Diten e djeshme jane firmosur nje sere vendimesh nga Kryeministri ne ikje.  Disa prej tyre:

Presidences se rraskapitur nga puna e palodhshme ne keto dite te nxehta vere, i jepet nje fond shtese:

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR PRESIDENCËN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të     ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të    ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.    Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për shpenzime korrente.

2.    Ky efekt të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2013.

3.    Ngarkohet  Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

***

Le te njihemi me IMC - Investment Management Corporate:

Ne tek IMC (Korporata e Menaxhimit të Investimeve), punojmë për të arritur më të mirën e menaxhimit të projekteve të çdo niveli duke mos prejashtuar asnjë sfidë. Inxhinierët, Elektriçistët, Mekanikët, Menaxherët e Cilësisë dhe Sigurisë tanë me kualifikime të larta dhe përvojë kanë një eksperiencë të çertifikuar në projektimin dhe finalizimin e autostradave të cilësisë së parë, urave, sistemeve telekomunikacioni, kulla shumëkatëshe - dhe madje instalaciaone gazi dhe nafte - në kohëzgjatje dhe brënda buxhetit të paracaktuar.

IMC ka nje portofol te gjere investimesh qe nga Porti i Shengjinit, Fassa & Berberi me leje 99 vjecare per shfrytezime minerale dhe fabrika e cimentos ne Lezhe, si dhe Phoenix Petroleum Gas angazhuar ne kushtet e zhvillimit dhe prodhimit te hidrokarbureve dhe gazit ne 5 fusha rezervash ne jug te Shqiperise.  Per te interesuarit, disa nga kompanite ne portofolin e IMC kane websitet perkatese.  Phoenix Petrolum Gas nuk ka nje te tille, por ndoshta do te mesohet me shume rreth saj, pas vendimit te Qeverise per t'i falur vendburimet e fundit qe i mbeten Albpetrolit:

MIRATIMIN E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE, NDËRMJET “ALBPETROL”, SH.A.-SË DHE “PHOENIX PETROLEUM”, SH.A.-SË, PËR ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË VENDBURIMET E NAFTËS AMONICË, DRASHOVICË E PEKISHT–MURRIZ, SI DHE VENDBURIMET E GAZIT PANAJA, FRAKULL, POVELÇË, DIVJAKË, BALLAJ-KRYEVIDH DHE FINIQ-KRANE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13, të ligjit nr.7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.     Miratimin e marrëveshjeve hidrokarbure, ndërmjet “Albpetrol”, sh.a.-së dhe “PHOENIX Petroleum”, sh.a.-së, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përkatësisht për:

a) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Amonicë,
b) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Drashovicë,
c) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Pekisht–Murriz,
ç) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Panaja,
d) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Frakull,
dh) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Povelçë,
e) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Divjakë,
ë) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Ballaj-Kryevidh,
f)  zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Finiq-Krane.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

***

Shtepia e Oficereve ne Fier do kete nderin e simotres ne Tirane qe te strehoje ne mjediset e saj Partine Demokratike.   

VENDIM PËR DHËNIE MJEDISESH PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, PËR ZYRA VENDORE NË FIER, TË QARKUT TË FIERIT
   
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës  dhe të shkronjës “b”, të neneve 22 e 22/1, të ligjit  nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe të pikës 3, të nenit 8, dhe të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave 

VENDOSI:

1.    Kati i pestë i ndërtesës me emërtimin “Shtëpia e Ushtarakëve”, me vendndodhje në Fier, t’i jepet për mjedise Partisë Demokratike të Shqipërisë, për zyra vendore në Fier, të Qarkut të Fierit, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.    Ministri i Brendshëm të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, me Partinë Demokratike të Shqipërisë, në përputhje me nenet 22,, shkronja “b”, dhe  22/1, të ligjit  nr.8580, datë 17.2.2000, të ndryshuar, për periudhën derisa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në këto nene.

