William Butler Yeats (1865-1939)

Ishulli nё gji tё liqenit

 

Tash do ngrihem e do shkoj, do tё shkoj nё Inisfri,

Njё kasolle atje do ngre, me qerpiç e degё peme:

Nёntё rradhё bishtajash do tё kem, tok me koshere me bletё,

I vetёm ndёr livadhe tё rroj, mes zukamёs sё tyre tё qetё.

 

Pak paqe n’atё vend do gjej, se paqja atje pikёlon

Ngadalё, prej tisit tё mёngjesit e gjer kur bulkthi ligjёron,

Nё mesnatёn e vagёlluar a kur purpurt dielli  vezullon,

Kur gushёkuqi mbrёmjen mbush, rreth e rrotull tek flatron.

 

Tash do ngrihem e do shkoj, se çdo çast ditё e natё

Ujёt e liqenit mbaj vesh, tek rreh bregun valё-valё;

E kur eci nё bulevard, a mbi tё hirtёt trotuarё,

Valёt rishtas ia dёgjoj, nё thelb tё zemrёs sё ndarё.

                                                                        Shqipëruar nga Magus

 

 

 

Origjinali:

The Lake Isle of Innisfree

I will arise and go now, and go to Innisfree,

And a small cabin build there, of clay and wattles made:

Nine bean-rows will I have there, a hive for the honey-bee,

And live alone in the bee-loud glade.

 

And I shall have some peace there, for peace comes dropping slow,

Dropping from the veils of the morning to where the cricket sings;

There midnight's all a glimmer, and noon a purple glow,

And evening full of the linnet's wings.

 

I will arise and go now, for always night and day

I hear lake water lapping with low sounds by the shore;

While I stand on the roadway, or on the pavements grey,

I hear it in the deep heart's core.

 

73 Komente

Faleminderit dhe pergezime per perkthimin, Magus, eshte vertet i mire. Kam dy le t'i quajme pyetje. Strofat e origjinalit kane rime te rregullt abab, te perkthimit jo. Zgjedhja jote kjo? Dhe se dyti, kurre nuk e kam kuptuar pse perkthyesi a redaktori duhet t'ia ndryshojne titullin nje vepre, a ma sqaron pak. Dhe nja dy gjera shumë të vogla qe une do t'i beja ndryshe. "Koshere me bletë" do ta bëja "koshere bletësh", pavarësisht se do prishte rimën, po do shmangte përdorimin e dy me-ve dhe do fitonte ritmin. E dyta, kjo "kur" është shumë e ngarkuar, unë për vete do të parapëlqeja "tek eci" në vend të "kur eci". Ndërsa në strofën e dytë do t'ua kisha ndërruar vendet "ngadalë" dhe "pikëlon". Suksese në poezitë e tjera.

Argendis, une me thene te drejten, s'do ndryshoja asgje. I bera me mend ndryshimet qe thua ti, po me ngjajne me mire keshtu si i ka sjelle Magusi. perseritja e "me-se" nuk eshte e rende. Kurse "kur" dhe "tek" mendoj se i ndryshojne kohen dhe vendin poezise ne kuptimin qe "kur" i jep nje pakohesi qe mund te ndodhe nje dite, po s'dihet kur. kurse "tek" me duket me e lidhur me vendin, me bulevardin, se me kohen. 

Ana, perseritja e me-se nuk eshte krim, por edhe ne gazetari keshillohet te shmanget perseritja pa nevoje, le me ne letersi. E mandej format sintetike jane disi me poetike se ato ato analitike, ja perse parapelqehet "eci rruges" ne vend te "eci ne rruge". Per me teper autori e ka perdorur perseritjen si figure letrare ne kete poezi, po me fjale kuptimplota, me konkretisht me folje ("go now, and go", "dropping slow, Dropping from"), dhe as kesaj perkthimi nuk i ka qendruar plotesisht besnik. Ndersa tek qe them une ne kete rast nuk eshte ajo parafjala vendore, por forma e shkurtuar e "teksa", e po te shihet edhe origjinali e ka "while", jo "when", dhe "teksa" qendron ndaj "kur" ashtu si "when" ndaj "while". Nesje, ato jane pak a shume sinonime, une e thashe kete vetem se "kur" eshte e sterperdorur, eshte fjale e gjuhes se perditshme, ndersa tek(sa) ca me pak. Sa per skemen e rimes pastaj, per mua kjo eshte mangesia me e madhe e ketij perkthimi. Rima eshte nder elementet themelore te poezise ne pergjithesi e te kesaj ne vecanti, po ia ndryshove ate, zere se ke ndryshuar poezine, eshte me shume se te ndryshosh fjalet. Vetem nese eshte bere enkas si pune eksperimentimi, prandaj pyeta. 

Pershendetje Argendis. Pyetjet jane me vend por, sic mund te merret me mend, s'kane pergjigje te lehta. Por mire ben qe me nxit pak, duke qene se ky perkthim eshte nje 'work in progress'. 

Rima nuk ishte perparesi per mua ne nxjerrjen e ketij teksti ne shqip. U mundova te ruaj nje lloj ritmi te gjuhes, por edhe rimen me aq sa ishte e mundur ne shqip. Si perfundim dy vargjet e para te strofes 1 dolen krejt pa rime; strofa 2 doli me skeme aaaa; ndersa strofa 3 doli aabb.

Arsyeja qe se paresore per mua ishte zgjedhja e fjaleve te duhura ne shqip ('diction'). Personalisht jam i kenaqur me gjetjen e fjaleve ndonese e di se patjeter do kete vend per permiresim. Ne vazhden e kesaj, me interesoi dhe tingellimi ne shqip. Pra, doja qe vargjet vertet te tingellonin ne gjuhen tone, te krijonin nje atmosfere prej vete tingullit, jo thjesht prej idese qe del si ne anglisht edhe ne shqip.

Ne kete kontekst, kam pershtypjen se kembengulja per te ruajtur skemen e rimes ne shqip do te conte detyrimisht ne nje liri shume me te madhe te perkthyesit ne zgjedhjen e fjaleve. Me interesoi parimi i besnikerise (deri diku) ndaj origjinalit ne kete rast.

Punen e titullit e ngaterron fjala "lake" ne origjinal. Po te ishte origjinali "The Isle of Innisfree" atehere patjeter qe duhej dhene si "Ishulli Inisfri". Por "The Lake Isle" m'u duk e pamundur per ta dhene ne shqip pa pershtatje. Dhe, per hir te pershtatjes, e hoqa fare Inisfri nga titulli duke preferuar qe te mbaj konceptin e "liqenit". Ndoshta vendosja e nje fusnote sqaruese per ate se c'eshte "Inisfri" do te ndihmonte me kete rast?

