E ndërsa e përditshmja turke ‘Sabah’, ka gjetur të veçojë gjatësinë e kryesocialistit dhe kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë duke e titulluar dyfaqëshin për vizitën e tij të dytë në pak kohë në Stamboll: “Mysafiri 2 metra”, tjetër sigurisht ka qenë qëllimi i saj dhe i takimit të dytë me kryeministrin Rexhep Taip Erdogan. Afrim Krasniqi thotë se Rama po ngutet të gjejë “miq e burime të reja financiare”, ndërsa lë të kuptohet se ka njëfarë “adhurimi” të Edi Ramës për reformat që ka bërë Erdogan dhe mënyrën se si e kanë kthyer Turqinë në një vend me mrekulli ekonomike (pavarësisht kritikave për autoritarizëm). Në fakt, Rama nuk po ecën në rrugë të pashkelura më parë. Lidhjet politike të Shqipërisë me Turqinë kanë qenë gjithmonë shumë të mira, siç edhe shkruhet në të përditshmen tjetër turke “Zaman”.

Biznesi po ashtu duket se ka ecur mirë mes dy vendeve. Nga ana tjetër, përtej kësaj Ramës i është dashur të ngutet të konfirmojë se gjërat do të mbeten në të njëjtat nivele ose madje edhe përmirësohen.

Lidhjet e forta që kryeministri në detyrë, Berisha pati me homologun Erdogan, deri dhe “fatin” ta kishte të pranishëm atë në inaugurimin miting të hapjes së tunelit Kukës- Kalimash (zgjedhjet e 2009), duket se janë një nga arsyet pse kryesocialisti ka shkuar për herë të dytë në Turqi në pak kohë. Atij i duhet të konfirmojë se vendi do të ndjekë të njëjtën politikë miqësie dhe se Shqipëria (në kohë kur i duhet shumë) do mbetet një vend mikpritës për biznesin në ekspansion të Turqisë.

Ashtu si Berisha kur erdhi në pushtet në 2005, as Rama nuk ka qenë fort miqësor me bizneset turke në vend dhe vjen në pushtet pas sulmit të ashpër dhe kërcënimit me anulim të privatizimit të katër hidrocentraleve nga një kompani turke. (Në 2005, Berisha e pati sulmuar dhe më pas penguar kalimin e Albtelekomit në duart e një pronari turk, por rishikoi qëndrimin e tij pikërisht pas një takimi me Erdogan). Kjo ndoshta ka qenë vetëm një pjesë e bisedës 2 orë e 30 minuta mes një kryeministri në detyrë dhe një tjetri që pritet të votohet në shtator. “Është hera e parë që një kryeministër nis turin diplomatik pa e marrë ende detyrën dhe kjo i bën vizitat informale, ndaj premtimet gjatë tyre duhen marrë me rezervë”, thotë Krasniqi për “Mapo”, por ndërkohë duket se gjërat janë vënë në hulli. Me shumë gjasa, qëndrimet e PS, të ashpra për privatizimet nga kompanitë turke do të zbuten, ndërsa kryeministri i ri në fakt duhet të jetë në tratativa për të tërhequr edhe më shumë investitorë nga vendi fqinj.

Në anën diplomatike, vizita duket se përbën një risi. Sigurisht duhet të priten vizitat zyrtare, por takimet informale lënë të kuptohet se ka një renditje të re të partnerëve strategjikë të Shqipërisë. Vendi i parë ku shkoi për vizitë Rama menjëherë pas fitores ishte Italia dhe i dyti pas kësaj është Turqia, duke e shtyrë Greqinë të tretën në listë. Edhe pse menjëherë pas zgjedhjeve u fol për rivitalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, përjashtimi i minoritetit grek nga qeveria për herë të parë që prej 1997-ës duket se nuk sjell erëra të mira për lidhjen Tiranë-Athinë. Në fakt, kjo e fundit ka pak për t’i ofruar një vendi si Shqipëria në nevojë të domosdoshme për përkrahje në ekonomi.

Krejt ndryshe Turqia. “Për të shtuar bashkëpunimin në një nivel të ri, Shqipëria dhe Turqia duhet të fillojnë të rivitalizojnë marrëdhëniet e tyre tregtare dhe ekonomike në mënyrë që të shtojnë përfitimin nga miqësia e tyre e shkëlqyer politike”, shkruan Zaman. Artikulli rendit një listë pikash prej nga dy vendet mund t’ia nisin dhe me gjasë këto kanë qenë edhe pjesë e diskutimit mes Ramës dhe Erdogan. Bujqësia dhe energjia e rinovueshme shihen si fushat kryesore të bashkëpunimit nga specialisti i ekonomisë. Sipas gazetës turke, Shqipërisë i duhet të përmirësojë urgjentisht imazhin e prodhimeve agrare të saj dhe të rrisë kapacitetet në këtë fushë dhe këtë nuk mund ta bëjë vetë. Turqia ndërkohë shihet si një partner i rëndësishëm qoftë prej marrëdhënieve të mira, qoftë prej faktit se bujqësia ka ecur me ritme galopante dhe vendi është në 10-shen e prodhuesve më të mëdhenj në botë për një sërë produktesh.

