Pasi ka hyre ne borxhe duke lene si kolateral kompanite e veta (ARMO, Taci Oil, KUID) , pasi ka lene punetoret per rreth 5 muajsh pa rroga, pasi ka genjyer Qeverine per "investimet" qe duhet te bente (sipas kontrates se shitjes) me ne fund Rrezart Taci ka vendosur te shes gjithcka. Me pare u dha nje lajme se ARMO ishte bllokuar nga tatimet per nje borxh rreth 60 milion dollare.  Taci ka gjetur momentin e pershtatshem per te shitur kompanite e tija, kohe kur po behet tranzicioni i pushtetit. Personalisht mendoj qe ky individ duhet te jete i pari qe te futet ne burg per vjedhje dhe shkaterrim te pasurise se shqiptareve. 

Per me teper lexoni artikullin e Gazetes Dita:

Rezart Taçi i shet gjigandin e rafinerisë shqiptare Azerbajxhanit

Rezart Taçi ka mbyllur marrëveshjen me një kompani azere për shitjen e tre kompanive të tij. “ARMO”, “Taçi Oil” dhe “KUID” . Burime të mirinformuara bankare kanë bërë të ditur për DITA se biznesmeni shqiptar i ka mbyllur marrëveshjet me azerët dhe ka përcaktuar të gjitha detajet dhe modalitetet e shitjeve por finalizimi i tyre është bllokuar në banka dhe në QKR kryesisht për dy arsye. Burime bankare kanë bërë të ditur se që prej javës që shkoi Rezart Taçi ka njoftuar bankat se kishte arritur në një marrëveshje me partnerët në Azerbajxhan për shitjen e kompanive të veta. Taçi nuk mund të kryente operacionin e shitjes pa njoftuar më parë bankat, pasi në disa banka ai është debitor në disa dhjetëra milionë euro si pasojë e disa kredive që ka marrë në vite, interesat e të cilave janë fryrë së tepërmi si pasojë e vonesës së kësteve. Ndaj dhe bankat kanë një rol kyç në operacionin e shitjes dhe finalizimit të shitjes që ka nisur javën e kaluar. Për të marrë kreditë në fjalë, Rezart Taçi ka lënë si kolateral, si garanci pronësore, disa nga trojet, depozitat dhe makineritë e kompanive “ARMO”, “Taçi Oil” dhe “KUID” , ndaj dhe shitja dhe kalimi i pronësisë së këtyre kompanive në duart e azerëve do të kalojë doemos nëpërmjet kontrollit të procedurës dhe të të gjithë operacionit nga bankat.

Debitorët
Përveç bankave, duket se biznesmeni Rezart Taçi dhe kompanitëe tij kanë pasur borxhe në disa miliona euro edhe në biznesmenë të tjerë dhe kompani të tjera private. Këta të fundit, janë njoftuar nga bankat për operacionin e shitjes që kishte vënë në lëvizje vetë Taçi së bashku me azerët dhe javën e kaluar kanë ndërmarrë hapa parandalues për kryerjen e operacionit të shitjes.

Artikulli i plote

40 Komente

Piramide

ky nuk eshte Taci, ky eshte Caci smiley

Ja ky eshte l"ulezimi" i kapitalizmit berishist, epoke qe i erdhi me ne fund fundi. Tani mbetet te shikojme se deri ku do te perfundoje sistemi zinxhir i falimentimit mbas zbythjes se Tacit. Me siguri "Credins" do te jete banka e pare Shqipetare qe pritet te shpalle falimentimin.

Kuozo, sa qejf ke ta shprehesh me siguri se banka Credins, do te falimentoje. Po bankieret nuk jane dhe aq budallenj siç kujton zotrote, se banka (e cila eshte njesi ekonomike private) , kur jep kredi, te regjistron kolateralin, dhe ne rast se firma tjeter kredi-marrse (ne kete rast ARMO) nuk e kthen kredine, banka ka te drejte te zoteroje kolateralin, pronat e regjistruara ne momentin e dhenies se kredise. Aseset e ARMO-s, i kalojne bankes, qe vertet mund te ndodhet ne veshtirsi per momentin, por persa kohe proçesi i aseteve ndodhet ne duart e bankes, kjo e fundit e rikuperon humbjen. 

Falimentimi i Credins do te ndodhe brenda ketij viti Pierre, po thuj shyqyr qe nuk ka shume depozita nga qytetaret se ne fund te fundit populli e ha gjithmone.

