Respublica.al sjell në vëmendje një shkrim të gazetës "Panorama" mbi përkthimin e veprave të Marksizëm-Leninizmit nga të dënuar politikë, ndër të tjerë përkthyes anonimë, bazuar mbi librin e Leka Ndojës "“Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri (1944-1990)”. Shkrimi vetë hallakatet disi, fjaliformimi ndonjëherë çorodit, nga lista e premtuar e "qindra titujve" sillen vetëm gjashtë, ndaj po sjell këtu vetëm disa pjesë të artikullit, veçanerisht për të përkujtuar emrat:

Gjatë periudhës së komunizmit u investua në përkthimin e veprave marksiste apo në tjetërsimin e përkthimeve, të cilat iu nënshtruan anonimatit. Këtë detyrë të përkthimit të veprave të marksizëm-leninizmit e kryen fillimisht përkthyes anonimë që përkthenin materiale në gazetën “Bashkimi”, mandej nga Instituti i Studimeve që mori emrin Instituti i Shkencave në vitin 1946 dhe nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste. Në emrin e këtij instituti botoheshin të gjitha përkthimet e të burgosurve politikë që lëvronin përkthimet, kështu pohon edhe bashkëvuajtësi i Pjetër Arbnorit, në burgun e Ballshit, Ajet Rusi (njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze, të cilën e pati mësuar në burgun e Ballshit gjatë 11 viteve të vuajtjes atje, i dënuar për tentativë arratisjeje, pohon se Ministria e Brendshme dispononte një listë të përkthyesve të burgosur, ndër ta Lazër Radi, At Pjetër Mëshkalla, Pjetër Arbnori, Ajet Rusi).

Në vitet ’30 u bënë të njohur Zef Mala e njerëzit e grupit komunist të Shkodrës, me përkthimet e buletinit të tij “jeshil” (1938) edhe Tajar Zavalani me përkthimin e romanit “Nëna” të Gorkit, të botuar në fashikuj si literaturë e ndaluar gjatë viteve të monarkisë. Këto përkthime marksiste mbetën anonime, sipas një direktive të pandryshuar në vitet 1945-1990. Bëhet fjalë për qindra libra dhe mijëra faqe, të cilat janë përkthyer duke konsoliduar terminologjinë e filozofisë, pavarësisht se i përkisnin një dege të saj të vetme, si marksizmi.

... edhe për Ministrinë e Arsimit, emrat e përkthyesve nuk janë bërë të njohur, të cilët më së shumti kanë qenë ish-aderentë të lëvizjes së majtë në Shqipëri, apo njohës të kësaj filozofie apo të autorëve të tyre si Marksi e Engelsi. Këta përkthyes e shkrimtarë, të cilët kishin studiuar në shkollat perëndimore, në programet e të cilave, siç pati pohuar edhe Arshi Pipa në ligjëratën e tij të mbajtur në Tiranë në 1992- shin, zhvillohej brenda lëndës së Filozofisë edhe filozofia marksiste së shumti, duke e bërë më të lehtë punën e tyre në këtë fushë. Përkthyesit e teksteve të filozofisë marksiste dhe të materialeve të PPSH-së u ndanë në tri grupe:

1) nga grupi i shkrimtarëve të persekutuar të viteve të para të luftës: përkthyesi Jusuf Vrioni, Mihal Sherko, Mihal Zallari, Bujar Doko

2) të përkthyesve me vështrime të majta në shkrimet e tyre gjatë viteve ’30-’40 si Zef Mala, i njohur si perkursor i përkthimeve marksiste në revistën “Buletini Jeshil” (Shkodër 1938), për çka u dënua më 11 shkurt 1939, Sejfulla Malëshova, por edhe grupi i përkthyesve devijacionistë nga e majta, si Xhavit Qesja (përkthyes i një pjese të “Kapitalit” të Marksit, ish-komunist i dënuar me 30 vjet burgje e internime)

3) përkthyesit e punësuar si përkthyes dhe redaktorë, emrat e të cilëve sipas një standardi lindor nuk paraqiteshin fare me autorësinë e përkthimit, si Pirro Andoni që në themelimin e kësaj shtëpie botuese (1974-1979) e Rexhep Hida (1979-1989), (si shefa të sektorit më të rëndësishëm: redaksia politikeshoqërore, pas redaksisë së posaçme të veprave të Enver Hoxhës, sektorit të literaturës politike e shoqërore në vitet 1974-1989). 

