Dy shkrimtarë të njohur të letërsisë shqipe, që komunizmi i ndau në rrugë të ndryshme mbijetese, mbajnë përjetësisht një qëndrim armiqësor kundrejt njëri-tjetrit. Ata janë Kasëm Trebeshina, i cili është tërhequr në “kullën e fildishtë”, thënë ndryshe i burgosur në shtëpinë e tij, dhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Nuk shpjegohet ende mëria e tyre tragjike, e cila merr shkas sapo hap gojën njëri, për të dalë kundër tjetrit. Armiq për vdekje me njëri-tjetrin, me një mënyrë të shkruari të ndryshme, ata megjithatë janë pjesë e universit të letërsisë shqipe. Ata do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri për biografët dhe historianët, por përfundimisht bashkë në shtëpinë e madhe të letërsisë shqipe. Studiuesi i letërsisë së dy autorëve Behar Gjoka, përkatësisht me veprat “Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe”, 2005, dhe “Kadareja i Rilexuar”, 2008, flet me rastin e heshtjes së institucioneve shqiptare të kulturës në përvjetorin e 87-të të lindjes së Kasëm Trebeshinës, që e kishte më 8 gusht 2013. Gjoka rrëfen misterin e përplasjeve mes dy figurave të shquara të letërsisë shqipe Trebeshina-Kadare.     

Në datën 8 gusht Trebeshina kishte 87-vjetorin e lindjes. Si studiues i veprës së tij, a mud te na thoni pse hesht Trebeshina. Ku është aktualisht? 

- Aktualisht gjate veres ai shkon në Turqi te djali. Në vjeshtë kthehet në Shqipëri. Me Trebeshinën tashmë është bërë e zakonshme që ai të udhëtojë mes legjendës dhe realitetit, mes pranisë dhe papranisë, mes ekzistencës dhe mosekzistencës, ndërkohë që është shkrimtari me më shumë tituj të dorëshkruar në historinë e letërsisë shqipe. Edhe në këtë ditëlindje u hesht për të. Nëse në Shqipëri do të qasen sërish në heshtje, duke e vijuar me atë filozofinë e lënies në mjerimin e njeriut që i duket sikur i ka mbyllur llogaritë, sipas teksteve të shkruara nga ai nuk rezulton kështu. Në Kosovë pritet të botohet në libër me tekste në prozë dhe me krijimtari letrare, një tekst që verifikon letërsinë e tij dhe do të thosha që ka ardhur momenti që duhet të çlirojnë mendjen që nga akademizmi shqiptar deri te lexuesi shqiptar që Trebeshina është pjesë e letërsisë shqipe. Së pari ai është një krijues që shkruan në gjuhën shqipe. Madje gjatë kësaj periudhe, për shkak të pamundësisë së komunikimit me lexuesin shqiptar, ai po i kthen vetë në anglisht librat e tij duke kërkuar komunikim me një lexues tjetër. 

Por edhe institucionet shqiptare të kulturës nuk është se kanë në vëmendje ndaj tij...
- Unë e shoh të pagjasë qëndrimin e institucioneve shqiptare. Së paku i duhej njohur përvoja e dramave të 80 teksteve. Dhe që kjo krijimtari të mos kalojë në antologjinë e letërsisë shqipe dhe në tekstet shkollore është një krim i madh. Trebeshina është një nga autorët që ka lëvruar gjininë e dramës absurde moderne, dhe ngelet një nga mjeshtrit e penës shqipe. Për Trebeshinën, ndërkohë që shumë nga figurat e munguara të letërsisë shqipe janë rikthyer, ka nisur një tentativë, e bërë diku nga vitet 2004, 2005, 2006, e mohimit të Trebeshinës. Dhe që të arrihej me triumf të plotë, u hap menjëherë Kutia e Pandorës për të thënë të bërat e të pabërat e tij. Që nga ajo kohë vijon ende filozofia e leximit biografik e leximit jetëshkrimor të letërsisë se kush është Trebeshina si njeri se çfarë aktiviteti ka pasur. Për mua është dytësore në krahasim me tekstet. 

Ju e keni takuar Trebeshinën nga afër, por tek lexuesi shqiptar mbetet në përshtypjen sikur është një nga ata shkrimtarët që kanë shkuar, por që kanë bërë një emër të mirë. Si e shpjegoni këtë ndjesi të përgjithshme në opinion?

