Ndoqa një takim të ditëve të fundit të z Burgaj, me drejtorin e Guardia Di Finanza u diskutua për parcelat e pafund të hashashit në Lazarat, kjo ilustruar me pamje të bëra nga vetë avionët patrullues Italianë. Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza,  Stefano Bastoni theksoi se një nga zonat më problematike për kultivimin e kanabisit mbetet Lazarati ku sipas tij lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro. Deri ketu ska ndonjë çudi të madhe, pasi është detyrë e shtetit të bëjë të gjitha përpjekjet për te luftuar trafikun e drogës. Çudia me e madhe është mburrja e shtetit  për shkatërrimin e disa rrënjeve kanabiss të sekuestruara në Mirdite, kjo shoqëruar edhe me arrestimin e kryepleqeve të fshatrave (e bëre sipas ligjit) dhe e poseduesve të këtij malli.

I çuditshëm lajmi pasi si qytetar kam lexuar në shtypin e shkruar dhe parë në televizione për fenomenin Lazarat dhe vetiu kujdo do ti lindte pyetja: Po në Lazarat e ka kryeplak dhe a është arrestuar sipas ligjit në fuqi? Po ndaj te zgjedhurve vendorë a është marrë ndonjë masë ndëshkimore sipas ligjit? Si ka mundësi që një shtet i tëre për 20 vjet me radhë, nuk vendoska nën kontroll një fshat që prodhon tonelata bimë narkotike? Mos ndoshta drejtues te lartë të shtetit janë të implikuar në këtë trafik? Apo mos ndoshta akoma ndiqet 'teoria' e Escobar; sakrifiko një kg për tonelata të tjera..?

Peshku i kuq

 

85 Komente

" ... ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro..."
4.5 miliard ne tregun perfundimtar, klientit final jo prodhuesit ne Lazarat

Sig përfundimtar duke ndjekur linjën ..

po merr 1/10 edhe ta shesi shteti vet, nuk duam te hyjm ne europe, na lini te shesim bar... just joking smiley

 

Legalizim tani e shpetojme nga keto histori nje here e mire! Vetem per uljen e kriminalitetit qe do sillte do i jepja voten Rames.

Unë mendoj se për pjesën e kriminalitetit nuk do ndikonte fare, madje-madje ndikimi i saj do ishte më negativ se momentalisht, shqiptarët bie fjala s'kanë kulturën e holandezëve apo e ndonjë vendi tjetër ku droga të tilla lejohen në masë të caktuar. Është e tepërt të spjegoj tashi pjesë që e dinë të gjithë për dhe në ndikimin që këto substanca kanë. Shqipëria me gjithë resurset ekonomike që trumbetohet se ka, s'ka akoma edhe për shumë dekada kulturën e të punuarit, shoqëri të hapur dhe nivele arsimore të kënaqshme..

S'ka te bej fare me pjesen e konsumit. Legalizimi i nje produkti e heq nga duart e krimineleve qe e tregtojne ate. Shih historine e "prohibition" te alkolit ne USA e e c'efekt pati mbi kriminalitetin. 

Lol..

Përveç se krimineli në fjalë e pinte atë gotë qetë-qetë dhe duke tymos një a më shumë Marlboro..Endrity smiley

Shqiperia nuk ka kulturen dhe shtetin ligjor per te legalizuar dhe kontrolluar prodhimin e drogave te lehta. 

Piksepari, per nje shtet, nese ka auditim te brendeshem, qe mendoj se ka, duhet pare/kontrrolluar se si kane hyre keto avione ne hapsiren shqiptare, kush e ka dhene lejen dhe per ç'arsye. Piksedyti, shihet/kontrrollohet nese keto avione, a e kane paguar taksen e hyrjes, kalimit ne hapsiren shqiptare, se kompania, ministria qe mbledh taksat nga fluturimet, s'ka te beje fare me kontratat dhe traktatet e luftes kundra trafikanteve, etj. Ajo mbledh taksen sipas rregullave ne fuqi. Nese keto avione nuk e kane paguar taksen, athere i bie qe jo vetem nuk merret per baze seç thone italianet, por ne baze te ligjit duhet te paguajne gjoben per shmangjen e takses, gjobe e cila eshte disa here me e larte se taksa. Nese avionet kane hyre edhe pa marre aprovimin e autoriteteve shqiptare, athere i bie te ndeshkohen rende, gjobe + sanksione te tjera. 