Kuazo, eshte e kundraligjeshme te perhapesh panik te tille, se ndodh qe me qindra e mijra depozitues te dynden ne kete banke, duke shkaktuar kolaps te bankes. A te keqen rri urte, lere qeverine e re, qe ta filloje mbare punen ne shtator. 

Mos ki merak Pierro se ata qe kishin depozitat aty i terhoqen sapo e pane qe qeveria e tyre u zbyth.

ku osht br3dhi ene beluli qi thoshin, rendesi ka qe taci ofroi 1 meleard dollar, ska rendesi ku i gjen ahahahaha

ca  1 meleard e haha  thua ti mor?  kur e kam thene kete?      

si mund t'marresh seriozisht dike qe qesh n'fund me ato ca thote vete?

e ma men qe i jepshe benefit of the doubt taqit?

jo nuk e mbaj mend fare se ca komenti kam bere  te ajo teme..  dhe nese kam bere,  ti po e shtremeron sepse jam i bindur qe skam  folur per  melona ,  melearda  etj si keto.

 

per Taqin mbaj mend vetem komentet tallese qe kam bere dikur kur flitej qe gjoja do blinte Milanin, apo ndeshja e famshme  Gramozit me Real Madrid  qe iken dritat ne stadium, kur  rrahu Mero Bazen  (ketij mire ja berismiley).. ja keto.

smiley

o naqe, boj nji search dhe masanej ec e m'thuj ca kam thon. Se ti  mund t'jesh high dhe i thu gamorit pllum po pse duhet t'lodhem un me t'sqaru se pllumi ka krahe kurse gamori 4 kom?
dhe ja q.r. kur u bot edhe ju masanej per me ngrit flamurin e koherences...po ato 6 miliarde fucite e naftes ne Jon keni per t'i qit mbi uje tashti? apo masi te denoni meten dhe berishen per korrupsion?

tashti, lexoje i cik ca ke thon...http://www.peshkupauje.com/comment/55344...

Sa per kto deklarata per "para qe nuk do derdhen ne arken e shtetit etj", keto jane me shume bubullima se cdo kontrate percakton dhe ndershkime ne rast se pagesa nuk behet si eshte rene dakort (ne nje kest te vetem ne kete rast). Nqse vertet do luhej kjo loje, pse oferta kerceu te 850 milionshi kur fare mire mund ta kishin fituar me me pak se gjysmen e vleres?

o noshke, po ti je klluf me verte apo thjesht po lu rolin? ca lidhje ka kjo me ate qe thu ti? apo ket arrite me gjet?

tirr lesh bre...

Aman mos e lejoni ket shkerdhate te dale i palagur! Uroj me gjith shpirt qe te mos arrihet mbyllja e procedurave deri me ardhjen e qeverise se re dhe te sekuestrohen te gjitha e te perfundoje ne burg ky bythqire mashkull!!!

Hoppa smiley jam kurioz se ç'eshte gjith ky inat ndaj nje personi a biznesi. Une nuk e njoh kete, veç ç'kemi mesuar ketu nga Peshku para disa vitesh, por te kesh nje urrejtje per nje person kur ai s'te ka bere gje, kjo me duket si shum egoizem. 

Si nuk paska bere gje ka rraf Mero Bazen, e harove ti pierre kaq shpejt? Po pse te keqmenaxhosh dhe te shkaterosh pasurite qe dikur kane qene publike pak te duket ty? Une them ne litar e eshte pak!

Po keq manaxhimi, ka te beje dhe me partneret, me drejtuesit e tjere, apo edhe me banken, qe mund t'ua kete futur ketyre te ARMO-s. Sa per Meron, ai duhet te shprehet keshtu si ty dhe Hoppa , por jo ti dhe ajo smiley

Mos me detyro te te dergoi nje foto per te ta mbush mendjen se jam Ai dhe jo Ajo! Pastaj, ma gjej mu i femer qe di te shaj nga robt kaq bukur dhe e martoi n'vend!!!

Pjer, egoizem eshte kur dikush mundohet apo punon qe te krijohet monopol, dhe ne kete rast po ndertohet nje monopol azer. Ti e di se si funksiono monopoli Pjero, apo jo? Monopoli te shkerdhen!!! ...dhe te lutem mos fillo t'me flasesh per kontrollin dhe mbikqyrjen e imtesishme qe ka per ti bo shteti ketyre monopoleve, se kur nuk mundet me i kontrollu amerikoni, shqiptari nuk ka shans fare.

