Birra “Korça” sfidon edhe uljen e temperaturave. Në mbrëmjen e tretë të Festës së Birrës në Korçë, pavarësisht motit të luhatur, pjesëmarrja është bërë më intensive. Prej momentit kur çeli siparin e saj për këtë edicion, Festa e Birrës ka ofruar mundësi zgjedhjeje pa fund. Fundjava ka bërë që festa të mbipopullohet dhe atmosfera e adrenalina e saj të vijnë në rritje të përnatshme. Një prej arsyeve është birra e qytetit, “Korça”, e cila çdo mbrëmje shënon mijëra gota që zbrazen me shpejtësi nga pjesëmarrësit në festë. Birra, kërcim e muzikë deri në orët e para të mëngjesit, është ajo që ofrohet në Korçë këto net të zjarrta që freskohen nga birra “Korça”. Ajo vjen në këtë sezon me më të mirën e saj, pasi bëhet fjalë për një vit jubile, pikërisht 85-vjetori i krijimit të saj. 

Netët po rrokullisen njëra pas tjetrës e, bashkë me to, edhe gotat e birrës “Korça”. Mbrëmjeve nuk u është lënë asgjë rastësore, pasi gjithçka ka qenë e kuruar nga duar profesionistësh. E tillë ka qenë në këto 3 net edhe birra “Korça”, e cila këtë verë është sjellë e prodhuar nën kujdesin e një ekipi specialistësh gjermanë, që e kanë bërë më cilësore dhe më të shijshme. Pas natës së dytë, ku të gjithë u argëtuan pa limit, Festa e “Birra Korça” pushtoi rrjetet mediatike dhe ato sociale, ku kanë qarkulluar pa fund foto dhe komente vlerësuese për birrën e qytetit dhe cilësinë e saj të përmirësuar ndjeshëm. Këto net feste, veç pjesëmarrësve që pushtuan çdo cep të parkut “Rinia”, kishte dhe qytetarë, të cilët i kthyen ballkonet dhe dritaret e apartamenteve që ndodhen rreth e rrotull këtij parku në ambiente nga ku mund të shijohet festa në një mënyrë ndryshe. Për të dytin vit radhazi, ambasadorja çeke Bronislava Tomasova ka qenë pjesë e festës, ku edhe një herë nuk ka hezituar të shprehë mbresat e saj për festën dhe birrën, ndërsa në po të njëjtën mbrëmje ka qenë i pranishëm edhe ambasadori holandez, Martin de Labeij. “Është hera e parë që vi në festë dhe po më pëlqen shumë. Birra është shumë e shijshme dhe atmosfera po ashtu. Unë erdha këtu me idenë që në Holandë ka birra shumë cilësore, por për fat gjeta birra Korçën”, tha ai.

Ambasadorja Tomasova: Birra “Korça” më solli në festë

Ambasadorja çeke, Bro-nislava Tomasova, ishte iniciatorja që një grup nga vendi i saj të ishte pjesë e Festës së Birrës këtë vit. Tomasova shprehet e kënaqur që ka rastin të festojë dhe të shijojë në këto mbrëmje freskinë e birrës “Korça”, që, siç shprehet ajo, është prodhuar me teknologji çeke. “Vij për herë të dytë në këtë festë dhe ndihem shumë mirë. Unë erdha vjet këtu dhe u befasova kur pashë një festë të tillë, por premtova se do të sillja një grup çek këtu. E mbajta fjalën. Sonte kam sjellë një grup çek që do të performojë. Është e rëndësishme pjesëmarrja ime këtu, sepse birra ‘Korça’ ka një teknologji çeke dhe përbërësit e saj janë çekë. Unë e kam vizituar fabrikën dhe mund të them që është ndër më të mirat, madje mendoj se është një element i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Birra ‘Korça’ mua më pëlqen shumë”, tha dje ajo. “Ne në Çeki pimë birra të mira dhe birra ‘Korça’ është e tillë. Unë vitin e kaluar mora ftesë nga kryetari i Bashkisë dhe, kur erdha këtu, u mahnita. Ndaj këtë vit e mbajta premtimin dhe u ktheva sërish. Patjetër që nuk do të mungoj as vitin që vjen. Do të rikthehem me shumë dëshirë dhe kënaqësi. Krahasuar me një vit më parë, festa më duket e përmirësuar. Ka më shumë atmosferë”.

Bumblefoot, entuziast për festën në Korçë

Festa e Birrës në Korçë ka emocionuar dhe kitaristin e Guns n’Roses, Ron Thal Bumblefoot. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ai ka postuar dje: “Një tjetër fundjavë e jashtëzakonshme. Ja ku do të jem… Në festivalin e Birrës në Korçë, Shqipëri”. Ai do të jetë surpriza e këtij viti, me performancën e tij mbrëmjen e së dielës, në natën finale të festës.