- Koha ka bërë që ai në tërësi të jetë në leximin e teksteve, të jetë në atë kullën e fildishtë të krijuesit. Janë të paktë shkrimtarët që të kenë pasur këtë model, ku të ndajnë në tekstin letrar nga fati i Trebeshinës, që prej fatit të mërgimtarit, të burgosurit në kohën e diktaturës dhe të burgosurit në shtëpinë e tij edhe në kohën e demokracisë, sepse nuk ka hyrë në klimën e letërsisë së propaganduar. Të japësh përgjigje se kush është Trebeshina si njeri dhe se kush është si shkrimtar janë dy pjesë, dy momente. Leximi si biografi e letërsisë së tij ose si histori për mua ka qenë vazhdimisht në interes të atyre që duan të krijojnë një hierarki shkrimtarësh, i atyre që do të dalin pretendentë të çmimit Nobel, etj, etj. Tri gjëra për Trebeshinën do të jenë të pandryshueshme, sipas mendimit tim. Fakti që Trebeshina futi në letërsinë shqipe rrymën letrare të surrealizmit, të cilin sipas mendimit tim duke patur edhe një pohim nga studiuesi Robert Elsie ka ardhur si reagim dhe kundërvënie ndaj realizmit socialist.

Surrealizmi është ajo shkollë, ai model, ajo rrymë letrare që është përtej realizmit konkret, është ajo shkollë imagjinare që ndërton një realitet më të tmerrshëm se ai që quhet realizëm konkret, dhe kjo shihet në tërë dorëshkrimin e tij. Kjo shihet në romanet në novelat e tij. Në përmasat kohore dhe hapësinore Trebeshina do të jetë guri më i rëndë i lëvrimit të epopesë shqiptare. “Kënga shqiptare”, romani i tij me pesë vëllime me 1554 faqe, të jep përgjigje se çfarë ishte lufta e dytë botërore, lufta vëllavrasëse për pushtet. Unë do të thosha se “Kënga shqiptare” është guri më i rëndë i krijuar në historinë  e ekzistencës së epopesë, në kuptimin e linjave, të personazheve, të tablove në kuptimin estetik gjithëpërfshirës. Së dyti, dramatika e tij, teksti i eksperimentuar i tragjedisë, teatri absurd janë dëshmia më e qartë se dramaturgjia shqipe ekziston, dhe ekziston duke i pranëvënë Teki Dervishin, Anton Pashkun, Beqir Mysliun. Megjithatë, për sa kohë që shkolla shqiptare do vijojë leximin biografik, hapësira e komunikimit me Trebeshinën, me Arshi Pipën, me Anton Pashkun, me Martin Camajn do të jetë e vështirë. 

Por përfshirja e kësaj letërsie të mohuar në letërsinë shqipe nuk po bëhet as nga studiuesit e saj? 

- Unë këtë e them me dëshirën për të kuptuar se çfarë realisht po ndodh me Trebeshinën, që rri i mbyllur në vetmi, i përzënë nga letërsia njësoj si në mentalitetin monist, dhe në këtë kohë të mentalitetit demokratik. Me sa duket, ne jemi po ata në mentalitet. Në raport me letërsinë heshtja është më shumë se hipokrizi, është që të kontrollojmë liqenin e ndotur të letërsisë së realizmit socialist. Çdo pretendim për të lënë jashtë atmosferës së letërsisë Trebeshinën është një përpjekje për të ruajtur sinorët e sundimit të letërsisë së realizmit socialist. 

Kjo që thoni pak a shumë është një perspektivë e atyre që kanë interesa politike për të ruajtur këto sinore. Po nëse ne kemi studiues letërsie dhe akademikë, çfarë kontributi duhet të japin ata që Trebeshina të zërë vendin e merituar në letërsinë shqipe? 

- Unë po shpreh një ide të Trebeshinës: duhet të largohen spiunët, bashkëpunëtorët nga rrethet akademike. Kam parasysh emra personazhesh që ngaqë kanë dhënë kontribut të burgoset Trebeshina, nuk e di se ç’kontribut mund të japin tani që Trbeshina të rivendoset në letërsi, kur në fakt ata nuk kamë marrë mundimin as ta lexojnë. Problemi i Trebeshinës është provë e ndërgjegjes kombëtare, e ndërgjegjes qytetare, sepse herë pas here mundohen që Trebeshinën ta fusin në kontekstin e një autori që thotë se nuk jam shqiptar, jam turk, por ja që në një vepër ka thënë edhe se jam danez. Çfarë po ndodh me të, në një atdhe që të burgos dhe që tekstet e shkruara ia interpretojnë vetëm për ta goditur. Edhe pse Trebeshina e ka kryer misionin si shkrimtar, institucionet 22-vjeçare duhet të bëjnë përpjekje për t’u çliruar nga ky lloj mentaliteti.

