente e asnje persembari .A te kujtohet se ça u be per presidentin e republikes ,se si e votuan Prodin?do s'do edhe aty po te mos  nderhynte Berlusconi...nejse,çdo kush ka mendimin e vet.Per demokracine ne pergjithesi e ate italiane neve çanti dje ka qene nje dite e erret.Uroj te mbetet i vetmi precedent...

e majta italiane eshte me e korruptuar se e djathta... ajo dihet Italia eshte ne krize te verte dhe mjer ne te shkretet qe spo gjejm mo as kusia me la... hajt ishalla rilindja po na nzjerr ne drit e po kthehemi ne atdhe

kthehu te rilindesh.sa ve kembe ne rinas do ndihesh sikur ke pire red bull.

ja po pres nja 6 muaj te shofim iher fillimin... se si i thone fillim i mbare gjysma punes

lezeti osht ke fillimi.aty o adrenalina. se me e nis ka gjysma nuk bon fajde.

Duke shpresuar se mundet te mund te pushoje pake ndonje qe nuk i len radhe kujt, dua te them se kur flitet per Berluskonin nuk flitet si bie llafi per kete qafthyeri qe na pat zen deren neve.
Berluskonit do ti shkonte shume per emer varianti etimologjik i sanskrishtes, perdorur per Perendine ne Qiell, Dyaus.Pra e Qiellit te Ndritur...! Dhe kete e mbajti gjer diten kur i perballur me nje lume akuzash te cilat brenda shtetit ku funksionojne me se miri Institucionet Demokratike, as qe mund te mendohen se jane akuza te pabaza, sot vihet me shpatulla pas murit, per ta katandisur ne Perendine Varuna-h, e cila po sipas sanskrishtes, eshte "Perendia e Qiellit te Erret.
Nuk perben asnje cudi figura te tilla kaq komplekse, me zbritje dhunshem ne mejdanet politike te historise kombeve, ku sukseset, paret dhe egot seksuale ashiqare, keto lloj "Perendishe" kaloj e nga e qiellit ...ne te sketerres.Qofte edhe moralisht.Berluskoni ja "arriti ta kape kete fat.."Ai do te varroset si njeriu i kaluar neper ..."DY PERENDI"....

Nje rast qe tregon ne menyren me elokuente qe hajdutlleku dhe hilja nuk funksionojne... Nje mesim i mire edhe per ata qe ne vendet me indeks te transparences rreth 3,2 dmth me nje veprimtari te nendheshme prej 6,8 duhet te jene te sigurte qe do te perfundojne keq edhe pse tani mburren si gjeni te zhvillimit apo businessmen gjenial fale vjedhjes dhe jo merites dhe gares konkurrenciale. Ne syte e injoranteve ata edhe ja dalin perkohesisht ama ne syte e atyre qe kuptojne gjerat jane qesharake.

Hajt ta krahasojme Berluskonin hileqar me Warren Buffett, njeriu i pare ne historine e njerezimit qe zhgenjeu metaforen biblike se "eshte me kollaj per nje deve te hyje ne brimen e gjilperes se sa nje i pasur te shkoje ne parajse."

Po sikur te jene te verteta, dhe ne u besoj krejtesisht, akuzat qe poltikanet shqiptare i bene njeri tjetrit? Ku do te perfundojne keta Heroj te Tranzicionit?

eshte trishtim kur dallkauklleku juaj nuk arrin te dalloje dy gjear te rendesishme qe sentenca politike ne nje demokraci eshte gje e rende e nuk ka te mire askush ,qe Berlusconi ka drejtuar me vota ,te lira,qe votuesit ,miliona nuk mund te paragjykohen.Per mu ka me debila se kush voton Grillon e megjithate mora gati nje te katerten.Ah te mos harrojme se Grillo eshte pregiudicato i denuar per vrasje per faj .Omicidio colposeo

Votat e lira ne favr te Berluskonit jane shpjegimi me i mire i krizes se thelle te Italise qe nuk eshte gje tjeter veçse besimi tek Hilja ne menyre masive... Kenetet nuk e krijon nje njeri i vetem. Eshte nje krijim i nje mase kritike. Diferenca ndermjet Italise dhe Gjermanise eshte thjesht diferenca midis Hiles dhe Korrekteses. Nderkohe kur Silvio perqafohej e puthej me Putinin dhe Gedafin Zonja Merkel nuk pranonte ti jepte doren dhe ai dha doreeqjen si kryeminister.

