Link live

Njihuni me krenarine e futbollit shqiptar:

1.Argent Halili 
13. Rraman Hallaci
22. Roland Peqini
24. Renato Malotaj
05. Julian Brahja
14. Igli Almuka
19. Enkel Alikaj
20. Yll Hoxha
07. Gerhard Progni
21. Erando Karabeci
10. Enco Malindi

50 Komente

10 minuta me 10 veta.

Mbahu Kukusi!

Po luhet shtesa edhe 4 min . Mbahuni.

KUKESI, Baby !!!

 

Bravo Kukesi!!!!

Bravo Kukesi!Na nderoi!
Bah vetem 3 komente ne kete teme?

Cudi se eshte arritja me e madhe ne historine e sportit shqiptar.

Po duro ore se punojne dynjaja. Do vijne te bejne komente. Prit dhe 1cik. 

O alfabeti! Po kush e kish menjen për komente? Ishim me zemër të ngrirë, ashtu si erdhi loja me 10 lojtarë. Ju lumtë djemve shqiptarë! Urimet më të mira për më tej.

KU ? - Ne Donetsk 

KE ? - Metalurgun

SI ? - 2-1 

Mbaroj . Rezistuan gjer në fund . Urime Kuksi për kualifikimin.

Sa eshte neshja me qe ra llafi.

Ueee 7 minuta shtese, po po as 70 minuta te tjera nuk do e ndanin Kukesin nga nje takim me Totenhamin ne playoff. Cfare ekipi fantastik. Dhe kishin te drejte peshqit qe e njifnin ate portierin vlonjat se ishte nje nji super portier.

Ku shiten bluzat e Kukusit?

Urrraaaaaaa!!!! Te papam cunat ne fund, lane kockat aty ne fushe. 

Falenderime e urime skuadres se Kukesit smiley

KuKusKlan

O lumi na per fiqirin e Fiqos smiley.

Kukesi humbi 1-0,por meqe fitoi ndeshjen e kaluar 2-0 u kualifikua.
Po keshtu dhe Skederbeu qe eshte ne Europa Lague tani.

Hajde urime edhe njehere ekipeve legjendare te Kukesit dhe Skenderbeut per arritjet madheshtore!

Dhe Kukesi e ka arrit kete me nje ekip gati teresisht shqiptar, dhe investime me te pakta. 

bravo kukesi!! nje ekip me lojtar te rinj e te panjohur qe hyn ne histori! suksese! modestia dhe shpirti i ekipit triumfojne gjithmone.

Kot hjo per replike por per sqarim. E para edhe pse as une nuk jam ndjekes i rregullt i futbollit shqiptare, por thjeshte per info. Djemte e Kukesit jane ketu e 10 vjet nje pjese me te miret e superliges. Portieri Halilaj eshte 31 vjec, Hallaci, Karabeci, Allmuca, Malota etj jane te gjithe ish lojtare te ekipeve te kryeqytetit. Kane loz me heret ne kupat e evropes me Partizanin, Dinamon, Tiranen. Ka dhe nja dy te rinj dhe nje nga Serbia.. por pjesa me e madhe kane qene ketu me heret. Thjeshte tani nuk u ka bere presion njeri me rrogat apo cfaredo tjeter te lene ndeshjet. Nuk ka pas te forte qe i rrafin me shupulla me pistolete ne dore ne dhomat e zhveshjes dhe fatmiresisht as tradhetare mes tyre sic ka ndodhur rendom... Per here te pare ka nje president qe e ka marre seriozisht futbollin e habitcme psh qe baza e Kukesit perbehet nag 5 apo 6 lojtare te Partizanit (grupi me i madh ne numer Karabeci, Allmucca, Malota, Malindi, Progni dhe kapitani Hallaci) ka nje grup te rriturish ne Kukes kryesisht me te rinjte dhe nje grup nga dinamo, 2-3 lojtaret te huaj. NJe portier qe se kishte vene re askush dhe ka nderruar thuajse gjithe ekipet ne superlike ne 10 a me shume vite karrier.. Ajo qe dua te them eshte se ketu i kemi pas dhe ketu i kemi edhe mjaft te tjere sdhume te mire, por pergjigthesisht i djegim qe te vegjel 19 vjec kur presidentet u mesojne hilene e shitjeve etje.. kur askush nuk e shef futbollin si enderr kur pasi presidenti te ben shko nuk shkon edhe ne stervitja apo te tjera ceshtje si keto... Nejse te keqijat pas tani Kukesit suksese me qe jam edhe tifoz i Partizanit jam mesu me be tifo per cunat smiley 

Nejse te keqijat pas tani Kukesit suksese me qe jam edhe tifoz i Partizanit jam mesu me be tifo per cunat

Një i Partizanit më tepër, plumb për skuadrën e Bashkisë smileysmiley
 

Shife ekipin e Kukesit 6 nga partizani. (Akademia).. Biles shif verdalle se lojtare ne kete vend tre ekipe nxjerrin me shumice se me pakice ka edhe te tjere (Partizani, Flamurtari dhe Vllaznia) smiley

Ky ekip simpatik ka per te bo emer ne analet e historise se futbollit evropian, Urime ekipit kampion te Kukesit dhe trajnerit te tij.

