Pse e bleu hotelin më të famshëm të Tiranës, kur përdorimi i tij nuk hynte ndër përparësitë e Bankës së Shqipërisë? Sa qira paguan kjo bankë në muaj për të përdorur mjedise të tjera, derisa guvernatori të në kthejë “luksin” e objektit për të cilin Tirana ishte krenare për një shekull rresht? Dhe, në fund, a do ta detyrojë kush guvernatorin Fullani t’u përgjigjet këtyre pyetjeve?

 

Banka e Shqipërisë vazhdon të shpenzojë qira marramendëse për strehimin e saj deri në mbarimin e rikonstruksionit të zyrave të saj në zemër të Tiranës, ndërkohë që prej disa vitesh ka blerë plot 30 milionë euro ish-hotel “Dajtin”, i cili po shkon drejt degradimit nga dita në ditë. Guvernatori Fullani ka parashikuar në strategjinë afatmesme të zhvillimit të Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2013-2015, rikonstruksionin dhe rikthimin e “Dajtit” në gjendjen e mëparshme. Por, duke parë se në këtë dokument të publikuar në faqen e Bankës së Shqipërisë, realisht mungon afati i nisjes dhe përfundimit të rikonstruksionit të kësaj godine, atëherë vetvetiu lind dyshimi që, edhe këto 3 vite në vazhdim, kjo godinë do të vijojë rrënimin e plotë si pasojë e braktisjes, kushteve atmosferike dhe mungesës së investimeve.

Fullani ka premtuar edhe më parë rikonstruksionin e ish-hotel “Dajtit” dhe, megjithëse ka miratuar dhe një vendim për një fond të konsiderueshëm, një gjë e tillë nuk ka ndodhur konkretisht. Fillimisht, në datën 16 qershor 2010, Ardian Fullani vendosi që të blinte ish-hotel “Dajtin”, për një shifër prej 41.4 milionë dollarësh. Menjëherë më pas, Fullani miraton një vendim për përshtatjen e pjesshme të hotelit-bankë “Dajti”, me një vlerë prej 567 mijë dollarësh. Në një vendim të tretë, pak kohë më pas, Fullani miratoi shpenzimet për projekt-zbatimin e përshtatjes së hotel-bankës “Dajti”, me një vlerë prej 1 milionë dollarësh. Sot, 3 vite pas këtyre vendimeve, hotel “Dajti”, ka mbetur po ashtu, ndërkohë që Banka e Shqipërisë vijon të paguajë qira marramendëse për t’u strehuar.

Aktualisht, Fullani ka parashikuar që gjatë periudhës 2013-2015, hotel “Dajti” të rikonstruktohet dhe t’i kthehet bankës për funksionimin e ndërtesës në shërbim të veprimtarisë së saj, të cilat parashikojnë rikthimin e ndërtesës në të gjitha aspektet e saj në gjendjen fillestare, ringjalljen e këtij objekti dhe kthimin e shkëlqimit të dikurshëm. “Restaurimi do të kryhet në përputhje me idetë fillestare të arkitekturës së godinës, por natyrisht në kushtet e shekullit të ri, pa harruar edhe mjedisin e gjelbëruar përreth tij. Kjo ndërtesë me bibliotekën e pasur të saj do të jetë një dritare e kontaktit të drejtpërdrejtë me publikun, veçanërisht me kërkuesit, akademikët, studentët dhe median”, – thuhet në strategjinë afatmesme të Bankës së Shqipërisë për vitin 2013-2015.

 

Transaksioni

Ka qenë 26 maji i vitit 2012, kur guvernatori i Bankës Qendrore është prononcuar për herë të parë rreth transaksionit të shumëpërfolur për blerjen nga ana e bankës për 30 milionë euro të ish-hotel “Dajtit”.

Guvernatori Fullani në deklaratën e parapërgatitur për këtë çështje shtoi se procedurat qe Banka ka ndjekur për blerjen do të jenë transparente dhe se ai ishte i kënaqur që godinës do t’i rikthehej shkëlqimi i mëparshëm. Zoti Fullani nuk pranoi, gjatë një konference për shtyp, t’i përgjigjej asnjë pyetjeje dhe nuk u dha kështu përgjigje dyshimeve të shumta të ngritura për këtë transaksion financiar lidhur me mungesën e një gare për blerjen e hotelit, me faktin nëse kjo blerje ishte parashikuar në buxhetin e Bankës Qendrore apo të faktit tjetër se përse banka, e cila do të rikonstruktonte dhe zgjeronte godinën e vet kryesore, bleu një godinë të rrënuar, për ristrukturimin e së cilës nevojiten miliona euro të tjera, sipas ekspertëve të fushës.

 

Ligji

Po t’u referohemi kërkesave ligjore për prokurimet publike, del se shitja e hotelit nuk i është nënshtruar ankandit sipas ligjit ndërsa është shkelur dhe Kodi Civil. Ligji numër 1638 datë 17.12.2008 për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes, detyron institucionet që, në rastin e shitjes të një prone shtetërore, t’ja nënshtrojë atë procesit të ankandit. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kalimi i pronës shtetërore nuk ka nevojë të bëhet nëpërmjet shitjes por mund të bëhet edhe me transferim të së drejtës të administrimit të kësaj prone.

Kësisoj Banka e Shqipërisë për shkak të rikonstruksionit të godinës ekzistuese mund ta merrte në administrim godinën e ish-hotel ‘Dajtit’ sikundër ndodhi me Drejtorinë e Aviacionit Civil pak kohë më parë. Ndërkohë, BSH ka preferuar ta blejë këtë objekt. Banka e Shqipërisë është në shkelje të legjislacionit për çështjen në fjalë, sepse ky institucion nuk mund të blejë asgjë pa tender. Mjafton t’i referohesh faqes zyrtare në internet të Agjencisë së Prokurimeve Publike, për të vërtetuar faktin se BSH ka çelur tender për të blerë letra të bardha e stilolapsa, ndërkohë që nuk e ka bërë këtë për blerjen e ish-hotel “Dajtit” në shumën prej 30 milionë eurosh.

