Venezuelasit kane ikur per lesh!

Ndërsa pothuajse në të gjithë botën hajdutët ordinerë lakmojnë kuletat, varëset e floririt apo çantat e grave, në Venezuelë ata kanë një tjetër objektiv… flokët.

Sipas të përditshmes venezueliane “Informe 21”, në qytetin e Marakaibos, është bërë gjithmonë e më shqetësues fenomeni i ndalimit të vajzave dhe grave nga banda të armatosura me pistoleta apo thika.

Nën kërcënim, ata mjaftohen që t’i presin grave flokët dhe largohen.

Kryesisht, në vëmendjen e keqbërësve, janë femrat me flokët e kapur bisht, të cilat mund të prihen edhe më lehtë.

Në dukje e pakuptimtë, por kjo vjedhje është me të vërtetë fitimprurëse për grabitësit, pasi ata mund të fitojnë deri në 500 dollarë, duke shitur një bisht të gjatë tek kompanitë vendase të flokëve zgjatës artificialë (extension).

Shpesh herë, një shumë e tillë është dukshëm më e lartë se fitimi i nxjerrë nga përvetësimi i një zinxhiri të florinjtë apo një i çantave të dorës.

34 Komente

Tani me mire floket se sa trafikim femijesh per prostitucion , po perseri lajm i cutitshem qeka , sa te rrosh do ngjosh. Une t'jem si ato i pres vete para se te m'i presin me dhune dhe bi rehat smiley

qyqja he re, se na myti leshi knej

e japim me qejf, jo me pahir

po kam ngju qe o rrit cmimi vec , ulni mo  cmimin e leshit se u tha u ftof mileti !!  smiley

per cilin lesh e ke fjalen ti, saktesoje zonen  smiley

Qenka ngerjt pazari i leshit, dhe meqe qenka puna kshtu,cucat t'u bajne hyzmet flokeve e ti zgjasin,ti rujne prej hajdutave dhe ti shesi vete. smiley

pjeter, si thai ai "banditi", kur po i priste leshrat mesueses.... "pa-rti-za-ni n'lufte po shkonte, ka ma-rre pushken me nje do-re...smiley.

p.s ajo shprehja e lashte: me lesh pa lesh, varet si ta kesh, e humbi tashme kuptimin.. jo jo si ta kesh... duam lesh only!!smiley

smiley Dod Qinari do kete hap naj sallon beauty. Doli Rudi yll bote masi i preu floket. smiley

jo vetem ne Venezuele, fenomeni eshte perhap dhe ne Brazil. Ishte kjo arsyeja qe gjembi anulloi pushimet e programume atje

ore me verte nga na humbi gjembi ??

ka qene ne Kosove dhe Shqipri kto kohe po eshte kthy, ka 2 dite

cudi se dhe ne Shqiperi punon interneti ,kam parasysh sa aktive ishte prandaj me ra ne sy

ishte per hall, jo per qejf. Plus xhibin nuk e la puna me e shoqeru kshuqe...

Jeez!!!! 

Te rofsha koken o Xhibole smiley Sa largpamese paske qene .E ngrite derstilen para KOHE dhe ja rezultati .Do thush ti eshte fenomen Venezuele ....E keqja vrapon cmendurisht ...tha smiley
Eh shkafja  ere e mbare qe fryn per kodrat e Bathores deri ne Koder Kamze  ..... Zane ta marsha , shkurtoje lesht smiley

Je bere paranoid. lol 

lolo je vet smiley

ç'a s'po na nigjojn veshet e shohin syte smiley e ka thon mire nje ekspert policie (qe e kam pare ne film) se nese do te zbulosh seç vjedhje behen e se ku shkojne produktet e vjedhura e nese do te jesh i afte per te kapur hajdutet, studjo tregun smiley 

$500 per nji bisht flokesh!? Tani po filloj ta kuptoj lulin une pse e hoqi taksen e leshit atehere

Po vec femra ndalojne keto?! Se ka dhe burra me pony tails you know... ato duhet t'jene me expensive smiley 

Diskriminim gjinor i paster, Moza! Ec e mos ngri zerin per te drejtat e grave pastaj, kur sheh gjera te tilla neper bote smileysmiley

Omg! U read my mind. This is scary smiley ( pure discrimination) 

Po te shkosh ne Venezuela dalke e qethur!  smiley

Pale sa bukur tingellon ne spanjisht shprehja e Shqipnise mesme: "del si rru qeth"! smiley

Ne e themi me plot goje nga anet tona " del rruar e qethur" smiley

Keta jane vend me Diktature me duket . Po qethjen e paskan qit ne treg .Nuk  e kane prone shteti sic po lexojme .Imagjino Moza te ishte ajo kohe e kreshnikeve kur Lesht u vareshin supeve .

Do qe bere nami, I nerumi Idriz smiley

futi nje qethje kare per te qene e sigurt ne rruge smiley

I nerumi Spiritus, si kane ardh kohet sot, me mire leshin se kuleten. smiley 

mire mire, po kuleten mos e mbaj ne vend te gabum, se do t iki leshi per lesh smiley

Po ty nigjoi Xhibi dhe u turr me vrap ke PPU smiley "Qeka pune Leshi  , pse mos ta kap Drejtoreshe Derstile " Vuri dhe Tabelen "asht e xanun " dhe ja tani dul ne krye te Bizneseve .

Jo po lexo keta me strategji e kriza Boterore . Ec o vlla aty .Gersheret ne dore , tre kater garipa ,nji kavasaki dhe te ..ifsha jeten smiley..." Tek Xhibi " zbraz thes - mush thes !

ju kujtohet ajo thenja ''shtrengohu Lulo se ta vodhen leshin '' ,kish ardhe xhaja i shkret tek nipi ne qytet dhe naten e vene te kaloj ne dyshek  plazhi te mbushur me ajr , ikte me kohe ajri nga dysheku dhe xhaja shtrengonte ate nga friga qe tjeret te fshatit i vidhnin dhe leshin nen bri . dhe kjo meseleja keshtu do jete ,gjysma e me shume atje do kene floke aritficial te imprtuar nga Kina per pak leke,por qe mjafton te kaloj ne epidemi kjo malarje per kusaret.

keto i ka varferia ..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).