SEC (Securities Exchange Commission) denon nje peshk te vogel dhe i le balenat te levrojne.

Ne artikullin kryesor te Huffington Post shkruhet " The Watchdogs blew it" - ose shqip: policet federale akoma vazhdojne te flene.

Javen qe shkoi, nje gjykate ne New York ka denuar te lartpermendurin Fabrice Tourre ne nje seri akuzash per mashtrim te klientave te firmes Golman Sachs. Fabrice ka shitur nje hedge fund toksik dhe te falimentuar  klientave, pa u treguar atyre se vete arkitekti i kesaj sipermarrjeje, Paulson & Co ishte ne dijeni te falimentimit te bond-it.

Kjo "fitore" ka qene ne pritje ne kohe te gjate nga publiku amerikan qe kerkon shpagim per krizen financiare te 2008-es. "Fitore" ne thonjeza per shkakun sepse eshte aq e vogel, saqe ne te vertete eshte qesharake. Tourre ne fakt eshte nje i punesuar i firmes dhe megjithe titullin zv. President, ai nuk ishte nga ata qe kishin ne dore vendimet kyce te kompanise. Sipas artikullit, Titulli i zv Presidentit iu eshte dhene me qindra punonjesve te Goldman Sachs. Cfare ka ngjasa te ndodhin eshte se gjykata do t'i jape nje gjobe te denuarit, si dhe ka per t'i hequr licencen e tregetise se aksioneve. Heqja e licences biles nuk ka per te qene problem per personin ne fjale, pasi ai e ka lene ate lloj profesioni per te ndjekur nje doktorature te nje fushe tjeter. Per t'u permendur ia vlen fakti qe ky denim, eshte i vetmi qe ka lidhje direkte me krizen financiare te 2008. Dhe nuk dihet a mund te quhet denim kur i denuari s'ka per te bere asnje dite burg.

The SEC duhet te lere sardelet dhe te merret me balenat - shkruan me shpoti Dennis Kelleher i nje shoqate per interesin publik.

Per me teper artikulli i plote ne anglisht: The SEC nails a minnow while the whales go free

 

Shenim: Sipas artikujve te tjere ne lidhje me kete ceshtje, kam lexuar se SEC menaxhohet nga njerez me lidhje shume te ngushta, ose nga te njejtet njerez qe kane qene drejtore dhe ekzekutive ne kompanite qe SEC ka per detyre te mbikeqyre.

Ky artikull mu duk me interesant dhe merret me te njejten ceshtje. Nga 4 ceshtje te hapura ne keto 5 vjet, ky eshte i pari qe SEC fiton. Te tjeret dolen te pafajshem. Biles me poshte vazhdon te shkruhet.. SEC 1 - WALL St 7. Kjo per shkak te disa ceshtjeve te tjera qe SEC humbet ne lidhje me krizen e 2008.

8 Komente

SEC-i vet, eshte krijim/krijese e peco-groseve te Wall-St. para shum vjeteve, per ti dhene nje fare serioziteti spekullimeve aty, dhe -fatkeqesisht- e ka te limituar aktivitetin e vet, per te mos thene (ne nje forme me te trashe) se e ka te kufizuar aktivitetin e vet. 

 Pjer posacerisht per ty harxhova gjysem ore duke perkthyer, if you weren't part of the equation do ta lija me tre rreshta dhe me dy linqe smiley

UnjamNJESH, çfar perktheve dhe ku eshte perkthimi. 

je Njesh Pjero!  ne fakt ne e dinim, por eshte mire ta konfirmosh  dhe vet aty ketu..smiley

pjero heres tjeter per ty do ta sjell linkun ne fleminisht ose gjermanisht edhe mos rrim kot me perkthime artikujsh te huaj se esht harxhim kohe ;P

Sipas artikullit, Titulli i zv Presidentit iu eshte dhene me qindra punonjesve te Goldman Sachs

titulli me i ulet i cdo 'trader' ne cdo banke, eshte VP. Nqse ne GS, qindra veteve i eshte dhene ky titull, ky mund te jete tregus i volumit ne rritje te transaksioneve ose rinovim stafi (shkurto te shumpaguarit dhe puneso te rinj)

ha ha ha ...cer analize

kur i them une pjerit qe s'ka c'na duhet bursa fare fare ne shqiperi, jo thote. bursa eshte vend i mashtrimit. kush te genjeje dhe t'ja hedhi tjetrit. ne shqiperi do behet nami fare se do i nxjerrin te dhenat tek miqte e tyre dhe shumica do mbeten me gisht ne goje. po pas gishtit ne goje shqipot marrin armet si ne'97.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).