Flasim dhe per ato detajet e tjera me te vogla, po na u be mbare pak me vone.

Magus, derisa si Tropizma, edhe une, qe kemi perkthyer gjithe-gjithe nga 10 poezi secili (kerkoj ndjese per moskorresktese politiko-gjinore, po s'mund te them dot as "secila", se do dilja si nga ata te fushes, as "secili/secila"), ngulim kembe te rima, do te thote se ka dicka qe s'shkon aty. Por kjo logjika qe abab na qenka shume ekzotike per shqipen vertet fut shume uje. Aq me teper qe ne poezine shqipe eshte perdorur edhe me teper se ato dy skemat qe ke perdorur ti, abcc ne te paren dhe aaaa ne te dyten. E as nuk e kuptoj pse duhej te gjeje ca fjale qe nuk tingellonin shqip (!!) per te dhene kete rime.  Kete pastaj "Ne kete kontekst, kam pershtypjen se kembengulja per te ruajtur skemen e rimes ne shqip do te conte detyrimisht ne nje liri shume me te madhe te perkthyesit ne zgjedhjen e fjaleve. Me interesoi parimi i besnikerise (deri diku) ndaj origjinalit ne kete rast" nuk e kuptoj fare. Po flasim pikerisht per mosbesnikeri ndaj origjinalit. Po te ishte gjalle Yeats-i, do te kishte nxjerre koburen. Poetet pranojne me mire t'i tradhtoje gruaja se perkthyesi smiley

vlera e kesaj vjershe radhiko (per mua) qendron pikerisht ne faktin qe gjeneroi nje diskutim si ky me lart.

me ket rast po te lutem per ndonje gje letrare (prape) nga vendi i ish miqesise se madhe. smiley

cfaredo qofte, jo me se s'ben perkthim... dmth ndonje opinion vertjak per letersine kineze aktuale, sikur 3-4 paragrafe, do ishte nam fare.

Te them te drejten, gati nuk e lexoj letersine aktuale kineze, por nga nje - sic thuhet me fjale te medhoja - vezhgim empirik mund te them se eshte shume e perhapur kjo tip letersie autobiografike, po jo doemos nga vipat. Eshte si te shkruaj une tani per pervojen time si i huaj ne Kine, tip sa dashnore kam pasur, a kam ndonje peripeci kur nisa te perdor shkopinjte per te ngrene etj. Une meqe ra llafi s'kam pasur andralla me perdorimin e shkopinjve, por me perdorimin e tyre. Kur shkova per here te pare ne restorant ketu, dy gjera ndodhen: e para, porosita dicka qe dukej se ishte karkalec deti, po doli te ishin kembe pule, e dyta, e hengra peshkun me lugen e supes, se s'dija te perdorja shkopinjte. Ne fund u bera per gjynah dhe ato kamarieret se nga shkuan gjeten nje pirun, po kur e sollen nga peshku kishin mbetur vetem halat, bashke ato pjese mishi qe nuk i kapte luga. Po te shkruaj historite e mia, mbase shiten me mire se fiction i ndonje shkrimtari te mire kinez.

Argendis: kam tre komente qe po them se s'ia kam dale mbane me rimen dhe se duhet ripunim. Nderkohe ti thua, "logjika qe abab na qenka shume ekzotike per shqipen vertet fut shume uje". Po nga e gjete kete, mor xhan?! Une e kisha fjalen qe teksa rilexoja variantin tim shqip te poemes me lart, po me mbushej mendja ta realizoja plotesisht ne aabb. S'po perpiqesha te nxirrja postulate per rimen universale ne shqip!! (se kush jam une, apo kush eshte kushdo tjeter, qe te bej pergjithesime te tilla).

Dhe na thuaj konkretisht cilat fjale nuk tingellojne shqip se, jo per gje, por fjalet jane te gjitha shqipe aty. S'te marr vesh mire ne kete pike.

Magus, mor djale, ja te te citoj, se me lodhe gjersa gjeta ato qe ke thene. 

Tani qe po e rilexoj, po bindem se variantit ne shqip i rri me mire skema aabb e rimes, nderkohe qe origjinali e ka abab.  

Edhe sikur te mos e kesh nga pergjithesimi (qe s'eshte ndonje gje qe kerkon te jesh ndonje gjeni per ta bere) prape puna eshte se ti e merr kete variantin ne shqip, qofte edhe tendin, si ndonje nebuloze, si mjegullnaje, sic thote Sosyri, qe ti do t'i japesh nje forme qe i rri me mire petku i aabb, kur ne te vertete je ti qe ia ke dhene ate forme. Nejse, thelbi eshte qe nuk i ndryshohet rima nje poezie, ashtu sic nuk i ndryshohen ca gjera te tjera, se eshte nje shfytyrim shtese, mjafton ai qe behet nga kalimi prej nje gjuhe ne nje tjeter. Mendoje tani sikur dukesh t'i ndante sonetet e Petrarkes ne strofa katervargeshe, se keshtu mund te tingellonin me mire ne shqip. 

Se dyti, nuk thashe se fjalet e tua nuk tingellojne shqip, u nisa nga kjo tjetra qe ke thene: Rima nuk ishte perparesi per mua ne nxjerrjen e ketij teksti ne shqip. Arsyeja qe se paresore per mua ishte zgjedhja e fjaleve te duhura ne shqip ('diction'). Ne vazhden e kesaj, me interesoi dhe tingellimi ne shqip. Pra, doja qe vargjet vertet te tingellonin ne gjuhen tone. Pra, me kete ke lene te kuptohet qe po te perdorje rimen abab, vargjet nuk do te tingellonin vertet ne "gjuhën tënë".

thelp  i zemres  ne vend te thelb i zemres mendojme se  ka  tingellim me poetik, e  ndofta  thelpinjve  te zemres na tingellon edhe me mire

Argendis, koshere bletesh dhe koshere me blete jane dy koncepte te ndryshme.I pari flet per anen ndertimore, ndersa i dyti anen funksionale.Ne rastin konkret perkthyesi sikur e ka drejt.

