Konkurrenca pa kufij po ia merr shpirtin këtij vendi.

Doni një shembull: Dyqanet e lagjes sime. Brenda një rrugice rreth 40 shitës perimesh. Pra, nëse xhiroja e lagjes në muaj do të ishte 40 njësi, përpjesëtimisht secili nga shitësit fiton vetëm një njësi. Pra, nëse çdo shitësi dhe familjes së tij i duhet 1/2 njësi financiare në muaj për të jetuar dhe 1/2 për të blerë perimet te grosisti për me i shit, atëherë nuk është për t’u çudit që asnjëri nuk ndërton dot një dyqan për të qenë.

Ja pse ne kemi 40 shitës dhe asnjë shitore.

Ja pse 40 shitësit nuk kanë klientë, sepse ata duke qenë banorë të lagjes, nuk kanë veçse minimumin e lekëve për të blerë ose nuk blejnë fare.

Po qe se do të kishim vetëm dy shitës, ata do të kishin mundësi për rrjet të vërtetë tregtie.Po 38 të tjerët ku do të punonin? Ata dhe kështu bëjnë sikur punojnë. Nuk falimentojnë kurrë. Kurse po të ishin vërtet pa punë, do të detyronin fuqinë publike të hapte vende pune.

Ne sot kemi të punësuar të papunë. Statistikat duken në rregull.Por, kemi një mashtrim gjigant.

Ja pra çfarë na bën konkurrenca pa rregulla loje. Bashkia duhet të ndalojë tregtinë e lirë. Kujdes, të lirë në kuptimin që kushdo, kur i teket, me kushtet mizerabël, i rrëmben klientelën fqinjit të vet.

Ja sa keq dimë ta përdorim konkurrencën dhe lirinë e tregut.

31 Komente

ncncnc.... Lefit, nxorre ndonje mesim mo? 

Kshu eshte puna kur sociologet e filozofet duan te behen ekonomiste e politikane. E provoi Marksi, vec deme. Shih mo zanatin tend, qe mes te tjereve nuk i ben dem kujt.

Lefto, ke parasysh ato vijat te celulari qe tregojne sinjalin?
nqse opinioni qe kam une per dike matet me t'njejten menyre, me kto shkrime qe sjell ktu, nuk te ka ngel asnji vije. Po jo kshu o burr, kush m'i kthe mu 2:13 min qe harxhova t'u lexu ket dhe 1:25 min qe t'shkrujta ty per inerci?

Lefti qenka i majte dhe s'e paska ditur.

vetem fjala ''shitore'', qe e pelqej fort, me terhoqi te ky shkrim..

e meqe thame shitore......

Jane ca e kane punen dhe bejne vickla atje,

te tjeret s'kane buke te hane edhe pse rrine ne dyqan gjithe diten , gjynah prej Zotit

Tani eshte pak cun mami, per ta dit qe gjerat ne kete faze nuk i zgjidh dot bashkia, po street gangs. E keqja eshte qe gangsterrat e lagjes e kane menjen me vjedh banka dhe makina, dhe nuk duan te punojne qe te ndertojne institucione mafioze afatgjata, qe me pas jane bazat e kompanive legale te inshurancave. 

Pra "i forti" i lagjes shkon tek dyqanet dhe i merr takse biznesi. Kjo nenkupton qe nese une kam dyqan zarzavatesh dhe katunari me gamor vjen dhe shet sallate jeshile para dyqanit tim, ateher gamori i konfiskohet nga "te fortet" dhe bohet sallam, sallata shkon per meze ndihme per femijet e pastrehe dhe katunari ha i dru qe ta maj men. 

Eh, life is a bitch, ka thone njoni. Po s'ke c'i bo! Sa te vije bashkia, u dogj makina ke kryeministria.

Lefti, back with a vengeance!

Ej, po na thuj njehere si eshte plani i opozites. Me gur e me sherre, apo do mjaftoheni ne parlament?

Kjo gjendje, ku sheh ne çdo 10 metra nje dyqan, vjen ngaqe ka papunesi te madhe, dhe shum pak prodhim. Shumica e produkteve eksportohen. Kjo gjendje mizerable, rregullohet me hapjen e vendeve te reja te punes. 