3.    Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

****

Mund te klikoni ne link per vendime te tjera rreth pronesimit, shpronesimit, lejeve ndertimore, legalizime, etj etj etj.  

Ne 12 qarqet e vendit, legalizohen rreth 500 parcela ndertimore nga te vetedeklaruarit sipas afatave ligjore.  Ne rreth 113 prej tyre korrigjohet siperfaqja qe legalizohet.  Te gjitha ndertimet jane informale ne toke shteterore.  Ndertuesit me raste nuk kane perfshire ne dokumentacione te gjithe siperfaqen ku eshte ndertuar, detaje keto te parendesishme te nje dite vere. 

32 Komente

shume bukur. t'i gezojme te gjithe bashke

edhe nje here gezuar... smiley

Ku shkuan 3 milon eurot e BE-së për romët?

Kjo pyetje i drejtohet ketyre por po ka ndonjeri tjeter, ne vend te ketyreve,  qe di me shume per keto 3 meleone,juero, smiley  do boj mire ti pergjigjegjet, per transparance jo per gjo! smiley 

Musteqja presidenterore eshte adhnuar me maxhorancen e re, e ka cilesuar Peshkun ne pergjthesi dhe berberin ne vecanti si shantazhatore ndaj kreut te shtetit.

StopRrenimit.com, ose trego per me rrenue nje faqe dedikuar perpjekjeve per te stopuar rrenimin e shqipes nga lancimi i fjaleve te huaja:

Celulari juaj mund të bëhet një armë e pazëvendësueshme në këtë betejë mes inercisë së rrënimit dhe ëndrrës së Rilindjes Shqiptare. 

 

- Edi Rama

Po ndonje mendim rreth Kesaj Teme ke? 

Psh ; Te plasi bOOtha qe edhe copen e fundit te Albpetrolit ja dha nje kompanie tjeter Fantazem? 

 

Po pra se kujtoni ju se eshte kollaj me Qeveris , ja do tju shohim dhe do ta shikoni sa e kollajshme eshte me qene ne Opozite dhe sa e veshtire me qene ne pushtet dhe sa e kollajshme eshte te shkruash ne peshk kur je ne Opozite , uffff u lodha.

sa ngjyre e shemtut kjo e sfonqit te rrenimit mer lolol

Edhe Stalini kur terhiqej gjate LIIB, vetem toke te djegur linte pas. 

meqe rastesisht e lexova, po e sjell ketu, sepse sigurisht qe  Saliu do ta fshije nga fb.
Autori duket si dikush qe e njeh nga afer Saliun, duket i shtepise.

Hysen Bolt ka shkruar :

ANTISHTETI (titulli eshte imi)

Z.Sali duhet te dish i nderuar qe pas pseudonimeve jemi njerez te gjalle,qytetare te ketij vendi qe e keqtrajtove ne menyren me cnjerezore,gjithsesi nese do kesh durim dhe nerva do te lutesha te lexoje kete shkrim i pregatitur enkas per ju : Zor të gjesh në historinë e këtij vendi një zëdhënës më tipik të varfërisë së aspiratave sesa Saliu, recitues i palodhur i asaj që Fan Noli e quan proza e laros. Për të pushteti është gjithçka dhe qëllimet e deklaruara janë asgjë, pushteti në fakt është i vetmi qëllim e për ta mbajtur atë pushtet, ushqen përditë një errësirë shpirtërore, materiale, kulturore, me gënjeshtrat e pasosura e rrënim të pandërprerë, me uniformizmin të vazhdueshëm në padituri, frikë, nënshtrim e kundërvëniet e egra ndaj kujdo që nuk uniformizohet, me mbajtjen në gjendje vlimi të kazanit të helmit të urrejtjes mes njerëzve të ndarë pabesisht si me thikë e gatimit pa kokëçarje në sytë e publikut të çorbës së interesave të rrethit të tij pushtetmbajtës, me mungesë rrëqethëse vlerash etike dhe promovim intensiv antivlerash sociale e kulturore, me polarizim të skajshëm ekonomik e degradim të qëllimtë të vatrave të dijes, informimit, kultivimit të qytetarëve, me uljen e nivelit të bisedës e debatit nën minimalen botërore dhe me stimulimin e një mënyre të ulët të jetuari, ku botërisht fiton ai që ia hedh tjetrit, duke shkelur ligjin, rregullat, normat, të gjitha këto të mishëruara në gjuhën, sjelljen, veprimin e atij vetë.
Më është dhënë mundësia ta takoj nga afër Saliun, jashtë kamerave, dhe të shoh nga komunikimi i lirë se sa shkathtësisht i vetëdijshëm është ai njeri për rolin se dyfytyrtë që ka zgjedhur të luajë, për talljen e madhe që u bën njerëzve, të vetëve në radhë të parë, për qasjen cinike ndaj pushtetit si qëllim i vetëm për të përfituar vetëm për vete, jo si mjet për të realizuar qëllimet në përfitim të vendit e të popullit të vet, të cilit i flet e flet mu sikur do të mbushë mendjen edhe vetes për ato që thotë, përveç atyre që e dëgjojnë teksa është i gjithi në rol.
 