“Kemi marrë përgëzime për birrën”

Në stendat e Birrës Korça, qytetarët që kërkojnë gotat e birrës janë të panumërt. Njëra prej vajzave që shërben birrën e freskët në një prej stendave, Oli Morava, thotë se ka shumë kërkesa nga pjesëmarrësit. “Mbrëmja e sotme është shumë e bukur, por edhe me shumë ngarkesë. Qytetarët po qëndrojnë në radhë dhe kërkojnë pa fund birrë. Askush nuk porosit vetëm një gotë, të gjithë kërkojnë disa gota nga birra jonë. Mua më ka bërë të ndihem mirë fakti që kam marrë shumë përgëzime për birrën “Korça” si nga vendasit, por edhe të huajt. Sapo e shijonin, përveç mimikës, e cila fliste vetë, nuk largoheshin pa bërë përgëzime për birrën, por edhe duke treguar interes për vendndodhjen e fabrikës ku ajo prodhohet”.

58 Komente

Ka ne Amerike birra Korca?

ne amerike ka dhe qumesht dallandysheje jo me birra.

qumesht mund te kete por dallandyshe s'kam pare..

Ka. E blejne vetem korcaret. Se eshte e lire. 

po 

Ne Korçe nuk kam qene ndonjehere, por shpresoj te iki ndonjehere ne kete kohe, kur eshte kjo feste smiley

Festa po mbaron,sot edhe neser jane ditet e fundit

si ka mundesi qe ske qene ne Korce Pjero??smiley  Korca eshte  place to be,  atje ka edhe birresmiley  edhe (kernacka) qofte.smiley

Ah, Shqiperine e njoh me shume nga harta, gjeografikisht, se sa e kam shkelur me kembe. 

Ore ne ne feste te birres jemi por birre Korce spo pijme , me tha ajo , po birre Korce po pi , i thashe une ,po qenka njelloj si birrat e tjera, me tha ajo , po cfare birre ke provuar me perpara ? e pyeta une , kjo eshte hera e pare qe po pi birre me tha , paska pune kjo , mendova une.

Ajo duhet  stervitur me birra te tjera, mendoj une. smiley

Qe ate dite se pashe me smiley

Evropa ka birra mbi 500 vjecare kta festojne 85 vjetorin e themelimit te punishtes se birres ne qytet. Ikni e korca merruni me kernacka e lerjani birren maestrove 

me e mire se ato shurrat amerikane do jete

po ato 500 vjecaret e europes a nuk kan kalu edhe ato 85 vjetoret e vet, apo jan ba direkt 500?

bud-i American eshte 150 vjec dhe prape shurre eshte

birrat ne shqipri kan ardh duke u permirsu kto fitet e fundit. korca e zeze eshte shum e mire, tirana kuqalashe po ashtu eshte e pranueshme. ne raportin cilesi-cmim jan shum mire. pasta ke dhe franceskaner te turbullt super pije po ne lokal ajo shkon 500L kuse korca 120L .

 

Korca eshte birre qe shitet neper bare lagjesh. Neper pika bastesh. Jo ne klube nate. Noshke, ka birra te mira dhe ne shba. Sam adams blue moon etj etj. Ka shume prodhues te vegjel te birres. 

e di qe ka ca birra te mira ne 'mrike ..... po jo dhe aq. me pelqen nje 'goose island' IPA dhe ca te tjera

Per ipa amerika eshte njish. Kurse bud eshte si korca e tirana, birra e atyre qe smarrin vesh. 

nah...pak ipa ka, po mir dhe aq

 Kurse bud eshte si korca e tirana, birra e atyre qe smarrin veshsmiley

po kto jan birrat shqiptare nuk eshte se ska birra te tjeea ktej. kur te vish noj here futja nje gjiro nba brauhaus dhe krahasoje me ato birrat andej. birren e prodhojne vete ktu, por nuk eshte birre shqiptare se formulat i kan gjermane. edhe nuk eshte ndonje krenari te jesh njohes i madh i birres, se nuk eshte vere ose konjak, birre eshte ne fund te fundit. 

Brauhausi te shpia Nanos? I kom provu. Imitime te paulanerit dhe lagera pafund. Ska tradite birre shqiperia, pjesa me e madhe jane lagera te lehte tip moreti e stella artois. 