Nuk është ndërkohë çudi që Rama të jetë duke kërkuar nga Erdogan një recetë për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza. Turqia është i vetmi vend në rajon që ia ka dalë mbanë të realizojë mrekulli ekonomike në këtë kohë dhe kjo e bën atë të domosdoshme për Shqipërinë. Afrim Krasniqi shton se janë 4 motive që kanë sjellë vizitën: “Vlerësimi që Rama ka për reformat e Erdogan, prirja e Edi Ramës për të imituar modelin e tij, fakti që biznesi turk ka një shtrirje të gjerë në Shqipëri dhe fakti që nuk ka probleme mes dy vendeve”. Kjo lë të kuptohet se vizita po ashtu e programuar në Athinë mund të mos jetë kaq e përzemërt dhe as kaq e gjatë. Dy vendet edhe pse në teori kanë marrëdhënie të mira, kanë një mori problemesh për t’u zgjidhur dhe të gjitha këto nxisin dallgë nacionalizmi në të dyja anët e kufirit. (Kufijtë detarë, varrezat e ushtarëve grekë, çështja çame dhe minoriteti e të drejtat e tij). Por përtej këtyre, për Ramën para të gjithave duket se ka rëndësi shpëtimi i vendit nga kriza e mundshme ekonomike dhe përmirësimi i financave. Turqia sigurisht është vendi i duhur për t vizituar dhe për t’u marrë shembull, siç edhe ia kanë sugjeruar kryesocialistit, edhe pse siç thotë Krasniqi, Rama duhet të kujdeset që të marrë vetëm frymëzim ekonomik në Stamboll, frymëzimin politik duhet ta kërkojë gjetkë në Perëndim: “Berlin, Bruksel, Paris apo SHBA do ishin modele politike”.

135 Komente

Prisja me shume nga artikulli.

Per mua, me teper se cfare thote ky shkrim, vizitat apo takimi i Rames me Eerdogan 2 here brenda 2 muajve ne Stamboll duhet te shikohet si nje perpjekje e Rames per te rikthyer marredhenjet e mira me Turqine, mbas prishjes se tyre nga pushti berisha. 

smiley

ky etj qe deri dje po thoshin qe berisha dhe erdogani po ndajne miliona dhe vizita e erdoganit ktu eshte per pazaret qe kane bashke. Eh πsome, sa gjo e modhe eshte truni

Aman leji se na argetojne me traplleqet e tyre.

muhabete leshi

ktu sfryn fare, asigjo, nga asnje drejtim

na ka harru dhe zoti 

Shqypnia asht si shpirt!! 

2 meter zdap kopan..smiley

Faqe e pare tek Peshku, faqe 24 tek Sabahu. Ceshtje orientimi gjeostrategjik per ne, ceshtje basketbolli per ata. Bashkepunimi me Turqine eshte realitet dhe perspektive premtuese, patjeter, e vecoj disnivelin e pushtetit dhe interesit vetem per qartesi. Nuk lexoj ndonje gje te re tek rendi i vizitave, ndoshta nenvleresoj, por nuk me duket Rama, as Shqiperia, e prirur dhe e afte per riorientime ideologjike. Qellon qe rryma ekonomike e Turqise po vjen me e forte. Krasniqi dicka te ngjashme po thote, vec ai po shton edhe merakun mos na humb nga syte Brukseli, dhe eshte stili i perhershem i shqiptareve kjo e folur me proksi, duke fshehur dyshimet per autoritarizem vendas, tonin, te drejtuesve tane, tek perralla e zakonshme me orient.

tek 'Sabahu/Sabahetja' 

smiley

Ju ne terren si e mendoni, cfare ndikimesh do te kete kjo vizite ne zhvillimet muzikore? A luhet me muzike greke ne Shqiperi? Po Tarkani gjalle eshte? A ishe ne Gjirokaster? Sa festivale do organizoje Veliaj? Foxygen te lezetshem, cik hajduta po hajt mo. Nuk duhet dale nga tema, trego te lutem cfare thuhet neper kafenete e Tiranes per Turqine, si ndahen ne perqindje pragmatistet ekonomike me eurointegrimsat kulturore?

Per sa i perket zhvillimeve muzikore po te transmetoj llaf per llaf fjalet e nje shokut tim qe jeto m'Stamboll (e-mail i djeshem).

Para ca ditesh, po ktheheshim nga spitali (nje muhabet vaksinash qe s'me ndahen) dhe duke i ra perqark stadiumit me zbrit ne rruge te modhe, degjoj nje zo te njoft, si bubullime, qe sikur vite nga deti. Kur shof popull te modh me floke te gjata e t-shierta radikale, qe vareshin tek parmaqet e rruges rreth stadiumit, e kapa direkt: ishte zoni i Bruce Dickinsonit. Tu u afru u bo gjitnji e me i qarte zoni. A na rrofsh thashe, e nigjova edhe une live nji here te vetme Bruce djalin, ne taksi ne Beshiktash!

