Kartolinë gjermane me imazhet e librit të Karl May-it, “Durch Das Land der Skipetaren”, viti 1900

Stereotipat apo klishetë e përdorura mbi Shqipërinë e shqiptarët kanë bërë që shpesh bota letraro-artistike, por edhe opinioni publik europian e më gjerë, në kohë të ndryshme e sidomos në shekujt paraardhës, si pasojë edhe e mungesës së mjeteve moderne të informimit publik, të përftonin një imazh tejet negativ e shumë të deformuar. Por sigurisht, se një ndikim të madh e të pamohueshëm në gjithë këtë aspekt kanë pasur edhe autorë të huaj, reporterë e gazetarë, studiues, por edhe thjesht sharlatanë e aventurierë, të cilët – herë me dashje e herë pa dashje – kanë “kontribuar” masivisht në këtë çështje.

Ky fenomen ndeshet rëndom edhe sot e kësaj dite në forma më të rafinuara, por gjithsesi mundësitë e pafundme teknike që ofron koha në të cilën jetojmë, bëjnë të mundur që shumëkush të gjykojë në mënyrë të pavarur e të mos bie pré e tyre. Sigurisht se çështja e imazhit lidhet ngushtë edhe me zhvillimet e kahershme kulturore, ekonomike e politike të një vendi, apo të një kombi, dhe shpeshherë kufiri mes imagjinatës, mashtrimit, keqinformimit e realitetit është shumë i vogël, e nxjerrja në pah e tij është ngandonjëherë shumë e vështirë.

Në një studim kritik të ndërmarrë para disa viteve, Dr. Michael Schmidt-Neke (shih: Pseudologia phantastica und Orientalismus: Albanien als imaginäre Bühne für Spiridion Gopčević, Karl May und Otto Witte. In: Jahrbuch der Karl-May-Gesellschaft, 2006), studiues e albanolog gjerman, trajton gjerësisht rolin negativ të shkrimtarit gjerman Karl May në fund të shekullit ‘19 e fillim-shekulli ‘20-të, në përftimin e një realiteti shabllon e negativ mbi shqiptarët (asokohe nën perandorinë osmane). Por kjo pikëpamje e tij, relativizohet në dukje në vitin 2012 (shih: “Thjesht produkt fantazie! Shqiptarët në veprën e Karl Mayt”, nga Lindita Arapi, Deutsche Welle, 30 Mars 2012) ku ai thotë thotë se: “Megjithëse Karl May i përshkruan shqiptarët jo edhe me aq tone pozitive, nuk mund të provohet se ai e bën këtë me qëllim fyerjeje apo denigrimi. Për shkrimtarin shqiptarët ishin lëndë letrare, imazhi për ta i shërbente atij për të krijuar një letërsi aventureske plot të papritura, rreziqe e peripeci – ku në fund fitonte gjithmonë e mira ndaj së keqes”.

Në një “fiction” historik të kohëve të fundit, me titull: “Për në Shqipëri, Karl!” ( shih: “Nach Albanien, Karl! Eine andere Reise in das Jahr 1914”, Peter Marxheimer, Nordstedt, 2007), autori në lidhje me këtë çështje na e sjell më qartë ndikimin, thuajse në kufinjtë e monopolit, që kishte në atë kohë bota (jo vetëm e fëmijëve e adoleshentëve) gjermanike nga romanet e Karl May-it në lidhje me perceptimin ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, ndërsa thekson se: Pasi Shqipëria, “Vendi –me karakteristika mitike – i shqiptarëve”, për të, deri në atë moment ishte bërë i njohur thuajse vetëm falë tregimeve të udhëtimeve të Karl May-it. Ishte sfondi i përshtatshëm gjeografik i ëndrrave rinore dhe fantazive aventureske. Vetëm një mësues kujdestar i kohës së tij të gjimnazit ishte përpjekur dikur, për ta shfryrë iluzionin e bukur e bërë kësisoj të kuptueshme në të vërtetën e vet reale, provincën osmane në skajin perëndimor të Ballkanit. Për ta çliruar, le të themi, nga qenia që e mbante atë lidhur pas kulisave magjike të May-it. Harrojeni Karl May-in! – kishte kërkuar ai në mënyrë të paekuivoke, për të disatën herë.     