 

Intervista

“Zëri i Amerikës” është e vetmja media, së cilës Fullani i ka dhënë një përgjigje lidhur me këtë transaksion. Sa më poshtë, vijon pyetja dhe përgjigjja përkatëse.

 

“Zëri i Amerikës”: Gati dy vjet më parë banka bleu për rreth 30 milionë euro ish-hotel “Dajtin”. Pati atëherë shumë polemika dhe akuza ndaj bankës për një veprim të tillë. Ç’po ndodh me hotel “Dajtin”?

Ardian Fullani: Lëvizje të rëndësishme institucionale gjithmonë janë të vështira për t’u tretur. Po bëjmë fjalë për simbolin e Shqipërisë, për hotel “Dajtin”. Jo vetëm aq. Hotel “Dajti” ka qenë një simbol i arkitekturës ballkanike për vetë rëndësinë që kishte autori Bozio. Pa dyshim që do të trajtohej kjo në shoqërinë shqiptare. Ky nuk është vetëm aq. Ky hotel është simboli i rinisë sonë. Është një simbol i ndaluar yni, nganjëherë edhe për ta parë, jo vetëm për të hyrë brenda. Ajo është godinë plot me hije, bukuri, nostalgji. Duke qenë simbol, kur kryen një transaksion të tillë ke mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Ky ishte shansi më i madh që iu dha Bankës së Shqipërisë, nuk diskutojmë këtu për çmimin, i cili është një oportunitet i shtuar për Bankën e Shqipërisë.

Me blerjen e hotel “Dajtit” përfundojmë konfigurimin e Bankës së Shqipërisë. Në fund të këtij viti në mbarojmë rindërtimin e godinës kryesore, e cila është një vepër arti, është katër kate nëntokë, rreth 20 metra poshtë nën tokë. Do të lehtësojë qarkullimin e Tiranës me rreth 100 makina dhe jo më kot ka numrin një në Tiranë pranë sheshit “Skënderbej”. Përfunduam vitin e shkuar godinën teknologjike moderne të përpunimit të bankënotës. Kështu që do të kemi një mundësi tashmë e tutje një përpunim modern dhe lehtësim të punës së bankave dhe do t’i japim mundësi konsumatorëve ta përdorin më me efektivitet dhe të jenë më dinjitozë për paranë që ata kanë në kuletat e tyre.

Përfundimi hotel Dajtit mbyll këtë trekëndësh dhe është mjaft i rëndësishëm për ne. Do të mundohemi që të ruajmë traditën dhe njëkohësisht të bëjmë një godinë moderne pa ndryshuar asgjë nga fasada e saj. Njëkohësisht edhe duke e ristrukturuar. Tashmë që ne jemi brenda dhe po bëjmë punime në të kuptojmë që është një godinë e vjetër, ka nevojë për shumë punë, për shumë ristrukturim. Pa dyshim që do të jetë po ai simbol për shqiptarët, por me një vello të re.

 

……………

 

Guvernatori ka folur këtu si një poet amator, por aspak si ekonomist. Në fakt, ai është tepër i rezervuar publikisht për shpenzimet. Pak kohë më parë u mësua se BSH synonte të blinte 5 fuoristrada me një vlerë totale prej 1 miliard lekësh të vjetra. Sipas të dhënave, 3 prej tyre ishin të blinduara dhe do të përdoreshin për transferta parash, ndërsa dy të tjerat do të bliheshin për stafin.

Shpenzimet

Të dhënat zyrtare nga vetë bilanci i bankës tregojnë se shpenzimet e personelit në Bankën e Shqipërisë janë rritur me gati 40 për qind krahasuar me vitin 2009, ndërkohë që shpenzimet administrative janë dyfishuar. Për vitin 2012 u planifikuan 11 milionë lekë të reja në formë kompensimesh ushqimi në BSH, kurse për aktivitete sportive janë planifikuar 37 mijë dollarë, por në vitin 2009 ishin shpenzuar mbi 350 mijë dollarë. Vetëm për katër ditë aktivitet, ekipi i volejbollit i Bankës së Shqipërisë shpenzoi qindra mijë dollarë, pak më shumë se sa buxheti i gjithë vitit të ekipit kombëtar të volejbollit për femra.

Shpenzimet janë të larta edhe për vizita, udhëtime, dieta dhe pritjet e ceremonive të ndryshme.

 

91 Komente

Ne te gjithe kete histori ka mjaft elemente qe fare mire mund te shfrytezohen nga prokurore qe duan te kryejne detyren per te cilen paguhen dhe te ngrene akuza penale jo vetem per zotin Fullani, por edhe per drejtues te tjere te BSH (ndoshta anetare te bordit te mbikqyrjes) si dhe per anetare te qeverise qe ja shiti Hotel Dajtin BSH pa ankand dhe ne kundershtim te plote me ligjet.  

i pyetje kam;si ka mundesi t'mos i dale pazari asaj ndertese ne mes te Tiranes,aq sa te katandiset ne germadhe, si ndertese e naj qyteti te braktis?smiley

Fullani pavarur!!! shpejt e-ndriti , ndricoje i cik situaten

ene ket per "interesin public"? 

