"Fyhrer! – Të njejtat nevoja kombëtare që i janë prezantuar Gjermanisë së Madhe në Europën Qendrore, ngrenë kokë me urgjencë sot, me të njejtën domosdoshmëri arrogante, edhe për Italinë fashiste!"

Kështu shkruante Mussolini pak ditë para se të niste aksionin për pushtimin e Shqipërisë, në një letër drejtuar Hitlerit, të redaktuar nga Filippo Anfuso, shefi i kabinetit të Ministrisë së Jashtme fashiste, të cilën e drejtonte promotori i ndërhyrjes italiane në Shqipëri, Galeazzo Ciano. Kjo kishte ndodhur më datë 15 mars 1939, dhe fakti merret vesh nëse i hedh një sy dokumentave arkivore të shërbimit diplomatik të Ministrisë së Jashtme italiane, të përmbledhura në disa volume të botuara për herë të parë në vitin 1953 (shih: Ministero degli Affari Esteri, “I documenti diplomatici italiani”, ottava serie, 1935-1939, Volume XIII, faqet 366-367 dhe 376-377).

Por ajo që duket më interesante është fakti se – sipas këtyre dokumentave – rezulton që kjo letër të mos jetë dërguar fare në Berlin, pasi Duçja ishte akoma në mëdyshje, nëse duhej dhe kur duhej nisur aksioni për pushtimin e Shqipërisë. Po në këtë volum gjejmë edhe përmbajtjen e dy telegrameve të dërguara për ambasadorin (ministrin fuqiplotë) italian të kohës, në Tiranë, nga Konti Ciano, i cili duket se brenda dy ditëve kundërshtonte vetveten, ndërsa ndodhej në një situatë mes xhelozisë për hapat më të fundit që kishte ndërmarrë Gjermania naziste (pasi kishte arritur të pushtonte me një sulm “blitz”, të gjithë territon çekosllovak, duke thyer vendimet e Konferencës së Mynihut, të shtatorit 1938), dhe euforisë e padurimit për të përmbushur ëndrrën e tij të moçme, me nuanca aventureske.

Jo shumë kohë më parë, mbërrijnë në Romë edhe shqetësimet e ambasadorit italian në Berlin, i cili lajmëronte qendrën se shqiptarët ia kishin bërë të ditur Berlinit interesin e tyre për t’u afruar hapur me Berlinin, e bashkëpunuar në shumë fusha, duke anashkaluar Romën, çka e kishte frikësuar këtë të fundit dhe e kishte bërë, me shumë gjasa, që të përshpejtonte veprimet e saj e të vinte në lëvizje rrjetin e saj të pasur agjenturor, duke urdhëruar madje deri në atentate me pasojë eliminimin fizik ndaj ish-monarkut shqiptar. Në fakt, siç dihet, marsi i vitit 1939, përkon me një periudhë të vrullshme komunikimi mes Romës dhe Jacomonit, për të përgatitur atë që në më pak se tri javë do të bëhej realitet.

Konti Ciano, i cili paradoksalisht do të përshkruhej më vonë edhe si njëri ndër eksponentët e Boshtit nazi-fashist që do të përpiqej më shumë nga të gjithë për të mënjanuar luftën në Europë, ishte aktori kryesor në përshpejtimin e hapave për pushtimin e Shqipërisë dhe shënimet në ditarin e tij të famshëm (botuar në SHBA për herë të parë në anglisht, në vitin 1946), përkojnë me dokumentet arkivore të shërbimit diplomatik italian.

Ndërkohë që Mussolini përpilonte me nota groteske letrën për homologun e tij në Berlin, Ciano i shkruante Jacomonit ndër të tjera:..përgatit me urgjencën më të madhe një lëvizje kryengritëse në kufinj modestë që të na shërbejë si pretekst për të ftuar flotën, aviacionin apo edhe reparte për zbarkim. Me telegrafo sa më shpejt kur dhe si e gjen të mundshme krijimin e trazirave të para dhe rri në pritje të telegramit tim të radhës, me anë të të cilit do të jap instruksione për të proçeduar me aksionin (shih po aty:  Il Ministro degli Esteri, Ciano, al Ministro a Tirana, Jacomoni, T. S.N.D. 4058/20 P.R.1. Roma, 15 marzo 1939, ore 11,55 ).