Hilja eshte jashtezaknisht e adhuruar nga Italianet ne mase dhe shume e perhapur... Me ndodh te degjoj shume profesore universiteti, ekonomiste, gazetare, poltikane etj qe bejne gabime elementare... Per kete aresye asnje universitet italian nuk ben pjese ne klasifikimin e 100 universiteteve te para te botes. Per kete aresye kam vendosur qe tim bir ta dergoj vitin e ardhshem te studjoje ne Angli... Per fat te mire ai sapo ka marre çertifikaten e Proficiency nga Cambridge Insitute me vlersimin 'Exceptional' ne Speaking. 

Na e ke thone pra iher qe e ke cunin eksepsjonal. Po ca lidhje ka kjo me denimin e berliskonit?

Ka nje lidhje shume te thjeshte... Berlusconi nuk do te ishte kurre ne ate pozite me ndershmeri. Une dua qe im bir, ne respektin e thelle te nje Brandi te admiruar nga e gjithe Bota qe quhet BESA, te jetoje nje jete te shkelqyer nen shembullin e Catone dhe Warren Buffett. Kjo eshte e ardhmja e botes dhe e gjithe vellazerimit boteror. Ka lidhje me Berlusconin thjesht se do te largohet nga nje vend i shkaterruar nga hileqare.

Papa Klementi XI  ngulmoi te nderronte mbiemrin ne Albani edhe pse paraardhesit e tij e kishin lene vendin tone me se 170 vjet para se ai te lindte... Stefano Rodotà, i propozuar si president dhe i vene sterkembthi thjesht per ndershmerine e tij te njohur nga te gjithe, si gjuhe te pare ka folur shqipen. Nje paraardhes i tij me te njejtin emer ne vitin1730 ka hapur nje kolegj shqiptar... Me 15 korrik une shkova i ftuar ne Rome mbas 15 vjetesh dhe pata rastin te takoja shume i mallengjyer nje mbese (Deputete e PArlamentit Italian) te nje njeriut tim shuuume te dashur, Xhuzepe Skiroit... 

Im bir nuk ka nevoje te vjedhe duke shkaterruar jeten e tij duke bere nje gje dhe duke pretenduar nje tjeter. Ai flet tete gjuhe (shqip, italisht, anglisht, gjermaninisht, frengjisht, greqisht, latinisht, afrikaans) dhe po studjon hollandezshe e ka ne program disa te tjera. Une, si Krriç qe jam, flas vetem gjashte gjuhe dhe ai me korigjon ne edhe ne shqip. 

Ai po fiton para duke bere pune per klientet tane qe e ftojne kur u vijne edhe kliente nga jashte. Nuk ka nevoje te vjedhe e te genjeje.

BESA ka hyre ne gjakun e tij.

Mir o gjon mire po modestia ka vlere me shume se 8 apo 18 gjuhe te huaja. Jane ca gjera qe sti jep dot perendimi. Modestia e perulja fisnike jane ca nga ato. Ato i ti jep zoti o sti jep. 