interes sentimental publik smiley 

thuhet qe atehere hotel dajti ka pas qen vend "in" ...ca nga peshku duhet ta ken frekuentuar smiley 

kaq shume vite sa i ka  knu dashnise ky me siguri duhet t'a kete frekuentu hotel Dajtin smiley   shaka ore se mos na lini hotelin pa dere( deren  :n'krah"  smiley)

saraci osht ai qe i bi pianos

po ai eshte

sa inot e kam pas, sidomos kur i bite organos ..po i bite komplet pa ritem. lol

Fullani e ka kthyer pllaken prej disa ditesh. Po publikon te tjera rezultate te punes se qeverise e po thote qe qeveria ka prishur ekonomine, hehehe

jeni shume te pavarur e me principe juve atje....nc nc nc

ishalla e heqin ket kaqol, jane qe jane kta rinilindasit

Heqja eshte veprim administrativ dhe ndoshta jo ligjor. Por akuzimi per dem financiar shtetit shqipetar dhe denimi me heqje te lirise nga organi i drejtesise i zgjidh keto pune. Duhen denuar njerezit qe drejtojne keq dhe me deme ekonomike e financiare shtetit, ndryshe nuk mund te rilindesh, por thjesht vegjeton ose fluturon me pras ne bythe.

ne demokraci, denohen prej ligjit vetem njerezit qe vjedhin ose shkelin ligjin, dhe jo pse jane te paafte. 

se ndryshe mund ta hash dhe vete ti. smiley ngaqe te aftet jane shume pak, dhe jo vetem ne shqiperi po kudo.

pikerisht dhe une kete po them. Fullani me veprimet e tij ka shkelur ligjet duke i shkatuar humbje financiare shtetit. Dhe per kete duhet te mbaje pergjegjesi penale. 

ndersa une po them qe shkatimi i humbjeve financiare i bere nga padija, paaftesia, mungesa e visionit, etj, etj, nuk eshte KUSHT qe ta denosh tjetrin me burg (se me duket se per kete po flet ti) ne demokraci. 

po mbyllen ndermarrje (ose mbahen ne kembe sa per sy e faqe) qe humbin para me miliarda ne france dhe drejtorin nuk e fut njeri ne burg. zen nje post tjeter ose del ne pension, e asgje tjeter. nje trader, qe humbi 5 miliard €, e denuan pa bere asnje shkelje ligjore, bile akoma ai eshte ne gjykim, ndersa presidentin e bankes qe ishte kryesori, si bene asgje.

eee, po ka dhe negligjence kriminale...ke parasysh ti?

ishalla e heqin ket kaqol, jane qe jane kta rinilindasit

O Ruzhe, a e di ti historine e leberve qe u ngriten e donin ti binin laluceve?

U hodhen ca te rinj gjithe tersellim edhe bertiten: "Te shkojme e te vrasim lalucet"

Por qelloi edhe nje plak i mencur dhe u tha: "Po daleni, more djem, ke doni te vrisni ju, djemte tane?"

Dhe qe thua ti, "pleq te mencur" ka akoma ne PS, qe tua prese vrullin atyre djelmoshave te rinj.

Kjo banka jonë kombëtare funksionon si shtet më vete. Paga e drejtorit nuk varet nga sistemi i pagave të KM, por varet nga...drejtori, sepse është institucion "i pavarur"!? Për rrjedhojë drejtori merr një pagë mujore rreth 5 herë më të lartë se e kryetarit të shtetit, Zoti Nishani?!

A e dinë peshqit pse Greqia donte ta mbyllte atë TV publike, ERT-në? Sepse si institucion i pavarur, drejtori i ERT-së i jepte vetes një pagë dy herë më të lartë se e Presidentit të Republikës!

Kështu ndodh me shtetet e dështuara si Greqia, Shqipëria, Somalia dhe Haiti.

jo vetem te ne, gabohesh. ne france po ashtu drejtoret e TV e kane pagen shume here me te larte nga presidenti i vendit, animatoret e shquar te TV jane milionere. futbollistet jane milionere, etj. sistemi kapitalist qe i krijon keto gjera, jo shqiperia, somalia apo greqia. 

drejtori i bankes boterore e ka rrogen 400 000 $ ne muaj, rroge me te cilen paguhet deri ne pension me duket. pra edhe kur e len postin. si ai bolevari francezo-çifut. 

...ne france po ashtu drejtoret e TV...

Se kam fjalën për drejtorët e TV-ve, por për drejtorin e televizionit publik (në njejës). Drejtorët e TV-ve private le të marrin sa të duan. Janë privatë.

Kur vjen puna tek sistemi i pagave, shtetet e disiplinuara financiare, institucion "i varur" apo "i pa varur", sa kohë janë brenda emertimit të administratës së lartë shtetrore, kanë kufij ligjorë veprimi, ku hapsirat janë të mbrojtura për të mos u shkelur. Tek ne nuk ka të tilla. Pikë

ne une per ate lloj drejtori po te flas, ate qe emeron qeveria si dhe per presidentet e po te tilla ndermarrjeve, ato shteterore, psh ajo qe prodhon reactore atomike, trenat elektrike, ajo qe prodhon aeroplanet civile, presidentet e bankave me te medha qe jane po ashtu shterore (me kapital mbi 50% per shtetin), etj. 

ligje nga ato qe thua ti ka vetem ne kine, dhe jo sa u perket rrogave po ÇMIMEVE ! (keto vetem jane te kontrolluara)

ps: ne piken ti mund t'ja vesh vetem posteve te tua smiley aq relative ato jane per boten dmth. 

dhe diçka per ta mbyll, ne kapitalizem mbreti eshte PARAJA jo presidenti i vendit. prandaj dhe ai qe ka çelesat e thesarit ( ose thesit te arit) s'do mendje qe do paguhet me shume nga presidenti i vendit, se ndryshe iken bashke me thesin dhe hajde ta kapesh pastaj. smiley

tamom si poet paska fol. Sidomos kur per t'justifiku vleren e hotel dajtit, permend statusin e hotelit kur brezi i ktij ka qene i ri