Sa per ate qe thuhet ne artikull, futjen ne burg te kryekomunarve mirditor per shkak se disa apo ndonje fshatar ka kultivuar droge, kjo eshte komplet e kundraligjeshme. Jo vetem se nje person, baba, drejtor, shef, kryekomunar, kryetar bashkie, etj, nuk mban pergjegjesi penale per çfar ben tjetri, biri, qytetari, fshatari, etj, por, por, por, edhe me ligje nderkombetare, te UN/OKB (ne te cilen Shqiperia eshte antare) nuk futet kurre ne burg nje fshatar pse kultivoi droge. Perkundrazi, ky fshatar ndihmohet/subvencionohet te kultivoje te tjera bime qe jane te lejueshme e te tregtueshme. Denohen penalisht, vetem tregtuesit e drogave, dhe jo fshataret. Kjo gje ndodh vetem ne Shqiperi. 

 Perkundrazi, ky fshatar ndihmohet/subvencionohet te kultivoje te tjera bime qe jane te lejueshme e te tregtueshme. Denohen penalisht, vetem tregtuesit e drogave, dhe jo fshataret. Kjo gje ndodh vetem ne Shqiperi. 

Të subvencionohet fshatari për kultivimin dhe rrjedhimisht tregëtimin e narkotikëve..? Ju sigurisht ironizoni i dashur Pjer?

peshku i kuq, lexoje mire, flas per subvencionimin e bimeve, kulturave te lejueshme dhe tregtueshme, dhe kulturat e lejueshme dhe tregtueshme jane; patatja, domatja, sallatrat, qepa, etj, etj. 

mire e ka Pjeri... cdo italani qe fut hundet ne punet tona te kam rixha?smiley. eshte shkelje e rende e sovranitetit te nje vendi! p.sh, a vemi ne tu themi italjaneve se sa e qysh e tek heroine dhe kokaine shet e blen mafia e ne Napoli apo Sicili??smiley

Ne fakt, pirja e mariuanes ne formen e cigares eshte shtuar shume kohet e fundit ne Shqiperi. Une shoh gjithmone e me shpesh te rinj qe tymosin kete bime. E bejne te hapur fare ne rruge,  neper lokalet e nates, ne cepa shkallesh apo oborre shkollash. Tymi i saj ka nje ere karakteristike ndaj dhe dallohet lehtesisht. Legalizimi i saj do te shtonte prodhimin dhe konsumin duke ulur cmimin. Por, nese vendet e tjera rrotull e kane te ndaluar prodhimin dhe konsumin e saj a do te ishte kjo nje zgjidhje e duhur per ne? Mendoj se jo, pasi menjehere keto vende do te na riizolonin si me pare. Megjithese te izoluar dhe te droguar mbase eshte me mire per ne derisa te zhdukemi fare si race. smiley 

Bejeni monopol shteteror dhe perfitoni.

Bëjeni si Hollanda, do të thonim.

Finis. Unë mendoj duke parë dhe prekur përditë fenomene  siq thamë më lart se ajo (kanabisi) është monopol shtetëror..Ndryshe asesi sështë mundësia që hektarë të tërë janë mbjellë me këtë flamë dhe askush a askujt si bën përshtypje pasi të gjithë e dinë mbështetjen e kujt kanë..

E kisha fjalen ne kuptimin qe thote Mirazhi me siper, jo ne kuptimin qe shteti te kthehet ne kartel droge.

