Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka shpallur “emergjencën kombëtare” lidhur me ndërtimet e paligjshme në bregdet! Ai ka deklaruar publikisht se në muajin shtator do nisë “operacionin” që do të ndalojë këto ndërtime që i ka konsideruar si “një kancer agresiv në veprim!”

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka deklaruar publikisht atë që ka ndërmend të bëjë që në shtator, sapo të ulet në karrigen kryeministrore:

"Ndërtimet abuzive në bregdet - një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye!‪ Stop rrënimit! Operacioni do jetë gati në shtator e s'do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare! Ju lutem, çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni shoqërojeni me foto,”- shkruan Rama.

Gjatë fushatës elektorale, Partia Socialiste dhe kryetari i saj, premtoi se do ta spastrojë vijën bregdetare shqiptare duke dhënë një shembull konkret, brigjet e Lanës në Tiranë; se do ndërtojë infrastrukturën turistike veri-jug ose Korridorin e Gjelbër; se do ngrejë Agjensinë e Menaxhimit të Bregdetit dhe e vendosur për t’i vënë në jetë këto premtime, e nisi punën që këtë sezon turistik, pa e marrë ende qeverinë, me deputetët dhe kryebashkiakët socialistë të zonave bregdetare.

27 Komente

Nisma mund te jete e mire, por ka apartamente, pallate me sakte me leje, ku jane strehuar banore, dhe qe jane 10 metra larg detit, si do veprohet me to. Ka nje kontradikte ketu, pallati, hoteli eshte me leje, por eshte ngritur 10-20 metra nga deti, duke shkelur mbi reren e plazhit, pra duke marre nga hapsira publike. Se nuk eshte se eshte ngritur jashte reres, gje qe nuk perben problem. 

Ndërtimet pa leje në bregdet, Rama: Ju lutem, çdo mbështetje për këtë operacion....

 

ore kam nje kazëm une... po ua jap  ne   mbeshtetje  te operacionit!smiley    çti bej qe skam nje rusp-ijesmiley, se do tua kisha dhene me kenaqesi!smiley

Belul,pse i sheh me kaq skepticizem keta qeveritaret e rinj,ne thirrjet e tyre drejtuar shoqerise per bashkepunim?

Si te acarum te shoh,c'ke? smiley Dhe i largbarazumi i famshen xhib, s'eshte fort i qete keto kohe,pse?

une i acaruar!  ore une jam i qete fare.... ''ne top-forme, bile me vjen tu perqafoj te gjitheve..smiley

shiko, une e kam thene disa here.. qeveria e re meriton kredit, te pakten nje vit!     por  pas zgjedhjeve sec kam vene re nje ngutje..  p.sh ca nisma gjoja po pregatisim planin e emergjences per 300 ditet e para qeverisje e ku ta di une.. apo ato thirrjet e ministrave  ''to be''  ne FB etj..  me duken veprime te tepruara, hipokrite.. gjoja po punojne a coc po bejne..  nuk eshte fare nevoja per mendimin tim.  le te presin qetesisht Shtatorin.. te bejne inventarin, bilacnin etj,  dhe pastaj tia nisin  vertet punes!smiley 

A e mban mend Rudinin,qe presori e kishte lene ne stol per punen e  mesatares?s'e zinte vendi gjersa te futej ne loje. smiley

Te prishim keto, qe te shesim lejet e reja, partia do leka smiley

me dinamit them une - sill ushtrine

Ne shqiperi duhet te marrin ca kompani qe dine mire ti bejne keto pune .Se ndryshe nuk pastrohet bregu.

es ist schon lange her, ka pas akoma eksperte shperthimesh ne gjermani ne 1955 smiley

Po pra ate doja te thoja , kane  eksperience . Po te duan le te marrin keta te tjeretsmiley

po ec mer shko boj çiçin! Do t'na maoj gjermoni se si te hedhim ne ere... U bot ju!!!

per ndertimet pa leje , nuk eshte vetem cekani qe do rregulloje pune.

kur lajmeron qe do beje keto gjera , do bente mire te lajmeronte edhe hajdutet qe japin leje per ndertimet vend e pa vend, qe do te pushohen nga puna

te paralajmeroje edhe doktorra, infermiere qe nqs u vini njerezve kushte per zarfe me leke, para operacioneve do te pushoheni nga puna per cdo rast denoncimi

ja kshu, t'a kapni lepurin prej veshi jo prej gjurmeve

megjithate e pergezoj per iniciativen dhe frymen e re qe do te sjelle , te shohim se si do t'a zbatojne shqiptaret kete rryme te re integrimi dhe se sa i zoti do jete Rama qe mos dorezohet ose tundohet para korrupsionit qe po vazhdon.

Po ata qe kan dhon lejet Alba, jane socialiste, kryetar bashkish. 

Dmth jane te gjithe te implikum smiley

Atehere le t'a pranojne  perpara Zotit se i kan hy Shqiperise ne hak dhe t'a presin fundin si besimtare te cilet "pergezojne"  fetaret kur vjen Pashka ose Bajrami me paturpesine e tyre . Ata qe s'kane besim ne Zot nuk i duhen askujt. Harram e pacin gjithe kete kasaphane sajuar prej tyre.

Zoti vente dore mbi Shqiperine!

Zoti ka vene dore mbi Shqiperine Elba, se i ka dhone diell, 6 muj plazh, det, male, minerale, toke te frytshme, te pasur, etj, por jane politikanet ata qe s'kan vene dore mbi Shqiperine. 

Per ata behet fjale Pjer - per ata qe : don't even have that level of achievement!

Sikur vetem ti afrohet njerit prej ndertimeve me leje abuzive te Shpetim Gjikes apo Vangjush Dako, te nesermen ne mengjes ne shtratin ku flen me Linden, do te gjejne nje koke breshke nga ato qe mban ne zyre.

Sa eshte koeficienti i bastit se Linda do behet kryetare e shoqates se ish grave te Edit?

po dergoji numrin Edit ... te vihesh ne radhe

do te gjejne nje koke breshke nga ato qe mban ne zyre.

smiley

 

Let's wait and see Mr. Rama....

Ja te shohim, me te gjithe ata kryebashkiake  socialist qe e kane varrosur mire bregdetin  me duket shume e pabesueshme qe Mr Rama te mund te beje dicka 

Welcome to the US of A Alidea...

Po te ishte per ty moj Alidea mrrr Berrisha do ishte akoma ne pushtet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).