Ne dhjet vitet e fundid shba eshte ber numri nje ne bot per cilesin dhe varietetin e birres. vended evropiane me tradit ne kete fush duket se kan mbajtur traditen nuk kan ekseperiementuar shum. Esht shum lart amerika per birre tashme nuk ka krahasim. per mua belgjika esht i vetmi vend qe i ben konkurenc me birrat tipit "lambic" apo lachoufe delirium tremens kto lloj birrash 12 dollar/shishe e lart. mirpo birrat amerikane jan po aq te mira dhe shum me te lira.

ca thu mer, ku i ke gjet kto statistika ti .... ke bo nai her xhiro neper keto vende qe i shpergojon!! smiley

Blue moon e perdorim ne shume nga lagja jone..

Per mu Sierra Nevada dhe best.

kjo duket si fest e vertet nga muzika te numri i madh i njerzve. kur te vim ne shqiperi duhet planifikuar koha prane kesaj feste. Birren korca e blej shpesh jo se e pelqej shume po sepse eshte nga shqiperia. zakonisht e gjej te garys liquors ne chestnut hill http://www.garysliquors.com/

Admin ca ka ndodh me flamurin tone ? 

ju kan fut ne europe, megjithse ju jeni mosmirnjohes e nuk ja pelqeni birren tokes meme. smiley

1 pyetje kot. ca konsiderate kan te bardhet ne amerike per europen? toka meme, apo vjeherr?

Hic mo, te bardhet e amerikes evropiane jane te ardhur ketu nder breza, sic jam edhe une. Sic e thua dhe vete te bardhet e evropes e kane bere kete shtet,smiley

ate qe te bardhet e kan bere ate shtet nuk e thashe une, e the ti. po per ta bere e kan bere smiley kshu kot pyeta, per kuriozitet se nga filmat nuk merret vesh, her i shajne e here i lavderojne,sidomos te kto filmat me romance europianet dalin joshesh, por ne fund vajzen e fiton working class american smiley

Per filma vallai nuk shof fare, me shum shof PPU smiley, shof realitetin ketu.

ej, pse  gjithmone kjo ambasadorja çeke eshte e pranishme ne festen e birres ne Korçe?

ku ka birre ka ceke smiley

mund dhe te kene investuar/ndihmuar ceket ne birrarine korca

ah, dakord!   ndofta mund te jene bashkpronare ceket.  ne fakt,Cekia eshte prodhuesi nr 1 i birres ne Evrope, ndersa polaket  jane piresit nr 1 te birressmiley

Festa e birra Korces eshte kjo? Apo e birrave ne pergjithesi? Shesin Birra Peja aty?

duhet zgjeruar pak llojshmeria te birrat shqiptare kryesisht birrave te zeza dhe atyre me me shume alkool.  birrat ''bjonde'' vetem ''bjondet'' zene.

birra peja ka ne disa vende ne greqi po korca nuk kam pare.  me shume xhiro do te kishin ketej se sa ne shqiperi,po te kihet parasysh se nje shqiptar pi 5-10 birra ne dite. lere pastaj po ta mesoje edhe ish bashkimi sovjetik me mesatare 20-30 shishesmiley

Diplomati holandez: “Birra Korça” me standardet e BE-së

Kjo standartet e BE-se nen avujt e birres,  me te provuar qyl, apo me te "diagnostikuar"....????? 

Birra Korces i Uroj Feste te Madherishme si vete Birra e saj e Rralle .Vete Vekja qe mund te blinte Birre nga cdo Vend i BOTES parapelqenete vetem Birra Korca " te gazuar ". Nje shishe si ajo sot mund te kushtoje me shume se 500 USD shishja !. . Ne ate Kohe 19 lek dhe e zeze 22 lek .

Eshte e paharritshme per Ujin qe perdor dhe , nuk e di e kane ruajtur apo jo Humulus Lupusin e Fshatit  Poradec  te Kazase Starove smiley qe kishte Treg me "te Lutme " edhe nga Gjermania e famshme . Te njetet teknologe instaluan edhe Birra Tiranen ne ato fillime me Teknologjine "Pilssen " por kjo nuk e bente dot te atij Niveli per shkak te Ujit ! Dhe Uji eshte faktori KRYESOR qe limiton Prodhimin .Privilegj i Shqiptareve eshte birra Korca !