vijon

 

Mungesa e plotë e besimit se Shqipëria mund të jetë ndryshe, se shqiptarët mund të meritojnë të bashkëjetojnë me një tjetër kod komunikimi, të kenë të tjera pika referimi e rezultate nga ato që u ka imponuar politika e ulët e gjithë këtyre viteve, e fut Saliun në kategorinë e sundimtarëve primitivë që atdheun e tyre e shohin vetëm përmes vetes dhe në funksion të vetes, që nuk u vlejnë dijet sado të mëdha e as këshillat sado të urta për të kontrolluar instiktet e mbajtur në fre marrëzinë e madhështisë, që thonë “pas meje le të bëhet kiameti”e, nëse mund ta kenë në dorë, mes kiametit për vendin dhe kalimit të pushtetit në duar të tjera zgjedhin pa asnjë ngurrim kiametin dhe këtu s`është fjala vetëm kur manipulojnë zgjedhjet a kur u vjen fundi i pashmangshëm, po çdo ditë, në çdo hap, për çdo problem, duke zgjedhur si rrugë për të qëndruar në pushtet budallallesjen e njerëzve jo ndriçimin e tyre, mjeshtërinë e të gënjyerit jo artin e të qeverisurit përmes të vërtetës, pasurimin e ethshëm vetjak jo begatinë kombëtare.
Kjo është kategoria e sojit të ulët politik që e blen jetëzgjatjen e pushtetit të vet duke shitur të ardhmen e vendit dhe përqeshur me vete të gjithë ata që e mbajnë në krye të vendit. Këta janë udhëheqësit që i zhysin vendet e tyre në borxhe për të mbajtur gjallë iluzionin e funksionimit të pushtetit vetjak, që zhysin shtetin në mjerimin e diktatit politik për të mbajtur më këmbë hijen e forcës së tyre, që zhysin shoqërinë në moçalin e frikës e të indeferencës konsensuale, për të mbajtur hapur rrugën e pushtetit e të pasurimit të tyre.
Ky është Saliu, që në vitin 2005 u rikthye në krye të Shqipërisë, me mend të tjera nga ato që kishte, po në fakt vetëm me një gjë të re ndërmend, atë të nuses në mundësinë e nusërimit të dytë, mosbesim të plotë për t`tua punuar qindin këtë herë, duke parë vetëm punët e veta, teksa bën sikur i djeg shpirti vetëm për punët e tyre dhe duke e kthyer qeverisjen e vendit tonë në proçesin më imoral që Shqipëria ka jetuar ndonjëherë për shkak të një qeverie të saj.
 

