Më 5 gusht të vitit 1752 ndërroi ipeshkvi i madh imzot Gjon Nikollë Kazazi. Ai lindi në Gjakovë, më 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit, pastaj i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo dhe i kreu në Kolegjin Ilirik të Loretos, ku krahas teologjisë studioi edhe filozofi, gramatikë e retorikë. 
Gjon Nikollë Kazazi i nisi studimet kur ishte i ri, 18 vjeç. Në vitin 1727 mori titullin doktor në filozofi e teologji. Po atë vit u shugurua meshtar. Sapo u kthye, kryeipeshkvi imzot Mikel Suma, e emëroi misionar ne Prizren. Më pas kaloi nga Prizreni në Gjakovë, për shërbim baritor, të cilin e kreu së bashku me dom Anton Teodorin. 
Me që dallohej për zgjuarsi dhe aftësi të veçantë njerëzore, shpirtërore e intelektuale, imzot Suma e emëroi dom Gjonin Vikar të Përgjithshëm. 
Pas largimit të imzot Mikel Sumës nga kryeipeshkvia e Shkupit, ishte Gjon Kazazi ai që e drejtoi atë kryeipeshkvi nga viti 1737. Me propozimin e kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviqit, imzot Kazazi u emërua vizitator apostolik i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit, në Bullgari. Me 23 shtator 1743, Papa Benedikti XIV e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin kryeipeshkëv të Shkupit në moshën 41. Simbolin e ‘Palios’ e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743. 
Krahas misioni ungjillëzues, baritor në shërbimit të popullit të Zotit e përforcimin e Kishës së gjallë të Krishtit, imzot Gjon Kazazi kultivoi me pasion e urti edhe aspektin kulturor, posaçërisht shkrimin në gjuhën shqipe. Këtu kishte si qëllim shkrimin e botimin në gjuhën e popullit të tij, pra shqip, të librave me përmbajtje shpirtërore, pra biblike, si katekizmi, doracakët uratësh, librat liturgjike po edhe gjurmimin e rrënjëve të lashta të kombit të tij shqiptar. Kështu, gjatë qëndrimi të tij në Romë, në vitin 1743, imzot Gjon Nikollë Kazazi zbuloi në Bibliotekën e Propagandës Fide të Vatikanit, të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. 
Po atë vit, 1743, imzot Kazazi botoi edhe katekizmin e tij "Doctrina E kërshten" - "Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l'utilità, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione" shtypur ne Romë nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide" . 
Kryeipeshkvi Gjon Kazazi shkoi disa herë në Romë për vizitë "ad Limina Apostolorum" tek Papa e dikasteret e Selisë së Shenjtë në Vatikan. Prandaj janë me vlerë të madhe kishtare e historike edhe relacionet që imzot Kazazi solli apo dërgoi në Vatikan më 1743, 1744 e gjatë viteve tjera, në cilat paraqet e informon Papën e Selinë e Shenjtë mbi situatën tejet të rëndës të të krishterëve në trevat shqiptare e në Vende tjera si në Bullgari, Serbi nën sundimin e perandorisë osmane. Pranë Varreve të Apostujve u gjunjëzua për herë të fundit në vitin 1750, sepse kryeipeshkvi i Shkupit vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë e Kishës shqiptare, si bari dhe edukator i klerit e i popullit, në historinë e albanologjisë, si zbulues i parë i librit më të vjetër të shtypur në gjuhën shqipe, që njihet deri me sot.

 

 

Nga katekizmi i imzot Gjon Kazazit

Lutjet e Mëngjesit

Po të falem o Zot i vërtetë,
e po të bindem, 
e po të due me gjith zembër.
Po të falem nderës se më ke kriuom 
e më ke çperblem e më ke ruojtun këtë natë 
prej ndonji mortje së pakujtueshme. 
Ty, o Zot po t’i falinj gjith(a) kujtimet e mija
e po të lutem të më ruojsh
sod e për gjithë herë prej gjith fajesh
e mpkatesh....


'Doctrina E kërshten' e Imzot Gjon Nikollë Kazazit.

Ja diçka nga pjesa e parë e veprës së imzot Nikollë Kazazit:

E nevoishme gjithëtësillit Kërshten përtë shëlbuom

Kush të kaa krijuem, evum mbë këtë jett?

       Zotyn. 

Kush ënsht Zotyn?

      Kriuesi i Qiells, eidheut.

Përse të kaa Kriuom Zotyn?

       Më kaa Kriuom meenjoftun, mee dashtun, e mei sherbyem mbë këtë jett: ani mee paam, e mee ghëzuom mbë tietrët jett mbë Qiellt për gjithë jettët jettës. 

Ku ënsht Zotyn? 

        Zotyn ënshtë mbë Qiellt, embë dheet, e gjithkund. 

Saa Zotyna jën? 

         Zotyn ënsht një ivettëmi ndë trevet.

Si kiuhen këta Tre vet, e nji Zotyn?

         Ati, e Biri, e Shpierti sheint: e këta tre jen njè, ethuhet Zotti shendritat: o shën Trinitati. 

Keta tre vet a jen tre Zotyna?