Dr. Schmidt-Neke, në vitin 2006, flet pikësëpari mbi Shqipërinë si hapësirë për fantazitë megalomane, jo vetëm të Karl May-it, por edhe të Spiridon Gopçeviçit e të Otto Witte-s, një sharlatan, i cili pretendoi se u shpall Mbret i Shqipërisë në pranverën e vitit 1913. Vepra negative e roli i Spiridon Gopçeviçit, shërbeu sipas studiuesit në fjalë, edhe si bazë e mëvonshme për përcjelljen e imazhit negativ mbi Shqipërinë e shqiptarët. Ai akuzohet se me trillimet e tij të shpeshta dhe me materialet e dorëshkrimet e parapaguara nga qeveria serbe e asaj kohe, solli shpesh dezinformim, keqinterpretim e paqartësi në opinionet e politikanëve e studiuesve të kohës. Sidoqoftw, profesori gjerman thekson më tej se studimet e tij, si pasojë, nuk mund të shërbenin si një bazë e mirëfilltë shkencore për t’u marrë me historinë e Ballkanit dhe se vepra e tij, megjithëse voluminoze, u harrua shumë shpejt. Madje po kështu dhe emri, vendi e data e prehjes së tij.

Po aty ai shprehet se: “Stili i tij i pakrahasueshëm agresiv, polemik e cinik, që me kalimin e kohës shkoi madje deri në kufijtë e urrejtjes e përbuzjes për njerëzit e grupimet e caktuara kombëtare, i bën studimet e tij me të drejtë të pavlefshme për t’u marrë si bazë për të studiuar historinë e Ballkanit dhe pa një ristudim e plotësim të tyrin, as që mund të merren në konsideratë apriori; jo vetëm interpretimi jashtëzakonisht subjektiv i raporteve, por edhe para së gjithash manipulimi skrupuloz i fakteve, janë ato që shënjojnë veprën e tij”.

Përtej studimit të albanologut të sipërpërmendur, interesant është të theksohet se në kohën kur shkroi May, nisën të dalin në dritë shumë botime të firmosura nga udhëtarë gjermanë, austriakë, francezë, britanikë e amerikanë, veprat e të cilëve, shpesh bazoheshin në të vërteta e fakte të mbledhura nga terreni, por kishte ndër to, që jo vetëm nuk kishin shkelur kurrë në tokat e banuara nga shqiptarët, por edhe niseshin qysh në gjenezë me tendenca negative.

Atmosfera kaotike në të cilën ndodhej Shqipëria e asaj kohe, ku spekulantët e aventurierët, ardhur nga vende të huaja, kishin gjetur terren për të vënë në jetë planet e tyre, na jepet edhe në një shembull tjetër. Kështu, në një analizë të bërë nga një historian dhe analist amerikan në vitin 1913, për të famshmen “New York Times” (shih: Europe’s “Autonomous Albania” Absurd, Says prof. Hart; Albert Bushnell Hart; New York Times; 19.10.1913 ), pohohet se: “katër vjet më parë, një djalosh aventurier francez, me emrin Gabriel Louis Jaray, kaloi katër apo pesë ditë duke përshkuar Shqipërinë Veriore – duke e cilësuar veten modestisht si i pari europian që kishte ndërmarrë këtë udhëtim. Ai më pas i renditi ato çka pa në një libër me shënime, i cili në fakt nuk e meriton emrin që mbart, “L`Albanie inconnue” ( ose në shqip: Shqipëria e panjohur). Kështu, si kundërvënie ndaj autorit, profesori amerikan thekson me doza ironie se: një rajon, i cili është shënjuar në mënyrë të detajuar në hartat e inxhinierëve austriakë dhe ku janë shtruar sipërfaqe të tëra me hekurudhë, zor se mund të cilësohet “i panjohur”.