Dakort i dashur mos u nxeh smiley Per shtetin shqiptar te pjerdhur nuk shpresoj gje, por shpresoj tek bankat qe i kan dhene kredi, por megjithate edhe sikur ta marrin azeret, kam pershtypjen se puna do shkoje diç me mire, ata kane para dhe do investojne, aq me teper qe TAP-i do filloje se shpejti dhe azeret jane te interesuar te jene brenda ne kete projekt. 

Nese po thua qe ti leme te investojne nja 100million evro e pastaj tua sekuestrojme, ater po, me pelqen shume si ide. Per cdo gje tjeter jam kategorikisht kunder, dhe madje protestoj! smiley

Hopa, hiqe nga mendja ate sekuestrimin, se jetojme ne shekullin e 21 . Sekuestrimi ka pasoja te renda, sidomos ndaj firmave te huaja, se perpiqesh te vesh vetulla dhe nxjerr syte. Le ti leme te investojne, sa te duan, por jo gjith fitimin ta nxjerrin jashte, por ta perdorin per riinvestim po ne token shqiptare. 

Ne projektin e madh TAP, qe u vendos javen qe kaloi ne Zvicer, do marrin pjese ne investime keto firma;

Fluxys me 16%

BP me 20%

SOCAR me 20%

Statoil me 20%

Total me 10%

E.ON me 9%

Axpo me 5%  

 

Pjero, bej pak kerkim dhe ke per te pa se te pakten 3 nga keto kompani drejtohen ne nje mase prej 65%-70% nga i njejti bord.

Ah te isha kompjuterist smiley por s'jam, por ne bote keshtu fuksionojne fatkeqesisht. 

keshtu funksionojne mer, por pse me e leju te ndodhe kjo tek ne?

Pjero, ty me duket se te ka ballancu natyra dhe fati duke mos te lene qe te mesosh anglisht dhe kompjuter, se rrezik pastaj do te te duhej te te llogarisnin nje me forcat e natyres si termetet dhe uraganet. Ti vetem me shqip dhe belgjikshe dhe me nje tek pulle liber 5 evrosh (VQ), s'po iu le dhom ne goje liderave dhe ekonomisteve nderkombetare.

a nuk do kishe dash me lexu naj debat te Pjerit me pecogroset evropiane? dicka ka te VQ po ne menyre te percipte. Une do desha me lexu nji debat pergjigje/ kunderpergjigje te Pjerit me kto 

Leje tashti, mos i hudh krype plages. Tjetri thote c'te boj qe s'di anglisht...

Po te dija anglisht dhe te isha hakers, athere po smiley isha faktor politiko-ekonomik destabilizues per ekonomine boterore, megjithse dhe kaq pak sa di, ua kam futur tmerrin disa peco-groseve dhe agjensive financiare smiley kuptohet dikur, se tani jam ne nje linje me ta smiley

Vallahin Pjer, ti qofsh qe thu kshu gjonash ne publik, aq me teper mas atij muhabetit te x-keyscorit. Une ne venin tat, do kisha frike se ndonje dite do perfundoja si ai Asgani i Wikiliksit. smiley

PF, nuk jam aq i madh sa ai une, plus qe nuk bej buje smiley

ku osht ai drejtori 27 vjecar looool

Javen qe kaloi isha duke udhetuar ne Shqiperine qendrore smiley edhe le te themi qe karburantet e "Taci Oil" ishin cdo 2 km nga te 2ja anent e rruges...ajo qe vihesh re qart ishte qe ne te gjitha filjalet aty ku hyjne makinat ishin ven gure te medhej per ndalimin e hyrjes se makinave smiley... mbas shume kilometrash me zor arritem te gjenim 1 karburant qe nuk ishte i kesaj kompanie edhe po thoja flm zot qe nuk u be monopol se do kishim ngel ne kemb smiley 

ARMO- Suksesi i privatizimeve te medhaja te salikusarit.Po e marrin Xaba( si i thone greket) njerzit e Alievit, mikut te qafthyerit.Por 200 milione euro borxhe te banditit Taci dhe te pervehtesuara prej familjes zenit me shoke ju zhduken ketij vendi si miliona te tjera...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).