Shumica e produkteve eksportohen.

 

importohen doje te thoje Pjero...smiley

Ohh smiley lapsus Belulo, i vemendeshem si gjithmone. Ne fakt kur po shkruaja kete koment, mendja po me fluturonte tek ekonomia amerikane, tek bumi i saj ne vitet 50-60 . 

po e ka thene Beluli, Pjer; me VQ te koka e ze gjumi

Artan Fuga, gjithmone me ide nga me te cuditshmet. Konkurrenca ne Shqiperi deri me sot ka konsistuar ne eliminimin e konkurrenteve te vegjel nga "peshqit e medhenj". Fakt eshte qe ne lagjet e vogla te qyteteve, konkurrenca e mesiperme nuk ka goditur ashper. Ndoshta sepse edhe interesi per te zaptuar fuqine blerese, minime, ka qene me i vogel. Ndaj, ekzistenca e atyre  40 veteve atyre do te thote qe konkurrenca eshte e dobet, nuk do te thote qe s'ka rregulla loje. Rregulli lojes qendron pikerisht ne aspektin e parcelizimit te hapesires. Si kudo. Tjetra, te qenit i papune ne kete 20 e ca vjet tranzicion nuk e ka shtyre kurre "forcen publike" (yh, cfare fjale!) te hap vende pune. Xhanem, a ka pasur force publike gjate ketyre viteve? Bah! Keta 40 "tregtare" aty ko-ekzistojne pikerisht sepse nuk ka force publike, se rregullat e lojes i kane fiksuar ne mungese te shtetit, forces publike, dhe se kjo e fundit nuk i pergjigjet dot problemeve te tyre. Pertej fitimit apo perfitimit, kjo tregtize lagjeje synon me teper te vrase kohen, ta mbushe ate me aktivitet, qofte ky edhe minimal. Nje menyre per te ekzistuar socialisht. 

o Fugo,si tja bejm servilizmit pa kufi e pa cak qe ka mberthy (jo vetem) edhe ajken e shoqeris shqiptare ?

pa konkurenca ka ka kush e ndreq

Po pse 40 shitese vetem per lagjen qenkan? Sipas kesaj ata 200 shitesit tek Pazari i Ri qenkan duke ngrene veten, meqe i shesin vetem atyre 5 pallateve rrotull. Flet rrobi per shitjen e perimeve te importit, kur bujku shqiptar i hedh produktet neper lumenj,por jo pse jane 40 e jo 2.

Z. Fuga behet sebep, qe ndonjeri edhe pse jo i paditur , shfrytezon rastin per ta bere Marksin fertele..Sipas meje difekti kryesor tek neve eshte mentaliteti qeverrises per " TREGUN"

Shume i zgjuar ky Artan Fuga...

Fuga flet per njohje te tregut, te rregullave te tregtise se lire, statistika e me the e te thashe... per fshatarin qe del aty per te shitur ato qe prodhon tek bahcja e vet. E do dale te shese se nuk ka me cfare te jetoje tjeter. Se ai i forti me dyqan te madh e me kondicioner, nuk shkon te bleje produktet bio te fshatarit, por i ka te gjitha importi; serbe, greke, italiane, maqedonase!!!

Ne kujtohemi per fshataret vetem ne ndonje fushate sensibilizuese (bli shqip a kur ka ndonje panair njehere ne vit), por nuk keni patu rastin te shkoni e te shikoni se si grisen ferrave femijet e vegjel te fshatit duke mbledhur manaferra per ti shitur pastaj ne rruge smiley 

E une tek ata katunaret do blej, qe shesin ne kushte mizerabel, aty tek lagjia e Fuges!!!

si gjithmone ju merrni zjarr si pushka e jevgut! shkrimin e artanit nuk duhet ta lexoni me hunden ngjitur ekranit, duhet te merrni pak distance, pak "hauteur de vue" si thone francezet.

problemi qe ngre Tani eshte me i gjere se shitesit e zarzavateve te myslym shyri. ka te beje me rregullimin e tregut te lire nga fuqia publike. si mund te lejosh qe ne nje rruge te vetme, te kesh 3 pika lloto, 4 shumica, dhe 2 dyqane rrobash dhe 4 kazino! (nqs se besoni kte shikoni kryqezimin te selvia). 