Por Gabriel Louis Jaray njihet publikisht për botimin e një libri (botuar në Paris nga shtëpia botuese “Hachette”, në vitin 1913, me 238 faqe) me mbresat e tij gjatë udhëtimit që ndërmori në trojet shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut, në vitin e largët 1909. Kësaj vepre madje, sapo doli në qarkullim, edhe vetë mediat amerikane i kushtuan vëmendje, duke marrë për bazë shumë nga përshkrimet e vlerësimet e tij mbi shqiptarët. Të botuara pikërisht në kohën kur edhe prof. Hart analizonte gjendjen në Ballkan e shkruante edhe për Shqipërinë, ato kishin ngjallur edhe një farë xhelozie nga ana e profesorit amerikan, pasi ky i fundit vetë, jo vetëm që s´ishte dakord me disa përcaktime të autorit, por fizikisht, me ç´konstatojmë, nuk kishte qenë ndonjëherë në vendin e shqiptarëve, gjë e cila e bënte atë të ndihej disi inferior.

Më e keqja është se pasazhe të veprave të studiuesve e reporterëve të huaj, u përdorën dhe u deformuan edhe më keq me qëllime kriminale edhe nga pseudostudiues sllavë ( dmth. serbë e malazezë), që kapnin në dukje nivele shumë të larta përfaqësimi, (deri në ish-kryeministra e politikanë rangjesh të larta), të cilët me zellin e tyre të tepruar antishqiptar, shkonin aq larg, saqë bëheshin fare qesharakë në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, trajtuar nga pikëpamja profesionale e djeshme dhe sidomos, e sotme. Kështu, nuk është e rastit që në përpjekje për të justifikuar krimet e masakrat ndaj popullsisë shqiptare, por edhe për të përligjur pretendimet e tyre hegjemoniste, në kohën e luftërave ballkanike (por edhe më parë), të lexoje se “shqiptarët janë njerëz me bisht”.

Ish- Kryetari i Këshillit të Ministrave të Serbisë, Vladan Gjorgjeviç (1844-1930), i cili më parë kishte ushtruar edhe profesionin e mjekut e atë të shkrimtarit, mbahet si përfaqësuesi më tipik i një plejade sharlatanësh, të cilët me penën e tyre jo vetëm që skuqën historinë, por duhet të turpërojnë sot e kësaj dite ata që i referohen me zell në studimet e tyre. Në botimin e tij më famëkeq, “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha” (shih: “Arnauti i Velike Sile”, Beograd, 1913) ai shkruan ndër të tjera se: Ata janë trogloditë bashkëkohorë, njerëz që sot e kësaj dite banojnë nëpër shpella, me dhëmbë bishash të egra dhe jetojnë në gjakmarrje – të zvetënuar; janë gjaktrazues, për shkak se kryejnë marrëdhënie seksuale brenda gjinisë”.

Po ashtu në dritë dalin në këtë kohë një sërë botimesh të politikanëve e akademikëve serbë, të cilat me zell përktheheshin me turravrap në gjuhët kryesore të kohës (anglisht, frëngjisht e gjermanisht), ku më së shumti bien në sy veprat e Stojan Protiç (1857-1923), Grigorije Bozhoviç (1880-1945), Jasha Tomiç (1856-1922), Jovan Haxhi-Vasileviç (1866-1948) etj.  Këtë fenomen më së miri na e rrëfen edhe kapitulli i katërt i përmbledhjes së botuar në vitin 2004, ”Wild Europe: The Balkans in the Gaze of Western Travellers”, i antropologut slloven, Bozhidar Jezernik, që në mënyrë sinjifikative vjen nën titullin “Men with tails” (Burra me bisht). Studimi në fjalë shqyrton perceptimet e udhëtarëve dhe studiuesve europianoperëndimorë rreth shqiptarëve, përfshi edhe përshkrimet e tyre se në Ballkan, kishin ndeshur në “njerëz me bisht”.

Në një varg konstatimesh të tjera, nëse i referohesh shënimeve e librave të asaj periudhe kohore, gjen nga ana tjetër edhe vlerësime me karakter diferencues, ku për shembull, muslimanët shqiptarë paraqiteshin me plot vese e të meta, stigmatizoheshin e visheshin me ngjyrime shpesh ironizuese e ofenduese, duke sjellë jo vetëm përcjellje negative të realitetit për botën e jashtme, por edhe mbjellë përçarje mes komuniteteve fetare vendase, ku në ndonjë rast pré e tyre binin edhe vetë shqiptarët. Po ashtu, në disa raste ndesh edhe në diferencime me karakter krahinor.