Si s'doli njoni t'ja vendosi dinamitin mer amon, na çate trapin me hotel Dajtin!!!

per kte ta ket pat avokati kur tha qe opozita lun "volibol"?

ne demokraci pozita dhe opozita jane pjeset e se njejtes monedhe. nje peseleksh nuk vlen me shume nga nje faqe, e me pak nga tjetra, ai po peseleksh mbetet. 

rama gjerat mund t'i levize vetem te behet DIKTATOR. problemi eshte se rrethanat gjeopolitike, nuk jane te pershtatshme. kushteqe ai ka po te njejtat vegla per perdorim (nje lopate e mistri te vjeter mnjf, e veç dembela verdalle), qe kishte dhe berisha. aq me teper kriza do thellohet dhe jo pakesohet.

si artist qe eshte edhe sikur te beje ndonje kryeveper, kjo do te jete vetem pak perqind me shume se arritjet, te themi banale te tjetrit.

ajo qe mund te beje rama me mire, nuk eshte ne ekonomi, por ne llafollogji. per kater vjet do te kete fatin tu flase njerezve ne TV nate e dite, si u fliste ai tjetri. eshte rast unik i jetes per mendimin tim. ket gje bente dhe Sokrati ne greqine e lashte, vetem ligjeronte. po nuk thoshte dokera dhe ka ngel ne histori.

Giovanni Ponti, i ashtequajtur Gio', projektonte ne vite te largeta ne Tirane, (se bashku me Gherardio Bosion-n), nje objekt te nje elegance dhe racionaliteti tipik te asaj qe me pas do te merrte formen e "Italian Design".

Gio' Ponti, (18/10/1891 - 16/09/1979), arkitekt milanez, nje nga figurat me te shquara te arkitektures dhe design-it italian.

Tek Hotel Dajti thuhet se projektoi me se shumti interieret.

And all those ... moments will be lost in time, like tears...in rain.

Apo... te gjitha ato thesare do te behen dru per zjarr!

#melankoli

#trishtim

#keqardhje

Olso, per kuriozitet kam qene me e pa vjet dhe s'ka ngele asigjo nga Ponti, jane zhduke te tera, deri dhe celesat e dritave, dorezat e dyerve apo pllakat e banjove dhe te kuzhines. Bosio per mua nuk ka ndonje rendesi te vecante.

 

Cte bejme me gjithe kete karabina? Restaurimi dhe kthumi ne gjendjen e meparshme do ishte ekonomikisht derrmues dhe pa leverdi ekonomike, pervecse anes kulturore e cila nuk eshte paresore ne kohen kur jetojme.

nuk eshte paresore se sot boten e drejtojne jevgjit.

po asnjeri nuk e pengon nje vend ta beje kulturen (jo me kulturu popllin, po me ndertu vepra te bukura) çeshtje paresore te tij. 

pervecse anes kulturore e cila nuk eshte paresore ne kohen kur jetojme.

Vertet qe kultura as hahet as vishet. Por kur e shkerdhen kulturen, eshte me e mire se seksi. Ekstaze e pazevendesueshme. 

ke fol pa kultyr

Po te jap tre arsye:

 E thame qe nuk eshte paresore.

Ishte shprehja me kuptimin me te sakte per te shprehur marredheniet Qeveri Hunësh - Kulture.

Dhe une kam leje nga K.Q. i Peshkut deri ne tre sharje ne vit. Kjo ishte e treta. 

Kavo, ti do me me detyru me fillu dhe njehere me sha nga robt si halabak qe jam! smiley

Ju ose nuk kuptoni, ose beni sikur nuk kupton sa per te talle karin! Populli jeton ne kushte ekstreme dhe se kuptoj se si e mbajne frymen gjalle, e ju me flitni per prezervimin e nje vepre te Bosios e Pontit. How about, te q-fsha punen e Pontit dhe Bosios se bashku me te gjithe emrat e tjere te medhenj!!!! Populli do pune, shendetsi, e siguri, nuk i duhet gje nje hotel i cili do kishtonte $400 nata.

 

Jepe me koncension,e kusht qe ai qe ka per ta marre, ta sjelli ne identitet duke i qendru besnik cdo detaji origjinal. Le te shohim se sa vete do futen per ta marre... ta them une: Asnje!!

Kur the "te mos harrojme se Berisha po na e le arken bosh" thashe shyqyr qe erdhe prape ne gjirin tone te ngrohte. Kur ti, hop, na kercenon nga robte. smiley

Po pse o Hoppa, jalla, nuk e rikonstruktojme dot pas ca vjetesh kur Rilindja te na kete sjelle begatine? Nuk jane shume dy vjet (po c'beri njezet fundja). Pse vetem me kazme mo burre i dheut? Ne prandaj e hodhem diktaturen, se na mohonte te kaluaren.

do vije koha, do vije. Puna osht se nuk eshte e njejta gje. Ne ate hotel, kane qene te pakten 30objekte qe i ka inspektu dhe aprovu personalisht Gio Ponti (dmth objekte te denja per Metropolitan Museum of Art ne ny), objekte te cilat jane tani jane montuara neper karrocat e kuajve ne bathore per dekor.

 

Nuk eshte njesoj si te vizitosh eiffel tower ne paris dhe ate ne las vegas. smiley

Po fotografite e objekteve i kemi (se shyqyr Zotit eshte kujdesur Sigurimi te fotografoje cdo milimeter), se mos do e kuptoje njeri qe nuk jane ato origjinalet? 