Edhe ajo nuk do ishte keq, fitim i garantuar, shtrohen tere rruget e Shqiperise per pak vite. 

Ky psh,ka ide interesante ne lidhje me problemin.

Mbase Rama ndërmer hapa dhe e kandidon në zgjedhjet e ardhshme personazhin socialist në fjalë smiley

Po s'e kandidoi Rama kte,athere Rames...

Hazbiu per president!!!!!

Word! 

u be lazarati kerthize e botes. nje zgeq vend na beka miliarda. kush i thote keto aman? lazarati s'ka toka sa ka nje ferme e vogel ketej, ku edhe mbillet dhe s'merret vesh.

eshte i zoti shteti t'i kanalizoje shumicen e parave ne favor te tij. 

na paskan ardhur italianet. pike e zeze c'na ka gjet. 

Kërthizë e botës jo, por kërthizë e marihuanës po..Ajo mbillet aty-këtu në gjithë vendin dhe të dhënat tregojnë se janë 304 plantacione të lokalizuara në zonat e Gjirokastrës, Vlorës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës,  @alba1

Vetë burime të policisë së shtetit i konfirmojnë këto shifra.

aman boll se late nam. u be shqiperia nje cope (grimce) vend problem i madh. italianet te shkojne te kontrollojne territorin e tyre. jam e sigurt qe kane 1000 here me shume se shqipot. kapish apo jo.smiley

alba, italianet me mjetet teknologjike po mbeshtesin forcat e rendit ne luften kunder droges. Te kundershtosh mbeshtetjen e tyre do te thote te mbeshtesesh drogen dhe trafiqet. Per c'arsye e mbeshtet drogen ti? Cfare te shtyn? Cilat jane interesat e tuaj? Thuaj Jo Droges! 

me shkrive hunter, me shkrive. 

i them 1000 here jo droges. po pse te behet shqiperia jone e vogel deshmori i pare ne luften kunder saj?

Sa u përket autorëve, mund të themi se ashtu si vitet e mëparshme, në shumë raste autorët janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre dhe e kanë zhvilluar këtë aktivitet kriminal në zona të tjera, duke shfrytëzuar lidhjet shoqërore e miqësore të tyre”, u shpreh kreu i Policisë shqiptare, Hysni Burgaj. Ai theksoi se operacionet e ndërhyrjes në plantacione do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit. Sipas Burgajt, pjesa më e madhe e marijuanës është arritur të kapet përpara se të kalojë kufirin, duke përmendur shifrat e vitit të kaluar, ku llogaritet të jenë sekuestruar mbi 21 ton 

and what???????

D.m.th. se paska drogë, kjo është e gjitha..Sa i përket pjesës se; lashë nam s'besoj t'jetë ashtu, unë hodha në blog mendimet e mia dhe ju referova disa statistikave të Policisë së Shtetit, s'kuptoj se përse e zure me mua. Gjithsesi s'është problem nga ana ime. Tung !

e di ku eshte problemi ketu se me duket e more ters, ose une fola ters. keto shtetet e dashura si italia e te tjera me rradhe, i shkelin ligjet me te dy kembet per veten e tyre, dhe ngrihen kundra nesh per nje zgeq si lazarati.

shqipot po si shqipot, ata ga, shqipot na. kaq!

Lol 

[...] ku sipas tij lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro. Deri ketu ska ndonjë çudi të madhe, pasi është detyrë e shtetit të bëjë të gjitha përpjekjet për te luftuar trafikun e drogës. 

S'ka mbase ndonje cudi te madhe, po nje cudi te vogel duhet te kete qe prodhimi i brendshem i Shqiperise eshte perafersisht 13 miliarde dollare (2012) ose rreth 10 miliarde euro dhe nga vlera e shitjes mund te perfitohet dic me pak se gjysma e GDP. 

aaaaaaa

Dhe ju thoni se shteti jo vetëm mos ta luftojë fenomenin por edhe ta përkrahë?? 