Studiuesi gjerman (i vënë në shërbim të austro-hungarezëve si konsull për Shqipërinë Jugore në vitet 1843-‘47) Johann Georg von Hahn, i cili shënjonte në veprat e tij më së shumti Shqipërinë dhe shqiptarët e shekujve 18-19, megjithë simpatinë që ushqente për të krishterët shqiptarë dhe veprën e klerit katolik në zonat veriore të Shqipërisë, shfqet mirëkuptues e objektiv për të parë në sy realitetin dhe arsyet se pse shqiptarët ishin konvertuar në Islam.

Pati ndër to, edhe si historiani dhe publicisti austriak, Jakob Philipp Fallmerayer, përgjatë shekullit të XIX, që hodhën në treg përpos disa tezave interesante e provokative rreth fqinjëve tanë, edhe disa vlerësime raciste përgjithësuese e rezervuan ironi përçmuese ndaj shqiptarëve.

Në një aspekt tjetër, sigurisht se nuk duhen harruar kontributet e albanologëve të shquar të kohës (shekulli 19-fillshekulli ’20), të cilët nuk mund të renditeshin apriorì, si mbështetës të kauzës shqiptare apo të shiheshin automatikisht si përcjellës realistë e pozitivistë të imazhit të shqiptarëve në botë nëpërmjet veprës së tyre. Sidoqoftë, rezulton se një pjesë e madhe e tyre, siç dihet, kryesisht me origjinë gjermanike, ishin jo vetëm studiues të zellshëm të albanologjisë, por edhe mbështetës pa rezerva të çështjes shqiptare. Kështu, në një vlerësim të bërë nga Faik Konica (shih: “Sëmundja e Zotit Gustav Majer”, Revista Albania, Viti I, Nr. 8, 1897, fq 125) për albanologun e famshëm Gustav Majer, thuhej:  Asnjë shqiptar i vërtetë s’ka të drejtë të mos dijë emërin e Zotit Gustav Majer, mësonjëtor i math n’Oshtri (Austri), i njohur në gjithë botë. Midis aqë të diturve t’Oshtrisë qi kanë punuar për përparimin e gjuhës shqip, as një ndofta s’ka dëftyer aqë thellësi sa Gustavi Majer. I ka provojtur Evropës që gjuha shqip është një gjuhë për të qenë dhe për të vënë re, dhe nukë një gjuhë e poshtrë dhe pa vlerë siç thonë armiqtë. Andaj, gjithë Shqipëtarët kemi detyrë t’ia dimë për të mirë Zotit Gustav Majer, edhe si gëzohemi kur mësojmë që gjendet mirë, ashtu dhe na vjen liksh kur mësojmë që i është lajthitur shëndeti.   

Duhet theksuar nga ana tjetër, se një ndihmesë pozitive në këtë aspekt në atë kohë – përveç veprave me karakter letrar e të përgjithshëm informativ në lëmin e gjeografisë, historisë, etnografisë etj. – dhanë edhe pamfletet e mirëfillta politike si “Serbia dhe Shqipëria” e kreut të socialdemokratëve serbë, Dimitrije Tucoviç ( 1914) dhe e Leon Bronshtajn “Trocki”, (i cili përcolli për mediat ruse, gjermane e austro-hungareze, një seri reportazhesh nga fronti) që raportuan realisht e në mënyrë kritike mbi atrocitetet e serbëve e malazezëve ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike, por edhe kritikuan pikëpamjet e hershme të aristokracisë serbe (dhe jo vetëm) që i përdorte stereotipet ndaj shqiptarëve, shpesh si karburant për të ndezur makinerinë e saj gjakatare.

Në këtë drejtim shkonin edhe plot reportazhe e artikuj në mediat italiane, ato britanike, austriake, çeke, hungareze, skandinave, pjesërisht në ato franceze e sidomos, në ato amerikane të kohës, të cilat në përgjithësi ndikuan pozitivisht për përcjelljen e një imazhi realist të shqiptarëve, pavarësisht kritikave e shprehjeve të mosbesimit për të ardhmen e një Shqipërie të pavarur. Gjithsesi, duhet pranuar se shpesh në to ndjehej një tautologji joefektive, naivitet e mungesë njohurish të thelluara për “fenomenet” shqiptare të kohës e të djeshmen e tyre, ndikuar kjo edhe nga izolimi e pamundësia financiare për t’a furnizuar publikun me “lëndë të parë” nga terreni.

