Ne emer te krishtenve katolike te Peshkut, urojme gjithe komunitetin musliman shqiptar, vecanerisht besimtaret musliman te PPU:

Gezuar diten e Fitr Bajramit! Paqe, harmoni e gezim perhere ne familjet tuaja!

Gezuar!

84 Komente

Ne emer te krishtenve katolike te Peshkut,

pse vetem katoliket ?

 

Ok pra ne emer te ortodoksve  shqiptare ju uroj dhe une Gezuar Bajramin . Zoti  indihmofte familjet  tuaja dhe gjithe shqiptareve  kudo qe jane.

Hajt gezuar per shume vjet.

 

/duket qe myslimont e peshkut jon tuj u zon ke "Livadhisje, me ose pa leje" nuk kon koh me festu... ja kan lon kaurrve t'djallit...

Faleminderit Pjeter ! 

ne emer te ateisteve te peshkut, urojme besimtaret muslimane  te PPU, por edhe tej e pertej  gjithe  trojeve  shqiptare  dhe diaspores, Gezuar  Bajramin!!

Jo ne emrin tim Belul.

As në timin Belul. Ti varesh nga xerku jot nuk varesh nga xerku im.

tash po vjen dhe teefa dhe m'thote kush t'ka autorizu me fol n'emrin tim?

Pakapo dhe Godo, ne emer te organizates tone ju kerkoj falje  qe fola ne emer te saj, por  edhe qe fola pa leje.  nuk do perseritet!

 

p.s   ne emrin tim, si njeri, u uroj te gjithe muslimaneve shqiptare  dhe te gjithe botes, Gezuar Bajramin!

http://youtu.be/K1yVOS6Wy5k

Belul a e di c'qendrim mban Islami ndaj mosbesuesve (perfshi ketu dhe ateistet)?

jo nuk e di pakapo.. ne pergjithsi pak njohuri kam per punet e fese,  klerin, religjionet etj.

Shume shkurt Kurani i cileson si te:

Urryer, tallur, denuar, terrorizuar, shkaterruar, vrare, kryqezuar, te lige, e te mallkuar.

Ka shtate vende ne bote ku mund ekzekutohesh nga te qenit ateist, te shtata jane vende zyrtarisht myslimane pra feja zyrtare e shtetit eshte Islami (per te mos folur per mohimin e shume te drejtave te tjera e diskriminimin qe ju behet).

Trajtimi historik pastaj eshte i mbushur me vrasje, burgosje, perjashtime, shtypje, konvertime me zor, nenshtrim, diskriminim e dhunim.

nuk di cte them..  po i bie pak shkurt edhe une.  me ckam kuptuar ka nja 1001 menyra te ndryshme, mos me shume, te interpretimit te kuranit   nga vet muslimanet.  

nderkaq, praktikisht,  deri tani  kur u them muslimaneve ne Shqiperi e gjetke, qe jam ateist,  as nuk me kane fyer, as nuk me kane share as kercenuar e as vrare..smiley     por edhe ne vendet tipike muslimane,  nuk kam degjuar te ekzektuhen  te huaj (perendimore)   sepse ata i perkasin nje besimi tjeter apo jane ateiste..  bile ata  jane te interesuar  qe  te huajt, perendimore etj,   te vizitojne  si turiste  vendet e tyre..

Po jo mo burr se ska 1001 ne menyra te ndryshme.  Hap Kuranin e lexoje se ca gjera jane shume te qarta si trajtimi si nennjerzor i mosbesimtareve e nuk lene vend per 1001 interpretime.

Shumica e shqiptareve qe pretendojne qe jane myslimane s'jane aspak myslimane si mbas doktrinave te fese.  Per ta eshte thjeshte ceshjte e identitetit familjar apo modes gjate ramazanit e bajramit.  Shume te tjere e kane fene thjesht kinkalerike.

Ligjet ne ato vende Belul egzistojne per qytetaret e atyre vendeve a jo per te huajt.

Meqe ra fjala per te huajt, urdhero e lexo ca i ndodhi kesaj te huajes ne EBA:

http://worldnews.nbcnews.com/_news/2013/...