Kjo prej inotit te Katrorit qe te pelcasi nga inoti i tij anti-metalor

I ke shpernda shoket si ambasadore. Stadiumi i Beshiktashit, rrofsh qe me kujtove prof. Hakanin dhe lehtesine me te cilen u bera tifoze me bardhezinjte (Chelsea rrafi Interin tre me zero dje), eshte shume i mire per koncerte, apo s'te ka lezet ajo zbritje ne kembe nga Taksimi, pas koncertit vazhdon me poshte drejt skeles, kalon Dollmabahcene dhe te perzihen imazhet e Abdulhamidit me ato te Ismail Beut, ne Ortakoy ka gjithmone muzike akustike por sa me shume i afrohesh Arnavutkoyit aq me shume shtohen klubet e shtreses se mesme ku njerezit vaksinohen kunder metalit dhe kitares.

Me leje!

Hudhja nai tjetri keto te ecmet kaq te gjata mas nji koncerti se une nuk t'i haj! Jo po hajde t'i fusim ene nji gare me not deri m'Kadikoy ku kishte ene bare metalaresh ene plot dyqone CD-sh. M'rafte telebingo qe i zbulova vetem diten e funit.

Eshte vertet veshtire per taksi pas koncerti, ama, gjynah per ju dembelet.

Sa per Interin se desh harrova. Dje kishte ditelindjen nej shoku im interist dhe me gjithe zemer e urova per suksese te Interit qe me pak fat mund ta kapi venin e 5 ne kampionat.

Me leje?

d.m.th nje vend siper zhuventusit?

E ke lexu gabim. Ka qene nje vend siper Juve .... Stabia!

pritet te kete me shume lulka (lulkat s'jane kurre teper) ne instrumente dhe sigurisht ne vokale. degjuesit e muzikes greke dhe perputhshmerit tarkanit tashme s'jane vecse nje minorance e margjinalizuar pereiferive te qyteteve. cne n'gjinokaster? 0! beatles/stones/dylan/presley/you name it - ne nji, eshte nje gje e miiiire. ke pyetur kafexhiun e gabuar. pragmatizmi fiton bindshem derisa gucja me ne fund te filloje te rrise floket si metalar qe pretendon se eshte.

Po pse me detyro ta them publikisht qe floket e kemi lone qe do i rrisim bashke. smiley

Aa prandaj qe felliq gjithe zona perreth.kaluam me makine dhe s,po e kuptonim.

Erdo vlla kujdes. Kto ishbasketbollistat mirqi jane te gjate, po edhe nuk heqin dore nga reflekset. Ti tu bo muhabet mirebukur, veç kur zgjasin doren me tkap topin smiley

fiqo smiley(po pse ne numrin njejes?(topin)

Sa lexova komentin tat kalova te nje faqe tjeter (Boursorama) dhe m'faqe te pare ishte Christine Lagarde e FMN-se. Thuji Ishallah nuk tako me te Rama, se me keto men qe ka Fiqo, ka per te na plas nai tjeter skandal seksual ne FMN!

ehhhh... po ka qellu edhe piktor....

Nga Bosfori fryn nje ere

Dilni hapni penxherete

menteshat e portes se historise po kercasin. eh, c'e tunde mer Edi Rama!  Ec para, babe... Ti je per at cike vend!

kot perpiqeni te hidhni hije: nuk ka force ne bote te dobesoje miqsine e madhe shqiptaro-turke!

por si tha, haters gonna hate.

nje ere e re po fryn...izolimi po merr fund, Shqiperia po fiton vendin qe i takon ne koncertin ballkanik. Edi Rama po konfirohet si lider ballkanik e me gjere.Vetem me nje lider te gjate mund te farketohen miqesi afatgjata paskerka thene Erdogan. 

bravo rama, di te beje politike. mbaje fort turqine se do mbaje jo vetem shqiperine por edhe ty.

greket ne kor qaramanesh vajtojne e vajtojne ...

sot kemi takim me grekun, te shofim kush e ben me mire byrekun

sigurisht qe turqit e bejne. kuzhina turke eshte nje nga 3 me te mirat ne bote.

bobo cbehet keshtu me anglezet?

anglezet anglezet po anglezet gjithmone i kane patur marrdheniet e shkelqyera me turqine. ne pas tyre, pse jo?

po s'te pelqeu mund t'i bashkangjitesh kori grek ...smileysmiley

Ti po thua qe jane kuzhina franceze, italiane dhe turke e treta?

me kete italianen e teprone ju, tamam si me kenget.

franceze, kineze, turke. dihet boterisht.

kete turken, e thua si me shaka ??? smiley

Dihet boterisht e thua ti.

ca gjera i kane thene shume kohe me pare o hunter. ju u habitet me italianet.

jo, sepse une di qe 'dihet boterisht' qe turqit kane nje nga kuzhinat me te keqia ne bote (psh meze dhe zarzavate te ftohta e me yndyre, ose ngrenia e mishit te ftohte - nga ata e kemi marre dhe ne xhanem), ashtu sikurse dhe ruset (70% krem ne pjate) ose serbet (80% krem), pa harruar anglezet qe nuk mbeten prapa, pra aty-aty jane

nejse, ajo nuk do te thote gje, sepse varet nga ç'gatuan X apo Y restorant. Mu duk se po flitej per kuzhinen e nje vendi, ne pergjithesi

E vertete, por restorante jane shprehje e kuzhines te nje vendi. Kane lidhje patjeter, kuzhina e nje vendi me cilesine dhe kuzhinen e restoranteve.