...Vedat Kokona nuk ndalet te përkthimet M.L. as te shtëpia botuese “8 Nëntori”, ai përmend përkthyesit e persekutuar si Halit Selfon, Ali Hashorvën, Hamit Kokalarin, Bujar Dokon, Vexhi Buharanë e Kudret Kokoshin. Ky i fundit kishte përkthyer disa autorë të realizimit socialist në gjuhën italisht, duke mbetur në anonimat, pasi vuajti 20 vjet burg. “Por, liria e tij tani është më e rëndë se lufta dhe më fyese se burgu. Tërësisht i mjerë gjen një dhomë në hanin “Rrogozi”. 

Gazetarja Alma Mile veçon nga libri i Ndojës edhe këtë rast: "'Fjalori filozofik i bashkautorëve Servet Pëllumbi dhe Fiqret Spahiu, ku në vend të këtij të fundit, u vu emri i ish-drejtoreshës së Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, Fiqirete Shehu." Përafërsia e emrave të lë në gojë një shije prej teatri, nuk vendos dot nëse Fiqireti është zgjedhur t'i përshtatet Fiqretit, apo e anasjellta.

http://www.panorama.com.al/2013/08/07/ku...

43 Komente

Si tha ' mua nuk me do hic po kafene ma ben te mire shtriga'. Ndiej shume respekt dhe njekohesisht dhimbje per punen e pafolur,te pavleresuar. Kudret Kokoshi ka dhene kurse private italisht ne Vloreqe para '90. Kurse te fshehta patjeter. Im gjysh ne te njejten menyre mbahej per kurset e frengjishtes.

Nuk ka qene vetem Kudret Kokoshi qe bente kete pune. Nestor Nepravishta, dhe ky " i persekutuar",  gjithashtu ka dhene kurse gjuhesh te huaja me pagese ne Vlore.

Por nuk jam dakort me fjale "te fshehta"

Ne Vlore, dhe nje pordhe te benin ata, vente llafi te Sigurimi i shtetit. Sipas meje, ne kete pike e kishin gjetur akordin. Ti bej sikur fshihesh, une bej sikur s'shikoj...

Nestori I jati I Arianes ka qene? Ne fakt ashtu eshte.se shumicen e rasteve kalamaj te komitetit mesonin e patjeter qe me pagese. 'Fshehtesia' qendronte te 'moslejimi' I punes private, si rrobaqepesit e tjere qe qepnin nga shtepia (pervec atyre te kapeles qe qene shteteroresmiley dmth vete e kishin ndaluar po vete ja kishin nevojen. Hipokrizi qe ne ca pleq te currufjepsur fatkeqesisht vazhdon dhe sot!

po, jati i Arjanes ishte. kishte dhe nje djal Nestori, ca vite me i madh nga Arjana... ky qe 14 vjec dinte nja 4 a 5 gjuhe te huaja.. ia kish mesuar i jati "me detyrim" qysh ne mosh te vogel thoshin.. vetem se nuk ishte femije normal si te tjeret.. ke parasysh kur thone ne Vlore o i " trembur".smiley.. ja keshtu ishte dhe ky, jetonte i vetmuar ne boten e tij...

Me eshte fiksuar Arjana se kishte nje dialekt te forte vlore,shoqeruar dhe me ze te trashe dhe floket model cunashsmiley ishte tamam garipesmileyme shkrin kjo teoria e vone " jugoret komunisteqe shuan verioret demokrate" , nderkohe qe ai gjirot e vet gjysmat i  shojti, gjysmave U preu gjuhen. Raportet jane ku e kusmiley

Shkrimi ka mangësi të mëdha, i hodha një sy tek Panorama dhe me thënë të drejtën nuk ngjall aspak interes ose ndoshta nga “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri (1944-1990)” janë marrë paragrafët më pa vlerë..

Stergjyshi im thone ka pas dhene mesim arabishtje ,rahmet paste , fshehtas se nuk donin Greket por me kete eshte mbajtur ! Edhe gjyshi jepte kurse Greqishte fshehtas se nuk donin turqit , po me kete eshte mbajtur ne fshat .