Dhe ka pas nje shtet ateist ne bote me kushtetute qe:

me vrasje, burgosje, perjashtime, shtypje, "konvertime" me zor, nenshtrim, diskriminim e dhunim.

Meqe Shqiperia eshte tani shtet laik, ku me kushtetute lejohet edhe liria e besimit/mosbesimit, c'lidhje ka?

Ti je komplet out nga ajo qe dua te them une.  Ndiqe argumentin qe nga fillimi.

Si guxova dhe une.  Ndjese, diskutim te mbare. 

Ne i themi si je jo si ke qen. Plus ateizmi me dhunë që praktikoj regjimi nuk është ateizëm , por një diktaturë e njëtjtë si është islami në shumë vende sot.

Tek ekstremet e dhunshme dhe te ligjshme e kisha fjalen dhe une.  

Paarsyeshmeria eshte paarsyeshmeri pavaresishte se eshte fetare a jo, por kjo s'do te thote te tolerojme fetaren pse ka dhe jofetare.  Hoxhaizmi ne Shqiperi ishte fe ne cdo kuptim te fjales dhe Hoxha zoti i kesaj feje.  Idhujtaret i ke ketu ne peshk, e njeri prejt tyre turfullon me gelbaza te qelbura kundrejt cdokujt qe i shan zotin e tij.  S'ka asnje ndryshim nga talebanet myslimane.

Kot e zbut zemren Belul. Keta ne duan te dalin nga lista, te luajne gishtin $.smiley

O Belul o trim i marre

u perleshe me radare...

smiley

E frikshme se sa shume njerez ishin mbledhur per t'u falur sot ne shesh, e sa shume kalamaj te vegjel jane te perfshire ne fe koke e kembe. smiley

Për këtë ditë luftuam!

 

jo mor bir, luftuam qe ai qe adhurojme mos te na fusi plumbin kokes, sic beri Enveri me shoket e vet. te pakten tani adhurojme qenie imagjinare..

e kam llafin se qenia imagjinare nuk shkruan (dot) telegrame qe urdherojen pushkatimin tend ndersa nje nate me pare te jep nje perqafim si shoke per jete.

hec tani..

Me c'duket realiteti atje s'ofron asgje me te mire si alternative morale e kulturore. 

Gezuar smiley

Shpresojmë qe Rilindia te mos na e shpife ne festat fetare.Vetëm Presidenti që është i të gjithve,te thote dy llafe,dhe gjithë politika tjetër të mëçifet.Ska pse te na dalin gjithë ata maluketer te na urojnë festat.Të hane ndonjë tas ashure dhe të hikin. Megjithë atë Gëzuar Baramin!

Pse çfarë ju ofron juve Italia zonja Finisterre?

papa françeskon. esh' çun simpatik, i rruar i qethur ohuuu smiley

esh' e nenkuptuar besoj, une flas per veten time.

Ofron kopshte e shkolla, e kinema, teatro, qendra sportive, biblioteka e muzeume. Si jobesimtare (nuk e gjej te domosdoshme hipotezen e Zotit, as perballe vdekjes), do te doja qe femijet shqiptare te kishin me shume alternativa. Ka moral dhe jete te pergjegjshme edhe jashte deres se kishes dhe xhamise.

Ne arabisht i thokan:

Eid Mubarak!

gjithe besimtareve mylsimane ju uroj:Gezuar Bajramin

Kur nuk hapet teme per Shen Valentinin keni tregu se

Gezuar  te gjithe robve ene ju a bofte Zoti mare e mire Inshalla!!!

Faleminerit ene ti Pjeter mustaka, je si asi n' mes xholave

N'emer t'agnostikeve ju uroj - gezuar Bajramin. Hani e pini sa te ngopeni. E meritoni. Cheers! 

kush te ka dhone leje me fol ne emer te lagjes ty shoqe?

Nuk do bejme 'sherr' tani. Eshte 1 fjalim, urim per lagje dhe ti! Mos bej kshu! Jepja doren tetes tani. Goten. Cheers smiley 

pranoj. eshte kollaj me uru ne emer te agnostikve, se ne se prishim me asnje, nuk besojme, po festojm smiley 

Cere do me thone "Fitr"?

