Elizabeth agjëroi një ditë Ramazan për kureshtje, por nxori disa mësime nga etja dhe uria e saj.

Do të vëreni shenjat e Ramazanit, muajit më të shenjtë nga të gjithë për myslimanët, nëse banoni në Kosovë; edhe në Prishtinë. Shenja më e dukshme është agjërimi i besimtarëve gjatë orëve të ditës. Ka më shumë njerëz që lëvizin më ngadalë, që kanë frymë më të thartë e që nervozohen më lehtë. Pastaj është ezani në aksham - i cili për pjesën më të madhe të vitit është vetëm sfond ekzotik për kafiçat e Prishtinës - e që tash bëhet diçka që pritet me kujdes.

Muajt e kalendarit islamik mund të jenë të njohur për ata që nuk janë myslimanë nëse kujtoni emrat e njerëzve të lindur në muajt Rexhep, Muharrem, Shaban ose Ramadan. Muajt nuk lidhen me kalendarin perëndimor sepse kalendari mysliman është hënor. Prandaj, kur kam ardhur në Kosovë, Ramazani ishte në tetor dhe i është afruar verës secilin vit. Nga pikëpamja e agjërimit, kjo nënkupton që ka vite kur Ramazani është më shumë ose më pak i lehtë. Sivjet, me ditë të gjata dhe temperatura të larta, është i vështirë. Dhe, mendoja, ndoshta nuk është vit i mirë për mua që ta provoj agjërimin. 

Agjërimi nuk është diçka që më vjen natyrshëm. Jo vetëm që më pëlqen ushqimi, por organizmi im duket se ka shumë nevojë për ujë. E rregullat e Ramazanit ndalojnë pirje gjatë ditës - duke përfshirë edhe ujë edhe duhan. Ky ishte shqetësimi im kryesor.

Ta qartësoj që prej fillimit: unë jam turiste në Ramazan. Nuk jam myslimane, as nuk planifikoja të agjëroj tërë muajin. Por ajo që më ka detyruar të shtrihem krevat si njeri i mjeruar ishte pjesërisht kurioziteti dhe pjesërisht ndjenja e mirësjelljes. Isha ftuar për iftar - shujta me të cilën përfundon agjërimi. Mendoja se nëse do ulesha në orën 20:15 në një sallë me plot njerëz që kanë pasur uri tërë ditë dhe që pastaj ta ndaj përvojën e ngrënies dhe pirjes me ta, disi do të ishte mashtruese nëse unë do kisha qenë duke u ngopur para një ore me çokollatë dhe pije të freskëta. Një ftesë për iftar shkon me agjërim. Dhe gjithashtu ndoshta është një shans për të kuptuar diçka për vetëmohimin, për tepricën, për atë se si menaxhojmë burimet tona dhe të botës.

Miqtë e mi më kanë ndihmuar që t’i kuptoj rregullat. U çova në mes të natës (rreth orës 02.30) që të ha shujtën e fundit dhe pastaj nuk kisha mundësi ta ha më për rrafsh 17 orë. Sipas traditës, zakonisht kjo është një shujtë me mish dhe një shoqe më sugjeroi që një alternativë vegjetariane mund të jetë me kikirikë. Por kur erdhi koha nuk mund të haja kaq shumë me krip dhe asgjë më tepër se një pjeshkë. U fokusova në hidratim. Kam pirë vetë një shishe të tërë me ujë dhe kam rënë të fle me shumë brenga. 

Droja doli e drejtë sepse kur u zgjova, pas një nate të nxehtë, qysh atëherë kish etje. Shkova në tualet herët në mëngjes dhe me siguri që atëherë humba të gjitha grumbullimet e ujit. E shikova kohën: kishte edhe 12 orë me diell për të kaluar. Fillova të mendoj për 600 milionë njerëz tjerë që i bashkëngjiten këtij privimi me dëshirë. Dyshova për atë se cilat janë qëllimet tona. 

Por, ja çfarë mësova...

Nuk mund të them se kam arritur një gjendje të re shpirtërore dhe të mos kujdesem, si rezultat, për nevojat e trupit. Përafërsisht çdo tre minuta kam menduar për fontana, akull, limonadë, shishe në frigorifer…Por gjithashtu jam bërë më e vetëdijshme për trupin tim, duke u zbrazur. Pas çdo ore, derisa pështyma dhe urina bëheshin më bajat dhe zorrët bënin zhurmë me jehonë, kuptova që unë jam bërë më pak dhe që një ditë do të zhdukem…

Kam menduar shumë për urinë dhe për skamjen. E di që shumë myslimanë shfrytëzojnë rastin gjatë Ramazanit t’u dhurojnë të varfërve ushqimin që nuk e kanë ngrënë, një shumë parash të barabartë etj. Më është kujtuar që simptomat e etjes dhe urisë, kureshtje për mua, janë diçka të përditshme për njerëz të tjerë në botë. Kam menduar për familje madje edhe në Kosovë që kanë uri çdo ditë dhe për të cilët ndjenja ime në zorrë nuk është një përvojë e jashtëzakonshme, por një rrezik i çdoditshëm.

Më ka bërë përshtypje ndjenja e bashkimit me atë se si shoqëria ime myslimane më ka dërguar mesazhe në Facebook duke më uruar agjërim të lehtë, duke u lutur në emrin tim që Allahu të ma pranojë agjërimin. Papritur jam ndjerë e mbështetur dhe si pjesë e një përvoje të përbashkët anembanë Kosovës, por edhe miliarda njerëzve myslimanë gjatë historisë dhe në tërë botën që e zbatojnë këtë obligim të shenjtë - njëra prej pesë shtyllave të fesë islame - jo vetëm për një ditë si eksperiment, por një muaj në tërësi, çdo vit të jetës së tyre, kur janë të shëndoshë dhe të rritur.

Kur erdhi koha, në fund të ditës, kam shijuar - thellësisht dhe si diçka të re - vlerën e ushqimit dhe pijes. Jemi ulur së bashku duke përfunduar agjërimin në mënyrë tradicionale, secili me pak ujë dhe një hurmë. Rreth tryezës të gjithë kemi ndjerë kënaqësinë e freskisë, kemi ndjerë sheqerin duke kënduar nëpër damarët tanë, kemi vërejtur njerëzit përreth duke u ringjallë, duke marrë frymë më lehtë. Dhe ishim mirënjohës për bereqetin - që kemi shumë; që kemi mjaft.