Sidomos kjo e Alqit eshte k/veper ! S'paska pas faj vekja qe fliste kunder anglo -amerikaneve ,e paska pas nxitur ky Alqi smiley .I ka pa  thane "shif mire se ta kan pas me Hile ata Anglo -amerikanet  " ...vekja qe habitur dhe e kish pyt " po ku e di ti ? une kom flejt me ta ne nje cader "  Dhe aty pasi lexoi Alqin u xef dhe tha ate shprehjen e famshme qe ka pervetsu Sigurimi " E di une se c'duan ata . Ua tregoj une atyre" dhe i vu librit te Alqit emrin e vet ! Sa te thella punet !

dihet nga qarqe te caktume.

kaq.

smiley Je i forte Rono ..nga e gjete smiley Po mire mre po Nexhi nuk ka pas ndonje shenje ! Keta bejne priftin me barre .E di qe jane bere si Ora Gazmore  ketu smiley Prit dhe pak !!!!!

Kane vlonjatet nje shprehje per kesi perqeshesish te kompleksuar nga origjina : ME HENGSH MUNE!!! Por une patjeter nuk do ta perdor.

Ja edhe ketu e njejtja perqeshje. Perhere perqeshje. Ura komunikimi!

Hapsiren e ke te thuash gjera te mencura sa te duash.

Keni dhe 2335 germa thot peshku. 

smiley  Vallaj je Flori Roni smiley

Pa shaka kjo ! Po si Roni ama ,se e shtrin ti edhe me  gjere , me zakone fshati ,krahinash me te kompleksuar , me cfare se shtrin ti  smiley ....Te rri si comange ajo ...ke dhe kaq Germa smiley Po si ka shkrujt ai ..." ja vodhi Librin " shume mbreselenese .Megjithse per ket Ndojen ( ne se eshte ai Juristi ) gezoj respekt ! Jane prurje me te vertet qe te nxisin te mendosh .Shume hajdutlluku madh paska qene !!!!!! Dhe asnje koment serioz pervec mua dhe ty ! Nejse po c'hyjme ne ketu se kam kuptuar  gjysh pas gjyshi !

pjeter arbnori nga c'gjuhe paska perkthy? Kam pas lexu diku dikur,ku thoshte se kishte msu frengjisht me ndihmen e nje fjalori! Personalisht, mendoj se eshte e pamundur te mesosh nje gjuhe te huj vetem me nje fjalor,pasi sic dihet,baza per t'msu nje gjuh eshte fjalija dhe jo fjala,aq me teper ta msosh ne nivele te tilla qe t'jesh n'gjenje te besh dhe perkthime.

waw  c'fare kriminelesh smiley

Respekt per gjithe keta talente artiste dijetare perkthyes qe kontribuan ne heshtje pergjate fshirjes se egzistences se tyre. RIP per ata qe nuk jetojne me !!

I qafsh hallin Arbnorit (rp dhe respekte) per gjuhen .Rrote me rrote me shume te tjere qe e kishin me shkolle .Perkthimet e veprave te sh Enver jane shume cilesore .Nuk e di sikur thone dhe per kete Vasfi Barutin qe ka qene redaktor i Veprave .Tani nuk di ta vleresoj sa shtrihet respekti edhe tek ky se  eshte gjalle me duket !

E shkrujta duke u nis nga nje detaj personal me z Arbnori(respekte megjithmen).Ne ditet e kurimit te tij ne Itali,qe fatkeqsisht qellune te ishin ditet e funit te jetes se tij,ka qene ne te njeten qender accoglienze te karitasit ne Avelino me vllain tim,dhe ai per nje problem shendetsor.(enigme kjo,si Kryetari i Parlamentit Shqiptare i'u desh te kurohej ne rruge private,pa asnje perkujdesje nga shteti!!! ) Vllai me pat thene se kuptonte italisht,sic kuptoj une ta zeme qe kam ngel me italishte TVje,po haste veshtirsi ne komunikim.Nje bashkevuajes i veti,dhe ai m'pat thene se eshte njohes i shkelqyer i italishtes,po ja qe ka pune puna e gjuhes. Dhe ne para 90es, me bunasera e aliverderqi kujtonim se dinim italisht.

" sh Enver "

smiley

smileysmileysmiley

 Pse si ta therriste z.Baruti smiley Po Ju jeni mosmirnjohes z.Brad se respektoni vetem te vdekurit !

Ua emo sa jam munduar ta gjej kete kenge .Por do ti qe as origjinales e kohes as kesaj nuk i bisha ne te . Si shume te tjera  . Po me ben pershtypje c'ben Nostalgjia ......Gram ne 2012 ? 

Je serfist me ndjenja ! Flm me shpirt!

Me thone te drejten kam gjet nja dy me Brad ...po do ti bij noihere smiley

Nera me ner lahet http://youtu.be/AMbQVL91nG8

Eshte Nora Jones, idris. duke i bo nderin Dolly Parton-it. Ata dy cunat anash, jane "birko djem", do thoshin nga Bregu.