E drejte Grava, me nje ndreqje, jo per anen ndertimore, por si te thuash permbajtjesore, sic eshte dallimi "gote uji" nga "goje me uje".Por sidoqofte, nje koshere bletesh veshtire te jete e mbushur me milingona, prandaj nje koshere bletesh me shume gjasa eshte nje koshere me blete. Sidoqofte, tani qe po e shoh poezine ne anglishte, autori thenka "koshere per bletet", dhe kjo po ta ndash qimen me katersh, madje edhe me dysh, ka njefare dallimi qofte nga "koshere bletesh", qofte nga "koshere me blete".

Argendis, une me mirdashje bera nje nderhyrje e cila nuk di pse ju pickoi.Nje koshere bletesh mund te mos kete as miza, as blete dhe sigurisht asnje milingone.Kur eshte me blete besoj se duken ...me sy.Mu duk mire sikunder e kishte perkthyer,...perkthyesi, por.... megjithate edhe qimja qe ju perdorni, eshte vertet ...e ndashme.Dhe mua nuk me ngel hic hatri per ate.

Grava, nuk e di c'ju shtyu te mendoni se me pickoi dicka, ju siguroj qe s'me pickoi asnje blete per punen e koshereve te bletes a me blete, thjesht doja te sqaroja mendimin tim qe nje koshere bletesh eshte nje koshere me blete, si per shembull, kur themi: "Ai ka pesë koshere bletësh", domethene ka shume te ngjare qe i ka me blete, nuk i ka per bukuri. Punen e qimes e thashe per te treguar qe dallimi i origjinalit "a hive for the honey-bee" qofte nga versioni i perkthyesit, qofte nga imi, megjithese nuk eshte edhe kushedi ce i madh, mund te mos jete edhe aq i paperfillshem. Ndarjen e qimes po e beja une ne kete rast, jo ju. Shpresoj se u mirekuptuam.  

Po jo mo argendis se nuk kam asgje me prapamendim o burre, jo me per Ju, qe kam sec gjej ne ato qe shpreheni, por me asnje.Thjesht mu duk se duhej nje saktesim.Kjo shqipja jone i ka ca gjera dhe per tu xungurrisur....pa zarar
Tung

Nese ju gjeni nje gje, i dashur Grava, une gjej njeqind ne ato qe thoni, mbi te gjitha pervoje jete, por kur vjen fjala te gjuha, s'ka vetem shqipja yckla, te gjitha simotrat e veta ashtu jane. 

E po mire, me thuaj 99  nga ato qe gjen  ne te miat dhe me ler vetem njeren pa ma thene ahere,ç`te te them une me teper .Nuk me kuptove as .. ne para kesaj, per thjesht, qellimin e mire.

Po thashe gjej njeqind gjera nga mund te mesosh, mo Grava, gjera me buke, sidomos pervoje nga jeta thashe.Je ti me po me keqkupton gjithmone.

Me kenaqe, Magus! Shume e bukur! Me shijoi shume dhe perkthimi. smiley

p.s. per t'u gric. smiley Vetem ë-ne sic duket e ke zevendesuar me pas dhe te ka dale me e madhe se shkronjat e tjera. 

Me behet qejfi, miss H. Imagjino Yeats-in mes "rremujes dhe rremetit" te Tiranes... duke kerkuar per stacionin e autobuzeve te Pogradecit! smiley

p.s.: pra ti po thua qe "ë"-ja ketu ka dale si "dele shytë"? smiley

nje liqer qiellor plot valeza e qetime

ne pullaz mellagat potis cupe e Ristos

mbi gjergjefe qerthuj, gurguj, permallime,

nje fill dashurie fshtjelle rreth kuvaristos

 

papo gjol mos paste do gjejme nje rovine

gurgullime e mekur mendafsh ne legushe

guguftu e fjetur cel syrzat mbi lendine

nj'enderrim i premshem posi gjerdan mi gushe...

Tre fjale me tingellojne bukur, po ne bote se ua di kuptimin:

- legushe

- guguftu

- i premshem

Dy fjale te tjera me tingellojne si greke, e as ato s'i marr vesh:

- potis

- kuvaristo

guguftu mos jane pellumbat?

pak karaoke per qef tone dhe per cheers smiley

@ketlina: po. smiley

smiley

Do t'ia bej titullin "Ishulli ne liqer" tani. 

(ajo r-ja e embelson deri ne velje ate fjale)

E kur eci nё bulevard, a mbi tё hirtёt trotuarё,

Magus, me kete e vulose qe behet fjale per nje korcar kthyer nga pushimet ne Poradec.

Eshte absurde t'i prishesh rimat dhe vargun kesaj vjershe, se nuk po ben perkthim simultan (xhanem ka njerez qe edhe ne ate rast).

Nderhyrje e rrepte, por jo krejt pa vend.

U perpoqa fort per rime ne fakt dhe them se strofa e dyte s'ka dale keq, por mbaresat me "-on" te foljeve shqip i kane dhene nje lloj njetrajtshmerie . Strofa e trete dic me mire akoma. Por e para ka nevoje per ripunim nga kjo ane.

Tani qe po e rilexoj, po bindem se variantit ne shqip i rri me mire skema aabb e rimes, nderkohe qe origjinali e ka abab.

Sa i takon vargezimit ('prosody'), i gjithe varianti shqip duhet ripare. Mund te arrihet nje perafrim me i mire me origjinalin, por jo pa shkurtime te dhimbshme. Pra, duhen hequr disa fjale shqipe tek-tuk, gje e cila do te shpjere ne varferim te gjuhes se poemes; por, nga na tjeter, mund te perftohet nje "prerje xhakete", ta quajme, qe i do t'i pershtatej me mire "trupit" te origjinalit.  

Mire do te ishte qe gjeja te mos nxirrej nga dora kaq shpejt. Une e kuptoj qe ti ke bere disa zgjedhje te zgjuara dhe kjo te ka entuziazmuar, por entuziazmi mund te te kishte cuar ta perpunoje perkthimin, te te ushqente me nje fjale, deri sa ta kishe cuar punen ne fund. Nuk eshte vetem rima qe ka rendesi, shkurtesia e vargut te fundit me dy rrahje pam, pam, ne cdo strofe eshte ajo qe krijon ritmin e vjershes, vendosmerine, ajo absolutisht nuk duhet humbur. Sidoqofte, rima abab eshte levruar boll ne shqip (Mjeda, Fishta, Frasheri, kudo po te kerkosh e gjen, edhe ne kenge), pra na vjen per shtat edhe neve, pervecse eshte nje rime qe formon ritem fare thjesht, para, mbrapa, hajde, ik, vale vale.