aliu s`mund të të sillte veçse një autarki orientale me më shumë korrupsion, më shumë dasi, më shumë shthurje e çorodi në shoqëri.
E gjithë historia e tij është një histori urrejtjeje, aspak e ngritur mbi ideologjinë, po vetëm mbi instiktin e zotërimit të pushtetit mbi të tjerët, jo duke i frymëzuar njerëzit ta ndjekin në rrugën e një të ardhmeje më të mirë, po duke i shtyrë, me agjitacion vulgar e shpërthime korruptive, të urrejnë këdo që ia zë rrugën në ushtrimin e pushtetit dhe duke e sprovuar kësisoj shumë keq Shqipërinë njëzet vjet me radhë. Prej jetës komuniste, sekretari i dikurshëm i partisë së Enver Hoxhës ka thithur e adaptuar në funksion të pushtetit vetjak, duke ia përshtatur kohës e termave të saj, të gjithë mekanizmin e urrejtjes për armikun, vënë i gjithi në shërbim të kultivimit të dasisë primitive, të verbër, dërrmuese në gjirin e popullit të vet, në formën e kthyer përmbys të luftës së mallkuar të klasave si hakmarrje ndaj të shkuarës që, në fakt, është njësoj si Saliu e shkuara vetë, të cilën e ka mbjellë kudo, me qëllimin djallëzor shqiptarët të mos shohin tjetër gjë përveç ngjyrës së dasisë, të mos e gjejnë gjuhën për asgjë që dasia ua ndalon.
Dasi të lashta prej moskomunikimit gjeografik e të vjetra prej dhunës së ushtruar e komunikimit të diktuar dikur nga partia-shtet, janë mbledhur të gjitha në rrugët e panumërta të komunikimit të diteve të sotme me kërrabën e këtij bariu të politikës së urrejtjes, që të vetet i trajton si kope delesh e kundërshtarëve u qepet pas me gjuhën e qenit, si të ishin kope uqrish që duan t`i hyjnë në vathë, duke i bërë Shqipërisë një hile të madhe, duke e mbajtur peng të kyçur në dy gjysma brenda mureve të ndara nga urrejtja, pa e lënë lirinë të punojë, demokracinë të funksionojë, debatin të zhvillohet me qytetari e qytetarinë të zhvillohet përmes debatit.
…Saliu shtetin e lidh pas vetes siç lidheshin të vrarët pas karrove të kondotiereve triumfatorë, sepse është shtetshkatërrues. Politikat e Saliut shtetin e kthejnë në hije të tijën, sepse Saliu është antishteti që pararaprin. E djathta e Saliut nuk është e djathtë, por pjellë e flirtit mes komunizmit e bajraktarizmit, siç është Saliu vetë.

Do jetë Rama ky Hysen Bolti smiley! e paska detyruar Salën të lexoje ato që ai i mendon çdo ditë për veten. 

I lumtë penda!

Stalker, je friends i Saliut ne FB?smiley

yyyy, eshte e hapur per gjithe publikun! Por ka fillu me korigju gabimet, se para nja dy javesh... smiley  gallate falas !!!

shkurt, i ka rene dukshem "vlera", po hajt mo, xhevahire si ato te nje kryeministri te nje vendi qe u del ne mbeshtetje vellazerise muslimane vetem ne facebook, rralle duhet te ekzistojne ne Planetin Toke

stalker, ky nuk ka thene asgje qe te bej te mendoje se eshte i afert i Berishes.

mire; do ti them edhe ronit te heqe dore nga ideja se hysen bolt eshte nje nga themeluesit e pd

mua me duket si edi rama, dmth duke pase parasysh se ai me 3 fjali mbush nje liber.

ne raste disfatash te tilla, guret nuk te vijne kurre nga kundershtari (eeeeeee ate pune ka rama), por nga te tuteeeee