Sa per kuzhinen kineze, te shkosh dy dite rresht ne restorant kinez, te ze barku nje jave minimumi, me gjithe ate vaj te skuqur e 1001 ereza qe hedhin.

je kabim, une shkoj nga 5 dite rresht, e hiç barku smiley

Je mesuar.

gjithmone ka nje fillim smiley

jo, eshte vertet  shume e mire kuzhina kineze; ndofta jo me e rafinuara ne azi (të le tailandezja ?? edhe pse per mua, vietnamezja eshte nr1!!) por shume e pasur, ne sensin qe ka shume kuzhina (sipas rrajoneve gjeografike)

Nuk them qe eshte e keqe, por perdorin teper vajin, ereza, sterhollime qe ja humbin shijen ushqimit.

mire turkja, por me kinezen ja ke *i motren!

Ti po te ishe femer, do ishe perfekte per dashnore; çiken brokoli e uajt rajs ne makine, dhe me pas ashu ne makine ja fut nji seks te shpejte... Najs, me tu kape a night out with happy ending, $30 (duke llogarite edhe gazin e makines lol.)

Kam filluar te ve re qe cdo teme perdoret jo per diskutime kritike, por per shume syresh qe te vene ne pah per here te 100 mijte distancimin e tyre prej cdo partie, individi e dukurie shqiptare si te molepsur e te mbrapshte. Kuptohet qe parc jane vete ata qe i bejne konstatime. Eshte bere peshku terapeutik, si vitamin c qe merret perdite ne dimer ketu diskutuesit fitojne vetebesimin per ekzistencen e tyre nepermjet rishpalljes se perditshme te largimit te barabarte qe kane ndaj se 'keqes shqiptare'.

Spartak Ngjela valle c'mendon per keto takime dhe per dystrategjine oksidentorientale?

Koka me Brukselin, kemba me Turqine, te *ine kryetar more, o kryetar te *ine - tha Fiqo me qellime sinqerisht dashakryetarkeqe, ose te pakten kryetarxheloze. 

P.S. Po tapite

Ne viziten e pare Taipi iu qa Rames per filmin Sulejman i Madherishem, qe po felliqte sulltanin me te suksesshem me pune femnash. I kam thirr ato dobic producentesh te zejne men per sezonin tjeter. Ne kete viziten e dyte, besoj Rama do i kete dhene nei ide trimnish, nga ato te vetat, per Sulejmanin e shkrete.  

Pritet qe te rritet pelqyeshmeria e berbereve te Ringjalindjes per dashonoret turke me tendenca leshiste, por ama Rama s'ka mundur dot te marre garanci nga Erdogani per nje reciprocitet te kesaj pelqese nga femrat turke...

On other non-Rama related lajme turke, sot erdogjykata shpalli denimin per 'puci-pucistat', pati ca protesta, me tym e pa Podesta.

"If you are trying someone who has been the commander of the Turkish armed forces for being a member of a terrorist organisation, that means you are targeting and trying the army of the Republic of Turkey," he said.

Dani Rodrik e ka ndjekur kete ceshtje prej kohesh, mbaj mend qe e ka ndjekur nga afer, sdq nje liste maskaralleqesh:

Never mind that there is no evidence for the coup plot beyond unsigned Word, Excel and PowerPoint documents full of inconsistencies. Never mind that these documents have never been authenticated or traced to real military computers. Never mind that the names on the digital documents would never stand in a proper court of law as evidence, as they could have been easily manipulated by anyone with a modicum of computer knowledge. Never mind that the documents contain hundred of anachronisms that leave no doubt they were not produced on the alleged dates by their alleged authors. Never mind the numerous forensic reports – including two from American experts – that expose the digital evidence and “hand-writing” as forgeries. Never mind the public comments of the military higher-ups that contradict prosecutors’ claims.

...

Even worse, it is evident that it is the police who have been planting evidence and framing the defendants in at least some of these cases. One defendant was able to prove that police had downloaded contacts from a terrorism suspect onto his mobile phone to establish a link between the two. In a couple of instances, key incriminating documents turned out to have been in the possession of the police prior to the raids in which they were allegedly recovered from defendants’ premises. In one episode reminiscent of Keystone Kops, police searched the wrong house and still located evidence against the intended target.

Artikullin e lexova dje nga gazetat, ku e kishte futur nje komentator ketu me link. Te them te drejten sikur u habita pak me fillimin apo me sakte nxitimin e vizitave, akoma pa marre detyren. Megjithate u ngushellova me mendimin se kjo mund te jete nje taktike e Rames. Sa per ate qe thote Krasniqi, 4 arsyet, sikur s'me duket dhe aq bindese, ndonse mundet te kete edhe te drejte. 

Me sa lexova tek kjo foto,gazetari shkruan :

"Arnavutluk Sosyalist Parti Lideri dolmabahçe...,seçim kazanan"

Tash une turqisht nuk di,por fjalet "arnaut" ,"bahçe" dhe "kazan" i kuptoj.Me sa i lidha gjerat,autori thote qe Shqiperine e kemi si ne bahçe te babes,derisa ky kazan te jete  Kryeminister smiley

p.s.