pra duhet qe bashkia te mos lejoje biznese te njejta te hapen ngjitur njeri tjetrit, perndryshe ndodh kjo qe pershkruan artani. me kujtohet nje skene te filmi Fantozzi ku shkojne si nderrmarje per gjueti. shkojne aq shume gjahtare sa behet e pamundur te gjuash diçka. e cbejne, fillojne qellojne njeri tjetrin dhe plas lufta!

pastaj kto aludimet mbi marksizmin e rokfelerat, lerjani idrizzzzzit se ai ka qef te meret.

Left ti nuk beson ne doktrinen Laissez Faire?

jo nuk besoj, sjell kaos dhe krize ekonimike si kjo qe po perjetojme.

 

Mos je me i majte sec mendon?smiley

Kur te shtrenohet keq leku, do dal nai pasunar qe do filloje te investoje ne grocerite e lagjeve, dmth rrjete dhe keta pabuksit do falimentojne vetvetiu se nuk do perballojne dot cmimi e ulet qe do ofroje rrjeti i groverive. Puna eshte qe ka biznese ne shqiperi akoma me norma te larta fitimi dhe normal investimi aty do perqendrohet,po kur te behet dardhe atehere do perqendrohet te marzhi ulet po volumi i larte. Jane mekanizma te thjeshte qe do implementohen vetiu nga ata qe der ne sot kishin aq mend te akumulonin kapital dhe cashflow, ata qe nuk u hapen bythesh me maqina nga 100.000 ero cash

Hi,hi... kapitalizmi shqiptar i qofteve! 

Keto qe shkruhen ketu jane pakez pa kuptim. 40 shitesit qe nxjerrin buken e gojes atje e dine me mire se Lefty, bashkia dhe Artan Fuga se sa fitim-prurese e sa klient kane, apo sa afer falimentimit jane.

E kupton njeri sesa idioteske kjo fjalia eshte: "Kurse po të ishin vërtet pa punë, do të detyronin fuqinë publike të hapte vende pune."

Si detyrohet fuqia publike te hapi pune? Gjithashtu, ne rast se ata falimentojne dhe kane opsionin e forcimit te fuqise publike tju hapi vende pune atehere pse se bejne ate te dyten? Sikur pa kuptim qe dhe po falimentojne, dhe kane opsionin e detyrimit te fuqise publike, dhe perseri zgjedhin te falimentojne.

Se ke kuptuar fare Artanin! Lexoje edhe njehere 

Brenda nje rrugice  ka 40 shitsa perimesh! smiley Imagjino sikur ne nje rrugice te jete 1 dyqan dhe 40 shitsa brenda, Cduhen 40 shitsa? smiley

Ne rast se njeri do te hapi nje dyqan e bene ate duke ofruar sherbime/prodhime superiore, jo me rregull nga bashkia qe nuk duhet te kete 40 por vetem nje shites.

Gjithashtu, shitesit atje bejne aq para sa qe kjo mbetet alternative e tyre me e mire per te bere para. Ne rast se kishin mundesi te tjera per te bere me shume para, ose ne rast se ishin me humbje, do mireshin me mundesi te tjera.

Mesa duket ky eshte bere i 41-ti dhe do t'ia fusi konkurences. 

Po c'ke mi LefKOPE smiley Ti e pe qe une nuk kisha rdhur tek kjo prurje ? Une e di qe te ka mbete hatri se do ta kene rrase me ndonje Karrote te shtrember , Jo nga ato te atij Italianit te Kavajes .Ty nuk te shkojne referencat "komuniste " te vrejtjeve ...Po paraprin per "gjurulldine e Tregut " qe do bjere Palloshi . Aty po , tek Palloshi e ke mendjen smiley Apo po i paraprin Lulit qe do vendose "Rregullin e Madh qe shkaterroi Palloshi " :.Sido qe ta kthesh po tek Palloshi te rri mendja smiley Pastaj  cdo ti te Fantozzi ke Fadill Hasen ..Krype krype .Sheqer sheqer !  Ai e ka xeberthy ekonomin e Tregut te Babasqapit jo Fuga !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).