Problemi nuk është thjesht te Trebeshina. Kujtoj letërkëmbimin e Arshi Pipës me Martin Camaj, ku Camaj i thoshte atij se letrat shqipe do të marrin një impuls tjetër, kur të pranohen veprat e Arshi Pipës. Mjeshtri ia kthen se në momentin që Martin Camaj do të studiohet dhe do të kuptohet, pikërisht atëherë letërsia shqipe do të ketë një indicie tjetër. Pra, pse duhet të lexojmë botëkuptimin dhe të lëmë jashtë letërsinë e shkrimtarëve. Kjo është tragjike. Ne mund të falim që ka qenë dikush deputet i kuvendit popullor të komunizmit dhe nuk duhet të harrojmë që të gjykojmë qetësisht nevojën që ka letërsia shqipe që të jetë njëherë një e tërë, vijon arsyeja e ndarjeve absurde. Nuk e kuptoj kujt i intereson që letërsia shqipe të mos ketë Trbeshinën, nuk e kuptoj kujt i intereson që letërsia shqipe të mos ketë Arshi Pipën, Martin Camaj, kujt i intereson që letërsia të ketë vetëm Ismail Kadarenë. Unë jam lexues i secilit prej këtyre autorëve, studiues i secilit prej këtyre autorëve, po qielli i letërsisë shqipe nuk ka vetëm një yll, Kadarenw, apo vetëm një diell. Këtë larmi duhet ta pranojmë, studiojmë dhe zbulojmë, Trebeshina vazhdon të jetë një bibliotekë e heshtur që duhet ta zbulojmë. 

Ju që jeni studiues i dy autorëve, a mund të na thoni pse lindi konflikti Kadare-Trebeshina?

- Më vjen keq që sa herë nisin këto përplasje ose jepet ndonjë opinion në media, Kadareja jep përgjigje dhe tregon se kush është Trebeshina me novelën “Mekami”. Të bësh këtë shpjegim për tekstin e një novele, do të thotë që te Kadareja ta shpjegosh romanin “Gjenerali” me diskreditimin që i ka bërë figurës së priftit. Problemi është se jemi në dy tekste letrare. Teksti letrar nuk mund të lexohet as si traktat, as si biografi. “Mekamin” e Trebeshinës e kam parë si letërsi dhe e shoh vetëm kështu. Në momentin që ne do të bëjmë studim sipas përvojës së një çasti të caktuar, ose disa çasteve të caktuara të shpjegimit të paragjykimeve që nuk lidhen me letërsisë dhe do vazhdojmë ta lexojmë letërsinë si biografi shkrimtarësh, nuk jemi në rregull me letërsinë. 

Ata janë krijues të stileve të ndryshme, të distancuar nga njëri-tjetri edhe në marrëdhëniet mes tyre. Pse lind kjo përplasje kaq intensive?
Ky debat ka prepicituar në një debat joletrar. Ndërsa kur bëhet fjalë për debatin letrar kam lexuar me kënaqësi Trebeshinën dhe Kadarenë. Sa herë Kadareja ka nevojë me dalë në faqe të parë, iu kundërvihet shkrimtarëve me motivacion të pa thelluar në letërsi. Nuk më intereson se çfarë ka bërë Kadareja apo Trebeshina. Ka patur një debat mes gjermanëve për Gëten dhe Shilerin. Por ata e kanë zgjidhur kështu: ne kemi nevojë për të dy. Në rastin tonë, ndodh ndryshe; Trebeshina thotë Kadareja nuk ia vlen, Kadareja thotë Trebeshina nuk ia vlen....

Ja sapo kaloi një përvjetor i heshtur i Trebeshinës dhe papritur ndalemi tek një problem madhor i mënyrës së studimit të letërsisë shqipe?

- Të them të drejtën shumë përvjetorë kanë kaluar pa e përmendur Trebeshinën. Për mua ai vijon të jetë mes ekzistencës dhe legjendës. Në fakt ai është ende gjallë. Jeta e tij ka qenë më dritëhije, fatkeqësisht disa i lexojnë vetëm hijet, disa vetëm dritat, sepse ai në fillesat e tij ka qenë pjesë e detyrave të larta shtetërore, por në atë kohë të gjithë kanë dhënë prova, edhe Kadare sesi do t’i shërbenin sistemit. Agim Vinça thotë se Trebeshina kur ishte në Beograd dhe studionte për aktor kërkoi që të hiqej nga estetika e artit Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini. E përjashtuan nga shkolla dhe grupi i kursit të tij protestoi, derisa atë e kthyen në shkollë dhe detyrohen të heqin nga estetika Marksin, Engelsin, etj. 