E mer Edi,mer Edi.E kam ditur  qe e ke shpirtin e vjelesve te pambukut.Mos prito e shko shife ne Prishtine drejtorin turk te aeroportit ,me gjygyma te çajit.Zaten,prej dites pare nuk me ke mbush synin.Kendej nga ne,çikat e Pejes e kane nje shprehje te mire :"Ai qe nuk me mbush syrin,nuk me mbush as p....."

hahahaha, smiley

ato pejonet jane kocke-mdhoja, e vertete, nuk ja mush kollaj

Shqipnia me peris  

krize dhe  ramazan

rama vertitet si tiger  ne ballkan.

Dërdeng muhabet, jazëk tubim, agallar qyfyre..Muslim sahan, Shqypni haperdan..Mbaje Shqipri se ke 23 vite që e han..

sa tyrq mes nesh bre....

Ca dmth Dolmabahce de kabul etti? 

Arnavytluk ta seçim kazanin?

mduket se thote si mysliman i ndershem mund t'i fusesh dhe i nuse tjeter vakt ramazani smiley

Dolmabahce'de kabul etti- e priti ne dollmabahce( vendi i takimit)

Arnavytluk'ta seçim kazanin-fituesi i zgjedhur ne shqiperi(kryeministri i zgjedhur i themi ne ktej)

kur do na bash naj ore kurs cifutce?

shalom smiley

 

Shyqyr mo, se kjo e dyta mu duk si e shajtme, tip Arnaut ta cpoj kazanin. 

Gjithsesi ksaj Dollma-bahces nuk po ja gjej dot fillin.

Dolmabahçe Palace was home to six Sultans from 1856, when it was first inhabited, up until the abolition of the Caliphate in 1924: The last royal to live here was Caliph Abdülmecid Efendi.

wikipedia. presim vloren per me shume info.

PS. kazan-fitore

      legen-humbje smiley

Pjer nuk e kuptova lidhjen e ktij artikullit me temen.

Nuk ka lidhje, por eshte teme shum interesante, prandaj  futa/solla ketu. 

Cja bere mire o Pjer!!!

Une nje pyetje te thjeshte i bera, pa te keq fare. Nuk e kuptoj pse ma ktheu me ate lloj toni. Nejse ske faj Ron qe thu mire ma boni, fajet i kom une.

ne t'njejten linje me kte.
Shif ca po ndodh ne bursen e zimbabwes, pjero

Ne spam hajer 500 vjet nga ato derdimene qe te shohim sot. Rama e ben per publicitet qe te fitoje staturen e burrit te shtetit per opinionin e brendshem. Erdogani e ben per ndonje vote per palestinen ne okb e per tu dukur sikur kujdeset fort para ketyre vendeve te ish perandorise. Kjo gje i pelqen fort atyre te sheh ul islamit. Sa per maredhenie ekonomike eshte pese me hic se shqiperia eshte sh e vogel per tu marr seriozisht si partner ekonomik. Pervec noj HEC-i qe erdigani ja dhuron ndonje donatori te partise vet. Syte nga evropa o edi

i gjati i ka idete e qarta, ka ardhe per te nejte per nje kohe te gjate. Nje Sali iku nje Sali po na vjen.

Nuk ka njeri me mend ne koke te artikuloje:

Do e shikoni, nuk do behem diktator!!!!

e vejm me bast qe do rri vetem 4 vjet? smiley

E pranoj sfiden. Ti sygjerojme penarit, te beje nje modul tip kalendari per bastet qe hidhen. Se keshtu i bie qe ta humbesh dhe mos ti marr kreditet e merituara smiley

ç'ke ti po he! ti filma do vazhdosh te shohesh edhe per 4 vitet e ardhshem keshtu qe.. verdalle më ke smiley

Shqiperia nuk ka cfare te perfitoje nga turqia, kacake ne kacake ata.

Alba me zamete ...Vur re edhe te fotua me Samaras ...Shume i cliruar .Kur kujton Babasqapin se si shtrengohej rrypash e vezmesh per tu dukur Burre Malsie smiley  Ka nje te dhene qe e kishin kshilluar edhe per Mustake !

Nuk eshte Fati Shqiperise ne dore te Rames .Kthesa deri diku po , megjithse "Trimi mire me shoke shume"  ka thene xha Abazi Ti sikur e lexon dhe xha Abazin smiley dhe asnje fjale ku perdhosen Idete e tij ndaj facizmes ? Ne nje mendje kane qene me Enverin po ja qe Historia ndodhi ndryshe . Sa me shume Qytetari te eksportojme aq me te besushem behemi , mbase vlen dhe ne keto Takime per te tjeret qe do vijne .Ose duhet te kesh mendimin se Historia e Shqiperise U varros me nderim me Xha Abazin smiley

Por me duket sikur Goja edhe nuk i ka hedhur shume Balte mbi te shkuaren e Popullit te tij ,sic leshonte Bajga ne cdo vend ai Mostra , po edhe ca buzeqeshje natyrore sikur lexohen ..Po edhe sikur shume neper Lajme nuk po na del ...Po edhe sikur nuk ka shume egersi ndaj LefKOPEVE me Rumani ..por edhe edhe ...

Hajt per hajer na qofte . Po ketu Jemi ama smiley 

Eh ashtu eshte "populli shqiptar dhe ai turk duhen shume.. ne nuk bejme dashuri diplomatike po pe verteti .. "thoshte shoku Enversmiley

Aha dmth nuk na paskan shajt, se une e lexova titullin:

2 metrelik kopuk !