Ne lidhje me zgjedhjen e fjaleve,

wattle besoj se jepet me mire me thupra (qe gjithe duke qene degeza evokojne thurrjen) se sa dege peme, qofte edhe rrogoz, mbase edhe xunkthi e jep idene e thurjes;

nder livadhe nuk e ka saktesine e in the glade, the glade, ai e di shume mire se per cilen lendine behet fjale, ky eshte nje ishull i vogel ne mes te liqenit e nuk mund te kete livadhe te gjera e te gjata;

to where nuk ka perse jepet me deri kur dhe jo deri ku, meqenese autori fare mire mund te kishte thene till when, por nuk e tha;

vargu qe vijon, "ne mesnaten...", ne shqip te jep idene se paqja gjendet ne mesnate a ne mesdite (per mendimin tim zgjedhje e cuditshme a per and), nderkohe anglishtja nuk e ben kete lidhje sintaksore, ajo vetem thote there, atje, ne ishull, keshtu keshtu eshte mesnata e mesdita;

per bulevardin u shpreha smiley

zemra e ndare eshte sajim i panevojshem, rima rime por kuptimi kuptim. Edhe rishtas ne ate varg eshte shtuar pa qene nevoja;

ver re se origjinali thote there kater here, sa here na leviz vemendja, na kujton poeti, there, there.

Persa i perket muzikes se vjershes, ka kaq shume tinguj l-je, qe nga "live alone in the bee-loud glade" tek "all a glimmer, and noon a purple glow, / And evening full of the linnet's ..." deri tek "I hear lake water lapping with low sounds". Shoh qe me l dhe ll e ke populluar mire perkthimin, per kete me vjen shume mire.

Me fal qe e zgjata, si per dite te diele, dhe meqe perkthimi kete lezet ka, kundershtimin, me siguri ti e ke kundershtuar veten qindra here sa e mbarove vjershen.

Topizma: une tani pasi te lexova ty po kuptoj se paskam faj dyfish. E para, qe qenkam entuziazmuar; e dyta, qe nuk e paskerkam kuptuar se qenkam entuziazmuar. Eh, c'te te them, prandaj vijme tek Peshku qe shoke e shoqe te na sjellin ne vete... smiley

Nga verejtjet me lart gjej te sakte ate per "wattles", ne sensin qe "thupra" eshte termi me i duhur, por qe une do te hezitoja ta perdorja se nuk tingellon ne harmoni fort me fjalet qe i vijne para e pas. "Dege peme" japin edhe idene e ndertimit te kasolles me duar aty me materiale nga ishulli, pra deget qe njeriu i pret me sepate, pa sjelle asgje nga bota urbane, si te parafabrikuar. Edhe thupra e jep kete, sigurisht.

Po ashtu ate kembenguljen e Yeats-it me "there", "there" ben mire qe ma kujton se eshte pjese e idese kryesore te poemes. Dhe duhet gjetur mundesia te dale me ne pah ne shqiperim, besoj nuk do shume ndryshime a mund.

"to where" ka lidhje me vendin, por eshte fakt se bulkthi ze e kendon naten (e quajne dhe "bulkth nate"), ndaj mua nuk m'u duk pa vend te merrja lirine per ta dhene si reference kohore; pra, qe paqja rrjedh ne Inisfri prej mengjesit e deri me darke. Ne kete logjike vazhdova po ne rrafshin kohore "ne mesnate.. a kur dielli...", nje kapercim ky qe me duket i arsyeshem, por jam dakord se ha debat.

Ka dicka ne lidhje me preferencen ne perkthim te "bulevardit" si term e si koncept, ne dallim me "autostraden"/"rrugen e makines" qe ka origjinali. Eshte me shqip "bulevardi", eshte nje vend dhe nje tradite e jona qytetese qe dallon fshatin nga qyteti. Qartesisht, ne strofen e fundit jepet ideja se nje njeri qe banon ne ambjent urban po don te "arratiset" nga "grija" dhe asfalti e te shkoje ne gji te natyres. Ndaj mendova qe "bulevardi" eshte nje vlere gjihesore qe shqipja e ka natyrshem, dhe del me shqip ne ate menyre. Ketu nuk eshte me ceshtje besnikerie ndaj origjinalit, por ceshtje kreativiteti ne perkthimin e vargjeve.

"Zemra e ndare" eshte per efekt rime. Por perkon plotesisht me idene e dyzimit, apo edhe te frustrimit, qe strofa e trete jep. Ai eshte "stuck" ne qytet, s'po i pritet sa te ike. Ka nje ndarje mes realitetit dhe imagjinates: i detyruar te ece mbi asfalt, kur ne zemer te vet ka lendinen. Eshte "i ndare" mes ketyre realiteteve. Nuk shoh se pse duhet pare si "sajim i panevojshem" kur ne fakt eshte sajim me kuptim prej vete poemes, ndonese jo krejt ashtu ne origjinal. 

 

Magus, po me pelqeka shume Topizma per emer, se pari, pse jo dhe Topitizma, dhe se dyti entuziazmi yt nuk ishte hic i gabuar, perkundrazi, une po te thoja ta kaleroje edhe ca, por nese ti me thua qe ne kembe po ecje, xhiro bulevardit, une terhiqem.

Dhe, se fundi, me lejo te ta marr pak borxh petkun profesorial (ta kthej prape, per dy minuta):

Ajo "the" tek togfjaleshi "the bee-loud glade" nuk percakton "glade" si te vetmen lendine ne ishull, sic thua ti se ishulli eshte i vogel e s'ka livadhe etj. (apo ke qene me pushime vjet atje dhe me ate rast i bere dhe topografine ishullit duke e matur pellembe per pellembe? Lol)

"The" eshte aty si nje "definite article functioning as a limiting adjective" per shkak se para emrit "glade" eshte vendosur nje "descriptive adjective", pra "bee-loud", gje e cila detyron gjuhen qe te shquaje se per cilen prej shume lendinave/livadheve te mundshem behet fjale. Ai po thote se deshiron te qendroje vetem ne ate lendine ku gumezhijne bletet, jo ne te tjerat. Fakti qe jane bletet aty e ben te shquhet kete lendine, ndaj dhe "the bee-loud glade". E jo se ishulli i vogel s'mund te kete shume vend per lendina e livadhe etj.