Elizabeth Gowing është bashkëthemeluesja e The Ideas Partnership, një OJQ kosovar që shfrytëzon fuqinë e vullnetarëve me luftue sfida në edukim, trashegimi kulturor dhe mjedis. Gjithashtu është autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo (Signal Books, 2011) dhe Edith and I; on the trail of an Edwardian traveler in Kosovo – www.edith-and-i.com – për Edith Durham, i botuar sivjet. Mund të kontaktohet në theideaspartnership@gmail.com

Jeta ne Kosove

114 Komente

Vetem nji dite? Qeke kpute krejt moj Lizë!

Nje dite agjeroi dhe Anila me grevkutistet dhe pervec iluminimit te pergjithshem pati nje revelacion hyjnor mbi salcicen.

blah blah blah 

 Kam menduar shumë për urinë dhe për skamjen. E di që shumë myslimanë  shfrytëzojnë rastin gjatë Ramazanit t’u dhurojnë të varfërve ushqimin që nuk e kanë  ngrënë, një shumë parash të barabartë etj. Më është kujtuar që simptomat e etjes dhe  urisë, kureshtje për mua, janë diçka të përditshme për njerëz të tjerë në botë. Kam  menduar për familje madje edhe në Kosovë që kanë uri çdo ditë dhe për të cilët ndjenja  ime në zorrë nuk është një përvojë e jashtëzakonshme, por një rrezik i çdoditshëm.

 

Të ketë mar bakshish thua nga personazhi http://youtu.be/KLIauCPdcdc

me keto ha buke ajo. ka dhe rroge te madhe se po mban ramazan de ...

Nje xhest per t'u admiruar gjithsesi.

Vecse nqs Kurani thote femra eshte princesha e shtepise etj etj  dhe Ramazani eshte perkushtimi yt ndaj besimit ne Allah - perse shume myslimane vrasin grate e tyre , disa me ligj nga shtete islamike , abuzojne me martesa mes femijesh, trafikojne njeri tjetrin, abuzojne gruan me dhune ne forma te ndryshme - Kshu kontradiktash mes tyre dhe Kuranit a kane ndonje shpjegim ??

Sepse kam nje shoqe te besimit mysliman dhe ka te njejtat pyetje qe kur ja ben te jatit dhe vellezerve , nuk merr pergjigje.

Atehere ne nuk jemi myslimane te paster- Ne jemi fodulla qe "mbrohemi" pas Kuranit per te mbuluar qenien tone njeri me miliona gabime - thekson ajo

Une nuk doja te isha myslimane..

me fe nuk lind. zgjidh fene e deshiruar.

Kam zgjedhur vetem Zotin.

shume mire paske bere !!!!smiley

 e pra,shyqyr qe s'je .

qerasa me ca peshk zgare nje shoqen time qe agjeronte. 

me tha ke majt dhe ti ramazan nji dite, se ke ushqyer nje agjerues.

e mire, i thashe smiley

Bravo smiley

ke ba sevap motra

e shikon ti, na dolen gjithe keta agjerues ketu.

tani jepi dhe ti ruzhe, na be nje shkrim per kete.

Si e qerase Ruzhdije A nuk mbante Ramazan zonja? smiley 

po ramazan pra mante, kur po afronte iftari, ajo skishte gatu asgje se kish qene me pune dhe ne udhetim gjithe diten, dhe une vendosa per qejf ti coj ca peshk zgare te mire. Kot mer per shoqni e muhabet smiley

nuk eshte se ushqeva fukarane smiley

 

Une i lutesha nje shoqeje tek puna qe mbante ramazan, hajde te ham dreke se te qeras une..jo me tha se jam me ramazan.. mos thuaj qe nuk te qerasa i thashe une..smiley

Jam me alba1. Besimi dhe lidhja jote shpirterore te takon vetem ty ketlina ( nqs flet per vete ) . Besimi ka lidhje me paqen shpirterore , dhe ate e ke vetem ti ne dore smiley  pavarsisht se c'fare te kane servirur ty apo edhe neve me pare.

Liza, ti mund te kishe agjeruar ne cdo dite te vitit, per t'i kuptuar gjithe keto gjera. Bile edhe Ducja, sa here qe nuk e ndjente vehten mire, agjeronte 24 ore dhe fap! i kthehej shendeti. Me te nigjume kete te fundit. smiley

Pse duhet me u torturu njeriu kshu?! Aman se eshte dhe vere, vape! Une per 3-4 ore I kuptoj te gjitha. Sja vlen gjithe dita.

Kujt po i bëhet vonë. 

ej ej,  SI ,e kemi than iher smiley

Na plasi trapi per multikulturalizmin e kesaj qe do me fitu noj zgjatje burse me kete sensibilitetin fisnik qe tregon ndaj kultures lokale. 

Neser eshte Barjami apo Bajrami???

Baromi.

Kush eshte ky vellai i atyre me siper? smiley

 

ky do jete profeti

Beromi

Nuk dua te tingelloj klishe, por do doja te ftoja ata nga ju qe nuk jane muslimane dhe qe e lexojne kete mesazh ne kohe, ta agjerojne diten e neserme, diten e fundme te Ramazanit, ne forme solidariteti njerezor dhe vellazeri me bashkekombesit tuaj besimtare. Gjithashtu, nese mundeni, vizitoni xhamite tuaja lokale per ceremonine e Bajramit te enjten per te ndare nga afer nje ceremoni fetare te bashkekombesave tuaj. Kemi kaq nevoje per ta njohur njeri tjetrin me mire e per te rrezuar stereotipet qe ekzistojne e qe behen barriera mes nesh. Do ishte bukur sikur te mund te ktheheshim sadopak tek traditat tona me te mira kur festat fetare i kishim bashke dhe e njihnim mire besimin e njeri tjetrit...

Une i bashkohem ketij mesazhi.

what???

Dikur ne universitetin tim ne SHBA grupe te ndryshme dhe profesore te ndryshem jo myslimane organizonin iftare te tilla vellazerimi, dhe agjeronin per nje dite vertet nje dore e mire studentesh. Apeli qe ben ti ketu eshte shume i ndjere, sidomos sepse agjerimi ne gjest miqesie, fqinjesie, vellazerimi, eshte i paplote kur i mungon permasa shpirterore, e behet vetem ne nivel njerezor, pra i huaji ndihet deri diku aktor gjysmak i gjestit te vet. Gjithsesi, do ta kisha bere sikur neser te mos me duhej fuqi e sidomos shume kafeine.