Vetëm një ditë më vonë, pas takimit që kishte pasur me Duçen, ai i shkruan sërish Jacomonit një telegram fare të shkurtër, ku e porosit: Në lidhje me telegramin tim, nr. 201, pezullo, – theksoj – pezullo çdo aksion dhe më lajmëro ( shih po aty: Il Ministro degli Esteri, Ciano, Al MInistro a Tirana, Jacomoni, T. S.N.D. URGENTISSIMO 4163/21 P.R. Roma, 16 marzo 1939, ore 10,45.)

Gjithçka sipas kujtimeve të Cianos kishte ndodhur sepse: Mussolini më thërret në Vilën Torlonia në orën 9 të mëngjesit. Duket se ka një çehre të lodhur. Thotë se kishte reflektuar shumë gjatë natës e më thotë se kishte arritur në përfundimin për ta shtyrë aksionin ndaj Shqipërisë, para së gjithash, sepse kishte frikë se kjo gjë do të shkaktonte reagimin jugosllav, do të favorizonte një pavarësi kroate nën mbrojtjen gjermane. ….…A ia vlen barra qeranë t’i shkojmë pas këtij rreziku duke marrë Shqipërinë, të cilën mund ta kemi në dorë në çdo moment tjetër që duam. Shoh se Mussolini nuk ka ndërmend t’i japë rrugë kësaj çështje: është e kotë të këmbëngulësh. Do t’i jap urdhër Jakomonit të pezullojë gjithçka. Do të kërkoj një takim të posaçëm me Duçen, në të cilin ai të më japë arsyet për këtë tërheqje”. ( shih: The Ciano Diaries, 1939-1943, New York, 1946, fq. 38-39 )

Mbi këtë debat, mund të jetë vërtitur prej kohësh një enigmë, duke e trajtuar si një pyetje të Duçes për dhëndrin e tij, Cianon, përgjigjen ndaj të cilës ky i fundit, sipas studiuesit Kastriot Myftaraj (shih: Nata pa gjumë e Mussolinit për Shqipërinë, “Prilli që nisi në idet e marsit: Konti Ciano dhe ngjarjet enigmatike që çuan në pushtimin e Shqipërisë në 1939”, Tiranë 2011) nuk ishte i aftë ta jepte. Në këtë linjë, sipas tij, paaftësia e Cianos për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, tregonte se ideja për pushtimin e Shqipërisë ishte futur nga të tjerët në kokën e tij. Ai flet në librin e tij për interesa të fshehura amerikane dhe britanike, të cilët tek Galeazzo Ciano kishin gjetur paradoksalisht njeriun e duhur për të vënë në jetë plane në dukje të mistershme, që përmbysin imazhin që ne për dekada të tëra kemi pasur në kokë mbi rolin e fuqive aleate në pushtimin italian të Shqipërisë.

Sipas dokumentave arkivore të shërbimit diplomatik italian, takimi i sipërpërmendur nga Ciano me Musolinin për këtë çështje, nuk ndodhi. Kjo ndoshta e përforcon edhe më shumë idenë se Ciano tashmë i druhej vullnetit të Duçes, i cili për një mori arsyesh tashmë, dihet se të paktën në kohën kur ndodhi, nuk ka pasur kurrfarë dëshire ta pushtojë Shqipërinë. Përtej këtyre mëdyshjeve, hezitimi i Duçes për ta ndërmarrë këtë veprim, tashmë vërtetohet edhe më mirë nga letra e tij për Hitlerin, e cila mbeti vetëm një copë letër pa adresë, zverdhur arkivave, por që gjithsesi, në terma praktikë, do të gjente zbatim shumë shpejt, nxitur jo vetëm nga veprimet e Gjermanisë, të cilat e kishin xhelozuar shumë Duçen, duke bërë që rrota e historisë, tashmë, jo vetëm për Shqipërinë, të ndryshonte radikalisht.

Më poshtë përmbajtja e projekt-letrës së ish-diktatorit fashist italian, Benitto Mussolini, për Hitlerin, datë 15 mars 1939:

Kryetari i Qeverisë, MUSSOLINI,

Për Kancelarin Gjerman, HITLER

 Projekt-Letër. Romë, më 15 mars 1939.