Koment zhgënjyes në e paça mar vesh saktë..smiley(

Ku e lexove qe une thashe qe shteti "mos ta luftoje fenomenin por edhe ta perkrahe"?

Ishte thjesht nje konstatim shifrash.  Nqs vlera e dhene eshte e vertete, interpretimet mund te jene nga me te ndryshmet.  Nuk besoj qe vlera e dhene perkon me tregun e brendshem.  Por edhe te legalizohet, eksportet "cross border"  ndiqen penalisht nga shtetet perkatese.   Perfundimisht 4 miliarde euro ne raport me GDP eshte nje shifer n'dac ta quajme alarmante, n'dac shtyse per prodhimin. 

Konstatova gabim..Ndjesë!

Shifrat e artikullit Monda, jane te ekzagjiruara. 

Ne te veriut jemi njerez te urte, perhere na e kane fute... smiley

allways with llov... smiley 

A kane per ta legalizu naihere kenej a jo, si thu tina? 

ju po ju, heronjte tek plehrat dhe direkt  doren ne arme ose ne thike.

na habitet !!!!!!

amon mer, po ku ka hero mo te madh e me te vertete se sa uji i jetes? Ska!, dhe ne bene nje memorial per ujin ne vend te atyne idols fallco. smiley

ky eshte problemi i fundit ne radhen e problemeve qe ka shqiperia.le te kontrollohet dhe ligjerohet nje fare prodhimi.  ata qe pijne hashashin do ta pijne perseri ,por me te shtrenjte pasi do jete turk apo grek.plus qe duhani eshte me i demshem per shendetin se hashashi.  te pakten keta nxjerrin leke nga nje veprimtari prodhuese,nuk jane si ata qe vjedhin e popullit ne mes te dites.plus qe kam pershtypjen se i kane vene ne shenjester edhe sepse jane i vetmi fshat shqiptar ne mes te grekve.

plus qe kam pershtypjen se i kane vene ne shenjester edhe sepse jane i vetmi fshat shqiptar ne mes te grekve.

jo mo se s'jane i vetmi fshat shqiposh ata. shumica e fshatrave jane shqiptare ne gjirokaster. nga e gjete kete????

alba po them ne mes te fshatrave greke dhe jo te gjirokestres!te dropullit d.m.th dhe dropulli nuk eshte vecse nje pjese e gjirokastres

Mos eshte bere gabim kjo llogaria me 4,5 miliard euro apo keshtu me duket mua , se i bie me qene Lazarati nja 5 mije km katror.

Mesa duket llogaria është bërë nga prodhuesi, tregtari, konsumatori, pra një si punë xhiroje e përgjithshme, gjithsesi shifrat duken të frikshme për një vend si yni Brad 

Po sbehen llogarite keshtu po hajt mo pune Talionsh gjelle qensh.

5mije meter katror, shumzoje per numrin e kateve (se kane fillu me bo ferma vertikale), dhe te dalin llogarite fiks. Lol

Brad, shifrat fryhen per dy arsye, kur e ke regjistruar aktivitetin ne burse, praktik e njohur kjo e shum firmave, kompanive, dheee kur per punen, luften qe ben ndaj nje fenomeni, çeshtje, kerkon te te rritet subvencionimi nga shteti, edhe kjo praktik e njohur e shum organizatave qeveritare, jo qeveritare, per te krrejtur sa me shum subvencionim. 

Well mesa di une, me pakice pra ne doza te vogla nje 10 gram mariuane kushton rreth 15 - 16 Euro dhe sipas kesaj llogarie 1kg kushton rreth 1500 Euro dhe 1 ton shkon tek 1 milion e 500 mije Euro dhe 900 tone nuk shkojne me shume se 1.5 miliar Euro; pra rreth 3 here me pak sesa raportohet ne kete shkrim. Nga ana tjeter qe te prodhohen 900 ton mariuane e thare duhet te prodhohet nje mase e njome (gjethet e bimes kanabis sativa) prej rreth 5 here me teper, pra 4500 ton. Ky prodhim mesatarisht mund te mirret nga rreth 2 milion e 500 bime te shendeteshme te mbjella ne ambjente jashte me rreth 1.4 bime per m2 ose 180 ha toke ose rreth 200 fusha futbolli. 