Sidoqoftë, përpjekja më e plotë dhe më realiste në këtë drejtim ishte ajo me titull “Golgotha shqiptare”, botuar nga hebreo-austriaku, Leo Freundlich në vitin 1913, mbetet padyshim një dokument me vlera të pamohueshme historike.

Duke iu rikthyer albanologut gjerman, Dr. Schmidt-Neke, shohim se:”… burimi kryesor i May-it për të shkruar romanet e tij në lidhje me shqiptarët është me shumë gjasa Spiridon Gopçeviç me veprën e tij “Shqipëria e Epërme dhe Lidhja e saj” (në gjermanisht: Oberalbanien und seine Liga), botuar në Lajpcig në vitin 1881. ..Pikëpamjet e May-it e të Gopçeviç-it mbi shqiptarët, në shumë elemente përkojnë me njëri-tjetrin” dhe po sipas Dr. Schmidt-Neke (shih: “Thjesht produkt fantazie! Shqiptarët në veprën e Karl Mayt”, nga Lindita Arapi, Deutsche Welle, 30 Mars 2012), duket qartazi se May-it i kanë munguar burime me vlera të mirëfillta shkencore e realiste të emrave të tillë si studiuesi e njohur gjerman, Johann Georg von Hahn, apo Joseph von Xylander.

Profesori gjerman në studimin e tij na zbulon edhe detaje të cilat nuk mund të gjenden në libra e studime, gjë e cila na e bën më të qartë misionin që kishte marrë përsipër ai që për Karl May-in do të shërbente si bazament (dis)informativ, ndërsa dikuthekson se:qëndrimet e tij politike ndryshonin shpesh, e në shumë libra dëshmohet qartë se ato ishin edhe detyra të parapaguara. Sidomos me veprën “Makedonien und Altserbien“ (në shqip: Maqedonia dhe Serbia e Vjetër), botuar në Vjenë në vitin 1889, ai mori dhe damkën si “The father of Serbian political ethnography“ (Babai i etnografisë politike serbe). …Libri i tij u subvencionua nga qeveria serbe asokohe në Beograd, e cila i paguante autorit një honorar të majmë dhe i merrte përsipër edhe kostot e shtypjes së librit.

 

47 Komente

Më stereotip antishqiptar se është përdorimi nga shqiptarët e sotëm, me gjasë të shkolluar e me frymë prendimore, i fjalëve "Europë" dhe "europian", nuk bëhet. Të tjerat, ato të të huajve, të çfarëdo kohe, vijnë në bisht të peshkut.

Bejini rixha shqiptareve te Amerikes . Ata permbi 100 vjet aktivitet nacionalist kane bere te  mundur qe nderi  , historia , njohja , vleresimi i Shqiperise te mos merret neper kembe nga Europa plake.

As edhe kur u vendos ne senat bombardimi i Serbise dhe shpallja e Pavarsise se KOSOVES.

Te tjerat jan kot perralla me mbret.

Ne fund te fundit shqiptaret e Shqiperise e kane fajin vete kur lejojne sot projekte te huaja per studimin apo zbulimin arkeologjik te Shqiperise, shkruarjen e fakteve , shkruarjen  e historise apo lejimin e agjenturave anti-shqiptare ne rajon , duke nisur tek Janullatosi ne parlament apo dule mulet ne jug.

Bota s'ka c'te ben kur ti shitesh dhe je vegel  e tyre.

...po po...ata te amerikes, vezen gjithmone me te kuqe smiley 

po po , kur i lutemi Zotit themi Amin n'fund, kur i drejtohemi Amerikes themi AMON OR TI AMON smiley

                    Shoqëria e Shqiptarëve N`Amerikë

  Muarmë  nga Amerika (Shtete e Bashkuara ) një zëdhënje edhe një letrë, të cilat  po i shtypim  këtu në gazetët që ti këndojnë të gjithë këndonjësit tanë e ta marrin vesh  që ndjenjat  kombiare  sa venë e po forcohen dhe dashuria për mëmëdhenë e për gjuhën  po shtohet:

