Përse James Bondi është kaq jetëgjatë?

“I tundur, jo i trazuar”, thënë kështu, mund të mos thotë asgjë prej gjëje. Nuk besoj se ndonjë ka shkruar apo folur, ndonjëherë për të. Ndërsa mua, dhe shumë të tjerëve, si fansa të librave, filmave, pra historive me spiunazh, diçka na thotë, patjetër.

(James Bond - a është Martini që ka ndikuar në jetëgjatësinë e 007)

I tundur, jo i trazuar

Bëhet fjalë për një togfjalësh të përsëritur qindra, nëmos mijëra herë, nëpër serinë e gjatë të historive të agentit më të famshëm të spiunazhit botëror.
Flas, padyshim, për 007. Për James Bondin e Ian Fleming; agjenti i shërbimeve sekrete britanike, pija e preferuar e të cilit ishte Martini. Mënyra e pregatitjes: Shaken, not stirred! (I tundur, jo i trazuar!) – të paktën ajo që mbizotëruesja.

Fraza haset për herë të parë në romanin e katërt të serisë së Fleming-ut, Diamonds are Forever (1956), por nuk del drejtëpërdrejtë nga goja e 007; ky e thotë këtë frazë vetëm në romanin e gjashtë, atë të vitit 1958, “Dr. No”.

Ndërsa duket se hera e parë kur shprehja haset në versionin kinematografik të 007 është tek filmi Goldfinger (1964), me të famshmin Sean Connery, i cili thotë: “Just a drink. A Martini, shaken, not stirred.”

Por a mund njeri vallë të shpjegojë këtë jetëgjatësi të spiunit 007?

Mbase. Le të shohim…

Disa biokimistë të departamentit të Biokimisë në Universitetin e Western Ontario në Kanada, kanë zhvilluar, kohë më parë, një studim mbi vetitë e Martinit të tundur, dhe jo të përzier. Bëhet fjalë për vetitë antioksiduese të pregatitjes në fjalë të pijes. Nga studimi rezultoi se Martinit e tundur ishin më të aftë në thyerjen e peroksidit të hidrogjenit, duke lënë mbas vetëm 0.072% të tij. Martini i trazuar linte pas të pathyer 0.157% të peroksidit të hidrogjenit.

Studimi i sipërcituar u realizua sepse dukej që konsumimi i moderuar i pijeve alkolike reduktonte rrezikun/probablitetin për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kataraktit etj. ndoshta falë veprimit aktioksidues të përbërësve të pijes (flavonoid apo polifenol). Nga aty edhe krahasimi, i mëtejshëm i veprimtarisë antioksiduese, i të tundurit me të trazuarin.

Duket se kjo është arsyeja se përse James Bondi është ende në formë, pas gjithë kësaj kohe të gjatë.  [:)]

Më poshtë një video-kolazh fantastik, me normalitetin e “Shaken, not stirred” dhe nja dy episode ndryshueshmërie, të diktuara nga rrethanat.  [:D]


Rinstinkt

21 Komente

jo jo, sipas meje  jetegjatesia e spiunit 007,  nuk i dedikohet,   Martini-t ''shaken, not stirred'',  por vetprezantimit te tij te famshem: my name is Bond....James Bond!.smiley

Disa biokimistë të departamentit të Biokimisë në Universitetin e Western Ontario në Kanada, kanë zhvilluar, kohë më parë, një studim mbi vetitë e Martinit të tundur, dhe jo të përzier...

smiley ...fal ketyre bota permirsohet smiley

"it's not about the fluid it's about the image" - SYRUP (trailer)

Jam i mendimit se kjo mund të shërbejë si përgjigje "optimale":

Although the reason for the superior antioxidant activ­ ity of shaken martinis is not clear, is it possible that James Bond chose shaken (not stirred) martinis because of the improved antioxidant potential? This added antioxidant effect could result, of course, in a healthier beverage. There is no indication in the  itera­ture that 007 suffered from cataracts or cardiovascular disease, hence he must be considered a  moderate con­ sumer of alcoholic drinks. The authors have not exam­ined any antioxidant contributions from olives.

Përtej humorit me të cilin kërkuesit hpain seksionin e diskutimeve në punimin e vet, gjykoj se keni pritshmëri të gabuara nga kërkimi shkencor. Po ngushëllohuni, nuk jeni vetëm. smiley

Them, po ashtu se, kërkuesve në fjalë, edhe pse puna e botuar daton 18 dhjetor 1999, nuk u falet që nuk kanë testuar efektin antioksidues mbi Martinin të hudhrës dhe ullirit* , të cilët, unë dhe fansat e thekur të James Bondit, dimë të jenë ingredientë ekstra.

