Një qiell i mvrenjtur

një fushë e pafund dhe një pemë e vetme e ngulur në të

                                                    gati në horizont.

Një stacion

një ndërtese stacioni, njëkatëshe lyer me të bardhë

një këmbanëz e ndryshkur varur nën strehën e shiut. Një platformë.

Një njeri mbi të

veshur një pallto të gjatë kamoshi gri

dhe një kapele shiu

ngre njërën dorë, përshëndet

një grua në vagon.

Ajo përtej dritares ia kthen përshëndetjen

me njërën dorë.

Një tren që niset

një horizont

e tetëmbëdhjetë vagonë që zhduken në të

njëri pas tjetrit.

 

Gusht 2013. Diku

32 Komente

me duket se e kam nje liber tendin , apo gaboj ? smiley

Gabon.

sa e bukur pf,

ja pra qe talenti nuk ka nevoje per xhingla

 

Me kujtove Prevert-in me keto vargje;

Një njeri mbi të

veshur një pallto të gjatë kamoshi gri

dhe një kapele shiu

ngre njërën dorë, përshëndet

një grua në vagon.

Sa tablo e bukur! Rrofsh qe e ndave me ne. smiley

PF,e jotja?

Per mua i mungon dicka. Tensioni qe krijohet ne hyrje te poemes shuhet papritur ne fund, pikerisht athere kur duhej te ishte me i forte. 

Thyerja ndodh pikerisht ne fund Av, nje, nje, nje , nje....dhe paritur..tetembedhjete.Dhe prap mungon dicka ne permbyllje. Ndoshta kjo mungese ne fund , eshte dhe finese sepse gjithkush qe e lexon, shton dicka te munguar nga vetja.

Percjell emocion...a ka kthim s'e dimesmiley

vetmi,edhe ndertesa ndjen vetmine ,edhe ngjyra gri e kapotes eshte evtmi ,madje edhe 18 vagonet...pse 18?

He pra, pse? smiley

ta ka lene ty ta gjesh,

une e gjeta,( e krijova vet)  jane 18 vite jete qe largohen apo ikin  nga jeta jote stacioni i trenit eshte eshte jeta ku ti ndodhesh  tani dhe pret vagonet e trenit tjeter qe do te ikin dhenuk do te kthehen me   smiley 

e bukur!   me pelqeu edhe mua qe mezi lexoj poezi..smiley

 

PF, per kuriozitet,  percolle  dike?

ose duke percjelle dike (Gusht 1013), iu kujtua dicka e ngjajshme ndodhur ne moshen 18 vjecare

ose ai/ajo  ''dike''   qe  percolli  ishte 18 vjeç.smiley

kshu mendova edhe une nje 18-vjeçar/e percjelle per universitet. 

ehhh,  evlati tha....  ikin vitet si   treni me gjithe vagona..smiley

universitetet filojne andej nga fundi shtatorit jemi akoma nga fundi i gushtit smiley 

ndoshta, ndoshta. te gjitha jane te mundura.

Ndoshta ka ngele per vjeshte?Nejse,me shume me thote percolli nje bir bije ne rrugen e madhe te jetes ,18 vjeç,sepse burri ne stacion ka kapote e kapele ,veshje jo rinore

O Belul, po mos na nxirrni namin kot mor burre. Njera pyet pse tetembedhjet vagona, ti pyet ke percolle!

Nejse, per te hyre ne teme tani, me behet qejfi qe mendoni se eshte ngjarje shume e vertete. Kulmi i suksesit do ishte sikur secili ta percillte kete si ngjarje te tijen, po s'mund te presesh kaq shume nga ca peshq smiley

Av, desha te te ktheja nje pergjigje me pare, po shof qe qenka futur ne mes spiritusi. Teknikisht as une vete nuk do te ta thoje dot me mire. Gjithsesi i permbahem fort parimit qe mos i zberthej kurre figurat e mia letrare dhe mos i bej kurre viviseskion poezive te mia.