Ta morim vesh te pakten cere jemi tu uru!

ik more futi nje gugllim

"Fitr" فطر = Kerpurdhe, thote guglli!

Cere jeni tu uru mer amon me ket "Fitr" se plasa???

 Qindra mijra musliman shqiptare po urokan njoni-tjetrin dicka me kerkpurdhe! Ska mundesi!!!

Magic mushrooms Ron smiley 

Federal income tax Return* smiley Lahen gjynahet me perendine dmth... 

Shaka hej, mos u mprefni kot!

Nuk e di kur eshte futur ne perdorim ne Shqiperi fjala "Fiter Bajrami".  Ka pas qene thjesht mesa mbaj mend "Bajrami i Madh"  (Bajram = festival, Fitr-Fitër = te thyesh agjerimin, ose ne gjuhen e bukur te memenjerkes Break the Fast, prej nga ky breakfast smiley.)

Me gjithe kete interes, e qe te krishteret te mos behen xheloze, shpresoj te pyeten kur t'u vije radha se c'do te thote Pashke smiley.

 

  Ka pas qene thjesht mesa mbaj mend "Bajrami i Madh"

 

o Bajernam  i modh, sa i modh je ti,  do kish thene Fiqiriu...smiley

Mos ki merak se nuk behen xheloze te krishteret. sic mund ta kesh evne re ka nje interesim te papare sidomos te ortodokseve per festat myslimane, te tipit "ca lesh feste eshte kjo" ose "cer mut zakoni eshte ky i te mos-ngrenes, neve shqiptaret gjithmone e kemi pas qejf ushqimin" etj etj. Ju qan shpirti per myslimanet, nuk merziten fare kur hapen te tilla diskutime.

keshtu na meson Janullatosi, se ate papen e ri nuk para e marrim vesh, flet spanjisht... smiley 

ho me,fillut'e! smiley

urdhno?

As qe me shkoi mendja per detaje kaq te hollesishme.  E kisha thjesht tek kurioziteti per etimologjine/kuptimin e fjales se huaj "Pashke" smiley.

PS: Por meqe e permende, ortodokset besoj do te ishin me te kujdesshem ne pyetjet qe do benin, sepse populli mish-dashes, mish-ngrenes shqiptar do u kthehej hakce "ca lesh feste eshte kjo" ose "cer *** zakoni eshte ky i mos-ngrenies se mishit per aq jave" (i referohem agjerimit qe eshte "vegjetarian" e ne javen e fundit "vegan".)

ne ateistat nuk e rrujme....

I uroj feste te gezuar atyre, qe me sinqeritet agjeruan nje muaj me dite kaq te gjata dhe shpresuan kthimin tek vetja e tyre, kthimin ne pafajesi, duke iu larguar kenaqesive sensoriale per te prekur dhe mbushur shpirtin me ate qe eshte e paster, e vertete e bukur dhe e shenjte, adhurimin e Zotit te tyre, qe u jep force dhe u kujton se Njeri eshte ai qe ne asnje situate nuk e hedh poshte vyrtytin e nuk e shet veten me cmim te lire per plotesimin e nje ambicjeje tokesore, edhe ne rastin me te veshtire kur i mohen nevojat vitale.
Eid al-Fitr!

P.S.: Te nderuar Brutale kudo si ndodheni, dashamiresisht ju sugjeroj te benit nje dite armepushim, te pakten sot per respekt duhet te kujdesemi te mos e hidherojme tjetrin, meqenese per te eshte festa me e rendesishme, sic mund te jete neser ditelindja juaj apo e ndonje njeriut tuaj te dashur. smiley

Prapë për Finisterre, pra ne në Shqipëri jemi të privuar, d.m.th ata që dolën në shesh për të kremtuar janë të përjashtuar nga mundësia për tu quajtur të kulturuar! A mund të na thuash çfarë do të thotë që "Me c'duket realiteti atje s'ofron asgje me te mire si alternative morale e kulturore", cili realitet, apo cila alternative.