Është një histori e përsëritur gjykimi që i bënë Kadareja “Mekamit”. Si e shpjegoni? 

- Kadareja me “Mekamin” është kapur me kohë. “Mekami” nuk ka të bëjë me traktatin fetar apo shkencor, as me besimin. Ai është moment fiction, është e tëra imagjinatë, letërsi. Dhe në këtë kuptim dëshpërohem nga leximi që i bëhet letërsisë me syze joletrare. Nëse neve do t’ia bënim edhe Kadaresë këtë, më thoni si do ta lexojmë te “Dimri” figurën e Enverit. Le ta pyesim Kadarenë si do të donte ta lexonim tjetër...

19 Komente

Me Trebeshinën tashmë është bërë e zakonshme që ai të udhëtojë mes legjendës dhe realitetit, mes pranisë dhe papranisë, mes ekzistencës dhe mosekzistencës, ndërkohë që është shkrimtari me më shumë tituj të dorëshkruar në historinë e letërsisë shqipe. 
 

 

 Nga i nxore këto radhë o Behar

gjuhen e sterhollon bledari se do me u duk si Krtitik, siç duket e mban per profesion me vlere, po ajo qe po thote, eshte se Kasemi ka shkruar me shume vepra nga Moli.

ne kjo verifikohet kollaj.

Sa here citohet emri i Trebeshines me vjen ne mend diçka fort motivuese : fakti se nuk i kam lexuar as edhe nje rresht te vetem ketij autori. Kjo me ben te mendoj se kam perpara vetes nje veper te tere letrare per te zbuluar!   smiley  smiley

Na qive koken, o Ismet, tha qe i ndritte shpirti!

...me veprat “Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe”, 2005, dhe “Kadareja i Rilexuar”

Tani marr vesht, kupton ti, që Behar Gjoka paska dy vepra. Kadarenë them se e njoh, le të themi mirë, por, ashtu si STALKER, edhe unë nuk kam lexuar gjë prej Trebeshinës (përpos nja 20 faqet e një libri që e lashë se nuk më thosh gjë). A ka ndonjë peshk të më ndihmojë, duke më thënë se si "ajsberg i letrave shqipe", cila është vepra që veçon, që është në majë të bllokut të akullit, që ta marr, ta lexoj dhe kështu të mos vdes injorant? Por dhe z.Gjoka mund të më këshillojë ndonjë nga veprat e krijimit letrar të z. Kasem

ose, nje njohesi te mire te Trebeshines do ti benim pyetjen : me cilin liber te tijin t'ja fillojme leximit?

Nëse nuk ju zë gjumi do ju rekomandoja Lirika dhe satirë..Ka efekt si valium por pa ato anësore smiley

Zot na ruaj, na thuaj ç'janë këto që na këshillon. Unë e kam shtepinë në katin e gjashtë të një pallati dhe ballkoni është i hapur, gusht është...

kam bere fiks te njejten pyetje ketu e disa vite me pare (se kete pune kemi te peshku, cdo emer e teme eshte molloisur nja 10-15 here). Tani verej nje evoluim te gjese, pasi dikur, llafi ishte qe te ckulim ismailin dhe te ngulim kason. O llah. tani te pakten po thuhet ku ka vend per 4, ka edhe per 5 smiley

nejse, ate kohe thashe qe eja te financojme kshu si Peshk, si nje trup i vetem, domethene, per vepren me te mire te trebeshines e t'ia botojme - sepse llafi qe qe veprat po rrine doreshkrime ngaqe nuk ka (mundesi, para, deshire nga organet botuese, subvendion, c'te jete dmth) t'i botoje. Mirepo, ke pare ti, qe gjithe mbrojtesit e flakte te kasos (nje pjese me orientim turqenie, nga te lexuarit e rinj me fene islame, e natyrisht, anti-kadarenj deri ne terbim) nuk u ndjene, zeri nuk u erdh. se kshu jemi te paret ne per te rrahur gjokset e mbushura me dashuri per artin e vertete.