Agjerim te mbare dhe Bajram te gezuar.

Ktej nga ne ka dale nje si tip paralajmerimi qe mos ecni shume verdalle per diten e fundit te ramazanit se ka rrezik te plasi noigjo. Shpresoj te mos jete nje tradite e re ramazani. smiley

shpresoj qe jo PF

Eh ta dish ti sa shpresoj une, po keto paralajmerimet po bohen si alarmet ajrore ne kohe te Luftes se Ftohte. Tip armiku na ka ne gryke te pushkes, po ne i kemi ne gryke te topit. Me kujtohet thenia e sekretarit te shtetit Dean Rusk ne kohen e krizes se raketave ne Kube. " "We were eyeball to eyeball and the other guy just blinked." Pune dreqi kur shkalla e mosbesimit bie kaq poshte.

Them se po agjerove do kesh me pak fuqi te ecesh verdalle, pra mund te jete strategji e mire te agjeruarit. Keto rreziqe i kemi marre parasysh o PF kur kemi ardhur ketej, e dinim qe jeta do te ishte e qete ne Shqiperi dhe e turbullt ne zemer te perandorise smiley. Me alarmet ajrore me kujtove nje goxha film dokumentar, Atomic Cafe, e gjen ne youtube besoj. Sidoqofte, shoqerimi ramazan-terrorizem eshte i llahtarshem, te le pa goje, as nuk dua ta mendoj ne asnjerin nivel te interpretimit.

Rrofsh per dokumentarin. S'e kisha pare, po do ta shoh patjeter kete week-end.

Skam pse e tregoj solidaritetin njerezor te xhamia une se sbesoj ne zot dhe e kam alergji fene. Zoti jam vet une. Edhe hiqe ket fjalen 'bashkekombas' se tingellon patetike gati gati komuniste. 

pikerisht ateistet kane nevoje te shohin per nje moment gjerat me syrin e fetareve, dhe fetaret kane nevoje te kuptojne se mund te jesh edhe ateist edhe njeri shume i moralshem dhe i mire ne shpirt...

po "patriotet" si tingellon?

Kjo puna e dyshimit kur flasim per ateist dhe moral me duket pakez e habitshme. Une kam shume me shume besim e pak dyshime tek nje person i cili ka moral nga qe ka moral, nga qe eshte i arsyeshem qe duhet te sillet mire, sesa kam tek nje person i cili ka moral nga qe ndihet i detyruar nga perendia te kete moral.

Nejse, une ne pergjithesi kam shume respekt per njerez qe mbajne rregullat e ramazanit, sic kame per njerez qe vrapojne ne maratona. Me pelqejne njerezit me vullnet qe dijne te bejne sakriftica e te kalitin trupin/mendjen.

Armir kjo qe ben ti eshte propagande e bute. Skam nevoje te shkoj ne xhami une per te mesuar besimtaret qe atesitet sjane njerez te keqij. Nderkohe mua sme vete kurre mendja te ftoj besimtaret ne klub nate per te me njohur mua anasjelltas. Se ata edhe pa me takuar mua ata e dine qe ateistet jane njerez normale. Ftesa behet vetem per te me nderruar mendjen mua, tinzare sigurisht. 

Do ishte bukur sikur te mund te ktheheshim sadopak tek traditat tona me te mira kur festat fetare i kishim bashke dhe e njihnim mire besimin e njeri tjetrit...

Pershendetje armir.

Ne virtualitet mund te mprehen shpatat, por realiteti shqiptar eshte dic me ndryshe. Urimet per festat fetare - edhe ne forma teper te thjeshtezuara te teknologjike si sms ne grup - behen.  Im at qe eshte ateist para disa ditesh u ftua nga nje i aferm ne Iftar dhe shkoi.  Shqiptare te besimeve te ndryshme, atesite, agnostike, shkojne, festojne, urojne neper festime me karakter fetar: syneti, pagezimi, krishtlindje etj.  

Meqe u ndodha, gezuar Bajramin ty dhe gjithe besimtareve.   

Harroje Monda, në Tiranë më shumë por edhe në qytete të tjera shqiptare besimi fetar sidomos ai islam ka mbërthyer keq shpirtrat e shumë të rinjve dhe të reja. Ajo që ju thoni më sipër dhe bie dakort sigurisht i takonte kohës së viteve mëparë, sa të ketë njerz me mendësi talibane, harmonia as me dylbi nuk do shihet në horizontin gri shqiptar.. 

sa të ketë njerez me mendësi ekstreme, harmonia as me dylbi nuk do shihet në horizontin gri shqiptar.. 

Faleminderit Monda per urimin. Gjithashtu une i uroj te gjithe besimtaret Gezuar Fiter Bajramin, Zoti ua paste pranuar agjerimin, e inshallah te kene dale njerez te permiresuar pas ketij ushtrimi spiritual dhe fizik nje mujor.

Agjerimi si mbas doktrines islame nuk behet per solidaritet apo vllazerim, por per adhurim ndaj zotit dhe per te rritur zotndergjegjen dhe per te qene me afer ndaj zotit.  Nuk nevojitet agjerimi per solidaritet per te njohur islamin.  Mjafton te lexosh dhe e njeh.

Kjo qe ben ti eshte nje forme bute e proselitizmit.

Ramazani musliman dhe rrefimi katolik jane 2 nga shpikjet me te qelbura dhe te pamoralshme te njerezimit. Te dy i krijojne mundesine mekatarve te pastrojne ndergjegjen per krimet apo mekatet e bera duke anashkaluar ndeshkimin!   

mesa di une, per mekatet qe kane te bejne me hyrjen ne hak ndaj dikujt padrejtesisht, nuk mjafton vetem falja e Zotit, por duhet qe edhe ai te cilit i ke hyre ne hak te te fale, prandaj nuk eshte aq kollaj sa thua ti. Ramazani te ben me te ndjeshem ndaj te metave e gabimeve te tua dhe ne kete menyre me te afte per te thene "me fal".

Po pra u çane muslimonet tu thone "me fal". 