Prape per Kullen. Komenti im ishte per "sa shume kalamaj te vegjel jane te perfshire ne fe koke e kembe". Jam per lenien jashte te femijeve nga praktikat religjioze.

Pastaj, me ne pergjithesi, mendoj qe ideologjite jane perpjekje qe kryen njeriu per te kuptuar si te jetoje me ne ekuiliber ne komunitet dhe ne Bote (perfshire ketu - tek Bota - natyren, artin, shkencen dhe historine). Mua nuk me duket se myslymanizmi, apo cilado fe tjeter, po i meson shqiptaret te jetojne me mire "me tjetrin" dhe me rrethinen me gjere.

Konkretisht, isha ne Shqiperi deri para nje jave, dhe nje mikeshe per te me sajdisur me shpuri ne nje lokal ne rrethinat e Tiranes, ne mes te natyres. Ullinj, bar, nje si perrua afer dhe nje lokal pa shume agresivitet. Erdhen aty nje cift besimtaresh praktikues (nga pamja e tyre dhe e vajzes se ciftit perfundimi), bashke me dy femije; djali diku tek pese vjec, vajza diku tek nente. Hapesira e natyres ishte e gjere, kishte plot peme, dhe femijet po luanin. Kur, pa ndonje arsye te dukshme, djali i vogel, ne gjithe ate hapesire, gjeti pikerisht nje fidan peme dhe e keputi ne mes. Prinderit, bashke me motren me te vogel, e pane dhe nuk reaguan. Une jam rritur pa friken e Zotit, ama im gjysh me pat mesuar (dhe jo me dru) qysh tre-kater vjec qe nje filiz nuk thyhet, nuk keputet, qe duhet mbjelle e ndertuar.

Ok, kuptova. Shembulli që sollët dhe si e sollët, dhe çfarë paska implikuar tregon thjesht një dështim tuajin, perderisa gjeni të meta edhe te një fëmijë, dhe se njihni Tjetrin. Në Shqipëri ka sa të duash alternativa dhe njerëzit zgjedhin çfarë të duan. Fetë janë alternativë poaq sa janë letërsia, artet, apo individualizmi. 

Vetë zoti i shikon si të papastër fëmijët , përderisa kryejn rite për ta "pastruar" kur lind një fëmijë.

Po, patjeter mund te tregoje edhe nje deshtim timin, por une s'po gjykoja femijen sepse pikerisht femijen po perpiqem ta shpetoj nga nje kushtezim pa alternative (me te mire a me te keqe, kete e vlereson secili sipas bindjes ideologjike qe ka, dhe une te thashe qysh ne fillim qe nuk jam besimtare). Po gjykoja te rriturit, prinderit.

Sa per alternativat (morale dhe kulturore) qe paska ne Shqiperi, ndoshta ti je me i lumtur nga mua, meqe paske gjetur apo i shquajtke. Une munda te shikoja nje mjerim te madh moral brenda kornizes konsumeriste, dhe paralize pa kuraje individualistesh te mbuluar me petka te fese. E respektoj vokacionin me shume se ata qe e shohin fene si "deren e sigurise" per t'i shpetuar se shkuares apo se ardhmes, por natyrisht qe edhe ky mund te jete nje deshtim imi. Jam si natyre pro humbjes, kur ajo ka ardhur tashme.

haram fud, state of islam, eqetera... smiley 

..... Jews follow Jesus Christ ! smiley

 

pse ajo tjetra "only 2% of australians follow haram" smiley

oh noooooooooooooooo;

sa inot, uffffffff ! une sa desha me e postu LOL  smiley

pranej them gjithmone qe gazetat duhen lexu qy me mjes smiley

Sërish Finisterre-s, vëzhgimi (më lart&nbspsmiley juaj i ofron normalitet vetëm natyrës dhe vezhgimit tuaj, kurse të tjerët duhet të gjykohen me tension (siç edhe e ofron pershkrimi juaj), faktikisht ti nuk i dhe mundësi vetes, thjesht krijon ca imazhe që ti ke me vete. Përpara se të çlirosh kalamajt e të tjerëve, çliro veten, dhe uroji. Njohja e Tjetrie është etika.     