 

Jo, as un nuk jam per viviseksione sepse e dime qe e plota nuk eshte kurre shuma aritmetike e pjeseve te saj. E pata me teper, tek shigjeta e tensionit poetik, per mua vjen ne renie. Dhe nuk ka lidhje me thyerjen qe permend Spiritusi, ajo eshte ok ne vetvete.

Dhe me vjen mire qe te lexoj ne poezi, pas kaq kohesh. 

Thanks, mbase nuk te kam kuptuar une.

PF,  kerkoj ndjese qe pyeta!smiley    mire e the,  me gjithe ngacmimin, duhet te kisha vrare koken vet,   me shume!smiley

PF, mos u merr me poezi i dashur, nuk eshte domeni jot mesa kuptoj nga kjo poezi,  qenke me keq se mua ne poezi smiley

smiley Ne me degjon mua qe s'marr vesh nga keto pune, tha, ti s'merrke vesh fare nga keto pune.

smiley pra Nuk mund te thuhet qe PF i rrin poezise si Pjer ekonomise hahahahaha

Beluli eshte ne te drejten e tij te pyes.Ajo qe iken ne tren eshte jashte skemave njohese te Belulit dhe kjo shkaton tension smiley

Neve themi (nisur nga eksperienca albaneze, por edhe pak italiane) ma mire mos me u marre me kritike poetesh te gjalle e qe i ke prane duke pi raki e zgerdhi, merru me mire me te vdekurit e poetet e larget ne kohe dhe hapesire. Mos u beso poeteve (ose çdo lloj artisti tjeter) kur thone: “shife nje çike kete vjershen qe bona mrome, e me thuj çfar menimi ke”. Eshte poze e shtirur sepse asnjeri nuk don mendime dhe kritike, ne thelb te gjithe duan lavderime, dhe po nuk u’a dhe, i bere armiq. Aq me teper i ben armiq po t’i thuash kete qe sapo them une (NEVE), gje te cilen e deklarova si naiv kur me erdhi ne maje te hundes mbas shume vitesh shoqnishe artistike “çer menimi ke?”.

Ndryshe nga te persekutuarit e tjere qe kane pasur pune me policine dhe injorantet pa shkolle, mua me (ose neve na) kane persekuatuar poetet dhe artistet, prandaj kam emigruar (Kadarene e kam lexuar prej frykes se disidenteve). Shyqyr me ne fund qe gjeta nje vend dhe nje kohe ku nuk e rruan njeri per artin dhe poezine, dhe rreth e rrotull ka shume gjera poetike dhe artistike (ca nga te cilat i ve re vetem une, ose edhe ne). Me shprese dhe gjithnje ne kerkim te nje vendi totalitar ku artistet t’i kene futur te gjithe ne kampe perqendrimi, kapanone luksoze te medha me 300 poete me koke te rruar qe diskutojne nate e dite perreth shatrivanesh bukolike per “çfare quhet art, e çfare nuk quhet art, çer menimi ke?".

Shkrythu Tik, shkrythu. Robt kane edhe pune te tjera para se te merren vetem me ty.Edhe hiqe ate zakonin e keq qe po pe altar bosh, te shkosh te shtrihesh me vrap siper. 

Faleminderit per komentin pasues, po nuk do ta vazhdoj diskutimin se e di qe mund ta vazhdosh pakeputje deri ne mengjesin tjeter, pasi me thene te drejten, sjellja e kesaj poezie ketu nuk kishte asfare si qellim marrjen e mendimit tend.

Tiku po pa altar bosh nuk shkon te shtrihet me vrap siper, por ja mallar vrapit sa me larg altareve bosh, sepse e ka kuptuar me kohe e me vakt çfar tha Njoni per Neve: “altaret e mbetur bosh pushtohen nga gjarperijte”.

Ne fillim mbeti bosh altari i Kishes se Pazarit 25 m2, pastaj mbeti bosh altari i Vatres se Kultures te Li Pazarit 200 m2. Vrapo Tiku vrapo se burimet i ka pushtuar kulçedra.

C’ke mer dreq qe nuk do me bo muhabet me mu, por une jam i vetmi myslimon qe ju kupto mire ju ortodoksit, e qe nuk ka ndermend me ju bo synet.  

Ah, shumë më pëlqeu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).