Si tha ai miku yne me tyrbe nga Kosova, "joooo ne nuk po vijme tju nenshkrojme, ne po vijme tju ndricojme..." ene kur e pyt gazetari, po mos te dum nga drita juj? " Ju siguroj se si drita jone nuk ka!!!

Nga keta, peshqeshet e vona te lindjes se mesme. 

Ramazani musliman dhe rrefimi katolik

Nqs me "ramazanin musliman" i referohesh agjerimit po kujtoj edhe njehere qe agjerimi nuk eshte akt ekskluzivisht musliman.  Kreshmet katolike dhe ortodokse perfshijne forma dhe kohezgjatje te ndryshme agjerimi (feja ortodokse dic me strikte.)  Ne besime te tjera te krishtere agjerimi eshte me pak i "institucionalizuar" por i rekomanduar si eksperience individuale spirituale. Ne Hinduizem agjerimi praktikohet por qe varion sipas traditave lokale.  Ne Budizem meditimi dhe agjerimi jane te lidhur ngushte. Ne Judaizem, Yom Kippur.

Etj.

Per rrefimin katolik, here tjeter ndoshta e diskutojme teologjikisht ose jo, por ketu s'eshte vendi.  Per rrefimin vete ... po ja, edhe ketu qe shkruajme rrefehemi ne nje forme ose tjetren.

Eshte per te ardhur keq gjithesesi se sa lehtesisht dhe egersisht (para)gjykohen shtylla apo praktika te besimeve fetare, spirituale.  Do ishte mire qe liria e besimit dhe mosbesimit te mund te gjenin ne mos ura mirekuptimi, te pakten ura te nje respekti reciprok.   

Nqs me "ramazanin musliman" i referohesh agjerimit po kujtoj edhe njehere qe agjerimi nuk eshte akt ekskluzivisht musliman.  Kreshmet katolike dhe ortodokse perfshijne forma dhe kohezgjatje te ndryshme agjerimi (feja ortodokse dic me strikte.)  Ne besime te tjera te krishtere agjerimi eshte me pak i "institucionalizuar" por i rekomanduar si eksperience individuale spirituale. Ne Hinduizem agjerimi praktikohet por qe varion sipas traditave lokale.  Ne Budizem meditimi dhe agjerimi jane te lidhur ngushte. Ne Judaizem, Yom Kippur.

Ok, dakort, agjerimi ne pergjithesi kur perdoret ne funksion te faljes se mekateve (krimeve) eshte mekanizmi me i ndyre i shpikur nga njeriu, pasi mundeson pastrimin e ndergjegjes duke anashkaluar ndeshkimin. Dikush mund ta perdori agjerminin ne funksion te renies ne peshe, etj, etj. Une kam deshire te fokusohem tek rasti i pare. E kam gabim? Po shpif?   

  

Po e ke gabim, edhe po shpif, sepse kurre e degjuar qe agjerimi anashkalon ndeshkimin.

Nuk ka ndodh kurre qe nje fajtor te falet sepse ka mbajt Ramazan. Behet fjale per falje publike ose ligjore.

Ndersa per falje tjeter, ty çfar halli te ze per ndergjegjen e nje fetari dhe çfare raport ka ai me Zotin, perderisa ti nuk pranon qe ekziston?

Une nuk kam njohurite teologjike as besimin perkates te shpjegoj hollesisht agjerimin per te cilin diskutohet ketu. Mbase armiri mund te shkruaj me hollesisht per kete. Ne besimin tim personal, agjerimi s'ka te beje me falje te mekateve.  

Te lutem, ki miresine ta shohesh ne pergjithesi si nje eksperience personale spirituale.  Ne kete kuptim e per cdo besim, agjerimi ne fryme e jo ne detaje (cit Hatibin) eshte marredhenie midis individit dhe Zotit. perendise, krijuesit, subjektit perkates.  Por edhe si udhetim, pavaresisht destinacionit.   

Te lutem, ki miresine ta shohesh ne pergjithesi si nje eksperience personale spirituale.

Monda po ben goditje poshte brezit me kete koment dhe po ta them qe nuk te ka hije aspak. Po pse sheh kanosje ne mohimin e eksperiencave personale spirituale ti nga na ime?   

i bashkohem thirrjes tende, hajdeni njerez, hidhini gropes paragjykimet...

armir, shume paqesisht: ftesen e bere, kush do, do e ndjeke. pse gjithe kjo ngasje per propagimin e idese tende? smiley

sorry, te shqetesova?

thjesht qellova online tani e me nxiten replikat e bashkebiseduesve...

well, shqetesimi im pak peshe ka. mendo sikur nje jo musliman te te vardiset qe hajde hame ne kohen qe feja jote ta ndalon. a?

thjesht dhe paster, apo jo?

Po ku kane te mbarume ftesat mer burr. Sot te ftojne per ramazan, pastaj ne xhami, pastaj mos te hash mish derri, pastaj mos te pish, pastaj mos te rrish me kaurr, etj etj.

Une nuk e kuptoj ket zellin e njerzeve fetare. Te drejten e fese e ke te garantume me ligj, njeri nuk te ndalon hik o vlla vrej punen tate. Apo mbase mizerja kerkon shoqeri perndryshe nuk shtyhet vetem?

Ngjarje e jetuar: Feste hebrenjshe ne NY. Excuse me, are you jewish i thot nje hebre nje shqipatri. Do I look like a motherfucker to you? Ja kthen shqipja!

Feste hebrenjshe ne NY

kthehesha, s'ka shume, nga nje rruge e gjate per ne NYC. Bukuri deri ne rrugen 66, avenuja e trete, ku merr per upper west. futem per t'i rene central parkut mes per mes - shyqyr qe po shkoj ne shpi mo. kur pa kap avenune e peste, blloku kalimi. policia vu. cfare ka? feste cifute, tha polici. po si ta kaloj parkun, i them. vazhdo ne veri tha, mbase rrugen 96 e ke hap. ec e ec, e s'ka te sosme. nderkaq shifshe plot nga keta me ato kapelet dhe litaret e favoriteve var... ca me thon, robi duhet me qen i gjon, po kshu me rregull treshi, sikur s'i bi mire. 

smiley Roni i madh i madh je !

Ja se cthote teologu Gjinishi.

Ka një të vërtetë të madhe që duhet thënë. Zoti Rama dhe Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë në dispozicion për finalizimin e projektit, por komuniteti ngjasonte më shumë me një seksion të PD-së, sesa me një institucion fetar.