Sa per fallco, me mire te bojme ndonje gje nga arkitektet tane (over 60). Per shembull, si se merr njeri Maks Velon e ti thuhet: "Maksi, bo ça te te doje zemra, ke 6muaj kohe, dhe eja me nje projekt-ide per filan pavjon apo galleri apo biblioteke..." (me buxhet 500mije-1milio euro, le te themi). Atehere do ishte shqipnia e vizitueshme, dhe do nxiste debat. Vallai, keto te hujt jane te zotet, por te bojne te ndihesh jetim. Kemi nevoje per i çike krenari kombetare, dhe jo per nxitje urrejtje e rracizem krahinor, ja mrroklla me fyen kullen (ne te cilen me ka lind gjyshi, gjaku im te cilin se nderroj me 1000mrroklla) dhe mbi te gjitha nuk ja terheq njeri veshin. smiley

O teefe se po hy ne mes. Po keto tonet jane njeri me kot se tjetri. Jane majmun qe imitojne te huajt e t'ja kepusin ca shemtira qe nuk shihen me sy. Tek ne sheh ne Rinas restorante ku ndertesa eshte me forme avioni, pallate gjoja moderne me ballkone 1x1 meter, ne bregdet sheh shtepi druri me cati si shtepite e malsive te Zvicres. Te pakten te huajt interesohen disi per kontekstin, historine. Njeri, nje arkitekt italian, per nje shtepi eshte interesuar edhe per madhesite e gureve te murit te oborrit (edhe keto guret nuki donte shume te lemuar, por te vrare, pak te konsumuar).

hunter, te kuptoj shume mire se cthua. Ama, ai eshte niveli jone i arkitektures dhe artit ne pergjithesi, dhe ballafaqimi me veprat eshte e vetmja menyre per te kriju debat dhe nje brez te ri te kritikes--keshtu ecet perpara dhe kalohen veshtiresite me te cilat hasemi ne. Socializmi ne vetvete, eshte lufte ndaj ideve dhe me ide. Duhet ballafaqim ndaj fizikes dhe te prekshmes. Kemi shume nevoje per njerez qe guxojne!

Teefe, ketu jemi nje mendje. Dmth qe eshte kanibalizem ajo qei bene Dajtit eshte dhe s'e luan topi. Dhe qe e dua te arrije aty si karabina, thjesht si simbol i qendreses ndaj hordhive hune, e dua. Por kjo nuk perjashton ate qe thua ti (dhe anasjelltas). 
Sa per kullat, muhabeti ishte tek  "kullat qe jane ne shpirt" (e di ku e kam llafin), jo tek kullat maje kodrave. 

Populli jeton ne kushte ekstreme dhe se kuptoj se si e mbajne frymen gjalle, e ju me flitni per prezervimin e nje vepre te Bosios e Pontit. How about, te q-fsha punen e Pontit dhe Bosios se bashku me te gjithe emrat e tjere te medhenj!!!!

Hoppe ke fol si nji barbare i vertete (ne kuptimin klasik te fjales). 

Mbasi humben luftene pekloponezit Athinasve ju desh me e i prish ato qe quheshin muret e gjate qe lidhnin Athinen me portin e Pireut. Kur Athinasit rinisen luften kunder Spartes ju desh me i rindertu muret e gjata shpejt e shpejt. U mblodhen greket ne agora the thane te prishim ndertimet e Perikliut dhe me blloqet e gurave i ndertojme muret per 4 dite. U cu Alcibiades dhe tha po ne jemi grek o vlla nuk jemi barbare. 

e c'kishte me teper xhenghis khani?

shume i bihet ne qafe dhe atij...

Djema a jeni ne dijeni te faktit se sipas Hoppes ai ka luftu!!!

Une do kisha deshire tma shute kurreshtjen se ne cilen lufte dhe ne cilin front ka luftu Hoppa.

 

Ca ke mer Rono, i durumi i fitumi dhe qesh mire kush qesh i fundit, kane thone. Duro qe te qeshesh ne fund, kur te tjeret do qajne. smiley

Pastaj Rono, qe kur kaq mbrojtes te fashisteve ti? Apo qe kur more vesh se Mussolini u lind dhe u rrit ne nje familje (babai anetar i larte partie) e vater kumuniste, ne Forli (qe njihet qi kryeqendra e italise), arriti majat qe ne fillim si sekretar i pare i emilia-romanjes e pastaj ne rang kombtar e nderkombtar me internacionalen socialiste. Ç'e do qe u zhgenjy nga thikat mbas shpine te shokeve dhe doli kundra duke publiku shkrime pro hyrjes se italise ne lufte, ne fillim si drejtor e kryeredaktor i "L'Avanti" e pastaj tek gazeta qe ai krijoj "Il popolo d'italia", vazhdimi dihet... smiley

Hoppa populli gjithmone ka vdekur per te ngrene, biles nuk ka qene ndonjehere me mire se sot ne kete aspekt. E vetmja gje qe ka vlere ne bote eshte ajo qe mbetet pas. Me thote njehere njeri, mendo qindra miliona spermatozoide kane rene ne beteje, vetem njeri ka fitu,  per me ardhe ne bote ti. E hidhur, por rregull thelbesor i ekzistences.

Problemi eshte qe Dajti eshte i shemtut, nuk ja vlen sakrificen.

Fjala, ne jemi per te kenaq popllin dhe jo per te llogarit numra spermatozoidesh. Populli do pune, siguri e mirqenie. Pyet femijet e te afermit e atyre 4te vrareve qe i masakroi Berisha pabesisht, se cmendojne per degradimin e hotel Dajtit. (pyete personalisht dhe mos dergo gazetare te topchannelit, se ato ua shkruajne pergjigjet ne nje pankarte qe ti lexojne)

Hopa ti qeke si ai partizani Mete qe u shtri me flejt te krevati perandorit po spo gjete rehat se spo i zite kurrizi gure dhe morra po vetem pupla ndaj u plandos ne dysheme e aty fjeti sic kishte fjet ter jeten e vet. Breshka shko ke ferra. 

po rri mer kokolepso, se per te miren e shokeve e kam, per te miren e perbashket.