Hajt se ne viziten tjeter e pret synetlliku. smiley

Jo se na zemerohen greket.

Atehere taksirat ta beje pergjysem, qe mos prishi qef. smiley

Ka avaze historia, do dhe sakrifica. 

Sipas asaj resmes gollomesh qe botoi mero baze dikur berberi i lagjes i ka privuar turqit nga nderi dhe privilegji i rralle te bojne edin synet.he has come long ways , nga pictor bohem qe bridhte lakuric plazheve te frances ne burre shteti .

e mire mire , edhe  thone pastaj jane shqiptaret fanatike

Vallaj, po i beri Taipi ndonje oferte qe s'e refuzo dot, taksirat e ka ta ngjisi e t'ia japi kenaqesine turkut. C'i gjeti gjithe ato qe po qepen, dhe per nje cope burre. Kurse ky per vatan e histori. 

Kara me duket se  e kemi trasheguar nga Turqishtja . I Zi ! Kara Mamut Pasha i Shkodres smiley

Dhe Idriz nga turqishtja e kemi trasheguar smiley

Po c'ke moj me zamete mbrapa smileyTi nuk ke thene qe i ke te zeza . Pse e mba gjini femrore nikun ti smiley E cka po don me thane Idriss nga Turkenishtja ?

Rama ka te dhena shum te sakta se si e ka katandisur kete vend banditi qe theu qafen.I keshilluar edhe nga njerez e grupe qe ndjekin me miredashje ecurine e ketij vendi te vogel, por dhe si njeri teper energjik dhe ambicioz jo per te kapur vendin e "Kryes", por per te bere krejt ndryshe punen e kreys se qeverisjes, ndermori udhitime jo formale tek fqinjet.Zgjedhja e Turqise, si kryeura ballkanike qe shqiptareve u ka ofruar gjthenje" kalime te sigurta te situatave politike rajonale " dhe shtylla e investimeve ne Shqiperi, eshte shenja ogure mbare se populli beri zgjedhjen e duhur.Jo thjesht qe hoqi qelbin nga qafa , por qe ....sa duket, po i ve punes ...njeriun e puneve.Dhe ky e ka treguar se eshte i tille
Nje fillim, ne te mbare, i puneve te qeverisjes.Keshtu besoj, se duhet pare ky tur i Kryeministrit.

Grava me behet qejfi qe je vertet optimist...ishalla do Zoti dhe i jep mend Atij  t'i bej punet ashtu sic ju i enderroni..se nuk dua tu shoh te pashprese ne ate vend aq te vogel..

Ketline, per nje gje te siguroj: Qe nuk mund te gjendet nje i dyte( edhe ne bote ) qe te beje qeverrisjen kusare dhe tere shoqerine te jetoje mes ndarjes se thelle psikologjike dhe ekonomike deri ne gjendjen alarmante te pasigurise per jeten, sic e katandise Ai, qe edhe si kufome ndyn akoma kete vend.Pra ky njeri kam besim se do te punoje, jo te rrenoje c' gjen te rrenuar, sikurse ai qe theu qafen.Edhe sikur kaqe qe jam shume i sigurte se do te beje ....ka per te bere shume

Hajde Grave, se tani moren fund hallet e tua! smiley

Ne ketu do jemi ne Amerike, ju ne Shqiperi...arritjet ti festojme tek peshku..smiley

Ols une nuk kam asnje hall, por jetoj mes nje populli halleshume dhe kjo me sembon ne shpirt, me dhemb shume.Sepse nuk ju hoqen por ju shtuan hallet, prej nje aradhe kusaresh dhe banditesh te cilet jo vetem e c'qevertisen por i grisen c'do perde er te oare se ku pikerisht eshte vatra e te keqes.E kjo e ben dhimbjen shume jetegjate....

Po ate po them edhe une mor Grave... qe ky popull me se fundi ja besoi hallet e tija qe diktatori "dora jone", "cun tirone", dhe jo nje "vucidolsi", "maloku", "prej tropoje", kuzhinier te asaj corbes qe pershkruan ti me siper.

Shpresa vdes e fundit.

Olsi, Edi eshte karrierist i terbum, per ate te shkrete karrige ai ben cdo gje..kurre nuk e harroj si ne momentin e fundit ja drodhi nje mikut tone, vuri ne liste nje biznesmen se i pagoi 200, 000 mije euro..

... Por eshte "cun tirone", eshte "dora jone". Edi do ta boj Shqiperine. Se ketij vendi i duhet nje dore e forte. Edi eshte cun i punes. Prishi kjoskat. - keshtu mendojne naivet.

Une mbetem skeptik.

Naten e mire.

Nqs. qellimi i Rames eshte parja e turqve... hallall! Nqs. ka vajt tek Erdogani per te bere master per diktator, hallall gjithashtu.

"Dy metra" (2 metrelik) e kuptova, por "konuk-u" cfare eshte? Uroj te mos jete ndonje fjale e piste, tip "dy metra palle kari".

mysafir ndoshta...