Nuk ka pasur më parë një prishje të këtillë të raportit shtet-fe. Kjo është vlerësuar dhe nga të huajt vazhdimisht. Feja nuk është politikë, por feja dhe politika bashkëjetojnë brenda një shteti laik, nëpërmjet rregullave të përcaktuara. Kur këto rregulla shkelen, atëherë feja nuk është më fe, por instrument në duart e politikës dhe politika fetarizohet. Është një fenomen shumë i rrezikshëm i cili e fut vendi në një kolaps. Po sjell shembull Libanin, ku për shkak të polarizimeve fetare, janë ndarë institucionet shtetërore sipas përkatësive fetare me kushtetutë. Dhe ja ku jemi. Atje nuk kanë të sosur konfliktet politiko-fetare.  Politizimi i fesë është një praktikë jofetare, aty ku  ka ndodhur, ka humbur paqja sociale, janë krijuar ndasi fetare e shoqërore, janë prishur balancat, konflikti ka pushtuar mirëqenien e popullit dhe shoqëria është futur në një rrugë pa krye.

 

Është dhe një fenomen tjetër që po përhapet tinëzisht pa zhurmë dhe qeveria në largim ishte palë me të. Tendenca e turqizimit të besimtarëve myslimanë shqiptarë, nën pretekstin e lidhjeve me osmanllinjtë e dikurshëm. Turqia e sotme sillet në Ballkan si të jemi pjesë e osmanllinjve, por osmanllinjtë e atëhershëm nuk janë turqit e sotëm dhe shqiptarët nuk janë arnautët e dikurshëm. Edhe modeli osman i xhamisë këtë thotë. Qeveria në largim i hapi rrugën sektit të nurxhinjve (shqip “të ndriturve”), për të pushtuar jetën fetare në Shqipëri, në këmbim të mbështetjeve politike. Ka një angazhim për të zhdukur çdo histori të myslimanëve shqiptarë dhe për ta turqizuar këtë histori. Në medresetë tona janë hequr emrat e klerikëve dhe rilindasve shqiptarë të mëdhenj si H.Mahmud Dashi në Tiranë, H.Ali Korça në Kavajë etj.

Qe Roni te reagoje me urrejtje patologjike ne cdo teme me nje fije permbajtje islame e kuptoj.Eshte traumatizuar ne moshe te njome nga 'fetare'te percjelle me ceremoni nga Shqiperia pas shtatorit. Te lidhesh nje botekuptim te tere shpirteror me krasniqe dhe teori konspiracioni eshte tregues I shokut. Por c'me habit ne keto tema( ne te cilat perpiqem te mos afrohem duke pare kanalizimin ne hullite me banale te mundshme) eshte Elba. Bija e dikujt qe pretendon te jete lider shpirteror I gjithe ortodokseve shqiptare, shprehet per nje fe sikur eshte duke peshtyre levozhga farash me jevgat ke dera e kalase.e pra,une kam 17 vjet qe agjeroj dhe te me thote dikush 'e sheh ate mizen e kalit? Une I besoj me gjithe shpirt' nuk do ta tallja kurre. Komenti im I pare dhe I fundit.Zoti ua pranofte agjerimin gjithe agjeruesve!

Ca flet me ca flet,

E para qesha me shprehjen e Ronit per cifutet ( ju myslianet sikur i keni maraz cifutet kam ngju, nejse &nbspsmiley do me na ndalu dhe te qeshim ? mire je me shnet ti ?

 Lexo mire neper tema te tjera kam vleresu dhe ato te huaj qe nje dite e kan majt agjerimin per respekt.

Une kam shoqe plot qe majne agjerim , dhe as uje nuk pij kur i takoj per respekt kur takohemi gjate dites se e kam edukaten  nga prindi. Mjaft ju shqiptare qe vdisni nga virtualiteti me etiketu tjeret ne hava.

Dhe e kam than dhe e sjelle edhe ketu shqetesimin e disa grave myslimane - Kur Kurani thote femra eshte mbreteresha, princesha e shtepise , perse meshkujt myslimane i trajtojne ( jo te gjitha ) grate si lecka rrugesh ??  dhe ne te njejten kohe majne agjerim - per ca e bejne kete ??

 mos do vidio apo foto te mbrosh repliken qe do besh , se te ndihmoj me sa te duash.

per keta myslimane te "paster" do qesh dhe do flas sa te dua .

nuk jam ofendu asnjeher kur ka rene fjale per prifterinj pedofila.

Keta jane ( myslimanet e "paster " para Allahut dhe prifterinjte pedofila para Krishtit ) te paret qe do digjen ne Hell ose ne Xhehnem - per keta shqetesohesh ti ?? si besimtare duhet t'i dish ma mire se une problemet dhe kontradiktat midis myslimaneve dhe Kuranit.

meqe po agjeron s'ka mundesi te shqetesohesh per ata qe kan shkel Kuranin dhe ligjet e tij.

Edhe te ndaloj komplet te me permendesh familjen. xhest shume i zgjuar nga ana juaj. Merru me repliken qe do te besh dhe mos u kap pas njerezve qe nuk jane ketu se tregon dobesi

 

 

Qe ti je bije prifti e ke deklaruar vete, nuk e kane zbuluar sherbimet sekrete te Iranit. Dhe nuk ka asnje problem te jesh bir prifti ose hoxhe apo sekretar byroje kooperative, problemi eshte motivacioni se perse i nxjerr ne shesh petet lakrorit, ti si bije e priftit dhe ca te tjere ngjashem me ty si bij te Hoxhes.

Dhe motivacioni eshte i dobet (per te mos thene ndonje fjale me te keqe), i tregoni trimerite dhe meritat e familjeve tuaja, qe te fortifikoheni mbas tyre e tjetri te duket krimb para jush, e te mos kete goje te flase.

Si pasoje ketu po zhvillohet nje lufte e pabarabarte midis spijunesh dhe jevgjish pa vlere (personalisht dhe familjarisht, si edhe puna ime) dhe trimash qe akoma jetojne ne ballkonin e shpalljes se Pavarsise, superqytetaresh qe kane themeluar kryeqytetin e Tiranes te pushtuar nga maloket, te perndjekurish (familjare) neper kampe perqendrimi, luftetare sypatrember kunder Sigurimit dhe SHIK-ut, poetesh akoma te pazbuluar qe do te habisin boten, eugjenetiste race ariane qe luftojne kunder popuve skllav qe kane ardhur ne Ballkan ne shek. VI-te, kunder Asfalise, UDB-se dhe TVLS-se etj, etj.