900 ton vetem ne lazarat, po ka dhe zona te tjera qe e mbjellin dhe nuk bejne zhurme.

sthone kot, qingji i urte pi dy nena smiley

Kuazimondo, per nga llogaritjet e kesaj bime, ne aspektin gjeometrik dhe arithmetik, qenke mire, ke nje te qerasur, veç do te korrigjoja pak ne çmim, dhe ti e di qe çmimet jane fusha ime smiley 1 gram mariuhan kushton 10 euro minimumi, mesa kam pyetur keta ketu qe e pijne.  

Pierre ke te drejte, ne varesi te cilesise dhe vendit, cmimi varion nga 4-5 euro grami deri ne 15 euro!!!! Po te besh nje cigare mariuhan sa gram duhen?

as gjith kokaina e columbis nuk shkon 4,5 miliard euro jo lazarati !!!!! smiley 

vetem nje rrug nga columbia me destinacion greqin kishte 2 ton cocaine me vler  miliarda dollar
imagjino sa e ka vleren gjith cocaina ne kolumbi me triliarda dollar.

Kujt po i prish pune Lazarati???

Lejini o vlla njerezit te punojne!!!

italjaneve u prishi pune!   gjithe jugu i Italise as industri ka asgje ka... ja me keto pune,  si ne Lazarat, e sigurojne jetesen..

athere duhet ta mbrojme industrine e Lazaratit!

ou?! pa he njehere? ku ne jug?

po ja, andej nga Napoli pershembull..  pastaj mos e merr kaq literally.   ne mos (edhe)  hashash, plot punera te tjera ilegale.

Hahhahahaha, andej nga ju jugu i Italise qenka si puna e Shqiperise ketu dmth. Ne fakt xhiron me te madhe substancat narkotike e kane ne veri, meqe bie llafi smiley.

po te thashe mos e merr literally..  as  me xhiron  nuk ka te beje.. sepse ne Veri  ka qytete te medha  me perqendrim  me te madh te popullsise.. keshtu qe eshte e afermendshme qe  numri i perdoruesve, si stacion i fundit,  eshte shume  here me i larte se ne Jug te Italise.. prandaj edhe xhiroja e madhe.smiley

sidoqofte,  ne Jug  te Italise, mbase ska plantacione si ne Shqiperi, por ama  ata jane dora e dyte ...  atje   behet magazinimi dhe shperndarja e metejshme..smiley

sa te duash ke Belul, n'dac ne veri, n'dac ne jug. Ktej nga ne pastaj, i mbjellin ne pyje

Eshte be italia me keq se kanadaja. Produkti i british columbia ka shume emer ne amerike...

xhibi m'kerkoi njehere qe 'benim naj pazar po i thashe qe un nuk bej kshu gjerash

 Si ka mundësi që një shtet i tëre për 20 vjet me radhë, nuk vendoska nën kontroll një fshat që prodhon tonelata bimë narkotike?

Cili shtet? I njejti qe s'mund te nxirrte fajtor Meten me prove te qarte vizive e degjimore?

Larg duart nga Lazarati!!!!!

    Kurse per mua nuk eshte çudia, sasia e.. hektareve me   kanabis, qe  ka mbjelle Larazarit, por qe qiellin e Lazaraitit, normalisht  te kryekusarit "kryeqeverrises" Sali e te  hajvanit Buergaj, qe rrinte si i menderosur para pipinos, e paskejn matur me pellembe..... helikopteret italiane..!