 

nuk o ashu si duket! smiley

Kavir dhe ju o shoke, te mos harrojme se Berisha po na e le arken bosh. Restaurimi i nje vepre me interier te nje Pontit do ishte nje ndermarrje ekstreme per vete Italine! Duke pase parasysh se nuk mundesh thjesht ti porosisesh ne Kine pllakat apo cdo gje tjeter ato "patterns" qe ka dizenju Ponti, por duhet te kontaktohet kompania per te cilen Ponti ka dizenju (e cila ka te drejtat e prodhimit) dhe te porositen, dhe zakonisht punet e dezajnerve si Ponti jane krenari dhe burime gjigande te ardhurash.

Problemi eshte qe shume shqiptare shtet-formimin dhe shtet-drejtimin i kuptojne si fenomene universale, si fjala vje dhenia e bicikletes, qe me pak praktike mund te mesohet nga gjithkush. Jo mer jo, shtet-drejtimi kerkon disa kushte paraprake kulturore qe nuk jane universale.

ka shume qe kengen me te bukur te kompozuar ndonjehere mbajne hotel kalifornian te eagles. hoteli eshte kategori estetike qe meton edhe per t'u kategorizu filozofikisht. kush t'i ket kto te ne, te vdekmit? me hotelet i dum per te shit pordhe, ose per te deniguar gruan me nje nder sharjet me te ndyra qe mendja perverse njerezore ka ngjizur per te (s'po e them).

nishane te qyteteve "me shtate tuje", nje beyerischer hof per muenchen-in, apo nje plaza per nyc, hotelin si koncept e ben njeriu. neandertalsi albanez ngre kala kaucuku neper kodrat e tirones  me lujt bowling.

neandertalsi albanez ngre kala kaucuku neper kodrat e tirones  me lujt bowling.

Qeveria (qeveri i thencin) ne ikje po i mundeson qe kalat e kaucukut ti ndertojne dhe ne zona ambientale te mbrojtura. Per ket dite u kacafytem me kulshedren e kuqe...boll jetuam nen tiranine e pelikanit te Nartes!

Një tjetër skandal është shënuar këto ditë dhe në qendër është përpjekja e qeverisë për të lejuar ndërtime në një zonë të mbrojtur.

Konkretisht bëhet fjalë për rikthimin e një sipërfaqe prej 600 hektarësh në zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë.

Kjo zonë është shpallur e mbrojtur me një vendim të Këshillit të Ministrave më 22 tetor të vitit 2004 nga qeveria e Fatos Nanos.

Por me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pjesë të kësaj zone u shpallën për ndërtim të strukturave turistike.

Skandali thellohet po të mendohet se raportet ndërkombëtare i kërkojnë Shqipërisë që deri në vitin 2020 vendi ynë të arrijë deri në 18 përqind të sipërfaqes totale në zonë të mbrojtur.

Kështu, krahas ndërhyrjes në zonën e Nartës, Berisha ka lejuar që të ndërhyhet edhe në Parkun Kombëtar të Dajtit, në zonën e Rrushkullit, në disa zona të tjera në Vlorë, duke bërë masakra në shumë territore që duhej të ishin të mbrojtura.

E ke goditur ne koke. Po ku di katnari ca eshte hoteli apo atraksioni historik. Katnari eshte mesu me motele 10 mij lekshe ne kombinat dhe groshe me mbush barkun e me dhi si bari. Ndaj se koncepton dot ca eshte arti po e ka me djen me ngrene si lop. 

Nuk ka shume kuptim ky artikull, eshte tjeter gje te sjellesh informacion te sakte dhe burimin e ditur per transparence ndaj publikut, dhe tjeter gje te politizosh nje ceshtje.

"getoja e dyte per te huajt eshte hotel dajti " ai hotel qe ne shqiptareve te shkret qe skishim pa bot me sy na dukej me lluksosi, paska qen konsideruar si geto nga te huajt... me lind pyetja perse valle?

trust me, shume prej jush skan pa hotel luksoz me sy smiley

hotel luksoz me sy mund te kene pa, po me sy blu veshtire ta kene pas ate fat

hotel Dajti si "The Plaza" tha njoni

italianet jane me te rafinum se amerikanet ne shije. 

ps: sipas fjalorit Geto eshte nje vend ku jeton nje pakice e izoluar nga bota. 

shpresoj te ta beje me te qarte, kuptimin e asaj frazes, qe nuk ka lidhje me luksin, po me fjalet PAKICE dhe IZOLIM me teper.

nuk di si e kupton ti fjalen ghetto. 

dajti eshte si plaza per aq sa eshte tirana si new york city. kesaj i thone perpjestim (proportion).

ps. i di keto punet e hoteleve se kam drejtuar modelimin statistikor per kompanine me te madhe te hoteleve (per nr dhomash) ne bote - mbi 3500 hotele ne gjithe boten.

Getoja ne kuptimin qe aty mblidheshin te gjithe te huajt, qe ne fakt eshte kuptimi origjinal i fjales geto, pra nje vend ku mbildhen njerez te caktuar pa shume vleresim ne rast se ai vend eshte i mire apo i keq. Pershembull, nga ana semantike, a rich ghetto, nuk eshte pa kuptim.