                ZËDHËNJE  DHE GRISHM

 Apim zë e lutemi  gjithë shqioptarëve  ne Boston e në të gjithë  anët të Shteteve të Bashkuara , nëpër qytete a nëpër katunde:

 Vëllëzër  shqipëtarë! Këtu kuptojmë që gjendemi  më një shkallë  fort të poshtërtë dhe që as mundimë  të nëmërohemi njerëz  si ndëkur janë gjithë bota , se bota është e qytetëruarë dhe zbukuruar  së gjithash duke  patur  mbledhje , shoqërira të tjera , pas nevojës që duhet  për ndihmën e njerëzisë  dhe rojtjen e vëllazërisë

Të dashur vëllezër! Sot  bërtasim  me zë të math : mjaft në këtë gjumë të mallkuarë! Poshtrë, poshtë  errësira, që na ka mbyllurë sytë për të mos  parë dritën e djellit,  që shkëlqen mbi gjithë botën! Prandaj o vëllezër, lutemi të mblidhemi të gjithë …

Mbledhja do të behët   më 8 të  vjeshtës së dytë , 1905  N. 18 Kneeland. St. Boston, Mass…

.........................................................................................................

  Gazeta “ Drita , Nr. 68 ,Sofje  15 tetor 1905..Zëdhënje  dhe letër nga  Shqiptarët e Amerikës, që formuan  Shoqërinë “Dashuria”

1905-sen jane me kokrra shqiptaret qe emigruan o grava , dmth te paret fare fare .nuk besoj se kane qene te organizuar aq fort , kane qene ne hapat e pare

Nuk kam kohe tashi te sjell ketu aktivitetin e Vatres dhe punes se madhe te tyre me pene dhe force per t'a bere Shqiperine te njihet kudo ne bote dhe te patur nje aleate shume te forte per ne - Ameriken.

te tjerat arsye te tuat nuk i di.

por baza e mbledhjes konkrete , vendimeve konkrete afatgjata ne te mire te interesave shqiptare nisi atje, vazhdoi atje dhe po vazhdon atje . pas tradhtive tona mes njeri tjetrit.

me thuaj nje baze tjeter smiley

Asnhehere stereotipi nuk del kot. Stereotipi nuk pretendon se te tere subjektet qe cileson jane te atille por pjesa me e madhe e tyre. Psh: korcaret jane cingune. A jane te tere korcaret cingune? Jo. Por ama populli ka vezhguar qe ne pjesen me te madhe korcaret jane doreshtrenguar e ekonomiqare te rrepte. Ose: femrat vlonjate jane te ashpra e telendare. A jane te gjitha te atilla? Jo. Po ne mase perfaqesohen si te tilla. Ose: kavajsit... E keshtu pafund

e ,ca behet keshtu mor!   edhe enveri te kish qene lubonja nuk do te ishte kaq i paprekshem. ketu tolerohen ofendime dhe nxitje urrejtje te papara.vetem lubonja mos te na preket.

 

Lubonja o si shpirt

idhulli i zezakerise

Cja ke fut kot. Un sjam zezak. As lubonja. Shqiptar puro. 

lubonja eshte fjale sllave. 

Edhe ca?

dmth qe nuk eshte shqiptar puro. 

kuptohet vetem ne qoftese fjanen puro e perdorim te dy njesoj.

Ka noj liber qe specifikon shqiptarizmin? Sa % gjak shqiptar te kualifikob si vendali, sa breza?

kur nuk ka (sipas teje), pse e perdore fjalen : shqiptar puro ?

 

Ka. Pellazg. Gjuha shqipe eshte e pellazgeve.

Shqiptar puro pellazg.

pergjigja jote me duket e drejte, se i jep te pakten pergjigje, edhe pse ne menyre empirike, eksistences se shprehjes : shqiptar puro

Nuk eshte shprehje , eshte fakt.

fuckt cockfort - tha xhibi

fakt per çfare ? qe pellazgu eshte shqiptar puro ?  

Tosi ka lindur ne shqiperi. Edhe baba vet me duket. Me kaq vuloset ky muhabet. 

Çifutet kane 2000 vjet neper bote, dhe po çifute kane mbetur. Edhe te duash ti, qe ti besh tjeter gje, nuk e vulosin ata vete muhabetin. Pra s'varet nga muhabeti yne, e as nga vendi ku ka lindur Tosi (Babi i vet), Ti, apo Une, por per çfare NE te tre e NDJEJME veten tone. Per shqiptar a tjeter gje ? 