Po thuhet ketu qe keyevepra e kasemit eshte Kenge shqiptare me 1500 faqe. Dileme e madhe, or mik... se mire qe blen 1500 faqe, por eshte puna e atij 20 faqeshit te pare... qe thua ti

Une kam lexu prej tij .Me shume i ndikuar se eshte "surreal ' se sa per te vleresuar se per cfare shkruan. Me ka mbete ne mendje nje fargment qe masturbohej ne moshen 12 vjecare .Kjo me te vertete e fut tek shkrimtaret qe Guxojne te fusin rryma letrare te reja . E ben nje Kollos te letersise shqipe , qe z.kritikues veprash te shkrura, Behar ja befte letersia , e ka zbuluar i pari .

Nje fakt i ri , pasi me KT PPU ka nisur "karieren letrare " me nje zog Politike ne mbrojtje te KT  "  nje ish "ku ku" Iliriani i famshem zemerak ose "i revoltuar revolucionar " smiley , pra ky fakt nuk ka si te kaloje

Kur ( viti ) ka kundershtuar ne BEOGRAD kete perjashtim nga Estetika te M, E ,etj dhe cfare ka dash ne Beograd ? Kjo do sqaronte edhe ca nga pjesa e Kasemit Jo shkrimtar , sepse jane fakte qe tergojne per formimin etiko estetik nga ku do cfaqen Madheshtite Letrare te surrealit Trebeshina !

Po lexoja nje pasazh te Medi a Mitat nga keta Frasherllijte me nik Lumo ...me nje disidente , opo mos qofte thene , te ngarkuar nga Partia dhe sh Enver me S.Maleshoven te formonin PSD ! E njejta fryme , i njeti avaz .....Tjerrje te pambarimta te XHIBOLESH me of af 'se diktatura zotrie "  pa mesuar Kurre nje deshmi "perse jane denuar keta njerez " ashtu si edhe per Nelen !!!!!!!!!

Ne se me digjoni mua ...jepini se keshtu tregon se nuk spekulloni Poilitikisht me Kocak te vdekurish apo te pakallurish !

me sa di une, trebeshina zemerimin ndaj kadarese si shkrimtar i pushtetit e pati, se ky puç  apo zgjedhje partiake, i dogji atij mundesine njehere e pergjithmone (duke e futur ne burg ne vitet me te mira te jetes) te behej shkrimtar i madh. (ose te shkruante vepra te medha, kryevepra mnjf)

per rrjedhoje, ai ose ne, mund te mendojme se shkrimtari po ashtu si sportisti ka nje periudhe relativisht te shkurter ne dispozicion, per te krijuar veprat e tij me te mira. kjo periudhe pra nuk mund te rikrijohet artificialisht me pas. aq me teper po te mendojme se jeta e veshtire e burgut, ose po ashtu jeta e veshtire ne pergjithesi, nuk e ndihmon krijimtarine artistike per vete faktin se i ndryshon kahjen egjergjise krijuese te artistit, nga te themi energji pozitive ne energji negative, te drejtuar sistematikisht vetem kundra sistemit, pa i lene mundesi zbythje ose mundesi reflektimi te qete, i domosdoshem per realizimin e nje vepre me vlere.

tani ndoshta ai nuk e ka mendu ndonjehere kaq thelle, po u mundova, te pakten me timen, te shpjegoj inatin/urrejtjen e trebeshines ndaj kadarese.

 

nga ky kendveshtrim, edhe kuptojme sepse shkrimtaret/artistet me te mire te kohes Kadareja, Agolli, Rama, etj. u bene "vegla" te pushtetit. pikerisht per te siguruar keto kushtet e mira te jeteses si baza minimale e aktit te krijimit.

Nuk eshte i sakte ky perfundim.Nuk e njifni ( sa kuptoj) jeten, ecurine, " perfitimet" e shkrimtareve qe citoni.

E ka permbledhur prej Kohesh kultura qindra vjecare e Botes kete Faktin Trebeshina pavaresisht sforcove 'surrealiste" te Beharit ,  me dy vergje dhe pavaresisht konstatimeve te mekanikut te shquar per "vegla "

Zonja dehje eshte pa mend / kur ze vend ne nje kuvend ...

Trebeshina eshte i Dehur patologjik ose me  bute varianti rinor i Xhiboles tone te nderuar ,  qe pasqyron me se mire kete dehje e disekuiliber mendor  te tij . Vepra le te shkruaje se nuk ja ndalon as nje ne bote .Por te zere vend ne nje kuvend , duhet te vije NORMAL"  pa brryla " , "Pa shtyre e Ik ti Te vij Une" .