Nevojshmëria që ju shtyu për t’i dhënë jetë qeverisë së Çekosllovakisë e që së fundmi ju bëri të dërgoni trupat gjermane atje ku lypej të rivendosej rendi, ka hasur në solidaritetin e plotë të popullit Italian dhe mirëkuptimin e gjallë të fashizmit italian e timin, gjithashtu.

Në ngjarjet aktuale, forca operative e Boshtit merr kësisoj një konfirmim më të dukshëm për aq sa mund të vilet si pasojë brenda një kohe të shkurtër nga fitorja e Mynihut, përballë riarmatosjes demonstrative të Francës dhe Anglisë, të përjashtuara në çdo mënyrë, nga këto vendime jetike për Europën. Italia fashiste, e cila sheh në ngjarjet që lidhen me Europën Qendrore, efektin e politikës së drejtë dhe të paekuivoke të dy fuqive të Boshtit, kërkon me një padurim të justifikuar, të arrijë aspiratat e saj legjitime.

Përveç pretendimeve historike kundrejt Francës, të kuptuara thellësisht nga masat tona popullore, realizimi i të cilave ka një shtrirje më të gjerë, e nuk mund të konsiderohet në këtë moment çështje aktuale, një pyetje ka formuar gjithmonë objektin e interesimit tim pasionant dhe ka prekur fort zemrën e kombit italian; Dua të flas për Shqipërinë. Shënjuar në mënyrë virtuale në kufinjtë e caktuara nga fuqitë e mëdha në vitin 1921, ky rajon, i cili në çdo gjë i detyrohet pikësëpari punës dhe kapitaleve italiane, është braktisur nga sundimtarët e kohës, nën presionin e partive të ekstremit të majtë.

Qysh atëherë, kombi italian nuk e ka harruar poshtërimin që i është bërë dhe ka vazhduar të kryejë me zgjuarsi një politikë depërtimi në Shqipëri, e cila ka hasur në simpatinë e pjesës së zgjedhur të popullit shqiptar. Është pikërisht kjo pjesë e mirë e popullit shqiptar, e cila vazhdimisht i ka bërë jehonë – me anë të dëshmive të panumërta të përkushtimit dhe besnikërisë – pranisë së Italisë fashiste në ato toka. Prijësi i një tribuje, që tashmë quhet “Mbreti i shqiptarëve”, është një i huaj në një vend ku Italia mbështetet bujarisht nga popullatat që nuk mund ta ndjejnë veten të plotësuar në vetvete e që presin të shpëtojnë nga zgjedha që i ka rënë mbi kokë dhe nga një ekonomi primitive, të cilën qeveria fashiste po përpiqet në mënyrë paqësore ta verë në shina, në një vend ku gjuha dhe civilizimi i Romës, janë veçse gjurmët e këmbëve të progresit.

Hyrja e Italisë në Shqipëri, do të duhej të ndodhte vetëm sa për të hequr qafe ekzistencën e një kaste artificiale dhe për të rikthyer në bashkëjetesën natyrale me Italinë, atë që përkujdesja e qeverisë fashiste ka bërë që të konsiderohet si një provincë e jona, mbetur në anën tjetër të Adriatikut.

Fyhrer!

Të njejtat nevoja kombëtare që i janë prezantuar Gjermanisë së Madhe në Europën Qendrore, ngrenë kokë me urgjencë sot, me të njëjtën domosdoshmëri arrogante, edhe për Italinë fashiste!

Nga njëra anë, populli italian që dëshiron në të njëjtën kohë, të demonstrojë dhe të përfaqësojë forcën e Boshtit, e nga ana tjetër, detyrimi ynë që t’i përmbahemi apeleve të bëra nga krerët e shqiptarëve, që për shkak të riorganizimit logjik aktual që po ndodh në pjesën tjetër të Europës, duan të përfitojnë për të mundur të vazhdojnë nën hijen e flamurit italian, atë bashkëpunim që në çdo kohë nuk ua kemi kursyer.

