Një raport konfidencial i Kontrollit të Lartë të Shtetit akuzon Bankën e Shqipërisë për shpenzime të larta dhe abuzime me paratë publike.

Raporti, i cili mban firmën e kryetarit Bujar Leskaj, i kërkon Kuvendit të ndërhyjë menjëherë për të disiplinuar financiarisht Bankën Qëndrore dhe për të minimizuar hapësirat e abuzimit me fondet publike në këtë institucion. Që në fillim të tij, dokumenti i Kontrollit konstaton se pagat dhe shpërblimet për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, Këshillit mbikëqyrës, por edhe punonjësve të thjeshtë janë në nivele shumë të larta, të pakrahasueshme me asnjë institucion tjetër kushtetues. Madje sipas KLSH ato kanë dalë përtej kornizave të tregut dhe jashtë realitetit shqiptar.

Vetë raporti dokumenton si shembull ilustrues atë të dietave. “Nivelet e dietave ditore për guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë pothuajse sa dyfishi i dietave që merr Kryeministri dhe 60 euro më shumë në ditë se sa ajo e Presidentit të Republikës.” Kjo do të thotë se vetëm diferenca ditore prej 60 euro mes dietës së guvernatorit dhe asaj të presidentit është gati sa gjithë pagesa mujore që përfiton një pensionist në Shqipëri.

“Vetëm dieta e drejtorëve të departamenteve janë sa ato të Presidentit dhe madje në shumë raste mungojnë dokumentet për të verifikuar kohëzgjatjen e qëndrimit në shërbim dhe kthimin e punonjësve.” Në fund kreu i KLSH-së, zoti Leskaj, jep një sërë rekomandimesh urgjente për disiplinimin financiar të Bankës Qendrore, ku fillimisht i kërkon Kuvendit të ndryshojë ligjin dhe më pas t’i heqë bankës të drejtën që ta kontraktojë vetë kompaninë që bën auditin për ta marrë vetë atë.

Në vitin 2013, një nga më të vështirët të ekonomisë së zhytur në krizë, shpenzimet në Bankën e Shqipërisë u rritën me 30 për qind duke arritur në 14 milionë dollarë. Në të kaluarën Top Channel, por edhe deputeti socialist Erjon Braçe kanë denoncuar disa herë në publik shpenzimet e larta në Bankën e Shqipërisë, të cilat guvernatori i ka justifikuar si investime në burimet njerëzore.

5 Komente

Puna eshte se Fullani eshte komplet i pavarur nga qeveria dhe parlamenti. Askush nuk ka takat t'i marre kmpetencat Fullanit, sepse perndryshe i duhet te parballet me te jashtmit qe e kane bere Fullanin te pavarur me ligj.

Eshte çeshtja tek rrogat , qe ne fund te fundit i percakton qeveria, apo tek dietat qe percaktohen nga vete institucioni qe i shpenzon, se nese eshte puna tek dietat, shihet pse jane marre dhe jo sa jane marre, se ne fund te fundit dietat kane te percaktuar limitin e tyre, ne baze te diteve, kilometrave, oreve te punes jashte institucionit. etj. 

Hakmarrje rini/deshmori therretsmiley

Erjon Braçe eshte motori i partise!

Erjoni eshte " miza" Ce-Ce, per qafethyerin dhe regjimin kleptokriminal te tij.Ja ka vlejt gjith sa ka denoncuar.Sikur te ishin dhjete Erjone ne Parlament, 5 andej e 5 matane...! Nuk do ishte vonesa e largimit te se keqes 8 vite..., besoj une
Ndersa Fullani, nje dallkauk i gjithi, eshte merselea tjeter e te keqiave te ketij "shteti"...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).