Flm!

" sh Enver " thote ai .....caristi

 Enver Hoxha eshte nje  monstër që e polli barku i komunizmit që akoma nuk është shterpëzuar, nje kriminel dhe kasap i popullit te vete. Bëmat kriminale të Enver Hoxhës kundër inteligjencies, kundër kundërshtarëve politikë, kundër shokëve, miqëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, që i shihte si rivalë, akoma nuk janë vlerësuar si rrezik për të sotmen dhe të ardhmen. Akoma nuk është dënuar Enveri dhe enverizmi. Akoma nuk është nxjerrë në bankën e të akuzuarve (pas vdekjes ) ku të gjykohej si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit të shqipatarëve. Dhe kjo do behet nje dite pavaresisht indiferences se politikaneve aktuale te tranzicionit .Pa nje Nuremberg Shqiptare,pa dënuar këtë kriminel monstruoz, zhvillimi, progresi dhe ardhmja e kombit tone do jete  gjithmone në pikpyetje.

Diktatorët dhe tiranët nuk mund të rehabilitohen, por vetëm të dënohen për krimet e tyre. Ata mbeten në histori si kriminelë. Jo kriminelë në heshtje. Por të deklaruar të tillë nga gjykata si institucioni i drejtesisë dhe të vërtetës.

Kapo avash mos te shpetoje ndonje nga shtrengimi i tepert .Qetsu se nuk te ben mire per shendetin smiley  ose mba larg caristet se do te gjejne vrime hapur !

Per sh Enver ka fole edhe sh Sali edhe shoqja Jozefine dhe shume shoke te tjere,kuptohet kur ishte gjhalle .Biles ti je i filmuar duke qare me Oi Oi dhe shkulje Leshi ... 
Po c'bere o sh.enver qe ike .Ku na le smiley Deri sa te zbuluan Italianet dhe tani te ka mbetur Njente Kapo ...Grande Kaka !

Di ndonje gjuhe te huaj mo ? Per kete eshte prurja , kush di gjuhe te huaj te perktheje veprat e sh Enver ! Di kanadezce mo ?

kam bo rreth 1 vit italisht me nji shoqe t'plakes, nji gru fisnike shkodrone, nga nji familje borgjeze e cila per te rrit e vetme 2 goca, perkthente italisht, frengjisht e rusisht kryesisht tekste teknike edhe pse asnjihere ne emrin e vet. Jetun ne mjerim te plote ne nji kolibe te ai tregu fshatar te shkolla fan noli deri ne vitin '92 kur me 'fund ju kthy shpia e babes se vet, nji vile e madhe pas nderteses se tvsh. Nuk jetoi shume per ta gezu. Jepte msim fshehurazi deri kur gjuha e huaj u liberalizu disi, nga viti '86 -'87. Dhe sigurisht qe nuk ishte e vetme. Per te theksu se kjo punonte ne nji punishte kpucesh me kategori te ulet edhe pse kish mbaru arte ne Itali

e kemi pas dhe ne nji familje te interrnume ne lagje ke gjyshja  , isha e vogel dhe me bente habi perse njerzit e perflisnin aq shume ate grua  - kjo s'eshte e keqe ?!?  - mendoja me vete , c'kane keta qe e percmojne ??

nje rrobdishan i saj me trendafila deri ne fund te kembeve me kujtohet tashi , dhe une qe i shkoja t'i jepja hurma qe i kepusja  nga pema gjyshes dhe ajo me jepte emblesira karamele , shpesh edhe fletore me ngjyra smiley , nje grua bukuroshe e heshtur kur kalonte mes njerezve

vone e kuptova se c'ishte fjala interrnim smiley, pasi ate e hoqen dhe Zoti e di si ka perfundu , shpesh me kujton filmin Dora e Ngrohte

vecse cdo gje behej konform ligjit; ta pranojme kte!

me kte je brenda temes se dhe kjo konsiderohet gjuhe e huaj. Mjerisht 7 kokrra ne gjithe globin e kuptojne - prej tyre, vetem 4 e flasin.

Diktatura nqse mund te flasim me kto terma, ka ekzistuar vetem ne mendjen e klases se shtypur. Diktatura e proletariatit ka qene thjesht shprehje e demokracise popullore. Qe ktej rrodhi dhe parrulla e njohur:
- c'do populli ben partia dhe c'do partia ben populli!