Turqit jane per vete vend ne zhvillim dhe s'kane shume per ofruar ne ekspertize apo teknologji per te cilat shqiperia ka shume nevoje.kane qene gjithmone ne krah te shqiptareve po per me teper s'te hyjne shume ne pune.Vizat me turqine kane kohe qe jane hequr megjithate nuk ka shume shqiptare atje, ndersa ne greqi megjithe problemet ka gjysem milione.Industrial recruiting sjellja e heavyweights si mercedes , fiat vw, nissan etj ne shqiperi duhet te jete objektivi i qeverise.Nese rama pritet nga presidenti Mercedes do te jete nje lajm me i mire se sa takimi me merkel.

Mos po aludon qe Mercedesi mund te prodhoje ne Shqiperi automobile apo pjese te tyre?

Alba2265, ky vendi yne i vogel nuk ka nevoje urgjente "per teknologjite e Krupit a te Morganit" Ka nevoje urgjente per te qetesuar shpirtin qe ai kriminel ja ka trazuar me ndarjen e qellimshme shume shume thelle.Ka nevoje ti mundesohet te punoje..... Arat, duke e atur nje shtet qe ti japi doren.Ka nevoje qe i riu yne te ndheje se e ka shtetin qe mendon si e si ta vere ne garen per ta siguruar jeten, te ardhmen.Qe ne fund te fundit te beje dicka per kete rini dhe jo sa me shume burgje se nuk i nxene pesfishi i te ndertuarve rishtas, krahesuar me ata qe la ...Enveri...

nuk jam kondra, po te rinjte kane nevoje per pune , kane nevoje per perspective.kane nevoje qe te provojne veten e te  ndjejne se jane po aq te zote sa moshataret e tyre ne vendet e zhvilluara te ndertojne sende te teknologjise se larte.vetem kur te arrijme kete edhe vete respekti jone si komb do te rritet edhe bota do te na trajtoje me respekt.

po.ardhja e nje kompanie te tille ne shqiperi eshte nje vule aprovimi per perparimin e shqiperise me e forte se ajo e stefan fyles.ardhja e kompanive te tilla krijon klasen e mesme qe do te thote jo vetem paychecks por me rendesishmja kokat e shqipove fillojne te mendojne si te prodhojne krijojne e jo ti presin gurmazin njeri tjetrit.

Alba me fal, por me duket se po fluturon me te famshmin "presh"

Per te qene me konkret, kompanite e automobilave shkojne te prodhojne vecse aty ku ka nje tradite (know-how) prodhimi automobilash. Ne te kundert eshte shume e kushtueshme (per ato).

E ke idene se sa do t'i kushtonte Mercedesit, apo edhe Tata-s indiane qe te fillonte gjithecka nga hici?

Ah pune tjeter do te ishte nqs. ne vitin 1989 Iveco do te kishte nisur nje bashkepunim me uzinen e prodhimit te autobuzave ne Shkoder qe mund te konkludonte pas nje dekade ne krijimin e nje zinxhiri prodhimi Iveco-sh ne Shqiperi (Shkoder). Thjesht supozim ky.

Kjo s'eshte e vertete .kam pare ne amerike si ngrene fabrika ne ca zona te pocaqisura rurale.qeveria investon ne ngritjen e qendrave te trajnimit te fuqise punetore.

Oj zonje, po flisnim per industrine e automobilave me duket.

E gjithsesi tentativat e qeverive qendore per te orientuar zhvillimin industrial ne zona te depresionuara kane rezultuar te deshtuara dhe me efekte negative anesore, pergjithesisht.

S'eshte e vertete kam pare me syte e mi si uzinat e mercedes airbus toyotes etj kane sjelle zhvillim atje ku jane ngritur.

Po lere o Alba se e di Olsi me mire...ka lexuar shume libra per kete pune!

sapo mbarova se kenduari biografine e steve jobs.ne nje vend pershkruhej takimi me obamen.ai i shpjegoi presidentit se arsyeja qe aaple kishte punesuar 700 mije kineze ishte s ene kine kishte mbi 30000 inxhiniera elektronike manifacturimi te cilet nuk gjendeshin ne shba sepse sistemi arsimor nuk kishte prodhuar mjaft ne vite.ai i shpjegoi ata ishte kollaj te trajnoheshin gjithe ajo duhej te dinin ishin koncepte baze te manifacturimit dhe electronikes.Nese shqipot jump in e trajnojne fuqine punetore ku ti pergjejt standadeve te prodhimit modern kompani te tilla do vijne atje.

O alba qe enderron me sy hap, e di sa vite drite dote trajnosh ata te forces prodhuese per te prodhuar nje motorr te thjeshte citroeni bie fjala? Ja e hape nje fabrike ne shijak, ke do punesosh aty? Shijaksit?

Ku?

PS: ti Rono ate punen e kulturimit qe te bera per historine e artit (para ca kohesh) shoh qe akoma s'e ke tret.

Ohu, keta e fillojne muhabetin me "pse jo dhe ne shqiperi, kur ka ne Turqi/Indi/Meksike/Kine (te gjitha vende me treg gjigand po nejse)".

Kur ne fakt pyetja duhet te jete, "pse ne shqiperi kur pothuajse cdo vend tjeter eshte me ideal, pra cfare mund te ofroj shqiperia qe Sllovakia nuk e ofron dote, ose Turqia, ose kushdo qe kemi afer"

Presh e matane preshit menyra e arsyetimit.