God bless ata qe nuk kuptojn fjalen usually, qe fjala usually nuk eshte e barabarte me fjalen "always," ata qe nuk kuptojn kontekstin ku fjalit perdoren, per shembull qe nuk kuptojn qe kur thua "the second ghetto where foreigners were kept is Hotel Dajti" nuk do te thote qe te huajt mbaheshin ne varferi mizore por qe te huajt mbaheshin ne izolim nga pjesa tjeter e qytetit. Nejse...

te kjo fotoja duket si Hotel Dauti..smiley

ndersa Fullani, qe duket full  per  nga  postura truporesmiley,   (tip sqimatari  ne veshje, gjithmone i kostumosur dhe kravatosur, pa harruar ate detajin ''pochet''  ne xhepin e majte te xhaketessmiley),  por nuk me duket  fool si person.smiley

'Bame, me kishe kerku?

Jo.  Jam qerru sot endrito, jam qerru...

Mire se vallaj po pertoja me shkrujt ca budalliku eshte e gjithe kjo tymnaja mbi Dajtin. Fundjave te mbare shok.

Kur kjo osht germadhe, pse e bleu BKSH per 30 milion euro? O me Hoppa Hoppa 

Ahh, na duhen ca te rinj idealiste qe t'ja **** robt ktyne ne ikje. o Edo...ajo byroja hetimit, ceshtja e pare duhet te jete hetimi i kupoles hajdute te shqiperise.  E dime qe do perfundoj gjith tropoja dhe kuksi ne burg, po do e dokumentojme ne Wikipedia qe eshte se jan hajduta, jo se jan antikomunista lol

ça e merr edin ti per gjermon ? 

ne ate vend dhe ai jetonte e jeton mer mik, cil te fuse ne burg ? pastaj ça regulloj enveri duke i ras te gjithe neper burgje qe do te regulloje edi sot, mas pilafit ? 

 

sheeeet....po s'mbine me per 50 vjet...ne 2063 mbijn prap kto, po atehere do i majm si ne matrix, bateri per celularin ahahaha

"Hajdutet e diteve te fundit" nje titull i bukur per historine e sundimit post komunist te ish-komunisteve demokrat! 

..e njeta gje edhe me  transformimin e SHQUP-sic eshte quajtura dikur Shtepia e Ushtarakeve. 

nigjoni, mos u merzisni.

ligji eshte thy nga ky fullani, po mund te kishte edhe me keq. 

fullani mund te kishte ble piramiden e enverit, ta kishte shit si truall dhe leket ti kishte harxhu si shpenzime. 

kshu qe bereqavers, bereqavers. 

pshtoi si dajti dhe piramida. 

Autori i Panorames i shqetesuar, komentatoret po ashtu, te shqetesuar, po rrini ore te uruar, se ne fund te fundit, çdo banke qendrore ndihmon qeverine dhe çdo qeveri ndihmon banken qendrore, dhe kjo behet per te kapercyer veshtersite e krizes. Edhe ne vende te tjera, bankat qendrore bashkpunojne me qeverine dhe me nje nga dhomat/komisionet e larta te parlamentit, siç eshte ajo e ekonomise, si dhe anasjelltas. Nuk eshte ne interesin e kurkujt qe ta prishi me BQ, as biznesi, as qeveria, as presidenca, as parlamenti, as dhomat/komisionet e larta te saja, sikunder edhe keta nuk jane te interesuar ta prishin me BQ.

Kjo nuk do te thote te mos jesh kritik ndaj guvernatorit te BQ, biles edhe une kam qene kritik ne disa raste ndaj Fullanit, mirpo duke analizuar ecurine e BQ gjer me tani, kam konkluduar se ai nuk ka punuar keq. Biles para ca viteve (2009-10) kur ter vendet po e ulnin normen e interesit, thuajse çdo 6 muaj, i kam bere kritike ketu BQ dhe guvernatorit per mos uljen e normes se interesit. Po ky budalla, thoja, pse nuk e ul, ti japi ca frymemarje ekonomise, mirpo me vone vura re se bizneset po hecnin mire, bankat nuk e kishin ate shqetesim dhe krize qe kishin bankat dhe ekonomia ne perendim, dhe deri diku e kuptoja ngurrimin dhe mos nxitimin e guvernatorit. Kur filloi dhe ne Shqiperi te ndihej kriza, 2011, ai filloi ta ulte normen e interesit. Ne ate kohe mendoja se ai nuk po shihte mire situaten, mirpo ai (dhe BQ) po e ndiqnin mire situaten, veç une e perceptoja si ne kushtet ketu ne perendim, ndersa ai dhe ekipi i tij po e perceptonin sipas kushteve atje ne Shqiperi.

Nga nje ane e pranojme qe BQ eshte institucion financiar i pavarur, ndersa nga ana tjeter i  kerkojme llogari pse e bleu, pse e shiti, pse e rinovoi, pse harxhoi. Persa kohe jane te pavarur apo kane nje fare pavarsie ne veprimet e tyre, duhet te pranojme edhe pse veproi ashtu dhe keshtu. Ata ashtu e gjykuan me mire, ne s'kemi pse ti gjykojme, se nuk eshte se harxhuan 30 milion dollar a euro per rikonstruksionin e shtepive te tyre. 

Per rrogat po, e pranoj gjykimin e disave ketu, se rrogat shteterore normalisht duhet te ndjekin nje fare hierarkie, ndersa bonuset nuk kane pse te ndjekin hierarkine. Bonuset e guvernatorit mund te jene me te medhaja se ato te Presidentit apo Kryeministrit, per vete specifiken e punes qe ka. Sikunder edhe bonuset e Kryeministrit duhet te jene

Kryeministrit duhet te jene me te medhaja se bonuset e Presidentit, per shkak te volumit te punes dhe pergjegjesive qe ka tashme. 

Kriza e rende qe perfshiu perendimoret dhe fqinjet vetem sa eshte shtyre ne Shqiperi. Nuk e di a eshte per merite te Fullanit apo per faktin qe qeveria ka injektuar cash duke shtuar borxhet.