Është për këto arsye, dhe duke shprehur besimin se aksioni i ndërmarrë nga Italia në Shqipëri, shkon paralel me veprimin aktual të Gjermanisë dhe konform frymës së Boshtit, unë kam marrë masat e duhura të karakterit ushtarak, pasi ato përputhen me apelin e krerëve shqiptarë dhe vendosin në Shqipëri regjimin e drejtësisë, të cilin popullsitë e atjeshme e presin e që do të përshëndetet nga populli italian si një vepër e llogjikshme riparimi, dhe si një shenjtërim i të drejtave kombëtare, për të cilat Gjermania dhe Italia kanë ndërmarrë një mision, për të cilin, ne të dy, kemi dashur t’i kushtojmë një miqësi të thellë dhe të pavdekshme.

Fyhrer!

Italia fashiste, e ndërgjegjshme se po vepron në interes të popullit shqiptar, do të përpiqet t’i sigurojë atij, sa më shpejt të jetë e mundur, kushtet legjitime, të cilat ai i aspiron, dhe për këtë qëllim do të marrë masa për nisjen e një aksioni, për të cilin suksesi do të përmbushet plotësisht, falë solidaritetit të vendeve që tek populli italian shohin shprehjen e traditave të tyre më të mira civilizuese. Para së gjithash, Gjermania naziste, e cila së bashku me Italinë kanë luftuar shumë dhe fituar sprova të forta ndërkombëtare, mund t’i qëndronte në krahë në këtë aksion dhe në një moment kaq të rëndësishëm.

 

32 Komente

Mua më duket se arsye e mosdërgimit është qartësisht e kuptueshme pasi aty thuhet Projekt-letër.Pra ishte thjesht një ide. Kaq gjë duhet të ishte e kuptueshme edhe për minorenët e DITA..lol

Pas qellimeve strategjike dhe politike te Italise Fashiste per pushtimin e nje vendi (Shqiperise) qendronte i fshehur synimi i G.Ciano per pushtimin e nje femre* (Geraldina).Musolini hezitonte kurse Ciano, i nxitur nga refuzimi Mbretereshes, shpejtonte per ta bere pushtimin fakt te kryer.

Konti Ciano kishte qene deshmitari pare ne martesen e ciftit mbreteror. Erdhi radha e kercimit me Mbretereshen.Pas disa rrotullimeve te shpejta marramendese, Ciano, i dehur nga aroma e "Trendafilit te Budapestit", ngadalsoi hapat dhe afroi gojen afer veshit te Mbretereshes.Ajo qe i shqiptoi nuk ishte ndonje kompliment xhentelmeni  por nje deklarate deshire e shprehur me nje gjuhe te pacipe.Mbreteresha u trubullua dhe kur muzika heshti, u clirua prej kraheve te tij si prej kthetrave te nje skifteri.Prej atij casti, refuzimi dhe perbuzja e saj per Kontin Ciano mori , ne mendjen e Ketij te fundit, formen e nje deklarate te heshtur lufte.

*kjo behet e ditur nga  burimet e sjella prej Trendafiles se Peshkut- Rosse-se.ketu https://www.google.com/url?q=http://www....     eshte komentuar gjeresisht.

Mos! Pse s'thu ti, qe paskemi hanger gjithe at pushtim, per pune seksi! smiley

pse habitesh ti? Cfare kishte Helena e Trojes me shume se Geraldina jone? ndonje cope diamant ...smiley

Qeter pune Helena.E preu n'buke aj kurvari, e neri u desh me u vu n'ven. smiley

po Helena iku me deshire, jo me pahir.smiley

me deshire apo me pahire
Paridi u tregu b*qiresmiley

me deshire iku por kodet e Kanunit asokohe nuk i njihnin deshirat.mos shiko kodin civil ti sot qe burri shkon ne dasmen e ish gruas. Helena eshte martiria e pare e feminizmit smiley

greket hakeruan ndaj Paris trojanit dhe jo ndaj helenes. fajin kryesor e kish parisi, dmth BURRI ! dmth burri duhej te ishte i permbajtur, i ndergjeshem, nuk i gjuhej gruja mikut e sidomos ne shtepi te tij. 

grate si pirdhte njeri ne ate kohe. grate ishin si dele, shkonin mas atij qe u dukej me i forte, me i bukur, njesoj si sot.