Ne shqip eshte ruajtur kjo pasi eshte saktesuar se behet fjale per "livadhe" ku zukasin bletet. Shumesi a njejesi jane "irrelevant" ne kete mes.

Professorial cap is all yours. Here.

(p.s.: ndjese per "spelling"! "Tropizma")

 

Une gjithe gjithe ne jete mund te kem perkthyer 10 vjersha, ndaj mos u sikletos hic nga toni im, sepse eshte ton i njeriut te shtypur, qe e kane mesuar te mos u shprehe shume dashuri te panjohurve.

Se me ngece shakane ne fyt, doja te te thoja, per bulevardin, pasi te te siguroja se nuk eshte dhe aq rruge makine ne imagjinaten tone (ai ndaj permend edhe rrugen e makinave edhe trotuarin e kembesoreve), te kujtoje perdorimin e tij nga kryeministri yne antikomunist dhe vetem per gallate:

BULEVARD m.
1. Rrugë e gjerë, e shtruar e me këmbësore, zakonisht me drurë anash a në mes, që përshkon pjesën qendrore ose lagjet kryesore të qyteteve të mëdha; shëtitore. Bulevardi i madh. Bulevardi «Dëshmorët e Kombit». Shëtit në bulevard. Bredh bulevardeve. keq. bredh rrugëve. 
2. keq. Diçka që u përshtatet shijeve të këqija mikroborgjeze e borgjeze; diçka e përciptë, e ulët e pa vlerë (përdoret si përcaktues pranë një emri tjetër). Gazetë bulevardi. Letërsi bulevardi. Shoqëri bulevardesh. 
* Ia bëri bulevard libr. ia paraqiti diçka si shumë të lehtë për t'u kryer, ia bëri shesh me lule.

Sa per lendinen, c'te te them, ke te drejte, eshte pikerisht ashtu, aty tek lendina ku gumezhijne bletet (ashtu edhe zemra ime (e tera e pandare smiley) me le ketu tek jam mua vjen me vrap e me deshire aty nder [livadhet] e tua)

"...qe e kane mesuar te mos u shprehe shume dashuri te panjohurve" hahaha loool.

Aty tek profili yt thote "qe nga 2008". Duhet te mesojme ca gjera nga urtesia blogore e juve te vjeterve... pse jo e?

Ky fjalori i Androkliut i vika pikat mbi "i". Jemi borgjezuar, s'ke c'thua. Ja, Yeats-i vete s'e kish vene "bulevard", mirepo neve borgjezeve te rinj shijet mikroborgjeze na dalin prej hundesh dhe direkt "bulevard". Kurse referenca e kryeministrit s'me shkoi nder mend se kisha ne koke bulevardin e Korces. You know, ai qe ka vajza pa mase... lol.

 

Tani qe u beme komshinj ne peqi te Androkliut dhe kurriz te kryeministrit, pasi morem neper goje gjithe vajzat e fushegropes, a do t'i ndryshosh gjatesite e vargjeve? smiley

smiley

Grupi "na bashkoi kenga irlandeze" thua ti? Edhe e ve ne dyshim qe do shkurtohen floket e gjata te shqipes? E kemi dhe "cupe" moderne gluhen tone te lashte se, helbete, shkon nga shkon e i ulet ne peqi anglishtes. 2013 viti, s'ke c'i thua.

Bravo Magus! I see your Yeats and raise another. Te pershendes.

Një pilot irlandez parashikon vdekjen

E di që fatin do ta gjej
Diku mes resh e përmbi re;
Me kë luftoj nuk e urrej
Kushdo që mbroj i dashur s'qe;
Atdhe kam kryqin, Kiltartan,
Të varfrit kam bashkëfshatar,
Me ç'duket fundi t'humbur s'janë, 
As më të lumtur se më parë.
As ligj më thirri për t'luftuar,
As njeri publik, as turma,
Një dell ëndjesh i vetmuar
Ngau reve n'ato shkulma;
Me mend gjithçka balancova,
Frymën kot mu duk se rrekja,
Kot fryma kur e peshova,
Kur ja jeta, kur ja vdekja.

Sa bukur Lulian! E paske qare ne shqip kete. Yeats-it i shkon shume kjo shqipe e tingellim si ne kohe te rilindjes tone, se dhe ai kish shume te perbashketa me poetet tane rilindas qofte si mendesi e qofte si histori (Irlanda vs. Anglia, pavaresia e tyre etj.).

Dhe rima i rri shume mire.

Pershendetje dhe ti, cheers!

O Lulian, si keshtu

I balanced all, brought all to mind,

The years to come seemed waste of breath,

A waste of breath the years behind

In balance with this life, this death.

?

Si edhe titulli, "... vdekjen e vet".

S'munda, Trop. Me lodhi strofa fundit se aty eshte gjithe celsi e nuk doja te humbisja tetrrokshin e rimen. Nje variant e kisha "vjet e mot i balancova" por pata frike mos humbte kuptimi, mos tingellonte sikur kishte vene te shkuaren ne balance me te ardhshmen. Gjithsesi, nuk mu duk se duke lene jashte vitet do humbja ne kuptim, me mjaftoi fryma. Po njesoj me erdhi keq per "nor law, nor duty bade me fight." Ne shqip "detyre" jane plot tre rrokje qe nuk i beja dot vend.

Kaq munda une tani per tani, me vjen keq qe s'e futa dot frymen:

Balancova gjith’, kujtova,

Vitet tej, e kot’ perpjekje,

ato pas mundime t’kota

po sa kjo jete, kjo vdekje.

Ose, me qe ka commercial break Breaking Bad...

Peshova gjithcka mendja rrok,

Fryma kot per vitet n'mbetje,

Per c'vite shkuan fryma kot

Kur erdh kjo jete, kjo vdekje.

 

Trop rrofsh per kete ngacmim. Po e ruaj kete versionin e fundit qe hodha.

Falemnderit edhe nje here, Tropizma. Versioni final. Mu thafshin duart po e preka me!

 

E di që fatin do ta gjej
Diku mes resh e përmbi re;
Me kë luftoj nuk e urrej
Kushdo që mbroj i dashur s'qe;
Atdhe kam kryqin, Kiltartan,
Të varfrit kam bashkëfshatar,
Me ç'duket fundi t'humbur s'janë, 
As më të lumtur se më parë.
As ligj më thirri për t'luftuar,
As njeri publik, as turma,
Një dell ëndjesh i vetmuar
Ngau reve n'ato shkulma;
Vitet shkuan dhe fryma kot,
Kot fryma për vitet n'mbetje
Kur peshova çka mendja rrok
Me këtë jetë, këtë vdekje.