Drejtoreshe e gelqeres, edhe kur mbrohesh vazhdon te leshosh mufka:

ju myslimanet sikur i keni maraz cifutet kam ngju

E kena msu zanotin prej Hitler myslimonit, shif se ka sjelle me lart (ose ne temen tjeter) nje foto Roni ku Fyreri ka nje kryq mbi koke. 

 

Heretiko, kishe humb. Na paskesh marre Malli! 

nuk u jap xhevap heretikesve . xhevapin do t'a jepni atje , e di vete ti

po shyqyr qe ja nxore mallin Mozes  aman

Nuk ka nevoje per xhuvap zonja Elba, ne e dime vendin tone, gropa e gelqeres eshte fataliteti jone. Nje dite do te takohemi aty te gjithe, dhe do te çmallemi bashke si komunitet. Me vjen keq qe nuk mund te perqafoj dot edhe pellazget me lopate ne dore ne buze te gropes.

poetesh akoma te pazbuluar qe do te habisin boten

smiley

smiley

o flori smiley

 

si bij te Hoxhes.

hahaha,ka plot ketu

http://www.rationalhub.com/blogs/hypatia...

Urdhno te paren !  Te cudit ky fakt i kesaj vajze ? Une per kete e kisha fjalen

Urdhno te dyten  !  http://www.jihadwatch.org/2013/08/alabama-muslim-pleads-guilty-to-jihad-terror-charge-said-goal-of-islam-was-to-take-over-the-world-th.html

Ky  fakti ktit te cudit ? Edhe per kete e kisha fjalen.  Gjen ndonje lidhje mes ketyre rasteve si myslimane te "paster" qe agjerojne ( pervec asaj vajzes qe vuan shtypjen ) perballe ligjeve te  KURANIT ??

Ma gjen pak lidhjen ?

Ka akoma .....

Persheshi me lufte klasash edhe kuptohet mbas gjithe atij gjeli klasor. Edhe "shakate" me kripe te jodizuar me ndarje krahinore te shqyejne gazit. Po kjo diareja me urretje fetare e kthen peshkun ne vendin perkates, pervecse besoj e ve ne kundershtim me ligjet e vendit ku notojne serverat e peshkut, me pasojat perkates. 

"...unë jam turiste në Ramazan..."
Keni "shkelur", ashtu,  njerin nga parimet baze te islamit,  qe  nuk mundet te perfshihen ne Ramazan njerezit  qe jane ne udhetim.. 

Grava, Elizabeth Gowing ka qe ne 2006 qe shkon dhe eshte e perfshire me ceshtje te ndryshme ne Kosove. 

Sa per parimin baze qe eshte "shkelur" eshte nje nga perjashtimet ose si te thuash justifikimet per ata/ato qe s'mbajne dot agjerim sepse udhetojne, ose jane te semure etj.  Ne agjerimin gjate kreshmes ortodokse ka perjashtime te ngjashme.  Ne teresi, institucionalizimi i agjerimit nga religjionet perkatese sjell edhe nevojshmerine per vendosjen e disa rregullave, si ato te siperpermendura.  

Do ishte mire qe liria e besimit dhe mosbesimit te mund te gjenin ne mos ura mirekuptimi, te pakten ura te nje respekti reciprok.

Nuk e kuptoj shprehjen e deshires, urimit per ura mirekuptimi. Nuk dua te bej analogjine se c'faza e c'mund duhet per te ndertuar nje ure, por fakti qe ne Peshkun pa uje cdo teme qe ka te beje ne ndonje fare menyre me islamin, edhe nje teme si kjo per nje gjest miqesor ne muajin e Ramazanit qe eshte i shenjte per myslimanet, kthehet ne pershtyrje, perqeshje, akuza, flitet si rrihen grate myslimane, si komuniteti mysliman shqiptar eshte me PD-ne (a ka devijim teme me te cuditshem se ky?), per terrorizmin islamik, sa te bezdisshem jane hebrenjte e Nju Jorkut se bjeri t'i biem cdo feje se demek nuk diskriminojme ne ne bezdisje, sa i ndyre qenka agjerimi, nuk di a ka me, tregon qe per urat nuk kujdeset askush qe menaxhon kete faqe.

Njesoj nuk mund te tolerohet nga administrata qe cdo teme per ortodoksine te kthehet ne autodafe per Janullatosin, gjene mire aty te pakten nuk perqeshet besimi.

Nuk ndertohet ne boshllek mirekuptimi, ndertohet ne baze te disa rregullave te komunikimit, nje nga te cilat eshte mosdhjerja e festes se tjetrit. Keshtu me deshira te mira jemi plot te gjithe, edhe Roni te cilit i drejtohesh, jam e sigurt, eshte plot e perplot.

Tropizma, me vjen keq qe do te duket (ne pamje) se perseri un po perhap negativitet, nderkohe qe ti perhap pozitivitet, por kot e ke, ti, kjo amerikanja protestante e shkrimit dhe çdonjeri tjeter qe kujton se problemi i feve eshte si tolerance, tip mbledhje bashkimesh profesionale. Eshte thjesht naivitet ne rastin me te mire.

Ky naivitet vjen pikerisht nga moskuptimi dhe mosvlersimi i fese, tip "mbeturina te se kaluares", ne fakt feja modelon menyren e jetese edhe per ata (modernet) qe nuk e konsiderojne. Ta jap me firme me eksperimente ne kohen e arte eksperimentale te komunizmit: njerzit nuk dinin dallimin midis ortodoks, mysliman, katolik, bektashi (biles nuk dinin as perkatesine), dhe njesoj si sot organizonin simpatite dhe urrejtjet. Sot vetem te mushin me tabela, shifra, artikuj, video, citime profesoresh me dy dhe tri-plome mjeker. Tru Harvardi dmth.

Neqoftese e ke vertet per zemer kete pune, kerko ndonje rruge tjeter, e mos bubrro neper plehrat e historise.