qysh atehere nisi debati nese martesa duhet te frymezohet nga interesi (Helena-Menelau) apo nga vullneti lire/dashuria (Helena-Paridi).Lufta e Trojes ishte hakmarrja e botes konservatore e cila gruan e shikonte si placke, si prone private. 

s'ke kuptu gje.

ti nuk ke kuptuar gje kur thua se grate si perfillte njeri.Ngjarjet e Trojes (Iliada, Odisea) kane ndodhur ne nje kohe historike e cila nuk ishte shume larg nga koha dhe bota mitologjike .Ne boten mitologjike grate kane pushtet dhe jane te pranishme ne jeten publike.Roli grave te veshura me pushtet perendish deshmohet tek Iliada.

iliada dhe odiseja jane thjesht mesime morale, siç eshte bibla ose kurani sot. çfare duhet bere e çfare nuk duhet bere ne jete. mesimi i ketij rasti eshte: nuk i gjuhet tjetrit gruaja, aq me teper ne shtepi te tij, i ftuar si mik. 

si dhe kur thashe qe grate nuk i pyste njeri, ishte qe greket nuk fajesuan Helenen (kjo u kthye prap tek burri mas lufte), por Parisin. e dinin qe grate ne pune dashnije jane mendje lehta, genjehen shpejt.

 

Po mer, s'u paskan qan pyt! A  e pe ca i punoi motra e helenes t'shoqit,kur ky u kthye prej Troje? smiley Kur ju ba gjygji t'birit,Orestit,vetem se u venos qe vijushmeria e gjakut shkon permes atit,shpetoi prej atyne flokgjarpneshave.smiley

grua nuk do te thote NENE. 

gruaja fillohej dhe konsiderohej, qe kur behej nene. rritej ne rang social direkt. por pa u bere nene, gruja konsiderohej si mendje lehte. mund ta genjente kushdo.

ore une se kuptoj pse pergojoni Helenen ju njeher....?! eshte tema e Duces oreee, merruni me Clareta Petacin me mire..smiley

Spiritus, mos me thuaj se nuk jane deshmi, safi, te "Prof.Dr.Murat Bashes, keto qe u pushtum se Ciano.... dashkej te na perdhunonte Geraldinen.Paska pas te drejte mendernaltmadhnia qe ja theri per ne Zemblak , per gjithe naten e pushtimit.Mbrojti ...nderin , i biri i botes!

""Dua të flas për Shqipërinë. Shënjuar në mënyrë virtuale në kufinjtë e caktuara nga fuqitë e mëdha në vitin 1921, ky rajon, i cili në çdo gjë i detyrohet pikësëpari punës dhe kapitaleve italiane, është braktisur nga sundimtarët e kohës, nën presionin e partive të ekstremit të majtë.

"Qysh atëherë, kombi italian nuk e ka harruar poshtërimin që i është bërë" dhe ka vazhduar të kryejë me zgjuarsi një politikë depërtimi në Shqipëri"

peng, traum psikologjike kombetare, disfata e Luftes se 20-es!smiley

me të njejtën domosdoshmëri arrogante, 

I madh Ducja. smiley

 zverdhur arkivave

Te tjere burra ishin ata qe e kapercenin detin se i merrnin vendimet per t'i zbatuar, jo qe te zverdheshin arkivave. 

Paske pa filmin Vendimi me duket, e pashe dhe une dje a pardje smiley

Dua të flas për Shqipërinë. Shënjuar në mënyrë virtuale në kufinjtë e caktuara nga fuqitë e mëdha në vitin 1921, ky rajon,.... është braktisur nga sundimtarët e kohës, nën presionin e partive të ekstremit të majtë...

Eh Mare Nostrum i Koliqit njatij Poetit Kombetar , dhe baba..areve te Kombit .SOT  me duket sikur u kane dhene edhe Porto Palermon ( tunelet ) per te bere ART . Jane shume art dashes  Italanet , jane shume dashamires . Ducja jo me kot thoshte Q.Mulletja e do aq shume Shqiperine sa "eshte ul galic ke zemra vet "  Grekut babasqapi ja dha me Vendim ate pjesen e Detit qe nuk i duhej se nuk Notonte atje .Ketyre ua dha per Art ai Martiri i artit z.Zhiti qe mba fjalime dhe di te numeroje !