Sot shqiptaret ne Tirane e kudo mund te pine cfaredo lloj surrogatoje qe i vene etiketen Birre dhe te shesin Pordhe me emra markash neper Bote pa i ditur qe jane prodhime Kimikatesh dhe jo Safi CAJ Elbi qe shpon dhe Kalin e harbon Pelen smiley

Gezuar Korcareve  ku dhe nibeli i nje ( 1) Fshatari  per nga edukata e kultura e asaj zone eshte baraz me Eliten Shkodrane smiley..Dmth ka qene smiley

Ku LefKOPEJAsmiley

Nuk e shef qe po ja Lepin !smiley

actually duhet ti vesh nje copyright ketij posti e ta shesesh si reklamesmiley

E nderuar me zamete kjo teme ose permbajtje ka ardhur dhe njehere dhe une lexova se askush nuk e njifte Birren Korca . Sot kam kenaqesine qe dikush qe e NJEF Biren te thote ndonje gje pervec "ku di gjo ti per markat e birres ne bote mer jahu " te pasuara me te famshmen "se Usa zotrie " 

Keshtu me shiti mender ( jo pordhe ) nje domenikan nga banana republiks smiley qe ne me Babasqap ne krye po synonim te beheshim ,  per Biren por , nuk e dinte qe varej nga Maltua qe ne perberje ka te famsmin Humulus Lupulus .Me pak fjale ,me thashetheme e kam smiley jermeni hoqi te zijte e ullirit , ( jo te lefKopese per Ps smiley deri sa e gjeti nje vend te tille pas sa e sa analizave te tokes ne co rreth .Me duket se vone kishin gjete edhe ne Kloce te Korces 

Rrofte Bira Korca si e vetmja Birre e Rrallle e vertet , perballe lloj lloj qelbesirlleqeve qe sherbejne ne Tirane !

nderoni flamurin se nuk ja vlen te postojme me me flamurin e derrave socialite europian. 

Shhhhhhhhhhhht mos fol se edhe ne shqiperi derrat socialiste e kane marre pushtetin, na duhet te pershtatemi.

Keshtu me shiti mender ( jo pordhe ) nje domenikan nga banana republiks

 

pra qe ketu mesojme se xakja jo vetem debaton ashper me bossa bucko amerikane por edhe me domenikane nga banana republiks. Persa kohe mema Shqiperi te kete djem te tille vitale qe perplasen per interesat e saj, ka shprese, ka rilindje! 

Erdhe i Tredhur  smiley  A te marrte te keqen Berisha ty ,   qe ma di diagnozen dhe me del para gjumit .Po ku e mbyll dot naten une pa te lexuar ty smiley Me fjalen tende poshte meje te pernateshme , me ke kyrsyer sa e sa dollare per blerje Laksativi nga ai me shenimin "tundet para perdorimit ".  Hallall kryetar .

Partia do fitoje edhe po nuk pine birra Korca  anetaret e saj se kemi shtrire rrenjet llajo ne te gjithe Boten .Te na haje Mune domenikansi smiley Te pacim sa malet ne krye te Partise per gajretin qe u jep anetareve duke bere  kritika te rrepta ne lajthitjet e tyre .Po bej autokritik kryetar se i leshojme nga njehere ilateklif o llajo , dhe po te mos kemi ty qe na i degjon , vaj hallit ku do shkonte Revolucioni Yne .

Ke ato prurjet e para si per Fernetin eeeeeee ,sheqerin eeeeee , birren eeeeeee dije ca gjera .Apo nuk ka tek kjo te pReseketuar nga Diktatura smiley 

Nje shishe si ajo sot mund te kushtoje me shume se 500 USD shishja !. . Ne ate Kohe 19 lek dhe e zeze 22 lek .

nuk ka mundsi qe nji pras i vetem mund t'shkaktoje kte reagim. Thuj t'verteten xake, me sa prasa ke "lujt" sot?

 

Gezuar Korcareve  ku dhe nibeli i nje ( 1) Fshatari  per nga edukata e kultura e asaj zone eshte baraz me Eliten Shkodrane.

ti bredho duhet te jesh noj elitare shkodre  se me kto qe thu ske shance  te jesh fshatar korce smiley apo jo idrizo?

 

vlere eshte legeni, vlere. Po thuj qe numrohen me kokrra ato qe e kuptojn. Katnaret e korces me t'kulturuar se qytetaret shkodron...duket qe ka ron n'bar te cilsise se mire sot. Vej bast qe tani eshte duke honger se dihet qe bari t'hap oreksin si dhe t'zgjeron fantazine dhe humorin

jo mo bredho, jo se qytetaret shkodran, por elita shkodrane se qytetaret shkodrane i kan kshu, buk me djath sa per nxemje smiley

ti tafe mos ma mgacmo Zanen (shtoja zot vallen) se e kemi me kimet. 

Pse sterio, qe ta kuptosh idrizin me kete citat qe ke shkeputur e hedh larg ai, ke parasysh nje me nickun zana ketu ne peshk?

Shume krenar per Gentin,bashkeqytetarin tim! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).