Ne frengjisht mendoj, por mendoj si Shqiptar ! - i ktheu pergjigje njerit, Faik Konica, kur ky e pyeti se ne çfare gjuhe mendonte, pasi ka teza se ndergjegjia varet nga mendimi. Pra te qënit shqiptar eshte akoma me e thelle edhe se mendimi, prandaj e quajta une NDJENJE.  

Neqoftese te qenurit shqiptar qenka ndjenje, atehere pirdhi ne te shqiptarise me ndjeshmerine e sotme qe ndryshon jo çdo dite, por çdo ore e minute.

Ti me duket se nuk paske lexu ndonje poet modern qe ka ndjeshmeri te madhe, aq te madhe, sa po te fluturoje ndonje mize aty afer, i prishet mendja dhe ndryshon, jo vetem kombesine, por edhe gjinine, biles edhe njerezine, behet buburrec si Franc Kafka dhe ja mballos mizes fluturimtare.

eh problem i ngaterruar ky ne fakt, nuk zgjidhet me llafe, prandaj dhe bota ketyre gjerave nuk i hyn me sot. jemi mpleksur e po mpleksemi aq shume dita-dites qe nuk po ka me kuptim nocioni Komb po vetem ai Shtet. 

po ke pa ti, qe akoma e perdorim fjalen PURO per te cilesuar dike. kjo me shtyu qe thu zotrote ne kete diskutim pa koke. 

Vec ketyre sharlataneve qe thote autori, imazhin na e demtojne ende serbet neper komente gjithandej ku permendet fjala shqiperi, inferioriteti i politikaneve tane dhe shqiptareve ketu, si dhe emigrantet tane qe s'kane lene vend pa shkuar e ruajne zakone qe ne ketu i ndreqim me kohen ndersa ata andej jo. Dhe po emigrove aq shume e t'i zesh deren tjetrit, s'te ka njeri qef.

Une them se ato qe na e kane demtuar me shume imazhin ne bote jane barsaletat e tipit:

Ishte nje here nje amerikan, nje gjerman, nje kinez dhe nje shqiptar...

Me pak ndihme dhe suportim ti behesh ai/ajo qe je nga menyra si mendon.

Te menduarit ka lidhje me ambjentin, presionin e tij dhe realitetin ku your milestones ekspozohen.Ambjenti edhe te imponohet, presioni edhe te behet, milestones edhe te demtohen.

Kur ambjenti presioni dhe milestones vijne ne rruge natyrale , ti behesh ai ajo qe je sepse mendon i lire.

Mendimi i lire eshte nje fat qe jo shume kush nga shqiptaret e ka pas privilegj.

Ndaj dhe rezultatet i kemi me zgjidhje- imponim- presion-demtim.

Shqipetaret kane nevoje per nevojat  baze te te jetuarit ku ambjenti nuk u imponohet, as presioni nuk u jepet as milestones nuk u demtohen.

Nuk mund te behemi kur nuk na lene te lire te mendohemi .

stereotipat antishqiptare jane keqkuptim historik. nuk jemi kompatibel me kohen sot, qe ne krahasim me kohen, te themi te civilizimit europian (qe nga koha grekve e deri sot), eshte shume e shkurter, prandaj jo vetem bota por edhe ne veten tone e shohim shtremet.

ajo qe ne duhet te fillojme dhe bejme per te ndrequr punet, eshte analiza (ose pyetja) : koha e sotme a eshte nje reference absolute per krahasim. ose me thjeshte, a eshte ajo nje lupe cilesore per te shquar speciet e sotme, ose dalloje te miren nga e keqja ?

analiza fillohet nga pyetja : a eshte civilizimi i sotem, me i madherishmi qe ka ekzistuar ndonjehere ne histori ? a ndodhet perfaqesuesi me i larte i tij, ne piken me te larte, per te pare gjithçka gjere e gjate, dmth me te gjitha kleçkat e saj ? a jane sot mendimtaret e artistet me te medhenj te kohes, me te zgjuar, me te larte, me superiore, se ata te greqise se vjeter, ose romes, ose rilindjes italiane ? 

neqoftese jo, jane ata qe shohin shtremet, e nuk jemi ne te tille. prandaj nuk duhet te bazohemi e as ti marrim si reference. 

ps: duartrokitjet mi çoni me PM. lol

Kujt I plasi ? Dje pash nje film tjeter hollivudjan me shqiptar. Vertet qe na kan care carin keta ameriqenet.. Keta te bejn ti marresh inat me pahir.

ca filmi ishte?