   I kam parasysh te gjitha sa mund te thuhen.Jo vend i Natos, jo ruajtje e integruar e kufirit (Lazarati nuk me bie ne shkendel, qe te jete kufi me Italine) e jo plot p...me rigon, prej te cilave asnjera nuk i lejon a mundeson dhe ne se per qejf deshiron, ... ndonje helikopter i  Burgajleshit te shkele  nja 200 metra mbi  Bari..Pse xhanem, gjith keto varravingo te helikoptereve italiane,  e shkerdhejne si u do qejfi qiellin shqiptar, na veriu ne jug dhe nga perendimi ne Gramesh ku sikunder kane dale ca thash e theme ... nuk vene per sullaco!

 E sa per sasine e Kanabisit, qe prodhoka qindra tonelata dhe perfitoka  miliarda  euro Lazarati, ne se do te ishte e verteta, tamam  ashtu, do lusja Zotin, qe qysh diten e pare te qeverrise  "Rama" te legalizonte, perdorimin e  Kerpit te Eger...

Na çajne daullen  italianet,  paskan zbuluar  "Kolumbine shqiptareve " .Pse parcelat me miser ne Gjermani, nuk kane plot kuadrate me kanabis?...

   Do mbetej ne historine e ketij vendi Rama me ate vendim, por ashtu .......i futur dhuneshem  

Well mesa di une, me pakice pra ne doza te vogla nje 10 gram mariuane kushton

rreth 15 - 16 Euro

qenka lire fare !! si ti kuptoni ju italianet?..me kaq eshte grami ketej !!smiley

nese ai flet per cmimet e Shqiperise, eshte lire dhe aq duhet te jete se  eshte vendi i prodhimit atje.smiley

Lazarati, Kukesi,Tropoja e deri diku Shkodra jane shembuj te gjeopolitikes sules. Bar korent e  poste per mbeshtetje politike. Haptaas fare, VK ligjit!

Vje bota e te mba leksione ne shpine tate pastaj.  Burgaj e zyrtare te tjere ne raste te ngjashme rrine si muti ne shi, ndersa peshqit humoristete e gjeten zgjidhjen. Ta legalizojme barin. Ca te legalizosh me? Atje per 70% te popllit sbo ndryshim e Hona me te Djelen, pale ca bo vaki kur shapllamosen dhe me cigare. Hapi tjeter eshte helmi kuq, qe u ka pas shit si me e pas me license. A jeni ne terezi o peshq apo jo?

Jo per gjo po eshte bo trend ky, shteti u bo kohe qe nuk bo detyrat elementare dhe rrobt kane humb pikat e referimit. Ne vend qe ti kerkohet shtetit me qene kosenguent, robt dalin me nisma si kjo me siper, apo fillojne e bojne pyetje po te ishin ligjet me te ashpra..... Qeveria e ardhshme po, e ka gjet zgjidhjen me ate superpolicine  qe do me kriju. Nejse VK ca pret kur helmaxhiu shko e bohet kryeminister. 

 

kuazimondo, si me eksperience me dukesh ne keto pune....

ej...po nji zbor te vogel lazaratit s'ja bojn dot kto me 

Hale ne sy na kane Italianet. Te vetmen gje te hajrit qe prodhojme duan t'a luftojne.

 

4.5 miliarde euro  i bie qe lazaratasit te hane me luge floriri dhe te kene banken e fshatit me te pasur nga ato te zvicres.

4.5 miliard është xhiroja vjetore në vendin tonë e jo në Lazarat. Shifra s'është aspak e ekzagjeruar sido që disa mundohen të mbrojnë doktoraturën në ekonomi..smiley

Ta kishte patenten e kanabisit ndonje nga kto GlaxoSmithKline ose Pfizer, edhe ta shifje me sa shpejtsi do behej legale ne gjith boten, behej legale biles do te ta rekomandonte dhe doktori, po tashi ska ndonje interes financiar nga asnje kompani prandaj dhe situata eshte e tille smiley

"Mos i bëj naze lekut, mbill hashash e shitja grekut"

Proverb nga Lazarati

o po ka zbrit diaspora ne plazh bre...