Ka ndonje Martir te kete rene per Fe e Atme pervec njatij  , ymer pate me emer , rruge bust , prona te kthyera qe shkriu pasurine e florinjte per te mire te atmes nga Mulin Rouge ne Pallat mbreteror , njaj Ahmetja ! Se ja si na dalka Historia qe nga thirrja e Krispit qe na sheh vetem nen Suazen e Italise e deri tek Sot qe po dun troje per Mullij ere dhe Art smiley

ky rajon, i cili në çdo gjë i detyrohet pikësëpari punës dhe kapitaleve italiane,.....E hoqa kete per midisje se eshte ceshtje me vete , them me rendesi , per te kuptuar ata te mahniturit me Investimet Italiane se cfare qene ato , si dhe per nje qe llapavitet e quravitet  ne cdo faqe ku flitet per dashamiresit Historike te Shqiperise smileyLinqe zotrij ...Linqe smiley

 

o peshku i kuq! po ate po thote dhe autori pra, qe mbeti thjesht ne tentative, nuk shkoi deri ne fund. mbeti nje projekt dhe kerkon ta sjelle si nje argument plus te hezitimit te duces per te nis pushtimin. ta ka lidhe edhe me fakte e referenca te tjera, dhe ka sjelle textin e letres per here te pare per publikun shqiptar, por ti ke hallin e dites me car shof une. autori ka shkrujt per shume gazeta e revista, nga 55 deri ke dita, nga standardi ke panorama, tashi shkru edhe ke klani, keshtu qe mos u nis nga kjo, por fol per temen. sidoqofte, edhe nihilizmi, edhe dashakeqesia jane gjithashtu kontribute. ceshtje koncepti.

d.m.th e paskeni shkruar ju, ndryshe s'kishe pse mërziteshe.. smiley

s po merzitem aspak, perkundrazi...me behet shume qejfi qe artikulli qe postova une paska pasur me shume se 30 komente. jam kusheriri i 13 i shokut te autorit. smiley

Psuhtimi i Shqiperise nga Musolini ka qene idiotesia me e madhe e tij dhe e politikes italiane ne pergjithesi!

Duçja dhe Hitleri....

 

o Kavir,  e mban mend ate skenen te ''la vita e bella''  kur Roberto Benigni  pyet zoterine se cfare bindje politike kishte?    Benito, Adolfo, u thirri femijeve ai.smiley     ça the ti?     -ëë, hiç hiç, e mora vesh, tha Benigni..smiley

smiley

Pse nuk te kujtohet ty ai italiani tjeter ty:

Kam vendosur te pushtoj Polonine! Po kam vendosur t'i bie nga Cekosllovakia. 

Seç me eshte krijuar nje pershtypje, nga materialet qe kemi lexuar gjer me tani, se Konti Ciano ka qene nje dhelper, ndersa Musolini ka qene me i drejtperdrejt. 

  Per te thyer monotonine e Pellitesve me Politike ! Si zgjidhen Postet  ne Oborr .Sulltani dhe keshilltari

Thirri dhe beju pyetjen ...Me cfare boje eshte e lyer Salla ime dhe si mendoni ta lyejme

Ashtu beri Sulltani dhe thirri te Parin nga Obortaret .Pasi e pyeti mori pergjigjen : Duhet pare madheri sa kushton Boja e re dhe sa puna . Ne se kemi para e bejme  . ....Ky per Vezir peshperiti kshilltari

Thirri te dytin ...E pse duhet ta lyesh .shume mire eshte .....E kerkon Koha ..tha Sulltani nga ngjyre te verdhe ne te verdhe te lehte . Njesoj eshte tha ai Po per mua e ke kot ...Vure per Mbrojtjen kete peshperiti keshilltari .Thirri nje tjeter ( per Pjerin smiley

Madheri po bojtrat kane origjine te lashte dhe i perdorin popujt per ...

Mire mire po cfare te bejme...

Shiko madheri ne se ne do te bejme do te thote qe ju keni shije per te bere .por ne se ne nuk bejme ....Vure minister te Jashtem kete peshperiti keshilltari !

smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).