Thjesht fare "lash nje koment ketu " per te mos dale dikush tjeter dhe te beje nje Mbyllje pergjithesuese e gjithperfshirese mejtimi smiley

Njoni rrika ne Turqi, tjetri ne France, aksi orient-oksident qeka kry, por nuk do ishte keq te kishim ne çdo vend nga nje shkrimtar, te pakten dy te tjere ne aksin veri-jug. Jo per gje por nuk i dihet se si do shkojne punet e gjeopolitikes, duhet me mbajte gjithnje rezervat gati, per çdo "eventualitet".

"Perplasja" thone, perplasja kadare-trebeshina, kadare-qosja.

Qe te kete perplasje, duhen dy pale te aferta nga vuxhuti. ne keto raste nuk e kemi kete. Ne keto raste jane trebeshina ose qosja per te cilet "perplasja" do me thene nje ngritje ne status - dhe ktu s'ka te beje fare c'mendon njeri a tjetri per qosjen (Kolos, kane thene per Xhepin, psh smiley  _) apo per trebeshinen.

e shtypi makina thone, ose treni, nuk thote njeri u perplas me trenin.

" .... e shtypi makina thone, ose treni, nuk thote njeri u perplas me trenin... " 

smiley oh ç'u 10-va tu qesh smiley mos vdeksh kurre smiley

Trebeshina, u ndje shume kur si nje ish luftetar idealist, i nisi hapet e me shume kurajo nje "Promemorie Enver Hoxhes". Pra ne se do te flitet per desident te mirfillte ne Shqiperin, mund te konsiderohet ky personalitet jo i parendesishem.Si letrar kish filluar qe ne rini.AJo qe ra ne sy dhe beri si te thuash, te lexushem mire, ishte " Stina e Stineve"
Trebeshina ne jete cfaqi nje krijues me sens te holle ideshe dhe vizionesh per nje letersi " te lire".U tregua shume ironik dhe bilez perbuzes per gati me te shumtit e shkrintareve te brezit te vet.Per asnjerin nuk ka rezervuar ndonje fjale inkurajuese.Jashte mase ironik, sarkastik, godites i tere zhvillimeve te viteve 60-75 dhe i paperkulur ne burg.Vecanerisht ka sulmuar tere ekipin dhe gjith strukturen e Lidhjes Shkrimtareve.Trebeshina eshte me " koleriku " i shkrimtareve tane ne te gjitha kohet.Kishte konsiderate vetem er Skebder Luarasin...Kadarene e ka injorar gjat tere kohes.Ne te shumtat e kritikave te tij , per Kadarene, une kam krijuar bibdjen se jo vetem nuk ka at te drejte por ka vuajtur nga semundja e tij e pasherushme...mendjemadhesia.Vera e tij nuk eshte e vogel dhe as per ta injoruar...z

Trebeshina, u ndje shume kur si nje ish luftetar idealist, i nisi hapet e me shume kurajo nje "Promemorie Enver Hoxhes".... Mbi te gjitha duhet te argumentosh   e te biesh ne nje perfundim shume te thjeshte e te pakundershtueshem  : - pas kesaj " promemorie " Enveri duhet ta kishte grire ne Makine MISHI per qofte ose paska qene ne nje mendje me Trebeshinen smiley Mos e permend me si taksative se eshte PIKERISHT kjo qe zogoria Politike ka gjetur Vlera te jashtezakoneshme letrare pas Pilafit tek Trebeshina !

Dhe ti e beson kete ? Kush ta ka thene apo Rengedengja e Balliut ? Eshte nje nga manipulimet si te gjitha Manipulimet e PD-hit .Nga kujtesa ne LUTJEN "O Diell e Perendi " , qe i ben DIELLIT se do po e  "hane " ushtarin e tij besnik deri ne vdekje , ata "serbet " , ne ankese dhe e tjetersuar ne kuptimin se "Ju do hani njeri tjetrin " !

Dhe ai Dielli tha " lereni nje cope idiot te haje Buke dhe Ai " dhe ai u ngroh tere jeten nen rrezet e tij duke e falenderuar jo vetem per ngrohtesine por edhe per Ndricimin ! Dhe  e Qau vdekjen e tij !

Kjo eshte verteta Grava , pa perrallat e Babasqapisteve dhe lefKOPEVE , pastaj nga anet letrare eshte e drejta Juaj dhe kujtedo ta vendose ku te DOJE ..Askush dhe askujt nuk mund ti mponohesh per shijet .As kritikave e analizave Letrareske Beharit qe "Behar ja befte analiza rruget " !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).