          Nuk jen tre Zotyna, veçenjë Zotyn i vettëmi, se të tre kan nji Hyinij, nji të kien enji nautyr te Tinëzot. 

Këtà tre vet à jen gjithnjë ebarabar? 

         Jen barabar ndë gjith saa pushtete, e vërtyte: ashtuqi Ati nuk ënsht maaplak, as maa i madh, as maa i mir, as maa i urt, as maa i pushtueshim se Biri, e se Shpierti Sheint: se të tre jen të gjithëhershim, e të paa zan, e të paa sossun: të tre kan nji të mir, nji dije, e vet nji pushtet. 

 

[...]


Thot Zotyn: Unëjam Zotyn, Zotiyt, të mos keesh tieter Zot veçe meje. 
Mos merr emmënit e Tinëzot ndë per goi përkafsh tëmbrazeta. 
Kuitou me shieintenuom te (18) Diel, e festet, qi jen për të mbaitun.
Ndeerò Print e tuu. 
Mos vrà. 
Mos kurvenò 
Mos vidh emos kusserò
Mos ban dëshmi rreeshim
Mos Lakemò gruen e huei, as burrën e huei.
Mos lakëmò kurrgjaakaffsh të huei.

 

Saa jenurdhënimet e Sheintes Kish?

Jenpes.

1. Me paam Meshen Sheinte për të Diel, e Fest tëurdhenuome

2. Mengjenuom kreshmetemdhaa e Vengjillet, ememos ngran mishtë prenden, etë shetunden. 
3. Meureffyem ndë mosse njiher ndë viet e meu kunguem (19) ndë mosse për Pashk
4. Me mos baam darsm ndë mot lidhun: qi ënsht maa engiata e Diel ndo përpara, ndo mbas festets shen Ndreut, nderi Uit sebeekuem: eprei sëparet dit ndë kreshm, nderi të Dielnebardh mbas Pashke.
5. Me paguem te dhietënekishës si ënshtzakoni.

 

Saa jen mpkattet mortare qi jen krena, e ranja etëtierave 
ende?


Jen shtat.

1. Madhështia

2. Lakemia. 
3. Kurvenia
4. Mënia
5. Grykesia
6. Emiri erressa ekeqe. 
7. Pritessa me baam vepëratë mira.

 

Saa jen Sakramentet e qishfruitbanjen ndë shpiert?

Jenshtat.

1. Pagëzimi, qinaban të kërshten.
2. Krezmimi qina epndihm mekien të kërshtentë vertet, etë fort ndë Fee
3. Sheinti Kunghim, qinaelargon shpiertin mpkatesh, ena mbà ndë hirt, endë të dashunit Tinezot. 
4. Pendessa, e Reffimi sheint, qi nai ndijen, ena hjek fajet prej Shpiertit.
5. Voimi sheint ndë fillt morts, qina ep ndihm me duekun mir: e shumhere ndimon meu shendoshun ende fëdigetsë korpit. 
6. Urdhëni sheint i Pristenis, qina ep hir, endihm mei baam, e (21) mei vepëruom mir, e si duhet punët, ekaffshët e Tinëzot. 
7. Kunora, e Martessa, qi ep ndihm mei lindun, emeirrittun fëmijn ndë paq, endëtë dashun, endë tmeert Tinëzot. 

 

Për më shumë Radio Vatikani

 

 

7 Komente

she...e paska me ë emrin ky

 Më kaa Kriuom meenjoftun, mee dashtun, e mei sherbyem mbë këtë jett: ani mee paam, e mee ghëzuom mbë tietrët jett mbë Qiellt për gjithë jettët jettës. 

Vargjet e asj kenges"o erdh Enveri ne Malsije, me na paveee, me na pyetee e me na gzueee" qenkan grabit nga Imzot Kazazi. Njefaresoj, e kuptueshme.sepse Enveri ishte Zoti mbi Token e shqipeve.

Flm per prurjen. Sa me pelqen shqipja e hershme, tingellon otherwordly. smiley

Emiri erressa ekeqe.

(kete s'e kuptova dot)

Seven deadly sins:

3.1 Lust
3.2 Gluttony
3.3 Greed
3.4 Sloth
3.5 Wrath
3.6 Envy
3.7 Pride

qina ep ndihm me duekun mir:

Kjo shqipja e vjeter eshte si anglishtja e Shekspirit. Gjynah qe nuk kemi me shume dokumenta shkruar me te. Mua me solli ndermend librin "Shpella e Pirateve" te Petro Markos.

Nese dikujt i ka bere pershtypje pse numri shtate(7) ndonjehere shkruhet me vije te vogel ne mes ,atehere spjegimin duhet kerkuar tek Gjon Nikolle Kazazi.

Atebote,Gjoni kishte mbledhur miletin ne Gjakove dhe po i lexonte 10 Urdherat e Zotit :

1)S'bon me vjedh

2)S'bon me rrejt

.
.
.

e keshtu me rradhe deri te numri shtate

7)S'bon me i keqyre grun tjetrit...

Legjenda e thote se ,ne ate moment audienca kishte filluar te revoltohej,dhe dikush prej turmes kishte bertitur:o Gjon,bjeri vije qatij shtateshit  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).