...

17 Komente

Me fasha terri ia lidhin
plagën dritës që dhemb...

 

E shijuam  foton e Turkeshit. Foto qe flet.

Na pelqeu edhe kjo  qe lexuam, edhe pse jo nga  me te mirat e  autorit te nderuar. Pa  shume mundim e perfytyruam edhe ne boten si nje kemishe force  dhe ashtu na rezultoi vertet.

"Me  fasha terri  ia lidhin plagen drites  qe dhemb" - nje  varg  i shkelqyer.

Pertej  ngazellimit  per  poezine e mesiperme,  ne pergjithesi ne kemi nje ndjesi te  trishte kur shohim qe  poezite e publikuara  blogjeve shoqerohen me fotografi/piktura/muzike. E quajme  te tepert  dhe  te demshem per lexuesin    kete  "shpjegim" te vargjeve  me ane  imazhesh fotografike, sepse  ia  kufizon fantazine vec ne  ate qe percjell imazhi.  Nje efekt  bumerang. 

Mendojme se  krijimtaria e spikatur  poetike e ketij autori do ishte e fundit ne letrat  shqipe  qe do kishte nevoje per te tilla xhingla-minga.

Neqoftese njiheni me blogun e autorit, edhe ai vete i shoqeron krijimet e tij me piktura ose "xhingla-minga" te tilla.  

Shpresoj qe mirazhi te kete miresine t'ua shpjegoj vete pse e ka te nevojshme. 

Faleminderit per  sqarimin, por ne nuk kerkuam ndonje shpjegim per dukurine,  as nga vete autori madje. Nuk do  te na e pakesonte ndjesine e trishte.

Keni të drejtë për ilustrimet: edhe ne i vemë, në mungesë të një alternative më të mirë, për të shmangur efektin "fast food" që shoqëron leximin në internet të vjershave të hedhura falas, raport ky që i krijon lexuesit përshtypjen se është ai që po i bën nder autorit dhe jo e kundërta, gjë që do të ishte edhe kjo e gabuar, pasi marrëdhënia në rastin në fjalë ndodh në rrafshe lirie të të dyja palëve, të cilat takohen kështu disi kithët.

Në mes të kësaj shkarrashkrimnaje madhështore mendojmë se duhet vënë ndonjë shenjë, disi më personale dallimi, gjë që në një libër me fletë e ballinë nuk do të qe e nevojshme.

Gjithashtu, duke qenë se vjersha në fjalë është pjesë e vëllimit "Xixa të zeza", që sapo është hedhur në qarkullim, i cili është ilustruar me fotot origjinale të Turkeshit - fotoja në fjalë është njëra nga ato - mëtuam të falenderonim edhe një herë tërthorazi mirëdashjen e saj, që e mundësoi këtë në mënyrë bujare dhe pa shpërblim.

 

Edhe Ne u habitem me ate foto ilustruse qe lokalizon, ngushton dhe ngurteson frymen metafizike , kreatore te poezise ne nje fragment te vuajtjes fizike trupore.

Poezi shumë e bukur!  e thjeshtë dhe plot filozofi.

Kush flet e kush dëgjohet,
kush flet e dëgjohet vërtet
kur secili flet veç me vete
e dëgjon veç ç'thotë vetë?

 

Kjo më kujton dhe fazën e fundit të pijes në një tavolinësmiley 

Për ilustrimin mendoj se enka me talentin e saj mund të kishte gjetur dhe më mirë:

Me fasha terri ia lidhin
plagën dritës që dhemb..

nje nga me te mirat e tij...me pelqeu shume

“Alla parola “giglio” ciascuno associa una certa rappresentazione, ammesso che si possieda una sia pur lontana conoscenza del regno delle piante. Quando la parola viene pronunciata, emergerà in colui cui ci si rivolge un’immagine, che può corrispondere a un tipo o esserne anche solo un accenno. Egli penserà allora a un giaggiolo, a un iris selvatico o a un giglio della Madonna. Anche al giglio araldico della corona francese, persino al fiore di un giardino sconosciuto del quale non conosce il nome e del quale tuttavia gli sono rimasti impressi il profumo e il colore”.

“L’immagine del giglio raggiunge una profondità maggiore rispetto al nome. Quando arriviamo in un paese straniero dobbiamo tenere a mente una parola diversa; non occorre però che impariamo di nuovo che cosa sia il giglio” - Ernst Junger.

Po te veni ne veprim kungullin qe mbani mbi shpatulla, ne te njejten menyre mund te gjeni nje lidhje ontologjike midis “ne” pluralis maiestatis tiranike dhe “per mendimin tim” kungullore demokratike, biles edhe identifikimin midis tyre. Me pas, mbasi te piqet kungulli e te zeje fara, mund te flasim edhe per jerarki entropike ontologjike. 

What's up with ; ' ne, ne, ne'? Sikur vuani nga multiple personality disorder. smiley. p.s. vargje te bukura. 

flasim ne emer edhe te atyre qe mendojne njelloj si ne. 

Ne vendosem te pranojme qe ju keni shume te drejte. Ne nuk e menduam aq thelle. Ne, ju kerkojme ndjese. 

dmth  e pranon qe vuan nga MPD smiley Kur thua "UNE" te kap nje ndjenje paniku, te duket vetja shume fillikat, kur se NE te shumefishon dhe njeteson me nje komunitet me te gjere."Une " eshte individualitet, "Ne" eshte totalitet. 

Mire, relax tani. smiley

Kush flet e kush dëgjohet,
kush flet e dëgjohet vërtet
kur secili flet veç me vete
e dëgjon veç ç'thotë vetë?

 Problemi i perjetshem i njerezimit. Poezia shume interesante. Gjurme talenti.

pa ndonje qellim te caktuar, fjala sjell fjalen,

Self-Portrait in a Wire Jacket
by Monica Youn
 
 

To section off 
is to intensify, 

to deaden. 
Some surfaces

cannot be salvaged.
Leave them 

to lose function, 
to persist only

as armature,
holding in place

those radiant 
squares

of sensation--
the body a dichotomy

of flesh and 
blood. Wait here

in the trellised
garden you 

are becoming.
Soon you'll know 

that the strictures
have themselves 

become superfluous,
but at that point

you'll also know
that ungridded

you could no longer survive.

obobobobo trishtim nga fillimi ne fund

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).