Nuk eshte Kukesi kampion.Zuri vendin e dyte.
Skenderbeu eshte kampion.

Kuksi mundi dhe Edi Ramën 3-1...

Kukusi nuk shet ndeshje.

Mos me pa asnji kamunist afer ksaj teme!!

Shpirti i Skuadres fitoi. Keshtu eshte kur le gjithcka ne fushe, rezultatet vijne vete. 

Mbase fitorja e Kukesit do ti tregoje klubeve te tjere sa parat nuk behen vetem duke shit ndeshje!

R I L I N D J E

shpirti i skuadres mund te kete qene nje faktor i rendesishem ne kete perballje me gjigandet ukrahinas, por vlen per tu permendur dhe organizimi i persosur, pergatitja taktike e lojes, udhezimet paraprake te trajnerit perpara takimit dhe sidomos ne pushimin e tij, motivimi dhe impenjimi i te gjithe kolektivit, perkrahja e zjarrte e tifozeve te denje dhe mbase dhe aspekte te tjera qe jane lene pa u permendur.

cilesia e ajrit ne kuptimin fizik dhe kimit
cilesia e barit, gajtesia, dendesia, prashitja..
cilesia transpirative e copes se kostumit...
cilesia e femrave, se dihet qe njeriu shqiptar para femres merr fuqi
etj...

cilesia e ushqimit
cilesia e seksit me bashkeshortet apo te dashurat - sado qe ka teori ambigue nese seksei para ndeshjes ben mir apo keq... nejse
etj..

cilesia e bindjeve politike me karakter antikomunist

patjeter...

me vjen mire qe e permende sepse kualiteti i fushes ne stadiumin tone kombetar me bar te standarteve evropiane dhe impjantin e ujitjes dhe dranazhimit te importuar nga vende te Evropes Perendimore favorizonte paster dinamiken e lojes se djemve tane cka u reflektua dhe ne rezultatin e ndeshjes se pare. Nga ana psikologjike edhe emocionale ekipi jone tregoi rigorozitetin e nevojshem, ndersa per miqte ne performancen e tyre sub-par mund te kete influencuar dhe akomodimi i tyre ne nje hotel qe eshte ne distance kembesore me nje nga lagjet me trajektoren me te larte te zhvillimit modern evropian, Komunen e Parisit.

Komunen e Parisit.

- emri flet vet...

Me rikthimin e komunistave t'vertet npushtet domosdo do u kthete dhe muhabeti i barit smiley

Kukesi demonstroi se nuk njeh oponence me ate prapavije idologjike. Eshte aktualisht krenaria e futbollit shqiptar dhe ky ekip luftarak, i mirepergatitur do jete ne te ardhmen baza e skuadres sone kombetare dhe pararoje e sportit shqiptar

Cudi jane zhdukur komentuesit ne kete teme qe duhej te gumezhinte.

Ne fakt merren me Namik Doklen eshte me integritet apo jo. smiley

Nuk ju hapet ky muhabet qe Kuksi dhe Skederbeu jane pararoja e futbollit shqiptar...

Iku dhe lavdia 20 e kusur vjerace e Flamurtarit ndonese une akoma e admiroj ate ekip.

Megjithate sot Korca dhe Kukesi jane mbreter ne futboll.

Koha e Kupave te porositura nga Federata ne favor te ekipeve te Tiranes ka marre fund.

 

Nje gazete ukrahinase shkruante pak a shum kshu para dy ditesh "kur shqiptaret vendosin te luajne futboll te sakte nuk eshte qeshtje truri, por qeshtje zemre."

Bravo kuksit, tashme legjende dhe shembull per tu ndjekur ne futbollin shqiptar, qe ne vitin e pare qe eshte ne elite.

O Guce, do na vij ndonje tottenham ne Tirane. Duhet me kap biletat qe tani smiley 

admino, te gjith me kuksin ktu ee?

U desh kohe qe qyteti i Ri i Kukesit i ndertuar nga Komunistet te jepte falenderimin e Pare ...smiley Njerez qe dine ta mbajne besen duke u bere shembull per te rikthyer ne bese edhe Shkodren !

Urime Kuksianeve te vetmit ne ate krahine, pervec ironise e pastertise  Dibrane , qe jane si nje Fis me Laberine !  Se shpejti ja urojme dhe Dibres kete !