E paharrueshme fraza e tij përpara popullit të Bathores: Askush në historinë e civilizimeve nuk e ka bërë mrekullinë që ju bëtë në vetëm 15 vjet duke ndërtuar një qytet nga hiçi pa i marrë leje askujt! smiley
Sigurisht që nëse e shohim këtë pikëmbërritje kuantitavisht në raport me ku ishim në pikënisje, s’ka asnjë farë dyshimi se krahasimi është thjesht i pamundur. Por nëse shohim se me çfarë kostoje kualitative ka ndodhur kjo “mrekulli e tetë e botës”, atëherë me siguri ka shumë arsye për t’u shqetësuar për të ardhmen. Qoftë në planin ekonomik – ku më e pakta që mund të thuhet është se ku ndërtim i kudondodhur dhe gjithëpërfshirës ka sjellë humbjen e një sasie të konsiderueshme të tokës së bukës dhe një kosto të jashtëzakonshme për urbanizimin. Qoftë në planin social – ku më e pakta që mund të thuhet është mungesa e kushteve për të krijuar komunitet dhe kostoja e jashtëzakonshme e dhënies së shërbimeve publike e sociale për shkak të fragmentimit marramendës territorial. Qoftë në planin demokratik – ku më e pakta që mund të thuhet është humbja e të drejtës së pronësisë nga një pjesë dhe kostoja e jashtëzakonshme e shlyerjes së kësaj humbjeje për të akomoduar pjesën tjetër. Qoftë në planin mjedisor – ku më e pakta që mund të thuhet është erozioni shumë serioz dhe dëmtimi i rëndë i pejsazhit. Qoftë në planin kulturor – ku më e pakta që mund të thuhet është rënia në një hulli zhvillimi pa fizionomi europiane

 

E paharrueshme fraza e tij përpara popullit të Bathores: Askush në historinë e civilizimeve nuk e ka bërë mrekullinë që ju bëtë në vetëm 15 vjet duke ndërtuar një qytet nga hiçi pa i marrë leje askujt! [smiley]

Epo tani nuk ka si thote :ju bete si t'ju deshe bytha e shteti beri sehir.ngaqe nuk ju displinojme dot do iu thurrim lavde.edhe amerika ne kohen e wild west keshtu u zhvillua.shfarosen, zhvendosen grabiten tokat e indianeve te gjore.pastaj token e grabitur e hipotekuan e zhvilluan ne kete komb te lulezuar qe kemi sot.

me duket se u be e dyta here qe do rrosh me gjate smiley

edhe une per ate mendova! dhe e kisha te sigurt qe nuk ishte pene e opozites zyrtare

Mitro Gjinua (TemA) ; " .... Po mire mo delenxhi, medemek kryeminister ... " 

smileysmiley

U pa puna. meqe te gjithe po shkruajne me pseudonime, per t'i dhene vlera atyre se cfare shkruaj heres tjeter do dal me emrin tim te vertete.

Keshtu edhe admirueset dhe admiruesit e mi do dine se cilen adrese ti japin memes se vet...

paska bo hartim tjetri. nuk kupton qe i ka rrite nderin me hartimin e tij. se nje tipi qe nuk e vleresojme, i varrim trapin dhe nuk merremi ta analizojme.

per me teper ka zbuluar rroten, qe politikanet tjeter thone ne publik e tjeter bejne ne privat. e t'gjithe kete e thote me gjuhe agresive e pa humor, qe tregon mungese te theksuar talenti.

 

Sala ka per te perfunduar si ver llapa. Eh sa qyfyre do shohim ne me ate dangall. 

"super interesting post " ah ah ah ..

ca ndodhi? erdhen komshinjte?

Nuk kam gje me te tjerat po me Bathoren mund te ballafaqoheshe me nje fjale .Ju ka lene pa kanale Muti . 

Gjithsesi eshte nje Fakt i pakundershtueshem . Kushdo qe te doje qe te shkruaje Dicka Reale per Saliun ka lexuar me e lexon 1000% PPU smiley

Ne fakt per kete punen e kanaleve te mos ia hame shume hakun se ai i pyeti.U tha :a doni kanalizime?Ata i thane:te rroje partia e ti sa malet po na kanale nuk dum se jena mesu te lirohemi pas ferrave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).