Mi jep fisnikeria e gjakut shqiptar. Sa gjuhe fliste Fan Noli? Duhet te ishte "modest" nga frika jote?  Jam krenar per jeten time dhe te tim biri dhe kam te drejte qe, kur flitet per nje hajdut hero ne nje vend ku i besohet hajdutllekut dhe akuzohet Zonja Merkel si naziste, te tregoj se si shqiptaret jane te ndershem dhe te zote. Thjesht per ti thyer turinjte nje hajduti te denuar ne moshen 76 vjeçe nderkohe kur hidhet perpjete si kurvar mbas operacionesh elokuente.

Modestia nuk do te thote te fshehesh te verteten mbi veten dhe familjen tende. Une, i deklaruar Krriç me besim, nuk e bej per mburrje, e bej thjesht per krenari si shqiptare dhe si ate. Cdo dite qe kalon e jam gjithnje krenar qe jam shqiptar.

Berlusconi dhe Lega Nord kane fituar shume vota duke shpifur per shqiptaret. Tani po e paguajne.

Shume mire kthehu ne shqiperi dhe kontribo atje. Shqiperia ka nevoje per njerez si ty. 

Une vij ne Shqiperi per te marre kontak me token time dhe per tu çlodhur ne vetmi. Nuk pranoj te kthehem ne Shqiperi e te merrem me politike, kurre, per te njejten aresye per te cile Ismail Kadare refuzon postin e presidentit: nuk mund ti jap doren çdo mengjes njerezve qe bejne 6,8 ne çdo 10 gjera nendhe dhe vetem 3.2 ne transparence. jeta ime do te shkonte kot. Idete e mija nuk kane perkrahje ne vendin tim te adhuruar. 

Fakti qe vellezerit e mij i japin votat dy partive te akuzuara thellesisht per korrupsion tregon qe te mijte besojne ne Hilen... duke mos qene ne gjendje te kuptojne se çfare ben ndryshimin midis suksesit dhe deshtimit te nje vendi.

Diten qe kjo gje do te jete e qarte dhe njerezit e mi do te marrin vendimin te dalin ne shesh me fisnikerine e BESES dhe te kerkojne qe te zbatohet ndershmeria dhe tja dalin kesaj gjeje duke e sjelle Shqiperine (... qe me jep nder...) ne vendin qe meriton, vendi dhe njerezit e mi nuk do te kene nevoje per nje Krriç si puna ime.

Vendimi im ne emigracion ka qene i thjeshte: te jesh patriot dmth thjesht te besh çdo dite detyren me ndershmeri prej shqiptari. Kaq. 

Gjon me duket se te ka dhene nje mesim kokolepsi. Pavaresisht se cfar po thua eshte e drejte dhe e vertete..... ke ca tabjate qe asaj shqiptarizmes qe i meshon aq shume nuk i kan hije. Nuk e di per ne vende te tjera por andej nga jam une i thone 'mos u bej evgjit'

Gjon djali, po çfar Krriçi thua more smiley me 6 gjuhe ti je profesor e shkuar profesorit smiley

Sa per Berluskonin, une di qe ai ishte mik i shqiptarve, liberal me ne, la portat hapur per shqiptaret, pra liberalizoi ca levizjen e lire, dhe kjo ishte ne interesin tone, pa seç ben ai me femrat aty, nuk eshte puna jone. Une kujtoja se flitej per 700 milion euro, por per 7 milion pfff smiley 

Kjo ka lidhje jo vetem me Silvion por edhe me Lega Nord, nje bande injorante absolute qe i konsideroj kundershtare te mij, te familjes sime, te Shqiperise dhe te Italise (qe duan ta shperbejne)

Umberto Bossi, sapo u martua, dilte nga shtepia duke bere hileqarin me çante nen krah si mjek... e shoqja, sapo e mori vesh genjeshtren, e ndau...

Ka jetuar gjithe jeten duke peshtyre dhe tani eshte ne brime i vetem... i akuzuar si hileqar dhe hajdut (i denuar per korrupsion edhe nga mesi i viteve '90).

I biri? Nje gjeni i vertete. I zgjedhur me numur te madh nga admiruesit e babit mori ne pak dite nje diplome universiteti ne nje nga universitetet me te shkelqyera te botes... e paguar me parate e  qytetareve italiane.