Banka qendrore vertet eshte "private" por eshte nje monopol absolut; nuk eshte pra se prej zotesise Fullani sjell te ardhura. Te ardhurat qe vijne kur rrit normen e interesit per te kalibruar ekonomine, Fullanit duhet ti takojne apo thesarit te shtetit?

Nje ish shefi im, plak qe i kish pare te gjitha thoshte: Ne keto lloj institucionesh qe kane fuqi absolute (shteti, BQ, kompani energjitike apo inshurance) duke qene se moralisht eshte  e papranueshme paga e larte, ata qe jane ne fuqi shperdorojne pa fre; s'eshte cudi qe edhe dorezat e dyerve te zyrave ti duan te lara ne ar smiley

Per shpenzimet pa fre te Fullanit me gjona te tipit dieta, udhetime, doreza ari eshte shkruar nje reportazh mjaft interesat para disa kohesh.

Kur prroi Lanë e përcillte erën e fekaleve deri brenda dritareve të dhomës së pritjeve protokollare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, diku nga viti 1995 u mendua që ajo të transferohej tek godina e PS. Më pas, kur nuk u bë e mundur kjo, lindi ideja që Min. e Jashtme të bëhej Hotel "Dajti". Ndertuesi i Madh, Sali Berisha (që nuk e lanë komunistët të ndërtojë asgjë) e braktisi dhe këtë version. Ju dha, pas një blerje fiktive (kur qeverisë ju deshën nja 30 mil euro) në pronësi bankës e cila nuk di ç'të bëjë me të. Shitblerja brenda pronës shtetrore ishte një teatër absurd. Edhe tani, ajo mund të bëhet një dikaster qendror, pavarsisht dëmtimeve të brendshme.

Petro, nuk dua te mbroj qeverine apo BQ, por shit-blerje brenda perbrenda, ekziston edhe kendej ne perendim. Shqiperia ishte e fundit qe e beri dhe vetem ne nje transaksion. Kendej jane me mijra shit-blerje te brendeshme. 

Flitet tek artikulli qe banka sonte paguan nje qira marramendese per strehimin gjate punimeve tek ndertesa qendrore. Ku strehohet sonte?

He, nuk po pranon te hyje nen tutelen e Rames Fullani qe kane filluar sulmet? Diktatura ramiste po fillon te ngjizet dhe duhen mbeshtetur te gjithe ata njerez qe drejtojne institucionet e pavaruara dhe nuk pranojne diktaturen e piktorit deshtak Rama.

Btw, mos u merrni me keto gjera, po shikoni se cfare po ben dyshja ne pushtet se afermi:

"Edi Rama dhe Ilir Meta vijnë në këtë koalicion qeverisës pas një historie akuzash për korrupsion, vjedhje, imoralitet, favorizime klanesh ekonomike dhe nepotike etj të bëra kundër njeri tjetrit. Duke qenë se këto akuza kanë qenë të shumta, Meta dhe Rama për të rregulluar imazhin e tyre kanë urdhëruar stafet e tyre të punësojnë kompanitë private që merren me instalime rrjetesh kompjuterike për të fshirë akuzat e bëra ndaj njëri-tjetrit. Jo më larg se disa muaj më parë, Rama dhe Meta disa herë kanë ngritur publikisht akuza për korrupsion ndaj njëri-tjetrit, por që tashmë nuk gjenden më në internet. Në faqen Google, kërkimi me fjalët “Meta akuzon Ramën për korrupsion” dhe anasjelltas nuk ka pothuajse fare informacion. Por Rama edhe Meta nuk janë ndalur, ata kanë zëvendësuar lajmet ku përblidheshin akuzat e tyre për njëri-tjetrin, me akuzat që analistë dhe qytetarë i bënë koalicionit të 1 prillit. Kështu, me një kërkim të thjeshtë në Google, nuk gjen dot asnjë fjalim të Ramës ku të gjendet shprehja e famshme “Iliri është patericë e Saliut”. Por interesant është fakti se në faqen zyrtare të Partisë Socialiste tek rubrika fjalime nuk gjendet asnjë fjalim, i cili kritikon Ilir Metën. Ndryshe nga Rama që i ka fshirë të gjitha fjalimet me kontekst negativ për aleatin e sotëm, Ilir Meta, në gjigantin e kërkimeve elektronike Google mund të gjesh deklaratën e famshme të Ilir Metës, i cili akuzon Ramën se nuk ka njohur atësinë e fëmijës së tij. Por nëse të deleguarit e Ramës dhe të Metës ia kanë dalë që ta vështirësojnë shumë punën e kërkimit të akuzave ndaj njëri-tjetrit në Google nuk ka ndodhur e njëjta gjë në YouTube që është e profilizuar për video. Në këtë faqe shumë të klikuar gjen akoma me zë dhe figurë akuza të Metës për Ramën dhe anasjelltas."

Interesante ky informacioni sigurimso smiley

Po per pllakat e mermerit, t'ardhur nga Italia (njejte sikurse ato t'Piramides) do flasi njeri?

Mire ato t'Piramides (qe inxh. Astrit Kuqi pati thene se gjoja "...i cuan ne piken e grumbullimit te mbeturinave, se na paskeshin qene te dekompozuara...") po keto t'Hotel Dajtit ku i hodhen aman? Se keta ca nuk shpikin... qe mermeri na u dekompozoka! smiley

Ky o problemi me ju outsidersat. Ne te professionit e ndjejme materialin, per ne eshte i gjalle, per ne merr fryme dhe jeton; per ne jeton, vdes dhe dekompozohet... Po cdini ju mer!!! smiley

se mos puno 'arkitekt' ke home depot...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).