C'eshte ai llaf.

Por mos u shpreh ashtu ne deshirore se kam edhe nja-dy klecka, ai njeriu publik, hmm, nuk vjen ne shqip, dicka tjeter do, une e di qe sot perdoret shume togfjaleshi "person publik" por eshte perkthim dembel per mendimin tim. Si edhe balancimi dhe peshimi, vertet, kur e lexova "balancoj" tek versioni yt i pare nuk me ndenji mire, vec, meqe per pilot behet fjale, them se akti i balancimit ka rendesi dhe nuk jepet dot me peshimin. Ai ka insistuar madje, ka perdorur "balance" dy here, e ndersa njera here mund te humbet, gjynah te humben te dyja. Cdo hap, cdo veprim i metejshem, si casti ne fjale, eshte akt balancimi, akt ekuilibrimi i dijenive. Perndryshe ai do te kishte thene "I weighed" qe perdoret zakonisht. 

Shume i sakte ky interpretimi i "balances" si koncept qe shenjon edhe peshimin e situates, edhe ekuilibrin e pilotit. Perseritja per me teper i jep te drejte ketij interpretimi. Une psh do kisha qejf te vija ne perdorim konceptin shqip te "te venit ne terezi," si koncepti me besnik edhe ndaj peshimit edhe ndaj ekuilibrit ne fluturim, (avion mund te mos kesh ngare, por po te kesh ndertuar ndonje here balona tabake me babin, vllain, a cunat e lagjes, duhet ta dish se cili element i balones quhet terezi) por problemi eshte se veprimi ne fjale eshte "vura ne terezi," gjashte rrokje qe jo vetem do me detyronin te sakrifikoja te tjera gjera, por qe edhe do e mbysnin krejt nje varg tetrroksh (me qe jemi tek balanca, nese e veren, cdo gje ne kete perkthim eshte balancuar tek metri dhe rima, me te cilat s'beja dot asnje kompromis: tetrrokshi eshte aq i rralle ne anglisht, dhe aq popullor ne shqip, sa qe edhe nje tetrrokesh anglisht te mos e ruaje dot ne shqip do ishte krim), dhe qe me e keqja, e ka humbur kuptimin neutral ne shqip. Kur ve dicka ne terezi, je ne rruge te mbare. Ta shnderroja ne folje do ishte fjaleformim shume i veshtire per veshin. Keshtu qe ne qofte se gjej ndonje menyre elegante per ta vene ne perdorim kete koncept, duke ja hequr konotacionet pozitive, atehere ajo deshirorja nuk eshte ne efekt. 

vijon...

 

"Njeri publik," kisha kater opsione, dhe shkova me perkthimin literal. Ndonje here ky eshte edhe me i miri pa e kuptuar fare. Ashtu si "person publik" e ka vrare veshin shume, "njeri publik" nuk e ka vrare, dhe thjesht duke qene perkthim literal shenderrohet ne gjetje. Por, fillimisht e kisha "as kuvend, as brohorimë" ku "brohorimë" e rimoja pastaj jo me "shkulma" por me "turbullim." Ky plan u rrezua nuk e di pse, por me shume per faj te "kuvendit," ishte shume redundant pas "ligjit," si dhe per faj te kuptimit. Ligj e kuvend kane kuptime te ndersjellta. "Shesh burrash" e futa ne te njejten kategori me kuvendin, po njesoj per arsye kuptimi, por qe beheshin redundant me krahun tjeter, me turmen. Ne rradhe te dyte, shprehje ideale per nga kuptimi kisha "figure publike." E di, mbase nuk eshte ideale per te gjithe, e kuptoj pse mund te mos jete, por per nga kuptimi une kete kisha shprehje ideale. Vetem se prape, gjashte rrokje, shto "as" bejne shtate, dhe me nje rrokje qe mbetej s'kisha cfare te beja fare pervecse te perseritja "as..." dhe te gjeja nje rime per te, por prape, elipsa pas vetem dy elementesh, nderkohe qe autori ka rradhitur kater, mu duk shume e nxituar. Opsion te trete kisha "burri dheut." Por kjo me dukej me afer me "bashkefshataret" per nga kuptimi se sa me "publik man." Shkova me te katertin "njeri publik" per ato arsye qe thashe, plus sepse me lejonte ta mbyllja vargun me "turma" qe bashke me "shkulma" mu duk cift i persosur.

Suksese me terezitjen e terezise, me dy mendje e kam, jo se nuk eshte gjetje e mire, por sepse ka ngjyrime popullore ne shqip, me duket si fjale per amvisa apo zanatcinj deri edhe mblese. Ti e di, ver ne bilanc popullin familjar me inxhinierat e UPT-se ish UT-se ish UTEH-se ish USHT-se bashke me shoferat e NPL-se, NTI-se, NPN-se, NPV-se, NTI-se, NTU-se.

Jo, nuk me duket keq burre kuvendi, apo thjesht kuvend, apo pleqesi, apo kuvendar (cik per te qeshur kjo), por duke pasur parasysh se public man eshte nje koncept disi i izoluar ne kohe dicka prej moderniteti, i duhet gjetur i barazvlefshmi per ne e ato duken te kaluara, ne do te qeshesh perseri te sugjeroj rilindas. Ose ose, per t'i rene shkurt, mund te thuash qytetar, shkon mire me bashkefshatarin. Po personalitet si te duket? Figure ngjan si teper Vlore. Qenkam ne humor. Nuk kam sugjerim te mire.

Te pershendes me kete liste shkurtimesh te fazes larvale, meqe u ndodh (shiko sa shume sindikata dhe institute dhe sigurisht ndermarrjet): http://www.ut.ngb.army.mil/clp/linguists...

Kryeplak??? Nejse, une jam i kenaqur me njeri publik, por "kryeplak" do e mendoj. Now check this out, se o te kam, o me ke borxh nje kafe per kete qe me bere smiley Ishalla te pelqen, se me le ketu.

Mu duk kot fryma ndër vite,

Kot fryma vitet në mbetje,

Kur gjithçka e terezita

Me këtë jetë, këtë vdekje.