*të konfirmuar, jo domosdoshmëritsht vetëm mbi Martinin.

gjykoj se keni pritshmëri të gabuara nga kërkimi shkencor.

ok, cila eshte pritshmeria e duhur atehere...???

fansat zakonisht nuk kan mjaftushem objektivitet ndaj objektit te adhuruar....por duhet pranuar realiteti, ajo fjali eshte thjeshte nje slogan.
....Per ta bere skenen me sexy...007-a nuk mund te kerkoj nje pije si gjithe te vdekshmit e tjere...
Fjalia u tha ne vitin N dhe u provua shkencerisht ne N+40....qe i bie qe ne momentin e shkrimit/thenjes autori sja kishte iden, as antioksidimit, as efekteve, asigjo....ai thjeshte e shkruajti....biles  as qe e imagjinoi se disa persona pasi te kishin bere i qerre me vite shkolle, do merrnin kete fjali dhe do benin kerkime....
Tani un skam naj pasjon te vecant per 007-n...kshu qe, per mua, ngelet thjeshte nje slogan...dhe lidhja qe bejne keta....ngelet thjeshte nje koincidence..... smiley

 

Kërkimi shkencor nuk ka si objektiv vetëm e vetëm aplkueshmërinë e gjetjeve.

Për pjesën tjetër, pavarësisht përpjekjeve të mia, duket se jam i detyruar të vë buzën në gaz. smiley

Ja edhe njëherë, meqënëse lidhja për tek punimi gjendet vetëm tek shkrimi tek blogu (http://rinstinkt.wordpress.com/2013/08/1...):

Objectives: As Mr Bond is not afflicted by cataracts or cardiovascular disease, an investigation was conducted to determine whether the mode of preparing martinis as an influence on their antioxidant capacity.

 

Autorët kanë patur vërtet sens humori. Këtë nuk e them dot për ju. 

...drejteeeeeeee..kuptoj punen e aplikueshmeris....por une (dhe ata te tjeret) futemi ke grupi i te vdekshmeve (te dobet dhe te pafuqishem...) qe presin me teper kerkime per gjera te tjera, me utile  smiley ...gjithsesi pike e drejte...

Urime per blogun....

...humori vjen duke pire smiley ...per gjys ore fillon aperitifi....te shkruj pastaj prap smiley 

Ps: PF smiley 

a esh' e vertet qe shumica e pijn Martinin stirred dhe jo shaked... dmth ashtu si e pija edhe una njeher e nje koh? smiley

Per qejflinjte e gjuhes, 'shaken' ne baret e Tiranes behet 'e shekeruar', nje kontribut tjeter magjik i fqinjit te pertejdetit.

Ndersa une kam lexuar nje studim tjeter qe e nxirrte James Bond-in si nje njeri te alkolizuar. Me gjithe ate konsum pijesh dhe duhani, ne realitet nuk do kishte ate perfomance fizike dhe intelektuale. Me se shumti do t'i ngjasonte nje barkederri cfaredo te Tiranes.

E imagjinoj tani James-in te ulur ne nje bar lagjeje duke pire raki e bere muhabete politike, bastesh e shtesa pallatesh.

jo vetem kaq, por James Bondin  e nxirrnin edhe si burrin macho, bile te dhunshem  qe aty ketu, ia hiqte nje seprathi femrave..smiley    ndersa ketyre  u pelqente!smiley

Dhe pastaj cuditemi pse pse gjithe kjo dhune ndaj grave. Pergjigja eshte Bond, James Bond. smiley

Per pije pyesni plakun, qe mban rekordin per pije te perziera smiley tundura smiley shkundura smiley

Pjero si e pi martinin ti me ullinj apo me zhape lejmeni?

Martinin e pij me berthamat e ullinjve smiley

Shkenca, me te dhenat e sotme, nuk hedh shume drite per faktoret e jetgjatsise.Ndersa filozofet e lashtesise porosisnin njerzit te perpiqeshin te jetonin sa me mire dhe jo per sa me gjate sepse, sipas tyre, jeta eshte e limituar.Mirepo Hera, bashkshortja legale e Zeusit, me grindjet e vazhdushme te saj, perkunder periecive erotike te Zeusit, ishte faktori baze i jetgjatsise Zeusit, gjithnje sipas Homerit dhe Hesiodit.
Shkurt, peripecite e panumurta erotike, ndeshur me xhelozite e medhaja te femres se rene ne dashuri, mund te jene shkaku i jetgjatsise J.Bond- it.Mund te jete pozita privilegjuese e anglezit J.Bond ndaj grave me te cilat ka patur fatin te shkoje, shkaku qe ate e ka bere jetegjate...Disa njerzve, natyra u jep ca detyra " shum te veshtira" per ti perballuar ne kohe te shkurter.... keshtu more i dashur Pjer, me ca " berthama" te tjera miresia baze e jetes edhe mund te veje pertej te limituares.Te ndershmit duket se vdesin shpejt....

Mundet Grava, por dy-tre-4+5 raste nuk perbejne prove, prova eshte nje jete e qete, pa sforcime fizike dhe mendore, ushqim i shumllojshem dhe dashuri me partnerin/neren smiley

me fjale te tjera Pjero, Grava po thote qe heren tjeter, kur te shkosh ne Elbasan te ai lokali  qe te coi shoferi i autobuzitsmiley, mos i bej naze ''rakise'' smiley se te ben mire per shendetin,  jeton gjate...

Jo .." Pirja", Belul, por..... I ben mire per shnetin

Interesante Rinstinkt. Jo I trazuar  por i tundur. Meqe qenke fan I 007 kush eshte i preferuari jot, nga kush aktor eshte me i arritur? smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).