Absolutisht nuk del gje nga ky lloj muhabeti, gjysmat e njerzve ketu dhe pertej, i ke ne gjendje permanente krimi. Gjendje robotike, shenje e sigurte qe ka bote tjeter, qe ju shtyp butonat roboteve.

Nuk te kuptoj fare, po fare fare, sidomos ate te plehrave te historise s'ta kam kuptuar dot. Une nuk po kerkoj tolerance, une po kerkoj rregull, po kerkoj te ndalohen ofendimet dhe prishjet e qellimta te temave. Dhe s'e kam per zemer hic, se nuk merrem gjetke me kete pune, po bej perpjekjet e fundit t'iu them administratoreve te faqes qe kjo hapesire ka ikur per lesh.

Ti jo vetem paske identifikuar problemin, por paske gjetur edhe zgjidhje, vec s'po na e thua.

Aha, paske problem rregulli, problem policie. Prit nje çike se policet jane aty nga fundi (para hajduteve) ne radhen e qumshtit per te kuptuar teknologjine e riciklimit te plehrave providenciale. Duro se do te vije rradha, nderkohe trego ndonje barcalete me Ronin dhe shoket e tij qyfyrexhij per te kaluar kohen.

Perseri nuk te kuptoj, akoma nuk e kam kuptuar qendrimin tend ne pergjithesi, iu tregon te gjitheve se ku bubrrojne me premtimin iluziv se ti ke gjetur ate Manin e Madh por ky eshte pas Malit te Plehrave dhe prandaj ne do te bubrrojme, do te bubrrojme, mjerisht dhe ti do te na buzeqeshesh trishtueshem duke na vene etiketa qe na gudulisin kurrizet.

Sigurisht qe duhet ruajtur nje fare rregulli. Ne kete faqe ne cdo rast, edhe kur flitet per politiken, edhe per letersine, kaq me duket jane temat, per institucione flitet, here per te ndertuar dicka e here per te ndaluar prishjen. Rregulli nuk dmth censure por nje fare strukture qe mundeson shkembimin pa acarim te tepruar, nje perkujdesje qe artikujt qe sillen te mos hidhen tek Mali i Plehrave dhe komentet te mos formojne Malin e Jashteqitjes.

Po flas per komunikimin e jo per synimet e jetes, se s'me ka lene mendja te diskutoj synimet e jetes ne PPU.

Per punen e plehrave me duket se jo vetem kam thene UNE, por edhe kam cituar persone te zanatit (dhe gjeni te njohur ne çdo fushe) qe ka ardhe koha e plehrave ne kulture (ka te pakten nja 100 vjet). Ekologjia erdhi me pas.

Pjesmarraja ne Peshk eshte ambige me dy fytyra:

1-Ketu bejme nje dore qyfyre mer jau. Apapapa çer gallate!

1-C'ke qe tallesh mer jau? Cin sha nga nona mer jau?

kthehet ne pershtyrje, perqeshje, akuza, flitet si rrihen grate myslimane, si komuniteti mysliman shqiptar eshte me PD-ne (a ka devijim teme me te cuditshem se ky?), per terrorizmin islamik, sa te bezdisshem jane hebrenjte e Nju Jorkut se bjeri t'i biem cdo feje se demek nuk diskriminojme ne ne bezdisje, sa i ndyre qenka agjerimi, nuk di a ka me, tregon qe per urat nuk kujdeset askush qe menaxhon kete faqe.

Free speech is a bitch...isnt it?

 

Foundations and Institutions of The Gulen Network

Universities

Epoka University

Colleges

- Tirana, Kolegji Mehmet Akif (1993)

- Shkoder, Shkolla Hasan Riza Pasha (2001)

- Tirana, Institucioni Parashkollor (2006)

- Tirana, Qendër Kursesh Meridian (2006)

Medreses operated co-jointly with the Komuniteti Musliman

Elbasan Cerrik (Liria)

- Kavaje (Hafiz Ali Kora),

- Tirane (H. Mahmud Dashi)

- Buharaja-Berat (Medrese Vexhi)

 

Peshqit e shkrete qe mendojne ndryshe, nji faqe webi kane si Peshkupauje.com ku mund te shprehen dhe juve muslimaneve apo kriptomuslimaneve apo cfaredoqofshi nuk po durokeni dot dhe po beni thirrje admineve?

Kjo eshte njesoj sikur Goliath te therriste ne ndihme gjithe ushtrine e filistineve kunder Davidid. Give me a break...please! 

Je jashte teme. Shko hap nje teme per Gylenin.

As kam nevoje te hap asgje! 

Po pra, se Davidit i paska mbetur vetem Peshku pa uje per te rrezuar Goliatin e myslimanizmit. O budallallek me brire! Ta mbash me shendet, pra.

me shendet mbaje ti, nuk jam une ai i cili po bej komente ku te kerkoj censurim kur nderkohe qe komentet jane brenda normave dhe etikes se komunikimit. Nuk ka as fyerje, as sharje! Nuk te pelqejne komentet? Fine I agree to disagree, por nuk ke nevoje te kerkosh censure!

Shume e bukur ajo me kriptomuslimanet. Po c'ne, ne kete epoke te ndritur te lirise se fjales dhe demokracise, c'ne te kete kriptonjerez? Apo mos jane terroriste?

tropo, 

Terroristet u ndane nga kjo bote njeri brenda ne lavatrice e tjetri ne hale. Shpresojme mos te kete kurre te tille. 

Po c'ne, ne kete epoke te ndritur te lirise se fjales dhe demokracise, c'ne te kete kriptonjerez?

Edhe une ndaj te njejten habi kur shikoj se ne kete epoke te ndritur te lirise se fjales dhe demokracise ka njerez qe kerkojne censure. 

Liria e fjales nuk eshte prishja e festes se tjetrit, as prishja e diskutimit te te tjereve - ne cdo teme ti do fusesh Enverin, Hitlerin, apo neverine per islamin, pra pune s'po iu prish vetem besimtareve, te cileve ne nje nivel te rendesishem aq iu ben per ty, por pune iu prish pothuajse te gjitheve qe mund te jene te interesuar per temen ne fjale. Ato lloj nderhyrjesh te bejne te humbasesh deshiren te marresh pjese neper tema, nga njera ane, dhe te pamundesojne te lexosh me nje diskutim, sepse biseden e vazhdojne vetem te interesuarit per devijimin. Nuk e kuptoj, nuk ke qene keshtu. Sidoqofte, une nuk po te beja apel ty, por administrates se kesaj faqeje, ti po me detyron tani te te shpjegohem personalisht.