Ols, degjome dhe mua! Arat more arat e ketij vendi ...duhen punuar.Ke menim se si ? Arat do jene " uzinat " e ketij vendi.Kush do ti beje djemte, rinine....te punoje arat, ka per tju ngrit lapidar.

Hajde se per arrat do mendoje Kokedhimi e gjithe spekullatoret e tjere Grave.

Shpresa vdes e fundit. Une mbetem skeptik. Naten edhe ty Grave.

VFLP! smiley

04:54 am, edhe naten? mos eshte gedhire jashte mo hapini dritaret njehere.

Bujqesia duhet zhvilluar po nuk duhet harruar se shqiperia eshte vend i vogel me vetem 25% te tokes me kushte te favorshme plus ne vendet e zhvilluara vetem 2% e popullsise merret me bujqesi.

Grava i nderuar ti duhet te shohesh me thelle ne Gravimin e depresionimit te Industive me qendra nga Dermecesi tek Mercedesi .Ka deshtime transgesive qe rrokin madheshtine e  hapsirave mbare strategjike ne sistemin zinxhir te Donkishoteve . Behet fjale per know-how Grava , qe jane pune ku dhe Iveco do e kishte veshtire te hynte si Mercedes ! Jo Grava nuk duhet thjeshtuar problemi....duhet pa me me thelle , per t'ja hudhe Erdoganit me i mare Paret !

Alba nuk me the di gje per Idris ...Sikur ke qene mire me duket smiley  Apo nata thuaj te rremben me probleme Henore,  pak tangetore ndaj Marsit , qe pa tjeter japin rezultate ne Toke me qender Shqiperine  smiley C'te bejne stuhite diellore dhe Vapa ..thone... s'ta ben as hasmi !

Grava je Flori kur permend Arat ...megjithse Rruli do jete kunder sepse i ka Fermere smiley ...po Rama mase ka marre ndonje premtim per kazma e lopata , shata e kosa te qerojne arat nga Ferrat njehere ! Pa LefKOPETE e Xhibolet aty do i kesh tere jeten....jane si Grami nuk zhduken !

Amerika ka vetem 2 milione ....Fermere! Mba me buke .....sa milione amerikane, Alba? Dhe sa jane exportet amerikane te produkteve ushqimore?
Toka jone eshte vertet e vogel, por ara, ajo qe mbillet, ka nje kapacitet moj Alba qeee , nuk ta mollois dot.... Sa ka bere per arat, ai sistemi qe vate, nuk ka te paguar kurre....

Ne amerike nje ferme me me pak se 150ha quhet jorentabel.nje fermer vete i trete me te dy djemte andej nga chicago apo iowa punon 1000 ha me traktore apo kombajna sa nje shtepi 2 kateshe.shqiperia me ferma 2 dydnymeshe veshtire se do konkurroje me ta.

Te konkuroje...? Po kush tha te konkurojme ameriken? Te prodhojme per vehten ...qe te mos biem nga Maqedonia e Greqia ...dhe te mund te shesim prodhimet tona...bio, ne Evrope ..Sa di une o Alba, rentabiliteti eshte funksion i rendimentit, ne raport me kerkese oferten dhe jo i njesise.....
Ne keto arat tona, qe jane te shumtat"qersa"( besoj a di kuptimin kesaj fjales shqip) edhe nje katshet u vine rreth....
Une bej fjale jo per " fermeret "e Bodes... me dylyme , por per sipermarrjen ne bujqesi...

Ne Shqiperi madhesia mesatare eshte 3-5 hektare. Ekonomi shkalle zero. E pavaresisht kesaj prodhimi bujqesor eshte rritur jashtezakonisht.

Yes, ne kohen e atij sistemi rreth 70% e popullsise jetonte ne fshat. % me e lart nga cdo vend tjeter ne Evrope... kjo flet shume per prodhimtarine (apo mungesen) e atij sistemi.

Hahahaha, turqit jane fare!!!! Si mund ta titullosh artikullin "iki metrilik konuk", eshte shume qesharake!

Urdhri erdhi: Shko tako turkun me i thene botes gjasme se me ke jane shqiptaret me te lidhur !!! nderkohe qe Shehu ne tregon po ne shqiptarve se kush eshte partneri me i rendesishem ne kete kohe -> e gjithe kjo nen nje projekt me emrin RILINDJA

pika pika pika

Turqia ka interesa strategjike në vendin tonë. Unë e shoh takimin e Rames me Erdogan si një presion i këtij të fundit për disa deklarata të Rames dhe krerëve të PS-së thënë kohë më parë dhe gjatë fushatës elektorale për konsecionet turke këtu në Shqipëri ku kryesore muajt e fundit janë disa HEC-e në veri të vendit. 

Gjithsesi Rama bëri vizitë në Angli, shkoi në Itali (duhej patjetër edhe në Gjermani) vazhdoi me Turqinë dhe e mbylli ndoshta jo dhe aq mirë në Greqi, kjo e fundit sipas radhitjes për vetë lidhjet ekonomike ndoshta duhej të ishte e para por politika mbetet politikë.

Plitikajt tane te gjithe,kurven bajne neper evrope.Pritshmerite tona jane,a do dine me zgjedh dashnoret? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).