Ne debatin tone ne vetem se mund te cikemi kalimthi. As debat s'mund ta quajme madje. Une nuk dua te cliroj femijet e askujt, thjesht mendoj jo mire per shtetin e sekularizuar shqiptar dhe mundesite laike qe ky ofron.

Keshtu kalimthi pastaj, ne biseden tone, me duket se i jam shmangur gjykimit personal per bashkebiseduesin duke u perpjekur te mos operoj me diagnoza, te cilat shume shpesh ose gjithmone ngaterrohen me perpjekjen per bashkenjohje. Nderkaq ne jemi te gjithe te etur per njohje te skajshme (mendoj), ca ne lartesi e ca ne gjeresi, sic edhe tradhtojne nofkat tona perkatese. Gjithe me te mirat, ty dhe familjes tende!

Ne emer te shqiptareve te Kosoves ju uroj shqiptareve muslimane te peshkut, Gezuar Fiter Bajramin. 

Njekohesisht ju falenderoje per urimet e sinqerta qe na u derguan.

Ke autorizim per ket "ne emer te shqiptareve te Kosoves" nga shqiptaret e kosoves?

E a don Autorizimin te skenum apo ne origjinal?

Shqiptaret e Kosoves perfaqesohen nga Bashkesia Islame e Kosoves dhe Ipeshkvia e Kosoves, te cilet diten e pare te Bajramit i kumtuan urimet e tyre.

Une vetem e ndava nje pjese te vades ne mullinin e peshkut.

Per Hunterin: Me duket se te rreshqiti kamba me kete akuze mentaliteti kolektivist. Nuk perben perfshirje ne kolektivizem te thuash I falenderoje te gjithe ata qe na uruan, dhe jo te gjithe te tjeret.

Po nejse.

Ne emer te shqiptareve te Kosoves flet edhe Qeveria e Kosoves, u derguan urimet si eshte me se miri...

kur s'ke nge, shti rruza n'pe

Qeverria është zgjedhur për ta përfaqësuar popullin . Se për ashtu i bie të themi se: të gjithë ata shqiptarë që luftojn krah terroristëve në Siri përfaqësojnë Kosovën apo Shqipërin.

po boll o Godo me keto sqarimet tip: ''jo po eshte ne kompetencat e zotit Xhevo,  jo po eshte nen kompetencat e nenprefektit...smiley

.... vertet nuk e kuptoni qe behet cik shaka ketu kur flasim ne emer ''qeverise se Kosoves,  katolikeve, apo ateisteve etj...?smiley

Ketu bashkohem 100% me Roni.

Flisni o njerez ne emer tuaj, une - veta e pare njejes. Jo ne - veta e pare shumes. Ti ashtu si une jemi qenie individuale. Askush nuk me perfaqeson mua dhe as dua te perfaqesoj asnjeri. Pse flet ne emrin e tjereve? Kush te dha kete perfaqesim? Dhe kush jemi Ne ato qe falenderon? Pfff mentalitet kolektivist.

Apo gje flet nje mbret ne pluralis maiestatis? Ne kete rast, meshire madheri.

ne emen te atit, te birit dhe te shiprtit te shejte ju uroj gzuar bajramin.

tashi sme kundeshto dot kush... rrufe smiley

Këta që ke uruar të kundërshtojnë , për faktin se nuk e njohin si birin e zotit, as si frymë të shenjtë smiley

Finisterre,

kujdes nje çike me kete teorine e djathte-thartuar anglo-saksone kolonizuese te edukimit te Mauglit nga prinder qe lene te lire femijet e tyre te zgjedhin ne xhungel, dhe me teorine marksiste foshnjore qe njerzit i drejtohen fese kur nuk ka parqe lodrash dhe kopshte femijesh.

 

Nuk po shtroja teori per femijet, ose me sakte jo per ata ne vetvete. Mirepo ky s'eshte vendi per diskutime te gjata rreth laikes dhe fetares ne Shqiperi. Here tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).