 

o trop, po e thame nje here pra mo: perdersia diktatura me kushtetute e quante veten diktature, sigurisht qe diktature nuk ka patur. Kush ka dy para mend, nuk mund t'ja lejoje  asaj ate luks.

@ bredh - psh ?

tropizma smiley

Ore mbaj mend kur isha I Vogel kam pas edhe une ne shtepi fletore ilegale me fjalore gjuhesh te huaja. Mos valle jam dhe une I persekutuar??? Kisha dhe antene dallandyshe qe kapte stacionet e huaja. Cfar rregjimi mizor smiley  

shenjat e disidences nuk duan kallauz

Nuk e tundte dot njeri Enverin - thote nexhi kriminelja

Mendimi im eshte qe tema te tilla jane shume delikate per vrazhdesine e debateve te zakonshme. Dmth nje teme qe ka arome borgjezie, nuk ben per gjuhen e llogoreve e transheve me te cilat debatojme zakonisht. Dhe nuk e kam fjalen vetem tek Peshku. 

mire e ke mo Kavir po kujt i thua?delenxhiut?

si kamarjeret per klasen punetore, perkthyesit ne fjale ishin aristokracia e te denuarve. vertet marksit i dillte ai llafi qe gjuha e huaj qenkesh nje arme ne luften e jetes. kujtoj favoret e gjermanit per te burgosurit cifut me zanate, te tipit "nje pjate supe me shume", ose "liridalje ne qytet", te cilat te lene nje asi te hidhti granular, qe as koha nuk e zbut jo. smiley

s'ke ku e kerkon fisniken, kupton? te pushtetshmit e heqin fisniken si mundesi. mbetet vetem heroikja (nuk punoj per ju), mirepo heroizmi eshte nje lloj gjelle qe shkon vetem me pikatore dhe per zijafete te rralla fare. per perdita eshte teper bajat, si ca poezi me llafka te lemuara. ose me patetike te kerkuar si kriminel lufte prej mosadit; nuk mund te themi "perpara shoke, te pime nje kafe", ankohej me te drejte agolli.

 Emi ... Une i kuptoj shume mire ato rreshtat e Pare , jane baze per te perceptur nje ndodhi a fenomen te tille .Por them se i pa e levruar shume   me Fisnike dhe Heroike , sepse nuk jane karakteristeike e nje Fushe qe ka ndonje rendesi te Vecante . Ne mes eshte Individi dhe asnjehere i ndare nga aftesite e tij .Ja pse mendoj keshtu  ...si qindra e mijra fakte te tilla ndoshta edhe tuajat !

Kam pas nje mik ne Korce qe per nje grindje banale ne pije e siper plagosi njerin Rende me thike dhe u denua , patjeter me 10 vjet .

Ishte nje nga mekaniket hidraulike me te persosur .Krimi ishte ordiner dhe si te tille e vune ne prove .te rregullonte instalimet Hidraulike neper Dege , burgje etj .Ne menyre te perkryer lali dhe fitoi  Jo pak por Gjashte vjet Ulje denimi .Kam pire raki edhe pas Burgut po nuk kishte ne mend te qellonte njeri me thike smiley

Prandaj kam mendim se keto Mbivleresimet per nje kategori te tille jane te drejta por Jo REALE kur e shkeput nga Individi . Cdo individ ka aftesi qe ne kushte e situata te ndryshme i ve ne perdorim e sherbim per te kaluar sa me me pak dhembje ! Glorifikimet jane tip" Panorame" te Gazetes Yp Xhixhi qe nuk ka as Etike as Objekt perse boton , pa le me te kete pergatitje profesionale per te arritur dicka me keto Botime !

I ndjeri P.Arbenori ka pat DHOME me vete ku përkthente ,  qe u sherbeu jo pak te burgosurve per ruajtje ushqimesh  etj ...Dhe kete e kam nga Burim te sigurte , nga shoku i tij qe flinte ne nje krevat me te ose ne krah te tij me parë!

Dhome me vete po, por se ka qene per perkthim varet nga burimi. Po te pyesesh ndonje nga keta trimat antikomuniste te spaci-monument kulture se jane intelektuale keta, kupton ti, do e kete pasur ate dhome qe te torturohej perdite nga komunistet. Nejse diten e fillonin te gjith me nje betim per partine dhe shokun Enver, madje edhe kritikat mbi rregjimin qe mund te kishte ndonjeri si puna e Ngjeles ishin te tipit si forcohet akoma me shume pushteti popullor. Lubonja artist i permasave botrore bente asokohe punime artistike me dru mer hej, imagine smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).