I perfunduar edhe ai ne nje brime duke punuar ne bujqesi ne nje cope toke te perfituar edhe ajo nga Hilet e babushit gjenial.

E vetmja here qe une do te pranoja te dilja ne publik do te ishte rasti i jashtezakonisht i çmuar i nje ballafaqimi publik midis meje dhe tim biri e Bosit dhe Trottes... mundesisht e moderuar nga ndonje gazetar serioz anglez... 

Ja edhe nje Pjer Thomas tjeter,Ore peshku ka figura, prandaj dhe me pelqen te vi ketu,smiley

E vetmja here qe une do te pranoja te dilja ne publik do te ishte rasti i jashtezakonisht i çmuar i nje ballafaqimi publik midis meje dhe tim biri e Bosit dhe Trottes... mundesisht e moderuar nga ndonje gazetar serioz anglez...

Tafuti, mos ia fut vetes, se ne bote ka shum femije shqiptaresh dhe emigrantesh, qe jane me te zgjuar se femijet venalinj aty, pastaj çuni i Gjonit tone ketu dika 8 gjuhe, qe perkthehet dok-prof. 

Po o Gj.C. por Berlusken e denuan me burg per 3milion evazion, qe as vete ai s'e ka idene per cfare behet fjale, sepse e para nuk merret me ceshtje operative te Mediaset dhe e dyta duke i paguar shtetit italian 500milion, e perseris 500milion Euro taksa, ato 3 milion as i futen ne sy. Pastaj veresimet personale, morale, politike jane komplet tjeter ceshtje pa asnje lidhje me denimin. Jane fjale ne ajer pa pike rendesie.

Hunter, Italia ka nje indeks trasparence prej vetem 4.2 te rritur nga Monti nga 3,9 ne 2011. Afrika e Jugut e ka  4,3... Kjo qe po ndodh me Silvion eshte vetem nje negociacion midis forcave te nendheshme te te njejtes natyre.

Veronica, qe eshte njeriu qe din me shume nga te gjithe mbi ish te shoqin, merr 3 milione euro ne muaj thjesht per forcen kercenuese te asaj çka din. 40 vajza jane te paguara 2500€ ne muaj vetem per te mbyllur gojen.

Une nuk bej absolutisht asnje vleresim personal por vetem te dhena publike. Akuzat ndaj tij jane vertet te shumta ne numur dhe i ka hequr qafe thjesht me hile dhe jo me drejtesi.

Meqe ti ben thirrje per ti rene drejt dhe mos me be fjale ne ajer, a mund te me pergjigjesh: sipas teje, Silvio Berlusconi e ka vene gjithe ate pasuri me ndershmeri dhe zotesi prej sipermarresi apo me hile dhe veprimtari te nendheshme? A eshte e vertete qe ka mbajtur ne shtepi Manganon, nje mafioz te denuar rende, i akuzuar si ambasador i mafias e shtepine e gjeniut? 

Si ka mundesi qe nje njeri qe ka ndertuar nje perandori me ndershmeri te jete kunder rregullave me te thjeshta europiane (te firmosura) e favor te Shkembimit te Lire qe eshte faktori vendimtar per suksesin e Gjermanise, Suedise, Danimarkes... qe sot kane ekonomi te shkelqyera?

Meqe premton qe je konkret, a mund te me pergjigjesh direkt?

 

Fjale ne ajer. Berluskoni nuk eshte denuar as per pandershmeri ne ngritjen e pasurise, as per imoralitet, as per mbajtjen e mafiozit si stallier. Eshte denuar per evazion, kur nuk merret vete me drejtimin operativ te biznesit dhe kur i paguan shtetit 500 milion Euro taksa.  

Gjitha keto me siper nuk kane asnje lidhje dhe jane opinione personale poltike te nje personi, qe ne rastin me te mire ka nenshtesine dhe vlen 1 vote.

