Pas tre dramave “Je tue ma mere”, “Les amours imaginaires” dhe “Laurence Anyways”, Xavier Dolan do te prezantohet ne Festivalin e 70-te te Venecias me nje thriller psikologjik. Pas tre premierave ne Kane, filmi i tij i ardhshem do te debutoje ne Venecia. Tashme filmi eshte renditur zyrtarisht mes filmave brenda konkurimit per 2013.

Dolan dhe Michel Marc Bouchard (autori i drames) kane pershtatur skenarin per filmin. “Tom à la ferme” do te jete nje film ndryshe nga ata qe kemi pare deri tani nga Dolan.

Ne kete thriller psikologjik, “Sindroma e Stokholmit” qe vertitet ne qender te filmit, prodhon dhune, fshehtesi, genjeshtra. Nje i ri shkon ne fshat per nje funeral. Aty askush nuk e njeh. Askush nuk i di lidhjet e tij me te ndjerin.

I vendosur thelle ne rrethinat e Kebekut, “Tom à la ferme” tregon ate ndryshimin e madh mes natyres se fshatit dhe betonit te qytetit , te reflektuar edhe tek njerzit qe banojne ne njeren ane apo ne anen tjeter.

Pershtypja e pare, si lexon plotin e thjeshtuar , eshte se ky film duket pak me “i erret” krahasuar me filmat e tjere te regjisorit riosh 23-vjecar. Ne thelb te te tre filmave paraardhes ka nga nje drame njerezore te zakonte (nga ato qe te bie rasti ti hasesh thuajse perdite tek vetja apo tek njerzit rreth e rrotull). Ka dy-tre personazhe dhe gjithe drama percillet permes nderveprimit te tyre. Kurse “Tom à la ferme” duket se do te jete me gjitheperfshires. Nese dy filmat e pare “Je tue ma mere” dhe “Les amours imaginaires” jane gati-gati autobiografike, ku personazhet kryesore nuk mbajne me shume se 25 vite mbi supe, me “Laurence Anyways” behet nje fare thyerje (dhe rritje e regjisorit). Megjithese “Laurence Anyways” eshte me pak i vleresuari nder tre filmat e deritanishem te Xavier Dolan.

Mendoj se “Tom à la ferme” do te jete nje sprove edhe per vete regjisorin. Te presim dhe te shohim nese ky film do t’i pasoje suksesit te “Je tue ma mere” dhe “Les amours imaginaires” apo do te jete nje tjeter “Laurence Anyways”. Nese ndodh kjo mundesia e dyte, atehere ndoshta Xavier Dolan ben mire te vazhdoje te krijoje filma gjysem autobiografike edhe per pak kohe dhe me vone le ta provoje serish me ndonje zhaner tjeter.

Ne pritje te “Tom à la ferme”, une ju sugjeroj te shihni “Je tue ma mere” (ju qe nuk e keni pare, kuptohet) ...per te kuptuar se pse ka kaq shume pritshmeri ndaj ketij artisti riosh homoseksual.

*Pas prezantimit te “Je tue ma mere” ne Festivalin e Kanes 2009, e gjithe salla ka duartrokitur e brohoritur per plot tete minuta (jo dhe aq keq, apo jo?!)

7 Komente

Ne pritje jemi.

he mo erdhi ky....?

(Tom a la kartesmiley)

Ne pritje jemi.

nuk vjen jo.. ka ngaterruar rrugen degjova, i ka humbur Tom-Tomi...smiley

smileyErdhi!!! Erdhi!!!

Akoma jo eee ?

Durim, eshte rruges!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).