Me beri me krahe Kukesi sot !! Bravooooooooooooooooooo!!!

ekip qe sa doli nga kategoria e dyte para 2 vitesh, e ndajn vetem dy ndeshje nga pjesmarrja ne Europa League. Ja ku eshte dhe linku i wikipedias per FK kuksin

http://en.wikipedia.org/wiki/FK_Kuk%C3%ABsi

Nje pyetje kisha per ju qe po thoni se do luajm me Tottenhamin ndeshjen tjeter, jeni duke ber shaka apo esht vendosur kjo, sepse aty ne tabelle thuhet TBA. to be announced.. smiley

artikulli per kuksin ne uefa website.

http://www.uefa.com/uefaeuropaleague/new...

 

Ndërro nickname atëherë unëjamnjesh, smiley

Mos harroni qe eshte dhe Skenderbeu ne Evrope... humbesi i ChL tek niveli ku humbi Skenderbeu tani futet ne Europa League tek i njejti pozicion si Kukesi. Shpresoj Skenderbeu ta marri pakez zemer e te mos ta shesi ndeshjen e rradhes si ndeshjen e pare ne Kazakstan.

Shikoni portierin e Skenderbeut duke luajtur dodgeball. Kurse mbrojtja luante largohuni sulmuesit me top sa me shume. Ah the clowns. Dhe eshte portieri i trete i kombetares ai i skenderbeut...

Bravo Kukesi. Skuader me lojtare modest, por skuader e ndershme, me zemer. Shpresoj te zene mend edhe skuadrat e tjera me te medha. Flamurtari po cmobilizon, nuk do te hedhe leke si perpara dhe shpresoj qe mos te perfundoje si Apollonia e Koco Kokedhimes, qe e nxori ne kategori te dyte, por te marre lojtare te ndershem, me zemer dhe pa hile.

Europa League/ Percaktohen ndeshjet e play-off Chermorets Odesa-Skenderbeu Trabzonspor-Kukesi
Kukësi dhe Skëndërbeu u kursyen nga rivalët “bombë”, në shortin e “play-off” të Europa League i mbajtur në orën 13:00 në Nion, Zvicër.

Kështu, goglat vendosen se korçarët do të përballen me Chernomoretsin e Odesës ukrainas, ndërsa verilindorët me skuadrën turke të Trabzonsporit.

Dy rivalë dukshëm superiorë dhe me më shumë emër se skuadrat tona në Europë, por që lejojnë ekzistencën e një shprese sado të vogël, pasi rivalët e secilit ekip mund të kishin qenë shumë më të fortë.

Kështu, Skëndërbeu, i ndodhur në grupin e katërt të shorteut, do të luante më një nga Stuttgart (Gjermani), Betis (Spanjë), Spartak Moskë (Rusi), PAOK (Greqi) e Chernomorets Odesa (Ukrainë).

Ndërsa Kukësi, i ndodhur në grupin e pestë të shorteut, kishte të përcaktuar si rivalë një nga: Fiorentina (Itali), St-Etien (Francë), Rubin Kazan (Rusi), Trabzonspor (Turqi), Sherif Tiraspol (Moldavi)

Ndeshjet e turit të katërt të Europa League do të luhen në datat 22 dhe 29 gusht. Të dy skuadrat tona luajnë ndeshjet e kthimit brenda.

Sa te papare Shqipot edhe ketu politike mo.... po eshte jeshile fusha as e kuqe as blu.... Tani si i bie qe Kukesi t'i perzje 6 cunat qe kane loz me Partizanin perfshi kapitenin se jane te Kuq smiley Aaa.. po si ua ditkeni edhe bindjet politike... 

 

Ja nje pyetje per politike ne Sport nese kalon Kukesi edhe Trasbonsporin qe i ra ne Play OFF ku do i luaj ndeshjet e grupit.. Apo ne Facebookun e Ishit qe e premtoi 5 vjet rrjesht e seberi asnjehere.. Apo tjetra... Hallacerat e rinj per kapiteni ku do i marrim se Akademine e Partizanit qe i rriste ja ktheu Lideri (qe uronte dje nga FB)  pronarit (gjejeni se kujt) madje e shkaterruat klubin qe te mos bente ze njeri e te mos kishte potere kur te fillonte ndertimi i pallateve... Ps. Po kshu do jete edhe fati i Dinamos gjithe ato fusha te gjelbra ka kohe qe lakmohen.. Dyshim eshte qe edhe Tirana po shkon drejt kesaj rruge.. Imagjinoni nje qender tregtare ne Selman Stermasi... Ne fund sigurisht kur te mos vlejne asgje do afrohen per t'i blere bastexhijte.. vetem fati i shpeton ekipet shqiptare nga kjo... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).