Keto jane fakte te pamohueshme dhe te publikuara. Fakti qe per keto Silvio nuk denohet tregon bashkefajsine e sistemit. Kjo qe po ndodh nuk eshte drejtesi por negociacion me Berlusconin. Si e shoqja, me jep 3 milion euro ne muaj perndryshe them gjera tmerruese.

Tre milion euro ne muaj, jane fjale ne ere?

Alo, ketu po flitet per denimin e Berluskonit dhe jo per sistemin. Vleresimet e tuaja politike vlejne 1 vote nese ke nenshtesi italiane pra dicka afer zeros dhe nqs nuk ke as nenshtesine vlejne fiks zero.

Doni me per Belulin

T`vje gjynof, qe Berlusconi do te denohet, smiley nje nga miqte me te mire te Berishes prajm ministrin e albanezeve,  qe i premtoi ngritjen e nje centrali berthamor. shqiperia ngeli pa central berthamor! smiley  pa dashnorin e famshem te vajzave shqiptare 

http://www.youtube.com/watch?v=RdfFp3H1dOU

shihni more ç'mund te kape nje sy tek peshku :

[IT] Gjon Cima - 2 Gusht 2013 - 22:44

Une vij ne Shqiperi per te marre kontakt me token time dhe per tu çlodhur ne vetmi. Nuk pranoj te kthehem ne Shqiperi e te merrem me politike, kurre, per te njejten aresye per te cile Ismail Kadare refuzon postin e presidentit

 

smiley

per tu clodhur ne vetmi.... smiley 

Fundi i merituar dhe shume i vonuar per nje hajdut klloun. Me se fundi Italia e hoqi kete njolle te turpshme.

Po pertoj me lexu komentet, po a eshte merzit zana qe kane denu ket koqen?

Hunter. Nje peshk te madh si Berlusconi e kap vetem me grep te vogel. Taksat kan sistem te komplikuar ne te gjith boten, dhe nqs drejtesia do qe te denoje nje individ super te pasur tek taksat ka shume gjasa qe ta denoje. Kjo nuk dmth qe Berlusconi nuk meriton denimin. Ai eshte nje klloun populist qe jo vetem i ka bere dem imazhit te Italise ( italine nuk e shikon seriozisht opinioni botror sot fale atij kloouni) por ka deformuar zhvillimin natyral te civilizimit italian nepermjet mediaset-it populizmit dhe mediokritetit te gjithanshem te tij, i cili sic thote dhe Gjoni me siper ka vetem nje aspekt ekselent, ate te hilese. Nqs jeton ne nje shtet ku nje misnistre e zeze quhet orangotang edhe i njejti person vazhdon ne detyre kjo do te thote qe e keqja dhe primitivizmi ne ate shoqeri kan hyre shume thelle, dhe ajo qe eshte per tu shqetesuar eshte se nje shoqeri e tille nuk ka shpresa per tu bere me mire. 

'Peshku qelbet nga koka'  thote populli jone, dhe kete shprehje te goditur e praktikojne ne realitet vetem vendet anglo-saksone, ku kryetaret e tyre moral dhe ligjor jan vertete super-te pergatitur dhe ne lartesine e duhur te karakterit. 

Nuk ke c'pret ne nje vend ku kryetari i vendit eshte nje karagjoz qe sic thuhet ka injektuar 'dhjam' per te rritur masen e penisit, qe ka ngritur vetullat me op-plast dhe ka hequr qime nga bytha per ti vene ne koke. Nje njeri thote se i dha nje 16 vjecareje 20 mij euro diten e ditlindjes si dhurate sepse jan shoke me njeri-tjetrin.