 

I vote against terezita... nuk e bej me qellim te keq smiley

E di qe s'e ben me qellim te keq, prandaj edhe te falenderoj prape, pooooor smiley I veto for terezita smiley

Megjithese tashti qe po e shoh mire, "terezita" ekziston. Interesting...

ne 2011 pata perkthy "when you are old" te yeats. e nisa si me shaka se mu duk e lete ne fillim, po kjo puna e gjetjes se fjaleve per rimat ishte shume e veshtire kur ne nji moment te duhej me zgjedh mes pershtatjes dhe fjales origjinale, pra mes kuptimit dhe formes. per ma teper poezia i kishte rimat abba. po po te degjoj naj here qe dikush te kete mbet i kenaq nga perkthimi i nji poezija skam per ta besu. po e sjell edhe un ate timen smiley

Kur te jesh e plakur.

Kur te jesh e plakur, e pergjumur dhe, e perhime,      
Dhe dremitur prane zjarri, merr kete librin tim,
Kendoje ngadal, dhe enderro te butin shikim  
e syte e tu kishin, dhe te thellat hije;
 
Sa i donin castet e tua te hijeshise krenare,
Dhe ta donin bukurine me dashuri te vertete o kallp,
Por njeri dashuroi te ti shpirtin bredharak,
Dhe deshi brengat ne fytyren tende nderrimtare;
 
Dhe perkulur prane kangjellave flakeruar,
Kujton, pak e trishtuar, dashurine e ikur
Ne kunora malesh atje tej kish capitur
Dhe fshe fytyren e tij mes yjesh grumbulluar.

When you are old. 

When you are old and grey and full of sleep,
And nodding by the fire, take down this book,
And slowly read, and dream of the soft look
Your eyes had once, and of their shadows deep;
 
How many loved your moments of glad grace,
And loved your beauty with love false or true,
But one man loved the pilgrim soul in you,
And loved the sorrows of your changing face;
 
And bending down beside the glowing bars,
Murmur, a little sadly, how Love fled
And paced upon the mountains overhead
And hid his face amid a crowd of stars.

keto strofat e fundit te lodhin perhere smiley

pys veten pse ke zevendesu "peshperit" me "kujton".
Vej re se ka shkrujt Love me t'madhe. Mos ja hiq ket detaj se them se e ka vene jo pa qellim.
Pastaj eshte kohe e shkuar, "u capit.../ fshehu..." qe eshte ne vazhdim se si perjeton kjo vdekjen e poetit / te dashurit

Kur te jesh e plakur, e pergjumur dhe, e perhime, 

"e perhime" ne vet te "e thinjur",dhe une qe s'di ka lidhet gomari, kuptoj se asht gjaja ma pa lidhje,qe te skualifikon automatikisht nga muhabeti i perkthimit.

Pjeter, un e thashe ma siper se perkthi asht ba per qejf, meqe me pelqeu shume origjinali e perktheva dhe e kisha rujt ne kompjuter. nuk asht perkthy per tu botu. 

sa per " e perhime" mu ne ate moment e tshi me duket fjale e gjetur, sepse kjo asht ndjesija qe marr kur e lexoj. "grey" te perthesh thjeshte, ka kuptimin e grise, pra ngjyres gri dhe jo domosdoshmerish ka te baje me floket. mbaj mend kur isha fmi, na tregonte nandaja prallen e te "perhimes" (vesion shqiptar i hirushes) e nga kjo pralle e mora ate flale. pra grey qe del te vargu i pare, gri ose e thinjur, kur i bashkohet dhe rrjeshti i dyte ky kjo plaka dremit prane zjarrit, dhe domosdoshmerisht afer hinit(hirit) me bane qe te perdor kte fjale.

 

Sterio, me pelqeu "kallp" si term vertet i duhur ne kete mes. Them se "kangjellat" eshte fjala e gabuar, nga ana tjeter, pasi kam pershtypjen se origjinali e ka fjalen per oxhakun kur thote "glowing bars", nderkohe qe fjala shqipe "kangjella" i referohet parmakeve qe rrethojne oborrin e shtepise.

"shpirtin bredharak" -- me pelqen si fjale kjo "bredharak" se tingellon tamam shqip. Por paraqet goxha largim nga origjinali pasi "pilgrim" ka dritehije fetare, apo spirituale te themi, nderkohe qe "bredharak", perkundrazi, jep nje ide deri-deri gazmore te rebelimit ndaj shoqerise. Gje e cila eshte me vend po te marrim parasysh se nje koncept anglez po perkthehet per nje lexues mesdhetar... por prape, eshte nje lloj permbysjeje, ta quajme, e origjinalit.

p.s.: Me poshte vura re nje variant tjeter qe e kish "shpirt shtegtari". Kjo eshte nje perafrim me i madh i konceptit me origjinalin e ndoshta eshte zgjedhja me e mire.

 

po, ke te drejte, pilgrim dhe bredharak ndonese pothuajse sinonime nuk percojne te njeten vlere emocionale, madje mbaj mend qe pata kriju nje motezim te strofes duke perdor fjalen pelegrin, por ne shqip fjala pelegrin nuk ka pothuajse asnje valence emocionale eshte me shume si te thuash fjale teknike qe sherben per te pershkruar nje veprim fizik. ndersa bredharak e zgjodha sepse ne kete strofe behej fjale pikerisht per rinine e personazhit dhe sikur i shkonte. ndoshta shpirt shtegtari eshte me korrekt por nuk me krijon idene e rinise, pra kundervenjen me strofen e pare. une kete e kam perkthyer per dy ore e nuk jam marre me te me qe atehere per ndonje zdrukthtim te nevojshem. sa per "glowing bars" ishte me shume mosnjohje e termit. 

dhe e thinjur..Në vend të e përhirtë..

Kur të jesh e thinjur, plakur dhe e përgjumur mendoj unë

perkthimi ekzakt ashtu duhet te ishte po per shkak te rimes abba vendosa ti ndryshoj vendin asaj fjale.

Pergezime,

gjuhe shume e pasur, magus

Duke u endur  si rendom internetit  gjetem edhe kete variant jo edhe aq  mbreselenes per ne:

Kur jesh i plakur, thinjur, gjumëzgjuar
duke u kotur pranë zjarrit këtë libër shfleto
lexoje ngadalë dhe butësinë ëndërro
që sytë e tu kishin dikur hijesh thelluar.

Sa shumë t’i deshën momentet që kënaqësia hijeshoi,
deshën bukurinë tënde me të vërtetën apo të rremen dashuri,
por vec njëri e deshi shpirtin endacak te ty
dhe dashuroi brengat e cehres që erdhi e shkoi.