Conclusa la missione antidroga della guardia di Finanza in Albania. Un aereo con speciali attrezzature ha individuato vastissime piantagioni clandestine destinate a rifornire il mercato italiano.
 

ROMA - Ancora un durissimo colpo inferto dalle Fiamme Gialle ai trafficanti di droga. L'aereo antidroga della Guardia di Finanza ha reso possibile la scoperta, sul territorio della Repubblica d`Albania, di oltre 500 piantagioni di cannabis indica, mature per essere trasformate in più di 1000 tonnellate di marijuana da esportare nell`Unione Europea e, soprattutto, in Italia per un valore di mercato al dettaglio pari a 4,5 miliardi di euro. In due mesi, l`aereo P166DP1 del Comando Operativo Aeronavale ha monitorato il 12,5% del territorio albanese, acquisendo 680 Gb di immagini iperspettrali e ad alta risoluzione di aree segnalate dalle autorità locali come più a rischio di coltivazione clandestina in quanto impervie ed inaccessibili, distanti dai centri abitati o caratterizzate dalla presenza di forti organizzazioni criminali. 

Le immagini, spinte fino a 5 centimetri di risoluzione al suolo, sono state confrontate anche con i rilievi satellitari in collaborazione con un team di esperti della Seconda Università di Napoli, che ha partecipato a tutta la missione. Su tutti, si evidenzia il caso della città di Lazarat, nella zona montana a sud del Paese, che da sola presenta 319 ettari di terreno coltivati a cannabis, il 90% del totale censito. L`attività è stata eseguita in esito ad un accordo bilaterale firmato a giugno 2012 tra la Direzione Centrale della Polizia Criminale del nostro Ministero dell`Interno e la Direzione Generale della Polizia Albanese per il contrasto al traffico di droga. In funzione di tale accordo, le autorità albanesi procederanno ad eliminare le piantagioni.
http://www.tg1.rai.it/dl/tg1/2010/artico...

Kjo për gjithë skeptikët e 4 miliard eurove

hajde bre, kanabis per te tere! 90 % e tij perqendruar ne Lazarat. Po cfare pret ushtria e NATO-s pse nuk nderhyn? Ku je o pederasti i ushtrise o Arben Imami, shpalli lufte Lazaratit!

Nje bisede e regjistruar nga NASA nga dikush qe mbahej si Sigurimsi , del se nga Porosia e Babasqapit dhene  LefKOPESE , te dy kane biseduar rreth Ulerimes se Bossit te Mafies Shqiptare me motivin "si duhet me natarru muhabetin " .Ulurima ka qene e drejteperdrejte

"Mbillni cfare te doni Fermere .Se fermeret tane Diktatura i detyronte te mbillni Grure per Buke ."

Natarresa u Gjet .Te kapen ca fshatare qe mbjellin droge , te behet zhurme .Te filmohet Lazarati si parcele Droge .dhe te kercenohet e te behen ca arrestime atje .Keshtu ne nxisim nje vater te re me simpatizante te "eger "dhe largojme vemendjen nga Bosi iBerishajve "

Behet fjale se duhet gjetur dhe ndonje me artikuj "Se Kushtetuta zotrie nuk lejon cenimin e Institucioneve "

Varianti dy eshte ..Te behet nje aeroport ne Lazarat ...Te krijohet Garda e Fshatit dhe te shpallet pavaresia si fshat me fqinjesi te mire me Shqiperine por me kah politik nga kapitalizmi neoliberal i projektit Berrisha  Zgjidhje , qe nuk pranohet nga Lubonja , sepse ne brendesi ka te beje me  shtete e Institucione paralelel dhe ky fakt do vertetonte se ne Shqiperi ishte Instaluar KRIMI i Banditit Berisha ne krye te Stanit te Hajduteve !

Ky komenti i dytë qenka shqip..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).