1oora,
Une kam mendim negativ mbi Berlusken si politikan, por kjo s'ka lidhje. Denimi i gjykates, sado i cuditshem dhe dyshimte duhet respektuar sidoqofte.
Gjon Cima ben ate qe quajne italisht "pontificare". Ai pontifikon.
Te argumentosh nje denim gjykate me opinione personale, morale, politike eshte e rrezikshme per lirine. Kjo eshte baza per totalitarizem, diktature.

Une bej, me te drejte apo gabim qe sqarohet me ane te debatit, ate qe shkenca serioze e quan Lidhje Shkak-Pasoje. "Pontificare" dmth te shmangesh kete lloj lidhje duke bere nje kercim ne ajer... gje qe une nuk mund ta pranoj.

Procesi gjyqesor eshte vetem maja e iceberg-ut ne jeten moçalore te Hileqareve. Une jam shume i interesuar qe, duke u nisur nga maja, te hap nje diskutim per pjesen qe nuk duket por ku mund te arrihet me ane te llogjikes se Lidhjes Shkak-Pasoje qe perjashton ne thelb çdo lloj Kercimi perpjete apo rreth e qark...

Kam idene qe nuk ke qarte kuptimin pontificare. Nejse.
Arsyetimi yt: Berlusconi eshte i pandershem, hajdut, imoral, mafioz, hileqar prandaj denimi eshte i drejte gjithsesi. Nuk ka rendesi shkaku (evazion fiskal) per te cilin eshte denuar. Rendesi ka ajo cfare mendoj une per te. Qellimi justifikon mjetin. Denimi mund te jete i padrejte, farse, denim politik, por nuk ka rendesi.
Ky eshte mentalitet diktatorial, komunist.

ITALIANET ASHTU SI EDHE SHQIPTARET KURRE NUK DO CLIROHEN NGA KOMUNIZMI DHE KURRE NUK DO DUAN DEMOKRACI. Sipas kultures qe kane ashtu le te rrine. Sa me shume ti mbash "SKLLEVERIT" ne pranga aq me shume afecionohen pas tyre. I referohem jo atyre sklleverve qe nuk kishin kerkuar vete te beheshin skllever dhe Grazie Dio mori fund nji her e pergjithmone, por ketyre sklleverve te shekullit te fundit qe e "shijuan" dhe nuk ndahen dot. KAQ KUPTOJNE çti besh pamvaresisht se ç gjuhe flasin. 

Fundi i merituar dhe shume i vonuar per nje hajdut klloun. Me se fundi Italia e hoqi kete njolle te turpshme.

Plotesisht dakort. Por ama si u arrit kjo?

Berluskoni ishte bere nje fare perendie ne Itali. Shume deshen ta denojne dhe diskreditojne por thjesht s'mundeshin. Zullumet dhe maskaralleqet e tij vazhdonin, e bashke me to vdiste shpresa per drejtesi ne Itali.

Nderkohe ne Shqiperi Edi Rama sapo kishte fituar zgjedhjet dhe kishte premtuar se do bente nje qeverisje unike dhe te papare me pare, do tja vriste te gjitha pleshtat sistemit dhe do ta luftonte korrupsionin ne cdo skute te tij. 

Shume pak e besuan Ramen. Te baraslarguarit dhe Sarah Montague shkuan deri aty sa te shfaqnin hapur skepticizmat e tyre. Pas emisionit HardTalk, pa buje dhe me nje buzeqeshje te shkujdesur, Rama ja shtrengoi doren Berluskonit. Do te shkruante Rama per rilindasit e faqes se tij ne Facebook:

Me Kryeministrin Berlusconi diskutuam për rrugët e mundshme të rritjes së investimeve italiane në Shqipëri

Nuk kaloi shume kohe nga ky takim dhe lajmi u perhap anembane botes si vaji i ullurit grek ne sallaten me turshi turke: Berluskoni me ne fund denohet nga gjykata.

Rama nderkohe vazhdoi me te njejten modesti dhe pabujshmeri aktivitetin e tij nderkombetar ne Turqi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).