Dead man down.

  Shekulli 

AFP, shqiptarët po kthehen në arkivole nga Siria         07.08.2013

Dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Kështu shkruan agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin, duke nënvizuar se shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë.

"Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi, Halili, që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të Tiranës, për të gjetur punë në Turqi. Në qershor ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur, ku i thuhej se Halili ishte vrarë në Siri. Maliqaj nuk pranoi të fliste për AFP-në.

Nëna e Ermal Xhelos dëgjoi për angazhimin e djalit të saj në Siri vetëm kur trupi i 35-vjeçarit mbërriti në qytetin e lindjes, në Vlorë. Edhe ai kishte thënë se do shkonte të punonte në Turqi ", shkruan AFP. Sipas agjencisë, jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë po vërshojnë luftëtarët e xhihadit drejt Sirisë.

 “Nëse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnë të mbrojnë presidentin Assad dhe regjimin e tij që vret njerëz, madje edhe fëmijë, pse duhet të hezitojmë ne që të ndihmojmë sirianët,” thotë për AFP një 40-vjeçar nga Podujeva, që po bëhet gati për të udhëtuar për në Siri. 

 

Dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Keta do te kthehen ne Shqiperi si Mehmet Shehu & Co nga Spanja mor Pjer dhe nuk eshte cudi hic qe nje dite te formojne Brigaden e Pare Sulmuese!

 

o ne lavatrice, o ne hale...

Kesaj i them une kur te merr menjen djalli (jo Perendia, siç thote populli)  dhe te jep nje arme. 

t'ua merrte pija me mire , se ua kthen ne mengjes prap, se po t'a mori ai tjteri qe thua ti s'ta kthen me smiley

dhe te jep nje arme. 

dhe nje liber te shenjte. 

“Nëse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnë të mbrojnë presidentin Assad dhe regjimin e tij që vret njerëz, madje edhe fëmijë, pse duhet të hezitojmë ne që të ndihmojmë sirianët,” thotë për AFP një 40-vjeçar nga Podujeva, që po bëhet gati për të udhëtuar për në Siri. 

Jo Pjer, keta e bejne per arsyes gjeopolitike dhe per altruizem, empati e humanizem.

Po sa iken ne Siri per te luftuar, me mire te marri nje kazem e lopate e te punoje toket e veta apo te komshiut. Se sa vete e ndihmon nje komshi denbabaden, me mire ndihmon komshiun 20 metra larg. 

+1000000000000000000  s'ka kufi sa me pelqeu kjo

Kane altruizem te shkalles se larte keta o Pjer.

I_Pakapshem ( te marrte dreqi nick-un smiley ) me verte e ke ti ?

"Po sa iken ne Siri per te luftuar, me mire te marri nje kazem e lopate"

te kishim marre ne kazma e lopata, do kishim bene namin ne pune, aq vend te vogel sa kemi. mercenare kemi punuar historikisht (bile kur e benim masivisht ishin dhe epokat me te bukura e te pasura tonat), kete thuaj asaj AFP se nuk e ditka si duket.

edhe atehere te vetme qe na vune me detyrim ne dore kazmen e lopaten, ish koha qe u varferuam me shume se kurre. hajd e kuptoje po deshe. ti si ekonomist ke ndonje mendim mbi kete pike ?

Keshtu kujtova dhe une Profil-im, se ne ate kohe qe morrem kazmat dhe lopatat, u varferuam, biles luftoja kundra asaj varferie dhe atij regjimi, mirpo pak me vone kuptova se kish perfituar shoqeria ne pergjithesi. Po te ishte lene privatizimi, mundej te ishim me mire, s'diskutohej, mirpo ja qe Marksi e kish parashikuar me kohe renien e ketij lloj socializmi. Lexo pjesen e pare te VQ ate te Intervistes, ku flitet per kete çeshtje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).