Nuk ka si te kete respekt apriori per fene dhe fetaret e festat e tyre, sic nuk ka respekt apriori per cdo ideologji tjeter.

 Por ajo që më ka detyruar të shtrihem krevat si njeri i mjeruar ishte pjesërisht kurioziteti dhe pjesërisht ndjenja e mirësjelljes

S'e kuptova mjerimin këtu? Agjërimi nuk duhet të jetë mjerim asesi. Biles, thuhet që ata që agjerojnë duhet të mos e tregojnë diçka të tillë sepse njeriu e zgjedh me dëshirë për t'u afruar më shumë shpirtërisht me Zotin.

It was Turgut Özal, iconoclastic Prime Minister of the 1980s and President of the early 1990s, who began the shift away from isolationist Kemalism towards a more historical and pro-Ottoman imaginationof the neighbourhood and a more global engagement with the world (Danforth, 2008). He was followed by Ismail Cem, visionary Foreign Minister of the late 1990s and early 2000s, who postulated the principles for Turkey’s future in the world: “If Turkey is to become a country that matters in the world, it first has to embrace its past as an imperial power and to engage with its immediate neighbourhood” (Öktem, 2011: 170). With the victory of the moderate-Islamist Justice and Development Party (Adalet ve Kalkinma Partisi, AKP) in the 2002 elections, this mismatch was resolved in favour of Cem’s postulate. Previously shunned by traditional foreign policy elites, the Ottoman Empire, religious legacies and partners in Muslim communities were now accepted as legitimate. The AKP government opted for a new mode of engagement in the region, which significantly widened the scope of the country’s regional influence. In cooperation with religious networks and charities from Turkey (especially the Gülen movement and Turkey-based foundations close to the government), Foreign Minister Abdullah Gül (now President) and his successor, Ahmet Davutoğlu, introduced a new mode of politics that surpassed the confines of conventional diplomacy and high politics, reaching out into the micro-level of community organisations and grassroots politics. This multifaceted policy was complemented by the activities of faith-based organizations such as the Gülen network and groups closer to the Justice and Development Party and the Islamic brotherhoods of the Nakşibendi tradition.

 

So its not religion for religion's sake is it????

 

 

Mjaft ore Ron dijetari mjaft, se je bere qesharak.

E morem vesh qe ei ke inat fete, por nuk luftohet nje gje tamam pa e njohur.

Keni mesuar si ata qe kane inat matematiken dhe nuk dine as teoremen e Pitagores.

Mjaft ore Ron

Hik ere mbushu anej!

Rono,

Ca ke mer daje'? 

Gzohu ne ti iher se nuk bohet nomi smiley

Speaking of Goliath...

Turkey’s Presidency of Religious Affairs (Diyanet Işleri Genel Müdürlüğü) is the government body that—surprisingly for a state that identifies itself as secular—deals with all religious matters of the country’s Sunni Muslim majority. Diyanet employs the imams, pays their salaries, organises religious life and acts as the highest religious authority in questions of doctrine and practice. Particularly since the military coup of 1980, when the generals mandated a revision in state ideology and introduced the ‘Turkish-Islamic Synthesis’ (Türk Islam Sentezi)61 (Kaplan,2006), the Presidency has embarked on several internal missions to bring people back into the fold of a patriarchal Islam, even if they were followers of heterodox Alevi traditions. With close to 80,000 employees and a budget larger than that of many service ministries of the Republic, the Diyanet is probably the world’s largest and most centralised Muslim religious organisation, comparable in scope and capabilities only to the Vatican. Despite the veneer of a secular regime, the Diyanet today stands very much in the tradition of the Office of the Şeyh-ül Islam and feels increasingly less inclined to disguise this legacy.

Until the 1980s, the Presidency’s remit had been limited to Turkey’s Muslims. At that point, religion was not a significant resource in the construction of dominant forms of national identity. After the coup of 1980, however, the Diyanet began to develop administrative capabilities that extended well beyond the national borders and expanded massively into countries with Turkish immigrant populations. If the 1980s marked the expansion of Turkish state Islam to the immigrant communities of Western Europe, then the 1990s saw a gradual orientation towards the Muslim communities of Central Asia and the Balkans. Ever since, the Diyanet has played a major role in providing service to the Muslim communities of the Balkans on several levels.

Turkish presence in the Balkan has intensified and diversified in the last decade. If in the 1990s Turkey’s foreign policy was still constrained by what Kentel called the ‘national identity crisis’ and by the secularist predilection of Kemalist ideology, this is no longer the case. Whether on the plane of formal bilateral and regional policy or on the level of Muslim non-governmental organisations, Turkish actors have become a factor to be reckoned with. State actors, especially those subordinate to the Prime Ministry (Diyanet, TIKA), are engaged in projects geared at consolidating the official Islamic Unions—possibly with a medium-term goal to bring them in the fold of the emerging Meşihat—and restoring Ottoman architectural and religious heritage.

Religious foundations have stepped in to replace Gulf-based donors and now provide a large range of services from secular college and university education to Qur’an reading classes. Finally, scholarships by the Diyanet and the Turkish Ministry of Education exceed 2,000 recipients per year, creating networks of individuals educated and socialised in Turkey.

Hic menja qe sot eshte dita e funit.  Paqe e lumturi ne shtepite tuja e shtepine tone te perbashket. 

Amin, amin !

Gezuar Bajramin! Agjerimi i'u befte shendet, kush e ka mbajtur.

 

Dashuri, dashuri, dhe vetem dashuri kam per te gjithe ju sot.

Gezuar Bajramin besimtareve.

pse kshu , dje ske pas fare ?

Dashuri, dashuri, dhe vetem dashuri kam per te gjithe ju sot.

Fantastike! smiley

Gezuar edhe ty i dashur armir!

Gezuar te gjitheve peshqeve! Zoti qofte prane ne dite te mira dhe ne dite te keqia.

al pacino ka nje histori te bukur me fene: donte nje biçiklete kur ishte i vogel dhe shkoi ne kishe ti lutej zotit tja sillte. asgje sndodhi. me pas vodhi nje biçiklete dhe shkoi perseri ne kishe te lutej qe zoti ta falte.smiley

hahaha,e bukur. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).