Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, morën pjesë në veprimtarinë “Logu i Bjeshkëve” në Kelmend. 

Kreu i shtetit i akordoi Komunes titullin “Nderi i Kombit”, me motivacion “Për kontribut të shquar për identitetin kombëtar, për trimëri dhe heroizëm në kryengritjet antiosmane për pavarësi, për qëndresën heroike në ruajtjen e kufijve kombëtarë nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste (1945), ku gjaku i martirëve u shndërrua në memorie dhe vullnet për të kërkuar demokraci, për prijësit dhe bijtë e saj të shquar, që ka nxjerrë në shekuj”.

“Nëse do të kishim për zemër fatet e kulturës shqiptare dhe fatet e formimit të pasardhësve tanë, duhet që, jo vetëm t’u bëjmë një jehonë manifestimeve të tilla artistike, etnografike dhe patrotike, si “Logu i Bjeshkëve”, por duhet t’u bëjmë një lexim edukativ, informues dhe me tendencë zhbiruese”, u shpreh Nishani.

Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu se, një vlerë e pashuar në shekuj e krahinës së Kelmendit është edhe respekti gati proverbial ndaj grave dhe lirisë së shprehjes së tyre, si një shembull i përkryer i demokracisë së fiseve shqiptare.

“Trashëgimia e kësaj treve është një shembull i gjallë i vlerësimit dhe cilësimit të gruas, si një zonjë e vërtetë, që merrte pjesë në kuvende, thoshte lirshëm fjalën e saj, madje dhe votonte. Ky është një mesazh i madh qytetarie dhe përparimi, që “Logu i Bjeshkëve” duhet t’ia shpërndajë gjithë Shqipërisë dhe gjithë përpjekjeve, që ajo sot po bën në betejën e saj kundra padrejtësive dhe pabarazisë gjinore, si një normë bazë e së ardhmes sonë europiane”, theksoi Nishani.

Video kronika

15 Komente

Kelmendi, krye-krye-nderuar.

Nishani Rrethit te Malesise se Madhe:

Nentor 2012

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Rrethit të Malësisë së Madhe Urdhrin “Nderi i Kombit”me motivacionin: “Për vlerat e larta atdhetare, si vatër e pashuar e kryengritjeve antiosmane dhe si pararendëse e pavarësisë me ngritjen e flamurit në Deçiq, për qëndresën heroike në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste dhe për bijtë e saj të shquar që ka nxjerrë në shekuj”.

Nishani Komunes Kelmend (pjese e Rrethit te Malesise se Madhe) :

Gusht 2013

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoron “Nderi i Kombit” Komunën Kelmend me motivacion “Për kontribut të shquar për identitet kombëtar, për trimëri dhe heroizëm në kryengritjet antiosmane për pavarësi, për qëndresën heroike në ruajtjen e kufijve kombëtarë nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste (1945), ku gjaku i martirëve u shndërrua në memorie dhe vullnet për të kërkuar demokraci, për prijësit dhe bijtë e saj të shquar që ka nxjerrë në shekuj”.

Sic duket vetem ky rreth ka ngel pa u dekoru nga te papunmit dhmth nga presidentet e Shqipnise pluraliste. Keshtu qe nuk duhet me u cudit kur te merren me radhe te gjitha komunat e masanej edhe fshatrat qe kane te pakten me shume se 15 banore.

Nuk e di si me lexove kuaz, por me shume dhimbje e vura ne pah krye-krye nderimin.  Bamir Topi vetem qytetin e Vlores krye-nderoi.  (Karshillek i qytetarit tirons, por ai nuk e di qe s'ka Vlore pa Brataj e pa Sevaster, pa Kuc e pa Terbac)

Nishani nuk ka pse ben keto dallime, sic.  Pres nga presidenti te nderoje rrethin, dhe qe t'ia kaloje dhe Topit dhe Logut, te nderoje edhe Qarkun.  

"Zonja e Parë" sa jo-shqip që tingëllon e gjitha kjo. 

Monda, vetem tashi e kam kuptu se çfuqi e naturas je. smiley

Kishin bere dhe nje Miss B(p)jeshka me duket, po c'ne qe e paskan erresuar bukurine smiley

I kthyen nderimet Nishanit, e zgjodhen Mis B(p)jeshka? 

ps O Hoppa, keni ca tipa ne mes tuaj ju malsoret, qe as buke nuk duan. Vetem te grinden me qeverine.

Nishani eshte i perzgjedhuri, kot s'e ka emrin Nishan. Po ti qe do te hedhesh balte mbi figura nashanllie, si lart e ke ngrit nishanin... 

Kavo, mendoj se 16vjet do mjaftojne per t'u sjelle oreksin. Si thu? smiley

Hoppa, tash po e marr vesht une pse komentet tona (te miat dhe te Zanes) i fshine krejt atje tek tema e Musinese, dhe ty nuk ta kishin prek komentin tand.

I paske pas rranjt e forta tek ky pushteti i ri popullor mar Teefe, e se paskerkeshim dit. 

Kavo, ti don me na shti ne intriga.

Pushteti kur eshte natyral si ky i riu, do jete dhe njerzor e popullor; te lutem shume tashi!

Dhe dune vlere per Grate PD-hi  ? Po mire ky qe eshte marrosur ndoshta nga qe eshte semure menderisht , po Grun pse e merr me vete .Ajo mbase nuk do ti thone qe je e marre .K/ngritje antikomuniste ne 45 , 46 ....smiley Komplet injorantet e Jozefperckes .Po ku i gjeten Komunistet ne 45 ? Pas Bajraktarit mund te kene shkue se "na prene bese , na tradhetuen krajlin e Beogradit dhe po dun me luftu Gjermanet naziste "  Per kete mund te dekoroje Bajraktaret po jo te ndyje nje Krahine me te verte patriotike .

Po e bije dhe njehere se cfare deponuan fshatret e ndaluar te K/Koplikurt smiley  kur i pyeten

"perse shkuat pas ketyre bajraktareve "

Na thane se do hapeshin depot e Miellit ?????

Logos-i grek nga Logu i Malsise ka rrjedhur.

E kishte zbulu njaj Faria .Kishte zbulu se Bajron rrjedh nga barom , pat zbulu se edhe fusharak jane malesore me fuzhnje , ose fushnjaloke qe Luftonin me Ali Tepelenen per me shkye dragojt e grekit ! Tash jan ne studim se si ka mujte me vjedh firma Nissan prej ketij Nishanit tone .

Di gjo njeri se si jane rruget andej, a ia vlen te udhetosh, apo ka rrezik te biesh ne humnere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).