Dhe i përkulur pranë prushit të kuqëluar
mërmërit, trishtueshëm për dashurinë që fluturoi
dhe capitur mbi majën e maleve kaloi
me fytyrën nga një grusht yjesh mbuluar.
 

Artan Gjyzel Hasani...Duhet ta ketë përkthyer nga turqishtja smiley

Edhe mundet, por ne dyshojme  nga ndonje dialekt taxhik.

smiley
merre lehtë, shtruar..smiley

Dhe nje variant tjeter nga  interneti qe po ashtu nuk na pelqeu dhe aq. Vazhdojme te besojme se Yeats  duhet  shijuar  vetem ne origjinal.

Kur të plakesh të thinjesh dhe gjumë të ndjellësh,
Dhe të kotesh pranë zjarrit, këtë libër mere,
Dhe lexo ngadalë, dhe ëndërro pamjen e butë
Që sytë të patën, dhe ngjyrimet e thella syresh;

Sa i deshën çastet që falje me kënaqsi hijeshuar,
Ta deshën bukurinë me dashuri të rreme a dlirësi,
Por një burrë të dashuroi atë shpirt shtegtari,
Dashuroi brengën e çehres tënde shfytyruar;

Dhe kërrusur poshtë në vatër ndanë hekurash,
Mërmërit, paksa e trishtë, si Dashuri të la
Dhe u preh përmbi malet atje la'
Dhe fshihte fytyrën shoqëruar mes yjesh.

 

U kandis kokoshi thelë..Po të vëresh variantet asgjë s'mbetet nga origjinali..As përkthim e as shqipërim..

Jemi plotesisht dakort me ju ne lidhje me  origjinalin e Yeats, por pa harruar t'ju kujtojme se  zakonisht kokoshi katandiset, ndersa ne kandisemi edhe me thelen.

Take, thua ta kete lexuar ai i "kur te jesh merzitur shume" kete te katandisurin? Votoj per rastesine e libris in fabula meqenese kenga jone nuk thote kujto dashurine e c'te punonte ty ajo, e kush te desh me mire e kush me keq, por me kujto mua, mua, mua.

Diversantja d. v.

Take lere fare se e paskan marre nje here, http://www.albasoul.com/vjeter/modules.p...

Besojme se e ka lexuar, Trop, por pasi brodhem ne  linkun qe na sollet, kuptuam  se Stefanllari pasi  kish humbur kohen e tij, na humbi edhe tonen, edhe pse  jo perhere aq  te cmuar.

Mos valle per kete e keni fjalen: "Nën melodinë e Arditit ngrihet perdja. Më larg më lart e më errët pranë vatrës së një kështjelle një kandil ndriçon e Pierri i zbehtë nën filtra të errët drite këndon..."?

Jeshme qe jeshme,

Non, l’amour n’est pas mort en ce cœur et ces yeux et cette bouche
qui proclamait ses funérailles commencées.
Écoutez, j’en ai assez du pittoresque et des couleurs et du charme.
J’aime l’amour, sa tendresse et sa cruauté.
Mon amour n’a qu’un seul nom, qu’une seule forme.
Tout passe. Des bouches se collent à cette bouche.
Mon amour n’a qu’un nom, qu’une seule forme.
Et si quelque jour tu t’en souviens
Ô toi, forme et nom de mon amour,
Un jour sur la mer entre l’Amérique et l’Europe,
À l’heure où le rayon final du soleil se réverbère sur la surface ondulée des vagues,
ou bien une nuit d’orage sous un arbre dans la campagne,
ou dans une rapide automobile,
Un matin de printemps boulevard Malesherbes,
Un jour de pluie,
À l’aube avant de te coucher,
Dis-toi, je l’ordonne à ton fantôme familier, que je fus seul à t’aimer davantage
et qu’il est dommage que tu ne l’aies pas connu.
Dis-toi qu’il ne faut pas regretter les choses : Ronsard avant moi
et Baudelaire ont chanté le regret des vieilles et des mortes
qui méprisèrent le plus pur amour.
Toi quand tu seras morte
Tu seras belle et toujours désirable.
Je serai mort déjà, enclos tout entier en ton corps immortel, en ton image étonnante
présente à jamais parmi les merveilles perpétuelles de la vie et de l’éternité,
mais si je vis
Ta voix et son accent, ton regard et ses rayons,
L’odeur de toi et celle de tes cheveux et beaucoup d’autres choses encore vivront en moi,
Et moi qui ne suis ni Ronsard ni Baudelaire,
Moi qui suis Robert Desnos et qui pour t’avoir connue et aimée,
Les vaux bien ;
Moi qui suis Robert Desnos, pour t’aimer
Et qui ne veux pas attacher d’autre réputation à ma mémoire sur la terre méprisable.

Pse Sterio, t'pershendes!

 

Kur t'jesh plakur dhe thinjur dhe gati për gjumë,

Dhe e kotur ndan zjarrit, këtë libër kërko,

Dhe lexo ngadalë, dhe t'butin vështrim ënd'rro

Të syve dikur të thellë dhe hijeshumë;

 

Sa i deshën çastet e hirit tënd të dlirë,

Dhe t'bukur të deshën prej gjasme a vërteti,

Por një burrë deshi shpirtin udhëtar te ti,

Dhe deshi brengën që të hiqte në fytyrë;

 

Dhe kur krah hekurash të skuqur të përkulesh,

Si iku Dashuria, pak trishtë murmurit,

Dhe mbi malet përmbi kokë ajo u çapit

Dhe fshehu fytyrën në mes një tufe yjesh. 

Ujdhesa Inisfri e Liqenit

 

Do të ngrihem dhe do të vete tani, në Inisfri të vete,

Dhe një kasolle të ndërtoj atje, prej balte dhe kallamash:

Groshët nënte rradhë t’i kem atje, një koshere për mjalt blete,

Dhe i vetëm të rroj në luadh zukamash.

 

Dhe paqe do të kem atje, se paqa duke zbritur ngadalë vjen,

Duke zbritur nga vellot e mëngjesit deri ku këndon bulkthi;

Atje mesnata boll vezullon, dhe mesdita e purpurt shkëlqen,

Dhe muzgu vjen plot me krahë gushkuqi.

 

Do të ngrihem dhe do të vete tani, se gjithmonë natë e ditë

Dëgjoj ujin zë ulët të liqenit që bregun butë e mbështjell;

Kur jam duke qëndruar në rrugë, apo në trotuar të hirtë,

E dëgjoj bërthamës së zemrës thellë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).